Mars i mallkuar 97

Зngjεll

___________
Sot fola me gjyshen ne telefon qe ndodhet ne Shqiperi dhe po qante
si e marre per vajzen e saj (tezen time), nipin dhe mbesen, dhendrin :qaj: te cilet ne mars te 97 pasi humben gjithcka ne ato firma piramidale, si gjithe populli jone u nis ne Vlore per te shkuar ne Itali per nje jete me te mire,per femijet e tyre, per ata vete per ti shpetuar asaj gjendje te veshtire qe kishte zaptuar vendin tone:( :( (shittt):( dhe gjeten vdekjen ne ujerat e Otrantos ashtu si gjithe ata bija dhe bij nenash te tjere .
Nuk dija si ta pushoja ate gjyshe sepse nuk po pushoja me vete aq e dhimbshme eshte sa here vjen ky muaj mars i mallkuar per te gjithe ne qe i kemi perjetuar, qe i kemi vuajtur dhe kemi derdhur lotet e gjithe botes.

E HAPA KETE TEME PER TU BERE HOMAZH TE GJITHEVE ATYRE BIJ, BIJA, FEMIJE, NENA, BABALLARE QE HUMBEN JETEN NE OTRANTO ATE MARS TE 1997 .
I PAHARRUAR QOFTE KUJTIMI I TYRE PERJETE
KY POPULL MOS PAFTE KURRE ME TRAGJEDI TE TILLA SI AJO E 97

VDEKSHIN ATA QE E CUAN SHQIPERINE NE TRAGJEDI TE MADHE DHE MOS GJECIN KURRE PAQE NE ZEMER


[ame=http://www.youtube.com/watch?v=IKsxa48GhM4]YouTube - Tragjedia e Otrantos - Mars 1997[/ame]


Gjithashtu mos te harrojme kurre ato plage te medhaja qe na hapi 97 dhe qe nuk po na i mbyll dot kurre :qaj:

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=YVNIKQvwXOk]YouTube - Mars 1997 - 2007 Albanian Anarchy[/ame]
 
Titulli: Mars i mallkuar 97

Ja dhe nje teme ku sdo te kundershtoje :)...

28 Marsi dhe Kater I Rades sjan per te harruar kurren e kurres...per te gjithe ata qe harrojne keto ngjarje ose qe i fshin nga kujtesa ...

I PAHARRUAR QOFTE KUJTIMI I TYRE.
 
Titulli: Mars i mallkuar 97

Ngushellime familjeve qe kane humbur njerezit e tyre te dashur ne kete tragjedi !
 
Titulli: Mars i mallkuar 97

Dhe populli i Vlores e priti si hero Prodin, kete gjakpires. E cuditshme, vret nje person futesh ne burg, vret qindra dhe behesh ZOT :(
 
Titulli: Mars i mallkuar 97

Ngusuellime te gjithe familjarve te tragjedise se 97.
Engjell ngushellime edhe per familjaret e tu.
Eshte per te ardhur keq ne te tilla situata, sepse njeriu mendon gjithmone per te mire dhe ja ku gjen vdekjen papritmas.

Videot jane shume prekese.
 
Titulli: Mars i mallkuar 97

un per vete u nisa me nje anije qe quhej "silurkapsi"
dhe u nisem nga pashalimani vetem disa dite pas kesaj ngjarjeje...
morem detin pa ditur ku do perfundonim dhe zoti na ndimoi.
marsin e 97 do ngelet i paharuar ne historine e vlores dhe te shqiperise
ngushellime per gjithe familiaret e viktimave te asaj tragjedije.
 
Titulli: Mars i mallkuar 97

I PA HARRUAR KUJTIMI I TYRE

Nje nga faqet me te zeza te kombit tone.....
 
Titulli: Mars i mallkuar 97

I u prefte shpirti ne paqe.:(
 
Titulli: Mars i mallkuar 97

Dhe mua me duket sikur kane ndodhur dje....periudhe shume e veshtire!!!!!!!!
Uroj mos te perseritet me kurre!

Ky vit la shume pasoja per ata qe shpetuan nje tragjedie te tille,njof dike ketu ne lagje,,,nje djale shume i bukur por i demtuar psikologjikisht i vdiq shoku ne duart e tij gjate asaj nate dhe sot nuk eshte me nje njeri normal...''flet me veten''!
 
Titulli: Mars i mallkuar 97

Ju bej thirrje te gjitheve atyre anetar qe do shkruajne ne kete teme : Ju lutem te repektoni gjakun e derdhur te shqipetareve (te pafajshem ne historine shqipetare) dhe nese keni per te thene nje fjale ashtu si duhet mund thoni me respekt ndaj te vdekurve dhe familjeve te tyre, qe jo vetem sot por kurre nuk do arrijne ti mbyllin ato plage qe pushteti i qelbur ia hapi shqipetareve: qe nga veriu deri ne jug ne ato vite te 97 .

Tregoni respektin tuaj ndaj popullit ashtu si e tregoni per heronjte qe kane vdekur duke luftuar per vendin tone.
Shqipetaret e 97 jane heronjte e mi, te atyre qe kane humbur familjare ne ate vit, jane heronjte e te gjithe shqipetareve qe kane perjetuar ato dhimbje te 97 , jane heronjte e popullit te thjeshte qe pushteti i qelbur shqipetar i coi drejt vdekjes pa kthim

Ju faleminderit
 
Titulli: Mars i mallkuar 97

i jap ngushellimet me te medha te gjithe familjeve qe kan humbur njerezit e tyre te zemre..te afermt e tyre ne kete vit te mallkuar...i paharruar qofte kujtimi i tyre
 
Titulli: Mars i mallkuar 97

'97 eshte vit qe nuk do te harrohet ne historine shqiptare per shume arsye......Ishte nje "epidemi" e nje semundje te rralle psiqike qe perfshiu popullin tone, e cila, e gershetuar me qendrimin e qeverise se atij viti dhe ne pergjithesi zhvillimet politike ne vend, mund te sillte nje katastrof edhe me te madhe.

Nuk ka fjale ngushelluese per te tille ngjarje... Vetem kurajo mund te them!
 
Titulli: Mars i mallkuar 97

Mbani mend qe u be nje gjyq ne Itali.Mbani mend qe dy avokatet e kesaj ceshtje vdiqen "aksidentalisht" ne nje aksident rrugor ne nje ure.E dini sa duhet te paguente shteti Italian per viktimat e shkatuara nga forcat ushtarake Italiane???Miliarda.Sigurimin e gjithe personave qe u mbyten.
Ky eshte atdheu i dyte.I hilet,i padrejte.Kjo nuk eshte drejtesi.
Kur nuk ke nje qevri tenden,qe te mbroje ndershmerisht interesat e cdo shqiptari kudo qe te jete,keshtu do kesh pesime gjithmone.
Prandaj te dashur miq duhet ngritur atdheu,duhet kuptuar mire qe e tanishmja dhe ardhmja varete nga duart dhe mendjet tona,varet nga sa ne arsimohemi per te drejtuar veten tone,per te ndertuar mireqenien tone,prodhimin tone.
Po s'ndertuam shtetin tone,do te kemi anije qe mbyten nje here dne 10 vjet e qe nuk i mbron kush interesat e tyre me pas si dhe njerez qe "mbyten" nje nga nje nen llumin ekonomik te nje shteti pa parlament,pa qeveri,pa gjykate..Ne i kemi formalisht sot ato,por ato faktikisht jane njesoj si *97. Ato vrasin indirekt cdo dite me ane te varferise,padrejtesise,pa aftesise... dhe injorances se tyre drejtuese.
 
Titulli: Mars i mallkuar 97

Pushofshin ne paqe viktimat dhe ekzekutoret mos pafshin dite!
Ngushellime familiareve dhe te afermve te viktimave . Zoti qofte me ta.

Duhet theksuar se ky ishte nje krim i ushtrise Italiane dhe drejtuesve te saj ,
dhe ata jane fajtoret direkt te ketij krimi.
'97-ten dhe kunderevolucionin e suksesshem greko-socialist e kemi vuajtur te gjithe
shqiptaret per vite me radhe , prandaj nuk eshte mire te politizohet tragjedia , se
keshtu i hapet rruge nje debati pa koke.
 
Titulli: Mars i mallkuar 97

'97 eshte vit qe nuk do te harrohet ne historine shqiptare per shume arsye......Ishte nje "epidemi" e nje semundje te rralle psiqike qe perfshiu popullin tone, e cila, e gershetuar me qendrimin e qeverise se atij viti dhe ne pergjithesi zhvillimet politike ne vend, mund te sillte nje katastrof edhe me te madhe.

Nuk ka fjale ngushelluese per te tille ngjarje... Vetem kurajo mund te them!

Personalisht me duket sikur koha ka rreshtur se kaluari nga ai vit. Edhe pse isha e vogel, mbaj mend shume mire gjendjen e ndere dhe friken qe kishte perfshire Shqiperine.
Kur u shpall gjendja e luftes, une isha tek shtepia e gjyshes time, afer spitalit ushtarak dhe prinderit te tmerruar per 2 jave me lane aty, sepse kishin frike te me nxirrnin jashte.

Sa here qe krisnin pushket apo degjoheshin granatat, te gjithe te tmerruar ulnin kokat sikur te kishin plumbin ne shtepi.
Lajmet tregonin per masakrat qe po zhvilloheshin ne jug te vendit, dhe sa here degjoja per njerez qe vdisnin, me krijohej nje boshllek ne bark, nje si mekje mund ta quaj. Ndoshta ne ate moshe nuk kuptoja nga vinte lufta, dhe madhesine e asaj kasapane...por me ka mbetur ne mend fytyra e prinderve te mi qe sa here shihnin lajmet, heshtnin dhe kishin syte te frikesuar e gjysem te perlotur, sikur po jetonin castin e fundit te jetes se tyre.

Tani qe po kujtoj ato momente, nga nje ane ndjej hidherim dhe dhimbje, nga ana tjeter mendoj se jeta eshte gjeja me e bukur qe ekziston dhe duhet jetuar me gezim e lumturi, pavaresisht se na ve perballe veshtiresive me te medha.:)
 
Titulli: Mars i mallkuar 97

Ngjarja me e trishtuar ne historine e Kombit Shqiptare. Lufte vellavrasese qe perkunder dhmbjes se viktimave qe mori, fatmirsisht nuk zgjati shume.
Me thellesin e qenjes sime i bashkohem dhimbjes se tere familjareve qe ato dite tmerri humben me te dashurit e tyre. Mos u perserit me kurre.
Arsyet ishin te shumta, madje disa eshte mire te mos i marrim vesh kurre.
 
Titulli: Mars i mallkuar 97

i mbaj mend pamjet filmike qe shikoja ne tv kur ndodhi tragjedia e otrantos..isha shum e vogel,dhe prap e kuptoja ckishte ndodhur..:(...ngushellime familjareve..
 
Titulli: Mars i mallkuar 97

marsi ska as edhe nje faj,djemte e marsit e thurem muhabeti se qe rasti me i mire per tu bere jo kapitalista,por barone te kapitalizmit pa perjashtim te asnje rjepacaku
 
Titulli: Mars i mallkuar 97

Ngushellime per te afermit e tu engjell.
Pushofshin te gjithe ne paqe.

Uroj dhe shpresoj qe njerezit jo vetem te mos harrojne '97-ten por ta rikujtojne e te nxjerrin nje mesim, se akoma s'kane mesuar gje.
 
Kjo eshte periudha ku brezi im dhe i shume tjerve qe e perjetuan at kohe na theu dhe shkaterroi psikologjikisht, perpos pjeses qe na mori gjithe rinine sepse u detyrum te marrim skafet per ti ik per nje jete me t'mire.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top