“I thashë mjekut se preferoj të vdes në shtëpi”, Salma Hayek rrëfen eksperiencën me Covid-19

4-37.jpg
Salma Hayek ka folur hapur për betejën e saj me Covid-19. Në një intervistë të fundit me Variety , aktorja tha se u infektua herët në nisje të pandemisë dhe pothuajse përfundoi në spital.

“Mjeku im më lutej të shkoja në spital sepse isha shumë keq. Unë i thashë: Jo, faleminderit. Preferoj të vdes në shtëpi. “
9-35.jpg
Hayek tha se ajo qëndroi shtatë javë në vetizolim në shtëpinë e saj dhe se ishte furnizuar me oksigjen.

Megjithëse është kthyer për të punuar në prodhimin “Shtëpia e Gucci” të Ridley Scott, ajo tha se ende nuk ka energjinë që kishte dikur.

Hayek është ndër të famshmet që ka ndarë publikisht përvojat e vështira dhe personale me infektimin me Covid-19 gjatë vitit të fundit.

A2news.com
 
7 jave ,goxha shume.
Virus i fshehte,aty ku shkon te behesh mire takk te kthen ne piken fillestare.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top