Nese jo vehabite, atehere kush po e rrezikon islamin tradicional ne Kosove?

Titulli: Nese jo vehabite, atehere kush po e rrezikon islamin tradicional ne Kosove?

Kiterr, po te ishe pjese e xhematit, do e kisha marre parasysh analizen tende e te gjitha. Por, perderisa nuk je, sic thash edhe me lart, je "pre" e gazetave, thashethemeve, te ndegjuarave, te cilat i lexon/ndegjon/, gjersa pin kafen e mengjesit ne pune (nuk ta ze per te madhe).
Lexo me shume, akoma nuk e din ti c'eshte vehabizmi. T'pershendes

O lover djali une te kuptoj shume mir ty. Per ty eshte e rendesishme dhe e kuptueshme vetem ajo qe eshte ne gjendje te perthekoj mendja jote me horizonte rreptesisht te kufizuara dhe mu ketu qendron problemi se mendja jote nuk munde te dali jasht ketyre horizonteve. Per ty jan te paarsyeshem edhe pjesa e xhematit, madje edhe strukturat udheheqese te saj. Per ty eshte i parendesishem BIK-u, per ty eshte i parendesishem rrahja dhe thirrja e Kryetarit te Kuvendit te BIK-ut, per ty eshte e parendesishem rrahja e kryetarit te BI- se se nje regjioni, per ty eshte e parendesishme rrahja e njerit nga studiusit me te medhej te Kuranit ne Prizren ( qe ka ndodhur keto dite), per ty eshte i parendesishem moslejimi i besimtareve te zakonshem te falen ne njeren nga xhamit e Prizrenit, per ty eshte i parendesishem edhe thyrja e bustit te Haxhi Zekes mu nga keta persona, per ty jane te parendesishme edhe thirrjet e BIK-ut qe tu kundervihemi vehabive dhe selefinjeve, per ty jane te parendesishme konfliktet e cdo javshme neper xhamit e Kosoves te cilat fshehen nen pluhurin e cergave dhe vetem sa skan pelcitur, per ty jane te parendesishme edhe shume gjera tjera............
- Jam i bindur se ti ju gezohesh ketyre gjerave dhe me duket se te shoh duke ferkuar duart nga gezimi, por jo Lovedjali, ta perserise me nje JO - te madhe se ajo qe eshte e rendesihme per ty ( qe une e kuptoj), nuk do ndodhe ne trojet arberore, se paku jo ne kete mijevjecar. :gjujpeshk:
 
Titulli: Nese jo vehabite, atehere kush po e rrezikon islamin tradicional ne Kosove?

Si gjithmone kiterr, ne boten e enderrave. Per ty, asgje me shume nuk vlen perveq asaj cfare tha me lart Ce_moi:

" Gjueti fantazmash do ti quaja analizat e tua ! "

Analize e dobet, lirisht merre ne kete menyre :lexim: dhe perbije, mos t'qeshin edhe te tjeret:gjujpeshk:
 
Vertete gjueti fantazmash, madje shume e vertete :dong::dong: keni filluar ta kuptoni realitetin se ca fantazma kan filluar te ngrejn krye qe me pamje dhe veprime qoroditese e me gojen plote besim, ndersa shpirtin plote ligesi po mundohen ta trazojne krenarine ( tolerances fetare) me te cilen ky popull eshte mburrur dhe vazhdon te mburret ne mbare boten. E meta eshte se gjuetia akoma nuk ka filluar por do filloj dhe keto fantazma ateher do ikin nga erdhen, nese i pranojne atje per moskryerjen misionit per te cilin jan paguar. :gjujpeshk::gjujpeshk::gjujpeshk:

PS. Kush jane te tjeret qe po flet ne emer grupi, mos valle nga grupi i fantazmave?
 
Titulli: Nese jo vehabite, atehere kush po e rrezikon islamin tradicional ne Kosove?

Ne rregull kiterr. Ne jemi ketu, gjuetine do e presim :D Po pate ndonje sakice per mua, ma jap. Ja heki kryet si pjepnit dikujt bile hahaha !
 
Jo be lover, ti ski qa pret o lover, ty te falen gjerat se je i kthyeshem, je vetem piun loje ne kete loje, madje qorrazi edhe nuk po e kupton :p:p :gjujpeshk: ama per qe meriton ca thupra bythes meriton :byca::byca:e ata tjeret ata nuk presin me ju ardhe aq ngushte :gjujpeshk: do ikin vete :gjujpeshk: jan pa fole ne kete toke arberore :gjujpeshk:
 
Titulli: Nese jo vehabite, atehere kush po e rrezikon islamin tradicional ne Kosove?

ah bre kiterr, lus Zotin te te udhezoje, besom n'tok t'bukes s'je fare kerkah po shnosh :D

Me t'mira !
 
Titulli: Nese jo vehabite, atehere kush po e rrezikon islamin tradicional ne Kosove?

kush po thot qe nuk ka vahabista ne kosove

ejup-krasniqi-hoxha_per-kreshnikunjpg.JPG

Një sulm me motive brendafetare

‘Shkele hadithet’, rrahet Ejup Krasniqi
Sulmuesit, pasi që e kishin zënë në kurth Krasniqin, e kishin akuzuar se nuk po i zbaton hadithet e pejgamberit dhe për këtë shkas e kanë rrahur duke i shkaktuar lëndime të dukshme trupore 24 Shkurt, 2009
Prishtinë, 23 shkurt
Ejup Krasniqi, bibliotekar në Fakultetin e studimeve islame dhe ligjërues i xhumasë në xhamin e fshatit Makovc të Prishtinës është sulmuar nga persona të panjohur. Pas Xhabir Hamitit dhe mulla Osman Musliut,
Ejup Krasniqi është viktima e radhës e sulmeve me motive brendafetare. Sulmuesit, pasi që e kishin zënë në kurth Krasniqin, e kishin akuzuar se nuk po i zbaton hadithet e pejgamberit dhe për këtë shkas ata e kanë rrahur duke i shkaktuar lëndime të dukshme trupore.

Ngjarja
Ejup Krasniqi rrëfen për "Kosova Sot" atë që i ndodhi mbrëmjen e 20 shkurtit. "Më 20 shkurt, në orën 4 pasdite më kanë thirrur dhe më kanë ftuar me shku në një qelime në fund të tunelit në hyrje të Prishtinës", rrëfen Krasniqi. Ai shton se nuk e ka ditur se kush e ka thirrur, mirëpo, pasi që ka qenë shumë afër, ka vendosur të shkojë në ato qelime. " Kam shkuar aty rreth orës 6 dhe në vendin e takimit nuk e kam gjetur personin që më kishte thirrur, dhe kam filluar me u kthyer, por një person ka ardhur me vrap dhe më ka thënë se është vonuar se i ka ikur autobusi", tregon Krasniqi. Personi në fjalë e ka udhëzuar ta parkonte makinën aty në afërsi dhe të vazhdonin në këmbë për në shtëpinë ku gjoja do të mbahej qelimja, pasi që atje nuk shkonte vetura. "E kam parkuar makinën e kemi ecur afro 15 metra me të, kur më kanë ardhur përmbrapa tre persona, njëri ma ka futur alltinë prapa shpinës dhe të tjerët ma kanë mëshuar me grushte", rrëfen Krasniqi. Ai shton se para se të fillonte grushtimi njëri nga sulmuesit i është drejtuar me fjalët: "Ti s'po i zbaton hadithet e pejgamberit" dhe pastaj kanë vazhduar goditjet. Në një moment ma kanë vendosur alltinë në gojë dhe ma kanë kërkuar me qit telefonin. Unë ua dhashë telefonin dhe pas kësaj e kam dëgjuar kur i ka thënë hiqja kartelën", thotë Krasniqi. Ai sqaron se në fillim ka menduar se janë hajna dhe se po donin t'i grabisnin ose paratë ose veturën, mirëpo sipas tij akuza se s'po i zbaton hadithet e pejgamberit dhe fakti se nuk i kanë marrë asgjë tjetër përpos telefonit, dëshmon se ata nuk kanë qenë hajna. Ai shton se gjatë punës se tij nuk e di ndonjë moment kur nuk i ka zbatuar rregullat e fesë islame. "Respektimi i haditheve nuk është çështje personale. Unë nuk besoj se kam gabuar ndonjëherë në zbatimin e haditheve të pejgamberit", thotë Krasniqi. Ai thotë se personat të cilët e kanë sulmuar në fillim e kanë kontrolluar nëse ishte i armatosur, përderisa në fund ata janë shpërndarë në drejtim të panjohur. "Personat që më kanë sulmuar e kanë pasur kapuçin e vënë në krye si dhe e kanë pasur xhemperin deri në pjesën e nëngojës, pra e kanë pasur të mbuluar mjekrën dhe ka qenë e pamundur që të identifikoheshin", thotë Krasniqi. Ai shton se e ka mik të mirë Xhabir Hamitin, i cili gjithashtu është rrahur para disa muajsh në një mënyrë të ngjashme.

Dyshimet
Edhe pse është rrahur keq, Ejup Krasniqi nuk mund ta drejtojë gishtin nga askush për sulmin ndaj tij. Por ajo që dikush i është drejtuar me akuza se nuk po e respekton fenë i çon dyshimet se sulmet të jenë kryer nga ndonjëra nga rrymat ekstreme. Ejupi thotë se nuk di për vehabistët dhe veprimtaritë e tyre, edhe pse pranon se ka informata se në Kosovë kanë filluar të futen edhe disa sekte të reja të myslimanizmit. Ai thotë se asnjëherë gjatë punës së tij në Bashkësinë islame nuk ka diskutuar për sekte të tilla, edhe pse ai thotë se është folur për to. "Mua nuk më kanë interesuar kurrë ata", thotë shkurt Krasniqi. Ai shton se gjatë veprimtarisë së tij është angazhuar për mbajtjen e fesë tradicionale. Krasniqi shton se do të ishte në gjendje edhe t'i falte sulmuesit e tij, po qe se ata do t'i tregonin se cilat rregulla të fesë i ka thyer ai. "Dua me e ditë arsyen në qoftë se e kam një grimë faj. Hallall i qoftë, dua me e ditë cilat hadithe nuk i kam zbatuar", thotë Krasniqi. I rrahuri Krasniqi po ashtu nuk ngurron të shpalosë mllefin e tij për punën e policisë për këtë rast. Sipas tij, policia nuk ka qenë e interesuar ta dijë se nga cilët numra është telefonuar dhe gjithashtu as që e ka fotografuar.
K GASHI

gazeta kosova-sot
 
Titulli: Nese jo vehabite, atehere kush po e rrezikon islamin tradicional ne Kosove?

Pse nuk thoni qe se shpejti ne Kosove do te kete lufte civile , me gjithe keto turpesira qe po ndodhin ..
 
Titulli: Nese jo vehabite, atehere kush po e rrezikon islamin tradicional ne Kosove?

Perse te themi Beni ? Kete e deshironi ju apo?:D

Jemi gjalle, flasim prap. S'do kete kurre lufte civile sic mendoni ju.

p.s. Gjithmone njeriut i pengojne mbeturinat e fqiut te vet, e nuk i shiqon ato qe i ka prane deres se vet"
 
Titulli: Nese jo vehabite, atehere kush po e rrezikon islamin tradicional ne Kosove?

Pse nuk thoni qe se shpejti ne Kosove do te kete lufte civile , me gjithe keto turpesira qe po ndodhin ..

Jo ore jo deri sa ka ketu gjake Shqiptari, gomari kur te ngordhe ka ca shkelma ama te ngordhjes i ka. :predru::predru:
 
  • Më pëlqen
Reactions: Aum
Titulli: Nese jo vehabite, atehere kush po e rrezikon islamin tradicional ne Kosove?

Perse te themi Beni ? Kete e deshironi ju apo?:D

Jemi gjalle, flasim prap. S'do kete kurre lufte civile sic mendoni ju.

p.s. Gjithmone njeriut i pengojne mbeturinat e fqiut te vet, e nuk i shiqon ato qe i ka prane deres se vet"

Deshiroj une te kete lufte ne Kosove , mos fol budalliqe se eshte turp me i lexua njeri..
Mbase me mire do kishte qene te thoja , Shqiptaret . Shqip-Foles , kundra Arabve Shqip-Foles
 
Titulli: Nese jo vehabite, atehere kush po e rrezikon islamin tradicional ne Kosove?

Perse pyet atehere ?

As kjo e dyte s'do ndodhe. Bile, shqiptaret arab-foles po shtohen. Cfare te keqe ka ketu? Shiqo atje shqiptaret grek-foles, apo greket-shqip-foles, si te duash quaj. (A)
 
Titulli: Nese jo vehabite, atehere kush po e rrezikon islamin tradicional ne Kosove?

Lufte civile patjeter qe sdo kete, po presione psikologjike dhe dhune here pas here do kete. Keto hadidethet e pejgamerit duhet zbatuar ndryshe valon druri apo jo Lover? Lol

Ky eshte nje fenomen i rrezikshem qe po ndodh atje, po fillon te zhvillohet pak e nga pak . Por me c'shihet po shtrihen rrenjet e injorances aty ku mbizoteron ajo vete. Do jete nje arabi e dyte. Jam e sigurte per kete.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top