Indiferenca !

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
C'eshte indiferenca ? Kur kjo dukuri ne sjelljen e njeriut merr vlere pozitive dhe kur ajo kthehet ne "thike ndaj vetes" ?

Ndaj kujt personave apo situatave silleni indiferent ?

Kur indiferenca kthehet ne semundje dhe kur ajo kthehet ne kure ?
 
Titulli: Indiferenca !

Indiferenca eshte mosvleresimi.
Vlera pozitive e indiferences eshte momenti ose situata ne te cilen vendos pa e menduar dhe pa te shqetesuar fakti se cdo te ndodh, dhe cdo te behet. Ne kete rast indiferenca merr rrugen e vetbesimit, dhe vetvetes. Por nese indiferenca eshte ndaj vetvetes, atehere kthehet ne "semundje".
 
Titulli: Indiferenca !

Indiferenca është më e madhe se urrejtja mendoj unë. Indiferenca është armë e ftohtë e dhimbshme dhe ofensive. Mendoj se është mënyra më e keqe për të treguar përçmim, edhe pse ndonjëherë në mënyrë individuale indiferenca mund të na shërbejë si një shkëputje nga injoranca. Por përsëri indiferenca është një thikë me dy presa, kur jemi indiferent ndaj dikujt sepse ky dikush nuk na pëlqen, jemi ne shkaku që kjo injorancë vazhdon dhe nuk ka ndryshim.
Indiferenca si formë hakmarrje personale e bën punën e saj, sepse nuk ka më keq sesa indiferenca (injorimi), do të thotë që e krahëson me hiçin.
Por ka edhe dicka tjetër...është e vërtet se duke u treguar indiferent ndaj dikujt si bëjmë keq, por duke u sjell kështu se ndihmojmë dot në rast se mund të ketë nevojë per ne..




Kur kjo dukuri ne sjelljen e njeriut merr vlere pozitive dhe kur ajo kthehet ne "thike ndaj vetes" ?
Kësaj pyetje i përgjigjem se...nuk është pozitive indiferenza, mund të jetë një mjet lehtësimi ndërgjegjeje në një moment të caktuar...por nuk sjell asgje pozitive.

Sa për pyetjen e fundit.....Nuk kam indiferetizëm ndaj ndonjë personi të caktuar, thjesht nuk janë më në jetën time....por sigurisht që shumë situata që rrethojnë shoqërinë tonë shqiptare për fat të keq shpesh here detyrohem te tregohem indiferente e për momentin të ndihem e paaftë të bëj diçka.
 
Titulli: Indiferenca !

Mua me pelqejne personat qe jane indiferente....edhe une jam pak si shume indiferente por kjo nuk do te thot qe une uk vleresoj dike/dicka aq sa duhet...
 
Titulli: Indiferenca !

Mua me pelqejne personat qe jane indiferente....edhe une jam pak si shume indiferente por kjo nuk do te thot qe une uk vleresoj dike/dicka aq sa duhet...

baby doll, ti mire e ke kete qe thua...por ndryshon indiferenca qe sherben per te terhequr pas vetes nje djale ose nje shoqeri...pra te besh pak interesanten :D
Dhe (une se di sa vjec je ti) ne adoleshence te berit indiferenten-in eshte normale dhe e kuptueshme..por ne kete aspekt aman.

Dhe te jesh indiferente psh, ndaj nje ngjarje apo te besh indiferenten ndaj semundjes etj...kjo eshte tjeter gje.....kjo ben qe te caloje shoqeria, te mos ece perpara, te mos kete mundesi emancipimi dhe zhvillimi e te mos pasurohet me dije e ndjenja fisnike.
 
Titulli: Indiferenca !

Nuk me pelqejne tipat indiferente,une vete nuk jam ashtu.
 
Titulli: Indiferenca !

C'eshte indiferenca ? Kur kjo dukuri ne sjelljen e njeriut merr vlere pozitive dhe kur ajo kthehet ne "thike ndaj vetes" ?

Ndaj kujt personave apo situatave silleni indiferent ?

Kur indiferenca kthehet ne semundje dhe kur ajo kthehet ne kure ?

Indiferenca eshte nje sjellje qe une e perdor per tu mbrojtur nga ambienti i jashtem. Mendoj se pergjithesisht te jesh indiferent eshte pozitive sepse te largon nga shume situata te sikletshme, por nga ana tjeter eshte kufizuese per personin ne fjale.
Indiferenca eshte mire te perdoret nga persona te cilet rrojne mire me veten e vete, sepse kjo sjellje sjell shpesh largimin e individit nga ajo qe e rrethon.
Une personalisht mendoj se kam gjetur sasine e duhur te indiferences qe duhet te perdor.

Zakonisht qendroj indiferente ndaj personave qe kam inat, ndaj atyre te cilet dua te mbaj larg dhe ky qendrim edhe pse prej shume vetash merret per mendjemadhesi, me le te jem e qete me veten edhe pse te tjeret nuk jane rehat me mua:D

Indiferenca kthehet ne semundje kur personat nuk arrijne me te raportohen me ambientin e jashtem dhe behen kryenece, kthehet ne kure, ne momentin qe te largon nga problemet:)
 
Titulli: Indiferenca !

indiferenca eshte nenvlresimi.percmimi dhe ndeshkimi me i madh qe me ti besh dikujt
eshte me shume si gjest hakmarrje dhe kjo ska pasur kurre dicka pozitive
megjithate eshte e dobishme ne raste te vecanta jo gjithmone
une nuk mund te qendroj indiferente perballe asgjeje qe ka te beje me mua apo me njerezit qe me rrethojne megjithese hiqem me raste si e tille
por qe duhet pak indiferentizem ne ca rrethana ,duhet
kure nuk mund te jete ne asnje lloj rasti , semundje mbase , ka njerez qe jane indiferent edhe ndaj jetes kete do e quaja semundje
 
Titulli: Indiferenca !

indiferenca eshte nenvlresimi.percmimi dhe ndeshkimi me i madh qe me ti besh dikujt
eshte me shume si gjest hakmarrje dhe kjo ska pasur kurre dicka pozitive
megjithate eshte e dobishme ne raste te vecanta jo gjithmone
une nuk mund te qendroj indiferente perballe asgjeje qe ka te beje me mua apo me njerezit qe me rrethojne megjithese hiqem me raste si e tille
por qe duhet pak indiferentizem ne ca rrethana ,duhet
kure nuk mund te jete ne asnje lloj rasti , semundje mbase , ka njerez qe jane indiferent edhe ndaj jetes kete do e quaja semundje


Indiferenca fitohet me kohen ylli:)
Sigurisht qe po nuk dite ta dozosh, ajo kthehet ne cinizem, por kur ke te besh me njerez qe te bejne keq, jane indiferente ndaj teje dhe te cenojne, fillon e krijon imunitet me kalimin e kohes dhe behesh indiferente:)
 
Titulli: Indiferenca !

C'eshte indiferenca ? Kur kjo dukuri ne sjelljen e njeriut merr vlere pozitive dhe kur ajo kthehet ne "thike ndaj vetes" ?

Ndaj kujt personave apo situatave silleni indiferent ?

Kur indiferenca kthehet ne semundje dhe kur ajo kthehet ne kure ?

INDIFERENCA i ka rrenjet ne ego...me degradimin e autoritetit njerezor riskon te transformohet ne egocentrizem...mbetet nje thike qe fatmiresisht/fatkeqesisht sherben per te ndare pjeshken ne 2 1/2.qe te mund ti jape mundesi te behet e plote si top bore per babagjyshin e vitit te ri.
ene ajo shenjtan berthame(pjeshkes)behet epiqendra kungulleshkes sone,,,
se na pasuron kesh-in me energjiiii elektrike.

deri me tash jam sjelle indifirente ndaj kokaines...se zanfines...
 
Titulli: Indiferenca !

Eshte forme/pjese e karakterit dhe perdoret/shprehet kur s'ke interes,simpati,shqetesim.... s'ka te beje as me Egon as me mosvleresimin,

Personalisht jam goxha Indiferente me personat nga larg, dhe nga njera ane me pelqen kjo forme e tille :)
Sigurisht qe pala e kundert mund ta gjykoje ndryshe, por ky nuk eshte prb i im, kshuqe s'ka rendesi .....
 
Titulli: Indiferenca !

Arme e ftohte :008:qe po qe se u perdore ne mase te bene mire (edhe pse ne fakt mashkulli indeferent u bene deme nje pjese te mire te gocave :eek:kidoki:) nderkohe qe po qe se u perdore me shume se sa duhet ja ngul vetes :druprapanice::druprapanice::druprapanice:
 
Titulli: Indiferenca !

ne ate menyre merr forme tjeter kitrra :)

C'do gje ka 1 limit dhe balanc, dhe nqs je i/e afte te kontrollosh dicka te tille s'do e quaja arme e ftohte, do e quaja goxha normale :)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Indiferenca !

Kete arme te ftohte e perdora ne menyren se si shfaqet me nje qendrim menjan-ash :une:disi ftohshem nga rrethanoret :vetull:
 
Indiferenca eshte mungese interesimi per dike apo per dicka.
Indiferenca nuk me duket si semundje,perkundrazi me duket si zgjidhje ne shume raste.
Mund te injorosh kunja/ironi teksa ti je ne terezine tende.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top