Si te vishemi ne vendin e punes?!?!

*deliza*

VIP
V.I.P
Si te vishemi ne vendin e punes?!?!​

Harro minifundet, xhinset me bel të shkurtër, bluzat transparente dhe dekoltetë. Në vendin e punës ligjin e bën një tjetër kod veshjeje: ai i seriozitetit.
Nëse çdo kompani ka një dress code të nënkuptuar, por që e jep gjithmonë të qartë mesazhin që duhet të transmetojë, atëherë do të ishte më e thjeshtë të shmangeshin vështrimet ngrënëse të burrave rreth e rrotull dhe thashethemet e grave.
Ndaj është gjithmonë rasti për ta parë me sy kritik veshjen tënde të zyrës dhe të kujtosh se ky është rasti për t’u komunikuar të tjerëve seriozitet.

work-wear1.jpg

BoldItems1.jpg
 
Redaktimi i fundit:
body_work_jun08_211.jpg

pleated-front-empire-waist-offic-1.jpg

body_work_jun08_31.jpg
 

Attachments

  • body_work_jun08_211.jpg
    body_work_jun08_211.jpg
    31.4 KB · Shikime: 0
  • pleated-front-empire-waist-offic-1.jpg
    pleated-front-empire-waist-offic-1.jpg
    10.3 KB · Shikime: 0
  • body_work_jun08_31.jpg
    body_work_jun08_31.jpg
    30.9 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Bukur shumë.....po këto veshje më duken akoma më seksi dhe provokuese sesa një minifund që stë con në asnjë imagjinatë :p

Si ajo e dyta vishem shpesh , sidomos tani në vjeshtë.
 
Kete artikullin duhet ta lexojne ato punonjeset e institucjoneve ne Shqiperi..Qe me vene neper ministri me barkun jashte ose me nxjerrin breket sheshit.Nuk kane as trup te bukur se po...
 
na gjeni ndonje uniforme per ne punetoret e ndertimit aman se jemi bere bajate me ate jelekun dhe kepucet hekure
 
Bukur shumë.....po këto veshje më duken akoma më seksi dhe provokuese sesa një minifund që stë con në asnjë imagjinatë :p
.


Shume e vertet dhe mua me jep ate pershtypje!
Sepse dhe kjo eshte nje menyre per te qen sexy dhe terheqese, me shume
se cdo veshje tjeter!
Fluturon mendja, dhe fantazon teper!:p
 
Une vishem sa mire qe mundem.... Edhe pse hasa pak ne probleme ketu te na... Une pasi jam e mbuluar, aty ku kerkoja per pune me than se kerkojn dike me veshje te moralshme e ku e di... u mendova, por me te moralshme nuk shkonte me... mirepo kerkonin dicka qe te mos me pranonin, por ja qe skishin asgje dhe me pranuan...
 
une vishem me teper shportive...jean-converse-bluze.
Me pelqen te jem e lirsheme sidomos kur je gjithemon ul :)

ps : shume veshje lezetshme!!
 
Mua me pelqyen shume veshjet aty ... dhe vertet me pelqejn vendet e punes ku veshjet kan nje "kod"

Pastaj qe te duken terheqese ska asgje te keqe se edhe veshja serioze ose klasike ka te bukuren e vet ..fundja nuk do te thot se te fshesh feminitetin , perkundrazi

Mund te dukesh shume femer dhe shume terheqese edhe me veshje serioze !
 
Tre te parat ishin klas fare. :eek:k
Gjithsesi mire do ishte te mos behej pikerisht veshja burim stresesh dhe lodhjesh te parakohshme. Une jam per komoditetin, edhe ne pune.
 
Veshja tregon respekt per veten dhe imponon respekt tek te tjeret. Une keshtu e shikoj te pakten, prandaj mundohem gjithmone qe me ane te veshjes te tregoj nje pjese te personit tim. :)
Ne pergjithesi me pelqejne veshjet serioze dhe femerore, dmth nderthurje e te dyjave. :D
 
Fustani i fundit fare fare (postimi i dyte) eshte fakt qe mund te vishesh femerore dhe moderne pa nxjerre barkun (vulgaritet). Me pelqen shuuume prerja ne fund e fustanit, ngjan pak me prerjen e palltos sime.

Ne pergjithesi femrat sidomos ne ambiente pune biznesi duhet te bejne kujdes me menyren se si vishen, sepse mund te mos merren seriozisht. E di, nuk eshte e drejte, po kjo eshte jeta. Veshja percjell nje fare mesazhi, dhe duhet bere kujdes te mos jete mesazhi i gabuar.
 
valla sdi veq un stilin tem nuk muna me hup per asgjo dhe askond kshtu qe mduhet me gjet ni pun ku muna mu kon vetvetja...nuk e shoh shihanen me veshjet klasike...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Si te vishemi ne vendin e punes?!?!

Ngjyrat që i bartni e pasqyrojnë personalitetin tuaj

Biznesmeni i njohur Donald Trump thotë se mënyra e veshjes është gjysma e suksesit në punë.

Bankat dhe kompanitë e sigurimit kërkojnë konservatorizëm dhe seriozitet. Të punësuarit e tyre prandaj veshin këmisha dhe kravata të ngjyrave të hirta, të kaltra si të marinarëve apo të ngjyrës gështenjë të errët.

Kurse gazetarët, ekspertët për marketing apo dizajnuesit janë të njohur për nga dizajni modern i rrobave. Në këtë kategori lejohen kostumet në kombinim me këmishët ngjyrë vjollcë apo të portokalltë, kurse ngjyrat bezhë apo ‘e bardhë e pistë’ janë gjithmonë të pëlqyera te femrat. Arkitektët gati gjithmonë vishen me rroba praktike.

Kostumet më të mira janë ato të ngjyrave të errëta: të zezë, ngjyrë gështenjë dhe e kaltër, kurse ngjyrat e këmishëve mund të jenë më të ‘gjalla’. Por, duhet të keni kujdes që të mos e teproni, sepse pamja juaj e jashtme mund ta irritojë ndokënd.


E portokallta, e gjelbra, e bardha dhe ngjyra vjollcë

Ngjyra e bardhë tregon se jeni të thjeshtë, të sigurt në vetvete dhe, me gjasë, të ‘zënë’. Ngjyra e gjelbër është ngjyra e paqes, shëndetit, lumturisë dhe gëzimit dhe ka një rrezatim shumë pozitiv. Ngjyra vjollcë është ngjyra e mençurisë dhe kreativitetit, kurse e portokallta është shumë energjike dhe entuziaste.

اdo gjë e hekurosur dhe e pastër

Këpucët duhet të jenë të pastra dhe të shkëlqyeshme, duhet të keni kujdes që të mos ketë njolla në rroba, që të mos ju dalë këmisha nga pantallonat, që të mos keni flokë të krehura dhe që të keni aromë të këndshme.

Intervista e parë: rrobat ‘e matura’

Biseda e parë është ngjarje formale dhe, pa marrë parasysh se punëdhënësi nuk kërkon veshjen e kostumit, ju duhet ta vishni për intervistën e parë, për të treguar sesa seriozë jeni.

Kombinimi: e kaltër apo e zezë

Leni përshtypje dhe tregoni vetëbesim me kostum të zi apo të hirtë, me këpucë të zeza e të mbyllura, me këmishë të zezë dhe me kravatë me ngjyrë të kaltër pasteli.

Për përparim në punë: ngjyrat e errëta

Nëse visheni me stil të lehtë, shefi as që do t’ju vërejë. Kombinojeni kostumin e zi apo të hirtë me këmisha dhe kravata ngjyrë vjollcë të errët.

aktualiti​
 
Titulli: Si te vishemi ne vendin e punes?!?!

ne punen qe kam tani vishem me teper sportive...
 
Titulli: Si te vishemi ne vendin e punes?!?!

Vetem ngjyre portokall jo..
 
Titulli: Si te vishemi ne vendin e punes?!?!

Me tutat e punes dhe me kepuce pune nga ato qe jan me heker brenda qe mos te vritesh po te bie ndonje gje doreza dhe tapa ke veshet per zhurmen .
 
Titulli: Si te vishemi ne vendin e punes?!?!

Harro minifundet, xhinset me bel të shkurtër, bluzat transparente dhe dekoltetë. Në vendin e punës ligjin e bën një tjetër kod veshjeje: ai i seriozitetit. Nëse çdo kompani ka një dress code të nënkuptuar, por që e jep gjithmonë të qartë mesazhin që duhet të transmetojë, atëherë do të ishte më e thjeshtë të shmangeshin vështrimet ngrënëse të burrave rreth e rrotull dhe thashethemet e grave. Ndaj është gjithmonë rasti për ta parë me sy kritik veshjen tënde të zyrës dhe të kujtosh se ky është rasti për t’u komunikuar të tjerëve seriozitet.

veshjet-e-punes-300x3001.jpg

ikub.al
 

Attachments

  • veshjet-e-punes-300x3001.jpg
    veshjet-e-punes-300x3001.jpg
    18.7 KB · Shikime: 0
Titulli: Si te vishemi ne vendin e punes?!?!

me veshje serioze....ngjyre blu e erret.....
 
Titulli: Si te vishemi ne vendin e punes?!?!

veshje serioze dhe adeguate per punen qe ben
 
Titulli: Veshja adekuate për një rrogë më të madhe

veshje adekuate mbaj dhe une ne pune...por rritje rroge spo shikoj....:)
 
Titulli: Veshja adekuate për një rrogë më të madhe

Qe kur ne shqiperi veshja e duhur eshte shenderruar ne veshja adekuate?

Gjithsesi gjithmone kam menduar qe veshja tregon personalitetin e njeriut.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top