11 huqet e ndyra të shqiptarëve

Guest2

Antarë i Respektuar
kruan-500x666.jpg

Kanë një shprehje interesante tironcit e vjetër: Vesi del me shpirtin. Për veset e lindura edhe shkenca ngre duart lart por sot flasim për veset e mësuara apo të kopjuara. Si racë e rrahur nga dimër i ashpër dhe diell përvëlues, me jastëk malin dhe legen me ujë të kripur detin, duket se përvetësojmë në mënyrë të pavullnetshme disa zakone të pështira prej
të cilave nuk ndahemi kollaj.

Një shtëtitje nëpër rrugët rurale apo urbane, nëpër fshatrat apo qytetet tona nuk përbën asnjë dallim. Femra dhe meshkuj të veshur ndryshe, të qethur ndryshe, më këmbë apo me makinë, të kamur apo të s’kamur që sillen dhe reagojnë njësoj. Para jush nje e nga një huqet më të ndyra e më të spikatuar që formojnë identitetin tonë sharlatan:
1-*Femrat që shkojnë dyshe ose treshe në banjë.
Ndjehen më të sigurta, furça njera*tjetrës dhe pa dyshim me brekë nëpër këmbë pak thashetheme të shpejta.
2-*Shkundja e cigareve në filxhanin e kafesë.
Mirë që rrimë gjithë ditën në kafe duke marrë në gojë gjithë dynjanë por as higjenë dhe estetikë personale nuk
tregojmë. Pasi mbarojmë së rrufituri kafenë vazhdojmë shkundim hirin dhe fikim cigaren në filxhanin ku para 3
minutash puqnim buzët dhe po në atë filxhan nesër unë ose ti do pimë sërish kafen e rradhës.
3*-Shfryrja e qurrave dhe gëlbazat e hedhura vend e pa vend.
Je duke ecur me gruan ose me shokët? Një hap djathtas, me dorën e djathtë blloko vrimën e majtë të hundës, merr
frymë thellë dhe shkëpute. Qurret me shpejtësi skëterrë lëshohen direkt te shtylla neone. Më pas edhe një nxjerrje
gëlbazash dhe sekrecionesh, fërkim duarsh në vend të pastrimit dhe vazhdo ec pa më të voglin siklet.
4-Kruajtja e k***ve në publik.
A mund të jesh burrë nëse nuk kruan k*qet në publik? Duhet pak superioritet dhe vitalitet. اa jemi ne, pjeshka???
5-*Thoi i gishtit të madh që kruan dhëmbët.
Në fakt thoin e gjatë të gishtit të vogël e fusim gjithandej. Më egzotikja është kruajtja e mishit të mbetur në dhëmbët
anësorë pas një dreke të fuqishme.
6-*Takat e larta buzë detit.
Këto torrollaket tona mirë që hapen b*thësh gjithë vitin në Bllok por edhe kur shkon për pushimet e verës në Jal ose
Dhërmi shikon të njëjtat fytyra por kësaj here me një ndryshim. Të xhveshura me rroba banjoje por hequr scarpinat,
takat e larta e duke shitur p*rdhë para laçianëve buzë detit të Jugut.
7-*Dh**rja me emergjencë
Studimet e fundit tregojnë se shumica e shqiptarëve dh**sin shpejt, bëjnë dush shpejt dhe ngasin makinën shpejt. Të
duket sikur axhenda e tyre është super e ngjeshur por në të vërtetë shpejtësia e tyre nuk i çon asgjëkundi. 2 nubura
dhjerje, 3 minuta dush, 4 minuta vozitje me makinë, 84 minuta në kafe.
8-Kolektivitet bastexhinjsh
Djem e burra që zgjohen e ngrysen me kofiçentë rezultatesh në kokë.Emocione dhe ndjesi të tjetërsuara. Abandonim
të familjes dhe shoqërisë. Para të shpenzuara për bllofet e ndyra dhe në fund katandisje halabakëria pa askënd
pranë.
9-*Zagarë të politikës
اdo ditë shajmë e mallkojmë politikën dhe aktorët e saj. Anatemojmë liderë e parti. Urrejtje patetike dhe neveritje
por…dhe vjen dita e zgjedhjeve. Ne sharësit mbajmë të parët rradhën për të votuar të sharët.

10-Vetëm s****mat lidhin rripin e sigurimit
Dukesh si legen me atë rrip. Pse e vë, apo të të shajnë? Pse e lidh apo të shesësh pordhë…
Vdiq, vdiq në një aksident në autostradë. Ekspertët thanë nëse do kishte lidhur rripin e sigurimit do kishte shpëtuar.
11-*Meshkuj llapaqenë
Pavarësisht namit, gratë e shkreta janë më racionale. Ato janë gjithë ditën të zëna. Punë shteti, bërje pazari, kujdes
për fëmijët, gatesat, punët e shtëpisë dhe ndoshta një kafe me shoqet. Burrat shqiptarë? Intrigantë dhe
thashethemexhinj që mbulojnë këto perversitete të poshtra me mashkullitetin dhe pamjen e rëndë në fytyrë. Hipokrizi
me 5 yje kjo e jona.
Bledi Mane
 
Bledi vete eshte perfaqesues i denje i huqit te 11-te te pakten.Per te tjerat sdi gje :).
Une e ngas makinen shpejt por nuk dh...s shpejt.
Aaaaaaaa te lutmi shume, ajo pune do kohe, komoditet, qetesi, mundesisht e shtyj duke lexuar ndonje gazete ose reviste.
 
Vetem 11??
 
Pika 3 & 4 Vertet disgusting ...ndersa pikat e tjera me ngjajne pa lidhje qe te hyjne tek veset e ndyra.
 
Keto jane vlera more, kush i ka keto vec nesh... e kuptoni ju gra vajza e cupani qe jemi specie ne zhdukje se po behen meshkujt me piskatore ne xhep dhe po vene ne spa per lekure te lemuar dhe trajtime... lol
 
11 mjafton.... DUHET NDRYSHU.......
 
11 i ballancon me femrat se na dukej vetja si te humbur po mos barazoheshim edhe ne kete pike... lol
 
Sot e mesova qe te gjithe meshkujt e botes na qenkan Shqiptare.

Po gjinia tjeter e popullsise botes, qenkan te gjitha Shqiptare apo te perziera?

Bledi Shqiptar i zgjut me edukate
 
Mjafton te lexosh vetem emrin e autorit te ketij shkrimi dhe peshtirosja eshte me e larte se veset qe ka shkruar.
Tip i neveritshem pa skrupuj, edhe pse e kane dhjere ne dajak perseri i kruhet sumatriçja me kedo.
 
11-*Meshkuj llapaqenë
Pavarësisht namit, gratë e shkreta janë më racionale. Ato janë gjithë ditën të zëna. Punë shteti, bërje pazari, kujdes
për fëmijët, gatesat, punët e shtëpisë dhe ndoshta një kafe me shoqet. Burrat shqiptarë? Intrigantë dhe
thashethemexhinj që mbulojnë këto perversitete të poshtra me mashkullitetin dhe pamjen e rëndë në fytyrë. Hipokrizi
me 5 yje kjo e jona.

:D duke shiku ket piken11, me vjen te pyes: per çka ekzistojne m.....? :D

11 i ballancon me femrat se na dukej vetja si te humbur po mos barazoheshim edhe ne kete pike... lol

po i balancon femrat, pikerisht shumicen tru-trashe, jo te gjithat............. ooo shqiptaret krejt mbi supe te grave jetojnë -kjo eshte shum e vertet.

Burrat rrijn nen hije lozin kuvendojn, pika qe siu bie se nga grate rrojnë.

pfffff femra mos u mashtroni fare se sia vlen ti rroktaroni dikujt eee :D
gjithkush per veti :p

Kujt si pelqen e i djeg e verteta do meret me individin e jo artikullin edhe pse shume te verteta...sidomos ne njeren pike ju ka godur fort....

11-*Meshkuj llapaqenë
Pavarësisht namit, gratë e shkreta janë më racionale. Ato janë gjithë ditën të zëna. Punë shteti, bërje pazari, kujdes
për fëmijët, gatesat, punët e shtëpisë dhe ndoshta një kafe me shoqet. Burrat shqiptarë? Intrigantë dhe
thashethemexhinj që mbulojnë këto perversitete të poshtra me mashkullitetin dhe pamjen e rëndë në fytyrë. Hipokrizi
me 5 yje kjo e jona.

lol lol lol
 
???? sa omel i paska thon
 
7-*Dh**rja me emergjencë
Studimet e fundit tregojnë se shumica e shqiptarëve dh**sin shpejt, bëjnë dush shpejt dhe ngasin makinën shpejt. Të
duket sikur axhenda e tyre është super e ngjeshur por në të vërtetë shpejtësia e tyre nuk i çon asgjëkundi. 2 nubura
dhjerje, 3 minuta dush, 4 minuta vozitje me makinë, 84 minuta në kafe.

...

11-*Meshkuj llapaqenë
Pavarësisht namit, gratë e shkreta janë më racionale. Ato janë gjithë ditën të zëna. Punë shteti, bërje pazari, kujdes
për fëmijët, gatesat, punët e shtëpisë dhe ndoshta një kafe me shoqet. Burrat shqiptarë? Intrigantë dhe
thashethemexhinj që mbulojnë këto perversitete të poshtra me mashkullitetin dhe pamjen e rëndë në fytyrë. Hipokrizi
me 5 yje kjo e jona.

Bledi Mane

Cfare shkrimtari i cuditshem qenka ky Bledi. I quan meshkujt shqiptar 'llapaqen dhe hipokrita', dhe pastaj tregohet llapaqen duke "futur hundet" te kohezgjatja e dhj**jes. Nje llapaqen i tille, kur e kritikon fenomenin e thashethemeve, behet poashtu hipokrit! C'rendesi ka se sa kohe shpenzon njeriu me ate proces?! Dhe sa vlere paska ajo gje per t'u renditur si vertetim ne kete listen e veseve kombetare?!

Poashtu, kush n'a qenka ai/ajo sociolog(e) qe paska bere studim mbi kohezgjatjen e dhj**jes?! loollool

Dushi i shpejt eshte po aq ceshtje preference personale sa edhe ekonomike. Ky Bledi mos ka pasur gje ndonje pune ku duhet t'u mbaj ere njerezve te sapodale nga dushi per te studjuar lidhjen midis shpejtesise se procesit dhe efikasitetit te larjes?! loollool

Ne Angli vitet e fundit shteti u thoshte njerezve te bejn dushe me te shpejta sepse thatesira po shkakton probleme ne nivel kombetar. Te ceshtja e higjenes problem i madh mbetet mosperdorimi i anti-djerses. E urrej jashte mase kete gje por brezi i ri eshte i ndergjegjesuar. Besoj se brezi i rritur ne kohen e komunizmit e ka ves te imponuar nga kushtet e kohes, dmth nga izolimi.
 
Ju grate mos na paragjykoni kur krujm diamantat... jan delikat e po levizen pak duhet me i drejtu se skeni vet ju sja keni iden ca sikleti oshr :p
 
Mfal se mu kujtua edhe nje tjeter...
Keni parasysh kur hapen ne tavoline te kafes cdo djal ne alb i duhen 1 mt katror per tu hap :p
 
Mfal se mu kujtua edhe nje tjeter...
Keni parasysh kur hapen ne tavoline te kafes cdo djal ne alb i duhen 1 mt katror per tu hap :p

Eshte ne shume vende te Europese Lindore ky ves. Ka pasur edhe fushata ndergjegjesimi per kete gje te pahijshme. Shpresoj t'a bejn edhe ne Shqiperi.

Poashtu, duhet te vendoset gjob per njerezit qe peshtyjn ne publik, sic e ka bere Britania, sepse perhapen semundje.
 
Se dija per eu lindore po ja te gjejme nje tjeter per burrat alb..
Vdo gje qe kan neper xhepa i hudhin ne tavoline te lokalit... ne evidenc ate hapsin e makines :)
Ok jam pak feministe :)
 
Eshte ne shume vende te Europese Lindore ky ves. Ka pasur edhe fushata ndergjegjesimi per kete gje te pahijshme. Shpresoj t'a bejn edhe ne Shqiperi.

Poashtu, duhet te vendoset gjob per njerezit qe peshtyjn ne publik, sic e ka bere Britania, sepse perhapen semundje.

o vlla e di t forten e njerit nga Fieri,kishte vite ne Londer pa Letra,,mbillte hashash shperndante Droge,e kapen ne Stacion trenit vetem pse peshtyu.. lolol dmth se kapen me ca duhet ta kapnin por e kapen per peshtym.
 
Mfal se mu kujtua edhe nje tjeter...
Keni parasysh kur hapen ne tavoline te kafes cdo djal ne alb i duhen 1 mt katror per tu hap :p
Jo ne tavolinen e kafes por gjithsesi ideja eshte e njejta ?

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Se di si e ka majt te qeshmen ai/ajo qe i ka bo videon ??.
 
  • Haha
Reactions: NGU

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top