Paraqiten fotot e LG NewChocolate

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
lgnewchocolate1.jpg
f.0730121712631_m.jpg

BL40-New Chocolate të kompanisë LG.

Celulari i stilizuar nga kompania LG "New Chocolate" që disa muaj radhë është duke u paralajmëruar, por LG ka qenë mjaft e mençur që të mos lëshojë të gjitha informatat se si ky celular do të duket, prandaj fotografitë zyrtare kanë qenë siluetë e pajisjes pa detaje të vërteta. Dje më në fund kanë dalë fotografitë në detaje në të cilat shihet edhe fytyra dhe dizajni komplet i risisë së LG-së në serinë e telefonave celularë Black Label.

Nga specifikat e këtij celulari vlen të theksohen mbështetja për WiFi 802.11 b/g, Bluetooth, pranuesi i radiovalëve FM, si dhe mbështetja për GSM/Edge, por nuk përmendet 3G, edhe pse spekulohet se edhe kjo do të mund (duhej) të jetë pjesë e paketës standarde.

Ekrani vjen në format të pazakontë të zgjatur 21:9 me rezolucion prej 800 x 345 piksela.
*telegrafi*
 
PO duhet te kushtoje shtrejt,pasiqe ka dale tani.Serite e para kushtojne shtrejte :).Kush ka lek e blen :).
 
Shpiftesire...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top