Ku ta gjesh burrin e duhur

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
1.jpg
Kërkimi i atij mashkullit ideal po ju zgjat më shumë nga sa e kishit parashikuar? Ne jemi përpjekur të kuptojmë se ku fshihen burrat. Ja ç’kemi zbuluar dhe ua këshillojmë atyre që janë ende vetëm
Nëse mendoni të gjeni një burrë që është i lirë pasi të keni kaluar të tridhjetat, është si të shkoni në treg në orët e pasdites e të gjeni ende fruta të freskëta; kjo nuk është udhë që bën për ju. E vërtetë është që meshkujt janë me pakicë: nuk janë kurrë gati të bëjnë jetë në çift apo kanë bërë më parë... dhe ata që mbeten, nuk shihen më vërdallë.
Ne jemi përpjekur të bëjmë një lloj harte të vendeve ku mund t’i gjejmë apo të zbulojmë se ç’duhet bërë apo shmangur për të njohur njerëz interesantë. Problemi nuk është të gjejmë një njeri për të bërë seks. Problemi është të gjejmë një njeri me të cilin është bukur të darkosh. Një njeri me të cilin, kur njihesh, dëshiron të dalësh për darkë dhe pasi të dalësh, do që ta takosh përsëri. Ja sugjerimet.

Hapi i parë: stop pretendimeve
I bukur, i pasur, sportiv, me shëndet të mirë. Nuk ka të tillë vërdallë. Duhet të dorëzohemi. Në fakt, po të mendoni historitë e shkuara, kur na i paskan plotësuar këto kritere?!... Mund të kujtosh që dikush që e ke dashur shumë, e kishte lënë shkollën përgjysmë apo ai që doje të fejoheshe dhe të theu zemrën, nuk ishte i bukuri i dheut. Na duhet të shkojmë përtej aparencave.

Harta Girls Generated
Nëse qëllimi është të gjeni një burrë, duhet që mbi të gjitha të jeni të vendosura të qëndroni larg femrave për ca kohë. Palestra dhe kurset e kërcimit, teatri, një panair i librit... Mjafton të vrisni pak mendjen dhe të bëni një hartë me dhjetë vendet më të mira në qytet (duke përjashtuar këtu pabe dhe klube të ndryshëm) ku mund të njihni njerëz interesantë.

Internet me doza të vogla
Mos humbisni kohë me agjencitë martesore online: mund të gjeni vetëm njerëz me vese apo me flokët e lyera me reflekse të kuqe. Pastaj nëse në fushën përballë do të fusnit kërkesën për t’u njohur vetëm me të diplomuar, që nuk pinë duhan dhe që banojnë dhjetë hapa larg jush, sistemi do t’ju informonte se nuk ekzistojnë njerëz që i kanë këto kritere. Gjithsesi, interneti funksionon vetëm nëse jeni më pak se tridhjetë vjeç, nëse doni vetëm të argëtoheni dhe keni mjaft kohë për të harxhuar. Por një nga avantazhet është se nuk jeni të detyruara të takoni askënd, derisa të jeni gati.
 
Titulli: Ku ta gjesh burrin e duhur

Aktivitetet për beqarë
Deri tani për këto gjëra kishim dëgjuar vetëm të flitej... Por tashmë edhe tek ne kanë nisur të promovohen të tilla aktivitete, si vrapi i organizuar për njohje të reja. Përvoja tregon se përgjithësisht në këto aktivitete ka femra të mrekullueshme dhe meshkuj zhgënjyes. Mosha mesatare mund të jetë e lartë ose moshë e deklaruar – siç ndodh online – paksa e ndryshme nga ajo reale. Problemi tjetër i këtyre aktiviteteve është se mund të bëjnë të ndihesh si “në kurthin e dëshpërimit”. Por gjithsesi mund të kalosh njëherë andej... “in incognito”, me justifikimin se po shoqëroni një mikeshë.

Kurset ideale
Tani besoj se e keni kuptuar që meshkujt nuk bëjnë joga. Do të ishte ideale ta bënin: mund të fillonit një bisedë të këndshme teksa qëndroni ulur mbi tapet, se sa i rëndësishëm është meditimi dhe sesa tip me këmbë në tokë jeni (pra mëse e përshtatshme për martesë)... Nejse, kjo është fjali kushtore... Ajo që dimë me siguri, është se nëse nuk preferojnë jogën, ka mjaft djem që ndjekin të tjera kurse. Gjuhët e huaja apo kompjuteri dhe fotografitë janë argumente të mira për të krijuar miqësi të reja. Dhe frekuentimi i shpeshtë i tyre është rast ideal për të gjetur këto mundësi. Në fund të fundit, dhe nëse nuk do arrinit qëllimin që i keni vënë vetes, do dilnit me një tjetër diplomë në xhep, që do t’ju shërbejë jo pak në të ardhmen.

Zhytuni në... sport!
Nëse dëshironi një lidhje të lumtur me një burrë, duhet të dini se sportet ndahen në dy grupe: ato që edhe ju mund t’i bëni dhe ato që nuk mund t’i bëni. Futbolli është sigurisht shembulli më i keq i grupit të dytë. Një sport që s’të ngjall aspak shpirtin konkurrues dhe që është mëse i përshtatshëm për këtë “hallin” tonë, është zhytja në ujë: një ambient mjaft mashkullor, por që u pëlqen edhe femrave.
Pastaj, kur vjen puna te sportet, mund të përftoni edhe nga vendet ku ato bëhen pa u përfshirë edhe vetë. Nuk e kishte keq Ovidi që këshillonte frekuentimin e garave si vendin e duhur për të gjetur partnerë: mjafton që të informoheni paraprakisht për ata që garojnë. Gara kuajsh e qerresh nuk ka më, por kjo nuk ju pengon aspak që bashkë me mikeshën tuaj të ndiqni në një lokal të dielën në drekë garën e radhës të Formula 1...
Dhe nëse filloni e bëni pak tifo për makinën që bën edhe dikush në tavolinën ngjitur, vëmendjen e keni të garantuar. Me ndeshjet e futbollit është pak më e vështirë, por gjithsesi jo e pamundur. E vetmja gjë që duhet të keni parasysh këtu, është se nuk mund ta tërhiqni vëmendjen me anë të sharmit tuaj: mjafton të dukeni e interesuar për skuadrën (të tijën sigurisht) dhe u bë!
 
Titulli: Ku ta gjesh burrin e duhur

Si të martohesh me një milioner
“E pra, si?!” – mund të pyesni. Po shihni njëherë filmin, jo për t’u argëtuar dhe të qeshur me gafat e tre mikeshave njujorkeze, as për të admiruar Marilyn Monroe-në, por për të mësuar filozofinë e tyre: që të gjesh një burrë të pasur, duhet të frekuentosh ambientet ku rrinë këta burra. E meqë Tirana e viteve 2000 nuk është Nju Jorku i viteve ‘50 dhe ju në fund të fundit nuk po kërkoni një miliarder që merret me tregtinë e naftës, por një 35 – 40-vjeçar me të ardhura të mira dhe të veshur bukur, ju mbetet që këtë “princ të kaltër” ta kërkoni në ato vende ku mblidhen princat e kaltër që vishen me kostum të zi, këmisha me button manchette e kollare “Hermes”: konferenca, seminare, takime biznesi, mëngjese pune... Lobet e hoteleve kryesore janë vendi i duhur për një takim “të rastësishëm”. Sajoni një punë andej rrotull. Ka njëmijë arsye pse mund të merrni pjesë në këto konferenca. Pastaj, nëse do keni veshjen e duhur (serioze e diskrete, ama me detaje femërore), askush nuk do guxonte të mendonte qëllimin tuaj të vërtetë. Dhe mbi të gjitha një këshillë: askujt mos ia thoni qëllimin që i keni vënë vetes. Tregohuni e painteresuar. Ju thjesht keni punë. Të tjerat lëruani në dorë fatit dhe princave të kaltër. Rjeta
 
Titulli: Ku ta gjesh burrin e duhur

Ju femrat jeni IDEALE???

Egziston njeriu ideal??

Atehere me falni ..cfare kerkoni???
 
Titulli: Ku ta gjesh burrin e duhur

femra po kaloi te tridhjetat ka me shume shance te shtypet nga nje tren sesa te gjeje burre. cunat nuk i josh e vjetra
 
Titulli: Ku ta gjesh burrin e duhur

Bota nuk humb asnjehere per burra asnjehere cfaredo moshe te kesh, ti zoteri me siper . Por problemi me i madh si per femrat dhe per meshkujt qendron te gjesh njeriun ideal, ate qe te kalosh vitet e jetes tamam si duhet , te gjesh njeriun qe te jesh i/e lumtur te plakesh me te , te gjesh njeriun qe ia vlen per te bere nje hap me te madh ne jete : Martesen
 
Titulli: Ku ta gjesh burrin e duhur

Ju femrat jeni IDEALE???

Egziston njeriu ideal??

Atehere me falni ..cfare kerkoni???


Ju meshkuj jeni ideal?
Atehere cfare kerkoni ?

[Njeriu i mire ekziston ndoshta ideal jo sepse nuk ka njeri perfekt ne ditet e sotme , por njerez te mire ekzistojne qofte femra apo meshkuj keshtu qe keto pyetjet e tua me duken pak te kota .]
 
Titulli: Ku ta gjesh burrin e duhur

Ju femrat jeni IDEALE???

Egziston njeriu ideal??

Atehere me falni ..cfare kerkoni???
ne kontext ideal= i pershtatcem per ty....sepse ca eshte ideali jot..seshte ideali im...

dhe po egziston njeriu ideal....per secilin...
nje ideal qe eshte i vlefshem vetem per ty..se cdo njeri ka pelqime mendime dhe ide te ndryshme
 
Titulli: Ku ta gjesh burrin e duhur

me falni a ka ndonje teme ku te gjesh gruan e duhur se jam i interesuar
 
Titulli: Ku ta gjesh burrin e duhur

kur te publikohet do ta sjellim temen:)
 
Titulli: Ku ta gjesh burrin e duhur

kush do burre apo grua prefekte mos rrije neper forume por shikoni per njeriun ideal ne internet
 
Titulli: Ku ta gjesh burrin e duhur

sweety postim i bukur
kur te me duhet ta gjej do i fus edhe nje te lexume :p
 
Titulli: Ku ta gjesh burrin e duhur

.•°♥ Зngjεll ♥°•.;115396 said:
Ju meshkuj jeni ideal?
Atehere cfare kerkoni ?

[Njeriu i mire ekziston ndoshta ideal jo sepse nuk ka njeri perfekt ne ditet e sotme , por njerez te mire ekzistojne qofte femra apo meshkuj keshtu qe keto pyetjet e tua me duken pak te kota .]

Pikerisht ti je dakort me mua qe nuk ekziston njeriu ideal dhe po te duken pyetjet e mia te kota...

Ps po te pyes a egzitojne mendime ideale ..do me thuash eshte pyetje koti?
 
Titulli: Ku ta gjesh burrin e duhur

mos te harroni edhe intervisten
 
Nuk fshihen jo...por nuk duhet me i tremb mi goca LOL LOL

Mos kerko asnjehere idealin...princin e kalter...nuk ekziston, eshte thjesht nje perralle.

Gjeni dike me te cilin te bisedoni me te ju ben te ndiheni rehat dhe komod...thjesht gjysmen e cila te kupton se si ndihesh kur perjeton nje emocion...te njejtin emocion...ne te njejten menyre.

Ops une jam kjo lart LOL LOL LOL :p
 
Nuk fshihen jo...por nuk duhet me i tremb mi goca LOL LOL

Mos kerko asnjehere idealin...princin e kalter...nuk ekziston, eshte thjesht nje perralle.

Gjeni dike me te cilin te bisedoni me te ju ben te ndiheni rehat dhe komod...thjesht gjysmen e cila te kupton se si ndihesh kur perjeton nje emocion...te njejtin emocion...ne te njejten menyre.

Ops une jam kjo lart LOL LOL LOL :p

a te lumte ktu ke fol tamam te njejtim mendim kam dhe une
 
Burrat nuk fshihen,e keqja eshte se femrat e bejne si ajo thenia....E kalova jeten duke kerkuar njeriun e perkryer,e plakur dhe e lodhur me ne fund mendova se e gjeta,sa keq qe edhe ai ashtu si une po kerkonte njeriun e perkryer.Meshkujt jane kudo,por nuk jane aspak te perkryer,ashtu si edhe ju nuk jeni.
 
Atehere , po beja muhabet me nje shoqe edhe e pyes si e do te dashurin edhe me thote : E dua te pasur te gjate me sy te zinj , te jet trup i stervitur , te kete qef te udhetoje shume , te jet tip qe rrezikon etj.. Une i kam tera kto gjera po ngaqe e kisha shoqe i dhash nje pergjigje tjeter , Goc ti skerkon burre kerkon xhejms bondin :D



:djalle:
 
Mos kerko asnjehere idealin...princin e kalter...nuk ekziston, eshte thjesht nje perralle.
LOL LOL :p

Si nuk egziston moj princi :gjujpeshk: ama ka ngelur ne gjysme rruge se i ka ngordhur kali LOLandaj mos pertoni te beni edhe ju gjysmen e rruges :gjujpeshk:
 
Ju kerkoni nje bur, apo nje nje BURRR?. shkoni ne palestren e boksit :D
 
Ju kerkoni nje bur, apo nje nje BURRR?. shkoni ne palestren e boksit :D
Tani ja fute kot edhe ti ato sduan boksier burre thane jo robot :D


:djalle:
 
Burat jane aty pas pales se fustanit te grave LOL LOL :p
 
opaaaaaaaaaaaaaaaa qendrimi ti je burr :p Gjithmone prezent me mendimet e tua :D



:djalle:
 
Burri eshte qe jep urdhrra e ti i ben me qefin me t'madh!
Burri eshte afer teje po zgjohu ti prej gjumit :D
 
Pe: Ku ta gjesh burrin e duhur

Po me porosi behen??
 
Titulli: Pe: Ku ta gjesh burrin e duhur

Po me porosi behen??

po si jo si i do cokollate,te shkurte te gjate mesme............pse c'fare jemi ne te pritemi si fustan nuserie sipas trupit te nje femre??!!! ........sa per temen burrin e duhur sot per sot e gjen ne lokal te pi (weekend per vete) raki,duhan edhe ne strip club pse jo.........mos u mundoni te gjeni ate burre qe eshte romantik dhe i apasionuar mbas dickaje qe je vete sepse ato lloj burrash e kane gjet burrin LOLLOL

ps: gloom ku me bie mua te citoj pergjigj tuaja!!!??!! po i ke thumbuse keta pyetjet qe ben prandaj ''ill keep it short:p'
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top