Nena....

Princesha

Warrior Princess
V.I.P
Ne nje forum tjeter lexova nje teme per nenen, dhe desha me e hap edhe ketu... Do te postoj disa vargje qe me pelqyen shume... dhe disa poezi per nenen.. Mirepres qe edhe ju te postoni dicka...
flm...


valliam.jpg

Plakem, e për nënën time gjithnjë jam i vogël. Ulem, por te ajo gjithnjë jam fëmijë. E vetmja ajo për mua ka derdhur lot, qumësht dhe gjak. Të gjithë më kanë harruar, po jo edhe nëna ime. Të gjithë më kanë lënë, përveç nënës sime. Bota për mua u ndryshua, por jo edhe nëna. Për Zotin, nënë, sa here i ke fshirë lotët prej fytyrës kur kam shkuar në rrugë? Sa net ke kaluar pa gjumë kur të kam munguar? Sa net ke kaluar pranë meje kur kam qenë i sëmurë.?

Nënë.
Kur kthehesha nga udhëtimi, më prisje në derë me sy të përlotur nga gëzimi, ndërsa kur udhëtoja, më përcillje me pikëllim në zemër.

Nënë.
Më ke bartur në prehër me dhembje dhe vuajtje. Më linde me klithma dhe rënkime. Më përqafove dhe më prite me puthje dhe buzëqeshje.


Nënë..
Asnjëherë nuk ke qarë deri sa isha zgjuar. Nuk ke pushuar përderisa nuk më ke parë mua të lumtur. Kur unë buzëqeshja edhe ti buzëqeshje edhe pse nuk e dije shkakun. Ndërsa kur vija i pikëlluar, ti qaje edhe pse nuk e dije shkakun. Tek ti isha i falur para se të gaboja dhe e harroje gabimin tim para se të pendohesha. Më arsyetoje para se të kërkoja falje.


Nënë...
Kush më lavdëronte, ti i besoje edhe sikur të më shpallte mbret i njerëzve. Kush më kritikonte ti nuk i besoje edhe sikur t'i sillte edhe dëshmitarët më besnik. Vetëm ti ke qenë e preokupuar me brengën ndaj meje.


Nënë..
Unë jam gjëja më e rëndësishme për ty, tregimi më i bukur, dëshira më e ëmbël. Këto më bëjnë të ndjehem mirë, ndërsa ti mendon se kjo nuk është e mjaftueshme, dhe shkrihesh nga mallëngjimi për mua...


Nënë...
Sikur të mundem që me lot falënderimi t'i lajë këmbët tuaja, nga turpi edhe këpucët tuaja.


Nënë...
Do të doja, sikur të mundem, ta marrë vdekjen tënde dhe çdo gjë të pakëndshme që të ndodhë.

Shpirti më fol që më rrënon

Sakrifikohem për ty, e di apo nuk e di. (El Israë, 24)

"Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël". (El Israë, 24)





mcpic.jpg
 
Redaktimi i fundit:
[ame=http://www.youtube.com/watch?v=7sf33hiWCe8]YouTube - Sami Yusuf - Mother[/ame]
 
Kisha dikur nje ide qe nje poezi ta bej kenge, mirepo kengen me te mire per nenen time do e kendoj vet. ja lexoni me poshte:

NثNA

Nënë, nënë
Sa bukur tingëllon (Refreni 2x)

A ka gjë në botë
Me kaq bukuri,
Se sa emri nënë
Emri që ke ti.

Je me e mira në botë
Diell je ti për mua,
Nëna ime e dashur
Oh sa shume të dua!

Edhe kur kam dhembje
Edhe kur kam gëzim,
Gjej mbështetje tek ti
Ty nënë të kam strehim

Kur rastesisht lëndohem
Kur une marr në thua,
Nënë ti je shërimi
Je mjeke për mua!

Dhe në këtë festë
Nënë që e ke ti,
Me një buqetë lulesh
T’shpreh shumë dashuri!
 
[ame=http://www.youtube.com/watch?v=bU937Yy9gME]YouTube - duaja e nanes[/ame]
 
Kisha dikur nje ide qe nje poezi ta bej kenge, mirepo kengen me te mire per nenen time do e kendoj vet. ja lexoni me poshte:

NثNA

Nënë, nënë
Sa bukur tingëllon (Refreni 2x)

A ka gjë në botë
Me kaq bukuri,
Se sa emri nënë
Emri që ke ti.

Je me e mira në botë
Diell je ti për mua,
Nëna ime e dashur
Oh sa shume të dua!

Edhe kur kam dhembje
Edhe kur kam gëzim,
Gjej mbështetje tek ti
Ty nënë të kam strehim

Kur rastesisht lëndohem
Kur une marr në thua,
Nënë ti je shërimi
Je mjeke për mua!

Dhe në këtë festë
Nënë që e ke ti,
Me një buqetë lulesh
T’shpreh shumë dashuri!


Shume e bukur kjo , bravo:dong::dong::dong::dong:
 
Per

Nenen………….....

Fjale me dy rrokje,e embel ne shqiptim
Pranveren sjell tek cdo shpirt jetim,

Fjala e pare qe

mesojme ne fillim
Mbetet e paharruar deri ne amshim,

Nene, gjeja me e shtrenjte tek cdo njeri
E cila mbjell

prehje dhe dashuri

Eshte si hena qe ndricon naten
Si ylberi qe largon shtrengaten
Si dote ishte nje nate pa yjet

dhe henen
E zymte…si jeta e jetimit pa nenen.

Perkedheljet e saj te mendafshta e te ngrohta
Ngrohin dhe

shpirtrat e ftohta,
Zeri I saj I embel,kur te therret
Zemra nga ngazellimi sa nuk pelcet,


Keshillat e saj

te arta, nuk kan te krahasuar,
Te clodhin shpirtin e lodhur, dhe te trazuar.

Mendoni per nje cast, kur keni qen te

mbeshtetur,
Ne kraharorin e saj, parajsen keni gjetur.
Me krahet e saj, kur te perqafon,
As me flatrat e engjellit

se krahason.

Nese fjalet dashuri,qetesi,harmoni
Do t’iu jipej nje cmim nderimi
Dote donin te ishte e gdhendur


Fjale NENE tek mbishkrimi

I lutem Zotit te madh dhe te gjithesise,
Ti begatoje,ti fale nenat e gjithe

njerezise.

Sikur e gjithe bota, dashurine e tyre te ofronin,
Nenen kurre…..sdo ta zevendesonin,
O njeri qe je me

I vjeter se lashtesia
Mbase ti se beson
Por te flet shpirti me fjalet e mia
Qe fjalen Nene ka kohe se

shijon.
 
DASHURIA PER NENEN

Tregimi qe vijon është një tregim i shkurtër, mirëpo shume tërheqës dhe kuptimplotë. Mbetem me shpresë se do t’u pëlqej shumë...
Pas 21 vitesh martese, hasa ne një dashuri te çiltër.
Para disa kohesh, fillova te kaloj kohen me një grua te ve qysh prej 19 vite. Gruaja ime ma parapriu me fjalët e saja, duke thënë: E di shume mire se sa e doni atë...
Gruaja për te cilën me këshillonte shoqja ime te kaloj çaste me te, ishte Nëna ime, e cila kishte mbetur e vejë qysh para 19 viteve. Punët dhe obligimet e shumta si dhe 3 fëmijët kishin bërë qe nenën time ta vizitoj shume rralle.
Nje ditë prej ditesh, gjeta kohën qe ta ftoj nënën time per darkë. Mora telefonin dhe e telefonova. Ishte bërë vonë dhe Nena u be merak kur ma degjoi zerin, nuk e kishte zakon qe te flas me dikend ne kohe te vona, dhe me pyeti: Si je biri im? Mire jam nene- iu pergjigja. Te telefonova nga koshienca per te kaluar disa çaste me ty. Me pyeti: Vetem ne te dy? U mendua pak dhe me tha: Me pelqen propozimi yt...
Diten e enjte, pasi mbarova orarin e punës, u nisa per ne shtepine ku banonte nena ime. Ndihesha paksa i shqetësuar...Kur arrita ne shtëpinë e nënës, vërejta se edhe ajo ishte paksa e merakosur dhe ishte duke pritur te dera e shtëpisë. Ishte veshur bukur dhe mu duk se kishte veshur fustanin e fundit qe ia kishte blerë babai im pak para se te vdiste.
Duke buzëqeshur si nje engjëll me tha: Biri im, te gjithëve iu kam thënë se sonte do te dalë me djalin tim, dhe qe te gjithe jane gezuar, andaj te gjithe me padurim presin kthimin tim per t’ua sqaruar hollesite e ketij takimi.
Shkuam ne nje restaurant jo te zakonshem, mirëpo i bukur dhe i qete, nena u mbeshtet ne krahun tim dhe dukej sikur te ishte nje zonje. Pasi u ulem, fillova ta lexoj listen e gjellerave, edhe pse nena nuk ishte ne gjendje te lexonte perveq shkronjave te medha. Gjersa po lexoja listen e ushqimeve, nena me shiqonte me nje buzëqeshje te gjere, me dy buzet e saja te çara, me ndërhyri, duke thene: “Kur ishe i vogel, une isha ajo qe lexoja per ju”. Ndersa tani ka ardhur koha te ta kthej kete borxh dhe ja une po lexoj sot per ty. اlodhu dhe pusho nena ime – i thashe.
Gjate tere mbrëmjes biseduam dhe nuk kishte asgjë te rendomte, me përjashtim te nostalgjive dhe perditshmerise sone. Qëndruam aq shume sa qe koha ishte bere shume vone.
Pasi qe u kthyem dhe arritem te dera e shtepise, me tha Nena: Kam deshire qe te dalim sebashku perseri, mirëpo me kusht qe une te paguaj? Ia putha doren dhe i thashe lamtumire. Pas disa ditesh, me erdhi lajmi se Nena kishte nderruar jete. Kishte vdekur nga sulmi ne zemër. E tere kjo ndodhi per nje kohe shume te shkurter qe une asgje nuk munda te bej per te.
Kaluan ca dite dhe nga posta me arriti nje leter e derguar nga restauranti, ne te cilin kishim darkuar une dhe nena ime. Ne te kishin qene disa fjali te shkruara nga dora e Nenes sime: “Kam paguar faturen para kohe, duke e ditur se nuk do te kem rastin te takohem me ty perseri. Me rendesi eshte se bera pagesen per dy persona, per ju dhe gruan e juaj. Ju assesi nuk mund ta pershkruani vleren e asaj nate, ne te cilen darkuam sebashku. Te dua shume biri im”.
Ne kete moment, arrita te kuptoj domethënien e fjales “Dashuri” apo “Te Dua”. Nuk mund ta kuptosh domethenien madheshtore te kesaj fjale derisa nga dashuria juaj te mos vjele miresi dhe bukuri edhe pala tjeter ashtu siq beri nena ime. Asgje nuk ka vlere me shume sesa Prinderit, e ne veçanti Nena.
Dhuroja kohen te cilen ata e meritojne...Duhet ditur se ky eshte obligim i Allahut dhe i Prinderve, prandaj keto gjera nuk shtyhen. Me kete rast, me ra ndermend tregimi kur qe pyetur Abdull-llah Bin Umeri: “Nena ime eshte e moshuar, nuk mund te levize fare, dhe me duhet ta bart ne çdo vend, madje edhe kur ta kryen nevojen...Nganjehere nuk ka fuqi qe ta permbanë veten keshtuqë, kryen nevojen duke qene ne duart apo shpinen time...A mendon se une e kam kryer obligimin ndaj saj? Ibni Omeri u pergjegj: A e ke harruar femijerine tende kur edhe ju vepronit keshtu me nene tuaj?! Ju po i sherbeni duke shpresuar vdekjen e saj, ndersa ajo iu sherbente juve, me gjithe mundimet dhe lodhjet qe kishte, dhe prape shpresonte jeten dhe lumturine tuaj”. Vertet dallim i madh ne mes ketyre dy qendrimeve...
 
Perkunder respektit Princesha besoj se tema: ''Nena'' nuk eshte aq kuptim shkurter sa te postohet tek temat e besimeve fetare :ciaoo:
 
Perkunder respektit Princesha besoj se tema: ''Nena'' nuk eshte aq kuptim shkurter sa te postohet tek temat e besimeve fetare :ciaoo:

E hapa pasi ne dis vargje ka karakter fetar, dhe kam vendos disa ilahije... por nejse mund tja nderrojn vendin nese mendoni ashtu...
 
Nena thesar i cmuar.

Nena eshte nje perkedheje e deshirueshme
Nje shikim i embel
Nje buzeqeshje e ngrohte
Nje lule e njome,qe lind me kengen e pranveres
Nje yll qe shkelqen ne qiell
Nje engjell i ardhur nga qielli
Nje diell qe shkeqen dhe ngroh token
Nje thesar i cmuar, i fshehur ne nje ishull desert.
 
ZEMER E EMBEL ME DASHURI

e kush tjeter mund te jete veq ti
nene fjale me te embel ska bota
nene e para fjale qe belbezon foshnja
ne kraharorin tend ,me aromen tende nis jeta
Vitet kalojne dashurine per nenen ato se mposhtin dot
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
qe mbjell veq paqe e dashuri
je ti o nena ime je ti
Dashuria jote eshte e vetmja pije qe shpirtin ma sheron
Aroma e lekures tende eshte magji
e perqafuar te pushosh ne kraharorin tend
ndonese me thinja ne koke
ti gjithmone ndihesh femije
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
e shtrenjte e pa krahasueshme e vetme je ti
nje zemer e madhe qe din veq te fale e te dhuroje
parajse e shpirtit per qdo femije
ti per ne thurr endrra
tek ti behen sa shfajsime ehh sa justifikime
Parajse e jetes je ti
nje veshtrim ne sy qka ndodh brenda meje
e ndjen veq ti
ndjenja kurre ste genjejne
para se te ndodh ekeqe e mire
zemra jote ndje parandjen qdo jot gezimi apo trishtime qe rrjedh ne syte e mi
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
E DASHR E SHTRENJTE E VETME NENE JE TI
 
E hapa pasi ne dis vargje ka karakter fetar, dhe kam vendos disa ilahije... por nejse mund tja nderrojn vendin nese mendoni ashtu...

Madheshtine e nenes nuk e prishin as Ilahijet e as mendimet dhe shkrimet tjera fetare, e aq me pak mendimet tona andaj mendoj se do duhej te postohej diku tjeter qe te shprehemi te gjithe. :ciaoo:
 
NJE HISTORI
Ishte nje here nje djale qe kishte probleme me nenen e tij nje dite u merzit aq shume sa ne mendje shejtani i coi qe te bente ate qe goja se thote dhe mendja se mendon ,te vriste nenen e tij i mashtruar nga i mallkuari shkon dhe merr nje thike dhe e godet ne zemer ja can gjoksin e saj me te cilin e kishte ushqyer me gji ja merr zemren nga gjoksi dhe niset me vrap .pengohet dhe bie Zemra e nenes dhe pluhuroset. ne ate moment degjon nje ze:"u vrave djali im i foli zemra e nenes".djali fillon te qaje per veprimin e tij dhe fillon ta laje zemren e pluhurosur me lotet e tij.merr thiken dhe do qe ta ngule ne zemren e tij por prape degjon zemren e nenes qe i thote: "djali im mos ma ther zemren dy here."
MOS I THERNI ZEMRAT E NENAVE TUAJA ME SJELLJEN TUAJ.
 
Last edited by a moderator:
Madheshtine e nenes nuk e prishin as Ilahijet e as mendimet dhe shkrimet tjera fetare, e aq me pak mendimet tona andaj mendoj se do duhej te postohej diku tjeter qe te shprehemi te gjithe. :ciaoo:

OK... ateher le tja nderroin vendin... Nga ana ime ska problem...Pash ka nje nenforum per nenen dhe femijen, do ishte ideale...
 
Ishte njehere nje femij gati per tu lindur,

Nje dite ky femije pyeti zotin’’ po degjoj se neser po me dergon ne toke’’?

Por si do te jetoj atje kur jam aq I vogel dhe I pafuqishem?

Zoti I pergjigjet ‘’ne mes shume engjejve kam zgjedhur nje per ty’’.

Ai do te te pres dhe do te kujdesest per ty!

Por femija tha: ‘’atje ne qiell nuk punoj azgje pervecse kendoj dhe qesh’’!

Kjo eshte ajo qe me duhet te jem I lumtur??

Zoti tha:’’Engjelli yt do te te kendoj cdo dite,dhe do ta ndjesh dashurin e tij

e do te jesh I lumtur perjete’’.

‘’si do ta kuptoj kur njerezit do te me flasin,kur une nuk flas gjuhen e tyre’’?

Kjo eshte e lehte tha Zoti,’’engjelli yt do te t’I flas fjalet me te bukura dhe

Me te embla te cilat do ti degjosh’’.

‘’dhe me shume kujdes dhe durim,engjelli yt do te te mesoj te flasesh’’.

Foshnja shikoi Zotin dhe tha:

‘’po c’te bej kur une deshiroj te bisedoj me Ty’’?

Zoti I buzeqeshi foshnjes dhe I tha:

‘’engjelli yt do ti afroje duart dhe do te te mesoj se si duhet lutur’’

Femja tha: ‘’Degjoj se ne toke ka njerez te keqij..’’

Kush do te me ruaj mua?—dhe Zoti e perqafoi foshnjen dhe I tha:

‘’Engjelli yt do te te mbroje ,me tere jeten e tij’’!

Dhe femija I perlotur tha: por kurr nuk do te te shoh me??—Zoti e perqafoi femijen e I
tha:

‘’Engjelli yt do te te flas cdo here per mua,dhe do te te tregoj menyren per tu kthyer tek une,

Edhe pse do te jem cdo here prane teje’’—ne ate moment u pershkrua qetesia ne qiell,dhe vec u degjuan zerat nga toka.

Femija me shpejtesi dhe dashuri e pyeti:

‘’Zot ,nese tani me duhet te shkoj,me trego te pakten emrin e engjellit tim’’?
Zoti tha:

‘’Emri I engjellit tend nuk eshte apsak I rendesishem ,ti do ta quash ate…

Nene!
 
[ame=http://www.youtube.com/watch?v=7NTrYFCVZS8]YouTube - Ya Ummi - Ahmed Bukhatir[/ame]


Shume me pelqen kjo per nenen :( Lotet me rrjedhin nganjehere....
 
[ame="http://www.youtube.com/watch?v=ruzPvA6cYtc&feature=related"]http://www.youtube.com/watch?v=ruzPvA6cYtc&feature=related[/ame]
 
Perkunder respektit Princesha besoj se tema: ''Nena'' nuk eshte aq kuptim shkurter sa te postohet tek temat e besimeve fetare :ciaoo:

Nena ne islam me lal. :)

si trajtohet etj. Mendoj..
 
o moj nen moj nen,,ke ngelur te kendojn habibat per ty.JAHABIBI,
[ame=http://de.youtube.com/watch?v=QkUO7a4Bw8E]YouTube - Kenge per nenen ( DJ VISI )[/ame]
 
NENE,nena ime e shtrenjte,nen zhurmat e jetes me dhe kete emer,ledhatime si pishtare pa fund,me qumeshte te ngrohte me konte besimin,urtesia e saje me fali vajzerine,me beri te njihja gjithmone pendimin,kur te'moa shkelja permbi mirsin,prinderit jane dashuria vete,jane mirsiae dhuruar permbi toke,ashtu si cele drita e sabahut,ti nga ata erdhe si filize ne bote,vijme ne kete jete dhe qajme me lot,packa se nuk shohim ,nenen e dallojme,buza jone e njome pa qumeshte s'rri dot,per dy vjet me radhe,gjirin ja kerkojme,shume dashuri njihemi ne kete bote,ajo prinderorja mbi c'do gje lartesohet,sa here gje ju prindrit te keni prane,mos nxirni ofshama,mos nxirrni renkime,o'h sa shume vuajne nena me babane,kure femijet e tyre mbyten ne gulcime,zerin mos e ngrini para tyre,kure,bindjuni atyre,se ju duhet drite,neser kure te behesh grua apo bure,keshtu do kerkosh dhe ti nga femijte,kure ata te plakur dhe me shkope ne dore ecin plogeshtuar ne sheshe a'ne ruge,afrohu prane tyre si nje lule bore,nese je i mbare,lutu pergjerohu,per prindrit e tu qe te perkeledhin,dhe kure kane halle,ti nga gjumi zgjohu,shko shpejte prane tyre,se ata te presin,mos e braktis nenen,mos e braktise babane,futu ne gjirin e tyre,do'te gjesh liri dhe paqe,mos haroni,fjalen prindre,kushe si bene sherbese,s'do te njohesh kure gezim lumturi ne kete jete
 
eshte teme per nenen irirjam... secili ka te drejt ti kendoj nenes edhe habibat, edhe pse nuk e kupton ate fjale ti....nejse posto nese deshiron rreth temes, perndryshe komentet palidhje mbaj per vete...
 
eshte teme per nenen irirjam... secili ka te drejt ti kendoj nenes edhe habibat, edhe pse nuk e kupton ate fjale ti....nejse posto nese deshiron rreth temes, perndryshe komentet palidhje mbaj per vete...
ku te djegu moj vajz??un nuk ju drejtova askujt,vazhdo qarkullo dhe mos me cito pa lidhje,aty ku dhem dhembi shkon guha,
dhe tani se me fute te flas,ne njeren an tema quhet keng per nenen dhe ne tjetren an;propagandoni fete, ec ore se sju kan hije kto gjera.mos me cito me sepse nuk kam deshir fare.kur te drejtohem ty personalisht pastaj hajde me cito.
 
nuk me djeg ilirjam dhe as te citova, thjesht te korrigjova ne ate qe fole... por edhe per nenen paska propagand fetare.. hajde bote, hajde... nejse mos u silit shume per te fol... vazhdo hesht me hije te ka....
 
Princesha complimente per temen nuk di pse po nuk arrija te jepja rep.e meriton vertet...
Ndoshta vargjet e gjithe botes nuk e pershkruajne ate ndjenje aq te madhe qe ushqejme per nenat....Diku kam shkruar se gjithe yjet e botes ti mblidhja e ti beja buqete sdo te mjaftonin per te shprehur dashurine e respektin per nenen time qe eshte me e mrekullueshmja ne bote..
Njeriu i dyte te cilit i falem pas zotit eshte nena ime qe gjithmone eshte aty kur kam nevoje qe gjithmone qan e qesh me mua qe gjithmone me mjekon plaget e hidherimit e me kthen buzeqeshjen...Jam e lumtur qe ti egziston nena ime....
Nuk di histori [por di te flas gjithmone per dashurine e jetes sime nenen...
 
ndonjeher nuk na nevojiten histori apo tregime.. dashuria per nenen as nuk mund te shprehet me fjale, por edhe fjalet qe ke shpreh ti jane shume te bukura dhe me lane pershtypjen shume te mire....
 
Titulli: Nena....

NENA IME

Larg ne mall atje me mbete.
Shtrengoj shpirtin te mos qaj,
Shtrengoj zemren te mos tretem,
Shtrengoj grushtat te te mbaj!

Ti me do perhere te lumtur
Shpirti yt kurre nuk ankon.
Ikjen time sheh symbushur,
Aeroplanesh qe nxitojne.

Me sjell mbremjen dhe agimin
Lutjesh te ngrohta me rrethon,
Qe nga larg ma jep bekimin,
Ne dashuri udhen m'ndricon.

Dr. Leone
 
Titulli: Nena....

Dritëro Agolli


Nëna ime, e bukura Hatixhe,
Më e bukura nga gjithë fshatarkat,
Atje në minder mbi një dysheme
Më polli mua kur u kthye nga arat.

E britma ime u përhap përmbi dhe
bashkë me zërat e demit e kalit,
Nëna ime, e bukura Hatixhe,
Heshttte e çlodhur dhe i gëzohej dalit.

Pastaj u mblodhën fshatarët e mi,
Faqet e parruara i ulën mbi mua
Dhe thanë: " Shumë ara do lërosh ti
Dhe shumë ujë do pish në krrua!"

E vërtet, nën qiellin me re e pa re,
Lërova ara e kapërceva pragje,
Për nënën time, të bukurën Hatixhe
Këndova këngë e thura vargje.
 
Titulli: Nena....

Sikur syte e saj te mund t'i shihja teksa ngrihesha ne mengjes,
Sikur doren e saj ta prekja teksa ndieja mall,

Sikur shpirti im te mund te gjendej here pas here brenda saj
Do te isha e lumtur,zemra do te me behej mal.

Sikur nga pak te merrja nga shpirti i saj,
Sikur lodhjen e rrudhave mbi balle
t'ia shkepusja e ta merrja mbi vete,
Sikur cdo vuajtje te saj ta ndieja e ta ndaja brenda meje
Do te isha e lumtur, do me behej se e kisha shpetuar.

Moshen t'ia rinoja, syte t'ia gezoja me ciltersi
Doren t'ia shtrengoja e ta mbaja fort shtrenguar mbi gji,
Aspak te mos flisja, asnje zhurme, asgje ne ajer,
Vetem frymet tona qe do te perqafoheshin

Do te ndieja veten me mire,
Lot nuk do te kisha,
ata do te kisha lene per ata shpirtra pa fat
qe jeten ne mergim e shkojne
e qe nenen dot nuk e gezojne
e rrudhat e ballit dot nuk ia largojne.

Te kam ne zemer o zemer
qe me jep fryme
per nje dite me shume
shprese e dashuri.
 
Titulli: Nena....

اdo të thotë nënë vallë?
Të duash me zemër jo me fjalë.

اdo të thotë nënë të jesh?
Në mbrëmje e fundit të biesh të flesh.

اdo të thotë nënë të quhesh?
Asnjë lodhjeje mos i druhesh.

اdo të thotë nënë të thërrasin?
Lumturinë e botës ndër duar të zgjasin...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top