Te rejat nga Ilirida

Tragjedi ajrore në Ohër: Rrëzohet aeroplani, vdesin katër persona

Tragjedi ajrore në Ohër: Rrëzohet aeroplani, vdesin katër persona..
Katër persona kanë vdekur kur aeroplani me të cilin udhëtonin është rrëzuar në fshatin Leskoec.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12 e 40 minuta. Avioni, i njëjti të cilin ALSAT e filmoi disa ditë më parë, ka fluturuar shumë poshtë, ndoshta për ndonjë manovër fluturimi, e madje është përplasur mbi një makinë të tipit Fiqo. Nuk dihen ende zyrtarisht motivet e incidentit, por dëshmitarët flasin se aeroplani ka fluturuar shumë ulët, dhe është ndjerë puna jo e rregullt e motorëve. Ai është rrëzuar në përpjekje për t'iu shmangur tragjedisë më të madhe, pasi poshtë tij, kishte një turmë njerëzish prej rreth 1000 vetë, të cilët merrnin pjesë në festën e Shën Marisë. Sipas të dhënave paraprake, aeroplani ishte nisur nga Shkupi dhe në të udhëtonin 4 persona, 2 prej të cilëve fëmijë. Mjeti fluturues drejtohej nga piloti Sllavço Gjorgjiev, të cilin pak ditë më parë, ALSAT e intervistoi si instruktor në aeroportin e Petrovecit, ku trajnonte edhe pilotin më të ri, 17 vjeçarin Adem Limani. Aeroplani i cili u rrëzua sot, ishte i tipit Cesna 172 me shenjë fluturimi Z-3 DCV. Aksidenti u konfirmua edhe nga Ministria e Brendshme, ndërkohë që ende nuk ka detaje të sakta të saj.

alsat-m​
 
Në Kumanovë u shënua demostrata e 1988-tës



Në Kumanovë u shënua 20 vjetori i demonstratës të vitit 1988, kur shqiptarët në mënyrë masive protestuan kundër sistemit komunist dhe kërkuan më shumë të drejta.

Profesori Destan Ajdini thotë se demonstrata e 29 Gushtit në Kumanovë ishte një zë i fuqishëm i popullit tonë të kësaj ane kundër politikës dhe masave nacional-shoveniste, antishqiptare të qeverisë së Beogradit dhe të Shkupit. "Pozita e popullit tonë në ish-Jugosllavi ishte pozitë robi, edhe pse në kushtetutat e asaj kohe gjendej shprehja, i barabartë, të barabartë, barazi", theksoi Ajdini.

demostratat e Kumanovës kishin nxitur emigracionin shqiptar në Perendim të dalin në mbështetje të kërkesave të bashkëkombasve të vet. Profesori Avni Dehari përkujton demonstratën e 26 tetorit të vitit 1988, që u organizua në Cyrih të Zvicrës. "Mijra mërgimtarë që morrën pjesë nga Zvicra, Gjermania, Austria, Suedia, SHBA e të tjera duke marrshuar nëpër qytetin e Cyrihut arritën deri para konzullatës sllave që gjendej në këtë qytet, aty demonstruesit brohoritën parrulla në mbështetje të kërkesave për të drejt të popullit tonë për liri", shprehet Dehari.

Në demonstratat e gushtit të vitit 1988 në Kumanovë u shpreh revolta kundër shkeljes së të drejtave të shqiptarëve por manifestimi i revoltës u shua me forcë nga ana e policisë.

Shkëlzen Aqifi
alsat-m
 
Redaktimi i fundit:
Paralele të reja shqipe në shkollën e mjekësisë


Të gjithë nxënësit që kanë konkururar për motrat medicinale, teknik dhëmbësh dhe farmacevtë do të të regjistrohen pa provim kualifikues.

Arrihet zgjidhje e problemit të nxënësve që dëshoirojnë të zhvillojnë mësimin në Shkollën e mesme të mjekësisë 'Pançe Kargjozov' në Shkup. Përfaqësuesei i ministrisë së Arsimit Agim Fazliu ka zhvilluar bisedime me përfaqësues të Këshillit të prindërve dhe me drejrorin e Shkollës, me çrast është arritur maëveshje që të hënën të mos protestohet para Shkollës së mesme.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit, Agim Fazliu thotë se ishte rënë dakord që për drejtimet për motrat medicinale, teknik dhëmbësh dhe farmacevtë të mund të regjistrohen të gjithë nxënësit të cilët janë paraqitur pa provim kualifikues. "Ngelë që të vazhdojmë bisedimet vetëm për drejtimin laborant", thekson Fazliu.

Ai shton se bisedimet do të vazhdojnë deri në zgjidhjen e tërësishme të problemit pra edhe të paraleles së laborantëve e cila numëron 25 nxënës. Sipas Fazzliut drejtoria e shkollës propozon që nxënësit e kësaj paralele të ndjekin mësimin në ndonjë objekt tjtër shkollor për shkak të mospasjes së ambineteve të nevojshme shkollore.

"Marrëveshja është që këto gjashtë paralele ku nuk kemi problem për përfshirjen e nxënësve, janë të pranuara dhe puna të zhvillohet normalishtnesër, a bisedimet të vazhdojnë vetëm atje ku kemi ende probleme, ajo është vetëm drejtimi i laboriantëve", thekson Fazliu.

Të gjithë nxënësit që kanë konkuruar në Shkollën e mesme të mjekësisë Pançe Karagjozov, kanë sukses të shkëlqyeshëm dhe plotësojnë kushtet për pranim por një pjesë e tyre ende mbeten të parregjistruar për shkak të mungesës së ambienteve.

Naim Vrenezi
 
Dënohet djegia e flamurit shqiptar nga "Komitët"

PDSH dhe Kompania Renova dje dënuan incidentit e mbrëndshëm në stadiumin e qytetit në Shkup, kur tifozët e Vardarit,dogjën flamurin shqiptar dhe sulmuan kryesinë e klubit.

PDSH-ja ka reaguar ndaj incidentit të shënuar mbrëmë në stadiumin e qytetit në Shkup, kur sipas kësaj partie simpatizantët e KF.Vardar. Komitët, kanë djegur flamurin shqiptar dhe kanë sulmuar kryesinë e Renovës.
Zëdhënësi i PDSH-së tha se ky incident i dhunshëm tregon se kur BDI-ja është pjesë e Qeverisë rriten tensionet ndëretnike.
"Sikur nuk mjaftoi brohoritja e tifozëve maqedonas me slogane antishqiptare dhe djegien e flamurit kombëtar shqiptar, por kësaj iu bashkangjitën edhe njësiti special "Alfa" të cilët rrahën,malltretuan në mënyrën më çnjerëzore si dhe burgosën simpatizantët shqiptarë të Renovës. Pyesim publikisht cili është roli i zv.ministrit të punëve të brendshme Xhevat Bu[i apo edhe ai është një kukull e painformuar si[ ndodhë rëndomë me funksionarët e BDI-së sa herë që janë pjesë e Qeverisë", deklaroi zëdhënësi i PDSH-së Veton Ibrahimi.

Pronari i kompanisë Renova tha se kryesia e klubit është provokuar dhe fyer në baza etnike nga Komitët ndërsa njësiti policor ALFA pas përfundimit të ndeshjes ka burgosur atë dhe udhëheqësinë e klubit duke u bazuar në dezinformata të disa policëve të papërgjegjshëm.

"Provokimi më i madh nga ana e këtyre simpatizuesve të KF.Vardar ishte ndezja e flamurit kombëtar shqiptar.Vlerësojmë se kumbar i këtij incidenti ishte vet pronari Trifun Kostovski me birin e tij që përgatitën këtë skenar me të vetmin qëllim që të dëmtojnë imazhin e Renovës si kompani ndërkombëtare", pronari i kompanisë Renovës, Shefki Idrizi.

Pronari i Renovës Idrizi apeloi tek FFM-ja dhe organet kompetente për ndri[imin e rastit dhe nxerrjen e autorëve para drejtësisë. Të shtunën gjatë ndeshjes futbollistike Vardari – Renova që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Shkup, në pjesën e parë të ndeshjes tifozët e Vardarit "Komitët" kanë djegur flamurin kombëtar shqiptar si dhe gajtë tërë ndeshjes kanë brohoritur sllogane antishqiptare duke inicuar kështu konfrontime mes tifozëve të të dyja skuadrave, ku edhe janë plagosur punonjës të policisë. Situata ka dalë jashtë kontrollit dhe ka arritur kulmin kur tifozët e vendosur në tribuna kanë qëlluar njëri tjetrin me karrige.

alsat-m
 
zoti uatheft koken kolonizatorve fashist sllavo maqedonas
 
Menduh Thaçi mbetet edhe pa nënkryetarin e dytë të partisë

Pas Imer Selmanit, PDSH-në sot e ka braktisur edhe Ruzhdi Matoshi. Arsyet janë të njëjtat, mosfunksionimi ose keq-menaxhimi i partisë nga lidershipi i saj.

Gëzon fakti që përkrahja e nismës së Selmanit për formimin e partisë së re është gjithnjë e më e madhe ka deklaruar për Alsat Matoshi. Qytetarët kanë nevojë për ofertë të re politike, e cila do t’i qëndrojë përballë politikës së BDI-së ka theksuar Matoshi.
"Përkrahja nga vetë struktura e Partisë Demokratike Shqiptare është shumë e madhe për këtë iniciativë të re, e cila është iniciativë për themelimin e një subjekti të ri politik, i cili do të artikuloj interesin e qytetarëve dhe do të artikuloj interesat e shqiptarëve të Maqedonisë. Politika është arenë e njerëzve të aftë dhe ky subjekt ofertën e vetë do ta koncentroj pikërisht mbi profesionalizmin dhe mbi trendin e ri nga duhet të ecë vendi. Pra drejtë integrimeve në NATO dhe integrimeve në Bashkimin Europian. Oferta do të jetë shumë e fuqishme. Kjo ofertë duhet ta demantoj dilatantizmin dhe veprimin politik të BDI-së”, tha Ruzhdi Matoshi.
PDSH-në e ka braktisur edhe ish - ministri i kësaj partie Vebi Bexheti, i cili konsiderohet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Arbën Xhaferit.
"Kjo pakënaqësi kulmoi me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme të fundit, me një njollë të zezë që iu vu shqiptarëve se nuk kanë demokraci, se nuk dinë të bëjnë zgjedhje, nuk respektojnë të drejtën e secilit që të shpreh mendimin e vetë. Mendojmë se ishte koha t’i themi stop një lidershipi, një menaxhimi të keq në parti i cili menaxhim i keq ishte aq i fortë sa që bllokonte çdo tentim, çdo lëvizje të mendimit bile për të krijuar diçka të re nga e cila presim se duhet të kemi vetëm dobi në të ardhmen", u shpreh për Alsat Vebi Bexheti.
Pas paralajmërimit zyrtar se largohet nga PDSH-ja Imer Selmani dhe se do të formojë subjekt të ri politik, në këtë parti pasuan edhe dorëheqjet nga deputeti Sulejman Rushiti dhe një numër i madh i degëve të kësaj partie. Ditëve në vijim pritet që edhe personalitet tjera ta njoftojnë kalimin e tyre në radhët e Imer Selmanit.

Bedri Rexhallari
 
Ministria e Arsimit premtoi zgjidhjen e problemit të nxënësve


Për problemet me fillimin e procesit mësimor me paralelet e Shkollës së mesme të ekonomisë Arseni Jovkov, të zhvendosra në "Cvetan Dimov" do të kërkohet përgjegjësi nga autoritetet e shkollës, pohojnë nga Ministria e Arsimit.



"Në 'Cvetan Dimov’ janë bërë përpjekje qe të fillojë procesi mësimor i paraleleve shtesë, mirëpo ka probleme me realizimin e procesit mësimor sepse aty ka nevojë që të bëhet një orar i ri dhe posa orari të bëhet, mësimi do të fillojë së shpejti", theksoi Agim Fazliu nga Ministria e Arsimit. Ai tha se marrëveshja është që në Shkollën “Cvetan Dimov” të vijojnë procesin mësimor paralelet shtesë të ekonomisë dhe këtu nuk ka ndryshim në qëndrimin e ministrisë.
Nga Ministria e Arsimit, bëjnë thirrje tek prindërit që mos të tërheqin dokumentet e fëmijëve të tyre nga “Cvetan Dimovi”, pasi që ata nxënës janë të pranuar dhe mësimin do ta ndjekin sipas plan-programit të Shkollës së mesme të ekonomisë “Arseni Jovkov”. Ndërkohë, sot u zhvillua një takim në mes Ministrit të Arsimit, Pero Stojanovski dhe këshillit të prindërve të Shkollës së mesme të mjekësisë “Pançe Karagjozov”. Mësohet se 4 paralelet shtesë të kësaj shkolle do të zhvendosen në hapësirat e godinës së re të gjimnazit “Zef Lush Marku” dhe se kjo është vetëm një zgjidhje afatshkurtër pasi nxënësit që janë regjistruar në mjekësi mësimin do të duhet ta ndjekin në objektin kryesor, shprehen nga këshilli i prindërve.

Valmir Kuçi
 
Edhe deputet Abedin Zymberi braktisi radhët e PDSH-së



Abedin Zymberi pas Sulejman Rushitit është deputeti i dytë që braktisë PDSH-në dhe e mbështet nismën e Imer Selmanit për formimin e subjektit të ri politik.

Zymberi tha për ALSAT se mosdhënia llogari nga lidershipi i partisë për disfatën në zgjedhjet e fundit, funksionimi centralist i partisë dhe izolimi i saj, janë disa nga arsyet për vendimin e tij për braktisjen e rradhëve të PDSH-së.
"Prita që pas zgjedhjeve, më humbjen e zgjedhjeve dikush të jep llogari edhepse ishte e arsyeshme që dikush nga lartë të jep përgjegjësistë me që është një sistem centralist në PDSH dhe gjithmonë me që humb partia fillojnë ndryshimet nga qendra, kjo nuk ndodhi, shpresova se pas kësaj do të ndryshon struktura, do të ndryshon mendja e çdo politikani që është në PDSH edhe kjo nuk ndodhi. Njerëzit janë ngopur nga problemet, nga dhuna permanente, e cila ka qenë vazhdimisht duke tentuar që gjatë zgjedhjes së kandidatëve ose kryetarëve gjithherë të përdoret dhuna, humbi imazhi para faktorit ndërkombëtar, humbi imazhi i kombëtarizmit shqiptar që kemi traditën shqiptare", u shpreh Abedin Zymberi.
Ai thotë se vendimin e tij e ka mbështetur elektorati i rajonit të Kumanovës dhe Likovës.
"Ishte shtypja e tyre e vazhdueshme që unë të kaloj në këtë subject dhe të kemi hapësirë të veprojmë. Kam hasur në përkrahje deri në hapin e fundit rreth 70 për qind e elektoratit ishin që të jenë me mua atëher mora hapin dhe vendosa të kaloj bashkë me ata shokë, kur vetëm mbrëmë disa nëndegë të PDSH në Komunë të Likovës vetëm aty u deklarun se do të kalojnë shpresojmë se me një hap shumë të shpejtë shumë nëndegë apo degë do të kalojnë në anën tonë", theksoi Zymberi.
Ai ka njoftuar me shkrim liderin e PDSH-së Menduh Thaçi se braktis radhët e partisë shqiptare të opozitës. Iniciativës së Imer Selmanit iu kanë bashkangjitur edhe disa degë, ajo e Gostivarit, Haraçinës dhe dega Lisi i madh në Komunën e Sopishtës.
Iniciativën për formimin e subjektit të ri politik nga Imer Selmani e ka komentuar edhe kryeministri Gruevski. Sipas tij Selmani është politikan me përvojë ndërsa ish - ministrit të Shëndetësië në kabinetin e mëparshëm qeverisës nuk i ka premtuar poste ministrore.

Shkëlzen Aqifi
 
PDSH nuk pranon se disa degë të saj i bashkëngjiten nismës së Selmanit


Pas braktisjes së PDSH-së nga disa degë, partia e Thaçit ka filluar me riorganizimin e Degëve të saj ku gjatë zgjedhjeve të fundit janë vërejtur anomali për mbrojtjen e votës së lirë.

Kuvende zgjedhore janë mbajtur në Degën e PDSH-së në Kumanovë, ku kryetar është zgjedhur Halil Kurtishi, në Degën e Butelit, ku kryetar është zgjedhur Kadri Zeqiri, në Degën e Gostivarit kryetar është zgjedhur Liman Sulejmani dhe në Degën e Likovës, Kryetar është rizgjidhur Naser Dauti. Gjithashtu janë zgjedhur edhe organet tjera të degëve dhe përfaqësues për në organet më të larta të partisë. PDSH në njoftimin e saj thekson se informacionet e fundit se shumë degë të kësaj partie i janë bashkangjitur një opsioni tjetër politik janë shpifje. Sipas PDSH-së ata janë personat të cilët kanë qenë përgjegjës kryesor për mos-ruajtjen e votës së lirë dhe përgjegjës për rezultatin e dobët në zgjedhje. E vetmja Degë e PDSH-së e cila është larguar është Dega e Sarajit, thuhet në njoftimin e kësaj partie

ALSAT-M
 
Thaçi: Besoj se e kanë gabim ata që janë ndarë nga PDSH


Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi pas një takimi me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj në Prishtinë deklaroi se largimi i dy nënkryetarëve dhe tre deputetëve nga partia që ai drejton, nuk ka ndikuar në përçarjen e këtij subjekti politik.

"Janë individë të cilët kanë ndërmarrë hapa të tillë, nuk ka tronditje brenda strukturës së Partisë Demokratike Shqiptare. Për mua është nder të jesh opozitë, për dikë është siklet. Besoj se e kanë gabim, por partia është e hapur", deklaroi kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi.
Ai tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Maqedonia do të ishte një argument i fuqishëm që dëshmon orientimin pro-perëdimor të shtetit maqedonas, por këmbëngulja e PDSH-së për të njohur Kosovën ka qenë arsyeja e largimit të saj nga pushteti.
"Pavarësinë e Kosovës e kanë njohur shtetet më të njohura dhe më të rëndësishme në botë. Shembulli i njohjes së pavarësisë së Kosovës është shembulli apo argumenti më i fuqishëm i Maqedonisë se orientimi përfundimtar është pro-perëndimor, pro-NATO dhe proevropian", theksoi Thaçi.
Takimi Thaçi-Haradinaj rezultoi me nënshkrimin e një memorandumi të bashkëpunimit ndërmejt dy partive.
Përderisa PDSH aktualisht po ballafaqohet me probleme të brendshme partiake, AAK duket se nuk po mund të gjejë gjuhë të përbashkët me dy partitë e tjera opozitare në Kuvendin e Kosovës LDD dhe AKR për krijimin e një blloku opozitar në vend.

Edona Peci

 
Nevzat Halili: Vendi të quhet “Maqedoni – Iliridë”



Lëvizja Kombëtare Shqiptare – Ilirida, propozon që emri i ardhshëm i Maqedonisë të jetë "Maqedoni-Iliridë".

Sipas kryetarit të kësaj Lëvizje, Nevzat Halili, me një emërtim të këtillë, shteti do të identifikohej si një union i barabartë i maqedonasve dhe shqiptarëve. Shqiptarët nuk mund të mbesin peng i kryemadhësisë maqedonase, ka thënë Halili duke komentuar kundërshtimin e institucioneve shtetërore për të ndryshuar emrin dhe për të integruar vendin në NATO dhe BE.
“Shumica e maqedonasve të anketuar dhe së bashku me institucionet janë kundër ndryshimeve të mundshme lidhur me emrin pa marrë parasysh se Maqedonia a bëhet anëtare e NATO-së apo BE-së. Nëse bartësit e institucioneve republikane të Maqedonisë, shtetërore dhe populli maqedonas janë kundër këtyre integrimeve, askush nuk mund t’i detyrojë shqiptarët të jenë viktimë e kryeneqësisë maqedonase”, u shpreh Nevzat Halili.
Ai ka kërkuar edhe përfshirjen e institucioneve të Republikës së Iliridës në procesin e bisedimeve për emrin. Ai njëkohësisht u ka bërë thirrje të gjithë krerëve të komunave që drejtohen nga shqiptarët të fillojnë të aplikojnë si gjuhë të parë zyrtare gjuhën shqipe ndërsa më pas atë maqedonase.
“Ne kërkojmë që gjuha shqipe në të gjitha komunat ku kryetarët janë shqiptarë me sa di unë janë 23, në përdorim zyrtar ta vënë gjuhën shqipe si gjuhë të parë, gjuhën maqedonase si gjuhë të dytë dhe atë angleze si të tretë”, theksoi Halili.
Nga Lëvizja Kombëtare Shqiptare – Ilirida kërkojnë mbështetjen dhe mirëkuptimin nga të gjitha subjektet politike shqiptare në vend, qofshin ato në pushtet apo në opozitë për kërkesat e tyre pasiqë ato sipas tyre kanë të bëjnë me integrimin e vendit dhe njëherit edhe shqiptarëve të Maqedonisë në BE dhe NATO.



Valmir Kuçi alsat-m
 
Edhe pesë degë të PDSH-së i bashkëngjiten nismës së Selmanit

Imer Selmani nuk komenton deklaratën e një dite më parë të Menduh Thaçit, i cili tha se PDSH-në braktisin personat të cilët e kanë të vështirë të punojnë dhe veprojnë në opozitë.

Nuk do të bie në nivelin e Thaçit, ka thënë Selmani për Alsat duke theksuar se as tani e as në të ardhmen, nuk do të komentoj deklaratat e kreut të PDSH-së. Thaçi në prononcimin e tij të parë pas braktisjeve të shumta të partisë së tij nga deputetë dhe anëtarë të kryesisë tha se bëhet fjalë për individë synimi i të cilëve është pushteti.
"Janë individë të cilët kanë ndërmarrë hapa të tillë, nuk ka tronditje brenda strukturës së Partisë Demokratike Shqiptare. Për mua është nder të jesh opozitë, për dikë është siklet. Besoj se e kanë gabim, por partia është e hapur", u shpreh ditë më parë kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi.
Ndryshe edhe sot kanë vazhduar kalimet e degëve të PDSH-së në radhët e Imer Selmanit. Braktisjen nga PDSH-ja sot e kanë zyrtarizuar 5 degë të partisë, ajo e Manastirit, Krushevës, Resnjës, Dollnenit dhe ajo e Ohrit.
"Ne si degë e Ohrit, dëshirojmë që të inkuadrohemi në iniciativën e re të zotit Selmani, me shpresë se do të mundemi vlerat tona intelektuale, profesionale, njerëzore dhe përgjithësisht qytetarët shqiptarë do të mund të gjejnë një subjekt të fuqishëm në politikë, i cili do të mund t’i sublimojë interesat e përgjithshme si kombëtare e shtetërore”, deklaroi për Alsat, Vasfi Doko, ish - kryetar i Degës së PDSH-së në Ohër.
Nga zyrtarizmi i nismës së tij për formimin e partisë së re, Selmanit deri tani i janë bashkangjitur edhe dy deputetë Sulejman Rushiti dhe Abedin Zymberi si dhe degë të shumta të PDSH-së. Nga kjo parti kalimet e degëve në radhët e Selmanit i quajnë shpifje duke pranuar se dega e vetme që është larguar nga PDSH-ja është ajo e Sarajit.

alsat-m​
 

Attachments

  • imer s.jpg
    imer s.jpg
    3.1 KB · Shikime: 30
Projekt - ligji për pjesëtarët e sigurisë nuk kaloi në komisionin parlamentar​
BDI-ja nuk mbështet projekt-ligjin për ish-pjesëtarët e forcave të sigurisë të Maqedonisë, duke thënë se në të UاK-ja etiketohet si organizatë terroriste që ka vepruar kundër sistemit politik në vend.

"Bashkimi Demokratik për Integrim për momentin nuk është i gatshëm të jep pëlqimin për ligjin për Branitellat, për arsye se ne kemi vërejtjet tona rreth këtij ligji dhe gjithsesi në këtë ligj përdoren shumë terminologji të cilat nuk përputhen me realitetin objektiv në Republikën e Maqedonisë dhe në veçanti janë ato terminologji të cilat UاK-në e etiketojnë dhe e emërojnë me termet si organizatë terroriste e cila ka vepruat kundër sistemit politik në Republikën e Maqedonisë", u shpreh kryetari i Grupit parlamentar të BDI-së Tahir Hani.
Projekt-ligji ishte në rend dite në komisionin parlamentar juridik, por debati për të nuk ndodhi për shkak të mungesës së përfaqësuesve të Qeverisë.
"Vlerësuam se nuk ka kushte që ta shqyrtojmë në Komisionin Juridiko - ligjvënës, për shkak se para së gjithash nuk ka mendim nga Qeveria. Sipas kësaj për shkak të shkaqeve procedurale nuk ishim në mundësi që të hapim debat në seancën e sotme”, tha Bllagorodna Duliç deputete nga radhët e VMRO-DPMNE-së.
LSDM-ja e opozitës tha se do ta mbështesë këtë ligj, ndërkohë që heqjen nga rendi i ditës e cilëson si marrëveshje mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.
"Pas deklaratës së përfaqësuesit të BDI-së, gjithçka është e qartë. Ky ligj është marrëveshje politike mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së. Puna qëndron në atë se dikush nuk dëshiron që përfaqësuesi i propozuesve të këtij ligji të jetë në sallë dhe të vendosej, a e dini pse? Për shkak se nuk është arritur marrëveshja mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për të drejtat e luftëtarëve të UاK-së", deklaroi Cvetanka Ivanova, kryetare e Grupit parlamentar të LSDM-së.
"Kur erdha këtu e paralajmërova prezencën time. Të gjithë më patë se tërë kohën rri këtu jashtë dhe pres. Me siguri se bëhet fjalë për keqkuptim, për shkak se kryetarja e komisionit më njoftoi se akoma nuk kanë marrë mendim nga Qeveria për çka edhe propozim - ligji jonë nuk mund të shqyrtohej në Komisionin Juridiko - ligjvënës", theksoi Stojançe Angellov, përfaqësues i ish-pjesëtarëve të sigurisë.
Ndërkohë, akoma mbetet si çështje e hapur edhe zgjidhja e statusit të ish - pjesëtarëve të UاK-së, që është edhe marrëveshje mes koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.

alsat-m
 
Dega e PDSH-së në Dibër iu bashkëngjit nismës së Selmanit

Dega e PDSH-së në Dibër braktisi Partinë Demokratike Shqiptare dhe iu bashkëngjit nismës për formimin e subjektit të ri politik.

Në komunikatën e degës së kësaj partie e firmosur nga kryetari i degës Bajram Capa thuhet se krijimi i rrethanave të reja në PDSH e inkurajon strukturën e PDSH-së në Dibër që të njoftojë anëtarët dhe simpatizuesit e këtij subjekti se i pushon aktivitetet në PDSH dhe i bashkëngjitet nismës së re të ish-nënkryetarit të PDSH-së Imer Selmani për krijimin e një partie të re.

alsat-m​
 
Vazhdoi gjykimi kundër Agim Krasniqit​

Në seancën gjyqësore kundër Agim Krasniqit dhe 8 personave të tjerë, dëshmuan kryetari i Komunës së Sarajit Bekim Fazliu dhe Idajet Imeri, pronari i një prej xhipave me të cilët udhëtonin të akuzuarit më 1 qershor.

Bekim Fazliu, nënkryetari i Shtabit zgjedhor në njësinë zgjedhore 1, para gjykatës deklaroi se ka qenë informuar nga PDSH-ja se Agim Krasniqi është caktuar nga partia si mbikëqyrës për të parë nëse ka probleme gjatë votimit. Fazliu ka qenë i informuar nga PDSH-ja se po mbushen kuti në fshatin Cërn Vërv dhe e ka marrë në telefon Krasniqin që të kontrollojë se çfarë po ndodh aty. Më vonë Fazliu ka kuptuar se kutitë janë të mbushura dhe përsëri e ka marrë në telefon Krasniqin për t’i treguar që ai të kthehet. Fazliu tha se votat nga fshati Cërn Vërv kanë qenë 99 për qind për BDI-në dhe se sipas tij kjo është dëshmi për mbushjen e kutive.. Ndërkaq dëshmitari i dytë nga Batinci Idajet Imeri, ish - taksist dhe pronar i xhipit Mercedes, me të cilin kanë udhëtuar të akuzuarit, deklaroi se në datën 1 qershor vëllai i tij i cili është aktivist i PDSH-së i ka treguar se ai duhet ta sjellë xhipin e tij në shtabin e PDSH-së në fshatin Batincë. Sipas deklaratave të Imerit, ai e ka lënë xhipin me dokomentet e makinës por përveç dokumenteve nuk ka pasur asgjë tjetër në xhip. Imeri e identifikoi në fotografi makinën dhe deklaroi se nga të akuzuarit njeh vetëm Mustafa Nuhi dhe Abdula Jusufi personalisht, ndërsa të tjerët i njeh si fytyra pasi ka punuar si taksist. Avokati Vlladimir Peshlievski tha se me dëshminë e kryetarit Fazliu vërtetohet pafajësia e Agim Krasniqit.
“Në seancën e sotme vazhduam me dëshmitë dhe provat materiale nga prokurorët dhe pala mbrojtëse me të cilat vërtetohen deklaratat e të akuzuarve. Edhe në seancat e ardhshme do të prezantohen dëshmitë dhe mendoj se mbrojtja do të kërkojë fjalën e fundit“, u shpreh avokati Peshlievski.
Agim Krasniqi së bashku me Ramadan Halimin, Daim Fazliun dhe Sehat Ramadanin nga Kondova dhe Nuhi Mustafën, Rihan Memedin, Abdulla Jusufin, Imer Ismailin dhe Bedri Memetin nga fshati Batincë akuzohen se me 1 qershor kanë penguar procesin zgjedhor, janë bashkuar për të kryer veprime të armatosura dhe kanë pasur një arsenal armësh pa leje.

alsat-m​
 
S’ka mësim në gjuhën shqipe për nxënësit e Idrizovës


Teksa lajmi për rastin e fshatit Vitolishtë të Mariovës, ku për një nxënës maqedonas është siguruar një mësues, i cili do të bëjë nga 120 kilometra rrugë në ditë, për të dhënë mësim, u njoftua me bujë të madhe, nxënësve shqiptarë të Idrizovës nuk u mundësohet një gjë e tillë.

Në shkollën fillore “Petar Petroviç Njegosh”, nxënësit nga klasa e pestë detyrohen të udhëtojnë nga 30 kilometra në ditë, që të mësojnë në shkollat shqipe të Shkupit. Për këtë qëllim banorët kanë kërkuar hapjen e paraleleve shqipe për nxënësit nga klasa e 5-të deri në të 9-tën dhe deri në përmbushjen e kërkesës fëmijët kanë bojkotuar mësimin.
“Nxënësit shqiptarë nuk janë në bankat shkollore për atë arsye se kemi bërë kërkesë për hapjen e paraleles në gjuhën shqipe në klasë të pestë. Mirëpo prej kërkesësë së parë të cilën e kemi bërë me 13 shkurt nuk kemi marrë asnjë përgjigje, tani kërkesën e dytë e kemi bërë me 4 shtator dhe nuk shpresojmë se do kemi përgjigje nga ministri. I plotësojmë të gjitha kushtet. Kemi nxënës, shkolla ka klasa ndërsa për arsimtarë, ndoshta do të angazhohet Ministria e Arsimit”, tha për ALSAT Nazim Mani, kryetari i këshillit iniciues të Idrizovës.
Nga Ministria e Arsimit thonë se janë informuar për problemin dhe bojkotin e mësimit në shkollën fillore “Petar Petroviq Njegosh”, por janë të pafuqishëm të zgjidhin problemin. Kjo pasi nuk është në kompetencë të Ministrisë dhe se i takon Pushtetit Lokal që të bëjë një kërkesë të tillë.
Deri në klasën e katër, në këtë shkollë mësojnë 95 nxënës, ndërsa me 17 nxënësit e pa regjistruar të klasës së pestë dhe të atyre që mësojnë maqedonisht, nga klasa e gjashtë në të nëntën, bëhen 159 nxënës. Nga Idrizova ka edhe disa dhjetëra fëmijë që mësojnë në shkolla tjera shqipe si, në atë të fshatit Ognjancë, në Komunën e Petrovecit apo në shkollat "Kongresi i Manastirit dhe "Jane Sandanski" të Komunës së اairit.

Valmir Kuçi
 
Kujdes çfarë flisni, shteti ju dëgjon​

اdo qytetar i Maqedonisë, për të cilin shteti, respektivisht organet e sigurisë dyshojnë se merret me veprime kundërligjore, do të përgjohet dhe inçizohet nga Ministria e Punëve të Brendshme. Këtë e parasheh ligji për përgjim, i cili këtyre ditëve ka hyrë në fuqi. I njëjti është miratuar me procedurë të përshpejtuar në Parlamentin e Maqedonisë gjatë muajit të kaluar. Ky ligj parasheh që organet e sigurisë, policia dhe ushtria të përgjojnë telefonat e qytetarëve, të incizojnë veprimet e tyre dhe të instalojnë mjete përgjimi nëpër të gjitha banesat e tyre, për të cilat policia vlerëson se bëjnë veprime të paligjshme. Kontestuese është se e gjithë kjo mund të bëhet pa vendim paraprak gjyqësor. Me këtë ligj gjithashtu, Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka afat kohor për shkatërrimin e materiale të inçizuara apo të filmuara. Sipas këtij ligji, kjo ministri materialet e grumbulluara mund ti arkivojë pa marrë parasysh vendimin për ngritjen e aktpadive penale nga ana e Prokurorisë Publike.
Kundër këtyre ndryshimeve janë shprehur asociacione të ndryshme të qytetarëve si dhe organizata, të cilat kryesisht merren me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.
Nga Avokati i Popullit thonë se nuk janë konsultuar gjatë miratimit të këtij ligji dhe se i njëjti cenon të drejtat dhe liritë e qytetarëve. "Qeveria duhet të ketë parasysh dhe të konsultohet me të gjitha institucionet relevante kur miratohen ligje që kanë të bëjnë me të drejtat dhe liritë e njeriut, pasi ata janë shumë fundamentale dhe shumë të ndejshme. Kjo është arsyeja pse duhet të kenë kujdes që me sjelljen e këtyre ligjeve të mos cenohen të drejtat dhe liritë e njeriut Deri më tani nuk kemi hasur në dikë të ankohet se i janë cenuar të drejtat e tij ligjore për përgjim, nëse në të ardhmen kemi këso problemesh, do ti qasemi shumë seriozisht dhe do ti qëndrojmë pranë çdo qytetari", ka thënë Avokati i Popullit, Ixhet Mehmeti. Edhe Komiteti i Helsinkit është shprehur kundër miratimit të këtij Ligji. Kjo organizatë vlerëson se me këto ndryshime cenohet e drejta themelore e çdo qytetari. "Lufta me krimin e organizuar dhe korrupsionin nuk duhet të na çojë në shtet policor, në të cilin nuk do të respektohet të drejtat themelore të njeriut. اmimin të cilin duhet ta paguajmë për një Maqedoni pa korrupsion nuk duhet të jetë Maqedonia pa të drejta njerëzore", thonë në KH. Ndërkohë MPB në një komunikatë drejtuar mediave vlerëson se ky ligj ka për qëllim luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
"Tani kur Maqedonia pas 15 viteve filloi të marrë nota pozitive ndaj luftës së krimit të organizuar dhe korrupsionit, disa individë dhe grupacione interesash mundohen që të pengojnë këtë dukuri. Duke pasur parasysh vendosshmërinë e qeverisë për të luftuar këtë dukuri, ishte e qartë se një pjesë e madhe do të jenë të prekur", thuhet në reagimin e MPB-së. Kanë reaguar edhe partitë opozitare maqedonase. Sipas tyre, ky ligj është kundërkushtetues, ndërsa kanë paralajmëruar se të njëjtin do ta kontestojnë përpara Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë.

koha
 
BDI i bie pishman, nuk e mbështet Ligjin për "Branitellat"​
Edhe përkundër miratimit të Ligjit për "Branitellat" në të gjitha Komisionet qeveritare, deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim të martën kanë refuzuar të mbështesin Ligjin e ri me të cilin rregullohet statusi i ushtarëve maqedonas në konfliktin e vitit 2001. Partia shqiptare në pushtet ka refuzuar këtë ligj, duke u arsyetuar se në të njëjtin përdoren terme të cilët ish-Ushtrinë اlirimtare Kombëtare e konsiderojnë si organizatë terroriste.
Refuzimi i BDI-së ka detyruar Komisioni parlamentar juridiko-ligjdhënës të prolongojë seancën për një ditë më pas, ndërsa kryetarja e këtij Komisioni, Bllagorodna Duliç të heqë nga rendi i ditës këtë pikë me arsyetim se pritet mendim nga Qeveria e Maqedonisë.
Deputeti i BDI-së, Tahir Hani paralajmëroi se grupi parlamentarë i partisë së tij nuk do të mbështesë ligjin për "Branitellat", pasi siç është shprehur ai, janë duke i shqyrtuar vërejtjet rreth së njëjtit.
Ndryshe, në këtë ligj përdoren shumë terminologji, të cilat nuk përputhen me realitetin objektiv në Maqedoni, dhe në veçanti janë terminologji të cilat UاK-në e etiketojnë dhe emërojnë me terme si "organizatë terroriste, e cila ka vepruar kundër sistemit politik në Maqedoni". Në pyetjen nëse punohet për harmonizimin e ligjit për statusin e ish-pjesëtarëve të UاK-së dhe "branitellave", Tahir Hani tha se të dy partnerët e koalicionit duhet ti harmonizojnë të gjitha veprimet politike në vend. Ndërkohë, këtu ka reaguar edhe opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se do ta mbështesë ligjin në fjalë. "Pas deklaratës së përfaqësuesit të BDI-së, është e qartë se ky ligj është marrëveshje politike mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së për zgjidhjen e statusit të ish-luftëtarëve të UاK-së", ka thënë Cvetanka Ivanova nga LSDM.
Përfaqësuesi i shoqatës "Dinjiteti", e cila është edhe propozues e këtij ligji, Petar Angellov tha se kjo organizatë më 1 gusht deri tek kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski ka deponuar 31000 nënshkrime dhe sipas tij, Parlamenti në afat prej 30 ditëve është i obliguar që të debatojë. Ndryshe, Ligji për të drejtat e veçanta të "Branitellave" dhe i mbështetur në Komisionet qeveritare, në të cilët bëjnë pjesë edhe anëtarë të BDI-së, parasheh që pjesëmarrësve maqedonas në konflikt dhe që janë plagosur t'u ndahet ndihmë në mjete financiare si kompensim 300 rroga, dhe pastaj secilin muaj pension familjar. Pos kësaj parashihet lehtësime nga tatimet doganore, ato shëndetësore dhe arsim falas. Më kontestuese është sigurimi i banesave për secilin të plagosur dhe familje të të rënëve maqedonas, ndërsa parashihet edhe ndarje të çmimeve nderi nga vet shteti, si dhe emërimi i rrugëve me emrat e "Branitellave".

koha​
 
Lypësit vërshojnë xhamitë dhe lagjet shqiptare

Shkupi po vlon nga lypësit. Sidomos këtë muaj të Ramazanit, kur lypës të shumtë po "shëtitin" nga njëra xhami në tjetrën. Përveç nëpër rrugë të shumta të Bit Pazarit dhe lagjeve të banuara me shqiptarë, lypësit që në numër të shumtë i përkasin etnitetit rom, kanë filluar të trokasin edhe në dyert e shtëpive shqiptare, duke e ditur se këtë muaj, askush nuk mund t'i kthejë duar thatë.
Madje, ka raste kur të gjithë anëtarët e të njëjtës familje rome, zënë vende të caktuara para xhamive, por edhe në rrugët më të frekuentuara të Shkupit.
Në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale informojnë se kanë njohuri për lypës të rrejshëm, megjithatë është Inspektorati ai që duhet të merret me ta. Në këtë ministri sqarojnë se ekzistojnë qendra të përkujdesjes, por vetëm për fëmijët dhe të miturit, qofshin ata rom, maqedonas apo shqiptarë.
"Ekzistojnë qendra përkujdesi për ata fëmijë që lypin rrugëve dhe që janë pa prindër, ndërkohë që për të rritur, s'kemi ndonjë ndihmë konkrete, pos këtyre kuzhinave popullore që janë hapur në disa pjesë të Shkupit", tregojnë në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Përveç romëve që hapur kërkojnë para, ka edhe të tjerë, një pjesë e tyre edhe shqiptarë të cilët pas çdo lutje nëpër xhami, nga shqiptarët besimtarë kërkojnë para për shërimin e ndonjë të afërmi. Megjithatë, jo të gjithë e tregojnë të vërtetën.
"Jo gjithmonë historitë e tyre janë të vërteta, sidomos ata që në dorë mbajnë ndonjë fotografi ose letër nga ndonjë mjek. Megjithatë, besimtarët pas çdo lutje, sidomos tani në muaj të Ramazanit, u japin para secilit lypës që janë ulur para xhamisë", tregon një banor i Shkupit. Kohë më parë, Ministria e Punëve të Brendshme ndërmori një aksion për kapjen dhe pengimin e lypësve, megjithatë aksioni u tregua i pasuksesshëm. Kjo sepse siç tregojnë në këtë ministri, nuk ekziston Ligj për arrestimin e lypësve.

koha
 
Zymrete Jakupi: PDSH më pat ofruar 500 mijë euro


Në kohën kur janë aktuale kalimet e deputetëve nga PDSH-ja në subjektin e ri të Imer Selmanit, deputetja e BDI-së Zymrete Jakupi zbulon se në kohën kur BDI ishte në opozitë ka refuzuar një ofertë prej 500 mijë euro për të kaluar në radhët e PDSH-së.

Ajo thotë se tani kur BDI është në pushtet nuk ka çmim për të cilin do t’i bashkëngjitej ndonjë subjekti tjetër politik, përfshirë këtu edhe atë Selmanit.
"Nuk ekziston asnjë mendim për të kaluar në anën tjetër. Bile - bile tashti që jemi në Qeveri. Neve kemi qenë edhe opozitë unë kisha oferta për të kaluar në pozitë, faktikisht në PDSH, nuk kalova edhe pse kisha ofertë disa herë. Në të holla, 500 mijë euro ishin në pyetje, ishin njëherë në fillim më pak, ishin 100 mijë, pastaj u ngrit në 300 e pastaj në 500", u shpreh deputetja e BDI-së Zymrete Jakupi.
Ndërkohë nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi i hedh poshtë zërat se në BDI ka përçarje. Sipas saj, BDI-ja është unike si asnjëherë më parë.
"Ne u falënderohemi të gjithëve që mërziten shumë për shëndetin e BDI-së, por po ashtu edhe i porosisim që të mos mërziten aq shumë për shëndetin e partisë se partia është mjaftë mirë, është në kondicion të mirë, ka hapësirë demokratike, ka debat demokratik dhe problemet dhe përçarjet mbase duhet t’i kërkojnë diku tjetër. Faktikisht aty ku janë dhe jo aty ku nuk ekzistojnë. Përndryshe BDI-ja ma mirë se tani s’ka qenë asnjëherë", u shpreh nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi.
Ajo mohoi zërat se disa funksionarë të BDI-së do t'i bashkëngjiten nismës së Selmanit. Ndërkohë që Rafiz Haliti deklaroi se BDI-së priten t'i bashkëngjiten anëtarë të PDSH-së dhe të nismës së Selmanit.
"Informatat tona flasin se pikërisht nga PDSH-ja dhe nga krahu i Selmanit ka individë me hiearkinë e tyre mjaftë të lartë që janë të gatshëm që të vijnë tek Bashkimi Demokratik për Integrim", deklaroi nënkryetari i BDI-së Rafiz Haliti.
Zërat për përçarje brenda BDI-së u bënë publike pasi daljes në skenë të nismës së Selmanit për formimin e një subjekti të ri politik.

alsat-m​
 
Nxënësit shqiptarë vazhdojnë të mbesin jashtë bankave shkollore

Nxënësit shqiptarë të paraleleve shtesë të Shkollës së mesme "Arseni Jovkov" dhe ata të Shkollës së mesme të mjekësisë "Pançe Karagjozov" edhe sot mbeten jashtë bankave shkollore.

Edhe pse nga Ministria e Arsimit dhe shkollat e tyre amë u tha se prej sot nxënësit e këtyre paraleleve do të fillojnë me mësim në ndërtesën e re të Gjimnazit “Zef Lush Marku” kjo nuk ndodhi. Prindërit e revoltuar nga mos serioziteti i Ministrisë së Arsimit kanë paralajmëruar për nesër protesta dhe nuk do të lejojnë as nxënësit tjetër të ndjekin mësimin në këto shkolla.
“Qëndrimi i gjithë prindërve është që ne tash faktikisht do të kthehemi nën ombrellën e ‘Pance Karagjozovit’. Të luash me fëmijët dhe prindërit herë atje herë këndej është turp për Ministrin e Arsimit, ku me të vërtet objekti i ZLM-së ende nuk është gati për ta të cilin e kanë pritur qe 60 vjet. Të gjithëve ju lutem, të vijnë nesër në ora 1 e gjysmë të protestojmë sepse ne kategorikisht nuk pranojmë të jemi në ‘Zef Lush Marku’ dhe assesi nuk do t’i lejojmë as fëmijët tjerë që të mësojnë në këtë shkollë”, u shpreh i revoltuar Muhamet Ismaili, anëtar i Këshillit të prindërve pranë Shkollës së mesme të mjekësisë “Pançe Karagjozov”.
“Tepër u bezdisëm, me këto lojërat e ministrisë që veq na shetisin poshtë e lartë, edhe në fund të shohim se si do të dalë rezultati, presim që të dalë pozitiv”, nënvizoi një prind
Ndërkohë përgjegjësi për arsimin e mesëm në Ministrinë e Arsimit, Agim Fazliu pas takimit që kishte me drejtorin e Shkollës së mjekësisë dhe këshillin e prindërve, nuk konkretizoi asgjë, meqë sipas tij mbetet të bisedohet edhe më tej për zgjidhjen e çështjes së paraleleve shtesë në gjuhën shqipe.
“Prindërit u pajtuan që të vazhdojnë bisedat, prindërit kanë dalë me vendimin se gjithë nxënësit duhet të vendosen në këtë shkollë. Mendoj se ndoshta edhe sot edhe nesër do të vazhdojnë bisedat. Prindërit kërkojnë me çdo kusht që nxënësit të vendosen në objektin amë”, u shpreh Agim Fazliu, përgjegjës për arsimin e mesëm në Ministri të Arsimit.
Derisa autoritetet e Ministrisë së Arsimit për çdo ditë paralajmërojnë vazhdimin e bisedimeve dhe njoftojnë për marrëveshje të arritur me prindërit, fëmijët dy javë pas fillimit të vitit të ri shkollor vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë.
alsat-m
 
Rejtingu i partive: VMRO DPMNE 28.1 për qind, BDI 9 për qind

Tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare, nuk ka ndryshuar dukshëm rejtingu i partive politike. Këtë e tregon sondazhi i fundit i realizuar nga Instituti për Demokraci.

Mbi 54 për qind e qytetarëve të Maqedonisë nuk presin zgjidhje të shpejtë të kontestit rreth emrit. Kështu flasin rezultate e anketës së fundit të Institutit për Demokraci .
Në pyetjen se a prisni zgjidhje të shpejtë të kontestit rreth emrit vetëm 32.6% janë deklaruar pozitivisht ndërsa 52.4% kanë thënë se nuk presin zgjidhje të shpejtë. Në anketen e realizuar në fund të muajit gushtë dhe fillimit të shtatorit qytetarët janë pyetur edhe për kë do të kishin votuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Edhe më tej rejting më të lartë tek blloku politik maqedonas gëzon VMRO DPMNE-ja me 28.1% ndërsa LSDM-ja gëzon përkrahjen e vetëm 9.7% të elektoratit. Tek blloku politik shqiptar BDI bindshëm kryeson ndaj PDSH-së e cila ka shënuar ulje drastike të rejtingut të saj. Për BDI-në do të kishin votuar 9% e elektoratit ndërsa për PDSH-në vetëm 2.7%. Qytetarët edhe më tej besim më të madh kanë në kryeministrin Nikolla Gruevski 32.1%. pason lideri i BDI-së Ali Ahmeti me 10.6% ndërsa në vendin e tretë radhitet Presidenti Branko Cërvenkovski të cilit i besojnë 9.5% e qytetarëve. Në anketën e Institutit për Demokraci qytetarët janë pyetur edhe për Marrëveshjen e Ohrit sa ata përkrahin këtë marrëveshje. Mbi 50% janë deklaruar pozitivisht ndërsa 25.9% kanë thënë se nuk e përkrahin. Ndryshe bëhet fjalë për anketën e parë të Institutit për Demokraci pas zgjedhjeve parlamentare të 1 qershorit. Në sondazhin e fundit të realizuar vetëm një javë para zgjedhjeve më 26 maj VMRO DPMNE-ja gëzonte përkrahjen e 31.3% të qytetarëve, LSDM-ja 11.2%, BDI-ja 9.1% ndërsa PDSH-ja 5.6%.

alsat-m
 
Shkupi hesht rreth njohjes së Kosovës

Sefer Tahiri
Shkupi hesht rreth shkrimeve në gazetat kosovare, të cilat njoftuan se Maqedonia do ta njohë Kosovën më 23 shtator. Por, zëvendëskryeministri Abdylhaqim Ademi tha se përcaktimi i vijës kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës ia hap rrugën njohjes së Kosovës si shtet i pavarur, por edhe ai iu shmang saktësismit të datës se kur do të ndodhë një gjë e tillë. Intelektualët shqiptarë thonë se Maqedonia është duke u vonuar shumë sa i përket njohjes së Kosovës.

Qeveria e Maqedonisë nuk dëshiron të komentojë paralajmërimet e shtypit kosovar se njohja e Kosovës do të bëhët me 23 shtator, pasi të përfundojë në tërësi shënimi i vijës kufitare midis Maqedonisë dhe Kosovës sipas planit të Martti Ahtisaarit.

Zëvendëskryeminstri për integrime evropiane, Ivica Boçevski, ripërsëriti qëndrimin se Shkupi zyrtar, vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës do ta ndërmarrë duke pasur parasysh interesat kombëtare.

"Vendimi, të cilin do ta marrë Republika e Maqedonisë lidhur me statusin e Kosovës, do të udhëheqet kryesisht nga interesat shtetërore dhe kombëtare të Republikës", tha Boçevski.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdylhaqim Ademi, tha se përcaktimi i kufirit është hap pozitiv drejt njohjes së Kosovës si shtet i pavarur nga ana e Maqedonisë.

"Tanimë krijohen kushte edhe ambient politik që njohja e pavarësisë së Kosovës të vijë si rrjedhojë logjike edhe e raporteve brenda Maqedonisë, edhe e ambientit politik në Maqedoni dhe rajon".

"Unë nuk dëshiroj ta lidh me data, nuk dëshiroj ta lidh me periudha kur do të ndodhë, nuk dëshiroj të them se do të ndodhë atëherë kur të themi ne apo dikush tjetër, por dëshiroj që kjo të jetë një marrëveshje, të bëhet në koordinim të mirë me shtetet fqinje tjera të Kosovës", theksoi Ademi.

Presidenti Cërvenkovski i ka bërë thirje Qeverisë që gjatë marrjes së vendimit për njohjen e shtetit të Kosovës, përveç përcaktimit të vijës kufitare, duhet të kërkojë nga Prishtinaa që të përdorë emrin kushtetues.

Ndërkaq, profesori universitar, Milaim Fejziu, thotë se Maqedonia gabon me mosnjohjen e Kosovës.

"Maqedonia ndodhet në një krizë të thellë. Vendi i ngarkuar me problemet e brendshme krijoi atmosferë që Shkupi të mos e njohë Kosovën dhe e dyta Maqedonia ka interesa dhe pret që ta kapitalizojë njohjen e Kosovës".

"Maqedonia duhet të mbajë llogari që afër gjysma e popullatës së saj është shpirtërisht e ineteresuar për njohjen e Kosovës dhe ajo nuk mund ta injorojë këtë vullnet", tha zoti Fejziu, për të konkluduar se partitë politike shqiptare që janë pjesëmarrëse në Qeveri, PDSH dhe BDI, nuk angazhohen sa duhet për njohjen e Kosovës nga Maqedonia.

[Shkupi hesht rreth njohjes sأ« Kosovأ«s] - [Radio Evropa e Lirأ« © 2008]
 
Liberalizohen vizat Shqipëri – Maqedoni

Isuf Kadriu
Ka hyrë në fuqi marrëveshja për liberalizimin e regjimit të vizave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, me çka shtetasit shqiptarë tani e tutje në territorin e Maqedonisë do të mund të hyjnë pa viza dhe detyrime financiare. Kjo për Radion Evropa e Lirë u konfirmua nga këshilltari shtetëror për çështje konsullare, Rafet Hajdari.

"Nuk ka më probleme në asnjë pikë kufitare pasi ka filluar të zbatohet marrëveshja e arritur për heqjen e regjimit të vizave. Qytetarët e Shqipërisë që kanë pasaporta shqiptare do të mund të udhëtojnë në Maqedoni pa pasur nevojë për viza; domethënë, vetëm me pasaporta valide mund të qëndrojnë në Maqedoni në kohëzgjatje deri 90 ditë", tha Rafet Hajdari, këshilltar shtetëror për çështje konsullare pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

Hyrja në fuqi e marrëveshjes është mirëpritur në veçanti në zonat kufitare me Shqipërinë, në radhë të parë për shkak të lidhjeve familjare që kanë këto zona, por edhe për shkak të përfitimeve që do të kenë në sferën ekonomike.

"Mendoj se ky është një hap para në drejtim të bashkëpunimit mes dy shteteve dhe kjo me siguri se paraqet kënaqësi për ne - qytetet që jemi afër kufirit, pasi lëvizja e mallrave, qytetarëve e kaiptaleve do të jetë shumë më e madhe.Ne jemi vend turistik dhe interesi i shumë qytetarëve shqiptarë është i madh për të vizituar Strugën dhe kjo do të na mundësojë që Struga në të ardhmen të jetë një vend me më shumë vizitorë nga Shqipëria", tha prefekti i Strugës, Ramis Merko.

Edhe Dibra ka mirëpritur vendimin për haqjen e vizive mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.

"Qytetarët, tregtarët, të gjithë janë të gëzuar dhe kemi shpresë se kjo do të respektohet nga të dyja palët. Pra, kjo është pritur me entuziazëm të madh dhe do të ketë impankt edhe në zhvillimin ekonomik të qytetit tonë dhe të palës tjetër. Shkëmbimi i mallrave dhe lëvizja e lirë e qytetarëve i afron dy popujt dhe dy shtetet tona", tha prefekti i Dibrës, Argëtim Fida.

Marrëveshja është arritur në mars të këtij viti, por ka hyrë në fuqi vetëm pas ratifikimit të saj nga parlamentet e të dyja vendeve.

[Liberalizohen vizat Shqipأ«ri – Maqedoni] - [Radio Evropa e Lirأ« © 2008]
 
PDSH me dy nënkryetarë të ri

Mevlan Tahiri dhe Iljaz Halimi janë dy nënkryetarët e rinj të PDSH-së të cilët u zgjodhën nga Kuvendi qendror, që zëvendësojnë Ruzhdi Matoshin dhe Imer Selmanin, që u larguan nga partia.

Menduh Thaçi e cilësoi idenë për krijimin e një partie të re si antishqiptare, ndërsa iu bëri thirrje deputetëve që braktisën PDSH-në që ti kthejnë mandatet e tyre.

"Por pas këtij projekti nuk qëndroj sepse ky është thjeshtë kryekëput project antishqiptarë. Asnjëherë 16 vjetë nuk kamë bërë pjesë në projekte të tilla. ..Mendoj se minimum I moralit njerëzor dhe politik I këtyre djemve është që ti kthejnë mandatet e deputetëve", tha kryetari I PDSH-së Menduh Thaçi.

Lideri I PDSH-së nuk pohoi e as mohoi mundësinë e kthimit të PDSH-së në Parlament. Por paraprakisht PDSH kërkon që në rend dite të vihen çështjet me prioritet siç janë Integrimi I Vendit në NATO dhe BE dhe Rezoluta për njohjen e Kosovës.

"Në takimet që kam pasur me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare është insistuar që grupi parlamentar I PDSH-së të kthehet në parlament si stabilizator i jetës politike në Maqedoni. Dy janë çështjet të cilat na shqetësojnë shumë. Bllokimi I procesit integrues në NATO dhe në Unionin Europian dhe e dyta implementimi qesharak I Marrëveshjes së Ohrit", theksoi Thaçi.

Në mbledhjen e Kuvendit qendror të PDSH-së ku u debatua reth riorganizimit të degëve të cilat gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare kanë treguar rezultat të dobët është bërë edhe zgjedhja e anëtarëve të rinj të kryesisë qendrore me 4 anëtarë të rinj dhe atë Mevlan Tahiri nga Shkupi, Haxhi Maliqi nga Kumanova, Samet Rahmani nga Gostivari dhe Petrit Lenja nga Dibra.

alsat-m​
 
Këshilli i Evropës kritikon aksionin e policisë në Brodec

Ndoshta aksioni ka qenë mirë i përgaditur, mirëpo mënyra se si u realizua është e papranueshëme sepse pas atij forca është përdorur tej mase, thuhet në raportin e Këshillit të Evropës.

Komiteti për parandalimin е torturës pranë Кëshillit të Europës në Strazbur në raportin e saj më të ri për Maqedoninë kërkon përsëritjen e hetimeve për rastin e Brodecit, pasiqë siç shkruan në këtë raport, aksioni ka qenë I papranueshëm dhe pas përfundimit të tij është përdorur forcë tej mase ndaj të arrestuarve. Ndoshta aksioni në Brodec ka qenë mirë I përgaditur, mirëpo mënyra se si u realizua është e papranueshëme. Ka elemnte të përdorimit tej mase të forcës pas përfundimit të aksionit… shkruan në raportin e përgaditur nga Komisioneri për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës në Strazbur Tomas Hamerberg. Nga MPB-ja thonë se deri tek ky institucion nuk ka arritur asnjë kërkesë për rihapje të hetimit rretrh aksionit në Brodec. Cështja e Brodecit është e mbyllur ka deklaruar sot ministrja jankulovska.

"Një gjë të tillë nuk kanë kërkuar, hetim të ri nuk do të ketë . Rasti është në procedur gjyqësore, në fakt tani më veq ka përfunduar në gjyqë dhe kuptohet se vendimi i gjyqit duhet të respektohet", thotë Gordana jankulosvka, ministrja e punëve të brendshme.

Në raportin e tij 42 faqesh, komisioneri i Këshillit të Europës përvec hetimit neutrale dhe të pavarura për aksionin e policisë në Brodec, kërkon edhe zbardhjen e rastit të njohur “Vreshtat e Rashtakut”, ku u vranë nga forcat policore emigrantë indian dhe pakistanez, nën pretekstin se bëhet fjalë për terroriste islamike. Poashtu në këtë raport kërkohet edhe zbardhja e rastit të rrëmbimit të shtetasit gjerman El Masri .Hamaberg vlerëson se dhuna policore në Maqedoni edhe më tej paraqet problem të madhe dhe në këtë drejtim theksohet sjellja e dhunshme e pjestarëve të njësitit policor Alfa.

alsat-m
 
Kerkohen klasa per paralelet shqipe ne mjekesi

Me pak investime, disa klasa dhe zyra mund të adaptohen për mësim, thonë prindërit, por ky propozim ende nuk është miratuar nga Ministria e arsimit dhe shkencës.

Zyra e ndihmës-drejtorit, salla për mbledhje të këshillit drejtues të shkollës dhe tre kabinete në Shkollën e mesme të mjekësisë Pançe Karagjozov mund të adaptohen në ambiente në të cilat do të mësonin nxënësit e katër paraleleve me mësim në gjuhën shqipe. Kryetari i këshillit të prindërve thotë se problemi mund të zgjidhet nëse përcaktohet një orar sipas të cilit paralelet me mësim në gjuhunë shqipe do të ndiqnin mësimin në klasat e paraleleve maqedonase të cilat do të jenë të lira.

"Mundësia tjetër është që në ndrim të jenë paralelet në gjuhën shqipe në kombinim me vitin e tretë të paraleleve në gjuhën maqedonase. Përfaqësuesit e Ministrisë gjithsesi pranojnë një variantë të zgjidhet problemi por prap se prap duhet t’i shqyrtojmë që gjithë ato mundësittë reale që edhe nxënësit të mund të vijojnë mësimin pa problem por njëkohësisht të mund edhe hapësira që do të ofrohet të jetë shfrytëzueshme", thotë Reshat Kamberi, kryetar i këshillit të prindërve në SHM Pançe Karagjozov.

Prindërit shpresojnë se brenda tre ditëve do të arrihet zgjidhje përfundimtare të problemit. Moszgjidhja e problemit të ambienteve të paraleleve shtesë në gjuhën shqipe në Shkollën e mesme Pance Karagjozov dje ka rezultuar me protesta para godinës së shkollës. Ministria e Arsimit vendosi që nxënësit të ndjekn mësimin në ndërtesën e re të gjimnazit Zef Lush Marku, por prindërit nuk pranojnë një zgjidhje të tillë .

alsat-m
 
Të hënën do të themelohet partia e re​

Të hënën do të zyrtarizohet partia e re politike e iniciuar nga ana e Imer Selmanit. Këtë e butri të ditur kryetari i Komunës së Sarajit i cili i është bashkangjitur kësaj iniciative.

Bekim Fazliu edhe njëherë deklaroi se partia e re politike që do të formohet është e hapur për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.
“Me sa e di unë ditën e hënë do ta formalizojmë këtë iniciativën tonë, atë ditë do të shpallim edhe emrin e partisë . Në lidhje me pyetjen se a ka të interesuar nga BDI-ja që të kyçen unë thash se dyert janë të hapura për të gjithë, kjo është një qasje e re në politikën shqiptare në Maqedoni, ka të interesuar do të shohim më tej”, deklaroi kryetari i Komunës së Sarajit Bekim Fazliu.
Kësaj nisme sot iu bashkëngjitën edhe Dega e Gazi Babës në Shkup, disa nëndegë të Tetovës, si ajo e Bogovinës, Kamenjanit dhe Reçicës së Vogël. Edhe përfaqësuesit e këtyre degëve si arsye kryesore për largimin nga PDSH-ja kanë nënvizuar izolimin total të partisë dhe mungesën e demokracisë së brendshme.
“Ky subjekt i ri do të jetë promotori kryesor, do të jetë mbrojtësi kryesor, avokati kryesor i shqiptarëve për një jetë më të mirë”, tha Xhelil Bajrami.
“Për një decentralizim, për një dekoncentrim të fuqisë së një partie të re me një moto se me siguri kryesia e kësaj partie do të jetë në shërbim të bazës e jo baza në shërbim të kryesisë. Saktësisht desha të tregoj se nga Dega e Bogovinës i bashkëngjiten kësaj iniciative nëndega e Bogovinës , nëndega e Kamenjanit gjegjësisht kryesitë e nëndegëve Bogovinë, Kamenjan dhe Reçicë e Vogël”, u shpreh Nureman Tefiku, ish - drejtor i burgut të Tetovës.
Anëtarët që iu bashkëngjitën nismës së Selmanit theksuan se partia e re do të ketë edhe grupin e saj parlamentar në Kuvendin e Maqedonisë. Deri më tani tre deputetë të PDSH tani më janë deklaruar se aktivitetin e tyre do të orientojnë për formimin e partisë së re politike që do të drejtohet nga Selmani.

alsat-m​
 
اështja e paraleleve shqipe të mjekësisë nga e para

Përderisa dy ditë më parë debatohej për gjetjen e lokaleve për vijimin e mësimit në shkollën Pançe Karagjozov, tani Ministria e Arsimit e ve në pikëpyetje pranimin e tyre.

Kthehet në pikën fillestare çështja e paraleleve shtesë me mësim në gjuhën shqipe në shkollën e mesme të mjekësisë Pançe Karagjozov. Përderisa dy ditë më parë debatohej për gjetjen e lokaleve për vijimin e mësimit; tani Ministria e Arsimit vihet në pikëpyetje pranimi i këtyre nxënësve në këtë shkollë të mesme.
Pohimet e tilla I bëri publike kryetari i Këshillit të prindërve Reshat Kamberi I cili pas takimit me dy përgjegjësit e arsimit të mesëm Agim Fazliu dhe Lupço Spasovski dha dorëheqje nga kjo detyrë.

"Në moment kur duheshte të arrihet pajtueshmëria se duhet të vendosen këto nxënës në këtë shkollë atëherë unë edhe njëherë e përsërita se bëhet fjalë për të gjithë nxënësit që plotësojnë kushtet në bazë të konkursit mbi 70 pikë kurse zotëri Agimi tha nuk është e mundur ato nuk do të pranohen ashtu por do pranohen aty ku ka qenë vija e kuqe.Me këtë rast unë e lëshova këtë takim dhe prej sot deklaroj se nuk do të jem më kreytar I këshillit të prindërve", deklaroi Reshat Kamberi.

Përgjegjësi i Ministrisë së arsimit për shkollimin e mesëm Agim Fazliu lëshoi godinën e Ministrisë pa dhënë asnjë sqarim. Por Reshat Kamberi tha se të hënën sërish do të bllokohet hyrja në shkollën Pançe Karagjozov dhe do të pamundësohet zhvillimi i mësimit.

alsat-m​
 
PDSH padit deputeten Zymrete Jakupi për shpifje

PDSH-ja ka përgatitur padi penale ndaj deputetes së BDI-së Zymrete Jakupi e cila ditë më parë deklaroi se në kohën kur BDI ishte në opozitë, ka refuzuar ofertën prej 500 mijë euro për të kaluar në rradhët e partisë së Thaçit

Nënkryetari i ri i PDSH-së Iljaz Halimi deklaratat e këtilla të Jakupit i quan qesharake.

"Ndodh shpesh edhe mund të ndodh edhe në të ardhmen që të ketë akuza të tilla ndaj PDSH-së, është me të vërtetë qesharake një deputete aktuale e një partie politike shqiptare që të bën akuza të këtilla manipulon se gjoja PDSH i paska ofru një herë 100 mijë pastaj 200 mijë më pastaj 500 mijë euro për të kalu në rradhët e PDSH-së, ne nuk kemi pas nevoj për të e për asnjë prej deputetëve të BDI-së, ashtuqë siç jeni të informuar ne vetëm kemi përgatitë aktakuzë dhe do të ballafaqohemi në gjygj me këtë akuzë të rëndë ndaj PDSH-së", deklaroi nënkryetari i PDSH-së, Iljaz Halimi.

Ditë më parë deputetja e BDI akuzoi se asaj i është ofruar një shumë e madhe parash për tu bërë pjesë e grupit parlamentar tëPDSH-së.

"Neve kemi qenë edhe opozitë unë kisha oferta për të kaluar në pozitë, faktikisht në PDSH, nuk kalova edhe pse kisha ofertë disa herë. Në të holla, 500 mijë euro ishin në pyetje, ishin njëherë në fillim më pak, ishin 100 mijë, pastaj u ngrit në 300 e pastaj në 500", ka deklaruar deputetja Zymrete Jakupi.

Jakupi nuk ka sqaruar se pse nuk ka bërë publike një gjë të tillë në kohën kur edhe ka pasur ofertën për të kaluar në PDSH.

alsat-m
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 19.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 9.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.8%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 19.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 9.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 14.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 23.8%
Back
Top