CoronaVirus : Lajmi i Fundit... ??

Nuk gjej fjale per te pershkruar ate qe po ndodh ne Itali ???
Nje diçka tjetër më çudit ,kaq inteligjent ky virus që në Kinë u perhap ne qendrën teknologjikë të saj Wuhan dhe në Itali në qendrën ekonomike të saj Lombardi .
 
Petrit, mendoj qe aty ka patur nje fokusim me te madh per shkak nr te madh te kinezve dhe mjedisit te pershtatshem per tu perhapur. E thash edhe me lart, nuk do jete nr i sakte i viktimave dhe gjendjes reale te virusit ne Kine.
 
Nje diçka tjetër më çudit ,kaq inteligjent ky virus që në Kinë u perhap ne qendrën teknologjikë të saj Wuhan dhe në Itali në qendrën ekonomike të saj Lombardi .
Merret vesh qe inteligjenca qendron tjeterkund ke ata qe e prodhuan dhe hodhen atje, por ishalla i japin fund me kaq se i tmerruan njerezit e shkrete.
 
Tani po lexoj tek CNN qe Kryeministri Anglez, ka dhene urdher per mbylljen e lokaleve, kinemave etj.
 
600 përsona për një ditë as në luftë nuk vdesin :mad:
Lufte eshte..

Madje po lexoja se mendohet qe mjeket sia dalin me fizikisht. Pra... Nese do kete nje kolaps nga mjeket sepse edhe ata po semuren te gjithe,as te rinjte sdo ia dalin..
 
Une po shikoja edhe nje reportazh mbi te semuret, sidomos mosha e thyer, qe ishin te sistemuar neper magazina. Paniku dhe vetmia, po i ben te vdesin me shpejt dhe ne menyre me te keqe ?
 
Nëse nuk hapet edhe aq shumë në vendet e tjera ose hapet njëlloj por pa dokumentimin Italian doemos është një metodë për ti thënë Italisë përdor European Stability Mechanism= Ta ve litarin në fyt dhe ti do me ndjekësh
 
Lufte eshte..

Madje po lexoja se mendohet qe mjeket sia dalin me fizikisht. Pra... Nese do kete nje kolaps nga mjeket sepse edhe ata po semuren te gjithe,as te rinjte sdo ia dalin..
Po vijnë edhe nga jashtë. Nga Kina erdhen dje, nga Kuba po ashtu. Nuk mjaftojnë gjithsesi
 
Vetem ne Lombardi sot kishin rezultuar 60 mjeke pozitive. Nuk e di, urojme qe me nderhyrjen 100% te ushtrise te permiresohet sadopak.
 
Tani po lexoj tek CNN qe Kryeministri Anglez, ka dhene urdher per mbylljen e lokaleve, kinemave etj.

Ky faqekuzi Britanik me kaptinen si laker esht kokrra Beqirit... Britania ka ndispozicion gjysmen e krevateve mjeksore qe kishte Italia, dhe shum me pak staf mjeksor. Ishin 4 jav mrapa Italis, kishin ko sa tdush per me msu nga gabimet e tjerve... Tashi qe i erdhi veza te b... me ritmin e te vdekmve, po ndrro strategji... urdher ska dhon, ka bo rekomandime... akoma si duket koha pershtatshme per tmor masa me trrepta
 
Pse se bejne dhe ne Itali keshtu.
Ne Napoli kishin dalur njerezit duke shitur embelsira per diten e babait ?

Orari i ri i levizjes nga neser per kembesoret ktu ke ne eshte 5 e mjesit me 13:00 te drekes, pas ktij orari nuk ke te drejte te dalesh. Nqf se nuk funksionon dhe kjo do fusin rregullat kineze mbyll 24 ore ku vetem 1 here ne 3 dite nje kryefamiljar ka te drejte te dale per te ble ushqime dhe ilace.
 
@Tip
E vertete lexova që sistemi shëndetësor anglez është përtokë fare

E tha nje mjek dje ne Lombardi qe kishte punu dhe ne angli. Ishte live me nje tv anglez, ju lutem tha merrni masa ekstreme sepse kur nuk po e perballon dot Lombardia me nje nga sistemet shendetesore me te mira ne evrope, anglia jo e jo, dhe ka per tu kthy ne tragjedi.
 
Rregulli i ri, per mua eshte i llogjikshem.
Mendoj qe me kete rregull nuk do te kemi nje perqendrim te madh njerezish ne levizje, sikurse ka ndodhur deri me sot per shkak orarit shume te kufizuar.
Duke e shtrire ne kohe, çdo kush ka mundesine te beje nje planizim me te mire te levizjeve.

Po flas me shoket italiane te akademise, edhe po me tregojne qe tashme nuk kane çfare te bejne me shume. Mjeket te semureve po ju bejne vetem morfine per ti lehtesuar dhimbjet, asgje me shume! ???
 
@Tomka ky Boris po vepron si ky debili që në një situatë tragjike të spitalit të Bergamos thonte delni në restorant, vazhdoni jetën normalisht kryetari i bashkisë të Bergamos
 
Tmerr ne Itali, 627 viktima vetem sot.
Cfare po ndodh realisht atje? Si ka mundesi qe bilance kaq tmerruese vijne vetem nga Italia?
 
Tmerr ne Itali, 627 viktima vetem sot.
Cfare po ndodh realisht atje? Si ka mundesi qe bilance kaq tmerruese vijne vetem nga Italia?
Se ka shoqerine me te plakur me sa duket....
Dhe kjo eshte mosha qe preket me se shumti :(
 
Po ne Itali sikurse gjasme jane mbyllur njerezit ne shtepi. Ska shanse t’kete kaq shume persona qe vdesin.
Ktu luhet dicka tjeter?

Lufttt!
 
Po ne Itali sikurse gjasme jane mbyllur njerezit ne shtepi. Ska shanse t’kete kaq shume persona qe vdesin.
Ktu luhet dicka tjeter?

Lufttt!
Virusi eshte marre , koha e inkubacionit eshte deri ne 14 dite . Kjo eshte java e trete kur shfaqen simptomat
E kap llogjiken..asgje spo luhet me
Thjesht ka dal jashte kontrollit

Fakti qe eshte pandemi presupozohet qe jemi te tere te prekur..
 
Ka dalë pa lejë nga spitali Bergamos me duket nji person positiv me covid-19 pak ditë më përpara i kishte vdekur babai për të njëjtën gjë .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top