Lexon rinia e sotme mjaftueshem ?

sheki

Anëtar i ri
Duke pas parasysh se nuk po has ne jeten e perditshme ne adhurues te denje te librit
perse ndodh kjo ?
a mund ta gjykojm ket fakt si te shemtuar per rinin tone.
Apo............................?
 
Ke te drejte keshtu eshte sot...nje nga keta re rinjt jam edhe une...kam heq dore nga libri...ndoshta nuk kemi kohen e duhur pastaj vet shkolla nuk i le hapsire studentit per te lexuar libra jashtshkollore

kur isha gjimnaziste lexoja dhe me pelqente kjo gje ...ndersa sot...!
 
fajin ka tv, kompjuteri e kto gjonat kshtu...fal ktyne seneve krijesat kan humb interesin per lexim e sidomos rinija e sidomos ktu ku jetoj un:(..per sa m'perket mu leximin nuk muna me zavendsu me asgjo... leximi m'jep kejt tjeter ndjenje, shum ma shum emocjone se sa tv, radio, kompjuteri o ku pe di un kshtu qe po lexoj shum sidomos romane aventure, romane fantazi, libra dashnije nganjeher, libra historie (sidomos t'historis t'lasht) e romanzi gialli po + edhe autobiografie (sidomos ato t'femnave t'botes 3 qe tregojn vujtjet e tyne)...
 
Mendoj se sot shume pak lexojme dhe per shumicen dermuese vetem gazeta eshte literatura qe ata e lexojne. Una kam lexuar dhe lexoj pa nderprere. Ne shtepine time kam ndertuar nje haesire te vecante per dhome pune me biblioteken ngase dua te jete vertete hapsire ku punohet dhe lexohet, sespe ka shume raste kam vu re qe blihen libra ne nje ngjyre qe i pershtaten mobiljeve ne te cilat ato libra vendosen dhe gjithessi ato libra jane ne salon ku eshte frekuentimi me i madh per te pare te tjeret se ajo shtepi ka libra dhe jo per ti lexuar.
 
Duke pas parasysh se nuk po has ne jeten e perditshme ne adhurues te denje te librit
perse ndodh kjo ?
a mund ta gjykojm ket fakt si te shemtuar per rinin tone.
Apo............................?

Ti je vete shembulli per fat te keq...

Kurre nuk eshte vone per te lexuar. Jo vetem qe eshte skandaloze per shoqerine tone, por pasojat do ia shohim me vone, me nje brez te madh injorantesh qe njohin cdo kengetar Pop-i dhe asnje shkrimtar, veper, kryeveper...

Libri te zgjeron horizontet !
 
te them te drejten libri te hap orizontet, por vallai nuk kam nerva te lexoj librat e shkolles jo me ato jashte shkollore, per vete faktin qe puna me orar te plodh te lodh sado pak. gjithsesi do thuhet po pate deshire lexon. mua fatkeqesisht me ka humbur ajo ndjenje e te lexuar libra. shpresoj me mbarimin e shkolles mund te me shtohet si deshire, por shpresojm. qe te lexosh mire eshte nuk eshte keq.
 
duke iu bazuar pyetjes se temes,mund te them se nuk mund te pergjithesojme duke i dhene nje pergjigej te prere kesaj ..
ka te rinj te cilet lexojne,ndersa te tjere per te cilet ka me rendesi nje kafe me shoqerine se nje ore lexim,psh.
por libri perhere me teper po largohet nga aktivitetet e dites tek te rinjte...
 
Un lexoj 7 deri ne 10 libra ne vit.
Tv e kam lene anash, rralle shikoj dicka.
Kohen e lire e kaloj ne palester, kompjuter dhe duke lexuar.
Gjate pushimeve verore lexoj 2 a 3 libra.


Por une ndoshta nuk hyj tek te rinjte :p
 
Mendoj se shume pak lexohet...Librin e ka zevendesuar kompjuteri apo televizioni dhe eshte harruar se cemocione te percjell nje liber kur e lexon...
Ndoshta edhe pse nje pjese shkrimtaresh te rinj qe kane dale nuk ia vlen ti lexosh me subjekte banale e koti fare ...Libra qe nuk te trasmetojne asnje emocion...
 
Po lexojne revista thashethemesh per vipat dhe gazeta dylekshe te tilla....e zgjerojne horizontin me keto gjera.

Kam dy komshije une, jane shume te bukura te shkathta, vajza rreth 15-16 vjec, jane te qeshura por i shoh vetem me revista neper duar...Mat etj....se di pse....kane prospetiva te mira te rinjte e sotem...por se di ca mendojne fare.

Une jam ne pune, kam familje dhe dua te gjej kohe per te lexuar...sepse ne kohen time nuk egzitonin keto revista skandaloze e as interneti...ne rreshqisnim neper duar libra vetem libra...romane etj.....vdisnim te lexonim te gjithe bashke. Kenaqeshim.
 
un lexoj gazeten cdo mengjes ne bar kur ha mengjes dhe kuptohet vetem temat me interesante dhe gazeten kunji kur jam ne shqiperi ka lezet shkihesh tu qesh lexoj pak po rendesi ka qe lexoj
 
askush nuk lexon mjaftueshem nese e veshtron nga dhe krahason me nevojen qe cdonjeri ka nevoje per te ditur gjithnje e me shume per te luftuar injorancen.

Vecanarisht ne shqiperi shihet nje neglizhence e larte dhe nje mosperfillje per te lexuarit. Duke mos perfshire ato te shkollave private pasi pjesa derrmuese kane prirje me te mirefillta per te studjuar dhe lexuar, shumica a studenteve i harxhojne parat ne telefon, kafe dhe qefe te ndryshme por ne libra vetem atehere kur jane te detyruar.

Eshte nje mungese kulture e mirefillte dhe dashurie per te zbuluar mistere, per te zhvilluar njohurite, menyren e komunikimit qe eshte trasheguar nga breza te tere me radhe. Po ashtu e niveli i arsimimit dhe menyra e organizimit te tij ne vendin tone eshte jo nxitese, mjafton te flasesh per ndryshim tekstesh cdo vit per ta vertetuar kete.

Do te shtoja qe shqipetaret ne pergjithesi nuk jane te organizuar dhe menazhues te mire te kohes dhe e shohin praktiken si shume me frutdhenese sesa teorine.
 
Po lexojne revista thashethemesh per vipat dhe gazeta dylekshe te tilla....e zgjerojne horizontin me keto gjera.

Kam dy komshije une, jane shume te bukura te shkathta, vajza rreth 15-16 vjec, jane te qeshura por i shoh vetem me revista neper duar...Mat etj....se di pse....kane prospetiva te mira te rinjte e sotem...por se di ca mendojne fare.

Une jam ne pune, kam familje dhe dua te gjej kohe per te lexuar...sepse ne kohen time nuk egzitonin keto revista skandaloze e as interneti...ne rreshqisnim neper duar libra vetem libra...romane etj.....vdisnim te lexonim te gjithe bashke. Kenaqeshim.

Opo hajd se keto revistat italiane sikur kane dhe ndonje teme sociale...po ne shqiperi vetem paloma dhe intervista lexohet ( suzy keshillon...:p , horoskopi dhe djemte kerkojne vajza...)..
E quaj brez te djegur....sinqerisht pa te ardhme !!!Zoti past meshire per ne !!
 
un mendoj se librinn eshte lene mbas dore per shum arsyje..per shkakun se disa libra nuk jan aktual dhe terheqes per kohen ne te cilen ne jetojm.. un kam shum deshir kur lexoj nje liber si Lahuta e malcis apo kanuni i lek dukagjinit ose edhe per historin e skenderbeut.. por librat tjer nuk me terhjekinn fare,nuk me lexohet nje liber romantik ngase me duket shum i pakuptimt per kohen ne te cilen un jetoj..dhe nuk mundem ta gjej veten askund ne at liber apo nje liber qe eshte shkruar ne nje koh e cila nukk pershtatet me jeten e tanishme..
ne disa aspekte tjera libri eshte zevendesuar edhe nga televizioni apo kompjuteri.
mirpo me pC - dhe internetinn si Libri shkollor dhe aj letrar lihen anash nga shumica e perdoruesve te internetit..
dhe me plott kuptimin e fjales..mund ta gjykojm si fakt te shemtuar dhe aspak qe perparues
 
vallaj me vjen shume keq per te rinjte e sotem dhe sidomos per veten time qe nuk behem te prek nje liber jashteshkollor ta lexoj ..po me te lehte e kam te hap kompjuterin dhe te rri me ore te tera pa kuptuar se eshte nje humbje e madhe e kohes te cilen mund ta shfrytezoj edhe me mire duke shfletuar ndonje liber vec atyre te shkolles .. nuk e di pse jam bere kaq shume neglizhente ndaj dickaje qe une e di shume mire qe vlen ..,
 
Varet nga perspektiva e secilit...kush do te zgjeroj horizontin lexon...kush sdo ri shef tv
 
Titulli: Lexon rinia e sotme mjaftueshem ?

Varet nag tipi i njeriut kjo besoj se ai qe kerkon ta zhvilloj mendjen me dije dhe qe kerkon te dij dicka rreth shum faktorve e merr mundimin dhe lexon ato libra qe i nevoiten ...Por me futjen e internetit ne fuqi me shum lexojn neper internet madje nuk lexojn edhe librat e shkolle kaq sa lexojen neper internete :D
 
Titulli: Lexon rinia e sotme mjaftueshem ?

kur isha ne shkoll te mesme lexoja goxha,tashme sprek libra me dor :D Preferoj ma mir ti lexoj platonin e aristotelin nforum sesa ti lexoj nlibra
 
Titulli: Lexon rinia e sotme mjaftueshem ?

Lexojne ,por vec sms e fb, wats, apo viber
 
Titulli: Lexon rinia e sotme mjaftueshem ?

Dashuria ndaj librit eshte nje fare trashigimie kulturore edhe nga familja ne te cilen rritemi.
Gjithesesi kemi nje bastardim total ne shume segmente te informimit tone ndaj dijetarve te fjales,psikollogjise dhe filozofis.
Dija nuk eshte monopol i askujte.Por behet e tille kur njeriu pushon se informuari dhe lexuari shendetshem,psikollogjikesht e shpirterisht.
 
Titulli: Lexon rinia e sotme mjaftueshem ?

Lexon duke vjedhe citatet e shkrimtarve ,poshte e larte,e i vene si te tyret neper statuse pastaj :p
 
Titulli: Lexon rinia e sotme mjaftueshem ?

Lexon duke vjedhe citatet e shkrimtarve ,poshte e larte,e i vene si te tyret neper statuse pastaj :p

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Lexon rinia e sotme mjaftueshem ?

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Gerto nuk lejohet hapja e vidios ketu ku jetoj une :)
sdi pse..
 
Titulli: Lexon rinia e sotme mjaftueshem ?

Gerto nuk lejohet hapja e vidios ketu ku jetoj une :)
sdi pse..

Se ai qe ka publiku videon eshte me te meta mendore prandaj. Ne vend qe ta publikoj ne gjith boten e ka ven vetem ne nje kontinent.
Eshte kenga e Dire Straits - Money for Nothing.

...edhe atehere ne vitin 70 nuk lexojshin dmth.
 
Titulli: Lexon rinia e sotme mjaftueshem ?

Lexon duke vjedhe citatet e shkrimtarve ,poshte e larte,e i vene si te tyret neper statuse pastaj :p

Nuk ka asgje te keqe,shume e bejne sepse nje citat ju pelqen dhe i shpreh...Ndonese nuk e vene autorin por gjithsesi se bejne me qellim te keq...

Persa i perket temes me pare hapin fb te lexojne ndonje mesazh sesa librin qe se kane sepse tani edhe per te lexuar perdorin google si per me lehte,nje rruge e dy pune.... :p
 
Titulli: Lexon rinia e sotme mjaftueshem ?

Lexon, lexon sms
 
Titulli: Lexon rinia e sotme mjaftueshem ?

Dashuria ndaj librit eshte nje fare trashigimie kulturore edhe nga familja ne te cilen rritemi.
Gjithesesi kemi nje bastardim total ne shume segmente te informimit tone ndaj dijetarve te fjales,psikollogjise dhe filozofis.
Dija nuk eshte monopol i askujte.Por behet e tille kur njeriu pushon se informuari dhe lexuari shendetshem,psikollogjikesht e shpirterisht.

Nuk e kuptova thelbin e postimit tend, nese ke mundesi mund ta zgjerosh nje cik ? E ke fjalen per Librat shkollore te detyruara, apo ato te udhetimit / kohes se lire ?

Ps... ne lidhje me temen, Them qe se kush lexon per veten e tij saj- duhen matur nga afer statistika te tilla, jo kshu me hamendje.
 
Titulli: Lexon rinia e sotme mjaftueshem ?

Nuk e kuptova thelbin e postimit tend, nese ke mundesi mund ta zgjerosh nje cik ? E ke fjalen per Librat shkollore te detyruara, apo ato te udhetimit / kohes se lire ?

Ps... ne lidhje me temen, Them qe se kush lexon per veten e tij saj- duhen matur nga afer statistika te tilla, jo kshu me hamendje.

e ka fjalen per kulturen e te lexuarit, kur lexon me deshiren tende.
ato librat e shkolles dhe nqs si lexon mir bejn se i kan ber katastrofe.

Ne shqiptaret lexojme po pertojme te blejm libra, po na i dhane ja u hedhim 1 sy
 
Titulli: Lexon rinia e sotme mjaftueshem ?

e ka fjalen per kulturen e te lexuarit, kur lexon me deshiren tende.
ato librat e shkolles dhe nqs si lexon mir bejn se i kan ber katastrofe.

Ne shqiptaret lexojme po pertojme te blejm libra, po na i dhane ja u hedhim 1 sy

Me deshiren tende....atehere qysh mund ta paragjykosh dike ne k'te forme.
Romanet jane libra imagjinate- te sajuara, nuk te hyjne ne pune me domosdo.... ose me sakte jo te gjithe e kane te nevojshem k'te lloj leximi...varet se c'fare te terheq ty si tip/e... eshte dicka personale.

Mund ti thuash e vjedhur , edhe ne k'te rast. Nuk eshte se jane libra edukative/kulturore.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top