Zara = Made in Albania

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Një ditë të bukur para ca javësh, po shikoja kot gjëra nëpër dyqane. Kam 4-5 muaj që kam lëvizur në një qytet më të ftohtë se ai që isha më parë, dhe po afrohej koha për të marrë masa. Megjithatë, s'kisha në mend të blija gjë. Po bëja pazar dritaresh, siç i thonë anglisht-folësit (window shopping). Kur, përpara më del çuditërisht atdheu.



Zakonisht, atdheu paraqitet në formën e shqiptarëve të tjerë. Sidomos nëpër dyqane në qytetin e fundit ku jetoja, shifja jo rrallë shqiptarë. Zakonisht çifte të martuar, ose familjarë. Në këtë rast më doli përpara një simbol krejtësisht i papritur i atdheut: shenja "Made in Albania". Dhe jo në formën e varfëruar të shprehjes (dmth, jo në formën e ndonjë produkti të vobektë). Më doli në etiketën e një pulovre tek Zara, një dyqan relativisht cilësor.

Dmth, tani kur të bëni pazar, shikojini njëherë etiketat, se mbase rastis që t'ju dalë dhe juve përpara atdheu. Sepse për mirë a për keq (kryesisht për mirë, mendoj unë), Shqipëria tani është zyrtarisht në hartën e prodhimit global të rrobave.

Postuar nga pmusaraj peshkupauje
 

Attachments

  • zara-made-in-alb.jpg
    zara-made-in-alb.jpg
    27.7 KB · Shikime: 42
shkoje shpesh ne ky dyqane por me sa di une eshte firem spanjolle
 
super, deri tani sme ka rastisur asnje etikete nga Zara made in AlBANIA

une i di zara made in france
 
Une nuk e di nqs eshte e vertete , por Zara ketu ka rroba me cilesi. dhe kam hyre shpesh por nuk e kam vene re nje gje te tille.
Por nje nje dyqan tjeter . kam gjetur nje pale shapka te shtrenjta, dhe kishte etiketen Made In Albania.
 
Redaktimi i fundit:
ça sbo vaki se vendet e zhvillume kërkojnë ku të gjejnë ndonjë vend për të prodhuar që i kushton pak, dhe shqipëria them se është nga ato vende se një puntor merr në muaj e shumta 200 mijë lekë të vjetra dhe bën punë që në vendin origjinal të firmës do të kushtonte 1000 Euro e mos më tepër.
Të paktën nga kjo anë Shqipëria kushton pak por është komplet e kundërta kur këto produkte shiten në shqipëri(kjo vlen për çdo lloj produkti tjetër), janë me të njëjtat cmime që shiten ne shtetet europiane por në këto shtete te paktën marrin dhe një rrogë të mirë kurse në shqipëri duhet me i ra telebingo që të blejnë ndonjë gjë nga këto.
Po nga ana tjetër priten me mall refugjatët :D
 
Zara eshte firme spanjolle.Prodhon dhe jashte territorit spanjoll por mesa di une e mesa kam lexuar ne Shqiperi akoma jo.
 
Mua per vete keto veshjet e Zara sme terheqin dhe aq , nje sy kshu kalimthi i jap , por asnjher skam bler gje aty e keshtu si kam ven re asnjeher se ku esht prodhuar ..
 
Disa foto te tjera :D...
 

Attachments

  • 109250557v3_350x350_Front.jpg
    109250557v3_350x350_Front.jpg
    22.4 KB · Shikime: 22
  • 71852402v1_350x350_Front.jpg
    71852402v1_350x350_Front.jpg
    18.9 KB · Shikime: 21
  • al_la2034a.jpg
    al_la2034a.jpg
    24.1 KB · Shikime: 20
  • al_la2034a_square.jpg
    al_la2034a_square.jpg
    18.5 KB · Shikime: 21
  • Albania_1E_2004-a.jpg
    Albania_1E_2004-a.jpg
    29.5 KB · Shikime: 21
I dua dhe une nje pale breçka me flamur...Por normale jo si ato ne foto...:p

Mos i do si këto me ? :p
attachment.php
 

Attachments

  • albslipdonna.jpg
    albslipdonna.jpg
    89.7 KB · Shikime: 22
haha shqiperia prodhon shume veshje per jashte ka shum efirma t ehuaja qe kan etransferuar fabrikat ne al un nje dite bleva nje pale pantallona 149 euro kur vij ne shtepi per te hequr etiketen cte shoh made in albania se dosha veten thash me ta fut re 20 euro i merja ne al un kto hahah po dhe dyqan i njohur ishte me famozi i vendit per veshje po hajd mo i bejne ne al se kushton pak krahu punetor dhe kur bej gara me go cart tutat e go cartit jane me etikee made in albnia
jena bo te famshem stilistet me te medhenj t ebotes do dalin shqipetare tani :):)
 
Me ne fund! Kam menduar shpesh kur shihja etiketat, sidomos te firmave me te shtrenjta, cfare i ndalon qe te hapin fabrika edhe ne Shqiperi, kur kane hapur fabrika ne Bangladesh?
 
njoh ca persona qe kane ca rrobaqepsi, kan marre punetor te huaj ne shqiperi....se shqiptaret nuk punojne thone..........kur ankohen ata qe jane shqiptaredhe po i marrin punetoret e huaj....po investitoret e huaj ca do kerkojne ne shqiperi.....
 
Une hyj shpesh tek Zara, po deri me sot sa kam vene re shumica e rrobave atje jane Made in Bangladesh, skam hasur akoma ne ndonje Made in Albania...
Mos ndoshta keto rroba me Made in Albania i bejne vetem per ne Shqiperi? Sdo ishte cudi qe te ishin fallso.. :D

Edhe pse sme duket ndonje arritje kushedi, edhe sikur te jete e vertete, do ishte nje menyre e mire "publiciteti" per ta bere te njohur shtetin tone te pakten si emer (ka akoma shume qe se dine as nga bie Shqiperia, te pakten ketu ku jetoj une)..
 
baby kuptohet nga etiketa kur jan fallco

Ndoshta..:)
Edhe pse sme duket si shume e veshtire per tu kopjuar ajo etikete..
Gjths e dhashe dhe mendimin tim nese eshte e tille( e vertete)..;)
 
u pa puna tani do hap nji brektore se paska shumë kërkesa :kercim:LOL

Hahhahaha LOL
Hap dhe nje sytjenore se une i kombinoj ose i ble gjithmone te dyja bashke ,mund te behem klientja jote e perhershme :D meqe i kam cik fiksim te brendshmet :D:D:D
 
Zara ka rroba cilesore, te pakten te tilla konsiderohen ketu ne UK. Nuk e dija as qe ekzistonte nje dege ne Shqiperi e jo me qe disa prej rrobave te tyre te behen atje. Do i shoh me me shume kujdes tani e tutje.
 
Pranaj me rrine mire rrobat nga Zara muaaaaaa
Tani po e kuptoj :p

Un shkoj shpesh te Zara sepse aty gjej pantallona qe s'jane shume te gjata... se te dyqanet e tjera ktu jane bo per kto shalgjatat nga europa perendimore :D

Deri tani s'kam pare Made in Albania.
 
Une ato qe kam te zares i kam te bera ne bullgari vete jo ne shqiperi por nje shoku im njehere ketu ne it bleu nje pale xhinse te D&G edhe ishin te bera ne shqiperi.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top