Heroi Shqiptar Odise Andruco dhe denglat e otomanit Abedin Rakipi!

Bilderberg

Anëtar i ri
Heroi Shqiptar Odise Andruco dhe denglat e otomanit Abedin Rakipi!
nga Arber Thesproti

“Here he goes again” (ketu ky doli prape) eshte nje shprehje e famshme Amerikane e perdorur nga Presidenti Amerikan Roland Regan per kundershtaret e tij qe perserisnin pa pushim po te njejtin rritual demagogjik qe nuk ishte ne interes te amerikanve. Keshtu dhe rasti i z. Abedin Rakipi me “analizat e tij historike” po perserit po te njejten avaze antikombetar qe shpie uje vecese ne pellgjet obskuratiste te letyrave te ndyra vorjo-epirote. Ne “analizat e tij historike” nuk ka asnje gje pozitive kombetare shqiptare, vecese thellohet me shume hendeku i ndarjes mes popullsise Came dhe elementit pozitive qe mund te gjendet mes komunitetit Arvanito-Suliot. Nuk eshte hera e pare qe ky zoteri me te pavertetat e tij te shumta perpiqet ta tjetersoi historine sic ja do mideja e tij otomane. Te genjesh dhe mashtrosh vetem qe te ngopesh fanatizmin tende fetare, eshte mekatarizem. Te perpiqesh me gjithe “huxhumin” tende per ti percare shqiptaret ne “kaurr te ligje” dhe “ musliman otomane”, eshte nje maskarallek. Te improvizosh armiqe atje ku s’ka te tille, eshte hileqarllek i qellimshem. Te fshehesh te vertetat historike dhe ti interpretosh ato si ti do qejfi, eshte krim. Ja pra, ky eshte Abedini jone.
Personalisht nuk kame ndonje deshire qe te merem me bemat e z.Abedin Rakipit, po si mund te heshtesh e besh “sehire” kur shefe kete njeri se si shtremberon faktet historike sipas midese se tij anadollake.Tek nje pjese e heronjve shqiptare qe luftuan per pamvarsin e Greqise mund te gjeshe “anti-shqiptarizma”, por vetem tek njeri prej tyre nuk munde te gjeshe asnje grimce te tille dhe ky eshte heroi shqiptar Odise Andruco (Verrushi).

Ja se si shprehet z.Abedin Rakipi ne shkrimin e tij te rradhes per kete hero:-
Përpara me kryqin në njërën dorë dhe në tjetrën thikën”
Shkruan : Abedin Rakipi”!
Ndersa Kapiteni Odise Andreuçua pasi u rrit dhe u edukua ushtarakisht nga Ali Pashe Tepelena me djallezine dhe tradhetine me te madhe kaurre siç e kane ne gjak e braktisi ate ne momentet kritike te Aliut”.

Ja pra sa qarte dele mllefi ottoman i Abedint tone.
E verteta e heroit Odise Andruco nuk eshte ashtu sic e pershkruan z.Abedin Rakipi, por krejt e kunderta e atyre qe thote ky zoteri i pandershem.

E verteta mbi vrasjen e shqiptarit Odise Andruco.

Odise Andruco ishte djali i vetem i Andrea Andrucos (Verushit), mikut te ngushte te Ali Pashait. Miqesia e tyre fillon qe nga rinia e tyre e hershme si kacake e “klefte”. Kur Ali Tepelena u zu rrobe nga Pashai Beratit dhe do te varej, bashke me te qe dhe Andrea Andruco, babai i Odisese. Ali Tepelena u fale nga Pashai Beratit dhe ketu fillone dhe karriera e Aliut drejte majave te Pushtetit i mbeshtetur ne cdo hape nga miku i tij i ngushte Andrea Andruco. Mbas vdekjes se Andreas, Ali Pashai mere ne kujdes djalin e vetem te mikut te tij qe ishte akoma kerrthi. Kjo qe dhe deshira dhe amaneti i fundit qe la Andrea para vdekjes se tij. Femijen jetim Odise Andruco ta riste Ali Pashai si birrin e tij dhe kete amanet te fundit te tij Ali Pashai e permbushi me perkushtimin me te larte te nje prindi. Dashuria aterore e Aliut per djalin e mikut te tij qe e pa kufi. Odisea u rrite si nje princ mes sarajeve te Janines. Ishte femija i perkedhelur i Pashait te Janines, vetem ai mund te shkonte ne cfardo ore te takonte Aliun pa u penguar nga askush. Vetem Odise Andrucua si nje femije camarok shkonte e ulej prane Ali Pashait dhe kur Aliu ishte ne mbledhjet e tij me te rendesishme. . Aliu shikonte tek Odiseja nje femije te zgjuar dhe trim. Nga kjo lidhje e forte (Ate e Bire) Odises i kishin ngjitur dhe nofken “Pashai i Vogel”. Pashai i Janines pervec dashuris aterore i dha Odise Andrucos gjithcka qe i duhet nje lideri per te udhehequr nje popull. Diturin, kulturen, artin ushtarak, komanden e ushtrise dhe ne fund te jetes se tij Ali Pasha i dha atij dhe nje pjese te mire te thesarit qe Odisea te udhehiqte revolucjonin “greke”.Ja se si e pershkruajn karakterin dhe paraqitjen e Odise Andrucos disa fillo-helene britanik : Stanhope pronari i dy gazetave Ellenikd Chronikd ne greqisht dhe Telegrafo Creco:
- Stanhop; “Kame qene nje nga perkrahesit e Odise Andrucos, ishte burre qe e mbante fjalen, qeveriste fuqishem dhe ishte i vetmi qe i degjohet fjala, kishte nje mbeshtetje dhe perkrahje te gjere ne popull”
- William Humphreysi per Odise Andrucos: “ Ai eshte shum i gjate, fytyr zeshket e gjoks madhe, serjoz, mustaqe te plota dhe te kthyera, nje kalores i shkelqyer, ka nje sjellje xhentellmeni, me nje njofie te perkryer per artin ushtarak.”
Ja pra se cfar burri kalibri ishte shqiptari Odise Andruco

Pranvere e vitit 1921 solli luften mes Ali Pashe Tepelenes dhe Sulltanit. Turku Ismail Beu, armiku i vjeter i Ali Pashait u urdherua nga Sulltani te udhehiqte trupat Otomane drejt Janines. Ky Bej turk kishte sherbyer dikur nen Ali Pashen dhe ishte armiku kryesor i tij. Disa here me dinakrine e tij i kishte shpetuar hakmarjes se Ali Pashes. Kur ky intrigant ishte zgjedhur nga Sulltani si keshilltar i tij dhe komplotonte ne Divan kunder Ali Pashes , Luani i Janines i nisi ne Stamboll dy shqiptare per ta vrare, por dhe kesaj rradhe ky mi gjirizesh i shpetoi ndeshkimit. Te dy shqiptaret e porositur nga Ali Pasha u kapen nga Sulltani dhe u varen. Ky qe si “shkake” arsyeja qe i dha mundesin Sulltanit per ti shpallur lufte Ali Pashes. Si perfundime dhe ky qene nuk i shpetoi dote ndeshkimit te Ali Pashes. Nje nga kushtet e Ali Pashes per bizedime me Porten e Larte ishte dhe koka e prere e Ismail Beut. Baba dovleti, ne perpjekje per te genjyer dhe gjunjezuar Ali Pashen i prete koken sherbetorit te tij Ismail Beut dhe ne vendin e tij dergon Hkurshid Pashen, nje gjeneral me pervoje dhe dinak. Por dhe ky i pabese nje dite do te ndeshkohej nga nje tjeter shqiptar, nga shqiptari Muhamet Aliu i Egjyptit.

Strategjia e Pashait te Janines per ti bere balle sulmeve Otomane qe e perkryer: Muktari si Pasha i Beratit me forcat e tij do te mbronte Veriun nga sulmet e Pashait te Shkodres, Bushatlliut qe ishte ne aleance me Sulltanin. Veli Pasha dhe forcat e tij do te mbronin Jugun dhe Prevezen me rethinat e saje. Omer Vrijoni me 15.000 trupa do te mbronte Lindjen nga trupat otomane qe mund te vinin nga ana e Pindos dhe rrethinat e Mesoves, kurse Odise Andruco do te mbronte Juge- Lindjen Livadhjane dhe rrethinat e saj.
Sic e shikojme; strategjia e Aliut per tu mbrojtur nga sulmet Otomane qe e perkryer, por fatkeqesisht e gjith kjo pregatitje u shua sa te hapesh e mbyllesh syte. Omer Vrijoni qe kishte mundesi te shumta per ti bere balle sulmeve Otomane ne malet e larta te Pindit u ble nga turku Ismail Beu dhe te 15.000 forcat e tij u bashkuan me Otomanet.
Po ashtu dhe te dy djemte e Ali Pashes, Muktari dhe Veliu, dorzuan keshtjellat dhe mbrojtien e tyre ne dore te otomanve. Vetem nje kapedan i qendroje besnik Ali Pashes dhe u ndeshe me Otomanet dhe ky qe Odise Andruco. Odisea i vetem beri nje rezistence te forte, por ne pamundesi per ti bere balle hordhive te shumta Otomane u terhoq ne Thesali ku ngriti ne revolte greket e Thesalise. Pas deshtimit te revoltes se Thesalise, Odise Andruco kthehet perseri ne Janine ku takohet per here te fundit me bamirsin dhe Atin e tij Ali Pashain qe qendronte i vetem si nje Luane ne mbrojtie te Janines. Pas direktivave dhe financimit qe mori nga Luani i Janines largohet perseri drejt Rumelise per ti dhene lirine kuckes Greqi qe me mbrapa do tja shperblente me vrasjen e tij ne pabesi. Ne Maj 1822 Odise Andruco ne krye te Rumelioteve mundi Otomanet ne Gravia kjo qe fitorja qe i dha Odisese postin e kapedanit te Rumelis Lindore. 1924 Odise Andruco clirone Athinen nga Otomanet dhe mere nen drejtimin e tij garnizonin e Athines dhe te Akropolit. Sukseset dhe vija politike qe ndiqte Odisea i kishin shqetesuar greko-fanariotet. Ata shikonin tek Odise Andrucua pasqyrimin e Ali Pashait dhe shkelqimin e ideve te tij per nje Epir te pa varur dhe Shqiptar.
- “Odise Andruco eshte armiku me i madhe i Greqise” “
- “E keqia me e madhe Greqise nuk i ka ardhur nga Turqia por nga keta…( nenkuptohen kapedanet shqiptare si Kollokotroni dhe Odise Andruco)”
- “Per te krijuar Greqine ne duhet tu shtypim koken Rebelve te Poleponezit dhe perkrahesve te tyre” shprehej George Jarnis ne letrat e shumta qe i dergonte Kryetarit te Qeveris Greke Mavrokondotes.
- “Une nuk do te terihiqem nga rruga kunder Odise Andrucos sikur te me japin gjith florinjte qe derdh Britania ne Greqi” shprehej fillo-heleni Fentos.
Ja sa e perbindeshme qe urejtia e grekeve kunder Odise Andrucos dhe kapedaneve te tjere shqiptare. Me 1824 ne Poleponez, Kollokotroni kishte filluar luften kunder qeveris greko-fanariote te Mavrokondatos. E vetmja mundesi e grekeve per te mposhtur Kollokotronin dhe forcat e tij, ishte ndihma qe mund te mernin nga kapedanet Rumeliote qe udhehiqeshin nga Odise Andruco. Por Odisa nuk kishte qene asnjehere mike me greko- fanariotet dhe nuk pranonte qe forcat e tij te sulmonin Kollokotronin. Ideja Alipashjane per krjimin e Shtetit Epirot Shqiptare nuk ishte shuar akoma ne shpirtin e tij.
Odise Andruco hodhi perseri idene e bashkimit te kapedaneve te Rumelise me kapedanet rebele te Poleponezit qe udhehiqeshin nga Kollokotroni. Ai i dergone nje leter Kollokotronit dhe Lord Bajronit te takoheshin ne Salona dhe atje se bashku te lidhnin Beslidhjen e Madhe per shtetin e pa varur Shqiptaro -Epirot. Nisja e Bajronit per ne Salona i shqetesoi greko-fanariotet, ata nuk e shikonin me sy te mire afrimin e Bajronit me dy kapedanet kryesore kryengrites. Per ta larguar Bajronin nga kjo lidhje, greko-fanariotet i afruan atij poziten e komandantit te Rumelise, por ai nuk e pranoi. Lordi Bajron i shoqeruar nga hajduti dhe i pa besi Teodor Guras mer rrugen per ne Salona por gjate rruges “semuret nga ethet” dhe vdese pa aritur aty?! Si per cudi, si shoqeruse i tij ishte hajduti dhe i pa besi Teodor Guras, njeriu qe do te behej me mbrapa vrasesi i Odise Andrucos dhe shkateruesi i rrebelizmit te Poleponezit qe shpuri futjen ne burge te Kollokotronit dhe shokeve te tij. Mbas vdekjes se Bajronit dhe intrigave te shumta te greko-fanarioteve dhe kjo perpjekje e fundit e Odise Andrucos deshton. Per te mposhtur revolten e kapedanve shqiptare, Greko-Fanariotet si Georgo Jaoranis, Koretis, Fentos e the, filluan intrigat kunder Odise Andrucos qe ne kete kohe kishte ndertuar nje fortifikim ne rethinat e Akropolit dhe me 100 mbeshtetesit e tij me besnike qendronte si nje shqiponje. Nga ky pozicjone ne “Shpellen e zeze” Odisea mund ti bente balle per 20 vjete te gjata sulmeve qe mund ti vinin nga qeveria Greke. Aty ai kishte gjithcka, municjonet, ushqimet dhe 100 shqiptaret besnik te tij. Dy vrases ordinere u derguan nga qeveria greke te vrisnin Odise Andrucon, por te dy keta vrases u zbuluan nga Odise Andruco dhe u egzekutuan prej tij. Greko Fanarioti Koretis (njeriu qe u bente thirje Suliotve qe te hapnin shkolla greke ne Sule qe tu mesonin femijve te tyre greqishte se ata nuk dinin) i afroi Pasuri nipit te Kollokotronit, Nikotares qe te vriste Odisene, por kjo gje nuk u pranua nga Nikotara qe e denoncoi hapur kete tentative te greko-fanarioteve per te vrare Odisene. Jo shum large ne kohe, truproja e Ali Pashait, Nikotare do ta paguaj me jeten e tij. Ai bashke me dajon e tij Kollokotronin dhe me 12 perkrahes te tjere u burgosen ne nje qeli te manastirit Profet Eligja ne ishullin e Hidres ku ju bene turturat me cnjerezore dhe mbase dy vjetesh pas daljes se tij nga burgu vdiqe nga plaget e shumta te turturave qe kishte ne trupe. Kur greket pane se tentativat e tyre te shumta per te vrare Odise Andrucon po shkonin kote, me dinakri i heqin komanden Odisese dhe ne vende te tij vendosin vartesin e tij, hajdutin ordinere Teodor Guras qe ishte kthyer ne nje sherbetor besnik i greko-fanarioteve. Odise Andruco per tu ruajtur nga pabesia e Greko-Fanarioteve bashke me trupat e tij besnike, kalon ne krahun e shqiptarve. Qendrimi i tij mes tyre nuk zgjati me shume se tre muaj. Oficeret Otomane si Khurshid Pasha e & nuk e shikonin me sy te mire qendrimin mes shqiptarve te Odise Andrucos, keshtu ai largohet prej tyre dhe mbyllet ne keshtjellen e tij duke pritur ne qetesi nje mundesi tjeter per te shkateruar fanariotet dhe pushtetin e tyre. Hajduti Teodor Guras mbas marjes se komandes se Rumelise u hodhe ne Poleponez kunder Kollokotronit dhe mbyti ne gjake rrevolten e Poleponezit. Tani i kishte ardhur ora dhe Odise Andrucos, kapedanit dhe mikut te tij te dikurshem. Hajduti Teodor Guras i etur per para mendonte se Odise Andruco kishte fshehur ne fortifikimit e tij ne “shpellen e zeze” gjithe thesarin qe i kishte dhene Ali Pasha. Ai e dinte mire, Odise Andruco e kishte financuar nga xhepi i tij gjith luften dhe perpjekjet e tij. Qeveria greke megjithese kishte mare dhe mirte akoma financime te shumta ne florinje nga Britania, Franca..etj, asnjehere nuk i kishin dhene Odise Andrucos asnje qindarke. Ata nuk mund te financonin armikun me te madhe te Greqise (keshtu shpreheshin ata) Lakmia per para e Guras ja eresoi syte atij deri sa ai ra plotesisht ne batakun e plehreva fanariote. Hajduti Guras si komandat i Rumelioteve dhe Akropolit, me dinakri dhe ne “besen” e tij, ftone Odise Andrucon te zbresi nga shpella e tij dhe se bashku te fillonin tentativat per tu falur nga qeveria greke. Keshtu Odise Andruco bie ne gracken e Guras dhe prangoset ne Kullen e larte Franceze ne Akropol. Dy muaj i lidhur kembe e duarsh mes hekurash, barrbaret greke provonin ne trupin e tij torturat me te egra. Mes turturave cnjerezore, njerzit e vene nga Guras i kerkonin atij te tregonte se ku e kishte fshehur thesarin qe i kishte dhene Ali Pashai. Ne mengjezin e 17 Qershorit te 1825 rezet e para te diellit zbuluan prane mureve te Nderteses Franceze trupin e gjakosur te nje njeriu. Ishte trupi i pa jete i Odise Andrucos. Per ironi, doktori fillo-helene me qendrim ne Athine qe i beri egzaminimin, me te shpejte leshoi deklaraten e tij te turpeshme: “Vdekja qe e menjehershme, e merituar, per nje spiun te dobet qe tradhetoi shtetin e tij” Gazetat e Athines jepnin varjantin zyrtar te vdekjes se Odise Andrucos: “Kur rrojet qen ne gjume, Odise Andruco u perpoq te aratisej nga dritaria e qelise se tij me nje litar qe u keput dhe Ai gjeti vdekjen”. Raporti i komandes se ushtrise i permbahej po ketij raporti, por me nje ndryshim te vogel; tregonte se “Andruco ishte trajtuar shume mire”. Me lote korkodili Teodor Guras i dergonte leter ngushellimi familjes se Odisese: “Jam thellesishte i cuditur dhe hidheruar nga vdekja e shokut dhe mikut time Andrucos, nuk munde te gjeje dot fjale te ngushelloi familjen tuaj nga ky hidherim qe e gjeti. Une nuk di si ta perballoi kete plage te rende ne zemren time”. Me keto fjale u perpoqen ta fshehnin krimin e tyre, hajduti Teodor Guras, Qeveria Greke, bashke me fanariotet.

75 vjet me mbrapa ne 1898 nje avukat i ndershem publikoi te verteten e vrasjes se Odise Andrucos. E kishte mare veshe nga goja e njerit prej rojeve te burgut, qe naten e vrasjes se Odise Andrucos kishte pare gjithecka: “Ate nate, tregon roja, ishte nate e eret, binte pakez shi i imet. Ne mes te nates, kater veta i afrohen qelise se Odise Andrucos, njeri nga ata qe Mamouris qe i tha rojes te shkonte te flinte, por ai u fsheh aty prane dhe shikonte e degjonte gjithcka qe po ndodhte. Te katert u futen brenda ne qeline e Odisese Andrucos, u degjua zhurma e zinxhirve ne trupin e Odises kur u cua ne kembe dhe roja degjoje fjalet e Odises: “Une e di kush ju ka derguar ketu. Liromni njeren dore dhe une do tju tregoje juve se cfar burri jame. S’dua t’ja di per zinxhiret e tjere qe me keni vene ne trupe, ne kembe dhe ne tjetren dore, mbaini te lidhura, po perse ti Mamouris?? Pak qetesi dhe mbas kesaj per nje kohe te gjate u degjuan te goditurat e kondakve te pushkeve, shqelmave, grushtave dhe me mbrapa u be perseri qetesi.. Roja i fshehur, pa kater vrasesit qe po terhiqnin zvare nje trup te rende njeriu te mbeshtjelle qe e vune ne nje barele dhe e nxoren jashte qelise. Te nesermen ne mengjese, roja pa ne oborin e Keshtjelles Franceze trupin e pa jete te Odise Andrucos te gjakosur e coptuar. Trupi i tij ishte bere cope-cope nga thikat, nofullat te thyera e te gjakosura, kafka e kokes e thyer dhe gjakoser, brinjet te thyera, duart dhe kembet te thyera, ne qafen e tij dukeshin akoma shenjat e zeza te duarve gjakatare greke, qafen ja kishin thyer, thonjte i kishte te nxira nga torturat, ishte masakruar ne menyren me barrbare nga shtazet e egra greko-fanariote. Shqiptari Odise Andruco u torturat ne menyren me barrbare dhe pa i dale akoma shpirti e hodhen gjysem te gjalle nga taraca e larte e Nderteses Franceze . Ja pra se si vdiqe shqiptari Odise Andruco. Sipas ditarit te Thoma Gordon, shoqerusit dhe mikut te Bajronit, Teodor Guras ishte shprehur: “ ne kete pune me genjyen te tjeret” Cilet qene valle ata qe e genjyen dhe urdheruan vrasesin Teodor Guras??? Perse e turturuan kaqe barrbarisht Andrucon??? Perse i dhane kete vdekje kaq te hidhur??? Ku e kishte burimin kjo urejtie kaqe e madhe kunder shqiptarit Odise Andruco???Perse u munduan ti fshehnin torturat dhe masakrat qe bene mbi trupin e Andrucos??? Perse greket e fshehen dhe e fshehin akoma vdekjen e vertete te Odise Andrucos???? Ja pra se kush jane Greket e ligje. Ja pra se si te vrasin greko-fanariotet dhe qeverite Greke. Tek vdekja e shqiptarit Odise Andruco duket fytyra e vertete e shtetit Greke. Greket e ligje qe vrane ne mes te nates shqiptarin Odise Andrucon, sot i kane ngritur atij buste dhe kendojne kenge per heroizmin e tij. C’fare hipokrizie e peshtyre. C’fare paburerie e neveriteshme. Qeverite Greke ne bashkepunim me historianet greke dhe sot e kesaj dite perpiqen te fshehin te verteten e vrasjes se shqiptarit Odise Andruco. Kudo qe te kerkosh per vdekjen e ketij shqiptari te madh, para syve do te dali formula e tyre e pregatitur nga funderinat e sillogjeve obskuratiste : “Odise Andruco u pushkatua per tradheti”?????? Por ja qe historiani Britanik David Brewer ne librin e tij “The Greek war of Independence” nuk eshte i nje mendje me qeverin dhe historjanet fallcifikator greke. Ne kete liber eshte dhene qarte vdekja e vertete e shqiptarit Odise Andruco.

Mbase z. Abedin Rakipi do te na e shpjegoje arsyen e vertete te vrasjes barrbare te Andrucos nga kanibalet greko-fanariote, pa haruar dhe pergjigjen e afijeve greke qe qarkulloin me bollek ne internet..
------------ --------- --------- --------- -----
Nje pjese e mire e fakteve mbi jeten dhe vdekjen e Odise Andrucos jane mare nga libri i historjanit britanik David Brewer “The Greek war of Independence”, Contest:5-Ali Pasha, 18- The greeks divided, 20-Byron at Mesolongi,21- Gold from London, 22-Civil War in Greece, 25-Odysseus and Trelawny.
 
Kush dreqin e frymezon kete A. Rakipin ?

Si nuk ia ben syri terr te shtremberoje historine dhe te fyej nje popull te tere ? Ku e gjen mbeshtjetjen ?

Eshte marre ndo1 mase ligjore kundra tij ?
 
esht e vetmja rrug qe ju ka ngelur;GENJESHTRA,

por Genjeshtra,sa do e madhe qe te jet,i ka kembet e shkurtra,sidomos tani qe shqiptaret kan filluar te kthehen ne identitet dhe te din se kush jan,
 
Rrevolucioni Grek apo Rrevoluvcioni mbare pellazgjiko-iliro-shqipetar

Rrevolucioni Grek apo Rrevoluvcioni mbare pellazgjiko-iliro-shqipetar!

Nga Edlira Xhemo
Po ju dergoj me poshte nje shkrim timin si “pergjigje” ndaj nje shkrimi te derguar ne nje “grup” interesant nga Z. i Pa-Zot Abedin kokeshpullë(ip)eta qe s’ecen dot as mbi kembet e veta por edhe si tezen time personale. (14 Mar 2008 12:19:48 -0700 (PDT)

Ne fakt ne nje shkrim me te fundit “zoteria”ne fjale mundohet te atribuoje Figuren e Marko Boçarit ate figure per te cilen duhet te luftojme, ate figure qe duhet te jete aktiviteti i pare promovues dhe rimekembes i Organizmit tone ne Paris. Natyrisht Greqia (Helenizmi) ka guxuar t’i luaje lojera hitroike dhe te shkrimeve historike Shqiperise me kohe dhe keto lojera u bene edhe me te rrezikeshme gjate rrezistences sone kombetare ndaj pushtimit otoman, i cili nuk duhet ngaterruar asnjehere me besimin Myslyman.
Vete Otomanet ne fillimet e tyre ishin Jo-Myslymane, ata u myslymanizuan kur kaluan nga gadishulli arabik. Qellimi i tyre barbar ne vendet qe uzurpuan ishte thjesht plaçkites.
Natyrisht momentet historike do te ndikonin ne lidhje aleancash te cilat per rrethana te caktuara historike do te shfrytezoheshin ne dem te njeres apo tjetres pale siç eshte rasti i aleances se çameve (dhe shqipetareve te tjere) me grekerit ndaj pushtimit otoman.
Natyrisht pseudo-historiane te cilet pretendojne se punojne per çeshtjen çame duke filluar nga personazhe si Abedin Rakipi e Agim Xhemali do te ngrene pretendime te tilla perkufizuese duke e quajtur Marko Boçarin grek. Por harrojne se peshtyjne mbi koke te vete : se qe ne momentin qe ata e pranojne se Suli nuk ishte Cameri por Greqi, qe ne ate moment ata i kane thene po tezes greke te Megali Idese.
Por nga ana tjeter nje figure kontraversale si Napoleon Zerva me qendrimin e tij barbar dhe anti-shqipetar megjithese me origjine suljote, do te trazonte ujerat e historise duke çuar uje ne mullirin e grekerve.
Pikerisht per keto fakte dhe per shume faktore te tjere, duhet te tregojme kujdes qe te mos biem ne gracken e grekerve.
A.Llalla ne “Heroi i Shqetesimeve atdhetare e kulturore Marko Boçari” shkruan :
“…. Markoja ishte komandant i ushtrisë së Greqisë perrëndimore, kur Qeveria i dërgoi diplomën e komandantit të Përgjithshëm, lindën xhelozitë e kapedanëve të tjerë. Por Markoja këtyre xhelozive i përgjigjej me fisnikëri dhe tolerancë duke u thënë-‘’Kush është i zoti, merr nesër diplomë në betejë” Markoja ishte njeri i dashur dhe fjalë pakët. …”

Ndersa Naimi yne i madh do t’i kendonte ktek Parajsa :
“…
Kjo gjuha arbërishte
është gjuhë trimërie
e fliti Admiral Miauli
Boçari dhe gjithë Suli ….”

Po ne shkrimin e Arben Llalles te permendur me lart do te gjejme :
“… Mbas vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeg, rreth 200 luftëtarë arvanitë(shqiptarë) me familjet e tyre, si fisi Boçari, Xhavelasit etj, formuan krahinën e Sulit dhe luftonin kundra turqëve për lirinë e gjuhës dhe të drejtën fetare.
Më vonë Suli u zgjerua si krahinë dhe u popullua nga shqiptar ortodoksë çamër, që për t’i shpëtuar skllavërisë osmane turke, u shpërngulën nga fshatrat e tyre të اamërisë rreth viteve 1500 dhe u vendosën në Sul të Janinës, që krijuan fshatra të rinjë me emra shqiptar. Që suliotët janë çamër këtë na e deklaron anglezi V.M. Lik ‘’Suliotët janë një farë e اamërisë, njëra prej katër degëve të Shqipërisë”.

Ndërsa studiuesi Ciapolini shkruan- ‘’Suliotët nuk dinin fare greqisht, gjuha që ata përdornin është, shqipja e dialektit të اamërisë”.
Një pjesë e popullatës së Sulit pasi u nënshtruan Ali Pash Tepelenës u dërguan për dënim në ishullin e Korfuzit dhe ishujt e tjerë për rreth.
Ndërsa mbas vdekjes së Ali Pash Tepelenës shumica e popullatës së krahinës së Sulit për ti shpëtuar vrasjeve nga turqit e Sulltanit, morrën drejtimin për në malin e Shenjtë të Tomorrit duke u vendosur afër qytetit të sotëm të Gramshit dhe formuan krahinën e Sulovës me fshatrat, Shën Mëri, Shën Mitri, Dardhzezë, Sulki, Dushkë, Kushov, Janç, Tunjë etj. ….”

Ndersa Dhimiter L. Gjoka ne shkrimin e tij “Historia e vertete na pergjerohet” mbi librin “Bregdeti dhe Ali Pashe Tepelena” te Minella Gjonit, shkruan :
“…. Haxhi Bedo Vasili u vra vërtet në Mesollongj, por në fronte të kundërta me Marko Boçarin. Haxhiu beu me karakter burrëror dhe nuk mund ta tradhëtonte kollaj besën e re myslimane të të jatit Bedo- bir i kristianit Vasil, duke luftuar përkrah kaurëve në ato mote fanatike. Kështu e tregojnë në fshatin fqinj-Qeparo, ku një Qeparotës e plagosi dikur dhe Haxhiu si mysliman i mirë, e fali. Dihet se Haxhi Bedua me të vëllain Aliun, u vra për dovletin otoman, duke luftuar i inkuadruar në formacionet e Hrushid Pashës në fushat e Mesollongjit. Ndërsa Marko Boçari nga Kungji i Sulit ra hero i vatrës së vet, ku u lind dhe luftoi. …….”
Ne kete rast faktin e renies per dovletin (shtetin) otoman te haxhi Bedo vasilit dhe te te vellait Ali, nuk duhet ta ngaterrojme asnjehere me luften e shenjte te besimeve, pavaresisht se personazhet e kaheve te kunderta te betejes kishin besime te ndryshme. Per kete me duhet t’ju kujtoj faktin se Agai Ismail prronjo (myslyman) i Paramithise ishte vellam me Marko Boçarin pavaresisht se kishin fe dhe besime te ndryshme dhe kur Ali Pashe Tepelena programonte te pushtonte Sulin vlammet nuk u tradhetuan kurre. Me kete rast historik dhe shume te tjere te ngjashem siç eshte edhe ai qe Myslymanet e Sulit nuk i lejuan egjiptianet dhe as arabet jeniçere te KaraMahmudit qe te zhvarrosnin Marko Boçarin, duhet te kuptojme unitetin nderfetar te fiseve çame (pra edhe suljotet nuk benin perjashtim) si dhe faktin se Nuk Behej Fjale per Lufte Fetare por per Lufte Pushtuese dhe mbrojtje te tokave te eterve te lashte.

Ne se Abedin Rakipi dhe Agim Xhemali duan te shtremberojne historine mbi Pukevilin duke shkruar se :
“.. Pukevili thote qe ushtaret e MARKOS ose sic i quan ai ne frengjisht “les soldats de la grece” (ushtaret e greqise) formonin nja rreth ku kapeshin dore per dore dhe te gjunjezuar perpara nja kryqi te madh shkembenin armet ne shenje vellazerie dhe kendonin “ma vie est ta vie et mon ame est ton ame” (jeta ime eshte jeta jote dhe shpirti im eshte shpirti jot) dhe ne fund prifti i bekonte duke puthur MARKON ne balle dhe ky puthte ne balle te dytin e tij dhe me pas gjithe ushtaret putheshin mes tyre….”, por Abedin Rakipi si pseudo-historian dhe papagall qe eshte nuk perment faktin se Pukevil ka shkruar se fjalori greqisht-shqip kishte si gjuhe shqipe ate çame arkaike dhe nga ana tjeter ne shenimet e tija ai e ka cilesuar Markon dhe gjuhen e sulit si shqipe.

Por ky fjalor duhet pare si nje hap pozitiv per shqipetaret pasi vetem keshtu ata do te mund te afroheshin me si vellazrit e tyre te larguar nga koha prej pushtimit grek sepse rrevolucioni grek duhet pare si rrevolucioni shqipetar por gabimi qe u be dhe qe u manipulua nga qarqet e magalo-idese eshte se ato zbatuan te kunderten e asaj qe duhej zbatuar pra vendose te ndertonin Greqine e Madhe ne vend qe te realizonin bashkimin shekullor dhe mijera vjeçar te tokave ilire dhe pellazge. Ata kthyen kokeposhte ate qe duhej te ishte rrevolucioni i vertete shqipetar pasi aktualisht nuk duhej te kish me Greqi por ajo duhej te ishte e gjitha Shqiperi dhe ky nuk do te ishte dhe as nuk eshte pushtim por eshte nje e vertete dhe trashegim qe na e jep historia e gjakut dhe tokes sone.

Ndersa Genti Metaj ne “Quo Vadis Mr. Bollano” shkruan :
“… Ne shek. XVIII himariotet derguan ne Rusi Pango Bixhilin dhe Hil Kristoforin tek Caresha e Rusise Elisabeta Petrovna. Ne letren qe iu dergua caresesh shkruhej: “Flasim shqip, ate gjuhe qe flitet ne tere Shqiperine deri ne Bosnje”. Me vone jane po himariotet, qe i dergojne leter mbret Ferdinandit te IV ne Itali. A e dini ju qe e motra e heroit te revolucionit grek, suliotit shqiptar Marko Bocari, qe martuar ne Dhermi te Himares dhe lindi Jan Kocanin, komandant gjithashtu i shquar?…”.

Ne librin e Historise Shqipetare, Kreu V, “Lidhja Shqipetare e Prizrenit”pj.I “Kriza Lindore dhe Fillimi i Saj” shkruhet :
“…Të gjithë krijuesit letrarë të periudhës së Lidhjes së Prizrenit janë krenarë për të kaluarën e shqiptarëve, e cila zë fill me pellazgët parahistorikë, ata krenohen për figurat e mëdha që kanë hyrë në historinë e njerëzimit, si Aleksandri i Maqedonisë, Pirroja i Epirit, sidomos Skënderbeu (që, siç theksonte Naim Frashëri, i dha “dërmën” Perandorisë Turke) ose Marko Boçari (që, siç shprehej Nikolla اako, fitoi kundër “skllavërisë” osmane)….”
ndersa ne Kreun III te po ketij libri ne pjesen e I , shkruhet
“…Pati edhe mjaft shqiptarë myslimanë, ndërmjet të cilëve njihen Mustafa Gega, Bajram Lapi, Avdi Gega etj., të cilët jo vetëm dezertuan nga ushtria osmane, por morën pjesë në veprimet luftarake të Revolucionit grek. ثshtë i njohur gjithashtu kontributi i luftëtarëve suliotë, të udhëhequr nga Marko Boçari, të cilët gjatë periudhës së parë të Revolucionit grek mbajtën barrën kryesore të luftës në Greqinë kontinentale. Edhe sundimtari i pashallëkut të Shkodrës, Mustafa pashë Bushatlliu, duke kundërshtuar urdhrin e sulltanit, braktisi, në vitin 1823, luftimet në Misolongjin e rrethuar, nuk pranoi të marshonte drejt Athinës për të shtypur kryengritjen dhe u kthye me ushtrinë e tij në Shkodër. Shpërthimi i rrethimit të Misolongjit nga grekët më 1823 u arrit, krahas të tjerave, edhe nga ndihmesa e shqiptarëve që dezertuan në masë nga ushtria osmane. Këto dezertime të shqiptarëve myslimanë nga ushtria do të përsëriteshin edhe në rrethimin e dytë të Misolongjit, në vitin 1825. …”.

Sepse behej fjale per nje bashkepunim dypalesh te cilin me pas grekerit do ta prisnin ne bese ashtu siç shkruan Naim Frasheri tek “Parajsa” :
Dhe fqinjët e Shqipërisë,
Armikët e perëndisë,
Kshu treteshin nga nakari,
se ish burrë shqipëtari
.. Më një ditë Konstandinë
Turqit’ e zunë dh’e pshinë,
Kostandinopoj’ e ndjerë
S’u mbajt, po ra menjëherë.
Grekërit’ ishin të vdekur,
S’hanin dot barut e hekur,
Le të mbahen me lëvdatë
Grekërëtë posi gratë,
Me fjal’ e me thashetheme,
Janë të gjitha të rreme
E kush e bëri Morenë?
Gjithë shqipëtarë qenë.
S’ish shqipëtar Marko Suli?
Xhavella e Miauli?
Bubulina e Kanari?
Shqipëtar bir shqipëtari.
Me armët të Shqipërisë
Iu hoth themeli Greqisë,
Po grekërët e pabesë,
Që iu bënë zot Moresë,
S’e duanë shqipëtarë,
Kërkojnë t’i bëjnë varrë! Harroni dot mëmëdhenë?
E pse? ا’e kemi Morenë? (Shenim: per Greqine,E.Xh)
Krishti grek nukë ka qënë,
Dhe besën ata s’e bënë
S’jemi as turq as kaurë,
Mos e thoni këtë kurrë,
S’jemi grekër as bullgarë,
Jemi vetëm shqipëtarë
Ky emërë na ep nderë,
Pa s’na duhenë të tjerë,
Kemi gjuhëzënë tënë,
Zot’i math na e ka dhënë

Vepra IX e Sami Frasherit :
“…Kombi shqiptar ka dhënë njerëz të mëdhenj, si p.sh. Ali Efendi Gjakovën dhe Hoxha Tahsinin, të cilët vdiqën tash vonë, pastaj edhe shumë shqiptarë që u dalluan me zgjuarsinë dhe dituritë e tyre të cilët ishin të barabartë me ata të Universitetit të Athinës dhe Romës. Janë dëshmuar edhe aftësitë e shqiptarëve të krishterë të Greqisë dhe të Italisë. Kapedanët, kryetarët dhe shumë e shumë të tjerë të cilët në mënyrë vetëmohuese morën pjesë në revolucionin për pavarësinë e Greqisë, prej të cilëve më të dalluarit; Boçari, Xhavella, Kanari, Bollgarisi, Bubulina, ishin shqiptarë. Sikurse këta, edhe shumë prej atyre që ia zbardhën fytyrën dhe i ndihmuan Garibaldit në bashkimin nacional italian ishin shqiptarë të Italisë. “

Tomorr Toplica : 24 tetor 2007 : “Kosova Lindore dhe Cameria”, ne :
“… Nga gjiri i populli shqiptar të اamërisë kanë dalë figura të ndritura të kombit shqiptar si: Pirro i Epirit, Pjetër Losha, Gjin Bue Shpata, Gjon Zenebishi, Marko Boçari, Foto Xhavella, Luli اapari, Osman Taka, (vallja e njohur çame e Osman takes) , اelo Mezani, (kenga e njohur e izo-polifonise çame aq e kenduar ne Festivalet e Folkut Kombetar : “Tek Pusi i Calo Mezanit”), Maksim Artioti, Muhamet Kyçyku, Hasan Tahsini, Abedin Dino, Elena Gjika (Dora D’lstria), Kolë Idromeno, Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko),… etj. “

Ne vepren e tij Aristidh Kolia dhe ne baze te thenies se Anastas Kulluriotit:
“…Disa nga shqiptarët ose arvanitë heronjë të revolucionit të 1821 ishin, Gjeorgjio Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor(Bythgura) Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio (Llalla)Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi (paraardhesi i gjyshit nga mamaja : Isuf Abazi*) Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto اali, Ago Vasiari, shumë e shumë shqiptarë të tjerë.

Me të drejtë poeti ynë kombëtar Naim Frashëri do tu këndonte shqiptarve heronjë të revolucionit grek të 1821. :
Dhimiter Noti Boçari, u zgjodh President i Lidhjes së Arvanitëve të Athinës. Kjo shoqatë në vitin 1899 do të bënte një shpallje në të cilën i bënte thirrje të gjithë shqiptarëve për tu ngritur për çlirimin e vendit nga pushtimi shekullor otoman.
Për këtë akt, në vitin 1996 Aristidh Kolia ka botuar një libër studimor, “Një dokument historik i 1899 : Thirrja e Lidhjes Arvanitase”.
Në studimin e vet Aristidh Kolia vinte në dukje se grekët e sotëm nuk e dinë se gjuha popullore, e rrugëve, e pazarit deri në vitin 1870 ishte arvanite, dhe deri në kohët e vona kjo gjuhë është folur në lagjen Plaka pranë Akropolit, zonë që ka qënë arvanitase që nga shekulli i 14 e deri në dhjetëvjeçarët e pas pavarësisë. (Vepër e cituar f.87.) ثshtë për tu vënë në dukje, shton A.Kolia, se në vitin 1860 gazeta satirike “To Fos”(Drita), botonte poezi satirike arvanitase, pa e ndjerë nevojën e përkthimit në greqisht. Kjo sepse gjuha arvanitase flitej gjithandej madje edhe në pallatin mbretëror në epokën e mbretit Othon apo edhe të Gjeorgjit të parë. Një poet i asaj kohe, emri i të cilit është i panjohur, ka botuar një poemë të gjatë në gjuhën arvanite për princeshën Aleksandra. Në revisten “Besa” nr.34 që botonte Aristidh Kolia në Athinë, është ribotuar kjo poemë nga arvanitasi Jani Gjika.
Jo me kot Shoqata e Arvanitasve ne Greqi e ka emrin Marko Boçari dhe jo me kot te dy kryetaret e saj te cilet kane dale hapur per çlirimin etrojeve shqipetare nga uzurpatori helen dhe rimekembjen e historise, vlerave kulturore, gjuhes dhe figurave kombetare, jane vrare ku i fundit ishte Atistidh Kolja.
Ne emer te tij, ne emer te shume viktimave te tjera dhe heronjve te tjere te rrevolucioneve, levizjeve, kryengritjeve dhe genocidit grek duhet te punojme qe te vendosim ne vend ate pjese me te bukur te historise boterore qe frymezon dhe mbetet sunduese e letersise antike : Mitologjine dhe te gjithe historine qe e rrethon dhe qe e pason e cila buron nga vaji i ullirit te rivieres çame dhe zbukuron kryet e perendive dhe heronjve te mitologjise dhe historise antike “greke” te fiseve tane paraardhes shqipetare qe flisnin pellzgjishto-ilirishten.

link: KosovA tek AlbEmigrant Blog Archive Rrevolucioni Grek apo Rrevoluvcioni mbare pellazgjiko-iliro-shqipetar
 
Redaktimi i fundit:
Odise Andruco dhe deziformimet kunder figures se tij!
nga Arber Thesproti.


Me vjen mire qe po shofe se z. Abedin Rakipi po perpiqet te pershkruaj jeten e shqiptarit Odise Andruco, por me gjithe perpjekjet e tij, ai perseri po bie “viktime” e indokrinimit te tij fetare qe nuk e lejon ate te gjykoi drejte dhe te jete i pa anshem. Ne pershkrimin e tij, mes disa te vertetave, gjenden si pa dashur dhe disa mendime te tij qe nuk i korespondojne te vertetes dhe fakteve korekte historike. Ai per te mbeshtetur egon e tij, po bie prehe e shtremberimeve te qellimta qe ai i gjene mes disa iformacione te rreme te mara nga historjanet greke qe pa dyshim e kane shkruar historine sipas interesit dhe opinionit te tyre, large fakteve dhe te vertetes historike. Si perfundim, z. Rakipi po perserit po te njejtin gabim te dikurshem, duke u treguar perseri kokeforte, jo i sinqerte dhe armiqesor me figuren e shqiptarit Odise Andrucos.

Figura e Odise Andrucos nuk mund te shifet e ndare nga ideja e bashkimit qe hodhi Ali Pasha ne momentin qe i shpalli lufte Sulltanit. Ne pranver te 1820 Ali Pasha mblodhi divanin e tij, atje perfaqesoheshin te gjith shqiptaret, te krishter dhe muslimane, prifterinj dhe hoxhallare, por dhe disa armatol greke. Ne gjuhen greke ai ju drejtua te gjithve per nje bashkim kombetar dhe lufte te perbashket kunder otomanve per krijimin e shetit Epiroto-Shqiptar te pavarur. Kjo gje u paranua nga te gjith, me perjashtim te disa grekeve qe heshten dhe s’bene ze.(1) Kjo qe kryevepra e Ali Tepelenes, nje luft te perbashket kunder Turqise dhe shpalljen e shtetit Shqiptare te pa varur.Por, tradhetia i ka ngrene koken gjith kohen shqiptarve, edhe kete rradhe nga tradhetia e Omer Vrionit, Veli Pashes dhe Muktarit, djemve te Aliut, gjithe kjo pune u rrenua nen kembet e tyre.Omer Vrioni me tradhetin e tij, hengri ne pabesi Ali Pashen dhe shkermoqi para syve te shqiptarve enderen e tyre te vjeter per nje Shqiperi te pa varur dhe idipedente. Ja ky ishte nje tradhetar i kombit te tij dhe jo Andruco qe u perpoq me gjith fuqite e tija ta shpinte deri ne funde iden e Ali Pashes.

Nuk eshte e ndershme kur shohim qe per te nxire figuren e Andrucos z. Abedin trillone fakte te pa qena dhe jo realiste. Per ta konkretizuar kete gje, po sjelle ketu disa prej perfundimeve te z. Abedin.

A.R -“por ne 1818 pasi u be anetar i organizates grekperhapese Finiqi Eteria”

Odise Andruco nuk ka qene asnjeher antar i kesaj organizate. Nuk qe e mundur qe antaresimi i tij ti shpetonte syve te Ali Pashes qe kishte spiune brenda organizates dhe e njifte gjithe aktivitetin e saj. Disa krere te saje Ali Pasha i kishte raportuar dhe ne Porten e Larte.(2)

A.R -“Jani Koleti Më 15.I.1822 u ngarkua me detyrën e M.P.B. dhe të M. Luftës, duke zëvendësuar Noti Boçarin, i cili në atë kohë ishte ngujuar në kalanë e Mesollonjës”

Jani koleti dhe Noti Bocari nuk kane qene asnjehere M.Lufte. Jani Koletis ka qene doktori personal i Muktar Pashes , djalit te Ali Pashes. Minister i policies ka qene gjith kohen Tahir Abazi.

A.R -“Jani Gura kishte nje siguri te tmerrshme se Odiseja fshihte thesare te medhenj. Ndoshta ngaqe ai per vite me rradhe kishte qene zevendesi i Odisese dhe ndoshta kishte pare me syte e tij thesare te grabitur nga Odiseja neper fshatrat myslimane te Rumelise”

Ky eshte nje trillim i rradhes i z. Abedin qe nuk mbeshtetetet ne asnje fakt. Per ta eresuar figuren e Andrucos z. Abedin perdor dhe fallcifikime te tilla. Odise Andruco eshte akuzuar nga greket se paska shtypur e turturuar te krishteret e Athines dhe atje paska varur dhe nje prift, vetem kjo akuze i eshte bere nga kundershtaret e tij. Hajduti Guras e dinte fare mire se ku i gjente leket Andruco: Financimin Andruco e mirte nga bamiresi i tij Ali Pashai qe nuk ja kursente kure te hollat, prandaj duhen ndalur spekullimet ne kete drejtim

A.R -“Odise Andreuço ishte dikur armatole ne sherbim te Ali Pashes dhe pasi beri marreveshjen e famshme te pajtimit me Omer Vrionin, i premtoi atij se do te rivihej serish ne sherbim te tij si Armatole, ashtu siç kishte qene dikur ndersa armiqte e tij ishin klefte..”

Ne gusht te 1822 Andruco lidhi marveshjen me Omer Vrionin per nje atonomi te Rumelis Lindore me qender Livadhiane dhe qe do te perkrahej nga trupat e Omer Vrionit. Kjo marveshje mes tyre u be ne Negroponte dhe sipas grekeve Odisea mori dhe nje shume parash prej 14,000 pjastrash(3) . Pas marveshjes, Odisesa dhe forcat e tij qe ishin te perziera me shqiptare te krishter dhe muslimane, bashke me vellane e tij (me nene tjeter) Janaqin, pushtuan fshatrat kufitare te Atikas dhe Beotise.(4) Ky manovrim i furcave ushtarake te Odisese i shqetesoi greket qe lajmeruan menjeher Guras dhe forcat e tij te ktheheshin nga Poleponezi dhe te fillontin menjehere sulmin kunder Odise Andrucos dhe vellait te tij. Ndeshja mese tyre filloi ne Dobrena dhe Platea, por Odisea dhe forcat e tij nuk ishin me shume se 300 vete dhe nuk munden ta perballonin dote Guras dhe forcat e tij qe ishin me mijera. Janaqi me 60 ushtaret e tij u dorzua te Guras, kurse Odisea dhe trupat e tij terhoqen ne Livanates.(5) Mbeshtetia qe priste Odisea nga Omer Vrioni nuk i erdhi, ai u la pa mbeshtetie ne vetmin e tij. Marveshja e lidhur midise Odiseas dhe Omer Vrionit nuk funksjonoi, arsyet e mose funksjonimit te kesaj marveshje mendoi se vinin nga mosbesimi i Khurshid Pashes (si komandant i pergjithshem i forcave otomane) per Odise Andrucon, te “perkedhelurin e Ali Pashes”. Nga kjo mos-perkrahje qe ju be Odisese nga Omer Vrioni dhe forcat otomane, ai kuptoi fare qarte, se nje dite te bukur, kur turqit te arinin te shtypnin plotesisht rrebelimin, koka e tij do te vendosej ne tepsi te argjende dhe do te cohej para Sulltanit per tu bere nje mesim i mire per te gjithe ata shqiptare qe do te guxonin ti qendronin besnik Ali Tepelenes dhe vizionit te tij per nje Epir te lire dhe Shqiptar. Kjo qe arsyeja e terheqjes se Andrucos nga marveshja dhe mbillja ne shpellen e tij deri sa ra viktime e pabesise se greko-filit Guras, dhe ky qe nje shqiptar i krishtere qe e kishte mohuar identitetin e tij. Turqit se kishin besuar asnjehere te “perkedhelurin e Ali Pashes”, kjo qe dhe arsyja pse ata nuk i besuan Odisese komanden e Rumelis. Qendrimet dhe idete e shqiptarit Odisese Andrucos e kishin armiqesuar ate si me turqit por edhe me greket. Odisea i qendroi besnik deri ne fune te jetes Ali Pashes dhe idese se tij per nje Epir te pa varur dhe Shqiptare . Kjo qe arsyeja e armiqesimit te Odisese, si me turqit, por edhe me greko-fanariotet qe e urenin ate me keqe se sa urenin turqit.

Perpjekiet e Odises, ishin vashdimi i perpjekieve te Ali Pash Tepelenes per krijimi i shtetit te pa varur Shqiptaro-Epirote. Per ta realizuar kete gje Odisea kishte bere dhe planet e tij (6)Keto plane ai ja paraqiti dhe Kollokotronit kur ai i shpalli lufte qeverise greke te kryesuar nga Mavrocordato. Revolta e kollokotronit u shtype nga greket dhe keshtu ky bashkim i deshiruar nga te dy kabedanet Andrucos dhe Kollokotroni u shua me gjakederdhie. Per ta kuptuar kete gje, le ti hedhim nje sy vrerit te zi qe nxjerin greket per veprimtarine e Andrucos. Sipas kujtimeve ne letrat e Greko-Amerikanit George Jarvis, ai eshte shprehur: “Ishte nje plan per te vrare Andrucon dhe kunatin e tij britanikun Trelawny dhe per kete ishte nje shkak i arsyeshem”.(a) -Ne muajt e fundit te 1824 Kollokotroni kishte ngritur krye kunder qeverise greke dhe per ta mposhtur ate, grekeve i duhej forca e armeve te kapedaneve Rumeliotve. Ne qofte se Odise Andruco do te arinte ta mbeshteste Kollokotronin, atehere qeveria greke do te humbiste-. Ky qe perfundimi i greko-filit Fento, kete mendim ai ja sugjeroi qeverise grek, Georg Jarvis dhe sebashku e shpallen Andrucon si -njeriun me te rezikshem te Greqise-.(b)

Urejtia greke kunder Odisese diligjohej mbas kuintave nga Presidenti i pare greke Mavrocondato qe mbas vdekjes se Odises u shprehe: “ Odisea ishte nje tirran i eger dhe nje tradhetar i vendit te tij”. Mendoi se kjo shprehje e shqiptarit ortodoks nga Hidra Mavrokondatos qe e kishte mohuar origjinen e tij i ve kapak dhe pozicionit shqiptare te Odise Andrucos.

------------ --------
-(1)- Histori of the Greek Revolution , volume I, Autor George Finali, Ali Convokes a Divan, fq-92-93
-(2).-Histori of the Greek Revolution , volume I, Autor George Finali,kap-I, Filike Hetaria, Fq-124.
-(3),(4),(5) , - Histori of the Greek Revolution , volume II, Autor Thomas Gordon, kap-IV, FQ-184-185
-(6)-Histori of the Greek Revolution , volume I, Autor George Finali, “Stet of C hios” fq-306
-(a) -(b) -Greek wor of indipedence, David Brewer, kap;Odysseus and Trelawny, fq-266.



Ps:nje sqarim per z. Abedin -Fakt: Pershkrimi I Aga Pronjos se Paramithise gjendet ne librin “The Diamond of Janina” me autor William Plomer, Botuar ne vitin 1970 ne USA. Kpitulli VI-te me titull “The sage of Suli:1, fq- 65, rrj 11-14.- Mendoi se me kete fakt, duhet ti japesh funde dhe spekullimit tende per portretizimin e figures se Aga Pronjos.
 
Titulli: Heroi Shqiptar Odise Andruco dhe denglat e otomanit Abedin Rakipi!

Hera e pare sot qe nje televizor grek,nje kanal I madh I ketij shteti ne nje nga emisionet e saj te mengjesit te sotem pranoi publikisht se I madhi Odise Andrutso nuk fliste fare greqisht por vetem arvanitika.
ky emision qe drejtohet nga gazetaret Giorgos Ikonomeas dhe Dhimitris Kamburakis dhe qe eshte nga me te shikuarit ne greqi zbuloi sot se nje nga 'heronJte' e tyre te vitit 1821 nuk fliste fare greqisht,
ky pranim nga ana e tyre eshte nJe grusht turinjve Per ata qe mendojne se historia e greqise nuk u bazua ne heronJte dhe luftrat e shqiptareve nder shekuj.besoj se e verteta mund te fshihet per disa kOhe por jo pergjithmone.
neser do shpjegohet me qarte kjo qe thashe,dmth ne emisionin eneserm jane fTuar historiane qe do shpjegojne me se miriam kete te vertete te fshehur shume kOhe.
kush te kete mundesi ta shikoje kete emision.
 
Titulli: Heroi Shqiptar Odise Andruco dhe denglat e otomanit Abedin Rakipi!

Bledi, do ishte kenaqesi nese do ta gjeje si video, ndoshta ne YT qe ta shikonim te gjithe.
 
Titulli: Heroi Shqiptar Odise Andruco dhe denglat e otomanit Abedin Rakipi!

Hera e pare sot qe nje televizor grek,nje kanal I madh I ketij shteti ne nje nga emisionet e saj te mengjesit te sotem pranoi publikisht se I madhi Odise Andrutso nuk fliste fare greqisht por vetem arvanitika.
ky emision qe drejtohet nga gazetaret Giorgos Ikonomeas dhe Dhimitris Kamburakis dhe qe eshte nga me te shikuarit ne greqi zbuloi sot se nje nga 'heronJte' e tyre te vitit 1821 nuk fliste fare greqisht,
ky pranim nga ana e tyre eshte nJe grusht turinjve Per ata qe mendojne se historia e greqise nuk u bazua ne heronJte dhe luftrat e shqiptareve nder shekuj.besoj se e verteta mund te fshihet per disa kOhe por jo pergjithmone.
neser do shpjegohet me qarte kjo qe thashe,dmth ne emisionin eneserm jane fTuar historiane qe do shpjegojne me se miriam kete te vertete te fshehur shume kOhe.
kush te kete mundesi ta shikoje kete emision.

Ne qe nuk jetojme ne greqi nuk mund ta shohim, prandaj Bledi, mundohu ta regjistrosh dhe ta perkthesh ate emision dhe pastaj ta vendosesh ne Youtube si video... do ishte e rendesishme pasi historia e arvniteve ashtu si ajo e arberesheve eshte pjese e historise shqiptare dhe si rrjedhoje edhe e jona...
 
Titulli: Heroi Shqiptar Odise Andruco dhe denglat e otomanit Abedin Rakipi!

Ne qe nuk jetojme ne greqi nuk mund ta shohim, prandaj Bledi, mundohu ta regjistrosh dhe ta perkthesh ate emision dhe pastaj ta vendosesh ne Youtube si video... do ishte e rendesishme pasi historia e arvniteve ashtu si ajo e arberesheve eshte pjese e historise shqiptare dhe si rrjedhoje edhe e jona...

ti te drejte KE Bild,por puna eshte Si ta shkruaj,dhe si ta hedh ne yt? se mos mar vesh nga keto une?:D por do mundohem neser meqe e kam dhe pushim (festojne fitoren e 1821 keta) ta shkruaj ne dvd dhe pastaj ta hedh ne internet.e di qe eshte me rendesi,se ndryshe sdo ta kisha thene.
 
Titulli: Heroi Shqiptar Odise Andruco dhe denglat e otomanit Abedin Rakipi!

Bilderberg, te te beje nje pyetje te thjeshte...sa perqind mendon se e njeh A.Rakipin???

Nga ana e shkrimeve e kam fjalen :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top