Illyricum Sacrum

Bilderberg

Anëtar i ri
Illyricum Sacrum

Koha Jone, 19 Nentor 2007

Nga Daniele Farlati, Perkthyer ne 1963 nga Dom Frano Ilia Historia e panjohur e Shqipërisë në veprën "Illyricum Sacrum", të autorit italian at Daniele Farlatti, përkthyer në vitin 1963 nga Dom Frano Illia.

Ja origjinali që ndodhet në Arkivin e Shtetit :
Si u mbyt në lumin Drin, qerrja që mbante arkivat e Shqipërisë Historia e veprës madhore "Illyricym Sacrum" e atë Daniele Farlattit.
Si u dënua me 25 vjet burg dom Frano Illia, që e përktheu atë dhe kërkoi vazhdimin e saj, ku flitej për Tivarin e Kosovën .
Papa Klementi XI u muer vesht me Jezuitët e Venedikut e këta dërguen në Romë Atë Filip Riceputtin i cili mori në dorzim nga Papa shqiptar materialin historik të tij, planin e hartimit të historisë kishtare të ilirëve, e me ndihmën financiare me përballue shpenzimet e duhuna për atë punë. At Filip Riceputti mbi një barkë të Vendikut i ra për gjatë bregut të Adriatikut tue u ndalue në të gjitha qëndrat ku kishte landë për punën e vet e nga këto qëndra bregdetare dërgoheshin njerëz të tjerë për kërkime historike në qëndrat e mbrëndëshme të vëndit prej kah i dërgohej landa e duhun në breg të detit. Këtë punë e vazhdoi deri në qytetin e Tivarit. Prej Tivarit u dërguen lajmëtarë në të gjithë qëndrat kishtare të Shqipërisë të cilat iu përgjegjën tue i dërgue secila ndihmën e vet historike shkruajsit të ardhëshëm të kishave ilire. Një qerre me qe e ngarkueme me dorshkrime, libra e objekte historike, mbasi kapërceu të gjitha vështirësitë e baltrave të Zadrimës, u mbyt në ujë tue kalue Drinin e hupi e gjithë ngarkesa e caktueme për At Riceputt-in".

Kështu shkruhet në volumin e shtatë të veprës madhore "Illyricum Sacrum" të autorit italian, At Daniele Farlatti, e cila ndodhet në Arkivin Qëndror të Shtetit e përkthye nga Dom Frano Illia, që në vitin 1963 kur ai shërbente si famullitar në qytezën e vogël të Milotit. Po çfarë është kjo vepër dhe si trajtohet aty historia e lashtë e Shqipërisë që nga koha e ilirëve e në vazhdim? Sa kohë iu deshën Dom Frano Illias që ta përkthente atë vepër madhore dhe përse nuk u botua ajo në vitin 1966 kur ai e dorëzoi për botim pranë Institutit të Kulturës Popullore? Përse u arrestua Dom Frano, ato ditë që ai paraqiti kërkesën për botim, në të cilën shkruante se ishte gati të përkthente edhe volumin e tetë të atij libri, ku flitej për historinë e Tivarit e Kosovës të cilat ai i cilësonte si pjesë të Shqipërisë. Përse edhe pas letrës që ai i drejtoi Ramiz Alisë në vitin 1986, pasi doli nga burgu, nuk iu kthye vepra e tij për të cilën kishte punuar për shtatë vjet me rradhë?

اfarë është "Illyricum Sacrum"
Në kerkesën që Dom Frano Illia i bëri Institutit të Kulturës Popullore për botimin e librit që kishte përkthyer, iu paraqiti edhe një përmbledhje të shkurtër në një faqe e gjysëm të daktilografuar, në mënyrë që t'i sqaronte redaktorët që do të merreshin se çfarë ishte ajo vepër dhe çfarë trajtohej aty në lidhje me historinë e Shqipërisë. Në atë letër sqaruese shkruhet: " Vepra "ILLYRICUM SACRUM" (ILIRIJA KISHTARE ose Historia Kishtare e Ilirisë) përbahet prej tetë volumesh me ….38 x 26. Volumi i VII rreshton historinë kishtare t'Ilirisë bregdetare, kurse volumi i VIII atë të krahinës së Kosovës. Volumi i VII, në 638 faqe, rreshton historinë kishtare dhe lidhun me atë çivile të Metropolive të Djoklesë, Tivarit, Shkodrës, Durrësit e të Sirmit dhe sufrangave ase të dioçezave që mvaren prej tyne. Prej kësi volumi deri tash kemi përkthye pjesët që i përkasin mbrendisë së kufijve të sodshëm të Shqipnisë, d.m.th. sa i përket Shkodrës dhe Durrësit dhe sufrangave të tyne (vazhdoj përkthimin e pjesëve të tjera) Shkodra kishte këto dioçeza:
1. Drishtin, 2. Pultin e Madh, 3. Pultin e Vogël, 4. Dejën, 5. Sarden e 6. Sapën. Durrsi kishte këto dioçezë sufragane: 1. Lezhën, 2. Arbëninë, 3. Krujën, 4 Bendën, 5. Priskën, 6. Shtejefnin, 7. Kanovjen, 8. Skampën, (Elbasanin) 9. Lestronin, 10. Bulidën, 11. Amancien, 12. Apoloninë (Pojanin) 13. Vëlonën, 14. Pulkerjopullin (Beratin) 15. dhe Akroçerauninë. Në këtë volum të VII përshkruhet gjanë e giatë themelimi i qyteteve dhe i dioçezave, tue gërshetue historinë kishtare atë çivile t'atyne vëndeve. Shfrytëzohen mirë dokumente, historjanët dhe gjeografët e ndryshëm të vjetër e të rinj t'atyne kohve. Landa ndahet në djeçezë dhe në rajone kishtare.
Secila Seli Arqipeshkvnore apo Ipeshkvnore zakonisht gjindet ndër qytetet nga të cilat edhe merr emnin. Në fillim të çdo Arkiodioçjezi apo Dioçjezi përshkruhet themelimi i qytetit dhe djeçezit, mandej vjen rreshtimi i jëtëshkrimit të secilit Prelat. Giatë jetëshkrimit të tyne rreshtohen faktet e historisë kishtare e çivile në rend kronologjik. Ky volum përfshin landën historike deri në fillimet e shek. XVIII, kur edhe botohet në vitin 1817. Vepra "Ilyrricum Sacrum" asht rreshtue në giuhët latine klasike. Për plotësimin e këtij kuadri historik me randësi të madhe të vëndit tonë, nevojiten edhe pjesë të tjera të këtij volumi ashtu edhe volumi VIII.
Po të kërkohet, jemi gadi të vazhdojmë këtë punë të mundshme, me shpresë se do të jetë një kontribut i mirë për njohjen e historisë së vëndit tonë të dashtun nga brezat e rijë të popullit tonë.
Vazhdon mandej …(nuk kuptohet fjala) prelat, dhe giatë këtij rreshtimi përshkruhen punët ndaluan giatë sundimit të tyne kishtar e çivil në mënyrë kronologjike. Ky volum vjen tue përshkrue deri në fund të shekullit të XVII e diçka në fillimet e shekullit të XVIII. Vepra asht rreshtue krejt në giuhën latinishte e madje klasike. Edhe pjesët e tjera që i përkasin Djoklesë e Tivarit kishte qenë mirë të njifen prandaj të përkthehen në giuhën tonë mbasi kanë lidhje të vazhdueshme me krahinat tona. Për plotësimin e këtij kuadri historik të vëndit, do të ishte me vënd edhe përkthimi i blenit VIII.

Po të kërkohet kishim me kenë gadi të vazhdojmë kryemjen e përkthimit të bl. VII dhe të VIII-it. Paraqitëm këtë pasqyrë sintetike përtë pasë një ide mbi përmbajtjen e kësaj vepre. Milot 19. VIII.1963. D. Frano Illiaj (firma) (AQSH. F. 1069. D. 40 Fq1)

Humja e arkivave të Shqipërisë
Një nga pjesët më interesante të librit "Illyricum Sacrum", është ajo ku flitet për interesimin që tregoi Papa Klementi që ishte me origjinë shqiptare, për mbledhjen e përpunimin e historisë së Shqipërisë, gjë e cila nuk u bë plotësisht sepse një pjesëemadhe e atyre arkivave, humbën teksa qerrja që transportonte ato për në Vendeik, u mbyt teksa ishte duke kaluar Lumin e Drinit në pjesën e Zadrimës.
Lidhur me këtë, në faqen 221-222 shkruhe: "Papa Klementi Xi, Gian Francesco Albani, ngta Urbino me prejardhje shqiptare, kur ishte prift i ri filloi të mbledhë landë për historinë kishtare ilire. I penguem nga detyrët kishtare që shkuen tue ia shtue naltimin e tij deri në selin papnore u detyre të ndërpresë punimet e veta historike. Në fillim të pontifikatit të vet, mblodhi Konçilin e parë të Arbënit nën kryesinë e arqipeshkvit të Tivarit, Vinçenc Zmajeviç, e dha urdhën që aktet e Konçilit të përktheheshin shqip e ti shifte në gjuhën e të parëve që në familjen Albani kishte mbetë vetëm si kujtim. Në atë kohë qendra e kishëve ilire ishte Raguza ku baheshin kinçilat kishtare të Iliris. Mbasi patën qenë mbytë në det ipeshkvijt shqiptarë tue këthye nga mbledhja, Klementi XI vendosi që mbledhjet ndër djoçezane shqiptare andej e tutje të baheshin në tokën Shqiptare. Qëndra e parë e kishëve ilire ka qenë Akuileja, mandej Grado-i, e mbasi selia patriakale ilire u bart në Vendik, për arsye praktike u caktue Raguza si qëndër mbasi ishte ma e përshtatëshme edhe gjeografikisht.
Mbasi selia patriakale e ilirëve u bart në Vendik, e atje ishin grumbullue gjatë shekujve dokumenta, libra, monumenta edhe për Ilirinë, e mbasi Vendiku kishte edhe Institute e njerëz të përshtashëm për historografi, Papa Klementi i XI u muer vesht me Jezuitët e Venedkikut e këta dërguen në Romë at Filip Riceputtin i cili mori në dorzim nga Papa shqiptar materialin historik të tij, planin e hartimit të historisë kishtare të ilirëve, e me ndihmën financiare me përballue shpenzimet e duhuna për atë punë.

At Filip Riceputti mbi një barkë të Vendikut i ra për gjatë bregut të Adriatikut tue u ndalue në të gjitha qëndrat ku kishte landë për punën e vet e nga këto qëndra bregdetare dërgoheshin njerëz të tjerë për kërkime historike në qëndrat e mbrëndëshme të vëndit prej kah i dërgohej landa e duhun në breg të detit. Këtë punë e vazhdoi deri në qytetin e Tivarit. Prej Tivarit u dërguen lajmëtarë në të gjithë qëndrat kishtare të Shqipërisë të cilat iu përgjegjën tue i dërgue secila ndihmën e vet historike shkruajsit të ardhëshëm të kishave ilire. Një qerre me qe e ngarkueme me dorshkrime, libra e objekte historike, mbasi kapërceu të gjitha vështirësitë e baltrave të Zadrimës, u mbyt në ujë tue kalue Drinin e hupi e gjithë ngarkesa e caktueme për At Riceputt-in. Riceputti e ndau të gjithë landën e historisë kishtare ilire në katër pjesë me nëndamjet e renditjet përkatëse simbas skemës që kishte përpilue.
Klementi i XI vdiq. At Riceputti me zell e kujdes përfundoi të katër pjesët e historisë kishtare ilire e kur i pat gati për shtyp, mbaruen ditët e jetës së tij e vdiq. Jezuitët, si ekanë zakon kur vdes çdo antar i shoqënisë së tyne që ka duersh çdo punë të randësishme, ngarkuen që të kujedesei për shtypin e dorëshkrimeve të Riceputtit njeriun e tyre ma të aftë për historografi At Daniel Farlatin. Ky mbasi studioi të gjithë veprën e Riceputt-it u raportoi eprorëve të vet se historinë kishtare e shkrueme nga At Filip Receputti, ishte pune me kritere historike të vjetërueme. Mbasi u studiue mirë çështja e rezultoi si kishte raportue At Daniel Farlati, eprorët ngarkuen këtë të niste punën përsëri si mbas kritereve historiologjike moderne të kohës.
At Daniel Farlati shkroi, shtypi e botoi katër vëllime e parë të veprës Illyrici Sacri e ndërroi jetë. (AQSH F.1069 D.40 fq.221)

Si e tradhtoi Lek Dukagjini Skënderbeun në vitin 1450 Lekë Dukagjini, anmik kreje i Skanderbegut, në marrëveshje me anmiqtë e Kombit, i kishte nxitë këta që të shfarosnin popullin e krahinës që Skanderbegu kishte nën sundimin e vet. Kur Papa muer vesh këtë krim të shëmtuem e sakrileg, pa se damet do të kishte krishtërimi dhe pa vonesë u shkuen Metropolitëve të Tivarit e të Durrësit.

Kush ishte Arqipeshkvi i Durrësit
Në volumin e shtatë të veprës "Illyricum Sacrum", të At Daniele Farlatit, të përkthyer prej Dom Frano Illias, në mes të tjerash bëhet fjalë edhe për tradhëtinë e Lek Dukagjinit ndaj Skënderbeut.
Pas kësaj, Ipeshkvi i Durrësit, Pal Engjëlli, lëshoi mallkime mbi prijsin e Dukagjinit dhe tradhëtinë e tij e quajti një poshtërsi të madhe prej së cilës do të kishte humbje të mëdha vetë krishtërimi.
Lidhur me këtë, në faqen 151-152 të përkthimin të Dom Franos, shkruhet: "Pali Arqipeshkvi i Durrësit (1459) leu tue pasë babë Ndren, prei familjes pricërore t"Ejllorëvet, familje shumë në za ndër ato t'Epirit, për vjetërsi, fuqi, nderë e pasuni. Mbi këtë familje ashte kenë folo gjanë e gjatë tek Kisha e Drishtit, ku thamë se ky Pal duhet dallu nga ky tjetri Pal Ipeshkvi i Drishtit, po i kësaj familje. Të rit e vet e kaloi në Konstandinopopull, ku u pais me eduktatë e çdo dije, si i kishte hije këtij farë djali, dhe në këndime shtini në punë ma së miri mendën e vet të hollë e të fuqishme. Kur në vjetin 1452 turqit e pushtuen Konstandinopopullin, ai shkoin'Epir.
Kaq rëndësi muer ku djaloç, sa Piu i II iu duk ma i përshtatëshmi ndër të tjerë me sundue Metropolin e Durrësit. Prandaj Papa kuptoi se ky ishte ma i afti, që me auktoritetin e madh e të përmëndun puth gëzonte, me fuqinë, dijen e gojtarinë e vet, t'i shtinte Dynastët e Epirit për t'i mprojtë kufijtë e Atdheut nga sulmet e rrepta të turqëve, nga të cilat Feja, Atdheu e Epiri, ishin në ma të madhin rrezik.
Fillimi i sundimit arqipeshkvnor të tij, duhet vendosë ka vjeti 1450, Pali prei së vet s la gja mangutnë përpjekjet që priteshin prej tij. Nndërsa Skanderbegu, e vetmja fuqi mbrojtëse e Epirit po u bante ballë furisë së kërcënimeve të turqëve. Lekë Dukagjini, anmik kreje i Skanderbegut, në marrëveshje me anmiqtë e Kombit, i kishte nxitë këta që të shfarosnin popullin e krahinës që Skanderbegu kishte nën sundimin e vet. Kur Papa muer vesh këtë krim të shëmtuem e sakrileg, pa se damet do të kishte krishtërimi dhe pa vonesë u shkuen Metropolitëve të Tivarit e të Durrësit tue dhanë urdhën që të malkojshin Lekën, shokët e përkrahësit e tij , mallkim që s'do t'u hiqej as në rasën e vdekjes së tyne, po të mos e prishin brenda 15 ditësh atë lidhje të poshtër e po të mos ndalojshin çdo dhunë e dam kundër Skandërbegut. Këto letra që i rreshtuem kur folëm mbi Laurencin e II Arqipeshkvin e Tivarit (të këtij bleni), kje dërgue me 10.II.1460. E Pali me dinjitetin e auktoritetin e vet e me urti e gojtari të spikatun ia dul me i bindë Dukagjinasit të ndërrojshin mendim para se t'ishte nevoja t'u lëshohej mallkimi. Pali i preku zemrat e tyne, i bani të shifshin poshtërisitë e kobevet që kishin fillue dhe i pajtoi e miqësoi me Skanderbegun" , shkruhet në faqet 151-152 të librit "Illuricum Sacrum", rreth tradhëtisë që Lekë Dukagjini i bëri Skëndrebeut., gjë e cila nuk është përmëndur në asnjë nga botimet e Historisë së Shqipërisë, para e pas viteve '90-të.

Aleanca e Skënderbeut me Pal Engjëllin
Më poshtë në veprën në fjalë, përshkruhet aleanca e Skënderbeut, me Ipeshkvin e Durrësit, Pal Engjëllin, ku midis të tjerash thuhet: "Barleti në Jetën e Skëndërbeut tregon se Pali, Arqipeshkvi i Durrësit ishte: "pjestar e shoq i Skanderbeut në të gjith përpjekjet, rreziqet e këshillet", se shkoi bashkë me të në Raguzë.
Kur po bënte gadi flotën n'Itali dhe n'emën të tij foli me Senatin e Popullin, tue iu falë nderës Republikës për mirësi e nderime të shkëlqyeshme me të cilat e rrethuen Kastrijotin. Tregon edhe se kur po nisej nga limani, Arqipeshkvi tha nji meshë. Këto ndodhën në vj. 1461. Unë jam i mbushun mendje se Pali, shoq i Skanderbegut, do të ketë shkue në Pulje e në Romë, ku me dijen e vet e shtoi dashtnin e përparshëm që kishte për të Piu. Por fuqija e gojëtarija e tij shkëlqei edhe ma fort në vjetin 1463 pranë Skanderbegut. Më 27 prill të këtij vjeti, Skanderbegu pa dashtë bani paqe me Mehmetin, Sulltanin e Turqis. Në këtë kohë venedikasit, të ngucun prei turqish, parapanë se e gjithë fuqija barbare e pesha e luftës do të kthehej kundërsish. Prandaj filluen të përpiqen me ia mbushë mendjen
Skanderbegut, tue e dijtë edhe se vetvetiu ishte i prirun për këtë punë, të rrokte edhe nji herë armët. Kjo dërgue si legat Gabriel Trevizani i cili kjo pritë keq prei Mbledhjes së Paris shqiptare.
Atëhere ku ngau te … dhe këti ia porositi çështjen për të cilën kishte dërgue, dhe i lutet me besim, puth ta merrte mbi vedi atë çështje e se do të fitonte prej nderë e lumni të madhe, po të përpiqej me fuqin e vet bindse e me autoritetin e vet për të shpëtue viset kristjane nga fatkeqsit, puth ma të rënda po për vetë Epirin nga ajo lidhje me turqit.

E Pali, i qet si ishte, për mprojtjen e Fes e t'Atdheut, e pa se jo vetëm ishte punë e dobishme, por e domosdoshme, dhe tu i dijtë sekretet e Skënderbegut e se ligjirata do t'i pëlqente së tepërmi, premton Trevizanit besën e përpjekjet e veta, dhe me nji herë hyn në mbledhjen e Princit, ku merrte pjesë Parija shqiptare, dhe kaq fuqi pat fjala e ti për luftë, sa të gjithë nji zani kërkuen luftë kundra turqvet, dhe vendosën me ia nisë. Nga këto përpjekje puth drejtoheshin për të mirën e çështjes kristjane dhe të vendit, emni e ndera e Palit u shtue jo vetëm përanë të vetvet, por edhe përanë venedikasvet.
Dukët e të cilvet Pashk e Kristofor i dërguen lavdet e veta të mëdha me anë letrash e sidomos Piu II Papë e përqafoi me dashtni të madhe. U hap fjala se, kur Papa shkoi n'Ankonë e prej andej do të kalonte n'Epir me nji flotë shum të fuqishme të Beslidhunvet, kishte në mend Skanderbegun m'e ba Mbret e Palin Kardinal. Por tue kenë se Papa vdiq në këtë ndërkohë, qëllimi i ti s'shkoi në vend. Për këtë s kemi dishmi tjetër përveçse të Barletit, i cili në Jetën e Skanderbeut (lib XI) thotë: "Papa Piu II mbledhë gjithkshë fuqi e ushtri kristjane po nisej kundra Otomanit, dhe porsa të kalonte n'Epir e Shqipni, mbassi të thonte Meshën në qytetin e Durrësit, Pal Ejllorin Arqipeshkvia e këti qyteti do ta naltonte në shkallën ma të naltan e Ipeshkvis, puth tash e quajnë Kardinalat e Skanderbegun do të çpallte Mbret t'Shqipta-rvet e t' Epirotasve. Nder Kardinajët e zgiedhun nga Piu II, emrin e Palit nuk e gjejë, dhe gabojnë krejt ata puth pohojnë se kjo naltua në këtë kambë. Në vjetin 1466, Mehmeti i II, Perandori i Turqvet "u nis me pushtue qytetin e Durrësit", si tregon Barleti në jetën e Skanderbegut (lib. 13) : "Tue mendue se do ta gjente të paforcuem e të pagatuem, e kështu do të sulmonte pa pritë, por u rrejtë. Pse, kjoftë venedikasit, kjoftë Princi Skanderbeg e kishin forcue me ushtri për tokë e det, e kështu Prisi otoman turprisht kje mujtë e dëbue me kërdi të madhe të vetvet". Sa u përpoq Pali për Atdheun e vet Shqipnin, nuk kemi dyshim se aq edhe u mundue për të mirën e Kishës së Durrësit. Nga pakujdesi i atyre kohvet, na vjen keq se nuk i dijmë punët e mëdhaja të tija. Këtë vetëm dijmë se para vjetti 1462 e la vakaante ketë Metropoli", përfundon përkthimi i Dom Frano Illias, lidhur me aleancën e Ipeshkvit të Durrësit, Pal Engjëllit, me Skënderbeun..
 
Redaktimi i fundit:
II
U njohëm me një përmbledhje të shkurtër të përpjekjeve të Dom Frano Illias, meshtarit të Delbnishtit, Laçit e Milotit, për të botuar veprën madhore "Illyricum Sacrum" të atutrit italian, At Daniele Farlatti, të cilën prifti i famshëm me origjinë nga fshati Juban i rrethit të Shkodrës, e përktheu nga latinishtja në në vitin 1963.

Ajo vepër e cila përbëhej në një seri prej tetë volumesh, ndërmjet të tjerash në volumin e shtatë dhe të tetë, fliste gjërë e gjatë për historinë e Ilirisë. Aty thuhej se me nxitjen e Papa Klementit të XI, apo siç njihet ndryshe Papa Klement Albani, prej origjinës së tij shqiptare, u grumbulluan në të gjitha krahinët e Ilirisë, libra dokumente e të dhëna të tjera dhe u transportua për në Venedik, ku do të përpunoheshin e më pas të botoheshin. Gjatë transportimit të materialeve të mbledhura për në bregdetin e Adriatikut, nga ku më pas do të niseshin për në Itali, një qerre me arkiva të Ilirisë, u mbyt në lumin e Drinit në zonën e Zadrimës. Pas përkthimit të asaj vepre voluminoze e cila i kushtoi rreth shtatë vjet punë të pandërprerë, Dom Frano Illia e dorzoi atë në Institutin e Kulturës Popullore në Tioranë, ku prej vitesh punonte si bashkëpunëtor i jashtëm i saj, dhe në kërkesën e bërë për botim, ai sugjeronte se ishte i gatshëm për të përkthyer edhe volumin e tetë që fliste për Tivarin e Kosovën, të cilat ai i konsideronte si pjesë të Shqipërisë. Ndërsa Dom Frano Illia ishte në pritje të përgjigjies së botimit të veprës, ai u arrestua dhe u dënua me 25 vjet burg, kurse vepra e tij përfundoi në Arkivin e Shtetit.

Dom Frano Illia i kërkon librin Ramiz Alisë Shokut Ramiz Alia, Sekretar i Parë i Komitet Qëndror të PPSH Tiranë.
Unë i nëshkruemi Frano Illia, ju drejtohem për sa vijon: Si bashkëpunëtor i jashtëm i sektorit të të Etnografisë, sot Instituti i Kulturës Popullore, kam mbledhur, përpunuar dhe kodifikuar sipas kritereve juridike "Kanunin e Skënderbeut", Kanuni i Shqipërisë Qëndrore: Dibër, Mat, Krujë etj, mbi 700 faqe të daktilografuara format mestar. Në vjeshtën e vitit 1967 punimi i nalpërmëndun iu parashtrua Komisionit të Sektorit t' Etnografisë me të ftuar juristë të jashtëm si Emid Tadeskini e Vangjel Meksi . Ky komision pasi bëri vërejtjet dhe sugjerimet e veta dha mendimin që punimi duhej të botohej. Ndërsa ishim tue zbatue vërjetjet dhe sugjerimet, jam arrestue dhe punimi i papërfundue kje depozitue për tu ruajtur në Arkiv të sektorit. Me dekret të posaçëm nr. 7029. Datë 9.IV.1986 të Presidiumit të Kuvendit Popullor të R.P.S.SH. mu fal dënimi i mbetun. Me 21.IV.1986 ju drejtova Institutit të Kulturës Popullore që të më kthente punimin për ta përfundue e për ta përmirësue. Me 28.V.1986 ju drejtova kryeministrit shokut Adil اarçani i cili më 26.IX.1986 mu përgjigj se letrën time ia kishte dërguar Ministrisë së Arsimit e Kulturës për kopetencë e përgjigjie. Më 6 mars 1968, më takuen dy përgjegjësit e Institutit, njëri ndër ta Abaz Dojaka me të cilin njifesha që në sektor kur punojsha atje. Ata gojarisht mu përgjigjën: 1) të asht njoft dhe të njifet autorësia. 2) Punimi nuk asht pague. 3) Punimi asht depozitue në arkiv të Institutit të Kulturës Popullore për tu ruajtur. 4) Do të jepet për ti dhanë shikimin e fundit kur të caktohet për botim nga Akademia.

Mbas insistimit tim që punimi të më dorzohej tashti për ta përfundue e përsosë me që edhe në moshë 70-vjeçare, edhe me një koleksion sëmundjesh më thanë: "do mendojmë". Që atëhere edhe sot megjithëse ja kam kërkuar edhe ndonjëherë tjetër, asnjë përgjigjie as negative dhe as pozitive. Mbasi trokita kot në të gjitha dyert e mundëshme, nuk më mbetet gjë tjetër veçse t'ju drejtohem ju, autoritet ma i naltë, tue kërkue punimin tim, si kërkon prindi fëmijën e vet. Kam besim shoku Ramiz, që lutjen time, që mua më duket krejt e arsyeshme dhe e ligjëshme ta merrni ju parasysh dhe me këtë besim nënshkruem
me shumë nderime". Frano Illia. Shkodrë 9.VI.1987.

Kërkesa e dytë për botimin e librit
Pas kërkesëssë parë që Dom Frano Illia i bëri Institutit të Kulturës Popullore për botimin e përkthimit të veprës "Illyricum Sacrum", në datën 19. VIII. 1963, ai nuk mori asnjë përgjigjie nga ai Institut dhe nisur nga kjo gjë, ai u detyrua dhe në datën 9 dhjetor të vitit 1963, ai i nisi edhe një kerkesë tjetër në adresë të atij institucioni. Në kërkesën e dytë, ashtu si edhe në të parën, Dom Frano i paraqiste shkurtimisht në një faqe e gjysëm të daktilografuar, disa sqarime përkatëse se çfarë ishte ajo vepër dhe pse ishte e nevojshme botimi i saj. Po kështu në fund të asaj kërkese, ai sugjeronte se nëse ajo vepër do të pëlqehej nga titullarët dhe specialistët e atij Instituti, ai ishte i gatshëm që të merrej edhe mepërkthimin e volumit të tetë të atij libri, në të cilin bëhej fjalë për Tivarin e Kosovën, të cilat Dom Frano i konsideronte si pjesë të pandara të Shqipërisë.

Në atë kërkesë të dytë të tij, ai shkruante: " IlYRICUM SACRI. TOMUS SEPTIMUS. ECCLESI DIOCELENTANA, ANTIBARENSIS, DYRRAHACHHIESIS ET SIRMIENSIS,EARUM SUFRAGANEIS. AUCTORE, DANIELE FARLATO, Presetbyro Societatis jesu et JACOBO EOLETO olim ejusdem Societatis alumno. VENETIIS, MDCCCXVII, apud Sebastianum Coleti. Superiorum permissu ac privilegio.
Vepra ILLYRICUM SACRUM, asë Ilirija Kishtare përbahet prej tetë volumesh.
Volumi i VII parqet historinë kishtare t'Ilirisë bregdetare të Adrijatikut, kurse bleni i VIII atë të krhaninave të Kosovës. Volumi
i VII rreshton historinë e krahinave kishtare të Djoklesë, Tivarit, Shkodrës, Durrësit, Sirmit dhe të syfrangave të tyne. Prej kësi volumi deri tash kemi përkthye pjesët që i përkasin mbrendisë së kufijeve të sodshëm të Shqipnisë, d.m.th. Shkodrën e Durrësin me sufrangën e vet. Shkodra ka këta sufrangë: 1. Pultin, (Pultin e Madh, Pultin e Vogël) 2. Drishtin, 3. Dejën, 4. Sarden e Sapën.
Durrësi ka këta sufrangë: 1. Lezhën, 2.Arbnin, 3. Krujën, 4. Benden, 5. Priskën, 6. Shtejrnin, 7. Kanovjen, 8. Skampën (Elbasanin) 9. Lestronin, 10. Bulidën, 11. Amamcjen, 12. Apoloninë, (Pojanin) 13. Vlonën, 14. Pulkerjopullin (Beratin) dhe 15. Akroçerauninë. Volumi 38 X 26, faqe 638, ka një parathënie të giatë. Ky volum VII përshkruen gjanë e gjatë themelimin e qyteteve të ndryshme ashtu edhe djeçezave, kështu që rreshton historinë kishtare e civile t'atyne vendeve. Shfrytëzon mirë dokumentet e kohës dhe historianët e gjeografët. Asht shumë i pasun me dokumentee të dhanë historike, toponimastike dhe fisnore. Landa ndahet në Djeçezë apo rajone kishtare. Secila seli Arqipeshkvnore apo Ipeshkvnore gjindet zakonisht ndër qytetet prej kah marrin edhe emnin.
Në fillim përshruhet themelimi i qytetit e një shkurtim i historsë së tij, mandej ai i djoçezit. I nderti Zotni. Si biseduem në takimin, për të cilin ju falenderoj, po ju bashkangjes PASQYRثN SINTETIKE Tث VEPRثS DHE Tث PJESثVE Tث PثRKTHYEME T' ILLYRICUM SACRUM. Kaq e pashë të mjaftueshme, mbasi Punonjësit tanë të Historisë e njofin mirë dhe panda ndër shkrime të veta e citojnë. Në rasë s e pëlqehet ky përkthim tash ma vonë, kishëm me qenë i mendimit të plotësohet kuadri historik i veprës me përkthimet e pjesëve që i përkasin krahinave të Tivarit, çka në fakt jam tue vazhdue, ashtu edhe i blenit të VIII të kësaj vepre, i cili flet gjanë e gjatë për Krahinat e Kosovës. Në pritje të përgjigjies s'Uej mbetemi me nderime. D. Frano Illia (firma) Milot 9.X.1963 Adresa: Dom Frano Illia Milot.

اfarë më kërkoi dom Frano Illia në vitin 1991
Afro 11 vjet më parë, aty nga vjeshta e vitit 1991, pata rastin të takohesha për herë të parë dhe të njihesha nga afër me me Dom Frano Illian, ish famullitarin e Delbnishtit, Laçit e Milotit, i cili disa vjet më vonë, në 25 prillin e vitit 1994, u shugurua në postin e lartë të Ipeshkvit të Shkodrës, nga vetë papa Gjon Pali i Dytë, gjatë vizitës që Ati i Shenjtë bëri në Shqipëri. Pas lejimit të ushtrimit të besimeve fetare në vitin 1990-të, Dom Frano Illia ishte larguar nga qyteti i Shkodrës ku ishte vendosur pas daljes nga burgu në 1986-ën, dhe kishte ardhur në qytetin e Laçit ku banonte në familjen e mikut të tij, Filip Markut. Për t'u takuar me Dom Frano Illian, më kishte sugjeruar miku im nga Miloti, Simon Koka, i cili e njihte atë familjarisht dhe e kishte pasur mik shtëpia gjatë kohës që ai kishte shërbyer në Kishën e Milotit. Ndonëse e mbaja mënd shumë mirë mbylljen e Kishës së Laçit në vitin 1967, pasi na kishin çuar aty në mënyrë të organizuar me shkollën për të asistuar në "ceremoninë" e prishjes së saj, Dom Franon nuk e mbaja mënd pasi ai në atë kohë shërbente në Kishën e Milotit.
Dom Franoja më priti shumë mirë dhe ndërsa unë i tregova qëllimin e asaj vizite, duke i thënë se kisha dëshirë që të shkruaja diçka rreth jetës së tij dhe sidomos për vuajtjet që kishte kaluar gjatë 20 vjetëve të burgut, ai u vrejt dhe m'u përgjigj:"Po çka duhen kto gjana tash, ato kan kalue". Duke e parë se ishte e kotë që të insistoja më në kërkesën time, e kalova bisedën duke e pyetur Dom Franon, lidhur me punën e tij të gjatë studimore në kërkimet e hulumtimet e folklorit dhe etnografisë të zonës së Kurbinit, për të cilën më kishte treguar Dr.Mehdi Guni, një nga miqtë e afërt të tij në vitet '60-të.
Pas asaj, Dom Frano sikur u çel në fytyrë dhe më tregoi për dy veprat e tij: "Kanunin e Skënderbeut" dhe "Illyricum Sacrum", të cilat ai kishte shkruar në fillimin e viteve '60-të, para se të arrestohej e të dënohej me burg. Vepra "Kanuni i Skënderbeut", të cilën ai e kishte mbledhur në bajrakun e Kurbinit, i kishte kushtuar rreth 30-vjet punë kërkimore e shkencore, ndërsa "Illyricum Sacrum", (vëllimi i shtatë) e At Daniel Farlatt-it, që ishte një përkthim nga latinishtja, i kishte kushtura plot shtatë vjet punë. Pas përfundimit të dy këto vepra voluminoze, ai i kishte dorëzuar në Institutin e Folklorit, ku punonte si bashkëpunëtor i jashtëm prej vitesh dhe ndërsa priste përgjigjie për botimin e tyre, ai ishte arrestuar dhe dënuar me 25 vjet burg politik i akuzuar si agjent i Vatkianit. Pas lirimit nga burgu në vitin 1986, Dom Franoja kishte shkuar në Institutin e Kulturës Popullore dhe i kishte kërkuar ato dy vepra për t'i ripunuar, por nuk ia kishin dhënë duke i nxjerrë arsye nga më të ndryshmet. Pasi nuk kishte lënë derë pa trokitur për dy veprat e tij, ai i kishte dërguar një letër Kryeministrit Adil اarçani dhe një tjetër Presidentit Ramiz Alia, por përsëri nuk ia kishin dhënë ato. Ndërsa më tregonte për odisenë e gjatë të kërkimeve të dy librave të tij, ai më tha: "Zotni, a ke mundësi që të më bajsh një njoftim në gazetë për ato dy libra, pale e din kush
se ku nodhen, e po m'i bjen". Kështu u ndava me Dom Franon i cili pak kohë më vonë, mundi që t'i gjente vetë dy veprat e tij që ndodheshin në Arkivin Qëndror të Shtetit. Ndërsa "Kanunin e Skënderbeut", ai arriti që ta botonte në vitin 1994, pas ndihëm që i dhanë disa kolegë të tij në Itali, veprën tjetër "Illyricum Sacrum", nuk arriti që ta botonte dot, pasi u sëmur dhe ndërroi jetë në vitin 1996.
Dashnor Kaloçi - Gazeta Shqiptare, Dhjetor 2002
-----------
"Illyricum Sacrum 10"

Cilesuar si nje kryeveper monumentale, "Illyricum Sacrum 10" u promovua paraditen e djeshme ne mjediset e panairit te librit, ne prani te dy autoreve, Musa Ahmeti dhe Etleva Lala. Musa Ahmeti, ne fjalen e tij theksoi se, "per "Illyricum Sacrum" punuan tre gjenerata studiuesish: at Filip Riceputi, at Daniel Farlati dhe at Jakob Koleti, te cilet ne nje periudhe kohore prej 125 vjetesh (1695-1819) hulumtuan, mblodhen dhe studiuan burime te shumta dhe te shumellojshme; doreshkrime dhe dokumente; libra te rralle dhe moderne te kohes, hartuan disa prospekte te vepres, perpiluan tete vellime me indekse, si dhe shkruan me shume se njeqind kataloge te ndryshem. Por, te paperfshire ne vepren e tyre te botuar, lane ne doreshkrime me qindra vellime dokumentesh dhe burimesh te dores se pare per historine e Ilirise ose, thene ndryshe, te Gadishullit Ballkanik dhe popujve qe jetuan dhe ende jetojne aty". Rendesia e kesaj vepre eshte shume e madhe dhe ka qene shtepia botuese "Ombra GVG" ajo ka "riskuar" ta botoje kete liber. Riskuar, pasi dihet qe botime te tilla kane nje kosto teper te madhe, e duke mos qene aspak komerciale eshte teper e veshtire te terheqe lexues, pos atij te specializuar. Por ne te njejten kohe eshte ne nderin e kesaj shtepie, te botoje nje veper kaq te rendesishme per Shqiperine.

Bashkautorja e ketij libri Etleva Lala, ka theksuar ne fjalen e saj se, "Vepra qe po merr ne duar lexuesi i nderuar, e titulluar "Illyricum Sacrum 10, burime dhe dokumente" eshte nje perpjekje per te sjelle me prane tij nje veper te paperseritshme te
historiografise boterore, me rendesi te jashtezakonshme per trojet shqiptare, sic eshte Illyricum Sacrum, permasat e se ciles mund te krahasohen pa frike me ato te nje ajsbergu: pjesa e botuar eshte vetem maja e ajsbergut, nderkohe qe vete trupi i ajsbergut, d.m.th. pjesa me e madhe e punes qe u be per kete veper, gjendet neper arkivat dhe bibliotekat evropiane, duke pritur qe te shohe driten e botimit". Duke vijuar, per te thene se, ne kete veper ata jane perpjekur qe te parashtrojne para lexuesit te dy keto dimensione te vepres "Illyricum Sacrum", duke vene theksin tek pjesa e nenujshme e ajsbergut, pra te baza burimologjike e kesaj vepre, qe gjendet e pastudiuar dhe e pabotuar neper arkiva, me qellimin qe jo vetem te tregojne vlerat e verteta te punes se bere per kete veper, por edhe te nxisim historiografet dhe studiuesit shqiptare e me gjere, qe t'i
kthejne syte nga keto burime, qe jane te gatshme, te mbledhura nga vete autoret e "Illyricum Sacrum" per t'u inkorporuar ne
historiografine shqiptare. Ketu qendron edhe vazhdimesia ne titull, punojme me te njejtat burime qe kane punuar autoret e "Illyricum Sacrum" dhe ketu qendron edhe e vecanta e ketij vellimi: vihet theksi tek dokumentet qe nuk jane botuar akoma ne
korpusin "Illyricum Sacrum". Sipas saj, por jo vetem, "Korpusi `Illyricum Sacrum' eshte vepra me e plote dokumentare e shkruar ndonjehere per historine e territoreve te Ilirise se dikurshme te Justinianit" .

Nga fjala e autorit Musa Ahmeti

Vellimet me doreshkrime

"Nga doreshkrimet dhe dokumentet e mbledhura, at F. Riceputi themeloi "Bibliotheca Illyricana" ose "Musaeum Illyricum", qellimi i te cilit ishte ruajtja e mirembajtja e lendes arkivore, i kesaj pasurie qe kishte jo vetem rendesi imediate per botimin e vepres, por edhe per brezat e ardhshem, qe do te merreshin me historine e Ilirise. Ne kete biblioteke-muze ishte mbledhur pothuajse gjithcka, qe kishte te bente me historine kishtare dhe laike te Ilirise. Nga Iliria, ne kuptimin e gjere te fjales, por edhe nga Italia, Vatikani, Austria, Shqiperia, Dalmacia, Kroacia, Gjermania, Hungaria, e vende te tjera dhe ishte sjelle lende arkivore origjinale ose e noterizuar, e barasvlefshme me origjinalin.

Lenda burimore, e mbledhur deri ne vitin 1721 e "Bibliotheca manuscripta Illyricana", sipas deshmive arkivore ishte
jashtezakonisht e madhe. Ajo perfshinte treqind e pesedhjete e nente vellime me doreshkrime, ku pervec te tjerash kishte edhe bula papnore, diploma te ndryshme, privilegje, fletedhurata, doreshkrime sinodesh e koncilesh, qe nga shekulli i VI-te e deri ne shekullin e XVII-te, gjenealogji, stema, ditare te ndryshem udhepershkrimesh, biografi te shumta te personaliteteve nga me te ndryshmet, legjenda, deftesa, leterkembime, kontrata, akte noteriale, relacione dhe dokumente te tjera, te cilat i kishin marre si dhurate, huazuar apo u kishin bere pershkrime nga origjinalet, etj. Pervec ketyre kishte doreshkrime te medha, si teresi te vecanta, kodike, por edhe libra te ndryshem, libra te rralle, si dhe 268 tituj te botuar, pra gjithsej, 627 zera. Per gjendjen e mevonshme te doreshkrimeve te mbledhura, autoret qe vazhduan botimin e "Illyricum Sacrum", Farlati e Koleti, nuk perpiluan asnjehere nje katalog, regjister apo indeks te lendes burimore, qe ata shfrytezonin apo kishin te mbledhur. Keto
doreshkrime sot ruhen te shperndara neper, kryesisht, Split, ne Muzeun Arkeologjik; ne Padove, ne Arkivin e Seminarit Ipeshkvnor; ne Arkivin Shteteror Kroat, ne Zagreb; ne biblioteken Marciana te Venedikut; ne arkivin e Akademise se Arteve te Zagrebit; ne Biblioteken Kombetare dhe Universitare te Zagrebit; ne Biblioteken e Metropolitane te Zagrebit; Museun Correr te Venedikut; ne Biblioteken Laurenciane te Firences, ne Arkivin Sekret te Vatikanit dhe Biblioteken Apostolike te Vatikanit; ne Biblioteken Guarneriane te Friulit dhe dy vellime te fotokopjuara nga Arkivi i Seminarit te Padoves ne Muzeun Historik Kombetar, ne Tirane, si dhurate e Dhimiter Pilikes etj".
 
Redaktimi i fundit:
Si u shkrua dhe ç'përmban "illyrycum sacrum"?

Mr. sc. Etleva LALA


Etleva Lala është diplomuar fillimisht (1993-1997) për gjuhën Gjermane në Universitetin Aleksander Xhuvani, Elbasan, më pas ka kryer magjistraturën në Universitetin e Evropës Qendrore, Budapest, Hungari në degën Studime të Mesjetës më 1998-1999. Që nga viti 1999 e sot është Doktorante në Departamentin e Studimeve Mesjetare, në Universitetin e Evropës Qendrore Budapest, Hungari. Gjatë kësaj kohe është marrë edhe humultime shkencore në Vatikan, Romë, Zagreb, Venedik, Budapest , Firence, Tiranë.

Vatikan

Korpusi Illyricum Sacrum është vepra më e plotë dokumentare e shkruar ndonjëherë për historinë e territoreve të Ilirisë së dikurshme të Justinianit. Themi kështu jo vetëm, sepse përfshin dokumente nga një periudhë e gjatë kohore, përkatësisht që nga antikiteti deri në shekullin e tetëmbëdhjetë, dokumente këto që u referohen të gjitha territoreve që quheshin Iliri në kohën e Justinianit, por edhe për shkak të shumëllojshmërisë së çështjeve që trajtohen në këto dokumente. Në këto dokumente gjenden të dhëna jo vetëm për vendndodhjen, historinë dhe kulturën e qyteteve dhe të qendrave të ndryshme të qytetëruara, ekzistuese apo të zhdukura me kalimin e kohës, por edhe për personalitete të ndryshme që janë pak apo aspak të njohura gjetiu. ثshtë e vërtetë që këto personalitete vijnë kryesisht nga jeta dhe hierarkia kishëtare, por ato përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të shtresës së inteligjencës së popullsisë gjatë periudhës kohore prej antikitetit e mesjetës, dhe dokumentat që ndriçojnë këto personalitete na ndihmojnë për të parë në një dritë më të plotë jetën, aktivitetin dhe mentalitetin e individit në periudhat përkatëse, zhvillimet shoqërore, ekonomike, politke, tregtare, ushtarake, kultuore dhe shpirtërore të popujve që jetuan në këto treva.

Ai që ka meritën kryesore për mbledhjen e materjalit është At Riçeputi, i cili ishte edhe ideatori i këtij projekti. At Riçeputi e filloi punën e tij për mbledhjen e dokumenteve në lidhje me veprën e planifikuar rreth vitit 1694. ?Punishten? e tij e vendosi në Padovë, ku edhe ishte dërguar me shërbim nga kreu i Urdhërit të Jezuitëve, dhe porositur që të shkruante historinë kishtare të Ilirisë.

Përpjekjet dhe hamendjet më të mëdha të at Riçeputit ishin në lidhje me organizimin e materjalit jashtëzakonisht të shumtë që kishte arritur të mbledhë. Për këtë na flasin qartë prospektet që ai shkroi, me qëllimin jo vetëm të prezantimit të punës së tij, por edhe të organizimit për botim të materialit që dispononte. Ndërrimi i përmbajtjes së këtyre prospekteve tregon që at Riçeputi as që kishte menduar më parë se do të përballej me një sasi të tillë materiali burimor në lidhje me Ilirinë ?e harruar? nga autorët e korpuseve të mëdha burimore të kohës. Përpunimi dhe botimi i materialit të mbledhur i kapërcente mundësitë fizike të një jetë njeriu, gjë që at Riçeputi nuk dëshironte ta pranonte. Nëpërmjet prospekteve të tij, shikojmë që ai u përpoq të bënte një kompromis të sasisë së materialit të mbledhur dhe ditëve të jetës së tij, në mënyrë që të nxirrte në dritën e botimit diçka nga ëndra e tij.

Në prospektin e parë të shkruar prej at Riçeputit në vitin 1718, e të botuar në vitin 1720, me titullin ?Prospekt i Illirisë së Shenjtë, historinë e të cilës e merr përsipër për ta përshkruar dhe për ta dërguar në shtyp at Filip Riçeputi i Shoqërisë së Priftërinjve Jezuitë? ( Prospectus Illyrici Sacri, cujus Historiam describendam typisque mandandam suscipit . P. Philippus Riceputi Societatis Jesu Sacerdos), shohim që at Riçeputi kishte ndërmend të shkruante vetëm një histori fetare të Ilirisë. Sipas këtij prospekti, vepra do të ndahej në katër pjesë të mëdha: Pjesa e parë do të titullohej ?Veprat e priftërinjve të lartë të Ilirëve? ( Acta Illyricorum Antistitum ); pjesa e dytë ?Përmbledhje e koncileve të shenjta dhe të legatave apostolike që kanë lidhje me Kishën Ilirike? ( Collectio Sacrorum Conciliorum, et Legationum Apostolicarum, ad Illyricam Ecclesia Spectantium) ; pjesa e tretë ?Rreth jetës dhe zakoneve të shenjtorëve që ndriçuan Kishën Ilirike? ( De vita, et moribus Sanctorum hominum, qui Ecclesiam Illyricam Illustrarunt ) dhe pjesa e fundit do të titullohej ?Monasticizmi i Ilirisë ose historia e murgjve dhe e gjërave fetare të Ilirëve? ( Monasticum Illyricum, seu Historia Monacorum, et Sanctimonialium Illyricarum).

Pjesa e parë do të ndahej në dy nënpjesë: njëra do të përfshinte dokumente kronologjike për Ilirinë përëndimore, dhe tjetra për Ilirinë Lindore. Në njërën nënpjesë do të kishte dhjetë libra: libri i parë do të paraqiste katalogun kronologjik të papëve të Romës si dhe territorin në të cilin secili nga këto papë kishte influencë. Ndërkohë që libri i dytë do të kishte si objekt studimi Patriarkanën e Konstantinopojës, libri i tretë do të kishte ipeshkvët e Selanikut. I katërti do t'i mblidhte argumentat rreth kishës metropolitane të Ohrit, ose të Justiniana Prima dhe sufraganive të saj, dhe i pesti ato rreth kishës metropolitane të Shkodrës, autoritetin e të cilës më vonë e mori Tivari. Në librin e gjashtë do të flitej për kishën metropolite të Sardicës dhe të sufraganive të saj, dhe në librin e shtatë do të flitej për kishën metropolitane të Durrësit me sufraganitë e saj ?Albano, Alexio, Amantia, Acroceraunia, Apollinia, Aulona, Vullido, Benda, Croia, Echynio, Lychnido, seu nova Arcida, Musacia, Polycheriopoli, Scampis, Scaepio, et Lisia që tani janë zhdukur ose kanë rënë në harresë? ? thotë at Riçeputi në prospektin e tij. Në librin e tetë do të flitej për kishën metropolite të Shkupit, në të nëntën do të ndriçoheshin gjërat që kishin të bënin me kishën greke dhe në të dhjetin do të hidhej përsëri dritë mbi marrëdhëniet e papëve të Romës dhe patriarkanës së Konstantinopojës, për të treguar më me qartësi zonat e influencës së secilit pushtet.

Në nënpjesën tjetër do të kishte po dhjetë libra. Pasi të flitej për marrëdhëniet laike e fetare të autoriteteve lokale dhe kishtare në librin e parë, në librin e dytë do të flitej për kishën metropolitane të Salonës, që pushoi së ekzistuari në shekullin e shtatë nga dyndjet e avarëve, dhe të gotëve dhe kaloi në Splitin e sotëm. Në librin e tretë, kisha e Raguzës (Dubrovnikut të sotëm) do të studiohej në thellësi dhe në librin e katërt ajo e Zarës; secila me sufraganitë e veta. Në librin e gjashtë do të trajtohet historia e kishës metropolitane të Sriemit. Në librat në vazhdim do të trajtohen historitë e kishave që nuk ishin drejtpërdrejtë në territoret e Ilirisë, por që kanë sufragane të varura në territoret e Ilirisë, si p.sh. Aquileja, Bari , Estergomi, Coloça, Peçi i Hungarisë etj.

Edhe pjesa e dytë do të ndahej në dy nënpjesë, ashtu si e para. Në nënpjesën e parë do të flitej për historinë e koncileve gjeneralë (ekumenikë), nacionalë, provincialë, dhe dioqezanë që i përkisnin Ilirisë, ndërkohë që në nënpjesën e dytë do të flitej për legatat apostolike që dërgoheshin ndër ilirët, pra ata që vinin nga jashtë dhe që kishin të bënin me çështjet e Ilirisë. Përveç akteve të koncileve dhe dekrevete të tyre, në këtë pjesë do të gjenin vend edhe studimet togografike, historike, e kronologjike të ngjarjeve të mëdha që kishin lidhje me Ilirinë.

Në pjesën e tretë do të flitej për martirologinë, dhe kryesisht për jetët dhe veprat e martirëve të Ilirisë, dhe në pjesën e katërt do të trajtohej historia e murgjve ilirë, të cilët do të studioheshin në bazë të urdhërave të cilëve u përkisnin si p.sh. Urdhërit të Shën Bazilit, të Shën Hilarionis, Shën Jeronimit, Shën Benediktit, Shën Romualdit, Shën Gregorit, të Shën Agustinit, të Shën Dominikut, Shën Françeskut, të Shoqërisë së Jezuitëve dhe Urdhërit të Kalorësve e të tjerë. Historia e secilit manastir, apo e secilit murg do të trajtohej më vete dhe në të do të gjendej gjithçka që kishte lidhje me zërin në fjalë.

Për një vepër kaq ambicioze, sigurisht që at Riçeputit nuk i mjaftonin dokumentat e shumta që kishte mbledhur, kështu që së bashku me grupin e tij të bashkëpunëtorëve, ndër të cilët ishte edhe Pacifik Bica, rifilloi punën për mbledhjen e dokumenteve të tjera. Në vitin 1722, si ndihmës i parë i at Riçeputit u emërua at Daniel Farlati, i cili do të njihet si emri kryesor i lidhur me botimin e korpusit Illyricum Sacrum. Materiali i shtuar nga kjo valë e dytë kërkimesh do të katalogizohej në më shumë se njëqind katalogje të ndryshme dhe do të indeksohej në tetë vëllime me indeksa. E gjithë kjo lëndë e mbledhur deri në vitin 1721, që do të krijonte të ashtuquajturën ? Bibliotheca manuscripta Illyricana ?, ishte jashtëzakonisht e madhe. Ajo përfshinte treqind e pesëdhjetë e nëntë vëllime me dorëshkrime. Në të gjendeshin bula papnore, diploma të ndryshme, privilegje, fletëdhurata, dorëshkrime sinodesh e koncilesh që nga shekulli i VI-të e deri në shekullin e XVII-të, gjenealogji, stema, ditarë të ndryshëm udhëpërshkrimesh, biografi të shumta të personaliteteve nga më të ndryshmet, legjenda, deftesa, letërkëmbime, kontrata, akte noteriale, relacione dhe dokumente të tjera të cilat i kishin marrë si dhuratë, i kishin huazuar ose i kishin kopjuar fjalë për fjalë nga origjinalet. Përveç këtyre kishte dorëshkrime të mëdha, si tërësi të veçanta, kodikë, por edhe libra të ndryshëm, libra të rrallë si dhe 268 tituj të botuar, pra gjithsej, 627 zëra.

Në vitin 1739 at Riçeputi shkruan një prospekt të dytë, por që nuk botohet. Dorëshkrimi ruhet në Arkivin e Jezuitëve, në Romë, në 20 faqe in folio . Në këtë prospekt, at Riçeputi na paraqitet me një projekt pothuajse krejt të ndryshuar nga ai i njëzet vjetëve më parë. Sipas këtij prospekti, at Riçeputi dëshironte të inkorporonte të gjitha dokumentat e shumta që kishte gjetur, dhe siç do të shohim plani i tij nuk ishte më të shkruante vetëm një histori kishtare të Ilirisë, por një histori më të gjerë e më të plotë se kjo, pra edhe një hisotri të përgjithëshme.

Sipas këtij prospekti, at Riçeputi do ta ndante veprën e tij në dy pjesë kryesore që do të ishin Illyricum Sacrum dhe Illyricum Profanum , ku këtë të fundit do ta ndante në pagane dhe të krishterë, për të zgjeruar kështu më shumë kohën në të cilën shtrihej studimi, dhe për t'ju përgjigjur më mirë problemeve etnike.

Në formën që është sot, vepra Illyricum Sacrum është shumë larg ideve të at Riçeputit, kryesisht sepse shumë burime kanë mbetur të papërfshira. At Daniel Farlati, pasardhësi i at Riçeputit në vijimin e projektit (kishte njëzet vjet punë në projekt kur at Riçeputi vdiq), u tregua pragmatist në vlerësimin e mundësive fizike që kishte dhe përzgjedhjes së materialit të pashterueshëm që ishte mbledhur.

At Daniel Farlati i jep shprehimisht shkaqet dhe qëllimet shkencore të ndërrimit të konceptit fillestar të veprës ?Histori e Ilirisë? që kishte projektuar at Filip Riçeputi. Përveç sasisë së papërballueshme të materjalit, ai mendon që të përdorë më shumë metoda kritikë, për të ekonomizuar më mirë hapësirën, kohën dhe informacionet. Përveç Historisë kishtare të Ilirisë, Farlati kishte planifikuar që ndaras të shkruante edhe Historinë e Ilirisë si dhe disa tema të tjera.

Si filloi projekti



I llyricum Sacrum, i cili erdhi në dritë si rezultat i punës së gjatë e gjithëpërfshirëse, prej 125 vjetësh, të tre studiuesve, që i përkisnin tri gjeneratave të ndryshme, dhe ndihmësve e kolegëve të tyre: at Filip Riçeputit (1667-1742), at Daniel Farlatit (1690-1773) dhe at Jakob Koletit (1734-1827), është quajtur me të drejtë edhe enciclopedi ilirike, për shkak të materialit të gjërë që përfshin. Vepra e botuar, korpusi në nëntë vëllime, është vetëm maja e ajsbergut të punës së bërë nga këta studiues. Përpara se të tregojmë më pak fjalë përmbajtjen e këtyre vëllimeve të botuara dhe rëndësinë që kanë ato sidomos për historiografinë e popullit shqiptar, po përpiqemi të paraqesim përpjekjet e mëdha e të mundimshme që u desh të bënin autorët e këtij korpusi për t'i dhënë formë e shtyllë kurrizore materialit të shumtë burimor, të mbledhur për të shkruar historinë e Ilirisë. Vlera kryesore e këtij korpusi qëndron pikërisht në mbledhjen dhe paraqitjen e një materjali të jashtëzakonshëm burimor për historinë e Ilirisë.

Padova,

aty ku u shkrua Illyricum Sacrum

Padova, qendra ku do të shkruhej kryevepra Illyricum Sacrum, ishte një qytet me tradita të lashtë në kulturë dhe arsim, me biblioteka dhe arkiva të pasura me intelektualë në zë, e lidhur mirë me qytetet e tjera të rëndësishme si me Venedikun, Mantovën, Milanon, Gjenovën, Bolonjën, madje edhe me Romën, që shquheshin për pasuri arkivore e dokumentare. Në këtë qytet, Riçeputi iu përkushtua tërësisht studimit, hulumtimit, mbledhjes dhe sistemimit të lëndës burimore për veprën e tij, duke bërë edhe studime krahasuese të popujve evropianë që kishin pasur lidhje me ilirët dhe Ilirinë. Përveç burimeve e literaturës at Riçeputi konsultoi edhe shumë kolegë, historianë në zë, për çështjet për të cilat hamendësohej.

Ndryshimi i projektit

P as ndryshimit të konceptit të Riçeputit, at Farlati ndryshoi edhe hapësirën gjeografike të territoreve për të cilat do të shkruante në veprën e tij. Duke qenë se Iliria, gjatë periudhave të ndryshme historike shtrihej në hapësira të ndryshme, herë më të gjëra e herë më të ngushta, dhe meqenëse ai nuk donte të merrej me të gjitha këto ndryshime, siç donte të bënte at Riçeputi, vendosi që të merrej si kufij territorialë të studimit të tij, kufijt gjeografikë të Ilirisë në kohën e perandorit Justinian. Nga ky reduktim i hapësirës gjeografike, mbetën pa u përfshirë një pjesë e mirë e territoreve ku shtrihej Iliria e lashtë.


Milosao_Org
 
Vëllimi i parë i Illyricum Sacrum trajton historinë e Ilirisë që nga antikiteti deri në shekullin e IV-të.

Vëllimi i dytë i Illyricum Sacrum vazhdon me trajtimin e historisë kishtare të Salonës deri në shkatërrimin e qytetit, por edhe edhe me historinë e Ilirisë dhe të Dalmacisë, nga shekulli i IV-të deri në fillim të shekullit të VII-të.

Vëllimi i tretë i Illyricum Sacrum trajton historinë kishtare të Splitit, dhe përqëndrohet veçanërisht te popullsia e Dalmacisë dhe e Kroacisë.

Vëllimi i katërt i Illyricum Sacrum trajton historinë kishtare të kishave sufragane të metropolisë së Splitit, disa nga të cilat kishin vepruar për një kohë të shkurtër.

Vëllimi i pestë ishte përgatitur ekskluzivisht nga at Daniele Farlati, por nuk u botua për sa kohë ai ishte gjallë. U botua më vonë, me emrin e tij, nga Jacopo Coleti. Në këtë vëllim trajtohet historiku i kishës metropolitane të Zarës dhe sufraganisë së Zagrebit.

Vëllimi i gjashtë i Illyricum Sacrum trajton historinë kishtare të kryeipeshkvisë së Raguzës dhe sufraganive të saj: Rhizniensis dhe Kotorrit. Në mënyrë të veçantë është paraqitur historia e Epidaurit, i cili u rrënua në shekullin e VII-të, dhe banorët e të cilit u vendosën në Raguzë (Dubrovnikun e sotëm).

Vëllimi i shtatë i Illyricum Sacrum trajton historinë kishtare të Shqipërisë dhe të Epirit. Në të paraqitet historia kishtare e kryeipeshkvisë së Dioklesë më vonë e Tivarit, dhe e ipeshkvive të Arbërisë, Balecit, Budvës, Danjës, Drishtit, Ulqinit, Polatit, Shurdhahut, Sardës, Shasit, Shkodrës, si dhe të kryeipeshkvisë së Durrësit, dhe të ipeshkvive të Lezhës, Amantias, Apolonisë, Vlorës, Bendës, Prizrenit, Stefaniakës, Kunavisë, Krujës, Skampës. Ky vëllim është i pajisur edhe me një apendiks të metropolisë së Durrësit, dhe në të gjenden edhe ipeshkvitë e Akrokeraunisë, Pulkeriopolit, kryeipeshkvia e Krajinës, etj. Në këtë vëllim gjejmë edhe letërkëmbimin e Skenderbeut, si dhe tekstin komplet në latinisht të Kuvendit të Arbërit, etj.

Vëllimi i tetë i Illyricum Sacrum trajton historinë kishtare të Shqipërisë, Maqedonisë, Bullgarisë dhe disa viseve të tjera të Ballkanit, duke paraqitur historinë e këtyre kryeipeshkvisë së Shkupit dhe të sufraganive të saj, Nishit, Staliensis, Ulpianës, Sapës, të patriarkanës së Pejës, të kryeipeshkvisë së Sardikës e të Sofias, dhe të shufraganëve të Pautaliotës dhe Remesianës, kryeipeshkvisë së Marçianopolit, dhe shufraganëve të Nikopolit, Varnës, Belgradensis, Semandriensis, Bidiensis, të ipeshkvisë së Lynit dhe kryeipeshkvisë së Ohrit, apo të Justiniana Prima, të Prizrenit të Zagorisë, Tërnovës, etj.

Vëllimi i nëntë , ose i ashtuquajturi, ?Accessiones et Correctiones all'Illyricum Sacrum del P. D. Farlati di P. G. Coleti? u botua nga don Frane Buliqi.
 
Zbulohet enciklopedia shqiptare 300-vjeçare


skenderbeuz.gif
Prishtinë, 10 maj 2004 - link: Kosova e lirë - KeL




“Illyricum Sacrum” është një vepër enciklopedike me 5500 faqe, e ndarë në nëntë vëllime. Në të flitet për historinë e ilirëve, domethënë për historinë e shqiptarëve që kanë jetuar në faqen perëndimore të Ballkanit, ku shtriheshin fiset ilire. “Illyricum Sacrum” përmban gjithashtu harta, skica dhe ilustrime të shumta për të parët tanë, të cilat nuk gjenden askund veç në këtë vepër të madhe. Sipas prof. Aleksandër Stipçeviç, vepra “Illyricum Sacrum” është një arritje kapitale e historisë evropiane. Ajo ka rëndësi të dorës së parë si burim të dhënash për historinë mesjetare të Ballkanit Perëndimor. Vëllimi i parë ka dalë në vitin 1751, kurse i fundit në vitin 1909. Shtatë vëllimet e para janë përgatitur nga Daniele Farlati, kurse dy vëllimet e fundit nga Jakobo Coleti.
Dokumentet e arkivit zbardhin materialin e çmuar historik qindravjeçar, me rreth 5500 faqe, që do të publikohet së shpejti
Treqind e dy vjet më parë, në vitin 1702, Papa Klementi XI i drejtohet ipeshkëvit të Tivarit, imzot Vinçenc Zvajevikut: “Dëshiroj të përmbushësh një vizitë pastorale në trojet e Arbnisë. Të shkosh atje dhe të shikosh nga afër kryeipeshkëvitë, ipeshkvitë, dioqezat dhe famullitë.
Pasi të keni bërë këtë punë dua nga ju një raport të hollësishëm për gjendjen e kishave të Arbnisë dhe të besimtarëve… dhe më në fund dua të di, a e përdor ai popull gjuhën e vet, të folmen arbneshe?”
Duke i shkruar ipeshkëvit të Tivarit, Papa Klementi XI, që quhej ndryshe edhe Papa Albani, për shkak të origjinës shqiptare, kërkonte gjallërimin e jetës katolike në Shqipëri, si dhe ruajtjen e gjuhës së këtij vendi. Sipas Klementit XI, shqiptarët ishin të vendosur në ruajtjen e traditave të tyre. Si shqiptar, Papa Klementi XI ishte i pari që kishte kuptuar se shqiptarizimi i kishës katolike ishte mjeti më i mirë për të ruajtur fenë dhe kombin në këtë vend që kërcënohej gjithnjë e më shumë nga dyndjet osmane.
Duke iu përgjigjur letrës së Atit të shenjtë, kryeipeshkëvi i Tivarit, Vinçec Zmajevik, kalon qytet më qytet e katund më katund duke plotësuar me përkushtim të thellë urdhrin e shenjtë të Papës. Pas ekspeditës në Arbni, ai i shkruan Papës: “… ju solla dheut rreth e rreth, gjithëmbarë e pashë vuajtje shumë o Atë i shenjtë. Qytetet e lulëzuara ishin vënë nën haraç, pashë kala të rrënuara, forcën tonë të prishur, e kisha të përlyera. Pashë pleq të vuajtur, meshtarë duke qarë, barinj të travajur, murtajën që bënte kërdinë. Zemra ime, bashkuar me mjerimin e popullit tim, donte të më ndahej copa.”
Në fund, ipeshkëvi i Tivarit e mbyll kështu letrën e tij: “Konstatimet e mia do të ishin të pavlera sikur të mos ndërmerreshin hapa të menjëhershëm për t’i ardhur në ndihmë popullit të Arbnisë që është, në të njëjtën kohë, edhe populli juaj o Atë i Shenjtë!”
Pas këtij letërkëmbimi Papa Klementi XI vendosi që në Mërçi të Lezhës më 14 e 15 janar, 1703 të mbahej kuvendi i Arbnit. Me vendim të Papa Klementit XI u themelua kolegji për arbëreshët e Italisë në Shën Mitër Koronë. Ai dha 4000 skude për një vend të përhershëm në Kolegjin Urban të Propagandës Fide në Romë, vend i cili do të mbahej nga një shqiptar. Me iniciativën e tij u hap katedra e gjuhës shqipe në Romë. Sipas Papa Klementit XI, rimëkëmbja e Arbnisë, domethënë ringritja e ndërgjegjes kombëtare mund të vinte duke ruajtur gjuhën, fenë dhe historinë e të parëve. Sipas Papës, këto ishin simbole të unitetit kombëtar.
Ashtu si në vitin 1702, dhjetë vjet më vonë, Papa Klementi XI i drejtohet për bashkëpunim një intelektuali, studiuesi dhe historiani, z. Daniele Farlati, për të ndërmarrë një ekspeditë të gjerë nëpër dheun e të parëve të tij, nëpër Iliri. Kështu nisi puna për korpusin “Illyricum Sacrum”, të cilit Daniele Farlati do t’i kushtonte gjithë jetën e tij.
Farlati, një ilirolog i hershëm
Me këtë vepër Farlati bëhet një nga personalitetet më të mëdha të ilirologjisë. Ai është më i madhi, përfaqësuesi më dinjitoz që njohim deri më sot.
Nuk ka ilirolog tjetër që mund të konkurrojë me të për periudhën antike, deri në Mesjetë. Me dokumente dhe fakte ai argumenton prejardhjen tonë shumë e shumë kohë para se të vinin sllavët në Ballkan. Ai davarit mjegullat shekullore e saktëson kohën ilire, helene, romake dhe bizantine. Ai dhe vetëm ai, paraqet themelet e ndërlikuara mbi të cilat u ngrit shteti ilir dhe jeta e paraardhësve tanë. Për të kryer studime të tilla nuk është e lehtë. Duhet shumë kohë, shumë dije, dokumente e dëshmi që mund t’i gjesh pas një hulumtimi të gjatë e në vende të ndryshme. Burimet e informacionit janë gati të paarritshme. Por edhe kur i gjen, nuk është e lehtë t’i deshifrosh. Mendoni se ç’punë kolosale i është dashur Farlatit për të ndërtuar pa asnjë të metë mozaikun e ilirëve që jetonin në faqen perëndimore të Ballkanit. Nëse historiografisë sonë i heqim Farlatin, atëherë prejardhja jonë do të ishte e dyshimtë, e mangët, e cunguar. Të dhëna për këtë periudhë kanë paraqitur edhe studiues të tjerë, por roli dhe saktësia e Farlatit janë të padiskutueshme. Të gjithë ata që duan të flasin për ilirët dhe historinë e shqiptarëve, patjetër duhet të mbështeten e të citojnë Daniele Farlatin. Ai është institucion. Ai përfaqëson bankën më të madhe të të dhënave për Ilirinë.
Në Shqipëri tri nga shtatë vëllimet e Daniele Farlatit
Sot për sot, në Shqipëri gjenden tri vëllime të Daniele Farlatit, një vëllim që ndodhet në AQSH, një vëllim në Bibliotekën Kombëtare, dhe një vëllim që gjendet në Shkodër. Vëllimet e tjera nuk i kemi. Ato gjenden në Vatikan, në Venedik, në Kroaci, në Muzeun e Vjenës etj. Edhe në këto vende, kopjet e “Illyricum Sacrum” janë të rralla. Me një iniciativë të marrë nga shtëpia botuese “ARBI” në Prishtinë, ashtu siç u veprua me “Acta et Diplomata res Albanie mediae a etatis ilustrantia” të Shuflait, pritet të veprohet edhe me nëntë vëllimet e Farlatit e Coletit për “Illyricum Sacrum”. Për këtë korpus që i kalon të 5500 faqet, do të kontribuojë Ministria e Kulturës së Kroacisë dhe Ministria e Kulturës së Kosovës. Natyrisht, Ministria e Kulturës së Unionit Serbi – Mali i Zi as që mendohet të kontribuojë. Po kështu, edhe Ministria e Kulturës së Maqedonisë, pasi në këtë vepër flitet për Shkupin ilirik të banuar nga shqiptarët. Kontribut nuk mund të japë as Ministria e Kulturës së Greqisë, sepse në “Illyricum Sacrum”, flitet për një të tretën e Greqisë të banuar nga iliro-shqiptarët.
Ja nëntë vëllimet e “Illyricum Sacrum”
Nga Volumi i parë deri tek i nënti janë dashur 150 vjet punë e palodhur për të krijuar këtë korpus, që flet jo vetëm për prejardhjen e shqiptarëve, por edhe për historinë e ilirëve që jetonin në pjesën perëndimore të Ballkanit.
Autor i vetëm për shtatë volumet e para të këtij korpusi është Daniele Farlati. Pas vdekjes së tij, Jakobo Koleti, përfundoi volumin e tetë e të nëntë të “Illyricum Sacrum”. Formati i faqeve të këtij korpusi është sa ai i revistave të sotme, 38 X 25 cm. Për botimin e ri nga “ARBI” L.t.d, Prishtinë, një ndihmesë të madhe ka dhënë Drejtoria e Përgjithsme e Arkivave të Shqipërisë. Sipas z. Sinani, DPA, ka krijuar të gjitha lehtësitë e komunikimit me të gjitha institucionet që ka marrëveshje dypalëshe e që zotërojnë të nëntë vëllimet origjinale të “Illyricum Sacrum”. Pikërisht këto kopje do të shërbejnë si matricë e pastër për botimin fototipik. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë ka ndihmuar gjithashtu në përpunimin e lëndës, duke shfrytëzuar në mënyrë të frytshme marrëveshjet dypalëshe. Ajo ka afruar dhe ka nxitur bashkëpunëtorët e saj më të ngushtë jashtë Shqipërisë për kërkime në bibliotekat dhe arkivat e Vatikanit, Venedikut, Firences, Zagrebit, Dubrovnikut, Cetinjës etj., etj. Tani Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë po nxit institucionet shqiptare për t’u bërë palë në botimin e kësaj vepre monumentale.
Projekti për financimin e botimit të “Illyricum Sacrum”
Të parët dhe të fundit që duhet të kontribuonin për botimin luksoz e voluminoz të “Illyricum Sacrum” është Ministria e Kulturës së Shqipërisë. “Deri tani, thotë drejtori i përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, prof.dr.Shaban Sinani, AQSH-ja ka një praktikë të tërë me Ministrinë e Kulturës. E kemi vënë në dijeni për këtë projekt, si dhe punën e bërë deri tani. Ne si arkiv, kemi dhënë gjithë ndihmesën tonë për këtë vepër. Kemi vënë në dispozicion të shtëpisë botuese “ARBI” çdo informacion. Kemi shfrytëzuar gjithë bashkëpunëtorët tanë jashtë shtetit, si dhe lidhjet tona zyrtare me Arkivin e Vatikanit, të Venedikut, Firences e Kroacisë për botimin e plotë të “Illyricum Sacrum”. E gjithë kjo punë është shumë pozitive, por nuk është e plotë. Botimi luksoz me format origjinal dhe lidhje speciale, me harta, skica e ilustrime origjinale ka një kosto të lartë. Për të qenë bashkëbotues duhet kontribuar”. Pas këtij financimi Shqipëria ka të drejtë të marrë edhe kopjet e domosdoshme, jo një e dy, por aq sa do të derdhë buxhet. Në të kundërt, shtëpia botuese, duke ruajtur etikën dhe protokollin, do t’i dërgojë Tiranës zyrtare, ndoshta një ose dy kopje, e shumta tri, asnjë më shumë. Tri kopje janë fare pak edhe për një institucion të vetëm, siç është Biblioteka Kombëtare. Asnjë historian shqiptar, nuk i ka parë deri më sot të nëntë vëllimet e “Illyricum Sacrum”. Ata mund të kenë parë e mund të kenë lexuar një vëllim, atë që gjendet në Bibliotekën Kombëtare, por asnjëherë nuk i kanë parë të nëntë vëllimet e Farlatit. Ky është rasti më i mirë që jo vetëm historianët, por edhe studiuesit, intelektualët, akademikët e të tjerë t’i kenë më në fund të nëntë vëllimet e Farlatit. ثshtë një rast i mirë që edhe presidenti i Republikës, kryeministri, ministri i Kulturës etj. të kenë disa kopje në institucionin e tyre, në mënyrë që protokolli, sipas rastit, të ketë ç’tu dhurojë të huajve. A do të financojë Ministria e Kulturës për këtë vepër?
Vështirë të thuash po, pasi në atë institucion ndoshta, ende nuk ia dinë vlerën. Kur mendon se kjo ministri ka financuar Miss-e, koncerte e parada mode, thua se patjetër do e financojë edhe këtë vepër. Mirëpo, deri tani askush nuk e ka pohuar një gjë të tillë. ndoshta në Prishtinë shumë shpejt “Illyricum Sacrum” do ta shohë dritën e botimit, e në Shqipëri, askush nuk do ta marrë vesh. Në Kroaci, për shembull, të gjitha kopjet e destinuara për këtë vend janë blerë nga një shtëpi botuese. Por kontributin dhe ndihmën që ka dhënë DPA, shtëpia botuese “ARBI” është e gatshme ta pranojë si bashkëbotuese, por ajo nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, nëse qeveria shqiptare nuk kontribuon me një buxhet qoftë edhe modest. Preventivi i një vepre të tillë monumentale është mjaft i rënduar. Kontributi i institucioneve shqiptare mund të bëhet, edhe duke porositur, psh., njëqind kopje për të nëntë vëllimet. Ato mund të përdoren nga kryeministri, nga Ministria e Kulturës, nga Ministria e Jashtme, nga Akademia e Shkencave dhe nga Biblioteka Kombëtare. Nëse qeveria shqiptare nuk kontribuon me buxhet, atëherë shtëpia botuese në Prishtinë, nuk do të pranojë asnjë institucion si bashkëbotues, qoftë ky edhe Arkivi i Shtetit që, faktikisht, ka kontribuar për plotësimin e kësaj vepre.
“Ne, deklaron Shaban Sinani, do të kishim shumë dëshirë që emri i DPA-së, pra emri i një institucioni shqiptar të njihej si bashkëbotues. “Illyricum Sacrum” përfaqëson monumentin më të rëndësishëm të burimologjisë së historisë të vendit tonë, nga Antikiteti deri në Mesjetë. Një vepër e tillë konkurron çdo arkiv institucional.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top