Nje gje qe u pelqen tek...

Bianca SK

Anëtar i Nderuar
Te leme menjane bindjent fetare,politike. Te leme menjane dhe grindjet mes nesh.Nuk eshte aspak bukur qe njerez me gjak shqiptar te hahen keshtu me njeri tjetrin.
Ne kete teme do doja qe gjithesecili prej jush te tregonte nje gje qe i pelqen tek shqiptaret e Kosoves, dhe anasjelltas.
Besoj e kuptuat.
Shqipetaret e Kosoves do na tregojne se çfare u pelqen tek shqipetaret e Shqiperise, dhe shqipetaret e Shqiperise do na tregojne se çfare u pelqen tek shqipetaret e Kosoves.
Mund te tregohemi dhe pozitiv ndonjehere se nuk na ben dem.

Shkrim te kendshem dhe pa chit chat.
 
Titulli: Nje gje qe u pelqen tek...

po me qe jam shqipetar me pelqejne me shume shqipetaret ne pergjithsi, po edhe kosovaret nuk i hedhim posht
 
Titulli: Nje gje qe u pelqen tek...

Jane moderne,,te pakten kete gje kam kuptuar deri tani!
 
Titulli: Nje gje qe u pelqen tek...

Njeher per njeher me pelqen se si flasin.. dhe tek disa sjelljet...disa zakone...Ne pergjithsi mund te them se deri me thash Shqipetaret e Shqiperis me jan dukur te mencur (edhe jan)...
per me shum... posa te njoh me mir njerez nga SHQIPERIA.:D
 
Titulli: Nje gje qe u pelqen tek...

shqiptaret e kosoves jane me atdhetare,e ndjejne me teper dashurine ndaj atdheut,se ne te shqiperise.....:eek:k
 
Titulli: Nje gje qe u pelqen tek...

Femrat me pelqejne kur flasin, nuk e di po me ngjallin kuriozitet :D...

Meshkujt per rrepe jan njesha :D...
 
Titulli: Nje gje qe u pelqen tek...

Ua kam "zili" shkrimin e gjuhes shqipe (qe ne ne ks nuk kemi pas fatin ta studjonim si duhej :( )
 
Titulli: Nje gje qe u pelqen tek...

Ndoshta atdhetarismin , lidhjen pas flamurit kuq e zi , shum here me shum se sa shqipetaret e shqiperise ...
 
Titulli: Nje gje qe u pelqen tek...

jan me patriot se ne shqiptaret e shqiperis dhe mua patriotizmi me pelqen edhe per kete kosovaret e meritojn note 10 :)
 
Titulli: Nje gje qe u pelqen tek...

Në forumvirtual te shqiptaret e Shqiperisë shoh se më mirë shkruajnë gjuhën shqipe.
 
Titulli: Nje gje qe u pelqen tek...

Te shqipetaret e kosoves me pelqen shume patriotizmi,gje qe te cilen shqipetaret e shqiperis nuk jane.ne u vrame me njeri tjetrin ne 97.
 
Titulli: Nje gje qe u pelqen tek...

Mbase kjo ka te beje pak me patriotizmin, po mua me pelqen qe shqiptaret e Kosoves i vene femijeve te tyre ne pergjithesi emra tipike shqiptare. Te kenaqin shpirtin kur i shqipton...nuk ka si gjuha shqipe. :)
 
Titulli: Nje gje qe u pelqen tek...

Shqipatret e Kosoves i ruajne traditat e vjetra shqiptare me shume se ne te Shqiperise, kane dhe emra shqiptar me shume se ne, edhe dialekti i tyre me pelqen shume, ngjan me ate te veriut te Shqiperise. :)
Jane me atdhetare se shqiptaret e Shqiperise dhe nuk iu behet vone se çmendon bota per traditat e tyre jashte Kosoves, ata i zbatojne gjithesesi ndonese nuk duken moderne.
 
Titulli: Nje gje qe u pelqen tek...


Ne kete teme do doja qe gjithesecili prej jush te tregonte nje gje qe i pelqen tek shqiptaret e Kosoves, dhe anasjelltas.
Besoj e kuptuat.

.

Si e thashe dhe ne nje postim tjeter qe ma derguat me pushime
Me pelqejne femrat se kane pak nga te gjitha.......
 
Titulli: Nje gje qe u pelqen tek...

Shqiptaret e Kosoves ta numeronin ne lule te ballit kur ju shaje flamurin me shkaben,nuk e di tani se c'ndodh,
jane me kokekrisur se ne kur behet fjala per lufte,egzistonte dhe nje fjali dikur ' nqs botes do qe ti vesh zjarr,kete e realizon vetem me 10 kosovar :D
dmth per mua e kane ne gjak patriotizmin me shume se ne, dikur,nqs behet lufte kunder Shqiperise (larg qofte) jam i sigurte se shumica e neve qe jetojme jashte shtetit dhe kemi ndertuar jetet tona ketej nuk kemi per tu kthyer qe te luftojme per vendin tone...... shqiptaret e Kosoves e bene kete gje per kosoven dhe jam shume i sigurte se do na nddihmojne ne lufte me shume sec i ndihmuam ne me luftetare,dhe do ta japin me kenaqesi jeten e tyre,per ne.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Nje gje qe u pelqen tek...

E kam shprehur shum her kur ka ren fjala admirimin tim ndaj shqiptareve te shqipris (bazuar ne ate cka une kam njohur dhe me t cilet kam ndar shum mom t rendesishme)

1. Vlersoj shume oratorin, jan orator te mire
2. Gjuha e embel qe perdorin kundrejt "teje"..jan shum shum te dashur, miqesor
3. Jan miq qe nuk te len ne balte kurre
4. Jan te zgjuar, te rrespektueshem, dinak me raste :p


Nga eksperienca ime flas, do thoja fjalet me t mira per shqiptaret e shqiperis ( duke folur nga ana e shqiptares jasht shqipris, dhe po kaq fjal t mira kam per shqiptaret e Kosoves,por sdo flas ne vecanti sepse me vje keq qe do dilja "e jashtme" edhe nga kjo pjes)
 
Titulli: Nje gje qe u pelqen tek...

Tek shqiptaret e Kosoves vleresoj shume emrat autoktone qe mbajne, emrat e natyres dhe te virtyteve.

Pastaj ajo qe nuk mohohet eshte atdhedashuria e madhe, pavaresisht e ndikuar nga cilet faktore. Tifozeria shqiptare e Kosoves eshte shume e zjarrte me ndez jashte mase.

Gjithashtu me pelqejne disa menyra te theni, menyra te shprehuri si psh : a jeni rrjesht :D ?

Bianka, shume e zgjuar je treguar me kete teme, bravo :):fluturblu:
 
Titulli: Nje gje qe u pelqen tek...

Me pelqen sensi praktik i te sjellurit dhe jetuarit ,
origjinaliteti , patriotizmi.
Ah po , me pelqen dhe dialekti , sidomos i femrave , ka lezet
kur thone POOOO , me plot gojen.
A Po? Poo more , qush joo.
 
Titulli: Nje gje qe u pelqen tek...

Kam vleresim shume te madhe per oratorin dhe menyren e perdorimit te gjuhes.
U kam zili per emancipimin e femres i cili eshte nja nje shkalle me i larte se ne Kosove, madje edhe i meshkujve.
Kan ruajtur me fanatizem objektet antike e te lashta, gje qe ne ne Kosove ne kete drejtim kemi percudje te madhe.
Me duken shume me energjik me kembngules, apo ashtu rrezatojne. :poezi:
 
Pe: Nje gje qe u pelqen tek...

Me pelqejne qe vene emrat si psh
Saranda,Vlora me shume se sa ne vete shqiptaret.
Qe jane te afert
Une vjet bera plazhin me ca kosovare o sa te bukur :D
Humori i holle njeri na ngeci kur tha si i thuhej pishines ne dialektin kosovar LOL
Tjeter me pelqen pasioni qe kane per Shqiperine :)
 
Pe: Nje gje qe u pelqen tek...

Jane shume me teper patriot se ne te kosoves
 
Pe: Nje gje qe u pelqen tek...

Me pelqen atdhe dashuria e tyre...Kjo me ben me shume peshtyje,sme ka ndodh ti takoj qe te kem nje ide me te qarte per to...
 
Pe: Titulli: Nje gje qe u pelqen tek...

Shqiptaret e Kosoves ta numeronin ne lule te ballit kur ju shaje flamurin me shkaben,nuk e di tani se c'ndodh,
jane me kokekrisur se ne kur behet fjala per lufte,egzistonte dhe nje fjali dikur ' nqs botes do qe ti vesh zjarr,kete e realizon vetem me 10 kosovar :D
dmth per mua e kane ne gjak patriotizmin me shume se ne, dikur,nqs behet lufte kunder Shqiperise (larg qofte) jam i sigurte se shumica e neve qe jetojme jashte shtetit dhe kemi ndertuar jetet tona ketej nuk kemi per tu kthyer qe te luftojme per vendin tone...... shqiptaret e Kosoves e bene kete gje per kosoven dhe jam shume i sigurte se do na nddihmojne ne lufte me shume sec i ndihmuam ne me luftetare,dhe do ta japin me kenaqesi jeten e tyre,per ne.

po te kujtosh luften e serbis me kosoven gjith kosova erdhi ne shqiperi su kthye njeri ne kosov per aq koh sa ishte serbi perjashto ktu Uçk edhe neve po te na kishte ndodh dicka e till do ta kishim ngrit nje cet i kjo e uck-se nuk e them kte per te ngjallur debat por per te te rikujtuar ate qe ndodhi vertet jan pateriot paksa me shum se ne dhe pse sot ata kan flamurin e tyre prap flamurin ton e mbajn ne vend te par dhe per kte i pergzoj vertet
 
Titulli: Nje gje qe u pelqen tek...

Shume gjera te popullit ne Shqiperi (sepse shqipetare jemi te gjithe) u ceken me larte, mirepo une do te i theksoja edhe disa:
1. Jane te hapur
2. Nuk kane aspak frike kur flasim para mediave
3. Flasin me bukur dhe me me bindje
4. E ne veqanti me pelqen komunikimi me femra te Shqiperise. Thjeshte me pelqen me pelqen shume bile.
 
Pe: Nje gje qe u pelqen tek...

nacionalizmi e aftesia bindese qe kan ti bejne njerezit per vete apo nje situate te marr kahjen qe do ai/ajo (Shqiptaret e Kosoves)
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top