sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Pitt-Jolie, klinikë për fëmijët me AIDS në Etiopi
Edhe pas lindjes së dy binjakëve, çifti i artë i Hollivudit, Brad Pitt e Angelina Jolie, nuk kanë lënë pas dore nismat e tyre solidarizuese për nevojtarët, që i kanë ndjekur gjithmonë me shumë interes.
Aktorët kanë dhuruar dy milionë dollarë për të ndërtuar një klinikë në Etiopi në ndihmë të fëmijëve me AIDS dhe tuberkuloz. Ata, sipas të përjavshmes “People”, kanë autorizuar 'Jolie-Pitt Foundation' për të mbështetur prjektet humanitare dhe pasi kanë realizuar tashmë ndërtimin e një spitali në Cambogia, kanë ndër mend të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur projektin e ri.
Pak javë para se të sillnin në jetë binjakët, Knox-Leon e Vivienne Marcheline, çifti kishtë bërë një dhuratë prej 1 milionë dollarësh në favor të fëmijëve të prekur nga lufta në Irak. Pitt e la Jolie kanë edhe dy fëmijë të adoptuar, Maddox e Zahara, të lindur respektivisht në Kamboxhia dhe Etiopi. “Synojmë që të përsërisim suksesin që kishim në Kamboxhia dhe të sjellim pak shpresë dhe mbështetje edhe në këtë anë tjetër të botës”- ka deklaruar në “People”, zëdhënësi i tyre.@Cdodite