Një grua e re nga Elbasani, shtatzënë me një fëmijë pa kokë!

AjSi

...
V.I.P
471401541_c2e19df8e5_m.jpg

Një grua e re, ka pësuar gjendje shoku në maternitetin kryesor të Tiranës, pasi ka mësuar se fëmija që ajo pas pak javësh pret të sjellë në jetë, do të lindë pa kokë.

Lajmin tronditës, gruaja 22-vjeçare nga fshati Shijon i komunës Bradashesh pranë ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, e ka mësuar mesditën e djeshme (e Mërkurë), në orën 13.30, në Spitalin Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, konfirmuan sot për agjencinë e lajmeve NOA, burime mjekësore nga ky institucion shtetëror i shëndetit të gruas dhe fëmijës.

Burimet e mësipërme, sqaruan se gruaja e re, kishte ardhur e shoqëruar nga familjarë të saj, për të kryer një Eko në këtë maternitet.

Sipas mjekëve dhe mamive, gruaja e re që pret të bëhet nënë e një fëmije me problem fatal, vinte të bënte Eko për herë të parë, pas shtatë muajsh që fëmija ishte ngjizur në mitrën e saj.

Kryerja e Ekos ka evidentuar faktin se fëmija merrte frymë normalisht në barkun e nënës, zemra funksionon në mënyrë optimale, kurse i mungon plotësisht koka.

Pjesëtarët e ekipit të përkujdesjes ndaj nënës dhe fëmijës, kanë shprehur habi të thellë, kur janë përballur me këtë fakt, dhe pohuan se e kanë pasur shumë të vështirë që t’ia tregojnë gruas së re, e cila pritet të sjellë në jetë fëmijën e parë, me një handikap të tillë.

Bluzat e bardha kanë mësuar se e reja shtatzënë vinte për herë të parë të kryente një konsultë dhe një Eko.

Sipas mjekëve, nëse shtatzëna, do të ishte paraqitur për të bërë një kontroll mjekësor në maternitet si dhe një Eko, më së shumti deri në muajin e tretë, do të ishte mësuar që herët se fëmija nuk kishte kokë dhe mund të realizohej një operacion për dështimin.

Por, kanë pohuar bluzat e bardha, në kushtet aktuale, kur barra e shtatzënës është në muajin e shtatë, kur mbeten edhe pak javë nga lindja e pritshme, një ndërhyrje është e pamundur.

Në këto kushte, mjekët dhe mamitë, do të presin daljen në jetë të fëmijës pa kokë, pikërisht pas pak javësh, duke u kujdesur edhe për shëndetin e gruas së re.

Bluzat e bardha kanë pohuar se pavarësisht faktit se bebja do të lindë me organet e tjera në funksionim optimal, përfshirë zemrën, ajo nuk mund të jetojë.

Shtatzëna, jeton në fshatin Shijon, të komunës Bradashesh, pranë rrugës nacionale Elbasan-Tiranë.

Në këtë zonë, vetëm pak kilometra larg qytetit të Elbasanit, gjendet ish-Kombinati Metalurgjik, tashmë efektiv vetëm në një pjesë të saj.

Specialistët e mjedisit, si dhe mjekë onkologë në Elbasan dhe Tiranë, kanë evidentuar mëse një herë faktin se ndotja nga Metalurgjiku, i cili momentalisht, në pjesën kryesore të tij menaxhohet nga firma turke e hekurit, “KURUM”, sjell probleme të shumta për njerëzit që banojnë përreth zonës.

Ndër to, më të prekshme janë tumoret që shkaktojnë në Elbasan, rreth 300 të vdekur të moshave kryesisht 25-40 vjeç çdo vit, si dhe lindje të njerëzve dhe kafshëve me deformime gjenetike në shkallë të ndryshme. Lindje të tilla, disa herë janë evidentuar në Elbasan, por ato haseshin më shumë te kafshët dhe shpezët shtëpiake.

Mjekët kanë pohuar hapur, se pasojat e ndotjes nga Metalurgjiku nuk janë akute, pra të menjëhershme, por efektet e saj tek njerëzit shfaqen vite të tëra më pas, duke shkaktuar probleme serioze, deri në marrje jetësh.

--------------------------------------------------------
 
na dhate lemerine me keto lajme me makaber se ato qe sjell une jane.....
Nje gje eshte e sigurt sdo martohem kurre ne Elbasan
 
Eshte shume gjynaf te digjosh/lexosh/shofesh lajme te tilla...
Ka dhe nena faj sepse nuk ka qen ne kontakt me nje gjineko qe kur ka ngelur me bar...
Per femine e shkrete sbehet me dot gje....vetem nena te ngeli mire me shendet mbas operacionit....
 
eshte bere gabim i madh etik, ,ligjor, social dhe ata qe kane publikuar kete foto te ekos duhen denuar per dhunimin e privacy se pacientit, pasi aty eshte publikuar emri i saj.
 
eshte bere gabim i madh etik, ,ligjor, social dhe ata qe kane publikuar kete foto te ekos duhen denuar per dhunimin e privacy se pacientit, pasi aty eshte publikuar emri i saj.

Duan te bejne lajm ata te maternitetit me fatkeqesine e tjetres... :(

Nenes i ve pak faj... pse nuk e beri me pare ate Eko? Pse pas 7 muajsh?
 
Publikimi i ketij artikulli megjith problemet etike, morale dhe ligjore qe ngre, ka nje rendesi te madhe dhe te rendesishme pasi nge nje problem madhor per te gjith shqiptaret.
Fakti se disa kilometra larg ketij fshati egziston metalurgjiku me industrine e vjeteruar, tregon hapur se kemi te bejme me nje problem ambiental i cili prej vitesh ka sjelle deme jo vetem shendetsore per ata qe jetojne aty por edhe probleme dhe deme te trashegimise gjenetike te banoreve dhe kafsheve te zones se Elbasanit.

Mos u çudisni aspak, pasi ky eshte vetem fillimi i demtimit gjenetik dhe nese vazhdohet te investohet ne teknologji te vjeteruara si nuklearja e me the e te thash mos u habisni nese neser femijet tuaj do jene monstra !!!!!
Njerez zgjohuni nga gjumi ka ardhur epoka e teknologjive alternative qe respektojne ambientin qe jane te pastra dhe nuk ndotin mjedisin!!!
E gjith bota po investon ne kete drejtim!
 
eshte bere gabim i madh etik, ,ligjor, social dhe ata qe kane publikuar kete foto te ekos duhen denuar per dhunimin e privacy se pacientit, pasi aty eshte publikuar emri i saj.

Fragolina, se tani e pash une, ajo foto qenka nga flickr... jo per gje po aty ka koke, prandaj u cudita ne fillim.
 
Damn.

Kur do mesojne atje, te doktori nuk shkohet diten qe do lindesh ? Po te kish shkuar qe ne fillim, nuk do kish arritur tani. Te marresh vesh qe ne bark ke nje krijese pa koke eshte llaftari. Lol
 
Mbase koka i ka rene ne dysh...

Larg shakave, shteti duhet ta kuptoje se cfare demi po i shkakton populsise se tij...

Ky eshte vetem fillimi sepse keto mutacione shtrihen ne afate te gjata kohore...
 
Sa keq !
Do ishte me mire ta kishte deshtuar femijen ,te sjellesh nje krijes ne jete ne gjendje anormale eshte fatkeqesi e madhe,shume gjynah !
 
:( Shumë keq :(
 
elbasani per her ka pas probleme..... qytet i mallkum hahaah
 
Me shendet nuk ka :) Pastaj akoma cifti zgjedhe, jo djale jo vajze. Kryesorja me qene shendosh foshnja. Sprove e maaaadhe..:)
 
na dhate lemerine me keto lajme me makaber se ato qe sjell une jane.....
Nje gje eshte e sigurt sdo martohem kurre ne Elbasan

Pas kesaj dhimbje qe ndieva pse me ben te qesh me ate mos martesen tende ne elbasan ?:D

Me shendet nuk ka :) Pastaj akoma cifti zgjedhe, jo djale jo vajze. Kryesorja me qene shendosh foshnja. Sprove e maaaadhe..:)

E drejte o Lover !
Ata te paret tane s'kane qene budallenj kur thonin dikur kete fjale

E gjora ajo nene , qe ne shtatezanine e pare duhet te ndeshkohet nga fati i keq
Faji i saj i vetem, pse jeton afer nje metalurgjiku fantazem ..!!!
 
Ca spo degjohet nga aty.Fajin kryesor e ka shteti oxhakeve po behen vite qe si nderrohen filtrat,kjo eshte nje gje qe pritet.
Para disa vitesh ne nje fshat te Elbasanit lindi nje vajze mbas dita ditesh jete vajza humbi ne kuptimin e plote te fjales syte i dolen nga koka.
Dhe mbas disa kontrollesh doli me tumor ne koke.
 
Vertete vetem nga ky qytet kam degjuar keto gjera une.. a nuk ishte nga i njejti vend qe ajo 30 vjecarja beri nje femije me goje ujku ne 2007? Mbaj mend qe ate e lexova tek Gazeta Shqipetare.
 
Zot mos na provo me nje gje te till :(
 
Cfare llahtarie :(

Duke len menjane faktin qe keni permendur shume mire ju me siper ate te shtetit dhe popullit qe nuk reagojn kunder ndotjeve te qyteteve............................................................................Kjo tregon edhe njehere sesa te prapambetur jane fshatrat e shqiperis, per nga na kulturore. Si mund te shkosh te besh Eko ne muajin e shtat te shtatzanise une nuk e kuptoj.......Eshte nje injorance qe nuk po mundet......vazhdon te egzistoj .
 
Bella nuk e di nqs mund ti thuash injorance,,,
Eshte dhe puna e lekeve...mbase ajo ne maje te malit ska leke te veje permuaj ne nje gjineko...ska makine ska kushte.//ska ca te haj..
Do thuash kush e vuri te beje femije?

Mos harrojme se Eko nuk egzsiton qe kur bota, njerzit kan jetuar dhe pa te....

Mos i gjykoni njerzit pa i njoftur...

Eshte problemi ndotjes, mbase dhe alkool/ cigare ...jan te teperme faktet qe ndikojne mbi malformimet tek femijet...
 
E tmershme, gjithsesi sikur te sherbente si nje shembull per te tjerat gra qe te kene me shume kujdes ne percjelljen / ecurine e zhvillimit te femijeve te tyre. Gjithsesi dhe kjo qe ka thene sweet eshte shume e vertete :(.
 
Redaktimi i fundit:
Bella nuk e di nqs mund ti thuash injorance,,,
Eshte dhe puna e lekeve...mbase ajo ne maje te malit ska leke te veje permuaj ne nje gjineko...ska makine ska kushte.//ska ca te haj..
Do thuash kush e vuri te beje femije?

Mos harrojme se Eko nuk egzsiton qe kur bota, njerzit kan jetuar dhe pa te....

Mos i gjykoni njerzit pa i njoftur...

Eshte problemi ndotjes, mbase dhe alkool/ cigare ...jan te teperme faktet qe ndikojne mbi malformimet tek femijet...

Jo sweetzzin nuk gjykoj njeri une....gjykoj mungesen e informimit qe egziston ne shqiperi.
Si kjo vajze, grua ka shume te tjera nga fshatrat qe zbulojn te jene shtazan vetem kur simptomat jane te dukshme...kur barku eshte rritur e ka shkuar 7 muajsh.
pra qendron fakti i injorances si informim te nje kujdesi shendetsor qe njeriu e ne pergjithsi ne shqiptaret nuk e kemi ne edukate, ne kulture.

Jo vetem ne kete rast....por tek ne nuk egzistojn vizitat e rregullta tek gjenekologu apo dentisti....duke mos folur per vizita te duhura e te rregullta te mjeku.

rasti konkret eshte pasoje e ndotjes......por une flas per pergjithsin qe eshte ne Shqiperi persa i perket shendetsise, mjekimit, vizitava etj.
 
O Bella po si mund te pretendohet kjo rregullesi kur fshati eshte totalisht i emargjinuar nga qyteti.
Ne fshat je me fat nese gjen nje ambulator per te qene dentisti me i afert eshte ne qytet epo te llogarisesh qe taksia nga komuna bradashesh deri ne elbasan kushton 700 leke te vjetra eshte shume sepse,nje femije i vogel smund te iki vete tek doktori per te bere viziten do e shoqeroj prindi.Keshtuqe vetem kjo kushton 300 leke te reja.
Ka disa familje ne fshatra te jetojne me nje asistence patetike nuk e di sa mund te jete shuma aktuale por para 3 vitesh ishte 25 mije leke te vjetra.
Duhet blere mjelli,duhen paguar dritat ujti etj etj etj.
Pra per nje familje me keto te ardhura te shkosh edhe tek gjenekollogu kthehet nje lluks,nje shpenzim i tepert qe ndonjehere edhe smund tja lejojne vetes.
Nje njeri mbetet ne padije sepse ska mundesi qe te jete i informuar jo sepse nuk do.
Dhe kush eshte turpi qe vijne zgjedhjet ke cdo klysh,cod maskara qe kerkon votat,mbasi merr votat shtron nje cope rruge me asfalt dhe zhduken.
Sepse ne Shqiperi e kane bere zakon po mbulojne cdo te keqe me zift.
E pra fajin eshte i shtetit dhe i asnje personi tjeter.
 
Hostel jam shume shume dakort me ty yllo :D....Nuk e mohoj ate qe thua ti, sigurisht qe shteti ai qe ka bere te mundur te kemi keto pasoja...........Por kjo mungese informacioni egziston edhe ne qytete te medha. Ne jemi popoll qe nuk jemi mesuar te shkojme tek mjeku....Nuk e di sa me kuptoni, por nese ne bote cdo familje ka mjekun e saj personal ne nuk shkojme dhe nuk kujdesemi per veten as tek mjeku i pergjithshem shteteror.

Une nuk po i futem ne aspektin ekonomik sepse kjo eshte evidente, por e diskutoj ne aspektin personal dhe kulturor.

Ja me thoni ju te gjithe qe jetoni, ne Tirane, Elbasan, Durres, Vlore etj......Sa here shkoni te mjeku??....A nuk eshte e vertet qe vizitohemi vetem atehere kur dhimbjet apo semundja ka shkuar ne nje stad qe nuk mban me ?????????:eek:hh:
 
E kam thene un qe ne elbasan dhe gjeli ben veze gjynah per foshnjen por dhe nena ka faj ne shtatzani duhen bere shpesh vizita e jo vetem 1 para se te lindi. Te kishte bere vizitat sic duhet e hiqte femijen kurse keshtu duhet ta sjelli ne jete dhe se sdo mund te jetoje
 
Un ne fakt spo mund ta besoj,,,qe mund te krijohet pa kok dhe te shkoj deri ne 7 muaj,,

kete krijes,,,dua ta shikoj me syt e mi,,,

marrim si shembull vetem trurin,,,truri esht mbrenda kokes,,dhe nje krijes pa tru smund te egzistoj per mendimin tim,,,dhe as nuk mund te zhvillohet,,,

ky ose esht informacjon i rrem,,ose nuk esht shpjeguar mir dhe sesht par mir ne eko,,,
 
Ca u be per kete? Ka degjuar njeri gje?

Kur na sillni lajme te tilla, a mund te na sillni edhe si perfundojne ato?

FLM :D LOL
 
Cfare te perfundoje,...???

Ajo akoma nuk ka lindur femijen se eshte ne muajin e 7 te shtatzanise..Kur te lind besoj se do te behet lajm i madh neper gazetat shqipotare

Domosdo nje femije qe lind pa koke....
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top