(Anti?)Tabutë!
Me cilin nga këta, do ta bëje një "one night stand" ? Kjo është pyetja që shpërtheu mbrëmë në TV.
D.m.th aq mendje hapur qenkemi bërë ne shqiptarët, i paskemi thyer e shkërmoqur të gjitha komplekset dhe tabutë, saqë i paska ardhur radha edhe "one night stands". Ndoshta në një univers apo dimension paralel, po, por, te ky i yni, nuk e besoj.
Mund edhe të jem gabim, por nuk më ka ndodhur që diçka të ngjashme të dëgjoj e të shoh as në televizionet e vendeve shumë liberale. Ca gjëra janë shumë personale dhe padyshim që këto dëshira për blitz aventura seksuale, bëjnë pjesë në te ato që nuk i diskutojmë ndoshta as me miqtë më të mirë.
A luftohen kështu tabutë apo arrihet e kundërta?
Ju, a do të pranonit të flisni publikisht për gjëra të tilla?
Mua, e gjitha më duket shumë e stisur, por këtu përparësi dhe vlerë ka mendimi juaj.