25 romanet më të mirë në botë të vitit 2008

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Revista “The Christian Science Monitor” ka botuar listën e 25 romaneve më të mira dhe më të njohura për vitin 2008. Kjo listë përfshin librat e publikuara vitet e fundit disa prej të cilave kanë fituar çmime të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Gjithashtu në listën e librave më të mirë prej vitit 1923 janë përfshirë vetëm librat e shkruar në gjuhën angleze. Listës së romaneve më të suksesshme i bashkëngjitet numri i faqeve të secilit roman dhe çmimi i tyre. Pjesa më e madhe e romaneve mund të bëhen pjesë e bibliotekës së gjithkujt vetëm për 24 dhe 25 dollarë. Ndërkohë dhe çmimin më të lartë e ka romani “Njeriu më i kërkuar” i cili kushton 28 dollarë. Spiunime, terrori i luftës, dhe dështime personaliteti, në romanin më të fundit triller të shkrimtarit John Le Carre. Ngjarjet vendosen në Hamburg dhe flitet për vërshimin e refugjatëve çeçenë në qytet dhe rrethanat e vështira të krijuara në atë kohë.
Ndërsa romani më çmimin më të ulët prej 15-dollarësh, por me një vlerë të madhe emocionale është “Eleganca e iriqit” ku flitet për një vajzë të vogël, e cila mendon për jetesën e pasur dhe të begatë në apartamentet e ndërtuara Parisiene. Vepra origjinale e autorit Muriel Barbery, publikua në Francë vitin e shkuar. Ky libër u prit si një fenomen në Francë dhe fitoi çmimin “French Booksellers Prize”.
Përzgjedhja
Kritikët e revistës “The Christian Science Monitor”, kanë bërë një listë të romaneve më të suksesshme, më të mira dhe më të vlerësuara për vitin 2008. Disa autorë janë të njohur, shkrimtarë të një sërë romanesh të njohura, të njohur si bestseller, dhe që këtë vit vijnë me publikime të reja surpizuese. Kështu vjen
pas gati tre dekadash të kaluara në heshtje, David Rhodes, me një nga surprizat më të mëdha të prezantuara. Në romanin “Lëvizshmëri” të sjellë më së fundmi Rhodes flet për historinë e gati gjysmës së banorëve të një qyteti të vogël, portretizime dhe ngjarje interesante.
Qëllimi i listës
Lista si kjo kanë gjithmonë dy qëllime, gjithnjë sipas kritikëve, të “The Christian Science Monitor”. Njëri është informimi. Tjetri, pa dyshim, që është nxija e shkrimtarëve për vepra të paharrueshme. Të njihesh me autorët më të vlerësuar të vitit dhe veprat më të suksesshme, padyshim që është diçka shumë interesante për lexuesin. Kësaj liste i bashkëngjiten një sërë romanesh me tematikë të ndryshme, ku ndërthuren ndryshimet e personalitetit, ndjenjat, katastrofat natyrore, lufta, sëmundjet dhe ekzistenca.
 
Titulli: 25 romanet më të mirë në botë të vitit 2008

1
Numri i faqeve: 288
اmimi 24.95 dollarë

Mosha e artë
Romani i autorit nga Bangladeshi Tahmima Anam. Në roman flitet për një grua të ve, e cila përpiqet t’i mbrojë fëmijët e saj gjatë luftës për pavarësi në Bangladesh. Pjesët më të bukura i përshkon dashuria e Anamit për atdheun.

2
Numri i faqeve: 320
اmimi 25 dollarë
Konkanët
Romani më i fundit i Tony D’Souza. Biondja Denise, përkthyese në një korporatë për paqen, martohet me një fshatar indian, pasi ajo është dashuruar me këtë vend. Por ata kthehen në USA, duke krijuar probleme identiteti për fëmijët e tyre. Histori të viteve 1960 dhe 1970, në Indi dhe Chikago.

3
Numri i faqeve: 304
اmimi 23.99 dollarë

Në këtë roman Tony Earley, flet për një adoleshent të njohur ne nofkën “Jim the boy”, një adoleshent i cili është rritur me dashuri nga nëna e tij e ve dhe tre xhaxhallarët, në prag të Luftës së Dytë Botërore. Një roman i rrallë për vlerat që përcjell.

4
Numri i faqeve: 266
اmimi 21.95 dollarë
Gjithçka do të jetë mirë; dhe gjithçka do të jetë mirë; të gjithë stilet e rrobave do të jenë më mirë
Romani i Tod Wodicka flet për Bert Hecker një 60-vjeçar, i cili pyet vazhdimisht për rrobat dhe këpucët, refuzon të konsumojë kafenë, apo çokollatën, sepse janë jashtë mode. Një roman me nota komike, ku Bert Hecker kërkon të fitojë dashurinë e fëmijëve.

5
Numri i faqeve: 285
اmimi 24 dollarë
Kaq i fuqishëm, i ri dhe i pashëm
ثshtë ky titulli i romanit të cilësuar ndër më të suksesshmit për vitin 208, i shkrimtarit Leif Enger. Romani flet për një kriminel të arratisur dhe në kërkim. Gjithçka flet për sharmin dhe simpatinë e tij. rrëfimet e shpejta fillojnë në Amerikën perëndimore në vitet 1900.

6
Numri i faqeve: 311
اmimi 25.95 dollarë
Murtaja e pëllumbave
E shkuara dhe e tashmja, pafajësia dhe gabimi, ndërthuren në romanin më të fundit të Louise Erdrich. Ngjarje të vendosura në një qytet të trilluar, ku gjithçka flet për dhunën dhe rrugët e mundshme të shpëtimit prej saj përgjatë tre gjeneratave.

7
Numri i faqeve: 566
اmimi 25.95 dollarë
Historia e Edgar Sawtelle
Jehona e Hamletit ndihet në këtë roman të shkruar nga David Wroblewski. Në të flitet për një djalë shurdhmemec dhe qenin e tij. Ngjarjet e këtij romani të vendosura në fshatin Wisconsin, të bëjnë ta lexosh këtë libër si një njohje të historisë së jetës.

8
Numri i faqeve: 458
اmimi 27 dollarë
Amerika, Amerika
Romani i Ethan Canin, i cilësuar si më i përkryeri, flet për qytetet e vogla amerikane. Historia e një djaloshi provincial të verbuar nga politika, të krijon përshtypjen se e një dyshe saga-baladë dhe një vështrim melankolik për epokën idealiste.

9
Numri i faqeve: 256
اmimi 23.95 dollarë
Hollanda
Në këtë roman Josef O’Neill, na shfaqet më trishtueshëm, por gjithsesi zemërgjerë dhe me një libër nganjëherë komik, lidhur me sportin kriket për afërsinë e karaktereve. Romani “Hollanda” analizon dhe shpjegon ndikim e tragjedisë dhe rrjedhojat në jetën njerëzore.

10
Numri i faqeve: 336
اmimi 25 dollarë
Telex nga Kuba
Romani i Rachel Kushner tregon për perspektivat e dy adoleshenteve, të për përfshira në fushën e infermierisë, dhe një kërcim ekzotik në krahët e dashurive të tyre. Flitet për jetën e amerikanëve në Kuba në kohën kur filloi revolucioni.

11
Numri i faqeve: 274
اmimi 22 dollarë
Guernesy letrare dhe shoqëria me lëkurën e patates
Ky është romani i Mary Ann Shaffer dhe Annie Barrows, ku flitet për librin e Jane Austen. Në të flitet për aktivitetin e një grupi të vogël islandezesh e britanikësh, dhe mënyrën sesi ata ndërtojnë jetët e tyre gjatë pesë viteve të vështira të pushtimit nazist.

12
Numri i faqeve: 480
اmimi 25.95 dollarë
Ngjashmëria
Një detektive i thirrur në një vendngjarje vrasjeje shokohet. Viktima është një studente, ngjan plotësisht me të dhe mbante një nga pseudonimet e saj të vjetra. Kështu këshilli i policisë dhe detektivja vihen në kërkim të vrasësit. Ky është romani i Tana French.


13
Numri i faqeve: 368
اmimi 24.95 dollarë
Kulla e zezë
Në këtë roman triller, i cili ngjan me Alexandre Dumsa dhe pak nga Conan Doyle, shkrimtari Louis Bayard huazon modele nga Edgar Allen Poe. Flitet për historinë e një krimineli i cili u bë një detektiv privat dhe drejtori i parë Sigurisë Kombëtare në Francë.

14
Numri i faqeve: 403
اmimi 24.95 dollarë
Qyteti i strehimit
Tom Piazza, një gazetar dhe shkrimtar i cili jeton në New Orleans për gati një dekade ka mbledhur detaje për historinë e dy familjeve, për mbijetesën pas uraganeve dhe stuhive. Një roman triller, ku natyra të rrëmben në pasionin dhe egërsinë e saj.


15
Numri i faqeve: 400
اmimi 24.99 dollarë
Kur do vijnë lajme të mira?
Autorja skoceze Kate Atkinson fitoi çmim me romanin e tretë dhe më të fundit të serive misterioze të fokusuara në jetën e detektivit Jackson Brodie. Këtu, Brodie investigon për zhdukjen në mënyrë misterioze të doktor Edinburgh-ut dhe vogëlushes së tij.
Numri i faqeve: 288
اmimi 24.95 dollarë
 
Titulli: 25 romanet më të mirë në botë të vitit 2008

16
Numri i faqeve: 325
اmimi 25 dollarë
Shtëpia
Fituese e çmimit Pulitzer Prize, autorja Marilynne Robinson kthehet në qytetin Iowa dhe flet për historinë e një djali dorëlëshuar, ku së pari ka shkruar rreth Gilead. Këtë herë, gjithsesi, ajo përshkruan Jack Boughton nga syri i familjarëve të tij.

17
Numri i faqeve: 720
اmimi 27.95 dollarë
Dita e caktuar
Dennis Lehane kthehet sërish në Boston, në kohën e fundit të Luftës së Parë Botërore, për ndërthurjen e goditjeve policore, izolimin, basketbollin, udhëtimet, dhe klasat shoqërore në një roman ambicioz, i cili evokon një periudhë të errët në historinë amerikane.


18
Numri i faqeve: 322
اmimi 28 dollarë
Njeriu më i kërkuar
Spiunime, terrori i luftë, dhe dështime personaliteti, në romanin më të fundit triller të shkrimtarit John Le Carre. Ngjarjet vendosen në Hamburg dhe flitet për vërshimin e refugjatëve çeçenë në qytet dhe rrethanat e vështira të krijuara në atë kohë.

19
Numri i faqeve: 432
اmimi 24.99 dollarë
Porta e muzikës
Romani që mban këtë titull, i shkrimtarit Ian Rankin, është cilësuar ndër më të mirët për vitin 2008. Rankin na prezanton heroin e ti, një muzikant xhazi, me këngën e mjellmës dhe karakterin e tij studioz e të qetë, ku herë-herë vërehen trishtime të vogla.

20
Numri i faqeve: 429
اmimi 24 dollarë
Lëvizshmëri
Pas gati tre dekadash të kaluara në heshtje, David Rhodes vjen me një nga surprizat më të mëdha të prezantuara. Në këtë roman të sjellë më së fundmi Rhodes flet për historinë e gati gjysmës së banorëve të një qyteti të vogël, portretizime dhe ngjarje interesante.

21
Numri i faqeve: 325
اmimi 15 dollarë
Eleganca e iriqit
Një vajzë e vogël mendon për jetesën e pasur dhe të begatë në apartamentet e ndërtuara Parisiene. Vepra origjinale e autorit Muriel Barbery, publikua në Francë vitin e shkuar. Ky libër u prit si një fenomen në Francë dhe fitoi çmimin “French Booksellers Prize”.

22
Numri i faqeve: 515
اmimi 26 dollarë
Deti i lulëkuqeve
Autori më i pëlqyer Amitav Ghosh, vjen këtë herë më një rrëfenjë shumë tërheqëse, të pasur në detaje dhe përshkrime. Në këtë roman flitet për grumbullimin e ekuipazhit që kishte hipur në anijen “British” në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Një roman tepër interesant.

23
Numri i faqeve: 176
اmimi 23.95 dollarë
A Mercy
Toni Morrison fitoi çmimin e romanit me botimin e tij më të fundit. Ky është romani që mban titullin “A Mercy”, i cili flet për historitë jetësore të katër grave amerikane, të cilat janë në kërkim të rritjes së vlerave të trashëgimisë kulturore.

24
Numri i faqeve: 384
اmimi 24.95 dollarë
Serena
Ledi Makbeth nuk përcjell asgjë tek Serena, por protagonizmi i saj përcjell çmenduri. Në romanin e Ron Rash përcillet ideja e një historie njerëzore ku zë vend “epoka e depresionit”. Një roman intrigant dhe tepër tërheqës, i cili ngjall emocione dhe kureshtje.

25
Numri i faqeve: 304
اmimi 24.95 dollarë
Të shoh kudo
Julia Glass me publikimin e romanit të saj më të fundit u shpall fituese e çmimit “National Book Award”. Në këtë triller flitet për ndjenjat, komplektistetin dhe ndryshueshmërinë e tyre. Dashurinë midis motrave dhe një seri ngjarjesh tërheqëse dhe mbresëlënëse.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top