Ndikimi i Medias Ne Perceptimin Tone. A Eshte Njeriu Cfare Ai Sheh?

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Ndikimi i Medias Ne Perceptimin Tone. A Eshte Njeriu Cfare Ai Sheh?

Po lexoja studimine nje filozofi Italian Stefano Zecchi. E pikerisht me keto fjale e fillon ai fjalimin apo studiai e tij le te themi: “Njerezit jane ajo cfare shohin.”
Ky filozof solli disa menyra qe mund te behen shkak per kete gje nje nder to ishte Televizori.
Shume prej nesh shohin tv e filma por keto filma I shikojne edhe femije te moshave te ndryshme, a mendoni se ato skena kriminale qe jepen neper skena te ndryshme mund te krijojne stimulim sjelljesh kriminale tek shikuesi?
Nje nder te tjera ishte edhe interneti.
Nje nder mjetet me te perdorura te komunikimit masiv eshte padyshim interneti. Me qindra-mira adresa me materjale te pakontrolluara, ku mund te ekspozojne dhune te paster, gjithashtu edhe pornografia reklamohet hapur ne kete mas-media. Ne keto adresa mund te kete akses kushdo duke perfshire ketu edhe minorenet.
Cili mendoni se eshte ndikimi i ketyre gjerave ne nje realitet te tille?
A mund te pretendojme nga nje i ri shqiptare, qe, nepermejt pamjeve te tilla, te senciilizohet per demin qe sjellin sjellje te ngjashme me to?
Pres pergjigjet tuaja, me rrespekt Gjarperesha.
 
si tv ashtu dhe interneti ndikon kryesisht tek femijet....nuk pefshij ketu individe mbi 15 vjec........them vec femijet per faktin se ata nuk dine akoma shume gejra.,dhe gjejne rruge te terthorta per ti zbuluar.......kur e bejne ate nuk marrin parasysh rrezikun e gjetjes se tyre,por i duket trimeri te dije shume gjera per ate moshe qe ka ...qofte dhuna apo pornogrfia qe fatkeqsisht eshte pa pike censure ne tv apo net!
 
Kam pare nje video fantastike mbi kete teme. Do ta ve me posht qe ta shikoni.

Media eshte nje nga resourcet tona ku ne marrim informacione, por ku shikojme dhe degjojme gjera te reja nga te cilat krijojme dhe formojme idete dhe opinionet tona. Sado te rritemi ne nje familje me standarte te tjera, nga tv nga interneti degjojme dhe shikojme ndryshe, dhe duke e pare ate disa here mendojme se ato jane ok, dhe te drejta. Kemi shume te papritura, sidomos nga brezi i ri tani, dhe nga ato ne vazhdim.

Ja dhe video-ja per te cilen po flisja. Eshte nga nje faqe qe quhet "Black Cab Session" (Taksia e Zeze). Ai ka shkruar dicka qe e ndan me kamren dhe titullohet "I've been listening to the wrong radio station" (Kam degjuar nga stacioni i gabuar). Stacioni i radios ne kete video eshte shembull per lajmet, per revistat, gazetat dhe cdo gje qe ka te bej me median.

Kapitulli 28 (Dr. Benjamin Zephaniah
 
Mahh,
Une jam rritur me TV (si gjithe brezi im :p ),kam pare dhe gjera qe ndoshta per moshen qe kisha mund te mos ishin edukative,por dhe Pc e kam perdorur qe ne moshe te re, e megjithate sme duket sikur kam devijuar nga edukata qe kam marre nga familja.
Prandaj mendoj se TV-ja apo PC-ja mund te ndikojne tek te gjithe ata qe nuk kane nje baze te mire edukimi familjar..
 
media gjithmon ndikon tek njerezit dhe vecanerisht ka ndikuar shum ne popullin tone shqipetar. me futjen e telenovelave, te gjithe filluan ti kthenin jeten e tyre si telenovela, me futjen e filmave erotik, te gjithe filluan te benin skena vend e pa vend dhe degjoje lloj lloj fjalesh qe me pare si ke has ndonjeher. kronika e zeza qe shfaqin tv cdo dite, jo u vra , jo u pre, jo vrau veten, jo vrau burrin , jo gruan. keto i japin me shtyse te tjereve per ti bere keto verpime, edhe pse nuk i kan ne mendje , media pak a shum ti shtijne per ti bere keto veprime. me thoni pak ne kohen e xhaxhit ska patur kronik te zeze, si shkonte familja ateher, motra me vellain, apo prinderit tani?????? kuptohen kan shkuar aq mire sa kan nxjerr ne jete ato femije qe jemi rritur ne dhe qe gjykojm ate brez qe po vjen qe te gjithe jemi te llaftarisur sesi po evoluojn.
 
sigurisht ne krijesa jo komplet t'formume (dmth femijet) influencon po, duhet shum kujdes nga ana e prinderve (nuk pres ndihm edhe nga ana e tv, fatkeqsisht:()...
 
Ehh, media. Askush nuk e kupton se sa ndikon tek te menduarit e tyre nqs nuk fillojne te analizojne cdo informacion qe media perpiqet te percjelle. Masmedia eshte nje nga faktoret kryesore qe ndihmon t'i jape nje forme indentitetit social. Prandaj ne Amerike, ne pergjithesi ata qe ndjekin lajmet tek CNN kane bindje Demokratike ndersa ata qe ndjekin lajmet tek FOX, kane bindje Republikane. Ata luajne me falsitetet e llogjikes ne argumente,te cilet ne dukje tingellojne te vertete por ne fakt nuk jane -ad hominem, ad ignoratiam, apel kompleksi, apel autoriteti, etj.- dhe njerezit qe nuk kane studiuar llogjiken nuk i njohin keto koncepte, ose i njohin fare pak...keshtu qe media perfiton nga kjo.

Media eshte aq influence e madhe ne jeten e njeriut ne Shek.XXI saqe kufiri midis realitetit dhe virtualitetit po prishen, dhe nganjehere edhe nuk mund te dallohen.
Modelet neper revista nuk e kane fytyren pa pore, dhe ne fakt nuk jane edhe aq te dobeta.
Shumica e milionereve (te pakten ne Amerike) sipas nje studimi, nuk jetojne nje jete super luksoze sic portretizohet ne media. Ne fakt, njeriu qe tani eshte me i pasuri ne bote, Warren Buffet, i ka dhembet e verdhe nga kafeja, dhe jo te bardhe akull sic pretendohet te jete parametri ne shoqerine e sotme.
Media luan me konceptin "flattery" (lajken) duke shtuar narcisizmin ne mase, dhe ka krijuar nje bote me perfaqesime te realitetit, dhe prandaj realiteti po humb mes gjithe ketyre perfaqesimeve. Prandaj eshte rritur edhe sasia e menefregizmit sepse "whatever," kemi shume mundesi, sipas medias.
Per ata qe dine anglishten, rreth ketij koncepti, do tu sugjeroje librin "Mediated: How the Media Shapes Your World and the Way You Live in It" nga Thomas de Zengotita.
 
Ndikimi i televizionit te fëmijët

Televizoni është një nga mediat që ka më shumë ndikim në jetën e fëmijëve. Ata e shikojnë mesatarisht rreth 15 orë në javë.

Ndikimi i televizonit te fëmijët varet nga shumë faktorë, siç janë numri i orëve të kaluara para ekranit të vogël, mosha e tyre, personaliteti i tyre, fakti i të shikuarit televizor vetëm apo me të rritur dhe më në fund diskutimet që ata bëjnë ose jo me prindërit e tyre mbi përmbajtjen e asaj që kanë parë. Më qëllim minimizimin e efekteve negative të televizonit, është e rëndësishme të kuptosh ndikimin që, ky i fundit, mund të ketë mbi fëmijët.

Dhuna

Gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit, qindra studime kanë përmendur ndikimin e emisioneve të dhunshme mbi fëmijët dhe të rinjtë. Edhe pse është e vështirë të dalësh në një përfundim për një lidhje direkte nga shkaku në efekt, ndesh te një emërues i përbshkët që tregon që disa fëmijë mund të jenë të ndjeshëm ndaj pamjeve dhe mesazheve të dhunshme. Kërkuesit kanë identifikuar tri reagime të mundshme te fëmijët e ekspozuar ndaj një skene të dhunshme:

1. Rritje e ndjenjës së frikës

Fëmijët, në veçanti vajzat, janë më të prirura sesa të rriturit të paraqiten si viktima të dhunës në televizion. Kjo gjë mund t’i bëjë që të kenë frikë nga mjedisi dhe bota që i rrethon.

2. Paqëndrueshmëria përballë akteve të dhunës

Disa filma vizatimorë për fëmijë janë ndër emisionet më të dhunshme. Dhuna paraqitet aty nën një lojë komike dhe pasojat e saj reale paraqiten rrallë.

3. Rritje të sjelljes agresive

Kjo gjë është veçanërisht e vërtetë për fëmijët që janë të prirur të shfaqin sjellje agresive, pasi kanë parë një emision apo film të dhunshëm. Prindërit duhet të tregojnë një kujdes të veçantë ndaj emisioneve dhe edicioneve të lajmeve, kur ka ngjarje kronike, që fëmijët të mos jenë të pranishëm. Studimet kanë treguar se këta të fundit kanë shumë frikë dhunën që paraqitet në lajme, në krahasim me atë të çfarëdo emisioni tjetër, duke menduar se në edicionet e lajmeve transmetohen gjëra të vërteta. Sa më shumë që rritet një fëmijë, aq më shumë frika lidhet me ngjarjet reale të përshkruara në buletinet infoprmative, sepse ai është në gjendje të dallojë më mirë dhunën reale nga ajo e trilluar.

Efektet e televizionit në zhvillimin e fëmijëve

Televizioni mund të shërbejë në mësimin dhe në paraqitjen shkollore, nëse ai ka të bëjë me aktivtetet thelbësore në zhvillimin fizik dhe mendor të fëmijës. Koha e lirë për fëmijët, veçanërisht në moshë të vogël, duhet të jetë në pjesën më të madhe të rasteve e përbërë nga lojra, leximi i ndonjë libri, shëtitjet në natyrë, dëgjimi i muzikës ose praktikimi i ndonjë sporti.

Shikimi i televizorit është një aktivitet pasiv dhe një faktor përcaktues në problemin e mbipeshës te fëmijët. Sipas studiuesve, telespektatorët ndiejnë duke ndezur televizorin një efekt çlodhës dhe qetësues të papërsëritshëm, por që zhduket aq shpejt sapo ekrani i vogël fiket.

Ndërkohë që njerëzit ndiejnë në përgjithësi një ripërtëritje energjie pas një aktiviteti sportiv apo çloshës, ata kanë si tendencë të ndihen të zbrazur pas një seance televizori. Për më tepër, të stimulosh një mënyrë jetese në të njëjtin vend, televizioni mund të kontribuojë gjithashtu në mbipeshën e fëmijëve, duke bërë promocion të pavend të ushqimeve që duhet të konsumojnë ata.

Spektër
 
The media's the most powerful entity on earth. They have the power to make the innocent guilty and to make the guilty innocent, and that's power. Because they control the minds of the masses.

Malcolm X
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top