Butesia... Dhuna... Cila eshte me e forte?

Jeta

Anëtar i Respektuar
Mu kujtua nje fabule qe kisha lexuar dikur... Ishte dialog mes "eres" dhe "diellit"... Era filloi te fliste me krenari ne lidhje me forcen e vet... dhe mes tjerash i thot diellit: "E sheh ate plakun atje poshte qe ka veshe nje mantel? Une jam me e forte se ti... Per kete veme bast, se do ta sjell ate ne gjendje qe me shpejt se ti do ta detyroj plakun ta zhveshe mantelin!"
Dielli u fsheh pas nje reje, ku po vezhgonte me kujdes focen e eres, e cila filloi te fryeje furishem, per te arritur qellimin e saj... Pas shume e shume perpjekjesh, era u dorezua, kur po shikonte qe sa me shume po fryente ajo, plaku e shtrengonte me shume mantelin per trupi...
Pa vonuar shume, dielli doli nga rete dhe zuri te buzeqesh... Nuk vonoi shume, e plaku filloi te fshije djerset nga balli... Dalngadale plaku u detyrua ta zhveshe mantelin... Atehere dielli iu kthye eres me fjalet: "Ehhh, nuk e shikon se butesia dhe miresia jane shume me te fuqishme se sa forca dhe dhuna?"
 
Shume e bukur fabula....dhe shume domethenese..
ne jete te perditshme,butesia nuk luan shume rol..mesa kam vene re.si natyre jam e bute dhe kurre nuk perdor ndonje karakter te eger me personat qe me rrethojne,ose qe kam te bej...por butesia nuk luan shume rol..
me teper vendosmeria,dora e hekurt..ose ndoshta dhe ai fjalori i eger,e me raste banal..fatkeqsisht kuptohet..por ka persona qe me te mire nuk marrin vesh e sado ti sillesh butesisht,'te hipin ne kurriz' kur i thone asaj fjale...
pastaj ka qe te pershtaten dhe butesia i zbut me teper,por me sa kam konstatuar,keta persona jane te rralle! :(
 
Une mendoj qe butesia te ndihmon gjithmone, pervec rasteve kur perpara ke nje kokbosh ose me sakte njeri pa tru!
 
Edhe pse vetite qenesore te njeriut kane ndikim te madh ne hisen e njerezve, prej ashpersise dhe qetesise, azhuritetit dhe maturise, njollosjes dhe pastertise, perseri ekziston nje lidhje e forte ne mes bindjes se njeriut ne vetvete dhe sjelljes se tij te matur me tjeret, si dhe faljes se gabimeve te te tjereve. Njeriu i madh realisht, sa here qe ngjitet ne horizontet e perkryeshmerise, zgjerohet kraharori i tij, i shtohet BUTESIA:)...Pastaj, ua fale gabimet personale dhe ua pranon arsyetimet njerezve per leshimet e tyre !! Nese ate e sulmon ndonje mendjelehte, duke dashur ta kompromitoje, ai ate e shikon nga pozita e larte e tij, ashtu sic i shikon filozofi femijet te cilet lozin ne rruge, e te cilet ndoshta edhe mund ta gjuajne me gure =)
 
ok,te ndihmon butesia nuk e ve ne dyshim,por ne kete kohe qe po jetojme,qe njerezve i hipen vetja ne qejf kot..aty sluan shum rol,po s'i fole ashper nuk zgjidh gje...gjthsesi me mir i bute se i eger..:)
 
Jam dakort Jeta.

Ne jeten e perditshme ne behemi gjaknxehte dhe furishem flasim dhe diskutojme, kjo na con te ndihemi keq edhe vete sepse kur flet me force asnje nuk te degjon, perkundrazi te gjithe flasin siper teje, kundershtojne dhe asnjehere argumentimet nuk kane llogjike kur thuhen me dhune dhe me gjaknxehtesi. Madje dhuna na ben te biem ne gracken e saj, edhe nese kemi te drejte ne momentin qe perdorim dhunen si verbale edhe ate fizike (e cila eshte grada e fundit e nje njeriu te bej kete veprim) ...automatikisht fajtor behemi ne.

Me butesi dhe me nje te folur te qete ne mund te flasim cte duam, te llogjikojme si ne biseda serioze ashtu edhe ne diskutime te forta....Madje edhe nese zihemi me dike.....Ju keshilloj me qetesi dhe jo me sharje e ofendime, mund tja mbyllim gojen atij qe na bie ne qafe kot :D
 
Pergjigje e veshtire.Them qe te dyja duhen ne momentin e duhur.Por mendoj se e para eshte butesia dhe nese nuk ben pune butesia pas saj duhet ti vije radha dhunes.Gjithmone per nje qellim te drejte ,ne nje menyre te drejte.
ndersa ne maredhenit midis personave them qe dhuna nuk ka kuptim,nuk duhet te ndodhi ne asnje rast.Nese ndodh duhet te merret ligji me te,edhe kur personi qe ushtron dhunen mund ta kete bere per nje qellim te drejte.Qe ne momentin qe perdor dhune e drejta i kalon ati qe peson dhunen.Per rastin e shteteve eshte ndryshe,sepse demi qe mund te shkaktoje nje shtet negativ eshte me pasoja jetesore per nje grup njerezish brenda atij shteti ose jashte tij.ne kete rast them se dhuna ben pune.Them se dhuna ben pune,per te shkurtuar shume kohen.Edhe butesia ben pune por duhen shume dekada sic eshte rasti i Bashkimit Sovjetik.
 
Pergjigje e veshtire.Them qe te dyja duhen ne momentin e duhur.Por mendoj se e para eshte butesia dhe nese nuk ben pune butesia pas saj duhet ti vije radha dhunes.Gjithmone per nje qellim te drejte ,ne nje menyre te drejte.
ndersa ne maredhenit midis personave them qe dhuna nuk ka kuptim,nuk duhet te ndodhi ne asnje rast.Nese ndodh duhet te merret ligji me te,edhe kur personi qe ushtron dhunen mund ta kete bere per nje qellim te drejte.Qe ne momentin qe perdor dhune e drejta i kalon ati qe peson dhunen.Per rastin e shteteve eshte ndryshe,sepse demi qe mund te shkaktoje nje shtet negativ eshte me pasoja jetesore per nje grup njerezish brenda atij shteti ose jashte tij.ne kete rast them se dhuna ben pune.Them se dhuna ben pune,per te shkurtuar shume kohen.Edhe butesia ben pune por duhen shume dekada sic eshte rasti i Bashkimit Sovjetik.

Orakulli, respektoj dhe vlersoj mendimet e tua por...me duhet te te them ketu se.......... ti mendon shume ose me mire arsyeton duke pasur ne mendje idete politike , i perdor edhe neper tema te tilla shoqerore dhe mendoj se kjo komplikon pak filozofine e thjeshte:).

Njeriu eshte nje qenie e zhvilluar, me aftesi te medha llogike dhe ka aftesine e te folurit dhe te te menduarit.....Dhuna nuk eshte e mire,nuk eshte zgjidhje, nuk eshte shpetim apo "nje carje muri" dhe nuk ben pune, perkundrazi eshte e keqja e botes, sidomos dhuna fizike, por edhe ajo verbale...sepse shume abuzime vijne nga kjo e fundit ne shoqerine e perdtshme, ne shoqerine e kafeneve, ate qe ne jetojme ,tonen....sic jane thashethemet, dhe intrigat.

Luftrat te duken qe bejne pune?.....Ndoshta shteteve "pushtuese" ose me mire atyre qe drejtojne keto vende,qeveritareve mund tu interesoj dhe mund tju bej pune,sepse me kete dhune mbrojne pasurite dhe pushtetin e tyre.......Por jo popujve....popujt jane ata qe abuzohen me kete dhune.

Une jam kunder dhunes....shoh vetem te mjere dhe te cmendur....

Shembull banal por real qe po e jetojme ne populli Shqiptar....Berisha dhunon popullin, me cdo gje, me ligjin dhe manipulime etj....populli eshte i mjere...ndersa Berisha i cmendur ne nje trup qe duket i shendoshe, normal......Te mjere, te pafuqishem dhe ne te cmendur patologjik.

Ja dhuna cfare sjell

MJERIM DHE CMENDJE
mendimi im ky :D

p.s shpresoj mos e marresh per keq.....edhe pse shkruajta me shpejt se po iki....:ciaoo:
 
Redaktimi i fundit:
Fjala zbut dhe gurin thone....
Tingellon me fuqishem dhe ka efekt me te forte nje pergj e kthyer me butesi dhe miresjellje....forca qe zoteron eshte shume me bindese te fjala e embel...shume me e pranueshme per personin qe ke perballe !! Distabiliteti i tij do shtohej akoma me shume nga nje pergj gjaknxehte e jona...
Pohimi i tjetrit kerkohet permes butesise tone ...qetesise dhe ndjeshmerise qe duhet te induktojme ...ne te kundert gjerat degradojne shume kollaj ne mosmarrveshje !
 
Sa shume njerez njohim, qe per shkak te temperamentit te tyre eksploziv e hidherojne jeten e vet. Shkaterrojne cdo gje te bukur, prishin drejtpeshimin e karakterit te tyre etj. Qetesia dhe urtesia jane nder xhevahiret me te cmuar te urtesise. Nje gje qe s'mund ta arrishe me nerva, padyshim do e arrish me urtesi. E kunderta ndodh shume me rralle.
 
Jeta, te pergezoj per temen ne rradhe te pare.

Ne rradhe te dyte, mendoj qe as dhuna as butesia nuk zgjidhin pune.
Autoriteti po, zgjidh.
Nuk e di se sa e qarte do jem ne ate qe po them, por mendoj se menyra e te shprehurit ndihmon shume per te zgjidhur problemet.
Marr gjithmone si shembull tim ate ne te tilla raste, eshte nje person qe eshte tej mase i urte, por qe llafi i ka peshe kur e nxjerr nga goja...Nuk guxon njeri ta kundershtoje. Menyra se si i lidh ai fjalet me gjithe hijen e fytyres qe ka, magnetizon njerezit qe ka rreth e rrotull. Ndoshta fakti qe flet pak e sakte e ndihmon shume ne kete aspekt.
E kam thene edhe ne nje teme tjeter, babain tim te dhunshem e kam pare vetem ne 3 raste ekstreme: nje here me te vellain e vogel qe kishte pire, njehere me nje djale qe me shau mua dhe nje here me nje person qe cenoi mamin.:)
Instikti dhunes shfaqet tek cdo njeri ne nje fare menyre apo ne tjetren, megjithate qetesia fiton me shume:)
 
Bri shembulli qe ke dhene ti eshte Autoritet i cili ka per baze urtesine (zgjuarsine) dhe nje respekt per butesine ne kuptimin se nje njeri inteligjent, me arsye atehere ska perse te perdore si arme mbrojtese dhunen.

Dhe per dhunen qe ti thua se babai yt ka shprehur ne keto 3 raste qe ti ke permendur ...nuk eshte dhune mendoj une (sbesoj se babai yt ka rrahur njeri ne ato raste qe ke thene)....po ka perdorur fjalet e tij, arsyen dhe zgjuarsine duke i shprehur ne menyre te forte dhe autoritare...jo ne menyre te dhunshme.

Dhune verbale do te thote.....kercenime qe i behen personit ne menyre indirekte, presione psikologjike dhe te tjera si keto...Dhuna fizike dihet kush eshte.

Megjithate.....qetesia eshte tipar i rendesishem tek nje njeri...qetesia dhe durimi ne keto rrethana.
 
Dhe per dhunen qe ti thua se babai yt ka shprehur ne keto 3 raste qe ti ke permendur ...nuk eshte dhune mendoj une (sbesoj se babai yt ka rrahur njeri ne ato raste qe ke thene)....

Eshte dhune e mirefillte fare...
Xhaxhi dhe ai qe me shau mua perfunduan ne shalet e tim ati dhe morren ca pellemba te mira duke u terhequr rruges..Personi qe u kap ma mamin, desh perfundoi nga kati i 4-te...:(

Me vjen cik turp qe po e tregoj, se nuk jane gjera normale dhe per tu treguar ne forum, por doja te shpjegoja qe ne disa raste, kur preket dicka qe te perket shume, nuk duron dot...:)
 
Eshte dhune e mirefillte fare...
Xhaxhi dhe ai qe me shau mua perfunduan ne shalet e tim ati dhe morren ca pellemba te mira duke u terhequr rruges..Personi qe u kap ma mamin, desh perfundoi nga kati i 4-te...:(

Me vjen cik turp qe po e tregoj, se nuk jane gjera normale dhe per tu treguar ne forum, por doja te shpjegoja qe ne disa raste, kur preket dicka qe te perket shume, nuk duron dot...:)


Po, padyshim... Po te cenoi "integritetin" familjar, edhe me i urti i botes kujtoj se do reagonte ne nje menyre ose nje tjeter, por jo duke i thene "ooo te flm shume" etj etj.
 
Eshte dhune e mirefillte fare...
Xhaxhi dhe ai qe me shau mua perfunduan ne shalet e tim ati dhe morren ca pellemba te mira duke u terhequr rruges..Personi qe u kap ma mamin, desh perfundoi nga kati i 4-te...:(

Me vjen cik turp qe po e tregoj, se nuk jane gjera normale dhe per tu treguar ne forum, por doja te shpjegoja qe ne disa raste, kur preket dicka qe te perket shume, nuk duron dot...:)

Kuptoj shume mire :D
Nuk i ka ndodhur vetem babait tend, por te gjitheve kjo gje. Nuk jemi shenjtor e as engjej.....Dhe sigurisht kur cenohemi reagojme dhe shume madje, kjo eshte humanisht normale.
 
Eshte dhune e mirefillte fare...
Xhaxhi dhe ai qe me shau mua perfunduan ne shalet e tim ati dhe morren ca pellemba te mira duke u terhequr rruges..Personi qe u kap ma mamin, desh perfundoi nga kati i 4-te...:(

Me vjen cik turp qe po e tregoj, se nuk jane gjera normale dhe per tu treguar ne forum, por doja te shpjegoja qe ne disa raste, kur preket dicka qe te perket shume, nuk duron dot...:)

me fal briciolo....se nuk dua te bej koment mbi familiaret e tu..............por reagimi i babait tend ne keto 2 raste eshte nje veprim instiktiv........dhe nuk quhet dhune e para menduar....ai duke pare qe jan cenuar famialiaret e vet ka vepruar ne menyre instiktive vetmbrojtese......kjo ndodh te te gjith njerzit...sa per temen jam shume dakord qe autoriteti eshte ai qe zgjedh punet as durimi e as dhuna....
 
Dhuna eshte kafsherore. Ndoshta kafshet te detyrojne t'ua kthesh ne te njejten monedhe, por gjithsesi mbetet kultura dhe qytetaria ajo qe duhet te mbreteroje.
Une duke ia patur friken vetes, preferoj butesine. Nese ne nje ngjarje do perfshihesha emocionalisht ne nje konflikt te dhunshem, jam shume i sigurt qe nuk do ti lija dikujt opsionin e hakmarrjes, do ta coja direkt e ne ekstrem...keshtuqe me mire shmangesh.

Ndo1here duhet te sillesh urte e bute derisa egersira te merzitet me veten e vet.

Jam totalisht kundra perdorimit te forces, apo dhunes.
 
Butesia disa here fiton me shume se forca.

Butesia mund te fitoje gjithcka, pervec pasurise

Butesia eshte dicka qe rrjedh nje embelsi e ndjenjave njerzore,dicka qe deperton ne thelesi,dicaka qe te ngrohe,qe perkdhel.Butesia eshte nevoje shpeshehere qe nuk flitete e nuk thuhet,eshte nje rruge qe shpie ne galdim,qe shpiene te verteten e dashurise.Edhe kjo butesi eshte nje gjuhe qe i ipet hapsire ndjenjave,duke zbuluar menyra per tu shprehur me simpati e me butesi si dhe me embelsi

Dhuna është një fenomen, i cili nuk përcaktohet dhe kufizohet qartë as në shkencë dhe as në përdorimin gjuhësor të përditshëm. Nëse në televizion ose në shtyp flitet për dhunën, atëherë në shumicën e rasteve bëhet fjalë për aspektet e mëposhtme të dhunës:

Kriminalitet i dhunshëm (krime grabitjeje dhe vrasjeje), i cili shfaqet para së gjithash në qytete të mëdha dhe ushtrohet në një masë 90% nga burrat;

Vandalizëm: shkatërrimi i paramenduar i objekteve të ndryshme;

Trazira dhe kaos: eksese të dhunshme në koncerte Pop, ndeshje futbolli ose aktivitete të tjera masive;

dhunë armiqësie ndaj të huajve: veprime të dhunshme të qëllimshme, të orientuara kundër një pjese të caktuar të popullsisë;

Dhunë mes gangsterëve të rrugës: grindje të dhunshme mes bandave rivalizuese të të rinjve; dhunë e motivuar politikisht.
 
Last edited by a moderator:
Kriminalitet i dhunshëm (krime grabitjeje dhe vrasjeje), i cili shfaqet para së gjithash në qytete të mëdha dhe ushtrohet në një masë 90% nga burrat;

Sipas kesaj shume leht munde te shkojme ne perfundimin logjik se egersia dhe dhuna nuk jane instikte kafsherore por Burrerore. Me iden se egersia dhe dhuna nuk jane instikte kafsherore pajtohem edhe une, por per iden se ato jane instikte burrerore besoj se ja vlene te debatohet. Une mendoje se instiktet jane krijuar dhe vazhdimisht evulojne si rezultat i shkakut. Pra per te vertetuar qe egersia dhe dhuna jane instikte burrerore ne duhet se pari te debatojme mbi shkakun qe e ka krijuar kete instikt. :ciaoo::ciaoo:
 
patjeter qe butesia...nuk kam nevoje te shkoj hic me larg se sa tek vetja...
kur mundohem te arrij dicka me dhune,nuk ia dal dot..edhe po plasa nuk ia dal e nuk ia dal....deri me tani,pa marre parasysh,ca kam dashur,kam arrite kur jam treguar e bute..dhe ne fund jam shperbly me tolerance,mirekuptim dhe sukses...:)
 
ne jeten e perdishme hasim shume probleme,por kjo nuk do te thote te tregohemi agresiv me te tjeret,por me realist dhe sa me praktik kur flet me nje person,me te bertitura nuk fiton gje ,aceron nevrat e tua dhe dele jashte kontrollit.
 
Teme shume interesante kjo ;)

Mire do ishte qe c'do gje tu zgjidhte me butesi, dhe une mundohem ta bej kete por nuk eshte gjithmone aq kollaj.

Disa tipa duan dhunen dhe forcen sepse vetem ne ate menyre marrin vesh :(
 
Shume e bukur morali i fabules,,,,butesia dominon mbi forcen...pavarsisht se nga dhuna,forca cdo kush trembet dhe i bindet asaj,por butesia me urtesin dhe miresin e saj gjithmone fiton!
 
Butesine ne kete rast une e marr si qetesi,edukate.Edukate fillestare qe duhet te kete çdokush.Gjithmone me eshte thene dhe e kam vertetuar dhe vete qe me dhune,si fizike si verbale nuk perfiton asgje.
Po u sjell nje rast timin.Kete vere isha ne biblioteken kombetare te Tiranes se me duhej disa material per universitetin.Roja qe punonte aty me pa qe hyra dhe me kerkoj kartelen e anetarsimit.Duke menduar qe kartela eshte ajo ku shkruhen librat qe merr i thashe qe nuk me kane dhene kartele se e mbajne punonjesit.Ky roja filloj te bertiste e te uleriste saqe dhe shoqja ime qe ishte ne salle doli e erdhi tek une.Me nje qetesi qe kur mendoj veten habitem,i thashe rojese te ulte zerin se nuk zgjidhte asgje.Dhe ja perserita mbi 10-tra here.Ai bertiste,une e shpjegoja me qetesi dhe me edukate.Ne fund roja me kerkoj falje...:D :D
Pra mjafton te mbash qetesine tende,te tregohesh i edukuar dhe gjerat zgjidhen shume mire.Kuptohet ka dhe nga ato raste kur qetesine edhe pse mundohesh ta mbash e humbet,por e rendesishme eshte qe te mbizoteroje ne jeten e perditshme.
 
Duhet force e brendshme qe te jemi te bute, e te duruar. Duhet pak fare acarim nervash qe te kthehesh ne dhune.
Eshte shume e lehte ti biesh dikujt sepse te keqtrajtoi, por eshte shume e veshtire ta bindesh ate me butesi qe ta kuptoje gabimin e vet. Mgjth, mendoj qe ka plot raste ku butesia nuk eshte gjithmone zgjidhja e duhur.
 
Nuk thuhet me goje sa i zbut shpirtrat e njerzve miresjellja dhe embelsia e te folurit... Patjeter qe butsia... Por fat i keq qe shume pak njerez e posedojn...
 
Pe: Butesia... Dhuna... Cila eshte me e forte?

Mendoj se nuk eshte i forte ai qe shfaq dhune fizike apo qofte edhe force fizike,por ai qe tregon ''force'' ne permbajtjen e gjerave,ai qe tregon butesi...Sot bota jashte eshte nje ''realitet''i ashper na perplas me gjithfare njerezish,tipe,karaktere te shumellojshme,reagime te tepruara,por ky eshte njerezimi..Aftesia e njerezve ne ate qe bejne dhe ate qe thojne shprehet me mire se si i ''interpretojne'' keta gjera...Njeriu nga aftesia e tij ka arrit te zbuse dhe kafshen,kjo eshte nje ane e butesise,ku thyhet dhe dhuna,dhe ashpersia...Butesia varet dhe si merret,ka raste qe merret dhe ne rolin e budallait,por ka raste qe cilesohet dhe si fuqi e pasur shpirterore...Dhuna mendoj eshte menyra me e shkurter per ti trajtuar e zgjidh gjerat(njerezit te lodhur nga dicka zgjedhin shpesh menyren me te shkurter),kjo eshte mos pjekuri,pushtim i ''frikes'' ne vetvete se sdo ja dalesh(ne kete menyre gjen nje zgjidhje te shpejte nga padurimi).....Butesia eshte nje ''mbuloje e fshehte'',qe mbizoteron dhe eshte gjithmone fituese ndaj asaj ''shpate te mprehte'' sic eshte mendja....
 
Titulli: Butesia... Dhuna... Cila eshte me e forte?

Edhe se te gjithe themi butesia edhe dhuna nuk ndahet.Nuk flas per dhune fizike apo psikologjike.
E kam fjalen se edhe nje fjale do ishte e duhur aty ku butesia nuk ben pune me dike.
Fjala vret me shume se plumbi :p
 
Pe: Titulli: Butesia... Dhuna... Cila eshte me e forte?

Edhe se te gjithe themi butesia edhe dhuna nuk ndahet.Nuk flas per dhune fizike apo psikologjike.
E kam fjalen se edhe nje fjale do ishte e duhur aty ku butesia nuk ben pune me dike.
Fjala vret me shume se plumbi :p

As qe do ndalen ndonjehere,jane te verteta ''te hidhura''...Sado te flasesh te denosh dhunen ajo nuk do mbaroje ndonjhere,pavaresisht formave te shfaqjes se saj....Edhe pse njeriu eshte i vetdijshem per gjerat qe jane gabim prap i ben ato gabime,natyra e tij,sfida qe i ofron vetes....Edhe duhani flitet qe eshte i demshem,te gjithe e denojme,por prap te gjithe e pijme ama....Mos te ekzistonte e keqja sdo ja dinim vleren te mires.....
 
Pe: Butesia... Dhuna... Cila eshte me e forte?

Kudo ku egziston dhuna mbizotron frika...dhe azgje smund te behet apo jete frytedhenese nepermjet frikes..butesia simbolizon menyren me te mire te mundeshme per arritjen e rezultatit qe deshiron nese e kapim ne kete aspekt...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top