Ligji Grek Nr 2636/1940 kunder Shqiperise !

Bilderberg

Anëtar i ri
Ligji i Luftes se shtetit GREK Nr. 2636 1940 kunder SHQIPERIS !!

Ligji i Luftës që Greqia i shpalli Shqipërisë dhe Italisë, i cili ende nuk është shfuqizuar vazhdon ti ruajë efektet e tij mbi ndëshkimin ndaj shqiptarëve. Sipas llogjikes se ketij ligji shkaku për të cilën është penalizuar Shqipëria në këtë sanksion të gjendjes së jashtëzakonshme është fakti që nëpërmjet territorit të Shtetit shqiptar marshuan në vitin ‘40 ushtarët fashistë - italianë për të pushtuar Greqinë!
(Por ne e dime shume mire qe arsyeja e vertet eshte pastrimi etnik i Shqiptareve te Greqise)


Në këtë ligj përshkruhen me hollësi sasia e pronave dhe pasurive, që bllokohen si efekt dëmshpërblimi.
Ndërkohë nëpërmjet neneve të tij, pasqyrohet rruga për ti rikthyer ato prona me komisione shtetërore, që do të duhet të mblidhen për secilën prej tyre, me praninë e ministrave dhe ekspertëve të zyrave të shumta, të cilët është krejt e pamundur për t’i ulur në një tavolinë.

Në këtë akt ligjor të Athinës ka sanksione edhe për pronat apo pasuritë Italiane, që sipas Traktatit të Paqes së Parisit në 1946, u sekuestruan përfundimisht dhe kaluan në dorë të palës greke, si pjesë e dëmshpërblimeve që italianët si vend sulmues duhet t’ia paguanin Greqisë.

اështja e pronave të bllokuara të shqiptarëve vazhdon të mbetet një proces i ngrirë si vetë procedura me këtë Ligj. Për më tepër që ky Ligj është baza juridike edhe i disa ligjeve dhe akteve të tjera juridike e normative që ka marrë Athina për çështjen e pronave të shtetëzuara dhunshëm të shqiptarëve që në fillimin e viteve ‘40.

Kjo procedurë që është ripërsëritur kohë pas kohe, madje deri në vitin 2006 ka pasur si synim bllokimin e kësaj pasurie që arrin në miliarda dollarë.

GAZETA QEVERITARE E MBRETثRISث Sث GREQISث
Athinë, 10 nëntor 1940, Pjesa e Parë, Nr botimi 379
Përmbajtja: Ligje detyruese Rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurive armike. Rreth ndryshimeve dhe plotësimeve të dispozitave të organizimit sigurues të rreziqeve të luftës dhe ligjeve detyruese.
Dekret rreth përcaktimit të shteteve armike sipas kuptimit të ligjit detyrues nr. 1636/1940 të Italisë dhe Shqipërisë dhe zbatimit në lidhje me këto shtete, të dispozitave të këtyre ligjeve.

LIGJE DETYRUESE RAPORT MOTIVUES Rreth planit të ligjit Detyrues, “rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurive armike”.
Drejtuar Lartmadhërisë së tij, Mbretit
Lartmadhëri rëndësia që kanë të gjitha burimet ekonomike të shtetasve të palëve ndërluftuese, gjatë zhvillimit të luftës bashkëkohore, u duk nga lufta e fundit botërore, ku të gjitha shtetet ndërluftuese dekretuan ligje me të cilat bëhet e pamundur shfrytëzimi i burimeve të shtetasve të armikut, të prejardhura nga pasuri që ndodhen në territorin kombëtar dhe ndalohet çdo lloj akti juridik në favor të shteteve armike ose të shtetasve të tyre.

Kjo masë u mor edhe gjatë luftës së tanishme, pavarësisht nga shtetet që morën pjesë në të. Me paraqitjen e këtij plani “Për ligjin detyrues”, dekretohet një gjë e tillë edhe për ne.

Dispozita e planit në një pjesë të madhe janë përsëritje e Ligjit 1073 të vitit 1917, por të plotësuara me rrjedhimet që kanë ardhur si rezultat i zbatimit të këtij ligji, me qëllim që të përjashtohet çdo veprimtari ekonomike direkte ose indirekte e shtetasve armike në shtetin tonë gjatë kohës së luftës.

Gjatë hartimit të këtij plani u morën gjithashtu parasysh edhe ligjet që miratuan palët e tjera ndërluftuese. Dispozitat e ligjit bëhen dispozita definitive dhe çdonjëra prej tyre vihet në zbatim me dekretet mbretërore të botuara mbi bazën e propozimit të kryetarit të qeverisë dhe të ministrit të Financave. Plani i paraqitur synon në realizimin e qëllimeve të lartpërmendura, prandaj lutemi të keni mirësinë që ai të gëzojë miratimin tuaj.

Athinë, më 08 nëntor, 1940 Shtetas të devotshëm të Lartmadhërisë Suaj
 

Attachments

  • background02.jpg
    background02.jpg
    60.9 KB · Shikime: 22
  • square_eee.jpg
    square_eee.jpg
    21.8 KB · Shikime: 17
Ligji i Forcës Nr. 2636 1940
“Rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurisë armike” Jeorjios B’ Mbret i Grekëve

Mbi bazën e propozimit të Këshillit tonë të Ministrave, vendosëm dhe urdhërojmë:
Kapitulli A’ Neni 1 Armiq
Armiq sipas kuptimit të këtij neni, konsiderohen:

a. Shtetet, kryetarët e këtyre shteteve dhe personat juridike të juridiksionit shtetëror të tyre, të cilat përcaktohen secili në veçanti si armik nëpërmjet Dekreteve Mbretërore të botuara me propozim të Kryetarit të Qeverisë, të Ministrit të Punëve të Jashtme, Ministrit të Financave, sipas kuptimit të këtij Ligji.
b. Persona fizikë, të cilat kanë shtetësinë e shteteve armike, sipas rastit a), ose ata që kanë banesë, ose banim të përhershëm në to.
c. Personat juridikë të juridiksionit privat dhe çdo bashkim personash, ose pasurish, përderisa kanë qendrën drejtuese të tyre në shtetet armike, sipas rastit, ose janë nën influencën ligjore, ose ekonomike të armiqve, sipas këtij neni.

2. Nuk janë armiq, sipas kuptimit të këtij ligji, personat fizikë, të cilat kanë fituar nënshtetësinë e shtetit armik, por janë me kombësi greke dhe banojnë në shtete të huaja, ose shtet aleat.
3. Në rast se ekzistojnë dyshime në lidhje me karakterizimin si armik të cilitdo personi ose bashkimi, sipas paragrafit 1, vendoset pas mendimit të komitetit, sipas nenit 19, të Ministrave të Financave dhe të Ekonomisë Kombëtare, me vendim të përbashkët të tyre.
Neni 2 Ndalimi i shkëmbimeve
1. Ndalohet dhe është i pavlefshëm çdo shkëmbim tregtar dhe çdo marrëveshje midis personave, pavarësisht nga shtetësia, që banojnë në Greqi, dhe armiqve, si dhe çdo akt i administratës, ose akt i njëanshëm i personave që banojnë në Greqi, përderisa për të nëpërmjet saj, fitojnë të drejta, ose përfitojnë armiqtë.
2. Aktet që lidhen një gjashtëmujor para vënies në zbatim të këtij ligji, mund të shpallen të pavlefshme me rrugë gjyqësore, pas padisë së ushtruar, nga shteti, pas mendimit të komitetit sipas numrit 19.
Neni 3
Ndalimi i kryerjes së veprimeve ligjore Përmbushja në Greqi e çdo veprimi ligjor dhe përmbushja e çdo detyrimi kundrejt armiqve, për cilindo arsye, ose përderisa nga përmbushja e tyre përfitojnë armiqtë bëhet me gjobë pavlefshmërie kundrejt administratorit, sipas nenit 12, dhe në qoftë se ai nuk ekziston në Arkën e Depozitimeve dhe Huave dhe ndalohet kryerja me cilindo mënyrë direkte të huadhënësit e armiqve.
Neni 4 Persona të familjes
Ndalimet në nenet 2 dhe 3 kanë fuqi edhe për personat e familjes.

Neni 5 Përjashtime
Me vendim të Ministrit të Financave dhe pas mendimit të Komitetit, sipas nenit 19, për raste të veçanta, mund të bëhen përjashtime nga dispozitat e neneve 2, 3 dhe 4, përderisa një gjë të tillë e imponojnë arsye të veçanta dhe vetë nevoja e mbajtjes se personave dhe familjeve, sipas nenit 1, b.
Kapitulli B’ Pasuritë armike
Neni 6
Sekuestrimi Pasuritë armike në Greqi me hyrjen në fuqi të këtij ligji ndalohen dhe është i pavlefshëm disponimi i këtyre pasurive tek armiqtë, ose në shkelje të dispozitave të këtij ligji.
Neni 7 Pasuri armike në Greqi
Si pasuri armike në Greqi konsiderohen elementet pasurore të mëposhtme, përderisa u takojnë ligjërisht ose ekonomikisht armiqve, sipas kuptimit të nenit 1: Elemente të patundshme dhe të tundshme të ndodhura në Greqi.

Letra me vlerë dhe tituj të tjerë të çdo lloji të ndodhura në Greqi, obligacione të shtetit grek, të firmave, të organizmave me selinë administrative të tyre, ose qendrën e tyre në Greqi, akoma edhe titujt përkatës të ndodhura jashtë shtetit. Para dhe lloje të tjera pagese të ndodhura në Greqi. Aksione të firmave, të cilat kanë selinë administrative të tyre ose qendrën e shfrytëzimit në Greqi, pavarësisht nga fakti nëse këto aksione janë të mishëruara në letra me vlerë, ose jo, dhe në qoftë se këto mishërime ndodhen në Greqi, ose jashtë shtetit.

Kërkesa ndaj debitorit me banesë, ose me banim të përhershëm në Greqi, ose kërkesa të prejardhura nga shkëmbimet të firmës tregtare në Greqi. Të drejta të pasurisë industriale dhe intelektuale, të cilat mbrohen në Greqi.

Të drejta mbi elementet pasurore të përshkruara në pikat a-f.
Të drejta nga marrëveshjet rreth elementeve pasurore të pikave a-f.
اdo element tjetër pasuror i ndodhur në Greqi.
2. Përjashtohen nga dispozita e paragrafit të mësipërm elementet pasurore, të cilat u përkasin shtetasve grekë me banesë, ose banim në shtete armike.

Neni 8 Sekuestrimi i përkohshëm.
Me ligj, konsiderohen nën sekuestrim të përkohshëm, të gjithë ata që gjatë zbatimit të këtij ligji janë pronarë me cilëndo arsye të pasurive armike, sipas nenit 7, si dhe drejtuesit, administruesit, sekuestruesit, këshilltarët ose cilitdo kujdestarë ose debitorë të elementeve pasurore të tyre, përderisa këta zotërues të pasurive armike janë pronarë të këtyre elementëve pasurore.

Neni 9 Marrëdhëniet rreth pasurive përkohësisht të sekuestruara.
Në lidhje me marrëdhëniet rreth pasurive përkohësisht të sekuestruara zbatohen përkatësisht, me rezervimet e dispozitave të këtij ligji, dispozitat e procedurës civile për konfiskimin konservator, në emër të debitorit sipas nenit 8 të sekuestrimit të përkohshëm që ka vendin e tretë dhe të administratorit sipas nenit 12, që ka vendin e kreditorit.

Neni 10 Të drejtat e të të tretëve jo armiq.
Sekuestrimi nuk pengon të tretë jo armiq, të ushtrojnë të drejtat e tyre kundër pronarit, pasuria e të cilit është në sekuestrim dhe të kërkojnë plotësimin e tyre, sipas ligjeve analoge, kjo me rezervimet e dispozitës së paragrafit 2 të nenit 2. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, tjetërsimet, regjistrimet në librat e Hipotekës ose në regjistrat themeltarë të anijeve, ose të parashënimet kanë fuqi vetëm për sa kohë që bëhen mbi bazën e një titulli me vendim gjyqësor,… … ose me dëshirën personale të mëparshme nga zbatimi i këtij ligji dhe bazuar në dokumente shtetërore ose private me datë të saktë, me rezervimet e paragrafit 2 të nenit 2.

Neni 11 Deklaratat e pasurive armike
1. Të detyruar për deklaratë të pasurive armike në sekuestrim janë: Pronari i pasurisë armike. Cilido qoftë sipas nenit 8 është sekuestrues provizor i pasurisë armike.
2. Ata që sipas paragrafit 1 janë të detyruar të bëjnë deklaratë, duhet që brenda një muaji nga hyrja në zbatim e këtij ligji, të paraqesin te nëpunësi i Shërbimit Ekonomik Shtetëror deklaratë të hollësishme në dy kopje, për të gjitha elementët pasurore armike, ose të debitorëve të tyre. Për këtë deklaratë, nuk paguhet asnjë lloj takse.

3. Afati i paraqitjes së deklaratës mund të shtyhet me një akt të Ministrit të Financave të botuar në Gazetën Qeveritare.
4. Ata që paraqesin elementet e pasurisë armike pas përfundimit të afatit, përderisa nuk janë të detyruar të bëjnë deklaratë, sipas dispozitave të këtij neni kanë të drejtën e pagesës deri në 3 për qind të vlerës së tyre të përcaktuar kundrejt këtyre elementëve me vendim të Ministrit të Financave.

Neni 12 Administruesit
1. Administruesit e pasurive armike nën sekuestrim janë nëpunësit e Shërbimit Ekonomik Shtetëror të vendit ku ndodhet çdo element pasuror.
2. Aty ku janë shumë nëpunës të Shërbimit Ekonomik Shtetëror, administrator emërohet njëri prej tyre, me vendim të Ministrit të Financave.

3. Me vendim të të njëjtit ministër, lejohet të emërohen administratorë në vend të nëpunësit të Shërbimit Ekonomik Shtetëror, nëpunës të tjerë shtetërorë ose privatë në qoftë se ushtrimi i administrimit nga nëpunësi Ekonomik Shtetëror, nuk është ai që duhet.

Neni13 Detyrat dhe pushteti i administratorëve.

1. Administratorët kanë për detyrë gjetjen, regjistrimin, mirëmbajtjen dhe sipas destinacionit të zakonshëm, shfrytëzimin e pasurive të sekuestruara, duke marrë për këtë qëllim gjithmonë masat e duhura, kanë për detyrë të synojnë në kënaqjen e kërkesave të sekuestruara, si edhe kënaqjen e të drejtave të të tretëve, kundër pronarit të pasurisë së sekuestruar. Administratorët fillojnë nga puna, me hyrjen në zbatimi të këtij ligji, ose me përcaktimin e pronësisë të pasurisë armike të sekuestruar.
Administratorët përfaqësojnë në mënyrë të plotë, në rrugë gjyqësore dhe jashtëgjyqësore, pronarin e pasurisë së sekuestruar brenda kufijve të detyrave, të përshkruara në paragrafin 1 dhe tek ata dhe vetëm tek ata, publikohen detyrimisht gjithnjë dokumentet gjyqësore ose jashtëgjyqësore të çdo natyre, që kanë të bëjnë me pasurinë e pronarit.
3. اështjet që kanë të bëjnë me administrimin e pasurive nën sekuestrim, mendime të Ministrit të Financave, të botuara në Gazetën Qeveritare.
Me të njëjtat vendime rregullohen çështjet e funksionimit të Shërbimit Qendror, në zbatimin e këtij ligji.

4. Pagesa e administratorëve përcaktohet nga Ministri i Financave, pas dhënies së mendimit të komitetit të përshkruar nga neni 19.

Neni 14 Vazhdimi i funksionimit të ndërmarrjeve
Përderisa nuk bëhet fjalë për firma të kategorive të veçanta, me vendim të Ministrit të Financave, të Ekonomisë Kombëtare dhe të Ministrit kompetent sipas natyrës së ndërmarrjes, mund të lejohet vazhdimi i funksionimit të ndërmarrjeve tregtare ose industriale që janë nën sekuestrim, me të njëjtin titull ose me titull të ndryshëm dhe me cilado burime të tjera. Si administratorë të këtyre ndërmarrjeve, mund të jenë po ata drejtues që ishin, përderisa nuk janë armiq, ose të emërohen si administratorë me vendime të përbashkëta të ministrave të lartpërmendur, persona të ndryshëm, nëpunës shtetërorë ose privatë, me kushte që përcaktohen me vendim, lidhur me vazhdimin funksionimit të ndërmarrjes.

Neni 15 Detyrimi i informimit.

اdo pronar dokumentesh, librash ose të dhënash, të cilat janë të nevojshme për gjetjen, përcaktimin, ose administrimin e pasurive armike në sekuestrim, sipas nenit 6, është i detyruar t’i vërë ato në dispozicion të administratorëve, në qoftë se ato kërkohen.

Neni 16 Akte urgjente.
Deri në botimin e vendimeve sipas nenit 13, paragrafi 3, lejohet jepja me qira e pasurisë civile, ose bujqësore, ose shitja e detyruar e objekteve, që ndodhen në rrezik degradimi, ose nënvleftësimi me ankand të shpejtë, ose edhe pa të, nga sekuestruesi provizor, ose nga administratori, pas miratimit të Ministrit të Financave dhe pas mendimit të Komitetit sipas nenit 19.
 

Attachments

  • large_01.jpg
    large_01.jpg
    45.8 KB · Shikime: 21
  • large_09bis.jpg
    large_09bis.jpg
    42.7 KB · Shikime: 15
  • zerva 1.jpg
    zerva 1.jpg
    47.3 KB · Shikime: 15
Kapitulli C’ Dispozita të përgjithshme.
Nga dispozitat e këtij ligji mund të bëhen përjashtime me kushte, ose pa kushte, me vendime të përbashkëta të Ministrit të Financave dhe të Ekonomisë Kombëtare të botuara në Gazetën Qeveritare, në lidhje me disa kategori aktesh, në lidhje me disa persona ose disa akte.

Neni 18 Dispozita penale.
1. Kushdo që shkel dispozitat e neneve 2, 3, 4, dhe 6, dënohet me burgim deri në dy vjet, ose me gjobë deri në pesëqind mijë dhrahmi, ose me të dy këto dënime, në qoftë se këto akte nuk dënohen me dënim më të rëndë, sipas dispozitave të ligjeve penale të përafërta.

2. Trupi gjykues bashkë, me dënimin, mund të urdhërojë edhe konfiskimin e elementeve pasurore, të cilat kanë të bëjnë me shkeljen.

3. Kushdo që shkel dispozitat e neneve 11 dhe 15 dënohet me burgim deri në gjashtë muaj, deri në njëqind mijë dhrahmi, ose me të dy këto dënime, në qoftë se aktet nuk dënohen me dënim më të rëndë, sipas dispozitave të ligjeve penale të përafërta.

Neni 19 Komiteti i zbatimit të ligjit dhe llogaritjes së sekuestrimit të pasurive armike.

1. Për ndjekjen e zbatimit të këtij ligji, për kontrollin e administratorëve dhe dhënien e mendimit për çdo çështje që mund të rezultojë nga zbatimi i këtij ligji, krijohet një komitet i përbërë … …nga një Këshilltar i Shtetit, ose Gjykatës i Shkallës së Lartë, të Gjykatës së Apelit, si kryetar dhe një prej Profesori ose Docenti ose i së drejtës private, shtetërore ose i së drejtës ndërkombëtare të Universitetit, ose i ndonjë shkolle të lartë, të cilët emërohen nga plotësuesit e Ministrit të Drejtësisë, prej një punonjësi të lartë të Ministrisë së Jashtme, një punonjësi të lartë të Ministrisë së Financave dhe një punonjësi të lartë të Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare, të emëruar nga Ministrat kompetentë bashkë me plotësuesit e tyre.
Sekretar komiteti emërohet një punonjës i Ministrisë së Financave, me gradë të paktën të klasit a’ dhe me vendim të Ministrit të Financave. Me vendim të këtij Ministri mund të emërohet në komitet një punonjës i kësaj Ministrie dhe një referues pa të drejtë vote. Tek anëtarët e komitetit dhe tek referuesi jepen për seancë dyqind e pesëdhjetë dhrahmi dhe te sekretari njëqind e pesëdhjetë dhrahmi.

2. Gjithnjë të ardhurat kesh nga administrimi i pasurive të sekuestruara, depozitohen në një llogari të veçantë, që ruhet në bankën e Greqisë me titullin “Llogari sekuestrimi i pasurive armike” dhe e cila lëviz me urdhër të Ministrit të Financave, me autorizim nga kryetari i komitetit, sipas nenit 1 të këtij ligji. Nga kjo llogari paguhen të gjitha shpenzimet për zbatimin e këtij ligji
Deri në fazën e grumbullimit të një sasie të mjaftueshme, për përballimin nga shtetit dhe nga kredi të shënuara në bilancin e shpenzimeve të Ministrisë së Financave, të cilat jepen nga llogaria e përshkruar në paragrafin më lart.

Neni 20 Zbatimi i ligjit
Me dekrete Mbretërore të botuara pas propozimit të Ministrit të Financave rregullohet çdo çështje, që ka lidhje me zbatimin e këtij ligji.

Neni 21 Fuqia dhe zbatimi
Ky ligj hyn në fuqi më datën 28 tetor 1940.
2. Dispozitat e këtij ligji hyjnë në zbatim plotësisht, ose pjesërisht me dekret mbretëror, i cili botohet mbi propozimin e Kryetarit të Qeverisë, të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe të Ministrit të Financave, nga dita e botimit të dekretit, ose edhe me fuqi prapavepruese.

Në të njëjtën mënyrë përcaktohet, ose plotësisht, ose pjesërisht përfundimi i zbatimit të këtyre dispozitave.
Athinë, më 10 nëntor 1940. Jeorjis B’

Këshilli i Ministrave Kryetari Metaksas
Anëtarët: Ajis Tabakopullos;
I. Dhurendis; A. Apostolidhis;
I. Arvanitis; A. Ikonomu;
S. Polizogopullos; H. Lis;
N. Papadhimas; I. Spenxas;
S. Papavasiliu; P. Ikonomakos; K. Burbulis; H. Alivizatos;
Th. Nikoludhis; J. Zafiropullos; K.Manjadhaqis; A. Xifos;
M. Qiriakopullos; K. Koxias.
U verifikua dhe u vu vula e madhe e shtetit Athinë, më 10 nëntor 1940
 

Attachments

  • large_17bis.jpg
    large_17bis.jpg
    44.2 KB · Shikime: 19
  • Contacts of Ze'rva with the 22nd Body of German Army (from the Martial Timetable of Army E)..jpg
    Contacts of Ze'rva with the 22nd Body of German Army (from the Martial Timetable of Army E)..jpg
    79.8 KB · Shikime: 12
Ministri i Drejtësisë Ajis Tabakopullos

Ligjet detyruese nr. 2637. 1940 Rreth modifikimit dhe plotësimit të dispozitave në lidhje me Organizmin Sigurues të Rreziqeve të Luftës dhe Ligjeve Detyruese.
Jeorjios B’ Mbreti i Grekëve

Mbi bazën e propozimit të Këshillit tonë të Ministrave, vendosim dhe urdhërojmë:
Neni 1 Pjesët a dhe b, të paragrafit 1, të nenit 18 të ligjit Detyrues 2116/1939, ashtu siç u modifikua nëpërmjet nenit 3, të ligjit Detyrues të 2355/1940 dhe nëpërmjet nenit 6, të ligjit Detyrues 2557/1930 zëvendësohen si më poshtë:
Të trupave (anijeve dhe mekanizmave), të anijeve tregtare.

Të çdo mjeti transportues, nëpërmjet detit ose tokës, që transporton çdo lloj ngarkese pavarësisht nga destinacioni dhe nga vlera e saj.
Neni 2 Në fund të paragrafit 7, të nenit të ligjit Detyrues 2116/1939, ashtu siç u plotësua nga ligji i Forcës 2557/1940, shtohen paragrafët 8 dhe 9 si më poshtë:
8. Në rast se bëhet fjalë për punëtorë deti të huaj për llogaritjen e dëmshpërblimeve të lartpërmendura, merret parasysh rroga bazë e zakonshme e punëtorëve vendas, e specialiteteve respektive, dhe jo rroga e punëtorit të huaj, për të cilën është lidhur marrëveshje, për çdo rast konkret.

9. Në dëmshpërblimin për arsye papunësie të nenit 4004, shtohen edhe shpenzimet e mbajtjes në shtet të huaj të personave, që kanë shpëtuar nga mbytja e anijes, deri në ditën që do të rikthehen në atdhe, dhe shpenzimet për gjetjen e tyre, punë në lundrime të tjera, por për çdo rast, për një kohë jo më të madhe se dy muaj nga mbytja e anijes, përveç se në raste të jashtëzakonshme me vendim të posaçëm të Ministrit të Flotës Tregtare Detare, të botuar pas mendimit të Këshillit Drejtues të Organizimit Sigurues të Rreziqeve të Luftës përcaktohet ndryshe.
Athinë, më 09 nëntor 1940 Jeorjios B’ Këshilli i Ministrave Kryetari Metaksas Anëtarë: A.Tabakopullos; I. Dhurendis; A. Apostolidhis; I. Arvanitis; J. Nikolaidhis; N. Papadhimas; I. Papavasiliu; P. Ikonomakos; K. Burbulis; Th. Nikoludhis; K. Majnafhaqis; A. Xifos; M. Qiriakopullos.
U verifikua dhe u vu vula e madhe e shtetit Athinë, më 10 nëntor, 1940

Ministri i Drejtësisë Ajis Tabakopullos Rreth përcaktimit, si armike të shteteve sipas kuptimit të ligjit detyrues nr. 2636/1940 të Italisë dhe Shqipërisë dhe vënies në zbatim në lidhje me këto shtete të dispozitave të këtij ligji.

Jeprjios B’ Mbret i Grekëve
Duke marrë parasysh dispozitat 1 dhe 21, të Ligjit Detyrues nr.2636/1940 “rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurive armike”, mbi bazën e propozimit të Kryetarit të Qeverisë sonë, të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe të Ministrit tonë të Financave, vendosim dhe urdhërojmë: Përcaktojnë si shtet armik, sipas kuptimit të ligjit detyrues 2636/1940, Italinë, pas marrjes prej saj të tokave perandorake dhe kolonive të saj, si dhe Shqipërinë. Vëmë në zbatim plotësisht dispozitat e ligjit të mësipërm në lidhje me këto shtete prej datës 28 tetor 1940. U ngarkojmë Ministrave tanë të Punëve të Jashtme dhe të Financave detyrën e botimit dhe vënies në zbatim të këtij dekreti.
Athinë, më 09 nëntor 1940 Jeorjios B’ Këshilli i Ministrave
Kryetari Metaksas
Ministri i Financave Andreas Apostolidhis


Sipas raporti te Grupit Nderkombetar te Krizave thuhet se shifra e cameve te larguarve me force nga Greqia per ne Shqiperi gjate dhe pas Luftes se Dyte Boterore eshte rreth 35 mije vete.
Por pavaresisht numrit te personave te larguar dhe per te cilet nuk ka nje shifer konvergjente, ajo qe ka rendesi eshte pasuria e pretenduar dhe vlera e saj. Sipas vleresimeve te Zyres Komisionare Shqiptare, kompetente deri ne vitin 1990 per te trajtuar pronat e shqiptareve jashte kufijve …
…politike te Republikes se Shqiperise ne vitin 1940 numeroheshin pervec shtepive e trojeve, pyje me siperfaqe 65 mije hektare, 108 mije ha kullota dhe 30 mije ha toke bujqesore. Po sipas kesaj zyre vlera e tyre me nje perllogaritje modeste shkon tek 1 miliard dollare. Ndersa sipas Shoqates Cameria vlera totale e pronave came ne fund te Luftes se Dyte Boterore ishte 340 milion USD dhe qe me vleren e sotme te kembimit vleresohet 2,5 miliard dollare, theksohet ne materialin e Grupit te Krizave.
Pra ceshtja çame sot shihet gabimisht si ceshtje pronash, dhe jo si nje rivendikim i drejte territorial!
Sipas perfaqesuesve te Shoqates Cameria, Greqia mohon te drejten e shenjte te prones private duke mbajtur ende ne kembe gjendjen e luftes me Shqiperine dhe duke etiketuar si bashkepunetore te gjermaneve tere pakicen shqiptare qe ka jetuar ne territoret e saj deri ne perfundim te Luftes se Dyte Boterore.

Mbajtja ne kembe e ketij ligji prej mbi 60 vjetesh bllokon kthimin e pasurive te shqiptareve çame qe kane jetuar ne Greqi deri ne ate periudhe dhe jane larguar / debuar me force prej tokes dhe pronave të tyre. Kane kaluar mbi 60 vjet qe nga shpallja me dekret mbreteror e ligjit 2636 te Qeverise se gjeneralit Metaksa si kunderpergjigje ndaj sulmit italian mbi Greqine nga territori i Shqiperise, i cili siguron ushtrimin e efekteve te tij sekuestrative kryesisht mbi 800 prona te shqiptareve, mesohet ne arkivat e Ministrise Jashtme shqiptare.
Kjo sepse sipas dekretit Shqiperia dhe Italia shpalleshin shtete armiq. Pronat u moren ne fillim prej Ministrise se Financave qe nga ana e saj ua dha qytetareve te ndryshem ne administrim duke marre pej tyre 15% te te ardhurave vjetore. Abrogimi i ligjit prej qeverise kuislinge te Colakogluse, te mbrojtur nga bajonetat naziste gjermane, nuk u njoh nga qeveria greke e vitit 1944, e cila e restauroi nepermjet ligjit 13 te vitit 1944 dhe prej atehere ai vazhdon edhe sot e kesaj dite të jete ne fuqi.
Ekziston nje dekret i qeverise greke te vitit 1989 per shfuqizimin e ligjit, por ky dekret asnjehere nuk u miratua ne Parlamentin Grek. Duket se pikerisht pas ketij veprimi apo mosveprimi qendron dilema greke: ligji nuk ka efekte nderkombetare, as ne marredheniet me Shqiperine, aq me teper qe mes dy vendeve ka edhe nje Traktat Miqesie dhe Bashkepunimi, por atij i ngelen disa efekte te brendshme, kryesisht mbi pronat qe gjenden ne territorin grek
Sipas avokatit te njohur shqiptar Agim Tartari Greqia ka aprovuar ne 3 dhjetor 1998 ligjin 2664, i cili fiksonte 5 tetorin 1999 si afatin e fundit per te regjistruar pasurite e paluajtshme ne Greqi.
Me pas pronat e paregjistruara, pra dhe ato te shqiptareve çame, konsiderohen si publike. Ligji i mesiperm parashikon te drejten e apelimit brenda 5-7 vjeteve per ata qe pretendojne njohjen e te drejtes se prones. Pikerisht ky eshte dhe afati kohor brenda te cilit Shoqata Cameria synon te realizoje nje padi kolektive ne Gjykaten Europiane te Strasburgut.
Levizja ne drejtim te rikthimit apo kompensimit te ketyre pronave qe perfaqeson nje fature te madhe financiare kerkon dhe aktivizimin e shtetit shqiptar, por politikanet homoseksual shqiptar vazhdojne të qendrojne paturpesisht ne heshtje! Deri tani shqiptarët kanë heshtur dhe logjikisht grekët kanë thënë se nuk ka një problem çam. Por tani është koha kur shqiptarët duhet t'i kërkojnë qeverisë & Shtetit të tyre të ndërhyjë, gjithmonë duke e trajtuar si çështje te shkeljes së të drejtave të njeriut. Shteti shqiptar duhet të flasë i pari! Qeveritë shqiptare dhe greke duhet të bëjnë hapat e parë të bashkëpunimit. Deri tani këtë problem e ka mbajtur larg frika e Shqipërisë së Madhe Për fat të mirë debati ka nisur edhe në Athinë, jozyrtarisht, në disa qarqe akademike


www.da.mod.uk/colleges/csrc/document-listings/balkan/07(01)MV.pdf
.
Miranda Vikers (Vickers) dhe Xhejms Petifer (James Pettifer) për herë të parë kanë shkelur tokën shqiptare si turistë në vitin 1988. Sipas tyre, kjo ishte pikërisht koha kur ata të dy vendosën të fokusoheshin në studimin e historisë së Ballkanit dhe veçanërisht asaj shqiptare. Në vazhdim misioni i tyre do të përzihej edhe me atë të gazetarit edhe me atë të historianit. "Kemi mbajtur shënime në ditar, kemi takuar njerëz gjithandej në trojet shqipfolëse, i kemi vëzhguar nga fare pranë edhe në ditë të vështira për mbijetesën dhe këto shënime i kemi konvertuar në libra të ndryshëm. Në stadin aktual ndihemi më akademikë dhe jo më gazetarë. Tani jemi duke studiuar aspekte të veçanta të zhvillimit të historisë shqiptare", përmbledhin me pak fjalë dy britanikët qenësinë e tyre pranë kombit tonë. Nuk e pranojnë me plot gojën, por duket se problemi i اamërisë duhet të jetë objektivi i ardhëm i punimit të tyre të përbashkët. Kjo sepse pikësëpari lëvizjen për zgjidhjen e çështjes çame dy historianët e shohin si hap të parë të pashmangshëm që rrjedha e historisë duhet të përtypë.
 

Attachments

  • zerva.jpg
    zerva.jpg
    43.6 KB · Shikime: 17
  • zerva2.jpg
    zerva2.jpg
    57 KB · Shikime: 14
  • large_16.jpg
    large_16.jpg
    52.7 KB · Shikime: 14
  • large_15 bis.jpg
    large_15 bis.jpg
    58.9 KB · Shikime: 20
Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët!

Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët!



I ekzaltuar nga sukseset e Hitlerit në rajonet e Evropës Lindore, Benito Musolini, i nxitur nga dhëndëri i tij Konti اiano, përgatiti dhe sulmoi Greqinë nga toka shqiptare.

Ka kaluar më shumë se një gjysëm shekulli, që nga koha kur shteti grek vendosi dhe mban ende në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë.
Kjo gjë u bë me preteksin, se nga tokat shqiptare ishte lejuar ushtria italiane që të sulmonte Greqinë. Por si qëndron e vërteta rreth kësaj ngjarje dhe a ishte përgjegjës shteti shqiptar për sulmin italian karshi fqinjës së saj jugore?
Lidhur me këtë pjesë të historisë së Shqipërisë, përveç studjuesëve dhe historianëve tanë, janë ndalur dhe kanë botuar disa libra edhe studjuesit e historianët e huaj, ku si më të besueshmet vlersohen ato të Kontit اiano, ish Ministri i Jashtëm i Italisë së asaj kohe, ("The Ciano Diaries", "Ciano` s Hidden Diares", "Ciano` s Diplomatic Papers") që ishte një nga aktorët kryesorë të atyre ngjarjeve, pas Benito Musolinit. Këto libra të tij, si dhe të disa autorëve të tjerë, janë shfrytëzuar nga Bernd J. Fischer ( një nga studjuesit më seriozë të historisë së Shqipërisë) në librin e tij voluminoz "Shqipëria gjatë luftës 1939-1945", i cili është botuar para pak muajve në Tiranë.
Duke ju referuar Fischerit, si edhe disa historianëve të huaj si David B. Funderburk, ("Anglo-Albanian relations, 1920-1939) Mack Smith, ("Musolini` s Roman Empire") George M. Self ("Foreing relations of Albania") etj, do të shohim dhe do të nxjerrim konkluzione se shteti shqiptar asokohe kur u sulmua Greqia prej Italisë fashiste të Musolinit, nuk kishte asnjë lloj mundësie që ta parandalonte atë sulm, pasi ai ishte i okupuar për vete nën thundrën fashiste. Përveç këtij fakti të pamohushëm, asokohe edhe dy batalionet shqiptare që u dërguan të luftonin në frontin grek, pothuaj dezertuan të gjithë, duke mos dashur të luftonin kundëra fqinjëve të tyre.

Si u përgatit terreni në Shqipëri

Aty nga fillimi i vitit 1940, Ministri i Jashtëm i Italisë Konti اiano, duke parë se Hitleri po mbulohej me lavdi pas sulmeve dhe fitoreve të njëpasnjëshme që çuan në pushtimin e disa shteteve të Europës Lindore, mendoi që të shfrytëzonte Shqipërinë, duke e përdorur atë si pikënisje në sulmet që Italia do të bënte në vendet e tjera të Ballkanit. Si një njohës i mirë i historisë së popullit shqiptar dhe duke ditur se në Konferencën e Ambasadorëve në vitin 1913-të në Londër, Shqipërisë i ishin lënë jashtë kufijëve politikë, një pjesa e madhe e territoreve të saja, Konti اiano, mendonte që të shfrytëzonte faktorin shqiptar duke ndjekur vijën irredentiste në planet e tija për pushtimin e Ballkanit. Për të realizur këtë plan, që në muajt e parë të sulmit mbi Shqipërinë, Konti اiano filloi të propagandonte Shqipërinë e madhe, duke deklaruar para zyrtarëve shqipatrë se Italia dëshironte zmadhimin e kufijve të Shqipërisë dhe për atë gjë, ata italianët do të ndihmonin shqiptarët në realizimin e aspiratave të tyre Kombëtare.

Sipas kujtimeve të Kontit اiano të botuara në "Foreing Affaris and Policy Determination" , pas deklaratave të tija, këtë gjë nisënnta bënin dhe shumë zyrtarë të tjerë italianë, të cilët filluan ti hidhnin benzinë zjarrit të irredentizmit. Kështu aty nga mesi i qershorit i vitit 1939, në një fjalim të mbajturt në qytetin e Korçës, ministri italian i arsimit, Giuseppe Bottai e krahasoi Shqipërinë me Piemonitin dhe u shpreh rreth zgjerimit të saj, në një kohë sa më të shkurtër brenda dy ose tre vjetëve.
Lidhur me këtë deklaratë, konsulli jugosllav që ishte në Korçë, u ankua dhe gazetat shqiptare që përcollën fajalimin e ministrit italian të arsimit, nuk e shkruan atë pasazh. Po kështu, aty nga fundi i muajit qershor, përfaqsuesi i plotfuqishëm grek në Tiranë, i raportoi ministrit të tij të Jashtëm, se marrshjalli Badoglio, i cili ndodhej për një vizitë në Shqipëri, u kishte premtuar njerëzve që e kishin pritur dhe brohoritur, begati më të madhe si dhe zgjerimin e kufijve të Shqipërisë. Të njëjtat fjalë që kishte thënë marshali Badoglio përpara turmave, i kishte përsëritur në ceremoninë e pritjes së tij dhe Jakomoni, ambasadori italian në Shqipëri

اiano për Shqipërinë e Madhe

Konti اiano për të realizuar planet dhe synimet e tija strategjike për pushtimin e Ballkanit, mendonte që të angazhonte drejt përsëdrejti shqiptarët në atë çështje. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, në mesin e muajit gusht 1939, sipas porosive që kishte dhënë më parë, ai mbeti i kënaqur nga shkalla e mobilizimit që kishin shqiptarët. Në fjalën e tij të mirseardhjes, Prefekti i Tiranës, shprehu dëshirën e tij për bashkimin e të gjithë shqiptarëve dhe krijimin e një Shqipërie të madhe, gjë e cila do të
vinte nga ndihma e perandorisë së madhe fashiste.
Mbas fjalës së prefektit, Konti اiano, u premtoi të pranishëmve se Italia do të bënte çmos që Shqipëria të realizonte aspiratat e saja më të thella dhe e përfundoi fjalimin e tij duke thënë "Viva la grande Albania".
Po kështu si rezultat i porosive të tija, autoritetet e partisë fashiste ishin përkujdesur që të bënin parrulla të shumta me hartën e Shqipërisë së madhe, të cilat valviteshin nga italianët me uniforma të zeza, (uniforma e partisë fashiste) në mitingjet që bëheshin për nder të tij, së bashku me flamurin Kombëtar të Shqipërisë. Në mes të këtyre parullave, binin në sy ato ku thuhej "Duçe, të mendojmë për shqiptarët që jetojnë kudo në botë" dhe "Duçe, mendo për vëllezërit tanë".
 
Redaktimi i fundit:
Sipas ministrit fuqiplotë të gjermanisë në Shqipëri, (i cili i raportonte asokohe Ministrit të Jashtëm gjerman Ribentrop)që i ndiqte nga afgër ato mitingje, manifestuesit shqiptarë kishin kohë që ishin organizuar për ato mitingje, dujke valvitur flamuj e parulla ku shkruhej "Ne jemi shqiptarë nga Kosova" dhe "Rroftë Kosova". Në të gjitha ato manifestime irredentiste, për të mos rënë shumë në sy, gazeta" Fashizmi" nuk mori pjesë fare, por në muajin gusht të vitit 1939, ajo botoi një artikull mjaft të ashpër ku ju bëhej thirrje shqiptarëve që të mos harronin se një pjesë e madhe e territoreve të tyre, ishin në zotërim të Jugosllavisë dhe Greqisë.

Lidhur me këtë shkrim, si ministri i plotfuqishëm grek dhe ai jugosllav në Shqipëri, u ankuan pranë drejtorit të përgjithshëm italian të propagandës dhe turizmit. Ai e shkarkoi nga vetja përgjegjësinë dhe ju tha atyre se ajo gjë ishte bërë nga një student i cili do të merrej në mbikqyrje dhe do të kishte konsekuenca për shkrimin e bërë në atë gazetë. Planet e Italianëve për pushtimin e Ballkanit dhe përgatitja e shqiptarëve për ato synime, u intesifikuan më shumë aty nga viti 1940-të, kur Benito Musolini, nisi të mendonte rreth ndërrmarjes së veprimeve të mëtejshmë ushtarake në ballkan.

Si u përgatit sulmi mbi Greqinë

Gjatë fushatës që i parapriu sulmit italian mbi Greqinë, shumica e deklarimeve e zyrtarëve shqiptarë dhe italianë, u shoqëruan me manifestime gjoja spontane, ku folësit e ndryshëm i referoheshin bashkimit të pashmangshëm midis shqiptarëve të përtej kufijve me vendin amë. Ndër këtë fjalime, vlen të përmenden ato të kryeministrit shqiptar Mustafa Kruja, të cilët u dhanë me artopolante dhe u shtypën e u botuan duke u shpërndarë kudo. Në ato fjalime ku ai i referohej territoreve të paçliruara dhe i konsideronte kufijtë e vërtetë të Shqipërisë si:" kufinj krejt të qartë pa pikë mëdyshje, por që nuk i korrespondojnë shtrirjes efektive e të të drejtave të shqiptarëve, as përparësisë së pronës, ngjashmërive etnike të popullsisë ose fisnikërisë së përbashkët të origjinës". Vizitat e shpeshta që Konti اiano bëri asokohe në Shqipëri, u shoqëruan gjithmonë me manifestime irredentiste, në një nga këto vizita që u bë në muajin gusht, e cila nga autoritetet fashiste u rekalamua më së miri, me foto që e paraqisnin اianon duke ju dhënë shqiptarëve para në dorë, e duke asistuar në paradat e mëdha ushtarake ku valviteshin flamujtë dhe parrullat e mëdha të detyruara që përshëndesinin Kosovën e اamërinë.

Duke parë gjithë ato pritje madhështore dhe entuziazmin e madh që tregohej nga shqiptarët, në një bashkim të mundshëm me Kosovën e اamërinë, Konti اiano në ditarin e tij mes të tjerash shkruante: "Pritje e ngrohtë. Shqiptarët tashmë kanë hyrë mirë në rrugën e ndërhyrjes së armatosur. Ata e duan Kosovën e اamërinë".
("The اiano Diaries"). Në një fjalim që mbajti në qershor të atij viti Musolini, ku ju shpallte Aletatëve luftën, ai njëkohësisht donte t` ju jepte siguri si Jugosllavisë dhe Italisë, se ato nuk do të pushtoheshin prej tyre. Por që shqiptarët të mos i keqkuptonin ato deklarata, Piero Parini, zëvëndësi i parë i Jakomonit, e siguroi Shefqet Vërlacin, në praninë e përfaqsuesit gjerman në Shqipëri, Panaëitz, se shqiptarët duhet të besonin tonin dhe jo përmbajtjen e fjalimit të Musolinit.

Mbledhja e informacionit për sulmin

Akoma pa marrë miratimin e Musolinit, aty nga maji i vitit 1940, gjatë një vizite në Tiranë, Konti اiano filloi të mblidhte informacionin e mundshëm për të hedhur bazat e nevojshme që do ti duheshin për planin e pushtimit të greqisë. Gjatë asaj vizite, اiano përfitoi nga rasti dhe pyeti kryekomandantin e forcave italiane në Shqipëri, gjeneralin Carlo Gelseo, se sa trupa do ti duheshin pët të pushtuar Greqinë. Gjenerali Gelseo nuk shfaqi ndonjë entuziazëm të madh lidhur me projektinë të cilën e dëgjonte për herë të parë nga goja e اianos dhe i tha atij se duheshin dhjetë ose njëmbëdhjetë divizione. Vetëm për atë përgjigjie, Gjenerali Geleso u shkarkua dhe u zëvendësua duke u larguar menjëherë nga detyra dhe në vend të tij erdhi Sebastiano Viskonti Prascan.
Gjenerali i ri, ritregoi entuziazëm pa kufi për projektin e اianos dhe nuk e vrau shumë mëndjen për të mbledhur ushtrinë e nevojshme për të realizuar atë gjë. Besimi i اianos u shtua dhe më shumë kur Jakomoni i raportoi se milicia fashiste shqiptare kishte një dëshirë të paduruar për zgjerimin e Shqipërisë dhe perandorinsë italiane. Ndërkohë për të vënë në vënd dhe për të arritur synimet e tija, Konti اiano dha urdhër që në të dy anët e kufirit me Greqinë, të krijoheshin çeta luftarake, të cilat do të krijonin trazira në اamëri.
Madje ai shkoi dhe më larg në idenë e tij, duke u munduar që të gjente mundësinë e vrasjes së Mbretit të Greqisë, nëpërmjet ndonjë shqiptari. Në atë kohë, اiano nuk shkoi më shumë me përgatitjen e planit për vrasjen e Mbretit të Greqisë, pasi Musolini ishte i prekupuar prej shpalljes së luftës Aleatëve, si dhe dyzimeve të tija se kë shtet do të sulmonte më përpara. Për sa i përket Ballkanit, Duçja mendonte ta fillonte sulmin ndaj Jugosllavisë, por اiano ishte i vendosur që të arrinte synimin e tij duke sulmuar Greqinë. Ai u entuziazmua pa masë, ku i ra në dorë një mesazh grek që e kishin kapur italianët, ku njeriu i fortë i Greqisë gjenerali Metaksa, bënte fjalë për një sjellje brutale dhe harbute të اianos.
 
Redaktimi i fundit:
Ja pse shqiptarët nuk i ndihmuan italianët

Ata në Shqipëri konsideroheshin si pushtues dhe ndjenja e irredentizmit në vend, nuk ishte aq shumë e përhapur ashtu siç ja paraqiste Konti اiano, Benito Musolinit.

Për tu siguruar se Duçja nuk do ta harronte Greqinë, اiano sajoi nëpërmes Jakomonit një numër incidentesh kufitare, të cilat dëshmonin se si propaganda italiane ashtu dhe diplomacia e saj, ishin jashtzakonisht të ngathëta dhe krejt të paafta, si dhe vërtetësinë e fjalëve të ashpëra të gjeneralit Metaksa, në drejtim të اianos.

Sajimi i incidenteve kufitare

اiano vendosi që të përqëndronte krejt vëmëndjen në një incident që ndodhi në muajin qershor, kur disa persona të panjohur (besohet se ishin të policisë greke) vranë dhe i prenë kokën Daut Hoxhës, që ishte udhëheqësi i shqiptarëve të Greqisë së Veriut. Askohe sipas agjensisë së lajmeve "Stefan", lajm i cili u përsërit edhe nga zyra gjermane e shtypit, Daut Hoxha paraqitej si një luftëtar i cili luftonte për lirinë e popullit shqiptar dhe si patriot i madh u vra nga agjentët grekë të cilët më pas i prenë edhe kokën dhe e shëtitën në të gjitha fshatrat e اamërisë për të friksuar popullsinë vendase.
Ndërsa ky lajm u komentua në këtë mënyrë, agjensia greke e lajmeve e hodhi poshtë atë, duke thënë se Daut Hoxha ishte një kriminël i njohur, që autoritetet greke kishin njëzet vjet që e kërkonin për vrasje e vjedhje. Gjithashtu propaganda greke bënte të ditur se shqiptarët e paktë që jetonin në اamëri, jo vetëm që nuk shkaktonin trazira, por se ishin shumë të kënaqur me qeverisjen atërore dhe zemërgjerë të regjimit në grek. Për të qetësuar italianët, autoritetet greke arrestuan dy shqiptarë të cilët i akuzuan si vrasësit e Daut Hoxhës dhe pritën një kërkesë për ekstradim nga ana e Italisë. Për ta nxitur Musolinin dhe për të tërhequr vëmëndjen e tij kundra Greqisë, Konti اiano më 10 gusht 1940-të, i paraqiti atij versionin italian të vrasjes së Daut Hoxhës. Pas kësaj, tepër i pezmatuar, Musolini bëri thirrje për një veprim force ndaj Greqisë, pasi që nga viti 1923 me incidentin e Kanalit të Korfuzit, ai kishte disa hesape të vjetra të pambyllura me Greqinë, për të cilat grekët i gënjente mendja se i kishte harruar.

Propaganda antigreke

Të nesërmen më 11 gusht 1940-të, Duçja kërkoi hollësi të mëtejshme rreth اamërisë dhe dha urdhër që agjensia "Stefan", të niste transmetimet agjitative për këtë çështje. Brenda ditës shtypi italo-shqiptar, botoi artikuj të pafund e me shkronja të mëdha, që kritikonin shtypjen greke mbi popullin e اamërisë. Kjo gjë ishte më se e vërtetë, sepse grekët i kishin keqtrajtuar shqiptarët e Greqisë së Veriut. Gjithashtu Musolini urdhëroi Jakomonin dhe Viskontin Prascan të raportonin në Romë, ku do të diskutohej vendosmëria e tij e re për të ndërrmarë një sulm të befasishëm kundra Greqisë. Më 12 gusht, Musolini i deklaroi اianos, Jakomonit dhe Prascas se sikur Korfuzi dhe اamëria të mos i dorzoheshin Italisë pa luftime, "Italia do të kapërcente pragun". Sipas اianos, Jakomoni dhe Konti Prasca i thanë atij se ai veprim ishte shumë i lehtë. Lufta u afrua dhe një
hap më shumë, kur një nëndetëse italiane fundosi kryqëzorin grek "Helli" në ujrat greke në datën 15 gusht. Pas këtyre ngjarjeve, Berlini u alarmua dhe i kërkoi Romës që të ruhej statukuoja në Ballkan. Musolini bëri sikur e pranoi atë gjë, por nga ana tjetër i vazhdoi përgatitjet për luftë ndaj Greqisë. Viskonti Prasca nxitoi dhe dërgoi njësi ushtarake italiane në kufirin grek, ndërsa Jakomoni intesifikoi veprimet e tija për përgatitjen e guerriljeve shqiptare për përhapjen e terrorrit dhe krijimin e trazirave në prapavijat greke.
Po në atë kohë, Jakomoni i dërgonte mesazhe të njëpasnjëshme اianos, ku i vinte në dukje kushtet e mjerueshme dhe të rënda të cilave u nënshtroheshin shqiptarët e اamërisë. Krahas kësaj, ai u jepte udhëzime shtypit dhe radios shqiptare që të vazhdonte të ngrinte figurën e Daut Hoxhës, që ishte vrarë në Greqi. Në kulmin e entuziazmin e tij rreth projektit të pushtimit, Jakomoni arriti deri aty sa të sugjeronte se operacioni në fjalë duhet të fillonte me një sulm sa për sy e faqe të guerriljeve shqiptare, mbi një postkomandë kufitare italiane, gjë e cila do të shërbente si pretekst për fillimin e sulmit mbi Greqinë. Edhe pse kundërshtimet e gjermanëve e patën bindur përkohësisht Musolinin që të hiqte dorë nga planet për pushtimin e Greqisë, aksioni gjerman në Rumani e nxiti atë të hidhej menjëherë në veprim. Kur më 12 tetor trupat gjermane hynë në Rumani, Musolini u bë si i tërbuar dhe i deklaroi اianos:" Hitleri më vë gjithmonë përball faktit të kryer. Kësaj rradhe kam vendosur me të njëjtën monedhë. Ka për ta marrë vesh nëpërmjet gazetave se unë kam pushtuar Greqinë".
Ndonëse ende kishte njëfarë rezistence për mosfillimin e sulmit ndaj Greqisë, veçanërisht prej Badoglios, Musolini e hodhi poshtë atë me vendosmëri, duke shpallur:" Unë do të jap menjëherë dorheqjen si italian, në rast se dikush nxjerr kundërshtime ndaj sulmit tonë kundër Greqisë". Edhe اiano ishte i bindur se ai operacion do të ishte i lehtë. Ndërkohë lajmet nga Shqipëria ishin të gjitha pozitive, Jakomoni njoftonte se shqiptarët e اamërisë i përkrahnin italianët dhe po përgatiteshin për ti ndihmuar ata.

Gjithashtu ai njoftonte se rinia shqiptare, e cila kishte qenë gjithmonë e përmbajtur, po shfaqte shenja të hapura miratimi ndaj pushtimit të Greqisë dhe se të gjithë patriotët dhe trupat shqiptare, po digjeshin nga dëshira për të çliruar Epirin (Greqinë e Veriut) njëherë e përgjithmonë. Jakomoni shkonte deri aty sa thoshte se mezi po i përmbante shqiptarët për të kaluar kufirin. Musolini i bindur e duke i kujtuar për të vërteta këto marrëzira që i servirnin vartësit e tij, pati frikë se mos pjesmarrja e gjërë ushtarake e shqiptarëve në luftime, mund tu krijonte atyre përshtypjen se fitorja e pashmangshme kundër grekëve, ishte rezultat i arritur prej armëve shqiptare. Në fund të raportit të tij, Jakomoni njoftonte Musolinin se shqiptarët ishin entuziastë dhe grekët me moral të ulët.
 
Redaktimi i fundit:
Pushtimi italian i Greqisë

Sipas urdhërit të Musolinit, më 28 tetor 1940, tetë divizione italiane të përbërë prej 140.000 trupash, sulmuan tokën greke në një front të gjatë prej 200 km. Në atë operacion, italianët ndërmorën një numër sulmesh ajrore mbi popullsinë civile. Forcat italiane që morën pjesë në atë operacion, ishin të përgatitura me nxitim dhe të paisura keq, e të stërvitura dhe drejtuara nga oficerë jo kopetentë. Megjithkëtë në veprimet luftarake ata arrritën që të depërtonin rreth 15 km. në territorin grek. Por në qendër të sulmit, përpërimi i forcave që drejtoheshin nga Konti Prascas, u frenua shumë shpejt, gjë e cila e detyroi Kontin اiano që të vinte me avion në Tiranë për tju dhënë zemër gjeneralëve italianë. Frika e tij u fashit disi përkohësisht, si pasojë e optimizmit të vazhdueshëm të Kontit Prascas, i cili i raportonte se pavarsisht prej vështirsive, trupat e tij po qëndronin mire, madje dhe batalionet e milicisë me ushtarë shqiptarë, kishin një moral të lartë. Ndër të tjera raportohej se një ushtar shqiptar i plagosur, me një italishte çalë-çalë kishte thënë:" Ne vdesim të gjithë, që Duçja të kalojë mbi trupat tanë".
Në këtë vazhdë keqinformimi, kontribuoi dhe shtypi italian, që njoftonte se grekët po i uronin mirseardhjen ushtarëve italianë. Në të vërtetë, gjendja luftarake e trupave italiane u keqësua shumë shejt. Më 6 nëntor, اiano pranoi se inisiativa kishte kaluar në kampin e grekëve. Grekët kishin kundërsulmuar në frontin e Maqedonisë perendimore, duke ju shkaktuar një disfatë pjesës më të mirë të trupave italo-shqiptare, e konkretisht batalionit prej njëmijë vetësh "Tomorri".

Grekët marrin Jugun e Shqipërisë

Më 14 shtator 1940-të, gjenerali Aleksandër Papagos, shef i shtatmadhorisë së ushtrisë greke, nisi kundërofensivë n me një numër forcash disi më të mëdha se ato italiane. Trupat e tija të paisura dhe të furnizuara më së miri, jo vetëm që i detyruan italianët që të tëriqeshin nga territori grek, por shumë shpejt ata vunë nën kontroll, një pjesë të mirë të territorit shqiptar. Kështu Korça, qyteti i tretë i Shqipërisë për nga madhësia ra në duart e grekëve më 22 nëntor, gjë e cila përbënte një goditje të fortë për prestigjin italian. Pas kësaj disfatat e italianëve ndoqën njera tjetrën. Në dhjetor italianët morën dhe Gjirokastrën, Sarandën, Pogradecin si dhe disa territore të tjera që përbënin 25 % të gjithë territorit shqiptar. Me qëllim që të kthente moralin e humbur të ushtarëve italianë, në janarin e 1941-it, Musolini dha urdhër që të gjithë ata që ishin nën 45 vjeç, të shkonin në front në Shqipëri. Ky urdhër ishte për të gjithë pa përjashtim dhe elita fashiste e hutuar nga ky urdhër u dërgua që të luftonte në malet me baltë dhe me borë të Shqipërisë. Kështu gati një e treta e ushtrisë italiane e përbërë prej 300.000 trupash, nisi një kundërofenisvë të përgjithshme.
Megjithë atë epërsi, ajo ofensivë nuk solli ndonjë rezultat të ndjeshëm. Që nga ai moment, morali i trupave italiane u dëmtua në mënyrë të pandreqëshme dhe Musolini i ktheu sytë nga Gjermania.
Humjet i italianëve në atë kohë ishin mjaft të mëdha, e shënonin mbi 14.000 të vrarë, 50.000 të plagosur, 25.000 të humbur dhe mbi 12.000 vetë të tjerë të gjymtuar prej acarit të dimrit. Faji për këtë disfatë u hodh tek të gjithë, e Zenone Benini dhe Musolini në bisedat me Hitlerin, u a hodhën fajin shqiptarëve. Në të vërtetë, pavarsisht prej shpresave të mëdha dhe të pabaza që ushqente اiano, Jakomoni dhe Viskonti Prasca, shqiptarët shfaqën një mungesë të theksuar entuziazmi, qoftë për italianët dhe qoftë për grekët.

Dezertimi i shqiptarëve

Forcat e armatosura shqiptare në rradhët e ushtrisë italiane, luajtën një rol fare të vogël në mbështetje të italianëve. Musolini pretendonte se divizionet italiane që pushtuan Greqinë fillimisht, kishin në përbërje të tyre nga dy batalione shqiptare. Kjo gjë ishte tepër e ekzagjeruar dhe nuk ishte aspak e vërtetë, sepse vetëm dy batalionet shqiptare "Taraboshi" dhe "Tomorri" morën pjesë në operacionet ushtarake që u zhvilluan kundër grekëve në rajonin e Korçës. Të përballuar me realitetin e ashpër të një fushate ushtarake malore, ndaj një armiku të vendosur, njësitë shqiptare ose dezertonin ose largoheshin nga fusha e betejës grupe grupe.
Ata që mbetën, luftuan aq keq, saqë komanda italiane u detyrua dhe dha urdhër që ata të tërhiqeshin nga fronti dhe i mbylli në një kamp përqëndrimi diku në Shqipërinë e Mesme. Asokohe thuhej se nëqoftëse italianët do të kishin përdorur trupat shqiptare në krahinën shqiptare të اamërisë dhe jo në zonat ortodokse të Korçës, milicia shqiptare do të kishte treguar ndoshta më shumë vendosmëri dhe entuziazëm. Bashkpunimi i rastësishëm i shqiptarëve me italianët, ishte mjaft i kufizuar. Megjithë shumat e mëdha që Jakomoni shpenzoi për qëllimet "politike", rezultati përfundimtar ishte mjaft negativ.
Agjentët shqiptarë, duke u përpjekur që t` u jepnin italianëve ato lajme që ata i kishin qejf, në mes të tjerash i bindën, se shqiptarët që ishin në Greqi, do të ngriheshin, madje pati dhe nga ata informatorë që thonin se edhe vetë grekët do të ngriheshin në përkrahje të italianëve.
Pasi grekët arritën që të pushtonin disa pjesë të Shqipërisë, agjentët shqiptarë që paguheshin e punonin për llogari të italianëve, duhej të punonin për të marrë informata përtej trupave italiane, në afërsi të trupave greke. Asokohe nga ana e agjentëve shqiptarë pati disa sabotime të cilat konsistonin në ndërprerjen e linjave telefonike dhe shërbimit telegrafik ushtarak. Por ato aksione të kufizuara të shqiptarëve ishin pa ndonjë pasojë të madhe, e nuk luajtën asnjë lloj roli në fushën e luftës. Sipas italianëve, të gjithë agjentët dhe sabotatorët shqiptarë, thuhej se kishin vetëm motivin e parasë. Ajo gjë ilustrohet nga ana e tyre, me faktin se ata nuk arritën kurrë të lokalizonin vendndodhjen e shtatmadhorisë greke, që italianët shpresonin ta bombardonin. Ndonëse kjo gjë është hedhur poshtë nga historiografia socialiste shqiptare, në të vërtetë shqiptarët në atë luftë i ndihmuan fare pak grekët. Sipas disa dokumentave që ndodhen në arkivat e Berlinit, bëhet e ditur se shqiptarët më shumë në atë luftë ndihmuan grekët se sa italianët dhe pakica greke në Jug të vendit e priti mjaft mirë mbrritjen e trupave greke aty. Arsyeja që shqiptarët nuk pranuan të ndimonin italianët, ishte e qartë. Italianët në Shqipëri konsideroheshin si pushtues dhe ndjenja e irredentizmit në vend, nuk ishte aq shumë e përhapur sa kishte shpresuar Konti اiano.
 
Redaktimi i fundit:
اamëri; Bashkitë greke, që ende flasin ... shqip

اamëri; Bashkitë greke, që ende flasin ... shqip
sp.gif
[FONT=Arial, helvetica]ARDIT BIDO[/FONT]
sp.gif
Athina zyrtare vazhdon të shprehet se çështja çame nuk ekziston, por me një kërkim të thjeshtë në internet, mund të vëresh se ajo është mjaft mirë e dokumentuar. Faqet zyrtare të bashkive greke në rrethet e Thesprotisë dhe Prevezës, e mbarë Qarkut të Epirit. Në pjesën e historisë së tyre, këto bashki e komuna, jo vetëm që pranojnë ekzistencën e çamëve në ato troje, përpara vitit 1944, por në shumë raste pranojnë se çamët ishin shumicë dërrmuese



Ardit Bido

[email protected]



Mund të duket si imagjinatë, por në اamëri ende sot, nën sundimin grek, jo vetëm që ka shqiptarë që flasim shqip, por disa bashki kanë shumicë shqiptarësh. Athina zyrtare vazhdon të shprehet se çështja çame nuk ekziston, por me një kërkim të thjeshtë në internet, mund të vëresh se ajo është mjaft mirë e dokumentuar. Faqet zyrtare të bashkive greke në rrethet e Thesprotisë dhe Prevezës, e mbarë Qarkut të Epirit. në pjesën e historisë së tyre, këto bashki e komuna, jo vetëm që pranojnë ekzistencën e çamëve në ato troje, përpara vitit 1944, por në shumë raste pranojnë se çamët ishin shumicë dërrmuese. Edhe pse me ton negativ ndaj shqiptarëve, të cilët i quajnë në shumë raste turko-çam, këto faqe pasqyrojnë në mënyrë të pakundërshtueshme elementin shqiptar që ka ekzistuar në Greqi.

Por jo vetëm çamët përbëjnë pjesë në historinë e këtyre trevave, edhe shqiptarët ortodoks kanë prezencën e tyre në sajtet e bashkive greke. Madje, në shumë raste ata “zhduken” krejt papritur përgjatë historisë. Në raste të tjera, në bashkitë ku sot fshatrat shqipfolëse përbëjnë shumicën e fshatrave të zonës, nuk ekziston asnjë faqe për historinë e zonave e as përkatësia gjuhësore e tyre.

Prania çame

Disa bashki e thonë qartë se kanë qenë të populluara nga popullsi shqiptare, si rasti i bashkisë së Parapotamosit (Varfanj), që është një nga shtatë baskitë e rrethit të Thesprotisë. Historia e kësaj bashkie nis “Parapotamos ishte e banuar nga turko-shqiptar mysliman deri në vitin 1944, të cilët u dëbuan nga rebelët (e për të cilët dihet se bashkëpunuan me pushtuesit). Zona u ripopullua nga refugjatë nga zona të tjera të Epirit dhe Greqisë”.

Por bashki të tjera duket se e kanë të vështirë të thonë përkatësinë e tyre përpara vitit 1944. Bashkia e Igumenicës (Gumenicës), qyteti kryesor në rrethin e Thesprotisë, përmend thjesht ekzistencën e çamëve në këtë zonë, pa thënë se sa ata përbënin. Por në të njëjtën kohë, bie në kontradiktë me vetveten, pasi në seksionin e historisë shkruhet se megjithëse “në bashki u vendosën refugjatë nga Azia e Vogël, që më përpara jetonin në Trakë, popullsia u zvogëlua nga 3566 banorë në vitin 1936, në 3.268 banorë në vitin 1951”. Ndërkohë që në të njëjtin paragraf shkruhet se “dëbimi i tyre (çamëve) pas çlirimit solli ndryshime dhe popullsi të reja nga zonat malore të Thesprotisë, por edhe pjesë të tjera të Greqisë, të cilët rritën numrin e popullsisë së Gumenicës”.

Ndërkohë, bashkia e Sajadhës, e përmend vetëm njëherë ekzistencën e çamëve, duke thënë se pas shkatërrimit të zonës gjatë Luftës së Dytë Botërore “nga viti 1950 me qendër pak shtëpi që ndërtoi shteti, u krijua një fshat i ri në afërsi të detit, në fushën, që kaloi nga duart e çamëve në duart e refugjatëve të tjerë nga Epiri”.

Ndërkohë, në rastin e fshatit Sivota (Murto), “zhdukja” e çamëve ndodh në mënyrë të çuditshme. “Në vitin 1850 në këtë fshat jetonin 40 familje turko-çame” – thotë në paragrafin e dytë, duke vazhduar – “Quhej Murto dhe emri kishte ardhur nga një taksidar që kontrollonte anijet e zonës. Sot, banohet nga grekë që zbritën nga fshatrat malore të Epirit”.

Studimet e Paramithisë: Shqiptarët, shumicë?

Më shumë me çështjen çame merret faqja zyrtare e baskisë së Paramithisë, në të cilën janë botuar një sërë studimesh, që sipas tyre, hedhin dritë mbi “gjenocidin e kryer” nga shqiptarët “nazistë”. Por, në këto studime, duket se dalin në dritë fakte interesante për praninë e shqiptarëve në اamëri. Në një studim të hollësishëm të një autori grek, i cili del në konkluzionin se çamët s`kanë të drejta për të kërkuar pronat e tyre, ai nxjerr në pah se shqiptarët mysliman në këtë اamëri ishin 1/3 e popullsisë, ndërkohë që ata ortodoks, sipas të vetmit numërim popullsie të kryer janë po 1/3 e popullsisë, duke lënë grekët në pakicë.

“Në vitin 1923 në اamëri jetonin 20.139 mysliman që kishin si gjuhë amtare shqipen. Në vitin 1925 qeveria shqiptare deklaroi se numri i tyre ishte 25 mijë. Nga numërimi i popullsisë i vitit 1928, doli se në Epir jetonin 17.008 myslimanë shqipfolës. Në vitin 1938 u deklaruan 17.311 shqiptaro-mysliman në zonë. Ndërkohë që llogaritja e popullsisë të vitit 1940 nuk u përfundua por sipas një burimi ata ishin 16.661. ndërkohë, një tjetër burim, më i besueshëm deklaron se ata ishin 21-22 mijë. Në fund italianët llogaritën se në vitin 1941, në këtë zonë jetonin 26 mijë ortodoksë shqiptar dhe 28 mijë mysliman shqiptar, kundrejt 20 mijë grekëve.” – thotë autori, Jorgos Kristaqis.

Vlen të theksohet se numri total i popullsisë në zonën e اamërisë në vitin 1923 ishte 61.000, sipas institutit grek të statistikave, 4.000 prej të cilëve ishin refugjatë grekë nga Azia e Vogël, 20.139, shqiptarë mysliman dhe pjesa tjetër shqiptarë dhe grekë ortodoks.

Shqiptarët e Konicës, që u bën turq

Por, në shumë raste bashkitë greke janë konfuze. Një herë i paraqesin myslimanët e zonave të tyre si shqiptarë, pastaj, shqiptarët zhduken në mënyrë të çuditshme dhe në vend të tyre dalin turq mysliman. Rasti më i mirë është ai i baskisë së Konicës, që në fillim thotë se shqiptarët myslimanë ishin shumica në këtë zonë e më pas se turqit u dëbuan dhe në vend të tyre erdhën grekë.

“Në shekujt e 17 dhe të 18, përhapet në zonë, nëpërmjet shqiptarëve të islamizuar, sekti i bektashinjve, që e gjen shumicën myslimane të Konicës të gatshëm për ta përqafuar.” – shkruan në seksionin e historisë, faqja zyrtare e baskisë së Konicës, por kur kalojnë vitet dhe shkojmë në shkëmbimin e popullsisë Greqi-Turqi, qëndrimi historik ndryshon dhe shqiptarët e “zhdukur”, kthehen në turq. “Pas shkëmbimit të popullsive, në vitin 1925, shumica e familjeve myslimane shkuan në Turqi dhe në vendin e tyre u vendosën banorë të Kapadokisë (nga Turqia e sotme)”.

“Zhdukja” e shqiptarëve të Janinës

Një tjetër zhdukje bëhet për shqiptarët e Janinës, të cilët në seksionin e historisë në faqen zyrtare të baskisë së qytetit, zënë një pjesë të rëndësishme të tekstit. Në këtë mënyrë, ata paraqiten për herë të parë, sipas faqes në vitin 1335, kur me ndihmën e pushtimit serb zbresin dhe kolonizojnë zonën. Më pas, ata kthehen në udhëheqës të Epirit, me Gjin Bue Shpatën dhe Gjin Zenebishtin, të cilët në faqe pranohet se janë shqiptarë.

Gjatë gjithë seksionit të historisë nga kjo periudhë e më tutje, fjala shqiptarë zë më shumë vend se fjala grekë, e gjithë kjo deri në vitin 1917. në këtë vit shkruhet “Në fundin e Luftës së Dytë Ballkanike, ushtria greke hynë në Janinë nga lindja, ndërkohë që italianët hyjnë nga perëndimi, në tentativë për t`i dhënë më shumë rëndësi shqiptarëve të zonës”. Më tej, fjala shqiptar, nuk përmendet në këtë seksion, në asnjë çast tjetër.

Shqipfolësit ortodoks, sot, në اamëri

Por, ajo që është më e habitshme është ekzistenca e shqipfolësve sot në اamëri, të cilët nuk identifikohen në këto faqe si arvanitas, apo çam, por si grekë. Dy baskitë, që sot kanë shumicë fshatrash shqipfolëse nuk kanë seksion historie. Bëhet fjalë për baskitë e Fanarit (Frarit) dhe Peridikës (Arpicës), të cilat, sipas komitetit grek të Helsinkit kanë shumicë shqipfolësish, që vetëdeklarohen grekë.

Por, bashkia e tretë me shumicë shqipfolësish, ajo e Thesprotikosë (Lelovës) ka një seksion historie, e cila edhe pse nuk ka seksion historie, lë të kuptohet mbi gjuhën që flitet në këtë zonë. Faqja zyrtare rreshton emrat zyrtare të fshatrave dhe emrat me të cilën iu thërrasin vendasit. Kështu, sipas faqes, fshatit Galatas (që në greqisht do të thotë shpërndarësi i qumështit), banorët i thërrasin Bulmet, fshatit Elea, i thërrasin Dara, fshatit Stefani, Ganxha dhe fshatit Thesprotiko, Lelovë. Për më tepër, shkruesit e sajtit na kërkojnë që të vizitojmë pjesë të rëndësishme kulturore tradicionale të zonës, si “اuka Podgora”, “Vrima e اaushit”, dhe vargmalin “Ballësi”, të gjitha të shkruara në shqip me alfabet grekë.

Sipas raportit të Komitetit Grek të Helsinkit, sot në zonën e اamërisë, ekzistojnë tre bashki me shumicë shqipfolëse dhe dy të tjera me pakicë shqipfolëse, të gjithë ortodoksë, që deklarohen grekë. Zona e اamërisë është e ndarë në dy rrethe (Thesprotia dhe Preveza) dhe në 17 bashki e komuna, prej të cilave 9 nuk kanë faqe zyrtare dhe 6 pranojnë ekzistencën e popullsisë çame në trojet e tyre.


[FONT=verdana, arial]30/08/2008[/FONT] link: GAZETA STANDARD
 
Bilderberg e gjithe partiotet e tjere, ju pershendes me nje foto :)

Greker te zene rob ne konfiktin Shqiptaro-grek.
 

Attachments

  • u2_banda.jpg
    u2_banda.jpg
    31.9 KB · Shikime: 15
Lajthitja e politikes greke

Nga :Edlira Xhemo
Gazeta Start
Paris,07.07.2006



Qe te flasesh per diplomaci dhe marredhenie nderkombetare dhe per me teper ne se do te behet fjale per pjesemarrje aktive ne te, do te thote se njeh mire minimalisht historine dhe kulturen e vendit tend, por ne rastet kur nuk njeh as historine dhe as kulturen e vendit per te cilin punon jo vetem qe nuk behet fjale per Diplomat apo Politikan por behet fjale per persona te lajthitur te cilet sigurisht ose jane vete zgjedhur me manipulime votash ose edhe elektorati qe i ka zgjedhur "ka ngrene nga mishi i terbuar i sofres se te lajthiturve".

Ku dua te dal : Le te shqyrtojme aktet politiko-diplomatike, deklaratat dhe qendrimet e Diplomacise Greke ne lidhje me problemin Thesprot (Cam) dhe ate Vorio-epirot si dhe bazen dokumentare ekzistente ku Camet mbeshtesin kerkesat e tyre:
a. Ishte vete gjykata greke e cila me vendimin e saje 5/ 2006 ne perputhje me ligjin 2 636/1940, vendosi qe Pronat e Cameve te shtetezohen (me gjithese mbi ato prona kishte rene edhe me pare Ligji i Shtetezimit i larte permendur qe ka zbatuar Junta Fashiste Greke e Metaksait ne vitet e 70 me pretekstin se camet ishin bashkepunetore te fashizmit dhe si rrjedhoje e ketij vendimi procedoi per zbatimin e tij edhe me te vrrullshem e bruskal Gjykata Greke me 2006. Qe ne kete pike shfaqet lajthitja e politikaneve greke : kemi te bejme me nje Junte (diktature ushtarake) e cila ishte Fashiste me ne krye gjeneralin Metaksa nen te cilen u formuan grupet e famshme Kemishe Zeza 17 Nendori te cilat kohe pas kohe kane qene jo vetem problem terrori ne Greqi por edhe per bashkepunimin e tyre me grupe te ndryshme fondamentaliste nderkombetare, per me shume gazetat greke kane material me te bollshem.

Grupet fashiste te djemve te veshur me pantallona dhe xhagovende lekure te zeza dhe me kemishe te zeze, me motorrat e rende dhe te armatosur do te drejtoheshin nga Papandreu i Ri (kryeministri Papandre i viteve '90) i cili sapo ishte kthyer nga studimet e tij per doktorature shkencore ne ekonomi ne Harward i thirrur prej te jatit qe ne ate kohe ishte kryetari i bashkise se nje qyteti te Greqise per te vazhduar rrugen politike te tij, themeloi edhe organizaten "17 Nendori". Dhe çudia na vjen se pikerisht keta Fashiste te Terbuar luftojne dhe dekretojne ligje kunder "bashkepunetoreve te fashizmit" siç thone ata per Popullaten Muslimane Thesprote (çame).

b. Qe ne momentin qe keta zoterinj politikane hartojne dhe dekretojne ligje te tilla do te thote se e njohin problemin Cam te ketyre shtetasve greke me kombesi shqipetare, ndaj te cileve kane detyrimet e nje shteti anetar te B.E. dhe nga ana tjeter deklarata e Qeverise Greke eshte "Nuk e njohim problemin Cam" ashtu sikurse edhe "pronat e armikut".

Ne nje kohe qe nje shteti anetar te B.E. i cili pretendon se punon per te Drejtat e Njeriut dhe zhvillimin dhe integrimin ne Europe edhe te shteteve europiane te cilat jane kandidate nuk do ti falej kurre nje shprehje e tille e aq me teper kur keta zoterinj Diplomate e Politikane nuk kane firmosur akoma marreveshjen e kufijve me Shqiperine pra Nuk Respektojne Vendimet e Konferences se Londres : A mos valle edhe B.E. ka lajthitur si edhe keta zoterinj qe pranon ne gjirin e saj shtete te tilla te cilat nuk permbushin standartet minimale te te drjetave te njeriut, nuk njohin dhe as zbatojne vendimet e Konferencave te Medha Nderkombetare ne baze te te cilave jane hartuar Planet Gjeo-Politike dhe Ekonomike Europiane dhe Perdoren Hartat aktuale boterore ?
A mos valle keta politikane te lajthitur greke mendojne se Popujt jane manekinet ne duart e tyre per te lozur e shfrytezuar sipas qejfit ? A mos valle keta te lajthitur mendojne se siç lozen dhe po lozin me popullin çam dhe shtetin shqipetar do te lozin edhe me B.E. ? Nga ana tjeter vete politika e tyre eshte kontro-versale dhe ne kundershtim me veteveten: nga njera ane pranojne dhe nuk abrogojne Ligjin e Luftes me Shqiperine dhe nga ana tjeter deklarohen te vezhgojne Shqiperine ne kuadrin e anetaresimit te saj ne B.E. ku ben pjese edhe Greqia.

Por si mund te jene dy shtete ne gjendje lufte anetare te te njejtit organizem dhe pa probleme kufijsh apo edhe probleme te tjera ? Ne nje kohe qe Shqiperia per Greqine eshte shtet armik edhe greqia per Shqiperine eshte shtet armik ne perputhe me te njetin ligj, pra si mundet armiku te te ndihmoje apo te ndihmohet nga armiku per te mos pasur me probleme kufijsh ? Ky akt eshte i pashembullt, abstrakt dhe inekzistent, perveç se nje farse dhe budallallek nuk mund te quhet ndryshe.

c. Keta kriminele te paskrrupull pasardhes te Fashisteve Zerve, Metaksa, Papandre qe bertasin per "Lirite Themelore te te Drejtave te Njeriut" te Komunitetit Minoritar Grek ne Shqiperi duke marre pjese ne Fushatat Elektorale te PBDNJ ne shkelje te plote me standartet dhe ligjet nderkombetare te Diplomacise dhe Mos Nderhyrjen ne Punet e Brendeshme bertasin dhe flasin per Prona Armiku ne nje kohe qe u pelqen te kene prona ne shtetin armik siç jane ato te Minoritareve Greke. A harruan keta "politikane" se ne perputje me Standartet e Te Drejtave te Njeriut sot zbatohet Barazia dhe Reciprociteti ne çdo fushe te jetes pra edhe ne ate te pronave do me thene sikurse minoritaret marrin prona ne Shqiperi ne nje kohe qe nuk jane autoktone çamet duhet te gezojne pronat e tyre ne Greqi per me teper qe jane autoktone po ashtu edhe rrefugjatet shqipetare te Greqise dhe alvanitasit, pa pasur nevoje te ndryshojne Besimin fetar dhe emrat.
Paskan harruar keta zoterinj Diplomate historine e Diktatures Shqipetare Komuniste e cila nuk lejonte Kembe Njeriu te shkelte kufirin dhe jo me te kalonte kufirin per te deklaruar pronat ? Paskan harruar keta zoterinj se Ambasada Greke nuk u jep Viza Cameve qe te shkojne ne Greqi per deklarimin e pronave ? Dhe ne rast se keta "Diplomate te mençur" nuk e dine kete fakt atehere kot qe jane ne ato poste drejtuese ne nje kohe qe nuk dine se çfare bejne vartesit e tyre .
Dhe jane keta "Diplomate te mençur" te cilet perfaqesojne Greqine ne B.E. dhe bashkepunojne ne hartimin e planeve Gjeo-Politiko-Ekonomike, ne nje kohe qe nuk dine as te kontrrollojne dhe te drejtojne vartesit e tyre. Pra ne nje kohe qe keta "Politikane te mençur" shkelin me te dyja kembet lirite dhe te drejtat themelore te njeriut ne Greqi, ruajne dhe kontrrollojne Shqiperine, Turqine dhe vendet e tjera qe keto "te mos shkelin te drejtat dhe lirite themelore te njeriut" se ndryshe nuk hyjne ne Bashkimin Europian.

d. kur Parlamenti Shqipetar u mblodh me 2004 per hartimin e rrezolutes çame dihet skenari i celulareve dhe mesezheve ne to, kjo eshte nje prove e paster e Shkeljes se Te Drejtave te Njeriut dhe Nderhyrjes ne Punet e Brendeshme te Shqiperise nga ana e diplomacise greke.
Ajo qe na ngelet te mendojme eshte se bashke me keta qenkan lajthitur edhe politikanet shqipetare te cilet deri me sot nuk kane hartuar asnje deklarate ankese prane B.E. per kete sjellje te pashembullt dhe agresive te nje anetari me te drjeta te plota te saj te cilit natyrisht duhet ti hiqet kjo e drjete, e
katastrofa vjen kur na duhet te mendojme per bazat historike te kesaj ngjarjeje te cilat do ti permbledh ne faktet e meposhteme:
Greket jane pasardhesit e pushtuesve Fenikas (literature historike e prejardhjes se Ilireve dhe Formimit te Popullates Europiane dhe Zhvillimit te saj) te cilet zbarkun ne Krete dhe me pas ne Kepin me te fundit jugor te Ballkanit per ta pushtuar. Fenikia ne ate kohe gjendej ne Sirine e Veriut sot, pra ishin aziatike. Rraca e fenikasve ishte nje perzjerje semitesh e metisesh te mbivendosur mbi nje popullate vendase pellazge. Pra ky konglomerat rracash dha si rrezultat kete rrace te perzjere e cila ishte me te vertete e bukur, te zote dhe me nje civilizim te zhvilluar ku u nderthurr gjithe eksperienca e popujve dhe rracave qe e origjinuan. Ishin keta luftetare te paepur te cilet zbarkuan ne Ballkanin Jugor per ta pushtuar ne nje kohe qe popullata banuese ishte pellazgo-ilire dhe per kete flasin shume mire mitet helene te cilat jane historite e organizimit te jetes se ketyre fiseve vendase. Me pas do te lindte farsa e formimit te shtetit "Helen" i cili nuk ishte gje tjeter veçse keta fenikas ne krye te pushtetit te marre me force dhe populli ishin vendasit e pushtuar.
Ndersa populli fliste gjuhen pellazgo-ilire ne shkolla do te jepej mesim nje Gjuhe e Sajuar te cilen e stisen keta pushtues duke u shtuar fjaleve vendase prapashtesa fenikase dhe duke perdorur alfabet fenikas. Keshtu lindi gjuha helene alfabetin e te ciles e perdor edhe sot e kesaj dite gjuha greke. Pra na duhet te mendojme se pasardhesit e aziatikeve fenikas vijne dhe na tregojne neve pasardhesve te pellazgeve, te cilet jane rraca themelore dhe formuese e Europes, Bashkimin Europian dhe Zbatimin e Kartes Europiane te te Drejtave te Njeriut, ne nje kohe qe vete veç pushtojne dhe shkaterrojne deri ne zhvarrim eshtrash dhe se nuk duhet te harrojme se Konventa Europiane e te Drejtave dhe Lirive Themelore te Njeriut u hartua fill pas Luftes se Dyte Boterore si rrjedhoje e Persekutimit te Hebrenjve nga Fashizmi dhe se Greket jo vetem kane qene bashkepunetore me fashistet per zhdukjen e hebrenjve ne kampet e holokaustit por qeverite dhe kryetaret greke te cilat bertasin me fort per "lirim te Greqise" jane ato fashiste : Hordhite Fashiste Zerviste, Junta e Metaksait, qeverite Papandreu. Dhe jane keta kriminele fashiste te cilet hartuan dhe dekretuan ligjet per shtetezimin e Pronave te Cameve, ligje te cilat sikurse edhe ligjet fashiste kunder Hebrenjve jane jo vetem ne kundershtim te plote me Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut, por edhe te pavlefshme ne kuader te po se njejtes Konvente dhe Standarteve Europiane dhe Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut. Ne kete kuader ngelet per te thene se : Politika Greke ka lajthitur dhe mishin e terbuar te sofres ne te cilen ushqehet do tua shperndaje edhe Politikaneve te B.E. e me tej.
Duhet me te vertete te vihet dore dhe te merren ne Kura Sheruese Politikanet Greke dhe Politika e tyre si dhe Te Mesojne me Mire Historine e Vendit te tyre dhe ate te B.E. dhe Kartes Europiane te te Drejtave dhe Lirive Themelore te Njeriut.
__________________
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top