Nata e Shtrigave (Halloween)

Kresha

A pretty face can never trick me
Hallovini është festë perëndimore që daton nga keltët pagan dhe tradicionalisht festohet në natën e 31 Tetorit. Ajo tërësisht bazohet në rituale duke përfshirë shpirtat e vdekur dhe adhurimin e djallit. Për më tepër, ajo simbolizon fillimin e vitit të ri druid, që konsideron se të vdekurit sërish vizitojnë shtëpitë e tyre në këtë kohë, kështu që ne esencë. Hallovini paraqet festën e vitit të ri për adhuruesin e djallit. Meksiko, e ka një festë të ngjashme në të njëjtën kohë, e quan këtë ditë “dita e të vdekurve”. Për këtë arsye festimi i një dite të tillë është absolutisht haram; meqenëse i përfshinë elementet më të rënda të kufrit(mosbesimit) dhe shirkut(te berit shoq Zotit). Në të vërtetë, marrja pjesë në të është njëjtë sikurse festimi i festave tjera qe s'kane te bejne aspak me Islamin. Kështu që prindërit muslimanë duhet t’i këshillojnë fëmijët e tyre në përputhje me rrethanat dhe mos t’i lejojnë që të marrin pjesë në manifestime të tilla..

Historikisht, Hallovini i paraprin festës fetare krishtere të shenjtërimit, ditës së të gjithë të shenjtëve. Ritet e lidhura me Hallovinin burojnë nga druidëd e lashtë të cilët besonin se në atë ditë Samani mbreti i të vdekurve i ka nxjerrur jashtë ushtritë e shpirtave zemërlig. Druidët tradicionalisht ndeznin zjarre të mëdha me sa duket për të shmangur këta shpirta. Tek keltët e lashtë, Hallovini ishte nata e fundit e vitit dhe ishte konsideruar si kohë e volitshme për të provuar shenjat e ardhmërisë. Keltët gjithashtu kanë besuar se shpirtat e të vdekurve në mbrëmje sërish i vizitojnë shtëpitë e tyre në tokë. Pasi që romakët e pushtuan Britaninë, Hallovinit ia shtuan hollësitë e festivalit romak të korrjeve që u mbahej më 1 Nëntor për nder të Pomonës, "perëndeshës së fruteve të pemëve".

Tradita kelte e ndezjes së zjarreve për Hallovini mbijetoi deri në kohët bashkohore në Skotlandë dhe Uels, ndërsa koncepti i fantazmave dhe shtrigave akoma është prezente në të gjitha ritet e Hallovinit. Gjurmë të festivalit romak të të korrurave mbijetuan në formë të traditës, duke u përhapur në SHBA dhe në Britani, përmes luajtjes së lojërave duke përfshirë frutat, sikurse përmes zhytjes për molla në kazan me ujë. I së njëjtës origjinë është edhe përdorimi i kungullit të grryer të gdhendur që t’i përngjajnë fytyrave groteske dhe ndriçimit të tyre përmes qirinjve të vendosur brenda.

Prandaj si duhet që një musliman t’a kuptoj këtë çështje në dritën e sheriatit(ligjit Islam)?! Së pari, Muhammedi (a.s.) ka thënë në një transmetim autentik:

"Kush i përngjan një populli ai i takon atyre".

Kjo është një thënie e përgjithshme që u ndalon muslimanëve që t’i imitojnë jo-muslimanet.

Prej sunnetit (tradites) të Muhammedit (a.s.) është edhe dallimi nga jomuslimanët, sidomos në çështjet që ishin specifike për jomuslimanët. Në Sunenin e Ebu Davudid, Enes ibën Malik thotë se kur Muhammedi (a.s.) erdhi në Medine, ekzistonin dy festa në të cilat njerëzit ishin të angazhuar me sport. Kështu që pyeti:

” اka janë këto dy ditë”, ata u përgjigjën “ në injorancë në këto dy ditë ne luanim sport”. Pastaj Muhammedi sal-All-llahu 'alejhi ue sel-lem tha, "Me të vërtetë All-llahu u ka dhënë juve dy ditë më të mira, Ditët e Bajrameve."
http://www.forumivirtual.com/newthread.php?do=newthread&f=18

Kjo tregon se Muhammedi (a.s.) jo vetëm se nuk i ka pranuar këto ditë, por gjithashtu ka treguar se Allahu i ka nderuar muslimanët me ditët të cilët është i kënaqur Ai dhe të cilat kanë vlerë më të lartë.

Lus All-llahun që kjo përgjigje e shkurtë të qartësojë çështjen në lidhje me Hallovinin dhe e pozitën e Islamit ndaj tij. All-llahu e din më së miri dhe te Ai do të kthehemi!
 
Un do vishem si prostitut kshu jam vesh cdo vit
 
ca duhet te shkruajm ketu ...se si do maskohemi ?

Un do vishem si prostitut kshu jam vesh cdo vit

Ju lutem ! Ketu nuk eshte tema te diskutohet rreth menyres se veshjes gjate kesaj feste. Ky eshte thjesht 1 informim per besimtaret musliman. Shiqone edhe nje here rubriken se ku eshte postuar kjo teme.

Ju flm per mirekuptim =)
 
Ju lutem ! Ketu nuk eshte tema te diskutohet rreth menyres se veshjes gjate kesaj feste. Ky eshte thjesht 1 informim per besimtaret musliman. Shiqone edhe nje here rubriken se ku eshte postuar kjo teme.

Ju flm per mirekuptim =)

me fal lal tashi e lexova e me kujdes rrespekte
 
S'ka gje i nderuar. Cdo kush gabon !

Respekt =)
 
Vetem me fene myslimane qe ska te beje kjo feste...Vete shkrimi juaj thote qe i ka fillimet e saj ne kulturen perendimore, tek keltet pagan.

Festa e te vdekurve qe e quajtet juve eshte feste tradicionale katolike ku perkujtohen te vdekurit, ku familjaret shkojne ne kishe dhe luten per te afermit dhe te dashurit e tyre qe kane nderruar jete qe te jene ne paqe me krijuesin.

Nata e shtrigave qe e keni vene tek titulli, serish quhet ne gjuhen popullore nata kur fillojne kreshmet, qe jane 7 jave perpara pashkeve.

Konkluzioni??? Thjeshte pa lidhje me ate qe ju pretendoni...

P.S. Kjo nuk eshte feste fetare, por thjeshte i lidha termat qe ju keni perdorur me fakte reale. Psh ne amerike ku edhe festohet me se shumti shume familje te krishtera e injorojne dhe nuk e festojne, ndersa te tjeret e marrin thjeshte si nje feste argetuese.
 
Vetem me fene myslimane qe ska te beje kjo feste...Vete shkrimi juaj thote qe i ka fillimet e saj ne kulturen perendimore, tek keltet pagan.

Festa e te vdekurve qe e quajtet juve eshte feste tradicionale katolike ku perkujtohen te vdekurit, ku familjaret shkojne ne kishe dhe luten per te afermit dhe te dashurit e tyre qe kane nderruar jete qe te jene ne paqe me krijuesin.

Nata e shtrigave qe e keni vene tek titulli, serish quhet ne gjuhen popullore nata kur fillojne kreshmet, qe jane 7 jave perpara pashkeve.

Konkluzioni??? Thjeshte pa lidhje me ate qe ju pretendoni...

P.S. Kjo nuk eshte feste fetare, por thjeshte i lidha termat qe ju keni perdorur me fakte reale. Psh ne amerike ku edhe festohet me se shumti shume familje te krishtera e injorojne dhe nuk e festojne, ndersa te tjeret e marrin thjeshte si nje feste argetuese.

Mu per kete arsye edhe nuk duhet festuar ne si musliman. Arsyet i kam cekur brenda ne teme.

Me t'mira
 
halloween nuk eshte fetare...esht thjesht nje argetim...madje nuk eshte edhe fest krishtere....kjo esht nje fest e filluar ne angli kunder shpirtave te kewqinj...
un do vishem si joker i The dark knight
 
halloween nuk eshte fetare...esht thjesht nje argetim...madje nuk eshte edhe fest krishtere....kjo esht nje fest e filluar ne angli kunder shpirtave te kewqinj...
un do vishem si joker i The dark knight

Halloween eshte fetare per disa njerez. ;)

Kam nje goc ne klasen e Filozofise e cila i kerkoi profesorit justifikim qe ta merrte nje provim me vone ngaqe kishte Halloween, dhe per te Halloween eshte sic eshte Bajrami per Myslimanet, ose sic jane Krishtlindjet per te Krishteret.
Ajo kishte ne tatuash Isis, perendine Egjiptiane, dhe besonte qe ishte riperterire nga Isis. Ishte si tip "shtrige" po jo tamam...nuk e di se si ta shpjegoj se une per vete ngela pak si e hutuar kur po degjoja shpjegimin e saj.
 
Atyre që e festojnë këtë festë, pra të gjitha shtrigave, shtriganëve, paganëve, neopaganëve dhe të gjithë atyre që kjo natë iu duket e veçantë – URIME VITI I RI I KELTثVE.
Për muslimanët Halloween nuk është gjë tjetër pos marrëzi komerciale që nuk ka kurrfarë vlere, pra ashtu siç ka shpjeguar Loverboy.
Paqe dhe çdo të mirë iu dëshiroj atyre që festojnë dhe atyre që kjo ditë për ta është si të gjitha të tjerat.

D.
 
me pelqen shum festa e halloween,gjynah qe nuk festohet ne shqiperi..un per vete ne menyren time e festoj..dhe profilin ashtu e kam bere..si per halloween.....
gezuar kush e feston ate:)
 
Atyre që e festojnë këtë festë, pra të gjitha shtrigave, shtriganëve, paganëve, neopaganëve dhe të gjithë atyre që kjo natë iu duket e veçantë – URIME VITI I RI I KELTثVE.
Për muslimanët Halloween nuk është gjë tjetër pos marrëzi komerciale që nuk ka kurrfarë vlere, pra ashtu siç ka shpjeguar Loverboy.
Paqe dhe çdo të mirë iu dëshiroj atyre që festojnë dhe atyre që kjo ditë për ta është si të gjitha të tjerat.

D.

Ashtu pra, rrofsh vellacko =):gjujpeshk:
 
Ne mbremje dola pak te shetis dhe te pim kafe me shoqeri i shihja kosovret aii zot i madh ishin qmendur pas halloween, me vinte te vjell kur shiqoja se qka i bejn femijeve me interesantja se ne festen e atyre qe festojn hallowen kam par me maska te frikshme po kur i shihja disa me spiderman me superman me benin per te qeshur :p ika per ne shtepi sepse arriti ne te kuqen duke u sillur rreth meje sikur t`humbur mendonin se u be diqka e madhe per mua Festa halloween nuk egziston askund :) Faleminderit per temen Loverboy ;) shpjegime te mira :) gjithashtu Faleminderit edhe tye Dreamer :)
 
Sa keq more Ghost qenkan cmendur te gjithe pas Halloween , dmth nuk paska mbet mysliman ne Kosove qe nuk e respektojn fen keshtu, apo vetem qe nuk eshte duke i interesu me askujt qe te roberohet pas fes, dmth jane zgjuar, dhe e shijojne jeten ashtu sic din e deshirojen ata vet,qofte edhe nese i bejn disa per te "vjell". :D
 
Redaktimi i fundit:
Sa keq more Ghost qenkan cmendur te gjithe pas Halloween , dmth nuk paska mbet mysliman ne Kosove qe nuk e respektoj fen keshtu, apo vetem qe nuk eshte duke i interesu me askujt qe te roberohet pas fes, dmth jane zgjuar, dhe e shijojne jeten ashtu sic din e deshirojen ata vet,qofte edhe nese i bejn disa per te "vjell". :D

Jo te roberohemi pas fese. Ne jemi t'gjithe robe te Zotit. Me e keqja eshte se jane bere rob te epsheve te tyre.
 
Sa keq more Ghost qenkan cmendur te gjithe pas Halloween , dmth nuk paska mbet mysliman ne Kosove qe nuk e respektojn fen keshtu, apo vetem qe nuk eshte duke i interesu me askujt qe te roberohet pas fes, dmth jane zgjuar, dhe e shijojne jeten ashtu sic din e deshirojen ata vet,qofte edhe nese i bejn disa per te "vjell". :D

Jo qe nuk ka musliman ne Kosov por me sa e shoh un Nuk jan me Plot kuptimin Musliman :) sepse nuk i kuptojn gjerat nuk lexojn asgje :) qe un fal Loverboyit e kuptova por e kam pasur si te ditur pak a shum :D por jan nje popullat qe disa i din kto gjera por si intereson .. ka edhe prej atyre qe i shiqojn gjerat amatore dhe nuk din te rrespektojn festat e tyre ... per Festen e Bajramit nuk ke mundur te shohesh njerz ne qytet e ne Festen e Shtrigav ske vend ne rrug per te kaluar :)
 
Paralajmrim i mirë Loverboy por që nuk ka edhe ndonjë "rrezik" të madh pasi që në Kosovë kjo "festë" nuk ka ndonjë bujë të madhe të vetmit që dalin me ato maska çoroditëse janë disa fëmijë që as nuk ja kanë idenë kësaj "feste". Kush mendon se Shqipëria mund të përparojë me këto gjëra e ka shumë gabim. Nuk është feja që i ka lënë mbrapa Shqiptarët, është vetë budallakia e këtyre të fundit.
 
Redaktimi i fundit:
Paralajmrim i mirë Loverboy por që nuk ka edhe ndonjë "rrezik" të madh pasi që në Kosovë kjo "fest" nuk ka ndonjë bujë të madhe të vetmit që dalin me ato maska çoroditëse janë disa fëmijë që as nuk ja kanë idenë kësaj "feste". Kush mendon se Shqipëria mund të përparoj me këto gjëra e ka shumë gabim. Nuk është feja që i ka lënë mbrapa Shqiptarët, është vetë budallakia e këtyre të fundit.

Meti nuk e di per tjeter kund po po te them qe ne Gjilan ishin qu pesh ton Njerzia pleq e tri gra burra e fmi :)
 
Wallah per Prishtine veq fmit...Sa ke dite, 2-3 fmi i pajsha rruges veq.Kur u bo aksham, krejt do fmi ner 5 vjet...edhe do kah 10-15 vjet ! Na veq n'filma i kem pa ktyne here Met & Ghost hahaha :D
 
Veq mir isht kon me i njoftu njerzt pak ma shum qe kjo psh nuk osht fest e jonja :D ka edhe tjera qe Psh krishlindjet .. nuk punojn njerizt per to e ka tjera e tjera .. po Bohet mir :) ;)
 
per mendimin tem ky send festohet ma shum prei fmive. .. kursje jasht kosove njerzt e budallom qa sbojn :p burri 30 - 40 vjet i lym i ngjum budallakin hesapi :D
 
kush ja di historin kesaj lloj feste ne shqiperi a ka ekzisture me pare dhe komunizmi e hoqi (pasi une nuk mbaj mend ta kemi festuare )apo shikojme ne shqipetaret qe e festojne te gjithe dhe o buuuuuurrrrrrrra dhe ne me perendimin
 
se na lat Shqiperin mrapa,

Kah shkon koka e gjarprit e percjell dhe bishti. E ty dhe shtetin tond e kan lon prapa udheheqesit qe bajn koken veq per me i pre flokt se ndryshe nuk i vyn.
E kom lexu edhe dikund tjeter qe ke permend ket, dhe desha te dij cili nga udheqesit e juaj ka qen musliman qe e paska lon shtetin prapa ?
Perkundrazi, shifet se tek ju ne Shqiperi ta urresh nje musliman eshte privilegj.
Un kom vrejt qe ju (disa) keni qef me i zgjat kembet me teper se sa keni jorganin, dhe me kete nuk fitoni asgje jo, as nuk mbeteni aty ku jeni, por pikerisht kshtu shkoni mbrapa.
Dhe nese don ta dish pergjigjen , e gjen ne veten tende dhe njerzit qe te rrethojne.
Kur nje popullit i hiqen prangat e roberise, ai si kafsh gjuhet pas lirise. Por kur dijm te verteten se cdo hap drejt kultures eshte hap drejt lirise, ateher pse ne (qellimisht) harrojme se jemi te fituar vetem nese na hiqen ato prangat e roberise ?
Mos te mbes gjeg, as vendi im si qytet (fatkeqsisht) nuk dallon aspak nga zakonet e adetet e juaja si shtet, sepse jemi shqipetar te gjith.
Vetem se un mbroj njerzit e mi (duke te perfshi edhe ty), perderisa jam i sigurt qe ti jep shpirtin per italianet, ose greket qe te urrejne me teper se sa ti nje musliman si un apo ai tjetri me lart. Prap, un mbes ne anen tende, e kete e bej per nje arsye qe fene e kam dhe e rrespektoj per vete, e ty te nderoj si nje gjak nga nje famlije ( kombi ).
E gjitha kjo ishte, " rrim shtremt e folmi drejt ". Un sja boj vetit qefin, edhe ti ke mu ndi me mir nqoft se prej sot e tutje nuk shef ondrra me sy qel .


Sa i perket nates se shtrigave, me nje an nuk kam asnje arsye per ta festu, ne anen tjeter kam nje te tille dhe e festoj cdo vite.
Sepse Halloween Day is My Birdhday !

Naten e mir juve :)
 
Sepse Halloween Day is My Birdhday !

Naten e mir juve :)

Offtopic:

Happy Birthday SempreBarca :ditelindje:, çka mund të të dëshiroj një njeri (pozitive) unë të dëshiroj ty!


On topic:
P.S. Anëtari iLirjam perspektivën e vet e sheh në Diell, prandaj thotë që nuk ka shtet, pret vetëm që të krijohen kushtet për jetë atje :gallate:
 
Nuk e dija qe sihte mekat sepse e festova keq fare dje en tirane edhe nuk kishte femij fare por tgjtih 20 25 deri 30 vjec varjonin moshat edhe ishte organizuar bukur.megjithate loverboy te jesh i bindur se 99,9% gjen sebep me festu jo se jua ndjen per kuptimin e festes..tek ky 99 bej pjes edhe une:)))
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top