Genjashtrat e "mira"

Jeta

Anëtar i Respektuar
M'u kujtua Goffman, kur ne rastet ne te cilat e verteta di te tregohen e pamershirshme, permend genjashtrat "dashamirese", e qe duhet perdoren kur e verteta nuk do te sillte asgje tjeter pervec nje demi te madh.
Si i arsyetoni keto genjeshtra te "nevojshme"?
 
I konsideroj sic e the edhe ti Jeta.....te nevojshme
Nese nje e vertet nuk eshte kaq e domosdoshme dhe nese nuk thuhet sperben rrezik apo ndonje devijim......Atehere, nese kjo e vertet eshte e hidhur, mund te kalohet tek nje genjeshter e nevojshme.............Por sigurisht nuk duhet te kthehen ne kronike :D
 
Nje menyre e embelsuar per t'i bere keq dikujt..
 
Genjeshtat e "mira" apo sic njifen ndryshe edhe genjeshtrat e "bardha" mbase ne ca raste jan vertet te nevojshme ... Domethen , duke perdor nje "genjeshter te bardhe" ti nuk "demton" ose lendon aske po thjesht shmang nje situat te pakendshme qe mund te sillte thenia e se vertetes ne castin jo te duhur

Megjithate genjeshtra - genjeshter mbetet , me kembet e shkurtera gjithmone :p
 
Genjeshtat e "mira" apo sic njifen ndryshe edhe genjeshtrat e "bardha" mbase ne ca raste jan vertet te nevojshme ... Domethen , duke perdor nje "genjeshter te bardhe" ti nuk "demton" ose lendon aske po thjesht shmang nje situat te pakendshme qe mund te sillte thenia e se vertetes ne castin jo te duhur

Megjithate genjeshtra - genjeshter mbetet , me kembet e shkurtera gjithmone :p

...dhe me karrieren e gjate! :D
 
Te gjithe genjejme...sa mire do sihte sikur te gjitha genjeshtrat te ishin te tilla "white lies" ndryshe.....ka raste kur perdoren...jane vertet te nevojshme!
 
PO genjeshtrat e bardha duhen ndonjehere per te mos demoralizuar te tjeret :D Psh marr nje rast... nje shok apo shoqe ka ble dicka.. ene vdes per ate gjen ene ta tregon ty.... psh mua mund te me duket vertet shit.. por ngaqe sdju me ja ul ate moralin i them shume e bukur... ndoshta nje tjetri i pelqen me verte e i thot te verteten.. si dihet.. por thjeshte per te mos ul moralin apo qefin e dikujt duhen then noi her...
RAsti me i fundit sot.. qe shkova me rregullu pc e njerit e me nxorri i tip byreku.. kosovar.. none none.. futa 2 kafsha nuk e haja dot.. e i thash jam ngop... sdua buke.. se qe ne fillim me moren me zor ne tavoline... e pastaj me pyti.. te pelqeu... po i thash shume i mire po sa hengra me pare... mori gruja huj ma mbeshtolli me leter alumin ma dha me vete LOL LOL
 
Nje genjeshter te mir e kisha bere tek dy persona qe ti pajtoj ne mes veti kisha genjy si tek njeri ashtu edhe tek tjeteri dhe ne fund ndoshta i kisha pajtu :kercejme:
 
ME MIRE NJE GENJESHTER E PRANUESHME SESA E VERTETA E HIDHUR. pra ndonjehere jane te nevojshme
 
Kur jane te nevojshme perdoren... Nje dite del me nje shoqe dhe ajo te thote "dua ta marr kete bluzen por me duket se jam pak e shendosh, si thua ti?" (Supozojme qe ajo eshte e shendosh). Cfare do i thuash? Do i thuash "Po, je e shendosh", apo do e zbusesh "e shendosh nuk je, por hajde shikojme me ndonje vend tjeter, se e ka fajin bluza".
 
te domosdoshme jetesore vitale :p waw nuk jetohet pa genjeshtra :p:p:p
 
Titulli: Genjashtrat e "mira"

Jam pro genjeshtres se bardhe,s'ka ndonje gje te keqe edhe po qe se nuk eshte genjeshter e bardhe,,,problemi eshte mos ta besh ves!!!!
 
Titulli: Genjashtrat e "mira"

tani genjeshtra i ka kembet e shkurta
 
Titulli: Genjashtrat e "mira"

sa paskeni shkruar...dukeni qe te gjith genjekeni :p:p:p
 
Titulli: Genjashtrat e "mira"

Genjeshtra është pjesë e ligjerates që të nxjer prej situatës
 
A ka gënjeshtër të bardhë?

“Ka shumë mjete për të mëkatuar, por gënjeshtra është një vegël e cila u përshtatet të gjitha mëkateve”. (Oliver Wendell Holmes)
Të gjithë lindim të pafajshëm, të pastër dhe gënjeshtrën e mësojmë pas moshës 4*vjeçare.
Në shumicën e rasteve e mësojmë nga njerëzit përreth. Gënjeshtra shihet si rruga më e shkurtër kur behet fjalë për mashtrimin dhe rezultatet e lindura prej tij. Sa prej nesh nuk gënjejnë në rast të vonesave për shkak të trafikut?
Sa e lehtë është të gënjesh kur bëhesh vonë për në takim? Nëse kthehemi edhe më mbrapa në kohë do ta shohim se justifikimet e
mospërgatitjes në mësime lidhen me gënjeshtrën e fikjes së dritave. Ndonjëherë themi të vërtetën nga frika, e ndonjëherë për të mos prishur lumturinë e përkohshme. Madje shpeshherë e shohim se njerëzve u pëlqen të mashtrohen dhe parapëlqejnë gënjeshtrën që u përshtatet më
shumë. Sigurisht që për sa kohë dënohet person i cili thotë të vërtetën dhe respektohet apo duhet a i cili gënjen, njeriu do të drejtohet gjithnjë drejt saj dhe do ta shprehë ekzistencën e tij mbi gënjeshtrën.

A është kështu e vërteta?
A dëshiron me të vërtetë të mashtrohet njeriu, apo dëshiron ta mësojë të vërtetën në çdo rast dhe me çdo kusht? Megjithëse filozofët kanë hedhur shumë teza rreth gënjeshtrës, unë mund të them se ajo shkakton stuhi dhe shkatërrime të mëdha në zemrën e njeriut duke lëkundur fort ndjenjën e besimit dhe sigurisë.
Zemrës së njeriut nuk i bëjnë mirë gënjeshtrat, të çfarëdo ngjyre qofshin ato.
E përdorur në martesë dhe në marrëdhënie të ndryshme, gënjeshtra lëkund ndjenjën e besimit dhe shndërrohet në një burim shqetësimesh të shumta. Fusha ku thuhen më shumë gënjeshtra në martesë ndoshta është ajo që lidhet me marrëdhëniet e shkuara. Gënjeshtra e këput të vërtetën nga të thënat dhe e kthen gënjeshtarin në një statujë dyshimi . Gënjeshtra nuk i bën mirë asnjë marrëdhënieje.
ثshtë tjetër gjë të thuash një pjesë të se vërtetës para kohe dhe është krejt tjetër gjë të përdorësh të vërtetën për interesat
personale.
Gënjeshtrat më të mëdha njeriu ua thotë personave më të afërt. Ndonjëherë gënjeshtra është rruga më e shkurtër e shpëtimit nga një situatë stresuese, ndoshta është rruga e shpëtimit nga dënimi. Po më pas?
Ndoshta do të jetë shpëtuesja për një kohë të shkurtër, por pa dyshim që mbrapa do të lërë shumë zemra të thyera. P.sh. një fëmijë i cili thotë “kujt t’i besoj unë këtë botë, kur edhe mami e babi im gënjejnë?” do të kalojë jetën pa i besuar askujt. Kush vallë do ta marrë përsipër këtë përgjegjësi? Një burrë apo një grua që ka qenë dëshmitare e mëkateve të bashkëshortit/es si do t’i besojë shokut të jetës në rrugën e gjatë të martesës?
Ndonjëherë gënjejmë për të mos ofenduar, mërzitur apo për të mos humbur personin përballë nesh. Këtë e bëjmë çdo ditë duke përdorur shprehje si “sa shumë të shkuaka ky fustan” edhe kur nuk i bën fare.
Gënjeshtra të tilla të bardha na largojnë nga marrëdhëniet e sinqerta dhe na shtyjnë drejt marrëdhënieve sipërfaqësore e hipokrite.
Personat të cilëve u duhet të gënjejnë më shumë në emër të mbrojtjes së egos së tyre nuk njohin kufi në thurjen e gënjeshtrave. Pas një farë kohe mund të thurin një botë të tyren të mbushur me gënjeshtra të cilave u besojnë vetë ata.
Pikë së pari, nëse personi ka filluar të gënjejë veten mund të fillojë lehtësisht të gënjejë edhe të tjerët.
Në fillim njeriu duhet të lërë gënjeshtrat që i thotë vetes dhe të vendosë si objektiv të tijin kryesor mbrojtjen e zemrës prej tyre. Me çfarëdo çmimi... çmimi i gënjeshtrës është më i lartë se ai i thënies së të vërtetës. Sepse të gjitha gënjeshtrat, të bardha apo rozë qofshin, e nxijnë zemrën dhe bëhen shkak i humbjes së ndjenjës më të vyer në marrëdhëniet mes njerëzve, besimit. Nëse në një marrëdhënie ka humbur besimi, atëherë nuk ka mbetur asgjë prapa.
Si mund të presim dashuri mes njerëzve, zemrat e të cilëve janë nxirë nga gënjeshtrat? A nuk do të kthehet
në një gënjeshtër të stërmadhe çdo gjë e veshur me hipokrizi dhe pa dashuri?
Përgatiti: Aisa Kokiçi
gazetastart
 
Titulli: A ka gënjeshtër të bardhë?

PO cdo here genjeshtresi i kan dhen ngjyra te ndryshme,por genjeshtr genjeshter mbetet kot te mundohen ta zbukurojn.:d
 
Titulli: A ka gënjeshtër të bardhë?

Genjeshtra shumengjyreshe dhe fasada plotë.....
 
Redaktimi i fundit:
Varet nga situata dhe rrthanat.

Ka situata qe e verteta demton lendon dhe gje nuk ndryshon dhe po ta thuash.
Keshtu qe o hesht ose thuaj ndonje version qe tejkalon situaten atehere kur duhet dhe eshte e domosdoshme.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top