Origjina ballkanike e Ilirëve!

Bilderberg

Anëtar i ri
Origjina ballkanike e Ilirëve!

Duke mbetur gjithmonë në terrenin e bujqve-kafshërritës të parë, me origjinë indoevropiane ose të kthyer në të tillë nën ndikimin e popujve të stepave, mund të mendohet një skenar tjetër i « gjenezës » të ilirëve, diçka i ndryshëm nga ata të propozuar deri tani :
1. Ka shumë të ngjarë që djepi i origjinës së proto-ilirëve të jetë brendësia e viseve ballkanike, mjaft më në lindje ose në verilindje në krahasim me brigjet adriatike. Ajo përzierje mes aborigjenëve neolitikë, bartës të kulturës së « Evropës së vjetër » dhe të ardhurve rishtas gjithmonë neolitikë – të cilët që nga mijëvjeçari i V ose i IV p.e.s. duket se depërtojnë në Ballkan – domosdoshmërisht ka prodhuar një përplasje kulturash, skemat e të cilës janë përshkruar në të gjitha veprat serioze që flasin mbi indoevropianët e parë. Elementi kryesor që sugjeron idenë është ajo lidhje gjinore e natyrës gjuhësore me proto-trakët, gjë e cila sugjeron edhe rajonin gjeografik ku ka ndodhur fillimisht përzierja, e ndjekur nga përplasja.

2. Ky fenomen nuk është as i izoluar as edhe i përveçëm për proto-ilirët pasi, e njejta llogjikë mund të përdoret edhe për proto-helenët ose edhe proto-maqedonët, të ngjizur sikundër të parët nga përzierja e aborigjenëve neolitikë ballkanikë dhe neolitikëve proto-indo-evropianë. Me fjalë të tjera, jo vetëm që i gjithë indoevropianizimi i Ballkanit ka një djep të përbashkët por edhe « produkti » i përfituar ka tipare dhe elementa të ngjashëm. ثshtë vendi për të përmendur edhe njëherë atë bashkësi të gjërë kulturore, të kultit dhe pjesërisht etno-gjuhësore që u formua gjatë eneolitit në Ballkan, e njohur me emrin gjenerik pellazgë i cili, i parë nën të gjitha këndet e vështrimit, paraqitet si një fenomen mbarëballkanik, me shtrirje deri në Azinë e Vogël ose edhe në ishujt e Mesdheut lindor.

3. Pas disa shekujsh të kaluar në vend – kohë e nevojshme për të përsosur indoevropianizimin, për të ngjizur stukturat elementare por të dallueshme të natyrës hierarqike dhe paraetnike, duke përfshirë edhe elementë të glosës antike, grupime ose fise tashmë me origjinë indoevropiane proto-ballkanike fillojnë « pushtojnë » hapësirën gadishullore duke u çvendosur drejt Perëndimit dhe Jugperëndimit. Ato fiset tona « proto-ilire » - kushërinj të afërt me « proto-trakët », bile edhe me « proto-helenët » - mes drejtimeve të tjera, zgjedhin me sa duket Perëndimin dhe ndjekin rrugët natyrore të gadishullit. Nëpërmjet rrafshit të Kosovës, ata prekin veriun e Maqedonisë së sotme dhe mbrrijnë në rajonin e liqeneve të Ohrit dhe të Prespës, përpara se sa të përhapen mbi territoret e Shqipërisë së sotme dhe të Epirit. Gjithashtu, duke ndjekur luginë e Savës, më pas atë të Danubit, ata përhapen në fushën e Panonisë dhe çfaqen përgjatë bregdetit adriatik dhe jonian.

4. Shkrirja e « proto-ilirëve » me grupimet autoktone të tipit evropian ose ballkanik « i vjetër » që jetonin ndërkohë në viset adriatike dhe joniane, ndodh diku në mijëvjeçarin e IIItë p.e.s. Këta të fundit ndërkohë njohin metalurgjinë e bakrit dhe fillimet e metalurgjisë së bronzit. Në këtë stad, historia jonë përputhet me atë të historianëve shqiptarë, të cilët ngulmojnë – me të drejtë – për atë vazhdimësi të shquar të kulturës materiale lokale që vendoset që prej kohëve të errëta të bronzit të mesëm. Për më tepër, kjo vërejtje shkon në drejtimin e hipotezës së mësipërme pasi tretja e krijuar rishtas nuk ka asgjë të përbashkët me përplasjen : jo vetëm që « proto-ilirët » kanë mundur të fitojnë nivelin kulturor « mesatar » ballkanik si edhe teknikat industriale të indigjenëve përgjatë asaj kohe që ata kanë jetuar në brendësi të gadishullit por edhe « autoktonët » mund të kenë patur ndërkohë kontakte të shumta të të parakohshme me popullsitë e stepave. Në fund të fundit, të ardhurit rishtas sjellin dhe imponojnë praktika të reja varrosjeje siç është rasti i tumave, procese të reja poçerie « me shirita » si edhe elementë të reja gjuhe, duke tërhequr në këtë mënyrë pas vehtes masën e popullsisë lokale që ata gjetën në vend, në atë proces të gjatë të « ilirizimit » që zgjati disa shekuj, duke filluar nga epoka e bronzit.

اka është e re në këtë mënyrë kqyrjeje të parahistorisë përmblidhet nga fakti se:
Jo vetëm procesi i « gjenezës » të bashkësisë ilire nuk mund të merret i shkëputur nga procesi i indoevropianizimit të Ballkanit, por ai duhet kqyrur në dy rrafshe të ndryshëm kohorë dhe brenda dy kornizave të veçanta hapësinore por bashkëplotësuese.

- Rrafshi i parë është ai i fundit të neolitit dhe i fillimit të eneolitit, mbi të cilin krijohet përzierja fillestare mes substratit lokal, bartës i kulturës së « Evropës së Vjetër », dhe të ardhurve rishtas proto-indievropianë në një kornizë që përfshin zona të gjera të Ballkanit verilindor dhe qëndror. Ky proces parësor përfshin indoevropianizimin e Ballkanit dhe krijimin e popullsive proto-ballkanike, përfaqësuesit e tipizuar të të cilit mund të ishin pellazgët.

- Rrafshi i dytë është ai i fillimit të epokës së bronzit ndërkohë që korniza është ajo e Ballkanit perëndimor : gjatë këtij procesi të dytë indoevropianët proto-ballkanikë e shpërngulur ripërzjehen me popullsitë indigjene të bregdetit adriatiko-dalmat dhe të hinterlandit të afërt për të krijuar ilirët. Ura lidhëse mes këtyre dy proceseve është shtegëtimi ndërballkanik.

E parë si në një dyndje e vërtetë, e ardhur diku prej veriut, ky shtegëtim ndërballkanik ka lënë gjurmë të thella në parandërgjegjen e popullsive antike të gadishullit, përpara se sa të pavdekësohej nga autorët e lashtë si Homeri, Hesiodi, Eskili ose Euripidi. Megjithatë historia e kësaj ndërfutjeje njerëzore nuk mbetet një element i izoluar pasi ky fenomen do të përsëritet edhe në periudha të tjera më të vonshme. Të ardhur gjithmonë nga Lindja ose Veri-Lindja, grupime kalorësish të popujve të stepave, përparësitë teknologjike të të cilëve janë në rradhë të parë ato të natyrës ushtarake, do të dynden përsëri mbi viset e Ballkanit. Nuk është vështirë të mendohet se në këto kushte, këta pushtues të përkohshëm të kenë mundur të rrënojnë qendrat e banuara prej bujqish – metalurgë, ndërkohë që ndikojnë fuqimisht mbi jetesën e autoktonëve duke ju transmetuar dijet e tyre. Në të kundërt, është pothuaj e pamundur të meret me mend që këta luftëtarë kalorës, megjithë forcën dhe numrin e tyre të madh, të kenë mundur të përmbysin fund e krye pejzazhin evropian me anë të imponimit të gjuhëve të tyre indoevropiane, aty nga fundi i mijëvjeçarit të IItë p.e.s.

Një tjetër shteg i mundshëm, ai i tregëtisë dhe i shkëmbimeve parahistorike, mund të ndriçojë lidhjen e bërë prej arkeologëve të shekullit të mëparshëm mes ilirëve dhe bartësve të kulturës së Hallstatit, një popull i epokës së hekurit me origjinë nga viset e Danubit të Epërm dhe të Mesëm dhe të Austrisë së Sipërme që u bë i njohur për prodhimin e objekteve prej bronzi dhe prej hekuri, veçanërisht prej shpatave pa dorëz me teh të dyfishtë, si dhe për zbutjen e kuajve.

Duke lidhur në këtë mënyrë gjenezën e ilirëve me protohistorinë e indoevropianëve, bëhet e mundur pajtimi i një varg aspektesh kontradiktore të tezave të sipërpërmendura :
- pasardhës së proto-indoevropianëve dhe si pasojë indoevropianë ;
- prodhim i një evolucioni të gjatë gadishullor dhe përfundimisht autoktonë të Ballkanit ;
- shtegëtues në kërkim të hapësirave jetësore dhe si rezultat, të çfaqur disi vonë në pjesën perëndimore të gadishullit.

Ilirët dhe bota antike.
Megjithë vështirësitë për të rrethshkruar përhapjen territoriale të ilirëve, duke shfrytëzuar burimet antike greke dhe më pas romake, historianët lokalë janë të mendimit se etnosi i tyre popullonte një territor të gjerë, të kufizuar nga lumenjtë Sava, Danub, Morava, Vardar dhe nga deti Adriatik dhe Jon, si edhe nga masivet malore të Pindit deri në gjirin Ambracik. Duke ndjekur kartografinë e epokës, bëhej fjalë për një mori fisesh mes të cilëve, më të njohurit ishin : istrët, liburnët, japodët, desidiatët, dalmatët, ardianët, dardanët, peonët, autariatët, pirustët, parthinët, dasaretët, enkelejtë, taulantët, amantët, bylinët, antitanët dhe së fundi kaonët, thesprotët dhe molosët. Popullsi të tëra me origjinë ilire siç është rasti i mesapëve dhe japigëve mendohet se u shpërgulën në gadishullin Italik dhe u vendosën në pjesën juglindore të Apenineve ndërkohë që grupe të tëra dardanësh çfaqen në Azinë e Vogël përpara se të bënin pjesë në koalicionin legjendar të Trojës kundër pushtuesve akej.

Eshtë shumë e mundshme që fillimisht, emërtimi ilirë të ketë qenë përdorur për të përcaktuar një grupim popullatash që banonin në një zonë gjeografike shumë më të ngushtë. Kështu, me këtë emër, Herodoti përshkruan popullsitë enkelej, fqinje me maqedonët, ndërkohë që Tuqididi përmend taulantët, të cilët i quan ilirë që banonin përrreth Epidamnit – Durrësit – dhe më në jug, në Kaoni dhe në Thesproti. Së fundi, Pseudo-Skylaksi i vëren ilirët në jug të vendit të liburnëve deri në Kaoni. Mjaft më vonë, në periudhën romake – nëpërmjet pendës së Plinit të Vjetër dhe më pas të Apianit të Aleksandrisë – ky emër kthehet në një emërtim gjinor, duke përfshirë një varietet të madh fisesh që banojnë në një shtrirje të tillë – Iliria, që me këtë rast rrethshkruan edhe shpërndarjen e tyre gjeografike.

Po qe se i zëmë besë opinionit të specialistëve të gjuhësisë, i cili jo gjithmonë përputhet me atë të historianëve, emërtimi « ilirologji » ka vuajtur për një kohë të gjatë nga një lloj urie e tepëruar dhe nga një hipertrofi e tillë sa që mund të quhet « iliromani ». E thënë ndryshe dhe me fjalë të thjeshta, disa prej historiano-gjuhëtarëve e kanë përdorur doktrinën ilire si një thes ku mund të shtihet çdo send - të cilit nuk i është gjendur vendi tek thasët e tjerë. Nën pretekstin e një ngjashmërie më shumë të sajuar se sa reale dhe të mbështetur tek argumenta gjuhësorë të zbehtë për të mos i quajtur të dyshimtë, këta studiues kanë grupuar nën të njejtin emërtim fise dhe popuj që pak kanë të bëjnë me ilirët « e vërtetë ». Eshtë rasti i venetëve, i istrëve ose edhe i liburnëve, të cilët të tjerë historiano-gjuhëtarë evropianë kanë tendencë t’i shtien në një grup të veçantë « adriatiko verior », me një gjuhë që lidhet më tepër me atë italike. Pothuaj e njejta gjë mund të thuhet edhe për dalmatët, japodët dhe fise të tjera panoniane – ndoshta të dala nga trungu i përbashkët ilir, por ndërkohë të « çilirizuara » dhe pjesërisht të « italicizuara » nën ndikimin e fuqishëm të fqinjëve italikë.

Rasti i fiseve më jugore gjithashtu le vend për diskutim. Teza që pohon përkatësinë e ngushtë ilire të fiseve jugore siç është rasti i kaonëve, thesprotëve ose molosëve – duke cituar këtu ata më të njohurit që dikur banonin në Epir, bashkon me vështirësi rezultatet që vijnë nga gërmimet arkeologjike, ngjashmëritë kulturore dhe më në fund trajektoren e zhvillimit të strukturave shtetërore dhe politike. Ndërkohë që materialet arkeologjike dëshmojnë për lidhje të vjetra dhe të shumëfishta me botën ilire, afëritë kulturore – dhe gjuha – i lidhin me fqinjët e tyre maqedonas. Sidoqoftë, edhe për kundërshtarët e tezës ilire, bëhet shumë i vështirë pohimi që këto fise i përkasin katërcipërisht botës helene, të zotëruar nga Athina, Korinthi ose Sparta. Kuadri i përgjithshëm i jetës së tyre dhe organizimi shoqëror lejon të mendohet që, pavarësisht përkatësisë « etnike », paralelisht me ndërfutjen intensive në botën ilire, shkallë shkalle, ata kanë pësuar një proces helenizimi nën ndikimin e maqedonëve dhe të grekëve.

Historianët shqiptarë na sigurojnë se Ilirët merreshin me rritjen e kafshëve dhe të kuajve dhe praktikonin bujqësinë. Për më tepër, ata ishin metalurgë të mirë pasi dinin të nxirrnin, të shkrinin dhe të përpunonin bakrin dhe hekurin, që vinin nga minierat e vendit dhe si pasojë, ata ishin edhe kovaçë të shkathët ; shkurt, artizanë të zotë, të njohur dhe të çmuar nga bota antike. Për më tepër, Ilirët ushtronin shkëmbimin dhe tregëtinë dhe komunikonin me rajone të tjera të botës antike. Gërmimet arkeologjike të zhvilluara në një numur të madh tumash kanë nxjerrë në dritë një shumllojshmëri objektesh, që venë në dukje mjaft aspekte të jetës së përditshme ilire. Thikat me origjinë mikenase, fibulat dhe objektet e tjera femërore me origjinë italike, rruazat prej qelibari nga viset e Balltikut lejojnë të merret me mend gjeografia e shkëmbimeve të tyre. Përfundimisht, tablloja plotësohet me marrëdhëniet pronësore dhe të luftës, dy konstante krejt të zakonshme të jetës së fiseve ilire që për më tepër, ushtronin edhe piratërinë mbi anijet tregëtare të Adriatikut.

Dy mënyrat e privilegjuara të shkëmbimit, tregëtia dhe lufta, çuan në përierjen ose « kryqëzimin » e popullatave në viset kufitare. ثshtë racionale të mendohet se maqedonasit e vjetër kishin marrëdhënie të vjetra kushërillëku me fqinjët e tyre ilirë, elementë përbërës njerëzorë të të cilëve bënin pjesë në amalgamën e formimit atij kombi që nxorri burra të tillë si Aleksandri i Madh. Vetëm më vonë – me adoptimin e mënyrës së jetesës dhe të karakteristikave kulturore greke – maqedonasit shkasin drejt helenizimit të tyre të ngadalshëm por të sigurt. Ka shumë të ngjarë që gjithashtu, në territorin e dardanëve, ilirët të jenë përzierë rishtas edhe me trakët – një tjetër popull i lashtë ballkanik që jetonte në territoiret e sotme të Bullgarisë – dhe që ndante me të parët një origjinë të largët të përbashkët. Thellë në jug, ilirët u influencuan, thjesht për të mos thënë se u përzjenë, me helenët që për më tepër, themeluan përgjatë brigjeve të Jonit dhe veçanërisht të Adriatikut, një varg të tërë qytetesh, tregjesh ose kolonish me prirje të theksuar tregëtare, Epidamni - Durrës, të ngritur nga banorët e Korfuzit rreth fundit të shekullit të VIItë p.e.s (viti 627 ?) ose Apollonia, e themeluar nga korinthasit në vitin 588 p.e.s. Në shekullin e Vtë p.e.s, këto dy qendra tashmë ishin shëndrruar në qytete-Shtete të mëdha, të rrethuara me mure të trasha mbrojtëse, prapa të cilëve zhvillohej një aktivitet i rëndësishëm ekonomik. Duke përfituar nga forca e tyre, nga fakti që ato prisnin monedhën e tyre, nga rrjeti i fuqishëm i shkëmbimeve me pellgun mesdhetar dhe me hinterlandin ilir, ato u shkëputën nga ndikimi i metropolit grek dhe ndoqën një trajektore të pavarur dhe një dinamikë të tyren. Megjithë tensionet politike dhe luftrat për pushtet mes shtresave të ndryshme qytetare që çuan deri në luftën civile të vitit 436 p.e.s, Epidamni dhe Apollonia mbetën shembuj të një shoqërie civile dhe politike ; shkurt, një shoqëri qytetare. Porti tjetër jugor Aulona, konkurrohej nga dy koloni të tjera në jug të vendit : Orikos – Orikumi et Buthrotos - Butrinti.
Përveç përzierjes me fqinjët, ilirët vuajtën dhe pasojat e mërgimeve evropiane, siç është rasti i keltëve nga fillimi i shekullit të IV p.e.s, që vinin nga Veriperëndimi. Fise të tëra kelte siç është rasti i skordiskëve u ngulën në fushën danubiane dhe dëbuan popullsitë autoktone drejt jugut.

Kjo « bashkësi e gjerë kulturore dhe etnike, e cila në epokën e hekurit në bazë të zhvillimit të brendshëm ekonomiko-shoqëror, do të vazhdonte të zhvillonte më tej kulturën e vet duke i dhënë asaj një fytyrë gjithnjë më të përcaktuar etnike », ky territor i gjerë i banuar prej grupit ilir i përbërë nga bërthama të kristalizuara etno-kulturore ashtu siç ishin vërejtur prej autorëve antikë, njohu vetëm një bashkim politik ose shtetëror të pjesshëm dhe fragmentar, që preku në rradhë të parë rajonet jugore. Duke patur si të përbashkët një origjinë të njejtë dhe, pa asnjë dyshim, një varg vlerash, besimesh dhe elementë të tjerë shoqërorë, fiset si dhe bashkimet e fiseve u zhvilluan sipas trajektoreve të veta, shpesh të diktuara prej botës rrethuese dhe fuqitë fqinje. Ata u zgjeruan në territore të tëra, farkëtuan pushtete të natyrës politiko-ushtarake dhe krijuan perënditë e tyre – pra, një varg motivesh të vlefshme sipas të cilave ata fituan të drejtën të quhen popuj, ndërkohë që bashkësia e tyre s’mundi asnjëherë te ngrihet në nivelin e një « kombi ».

Formacionet e para autonome ilire u çfaqën gjatë shekullit të VII –VItë p.e.s. Ato u krijuan në formën e federatave të fiseve të ndryshme, brenda të cilave ekonomia bujqësore shtëpijake udhëhiqte fushat e jetës shoqërore. Megjithëse çfaqja e veglave dhe e armëve prej hekuri, paralelisht atyre prej bronzi, çoi drejt ndryshimeve të ndjeshme, kjo periudhë karakterizohet nga mungesa ose më mirë te themi egzistenca embrionare e elementëve që qëndrojnë në themel të ekonomisë së shkëmbimeve, do të thotë e shkrimit dhe e përdorimit të monedhave. Baza sociale e shoqërive të tilla mbështetet mbi bujqit dhe barinjtë e lirë ose gjysëm të lirë, të organizuar sipas modeleve fisnore ose sipas bashkësive agrare. Njëkohësisht, sikundër edhe tek fqinjët e tyre helenë, zhvillohet shpronësimi dhe kthimi në gjendje vartësie të popullsive të nënshtruara osë të ngadhënjyera gjatë luftës. Egzistenca e prospelatëve tek ardianët ose e dullëve tek dardanët, e vërejtur dhe e përmendur nga autorët antikë që e krahasojnë me gjendjen e hilotëve të spartanëve, përfaqson jo vetëm një formë të hershme të skllavërisë por njëkohësisht dhe të egzistencës të një shoqërie të hierarqizuar, vendi i parë në të cilën i takon basileut. Ky sistem u adoptua nga shumica e popujve ilirë të bregdetit adriatik, duke përfshirë këtu edhe taulantët si dhe enkelejtë, ndërkohë që kaonët dhe thesprotët kishin zgjedhur një sistem oligarqik. Megjithëse toka i përket të gjithë fisit, Bazileu ruan privilegje të rëndësishme, sidoqoftë të kufizuara nga një këshill, i cili mbetet instancë vendimore. Tërësia e këtyre faktorëve të organizimit shoqëror tek ilirët bën që shoqëria e tyre të konsiderohet si një shoqëri subjektesh që zhvillohet në gjirin e një « Shteti » territorial, pa mundur të krijojë përbërësit e një shoqërie politike.
Afëria dhe bashkëjetesa në të njejtën hapësirë gjeografike e dy tipeve të ndryshme të Shtetit dhe të dy shoqërive, Qyteti-Shtet dhe Shteti territorial sikundër shoqëria politike dhe shoqëria e subjekteve, është mjaft dobiprurës për zhvillimin e mëtejshëm të të fundit. Për më tepër, diferencat e vërejtura në nivelin shoqëror, kulturor ose ekonomik asnjëherë nuk krijuan një pengesë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Ato nuk përcaktojnë as edhe raporte force të veçanta, me qëllim që të favorizojnë sistemin shoqëror më të zhvilluar. Në të kundërt, basilenjtë ilirë u përzien në çështjet e qyteteve-shtete të afërt siç ishte rasti i mbretit të taulantëve, Glaukia, gjatë shekullit të IVtë p.e.s. Si përfundim, Shteti territorial « barbar » pëson influencën rrezatuese të qytetërimit helen dhe në disa raste përfundon duke u helenizuar, me adoptimin e strukturave sociale dhe politike të botës greke. Shpejtësia e këtij procesi dhe shkalla e helenizimit do të varet nga afëria me epiqendrën. Historia përmend rastin e maqedonëve por gjithashtu edhe atë të thesprotëve si edhe te molosëve të Epirit.
 
Origjina ilirike e Arbërve.
Duke u rikthyer në terrenin e shekujve të VItë – VIIItë të erës sonë, është e pamundur që të mos vemë re pështjellimin që mbretëron rreth Ilirëve tanë. Ata « barbarë » të frikshëm që tmerronin maqedonasit e parë me thirrjet e tyre të luftës si dhe ata piratë të egër që terrorizonin anijet romake të Adriatikut janë zhdukur prej kohësh, pa lënë asnjë gjurmë. Që prej rënies së mbretërisë ilire të Gentit (viti 168 p.e.s) dhe veçanërisht që prej nënshtrimit përfundimtar të Ilirisë (viti 35 p.e.s), pak nga pak territoret e tyre bëhen pjesë përbërëse e asaj « indivisum patrimonium » që përfaqëson Perandoria romake. Njerëz të lirë ose kolonë, banorë të qyteteve ose të thellësisë malore, të gjithë ilirët kthehen në banorë të civitas ndërkohë që, pas hyrjes në fuqi të Ediktit të Karakallës në vitin 212, ata bëhen qytetarë romakë. Gjatë kësaj periudhe, ata do të quhen ende ilirë për hir të një tradite që mbetet e dorës së dytë : në kuptimin e lidhjeve kulturore – duke përfshirë këtu edhe përdorimin e gjuhës së tyre që gjithmonë mbeti një gjuhë e folur, pa mundur të gjejë një shprehje të shkruar – ose, në kuptimin e prejardhjes së tyre gjeografike – një rajon i tërë që herë herë i bashkangjitet Provincës së Maqedonisë, herë herë Ilirikumit ose Dalmacisë – sipas nevojave të shpërndarjes territoriale të Perandorisë.

Vizioni origjinal i Dioklecianit në lidhje me ndarjen e botës antike në Perëndim dhe Lindje do t’a thellojë edhe më tepër këtë proces : tashmë të ndarë nga pikpamja administrative mes dy njësive të mëdha perandorake, ata përbëjnë një komponent të pandashëm të mozaikut etnik që karakterizon shoqërinë greko-romake. Një numur i madh individësh integrohen në strukturat e pushtetit, duke zgjedhur rrugën më të shpejtë : atë të karrierës ushtarake. Rasti i atyre perandorëve « ushtarë » të epokës të anarkisë ushtarake si dhe të asaj që do të vijë pas, e quajtur « ilirjane », ose e perandorëve ilirë të dinastisë Justiniane përbën një provë të shkëlqyer.

Në mënyrë të përmbledhur, bëhet fjalë për një element njerëzor të Perandorisë romake, i cili ka mundur të realizojë një integrim administrativ të konsiderueshëm dhe një pjesëmarrje shoqërore të rëndësishme, ndërkohë që mbetet në kontakt të vazhdueshëm me qytetërimin greko-romak, gjurmët e të cilit janë mjaft të dukshme në rradhë të parë mbi elitat e saj. Sidoqoftë, sikundër gjithandej në Ballkan dhe gjetkë, fshati dhe veçanërisht malësia shpëtojnë nga romanizimi i gjithëpushtetshëm dhe mbeten thellësisht ilire : me fjalë të tjera, duke përdorur gjuhën latine dhe më pas atë greke si mjet komunikimi në fushën administrative ose për nevojat e saj liturgjike, gjithçka të bën të mendosh se masa e popullsisë vazhdon të përdorë gjuhën e vet vendase dhe të zhvillojë një kulturë të vetën. Më tepër se kurrë në këtë fazë fundore të jetës së vet, fuqia e pashterrur e Perandorisë identifikohet me forcën e institucioneve të saj, territori i saj i paanë asimilohet me ndarjen administrative dhe së fundi, varieteti etnik i pamasë zhduket përpara bashkësisë artificiale të qytetarisë romake.

Gjatë shekullit të IV të erës sonë, prologu « barbar » arriti të thyejë ekuilibrin Lindje – Perëndim, në mes të të cilit gjendej vendi i ilirëve. Megjithë peshën e institucioneve dhe të ligjeve, megjithë ideologjinë e porsalindur judeo-kristiane, megjithë thellësinë e kulturës shumëshekullore, qytetërimit greko-romak ju desh të lëshojë terren përballë forcës brute të nomadëve të pagëdhëndur barbarë. Në këtë mënyrë, karta etnike e kontinentit ndryshon njëherë e përgjithmonë : shprehja latine rrudhet dhe arrin të mbahet në pjesën perëndimore të rrethqarkut mesdhetar, duke i lëshuar zonën e veriut gjermanikëve, ndërkohë që e folura greke braktis pjesën më të madhe të Ballkanit në favor të korpusit të gjuhëve sllave që tashmë përhapen nga Balltiku deri ne brigjet e detit Egje dhe nga deti i Zi në Adriatik. Atij që pranon këtë mënyrë të menduari, i duhet njëkohësisht të pranojë që kjo popullatë e Mesjetës së hershme, e dalë nga rrënja ilire, mundi jo vetëm t’i rezistojë asimilimit romak – siç është rasti i një varg popujsh të Ballkanit dhe gjetkë – por njëkohësisht, falë gjallërisë jetësore të saj, falë gjithashtu shtrirjes së saj të gjerë territoriale si edhe relievit malor vështirësisht të kalueshëm që shpesh i ka shërbyer si strehim, arriti t’i bëjë ballë edhe rulit petëzues sllav.

Pikërisht, kjo është edhe pika më delikate e të gjitha teorive të vazhdimësisë pasi na duhet njëkohësisht të pranojmë që « ilirët » e kësaj periudhe dhe pasardhësit e tyre formojnë një rast të veçantë, unikal në llojin e tij dhe jashtë çdo lloj skeme drejtuese të shpërndarjes së grupeve etnike mbi kontinentin evropian. Në të vërtetë, në të njejtin rast gjenden edhe Vllehët : këta kushërinj të largët të ilirëve – nga ana e rrënjëve të përbashkëta – mbeten të vetmit gjallues të shtratit indigjen ballkanik të romanizuar.

Ndërfutja në Ballkan e Bullgarëve (fundi i shekullit të Vtë) dhe më pas e Sllavëve (shekulli i VI-VIItë) shfaqet si elementi kryesor i një procesi të gjatë asimilimi, gjithandej i pranishëm, që prek tërësinë e viseve ballkanike duke përfshirë dhe Ilirikumin e vjetër. Ai u përshpejtua nga njëra anë nga dinamizmi demografik të popujve të rinj dhe nga ana tjetër nga palëvizshmëria, dekadenca dhe rënia e institucioneve të romanizuara si dhe e strukturave autoktone. Përveç disa « ishujve të bizantinizuar », të krijuara përreth qendrave të mëdha urbane dhe rreth e qark zonës së Konstandinopojës, pjesës tjetër – duke përfshirë këtu edhe pjesën më të madhe të Greqisë – ju desh të përballonte stigmatët e pushtimit sllav deri në shekullin e VIIItë, për të mos thënë deri në shekullin e IXtë. ثshtë më se e mundshme që, nën presionin e porsaardhurve kroatë dhe serbë, pjesa më e madhe e « Ilirëve » të jetë shkrirë në masën tashmë vendase ndërkohë që një pjesë e autoktoneve të jetë çvendosur ose shtyrë nga zonat fushore dhe bregdetare drejt brendësisë malore, gjë e cila ndikoi në forcimin e mjedisit autokton lokal mjaft të shpërndarë si dhe në gjallërimin e shprehjes verbale, gjithashtu në shuarje. Historianët shqiptarë na sigurojnë se fenomeni sllav, i cili preku në mënyrë të ndjeshme rajonet danubiane, brigjet dalmate si edhe zonat e brendshme të Rashkës deri në Maqedoni, nuk mundi të prekë në mënyrë të qëndrueshme – ose të themi që preku të paktën pjesërisht – provincat diokleciane të Pevalitanisë, të Epirus Nova (Epiri i Ri) dhe të Epirus Vetus (Epiri i Vjetër). Sipas tyre, megjithë egzistencën e një farë shkalle të « romanizimit » si dhe të vënies në provë sllave, grupi jugor i « kombit » të madh ilir mundi të ruajë dhe të zhvillojë identitetin e tij të përveçëm si edhe gjuhën e tij të folur, shkurt shprehjen e ngushtë të këtij identiteti, në një hapësirë që përputhet pak a shumë me shtrirjen gjeografike të Shqipërisë së sotme dhe të Kosovës.

Ndërkohë që hordhitë e para sllave synuan qytetet e lulëzuara të jugut të gadishullit (Selanikun, Konstantinopojën), duke zgjedhur akset rrugore që zbresin nga Danubi dhe që si rrjedhojë përshkojnë provincat dardane dhe të Epirus Vetus, ato të mëpastajmet përshkuan dhe rrënuan brigjet adriatike, duke zbritur deri në Prevalitani ose edhe në Epirus Nova. Dukuria më e thekur e ortekut sllav ishte krijimi i « Sklavinies », këto ngulitje të pavarura në thellësi të tokave bizantine të cilat i rezistuan ringadhënjimit perandorak. Ngulitje të tilla patën jetë të gjatë në Maqedoni, në Trakë si dhe në tokat greke : në Thesali, në Beoci ose në Peloponez. Të nisur nga Maqedonia, grupe të tëra sllave u vendosën në luginat e Devollit, të Osumit ose të Vjosës. Vetëm në kohën e Justinianit të IItë - Hundëprerit, Perandoria bizantine ndërmorri detyrën e vështirë që të çvendosë një pjesë të këtyre popullatave drejt Azisë të Vogël me qëllim që të rimerrte akset tradicionale të transportit siç ishte rasti i via Egnatia, që lidhte Konstantinopojën me pjesët e tjera të botës latine. Sidoqoftë, një numur specialistësh janë të mendimit se grupime të rëndësishme me origjinë serbe u vendosën në fushat perëndimore të Adriatikut të poshtëm, ose e thënë ndryshe në viset e Shqipërisë së sotme, duke ju shmangur qyteteve si dhe zonave malore. Ato paraqiten në këtë mënyrë si një nga kompozantet etnike të përzierjes së popullatave lokale gjatë Mesjetës.

Megjithatë, historianët shqiptarë ngulmojnë se « …gjithsesi, burimet historike, të dhënat arkeologjike e ato gjuhësore, i kanë shtyrë studiuesit të dalin në përfundimin se brezi perëndimor i Ballkanit që përfshihej në provincat diokleciane të Prevalit, Epirit të Ri dhe të Epirit të Vjetër, me një shtyrje ku më shumë e ku më pak të thellë drejt brendësisë, është ndër rajonet më pak të prekur nga kolonizimi sllav. Përkundrazi, popullsia e hershme autoktone iliro-shqiptare u përforcua në këtë gjerësi gjeografike me grupe të tjera iliro-shqiptare të ardhura nga viset e brendshme, ku invazioni sllav kishte qenë masiv ».

S’ka asnjë dyshim që për mendimin shkencor shqiptar ky përfundim është jo vetëm logjik por edhe i vetmi që mund të shpjegojë atë çka quajtëm më sipër « vazhdimësinë iliro-shqiptare », në rradhë të parë si një « vazhdimësi të banimit » e ndjekur nga një « vazhdimësi kulturore dhe etnike ». E megjithatë, ai jo vetëm është përmbledhur shumë shpejt por njëkohësisht është formuluar edhe mjaft ngathët nëqoftëse pretendon të shërbejë si argument i pathyeshëm për të justifikuar shëndrrimin e thellë që pësoi vendi ilir nën perandorinë romake (perëndimore dhe lindore). Ende më pak ai mund të përdoret në rolin e një përgjigjeje të denjë ndaj asaj vërejtjes këmbëngulëse të « hiatusit kronologjik të rëndësishëm mes [zhdukjes së] ilirëve dhe [çfaqjes së] shqiptarëve ».

Pas kësaj kqyrjeje të horizontit shkencor, bëhet më se e qartë që kjo « çështjeje e ndërlikuar e origjinës së shqiptarëve » paraqitet para së gjithash si një çështje bindjeje të thellë. Eshtë pikërisht kjo bindje që shtyn të kërkohet metoda adekuate dhe të mblidhen provat e përshtatshme në vend që të jenë provat ato që orientojnë mendimin.

Lidhur me kampin e parë – atë të skeptikëve ndaj origjinës ilire të Arbërve - si mund të shpjegohet ndryshe kjo prirje që gjen burimin në grindjen e përjetshme mes arkeologëve dhe gjuhëtarëve në lidhje me indoevropianët e mjergullt dhe që çon në hulumtimin e Mesjetës me anë të një instrumenti kërkimi gjuhësor, i prodhuar enkas për proto-historinë ?
ثshtë më se e kjartë që argumenti gjuhësor mbetet fort i brishtë për t‘u përdorur si mburojë ndaj vërejtjeve dhe pyetjeve që e tejkalojnë pragun e intuitës. Kështu, megjithë ndërlidhjet dhe afëritë e shqipes me rumanishten, këto dy gjuhë mbeten po aq të pakuptueshme ndaj njera tjetrës sikundër dhe greqishtja ose serbishtja me shqipen. Bile edhe ato të famshmet « struktura gramatikore » nuk janë një përjashtim shqiptaro-rumun ose shqiptaro-vlleh pasi, para së gjithash bëhet fjalë për një dukuri të përgjithshme që herë herë quhet « bashkim gjuhësor ballkanik » herë herë « fushë gjuhësore ballkanike ». Me fjalë të tjera, një bashkësi e tërë e gjuhëve ballkanike (rumanishtja në format e saj të ndryshme – duke përfshirë edhe arumanishten e Vllehëve, bullgarishtja dhe maqedonishtja – dhe në shkallë më të vogël edhe serbishtja, gjuha shqipe në dy variantet e saj – gegë dhe toskë, greqishtja e sotme bile edhe turqishtja) ndajnë mes tyre ngjashmëri të shumta të natyrës fonetike, morfologjike, sintaktike dhe leksikale, të cilat nuk rrjedhin nga fakti se gjithë këto gjuhë paskëshin një origjinë të përbashkët.

Duke ndrruar kampin – dhe bindjen, të tjera pyetje lindin në kokë. Përse duhet ngritur një teori e tërë e gjenezës që zhytet drejtpërdrejt në mjergullën e parahistorisë, duke shmangur me shumë kujdes të gjitha proceset e përzierjes së popullatave ? Përse duhet lënë pas dore çdo afëri gjuhësore, që dëshmon për lidhjet e vjetra dhe të thella me botën rrethuese në zhvillim të vazhdueshëm ? Përse duhet minimizuar, për të mos thënë fshehur, ngulja e sllavëve të shekullit të VIIItë në tokat e quajtura shqiptare, një prezencë që përforcohet nga pushtimi bullgar i shekullit të Xtë ? A është fjala për një tundim nacionalist apo për një krenari kombëtare që errëson pamjen dhe që ve përbërësin njerëzor dhe territorial shqiptar në një situatë të paqëndrueshme në lidhje me prirjen që vepron mbi bashkësinë ballkanike ?

Sado të rralla dhe fragmentare të jenë elementët që vijnë nga Lashtësia dhe Mesjeta e Hershme, është karakteristike fakti se mjediset e specializuara historike projektojnë vështrimin dhe gjykimin e sotëm mbi të kaluarën, pa bërë përpjekjen e nevojshme dhe të domosdoshme të respektit të shpirtit të epokës. Në këtë mënyrë, krijohet përshtypja se grupimet njerëzore ende heterogjene të atëhershme - të strukturuara rreth marrëdhënieve të pronësisë, të diferencuara nëpërmjet dhunës dhe të identifikuara nëpërmjet lidhjeve të gjakut, të afërisë territoriale ose të shprehjes verbale të përbashkët s’janë gjë tjetër veçse kombet e sotme. Askush nuk i shpëton tundimit të shenjtërojë origjinën nëpërmjet kungimit në kazanin e stërlashtë, nëpërmjet krijimit të atyre mijra lidhjeve të mirëqëna ose të sajuara mes ballkanikut të sotëm të mijëvjeçarit të tretë dhe deka-stërgjyshit të tij të lashtë të fillimit të mijëvjeçarit të parë. Përse atëhere duhet të vemë në kryq historianin shqiptar që kqyr Ilirin ose Arbërin me admirimin krenar të stërnipit, ndërkohë që homologu i tij grek betohet mbi kryen e Helenit athinjot ose teban – duke ditur që si njëri dhe tjetri janë të ndërgjegjshëm që nga të parët i ndan një pafundësi ndërfutjesh njerëzore bullgare, sllave, latine, turke… Në ç’mënyrë – përveç frymëzimit nacionalist – mund të tentohet një barazvlerë në këtë botë absurde ballkanike ku edhe Serbi më i thjeshtë gdhihet dhe ngryset nën nanuritjen e bëmave të car Stefan Dushanit ose të vajit të Fushë Kosovës, ku edhe Maqedoni më i rëndomtë beson se në rremat e tij rrjedhin disa pika gjaku nga të Lekës së madh ?
* * *
Ja pra, mundëm kështu të mbyllim lakun e famshëm kohor, me çfaqjen e jashtëzakonshme të atyre arbërve-shqiptarë misteriozë. Po qe se i besojmë dëshmisë së bizantinit të parë që mundi t’i shohë me sy, mezi arrijmë të kuptojmë që ata janë të aftë të mbajnë amët dhe të ndjekin pas udhëheqësin e tyre ; pra, që ata dijnë të sillen si ushtarë – dhe që për më tepër, janë besëtytë. Na duhet të presim disa vjet – dhe kësaj rradhe bëhet fjalë për dëshminë e një bizantineje – për të mësuar se ata jo vetëm dinë të flasin por edhe që janë të besueshëm përderisa ju jepet për administrim një qytet si puna e Dyrrahit. Do të kishim dëshiruar që, megjithë shqetësimin e tyre për të riprodhuar besnikërisht bëmat e luftës kundër gjeneralëve rrebelë ose kundër normanëve, këta kronikanë – të shtyrë nga kurioziteti i thjeshtë – të na sillnin disa detaje lidhur me këta arbër që sapo i kanë zbuluar : gjuhën e tyre, zakonet ose mënyrën e jetesës, mënyrën e tyre të veshjes ose të luftuarit… Asgjë prej gjëje nuk arrijmë të kuptojmë : në lidhje me këto elementë, që i përkasin një populli të tërë që « ngulet befasisht » në tokën e tyre dy hapa më tej Konstandinopojës, bizantinët mbeten të heshtur për një kohë të gjatë, megjithë traditën e pasur prej historianësh dhe shkrimtarësh që i ka shtyrë deri në fund të botës në kërkim të popujve të rinj.
Përse një gabim i tillë, për të mos thënë harresë, ndaj këtyre « të porsaçfaqurve » nga ana e zotëruesve të vendit, që deri atëhere kishin parë dhe ishin përleshur kundër një togu pushtuesish, që të gjithë aq mirë të identifikuar dhe të klasifikuar : gotë, hunë, avarë, antë, sarmatë, peçenegë, komanë, sarraçenë, skithë, sikundër edhe persë, arabë, numibianë, pa harruar bullgarët, serbët apo dhe kroatët « tashmë ballkanikë » ose së fundi edhe latinët normanë ose venedikas ? Sepse bizantinët nuk zbuluar asgjë prej gjëje, të paktën diçka të re që ja vlente barra qiranë për t’u përshkruar. Ata i kishin patur përpara syve, banorë të këtyre territoreve që prej kohësh që s’mbaheshin mend dhe për më tepër subjekte besnikë të perandorisë romake. Përfundimisht, bizantinët fillojnë dhe i shohin si të ndryshëm – si një entitet të ri – duke filluar nga momenti që këta arbër dalin ndesh interesave të tyre në këtë qoshe të perandorisë, e quajtur me këtë rast Arbëri.
Deri atëhere dhe megjithë trazirat etnike ose fetare që kishin tronditur perandorinë, qytetet e vjetra të bregdetit siç është rasti i Ulqinium - Ulqin ou Dyrrahi – Durrës kishin mundur të përballonin pushtimin e huaj, duke zbatuar një lloj autoadministrimi sipas shembullit të « communو civitates » të epokës romane dhe nën udhëheqjen e arkondëve lokalë, duke filluar nga shekulli i VIItë. Prapatoka (hinterlandi) e lidhur me këto qytete – ai që do të njihej më tej me emrin Arbanon – bënte pjesë në temën e Dyrrakionit të paktën që prej shekullit të IXtë ndërkohë që popullsia, më tepër se aleat i bizantinëve, gëzonte statusin e izopolitisë në marrëdhëniet e saj me perandorinë. Në të kundërt, sapo që ky vend shëndrrohet në një terren ku përplasen interesat, një fushë beteje mes bizantinëve dhe latinëve – me arbërit mes tyre si element pjesëmarrës, emri i tij çfaqet gjithmonë e më tepër në kronikat perandorake dhe nëpërmjet sulmuesve, ai ngadhënjon mbarë Europën.
----------------------------------
 
1) Kjo tezë e mbrojtur kohët e fundit nga Pierre dhe Bruno CABANES në veprën e tyre të përbashkët – Passions Albanaises, de Berisha au Kosovo, Odile Jacob, Paris 1999, i bën eko një hipoteze të mëparshme të tyre që sugjeron se kultura e dardanëve ishte e afërt me atë dako-gete. Shih mbi këtë çështje : Pierre CABANES – Les Illyriens de Bardylis à Genthios, IVè – IIè sièle avant J. C., CDU - SEDES, Paris 1988. Ka të ngjarë që kjo teori të ketë krijuar habitje në Tiranë, ndërkohë që të ketë ngjallur një stuhi në Beograd. Përballë bindjes së patundur të Selami Pulahës, i cili deklaron që përkatësia e dardanëve në konstelacionin ilir bën pjesë në ato « postulate të padiskutueshme të historiografisë moderne », një dhjetëvjeçar më parë, universitari serb Milutin Garashanin bënte dallimin e prerë mes konceptit etnik (?) të ilirëve me atë administrativ të Ilirikumit, i cili paskish tendencën për të shtrirë kufijtë e ilirëve deri në Savë ose edhe në Panoni. Në kalim, ai nënvizonte që i njejti gabim është bërë edhe në thellësi të Ballkanit ku dardanët janë konsideruar gabimisht si ilirë, ndërkohë që ata i përkasin botës peone-trake. Thjesht për të dhënë një pamje të asaj fryme që mbretëron në gjirin e historiografisë serbe ndërkohë që ajo trajton problemin e ilirëve, mfjafton të thuhet që edhe Garashanini nuk arrin të imponojë autoritetin e tij mes të vetëve. Kنshtu, menjëherë pas botimit të librit të tij, ai u sulmua me një egërsi të veçantë nga kolegu i tij Klajkiç i cili e kritikonte me forcë lidhur me pohimin se « origjina paleo-ballkanike e shqiptarëve s’mund të vihet në dyshim ». Mbi këtë çështje shih : Selami PULAHA - On the Autochthony of Albanians in Kosova and the Postulate of the Massive Serb Migration at the end of the XVIIth Century, në : International Journal of Albanian Studies (IJAS), Vol 1, fall 2, New York, 1997; Milutin GARASANIN - The beginnings and origins of the Illyrians, në : Illyrians and Albanians, Serb Academy of Arts and Sciences, Belgrade 1988; ose dhe : Hugo ROTH – Kosovo Origins, Belgrade, 1996.

(2) Kolektiv autorësh (Instituti i Historisë - Akademia e Shkencave të Shqipërisë) - ibidem.

(3) Federata e parë që përmendet në tekstet antike ishte ajo e taulantëve, e përzjerë në luftën civile që shpërtheu në Epidamn në vitin 436 p.e.s, ku ilirët morrën anën e aristokratëve të dëbuar nga qyteti. Në vitin 423 p.e.s, kaonët dhe thesprotët u lidhën me spartanët e Lakedemonisë në fushatën ushtarake në Akarnani nderkohë që, gjatë luftës së Peloponezit, mbreti Perdika II i Maqedonisë kërkoi ndihmën e spartanëve për të luftuar kundër lynkestëve, të vendosur rreth liqenit të Ohrit. Kështu, gjatë përpjekjeve për të shkruajtur historinë e tyre, maqedonët e sotëm vendosin përplasjet e para me ilirët në periudhën e mbretit Perdika i Irë, themeluesi i mbretërisë së parë. Përplasjet vazhdojnë gjatë periudhës së Filipit të Irë i cili vritet gjatë luftimeve, dhe më tej gjatë periudhës së Aeropit të Irë që më në fund arrin t’i thyejë fiset ilire.

(4) Gjeografi antik Strabon (58 p.e.s. – 21 ose 25 e.s), në Librin e tij të VIItë të Geographica-s së tij të çmuar, vëren se « ..mospërdorimi i monedhave është një karakteristikë e Ilirëve të Dalmacisë, gjë e cila i afron ata me barbarët e tjerë. »

(5) Shih mbi këtë çështje : Noel MALCOLM – Kosovë, një histori e shkurtër (Kosovo, a short story), Bot. Koha, Prishtinë, 1998; Kolektiv autorësh (Instituti i Historisë - Akademia e Shkencave të Shqipërisë)- Historia e Popullit Shqiptar v.I dhe v II, bot. Toena Tiranë, 1994 – 2002 ; si edhe : Alain DUCELLIER, - La Façade maritime de l’Albanie au Moyen Age : Durazzo et Valona du XIe au XVe siècle, Institute for Balkan Studies, Thessalonique, 1982.

(6) Në terma më të kjarta, këto ngjashmëri prekin sistemin kazual (sinkretizmin e gjindores dhe të dhanores), sistemin foljor (formimin e kohës së ardhme, reduktimin e përdorimit të pjesores, lidhorja në përdorimni e saj të drejtpërdrejtë), nyja shquese e bashkëngjitur në fund të emrit, formimin e numërorëve, përdorimin e formave të reduktuara të përemrave si plotës i kundrinës së drejtë ose të zhdrejtë – pa llogaritur gjithashtu ngjashmëri të theksuara në fjalor, frazeologji ose dhe fonetikë. Për detaje më të hollësishme, shih : Olga Misecka TOMIC – The Balkan Sprachbund Properties : an Introduction to Topics in Balkan Syntax ans Semantics. Dans : wwwlot.let.uu.nl/GraduateProgram/LotSchools/Summerschool2003.
----------------------------------------------------------------------------------------------
Ka të ngjarë që një libër diku përmban të vërtetën. Por, për t’a gjetur këtë perlë të rrallë,duhen lexuar të gjitha librat.
Epilog.
Gjithçka fillon në shekullin e XItë, dhe shkaktari i parë i këtij debati ndërballkanik që ka shkaktuar zënka të panumërta është një bizantin. Në të vërtetë, ai as që imagjinonte se dhjetë shekuj më pas do t’a quanin kësisoj. Në kohë të vet, çdokush vetëquhej romak (romaioi). Ndoshta romak i lindjes, por sidoqoftë romak. Ja edhe skeda identifikuese e tij : Emri : Mihal Attaleiatès (lindur më 1028) vendlindja : Attaleia – Pamfili (Azi e Vogël), profesioni : historian karriera: autodidakt, këshilltar juridik pranë prandorëve Roman i IV Diogjeni (1068-1071) dhe Mihal VII Dukas (1071-1078). Ky Mihali ynë historian nuk dyshonte aspak që duke shkruar kronikën e bëmave të adashit të tij perandor do të hynte përfundimisht në Histori – dhe do të citohej aq bollshëm nga Wikipedia dhe Google. Sikundër çdo kronikan i ndershëm, ai mjaftohej të shkruante atë çka i shihnin sytë dhe të rregjistronte atë çka i dëgjonin veshët. Ai vdiq në vitin 1085. Ndërkohë, ai kish përmendur tre herë rresht në « Historinë » e tij emrin Allvanoi – Allvanitai (lexo : Arbër).Nga ky moment, asgjë nuk rrodhi si më parë në Ballkan : koha u ndal për një çast dhe u dyzua – përpara çfaqjes së Arbërve dhe pas çfaqjes së tyre, ballkanikët humbën qetësinë, historianët gjumin. Në të njejtën mënyrë që Herodoti konsiderohet « babai i Historisë », Attaleiatès mund të mbahet si « babai i Arbërve ».
 
Misteri Origjinal.
اdokush që jeton në ditët e sotme, i karakterizuar nga një shpirt racional dhe mendim kritik, e kalon informacionin e Attaleiatès nëpërmjet filtrit të dyshimit : a mos vallë është gabuar historiani në pohimin e tij ? Me fjalë të tjera, rilexon tekstin disa herë dhe përfundimisht fillon kërkon tekste të tjera të asaj periode. S’ka asnjë dyshim : autori i përmend disa herë Arbërit si grupim luftëtarësh që gjendet krahas grupeve të tjera Latinësh në Itali, në shërbim të gjeneralëve rrebelë bizantinas. Ky grup njerëzor ka të njejtat prerogativa sikundër latinët (lexo : bizantinasit) dhe që, përfundimisht, çfaqet rishtas në rradhët e një ushtrie rrebele në rrethinat e Dyrrachion (Durrësit), së bashku me Romanë dhe të tjerë Bullgarë. Kureshtarët mund t’a lexojnë tekstin (në anglisht) tek Dr Elsie : (http://www.albanianhistory.net/texts/AH1038.html).

Më tej, informacioni përforcohet nga dëshmia e një bizantineje tjetër, Ana Komnena, e shkruar disa vjet më vonë.Rrëfimi i Komnenës përshkruan fushatën ushtarake të babait të saj, Perandorit Aleks I Komneni (1048 - 1118), kundër normanëve të Robert Guiskardit në vitin 1081. I plagosur dhe i dëshpëruar nga humbjet e pësuara në Durrës dhe në luginën e Karzanes (Erzenit), Perandori i besoi qeverisjen e qytetit një fisniku, një farë Komiskortès, « me origjinë nga Arbëria ». Diku më poshtë, ajo shton se bëhet fjalë për një popull miqësor që shpesh herë e kish përkrahur pushtetin perandorak. Në një rast tjetër, megjithëse fort përafërsisht, gjithmonë e njejta bizantine përshkruan edhe vendin e këtyre Arbërve, Allvanon – Arbanon, diku rreth luginës së sipërme të Shkumbinit.
Ndërkohë dëshmi të tjera vijnë dhe i ngjiten të parave : një dorëshkrim anonim serb riprodhon një tekst bullgar të fillimit të shekullit të XI ku Arbanasit - Arbër përmenden mes popujve të tjerë gjysëm besimtarë (jo ortodoksë) ; një historian tjetër bizantin përmend një fisnik Arianitès në shërbim të perandorit Vasil i II kundër bullgarëve të Samuelit të Irë…. Nga momenti që s’mund të vihet më në dyshim egzistenca e një populli të tillë, debati historik mer formë tjetër : nga na dolën këta Arbër – Allvanitai ? Ja pra cila është esenca e problemit më irritant dhe më të pazgjidhshëm që ngre Ballkani mesjetar, sipas Alen Dyseliesë, një historian francez i ditëve të sotme, ndoshta specialisti më i përmendur i Bizantit mesjetar.
Në funksion të qëndrimit ndaj këtij problemi, bota e historianëve ndahet në dy kampe :
1) Kampi i atyre që pohojnë se Arbërit janë të ardhur.
2) Kampi i atyre që mendojnë se Arbërit janë vendas.
Sejcili prej këtyre kampeve gjendet përballë një të panjohure të re, po aq të pazgjidhshme :
1) Në qoftëse Arbërit janë të ardhur, atëhere nga ç’vend i botës kanë ardhur për t’u ngulur në Shqipërinë e sotme ?
2) Në qoftëse janë vendas, cili është ai element lokal që krijoi këta Arbër dhe në ç’mënyrë u krijuan ?Një nga metodat më të pagabueshme për të zbuluar djepin e origjinës së Arbërve është analiza e homonimeve dhe e toponimeve.
Me fjalë të tjera : a ka ndonjë vend ose ndonjë popull tjetër rreth e qark ose në botë që përmban rrënjën Arb – Alb ? Natyrisht që ka; për shembull, një rajon të tërë diku pranë Lazios në qendër të Italisë quhet Albano. Pra, me pak përpjekje deduktive, Arbërit dalin në këtë mënyrë me origjinë nga Italia. Në një rast tjetër, Albany është emri primitiv i Skocisë – pra Arbërit paskan adhur nga veriu i Anglisë. Një i tretë vëren se dikur ka egzistuar një Albanie në Kaukaz – e njohur ndryshe edhe Aghbanie, Aghouanie, Aluanie – pra Arbërit qënkan me origjinë nga Azerbajxhani i sotëm. Mbetet për t’u eksploruar edhe pista e Albany-së të Sh.B.A – dhe me këtë rast të vërtetohet se Arbërit e Amerikës kanë përshkuar oqeanin Atlantik në sens të kundërt pesë shekuj përpara Kristofor Kolombit. Pra, ata braktisën Nju Jorkun primitiv dhe u ngulën në brigjet e Adriatikut. Sidoqoftë, sejcili prej partizanëve të varianteve ardhacake duhet të reflektojë për t’ju përgjigjur të paktën tre pyetjeve thelbësore :
- përse ky popull u shkul me kuç e me maç ? (pasi në të kundërt do të kishin lënë gjurmë në vendin e tij të lindjes, ndërkohë që gjurmë të tilla nuk shihen kërrkund.. )
- për ç’arsye jetësore ai braktisi atdheun e tij origjinal për t’u ngulur në Shqipërinë e sotme ?
- si ka mundësi që syve aq të vëmendshëm Bizantinas ju ka shpëtuar një turmë e tillë laragane ? (pasi ata nuk na kanë lënë asnjë dëshmi lidhur me një dyndje të tillë!) Të rrallë janë ata që vazhdojnë dhe mbështesin sot idenë e ardhjes nga larg të Arbërve. Sidoqoftë, mbetet shkrimtari dhe historiani serb Vuk Drashkoviç, politikan i kohës së tij, i cili vazhdon t‘i besojë variantit azeri të Kaspikut!Përballë brishtësisë logjike të tezës së Arbërve ardhacakë nga fundi i botës, teza tjetër e krijimit në vend merr një vlerë të veçantë. Por në këtë rast, gjithë debati përqëndrohet në kuptimin e shprehjes « në vend » - për çfarë vendi bëhet fjalë ? Pjesa dërrmuese e historianëve shqiptarë është e mendimit që vendi në fjalë është Shqipëria e sotme si dhe viset e tjera të populluara nga popullsi që flasin shqip (Kosova).Të tjerë historianë ballkanikë mendojnë se Arbërit vërtet janë një popullsi vendase – por në kuptimin ballkanik të fjalës, dhe kjo popullsi është ngulur në këtë vend - Shqipërinë e sotme, diku në fillim të Mesjetës së hershme.Ata më radikalët mes historianëve të teorisë së nguljes janë të mendimit se koha e nguljes së tyre është edhe më e vonshme – shekulli i XIIItë ndoshta edhe fillimi i shekullit të XIV.Me fjalë të tjera, aktualisht, debati zhvillohet mes partizanëve të «autoktonisë së Arbërve » dhe partizanëve të « Arbërve nomadë ».Si të parët dhe të dytët duhet t’ju përgjigjen pyetjeve të mëposhtme :
1) Mbi ç’bazë njerëzore të mëparshme u krijuan Arbërit ?
2) Si ka mundësi që Bizantinët (gjithmonë ata) i «zbuluan» vetëm në shekullin e XItë dhe jo më parë?
Lidhur me pyetjen e parë, duhet thënë se Ballkani i Mesjetës së hershme (fillimi i shekullit të XItë) ende nuk e ka marrë vehten nga vërshimi i baticës sllavo-bullgare. Ndoshta në kohën e sotme shprehja « sllavo-bullgare » tingëllon si një dyzim epitetesh me qëllime denigruese – e marrë nga fjalori i burrave politikë. Veçse në atë kohë, bullgarët – në të vërtetë me origjinë turkomongole, ende nuk ishin sllavizuar deri në pikën e tyre të fundit.
Pra, krahas Romanëve të përhershëm që sot për një arsye misterioze quhen Bizantinë (disa të tjerë duan t’i quajnë edhe Grekë), kishte edhe Sllavë (antë, serbë dhe kroatë) si edhe Bullgarë, tashmë të instaluar përfundimisht në këto vise që prej katër shekujsh. Në veri të gadishullit lëvrinin Venedikasit, Hungarezët si edhe Franko-Gjermanikët. Nga ana e detit vinin herë pas here edhe Saraçenët (Arabët).
Nga Azia e vogël, po afroheshin Turqit selçukë. Ndërkohë, nga brigjet italike kishin filluar të vërshonin Normanët, pra Latinët. Ku gjenden Arbërit në këtë skemë ?Sigurisht jo në rradhët e Latinëve – megjithëse Attaleiatès diku thotë se ata gjendeshin edhe në Itali. Sigurisht jo në rradhët e Serbëve, të Kroatëve ose të Bullgarëve (pasi sot shqiptarët duhej të flisnin serbo-kroatisht ose bullgarisht – pra një gjuhë sllave). Sigurisht jo në rradhët e Saraçenëve ose të Turqve selçukë që çfaqeshin si hije. As edhe në mes të Hungarezëve ose të Venedikasve që sileshin diku në viset e Adriatikut verior. Pra, ata gjendeshin diku gjetkë - në gjirin e elementit Roman të hershëm.Dhe me të vërtetë, për të krijuar elementë të tillë njerëzorë, të aftë të integrohen në ushtrinë bizantine, për të nxjerrë deri edhe udhëheqës si i famshmi Komiskortès ose edhe Arianitiès, këtyre Arbër ju është dashur një periudhë kohe, një fazë jetese në vend. Dhe kjo kohë, duhet vendoset në boshtin e kohës përpara atij momentit fillestar τ, të « zbulimit » të paharruar të Attaleiatès.
Me fjalë të tjera, Arbërit janë ngjizur rreth shekujve të VI - VIII të erës sonë.اfarë përfaqson ky element Roman i hershëm ? Elementin e vjetër ballkanik, dikur të pushtuar dhe më pas të strukturuar nga Perandoria romake dhe të marrë në dorë në vazhdim nga administrata bizantine, i cili u cfilit përgjatë shekujve të tërë nga vërshimet e barbarëve Gotë (vizi dhe ostro), Gjermanikë dhe Hunë.Le të marrim frymë thellë, të mbyllim fort hundën dhe të zhytemi në shekujt e errët të Antikitetit të vonët, në kërkim të paraardhësve të Arbërve. Sidoqoftë, le të sigurohen një herë e mirë të gjithë të interesuarit : megjithë misterin pothuaj si të Pashkëve që rrethon këtë çfaqje, këta shqiptarë që do të quhen ende arbër – të paktën deri në shekullin e XVIItë, tashmë do të jenë pjesë përbërëse e pejzazhit ballkanik. Ata do të jenë, nga afër ose nga larg, aktorë të pashmangshëm të të gjitha dramave ose tragjedive që do të luhen në Ballkan, deri në ditët e sotme dhe më tej ende.Gjeneza e Arbërve.
Historia e viseve të Ballkanit të shekujve të parë të erës sonë është pandreqshmërisht e lidhur me fatin e Imperium romanum. Kjo perandori Romake zbuloi me kohë se brigjet përballë Adriatikut përbënin dashur padashur një rrugë kalimi të pashmangshëm, pasi gjithmonë sipas Polibit, vetë « fati i kishte caktuar Romës misionin të sundojë botën ».
Nënështrimi i ballkanikëve të hershëm filloi rreth viteve 230 p.e.s, nga brigjet e sotme shqiptare, ku në atë kohë jetonin Ilirët, pra Illyrii propriedictii. Ai preku brendësinë e gadishullit rreth viteve 200 p.e.s, me fitoren e Romakëve kundër Maqedonasve të Filipit të IItë dhe disa vjet më vonë, e gjithë Greqia e lashtë dhe e lavdishme ish katandisur në një provincë romake. Rreth vitit 76 p.e.s, Romakët nënështrojnë Dardanët që jetonin në viset e sotme të Kosovës dhe gradualisht e shtynë pushtimin e tyre drejt veriut dhe veri-lindjes ku jetonin Dalmatët. Në fillim të erës sonë, Romakët kishin dalë në brigjet e Danubit të mesëm ; rreth viteve 40-45 të erës sonë legjionet e tyre mundën të nënështrojnë Trakën (pjesën lindore të gadishullit) dhe në vazhdim, rreth viteve 100 të erës sonë ata mundën të pushtojnë Dakinë dhe të robërojnë Dakët. Në këtë mëyrë i gjithë gadishulli ballkanik shëndrrohet në pjesë të perandorisë romake. Pas pesë shekujsh pranie romake në Ballkan, u desh vërshimi Got për të rivënë gjithçka në pyetje.Shkurtimisht, historia e Antikitetit ballkanik mund të përmblidhet me disa rreshta :« që prej kohësh që s’mbahen mend, mbi këto truaj banonin disa popuj të lashtë ballkanikë, të quajtur sipas vendit Ilirë, Trakë, Dakë ose Getë, Maqedonas dhe Helenë dhe të tjerë Dardanë. Ata jetonin në fqinjësi pak a shumë të mirë, gjë e cila nuk i pengonte të përlesheshin mes njeri-tjetrit, derisa përfundimisht erdhën Romakët. Këtyre të fundit ju deshën disa shekuj për t’i mposhtur dhe, nga kjo epokë dhe në vazhdim, i gjithë Ballkani ju bashkëngjit Perandorisë romake ».Ku janë Arbërit tanë në mes këtij mishmashi ballkanik ? Për momentin duhet të tregohemi të duruar pasi ende nuk është çfaquar Vija e Theodhosit – ai makth i tmerrshëm sipas Aurel Plasarit (http://www.albanisches-institut.ch/pdf/text26.pdf), dhe bashkë me të, ndarja e botës antike më dysh : perandoria romake e Perëndimit dhe perandoria romake e Lindjes. Bile edhe pas heqjes së kësaj vije mbi hartë në vitin 393 – them mbi hartë, pasi nuk ma merr mendja që perandori Theodhos i Irë – i Madh, të ketë gërvishtur me dorën e tij një vijë të tillë mbi truallin ballkanik – Arbërit nuk kanë për t’u çfaqur. Siç e kemi thënë edhe më lart, ata do të çfaqen vetëm në shekullin e XItë, në kohën e Attaleiatès.Të mos harrojmë se jemi duke kërkuar paraardhësit e tyre, meqënëse kemi bindjen se ata fshihen në masën e ballkanikëve të romanizuar – paçka se ende nuk dimë se si quhen këta paraardhës !Cili nga popujt e lashtë ballkanikë mund të jetë paraardhës i Arbërve ?
Duke lënë mënjanë hipotezën Helene dhe Maqedone – përndryshe, jo vetëm minoritarët e Dropullit si dhe emigrantët e Greqisë, por të gjithë shqiptarët e sotëm do të flisnin gërqisht – mbeten të tjerët : Ilirët, Trakët, Dardanët dhe Dakët.Në këtë stad të rrëfimit tonë, mjetet historike çfaqen të pamjaftueshme. Ja përse historianët kërkojnë ndihmën e gjuhëtarëve dhe të tjerëve arkeologë. E keqja është se këto popullata tê lashta sikur kanë dashur vetë të ngatërrojnë historianët pasi, asnjëra prej tyre nuk ka patur gjuhë të shkruar, pra edhe gjurmët e tyre në tekste nuk janë të mjafta. Në këtë rast, mbetet mjeti i fundit : spekullimi, i mbështetur nga interpretimet e gjetjeve arkeologjike të rastit.Ja vlen të thuhet që në fillim se, historianët shqiptarë e kanë ndarë hesapin, duke propozuar variantin Ilir.
Me fjalë të tjera, ata aplikuan sillogjizmin e mëposhtëm :
1) meqënëse Arbërit u panë në territoret e Shqipërisë së sotme dhe jo gjetkë, 2) meqënëse këto teritore më parë kanë qenë të banuara nga Ilirët 3) atëhere Arbërit rrjedhin nga Ilirët.E thënë me një gjuhë më shkencore, « vazhdimësia iliro-shqiptare », në rradhë të parë vjen si një « vazhdimësi e banimit » dhe më tej, ajo ndiqet nga një « vazhdimësi kulturore dhe etnike ». Vështirësia më e madhe që ngrihet përpara tyre përmblidhet nga fakti se, Ilirët vazhdojnë të përmenden deri aty nga fundi i shekullit të VItë , më tej askush nuk i përmend më. I fundit që flet për ta është një tjetër bizantin, kronisti Euagre (ose Evagre) – Skolastiku (nuk na u ndanë këta bizantinët !).Vepra e tij « Historia Ekleziastike », e shkruajtur në fundin e shekullit të VItë dhe e botuar në vitin 594, përshkruan luftrat e perandorisë kundër Avarëve aziatikë. Por, megjithë këtë kronikë dhe « dëshmisë » së saj të fundit mbi ilirët, edhe logjika më elementare çon drejt mendimit që historiani Skolastik nuk ka mundur të shohë me sytë e tij çfarosjen e përfaqsuesit të fundit të species ilire dhe që, sipas të gjitha gjasave, ilirët ose edhe pasardhësit e tyre kanë vazhduar të jetojnë në malet e tyre ballkanike.Sidoqoftë, historianëve shqiptarë ju duhet të mbushin me fakte atë "hiatus kronologjik të rëndësishëm mes [zhdukjes së] ilirëve dhe [çfaqjes së] shqiptarëve" . Ja përse ata mbështesin me aq ngulm konceptin e « kulturës së Komanit », kjo formë e qytetërimit të Mesjetës së hershme që vjen nga shekujt e VItë – VIIItë dhe shtrihet përgjatë brigjeve të liqenit të Shkodrës deri në brigjet e liqenit tjetër të Ohridit. Gjithmonë sipas mendimit të historianëve shqiptarë, ajo përbën « hallkën që mungon » mes Ilirëve dhe Shqiptarëve dhe dëshmon për vazhdimësinë iliro-shqiptare mbi territoret e Shqipërisë së sotme dhe ato rreth e qark. Një grup tjetër historianësh ballkanikë dhe evropianë janë më pak kategorikë se sa kolegët e tyre shqiptarë dhe venë në dukje se terminologjia Ilir është fort e paqartë. Sipas tyre Ilirët s’janë gjë tjetër veçse një përzierje mes Trakëve dhe Dakëve që sipas rastit, mund të kqyret në brigjet e Adriatikut por edhe në thellësi të gadishullit. Edhe këta historianë thërresin në ndihmë gjuhëtarët, të cilët pohojnë se shqipja e sotme vjen nga një gjuhë e lashtë iliro-trake, me ngjashmëri të dukshme me rumanishten (ja ku qenkan fshehur edhe Dakët).
Me fjalë të tjera, pararendësit e Arbërve duhen kërkuar jo në bregdetin Adriatik por më thellë në gadishull, diku andej mes Rumanisë dhe Bullgarisë – le të themi nga veriu i Maqedonisë së sotme. Si shpjegohet atëhere që këta Arbër u panë për herë të parë diku rreth Durrësit dhe jo në rrethinat e Bukureshtit? Në këtë moment kaq pasionant të rrëfimit tonë ndërhyn grupi i tretë i historianëve me tezën e „Arbërve nomadë“. Shih tekstin (në anglisht)(http://www.greekhelsinki.gr/pdf/cedime-se-albania-catholics.doc).
Sipas tyre, është fort e mundur që paraardhësit e Arbërve, ato "popullatat e gjuhës dako-mëziene të kenë qenë prezente (në pjesën perëndimore të Ballkanit), të përziera me grupet të tjera, diçka si puna e Romëve të sotëm. Nga ana tjetër, tashmë dihet se proto-shqiptarët ishin fort të afërt me Vllehët, të cilët gjithashtu jetonin në simbiozë me popuj të tjerë të rajonit. Ka shumë mundësi që proto-shqiptarët të kenë qenë barinj që jetonin në male dhe që niseshin në shtegëtim me bagëtitë nga një luginë në tjetrën. Mbetet fort e vështirë të përcaktuar se në ç’kohë dhe në ç’mënyrë këto popullata janë çfaqur në një krahinë të ngushtë, të gjendur mes jugut të Malit të Zi dhe Malësisë shqiptare. Sidoqoftë, është e sigurt që në fundin e shekullit të XVtë nuk takoheshin më proto-shqiptarë. Kjo popullatë fitoi një identitet shqiptar të veçantë, të përqëndruar mbi një organizim të fuqishëm shoqëror dhe ushtarak dhe në aleancë me Kishën katolike". Kështu dhe gjithmonë sipas tyre, na duhet të pranojmë se 1) proto-Arbërit janë të afërt me Vllehët,2) se kjo popullsi katolikë fillimisht u ngul në Malësinë e Veriut pranë Malit të Zi diku përpara shekullit të XIV, ndërkohë që popullsia lokale e vendit ishte një përzierje mes një shtrese të vjetër iliro-proto-ballkanike dhe Serbëve.Në këtë mënyrë, shpërhapja dhe pushtimi i hapësirës perëndimore ballkanike nga ana e Arbërve shqiptarë fillon diku aty nga shekulli i XIV.

ا’është e drejta, analogjia e rastit mes çobenjve vllehë dhe barinjve shqiptarë, të quajtur shumë të afërt nga pikpamja gjuhësore dhe territoriale, përfundon në luginën e parë poshtë malit-vendlindje e tyre e përbashkët pasi, në qoftë se të parët vazhduan të ngasin delet më tutje deri në pafundësi, të dytët i braktisën menjëherë për t’u shëndrruar në luftëtarë që « pushtuan » Ilirinë e vjetër, ndërkohë e kthyer në « vend të serbëve ».Me çka janë marrë këta Arbër – ose më mirë të themi këta proto-shqiptarë - nga momenti i çfaqjes për herë të parë në shekullin e XItë në rolin e mbrojtësve të Durrësit kundër trupave normane të Robert Guiskardit dhe shekullit të XIVtë, atëhere kur vendosin të ngulen në atë qoshe të humbur të Malit të Zi ?Zaten, përse shkuan dhe u ngulën në mes të maleve të thepisura dhe shterpe të Veriut kur përpara tyre shtrihej një vend i tërë ? Askush – dhe aq më pak përfaqsuesit e kësaj teorie - s’është në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve të tilla.Po qe se përmblidhet kjo çështja e çfaqjes së Arbërve, ja se çfarë rrjedh si esencë : - Sipas prirjes së parë, gjuhëtarët, kryesisht ata të shekullit të XIXtë, kanë nxjerrë si përfundim atë afërinë mes një gjuhe shqipe unike dhe të paklasifikueshme dhe një gjuhe të vjetër ilire – duke i shtuar edhe disa grima të gjuhës trake, po aq ezoterike sa e para. Më tej, historianët kanë përpunuar hipotezën e lidhjes njerëzore dhe « gjenetike » mes shqiptarëve dhe ilirëve. Ideja e vazhdimësisë historike të këtyre grupeve njerëzore përforcohet nga vendbanimi i tyre i përbashkët – territoret e sotme të Shqipërisë, pa harruar njëkohësisht edhe ato të Kosovës. - Sipas tendencës së dytë, kjo teori është e krejtësisht e gabuar. Disa gjuhëtarë të tjerë kanë vendosur ngjashmëri të fuqishme mes gjuhës shqipe dhe rumanishtes së sotme, nga e cila vjen edhe një lidhje e re në gjirin e grupit të gjuhëve dako-mëze, dhe më tej në një kuadër më të gjerë në gjirin e një super familjeje të gjuhëve balto-sllave. Në këtë mënyrë hidhet tutje ilirishtja misterioze në favor të një dako-mëzishteje që është edhe më e mistershme se e para.Duke parë afërinë gjuhësore, një ndërlidhje njerëzore dhe gjeografike imponohet vetvetiu : ja përse proto-shqiptarët dalin me origjinë nga një zonë ballkanike lindore, sigurisht e afërt me dakët dhe me mëzët. Dhe forcërisht, ata kanë mërguar për t’u vendosur në viset e Shqipërisë së sotme ku edhe u panë për herë të parë nga bizantinët, gjatë shekullit të XItë. Në fund të fundit, nga vijnë këta Ilirë, Trakë dhe të tjerë Getë ?
Cilat janë tiparet e tyre dalluese dhe elementët e përbashkët ? Përpara nesh shtrihet oqeani i paanë i parahistorisë ballkanike dhe në mënyrë të pashmangshme, do të na duhet të zhytemi në të, në kërkim të paraardhësve të paraardhësve – indo-evropianëve të parë.
 
Ja edhe një bibliografi e burimeve që janë përdorur për këto shkrime. Sa për citimet, ato janë shkrirë brenda tekstit: sa herë që hasni një shprehje në thonjza teksti i të cilës është në italik, bêht fjalë për një citim - thënie të shkëputut nga një burim. Lidhja mes thënies dhe burimit nuk është theksuar pasi de të duhej një listë prej disa dhjetra linjash në fund të shkrimit.

Bibliografi.

1. Acad. des Sciences d’Albanie - Les Illyres et l’Illyrie chez les auteurs antiques. Sources choisies sur l’histoire de l’Albanie, vol.1, Tiranë 1965.

2. Acad. des Sciences d’Albanie - Les siècles VIII - XV. Sources choisies sur l’histoire de l’Albanie, vol. II, Tiranë 1965.

3. AREF Mathieu – Albanie (Histoire et Langue) ou l’incroyable odyssée d’un peuple préhellénique. Collection Mnémosyne, 2003.

4. CABANES Pierre, CABANES Bruno – Passions Albanaises, de Berisha au Kosovo, ةd. Odile Jacob, Paris 1999.

5. CABANES Pierre – Les Illyriens de Bardylis à Genthios, IVè – IIè sièle avant J. C., CDU - SEDES, Paris 1988.

6. Collectif d’auteurs (Institut de l’Histoire - Académie des Sciences d’Albanie)- Historia e Popullit Shqiptar v.I e II (Histoire du peuple albanais, vol. I et II), ةd. Toena, Tiranë, 1994 - 2002.

7. Collectif d’auteurs - Historia e Shqipërisë (Histoire de l’Albanie). Tiranë 1959.

8. Collectif d’auteurs - Les Illyriens - Aperçu historique, Tirana, 1985.

9. DEMIRAJ Shaban - Prejardhja e shqiptareve ne driten e deshmive te gjuhes shqipe (La genèse des Albanais sous la lumière des témoignages de la langue albanaise), Tiranë 1999.

10. DUCELLIER Alain - L’Albanie entre Byzance et Venise X - XV siècle. London, Variorum reprints 1967.

11. DUCELLIER Alain - L’Arbanon et les Albanais au XI siècle, Travaux et Mémoires, III, Paris 1968

12. DUCELLIER, Alain - La Façade maritime de l’Albanie au Moyen Age : Durazzo et Valona du XIe au XVe siècle, Institute for Balkan Studies, Thessalonique, 1981.

13. ERMENJI Abaz – Vendi që ze Skënderbeu në historinë e Shqipërisë (La place qu’occupe Skënderbej dans l’histoire d’Albanie), éd. اabej, Tiranë 1996.


14. GARASANIN Milutin - The beginnings and origins of the Illyrians, Illyrians and Albanians - Serb Academy of Arts and Sciences, Belgrade 1988.

15. JACQUES Edwin - Shqiptarët, historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme ( Les Albanais, l’histoire du peuple albanais de l’antiquité jusqu’à nos jours), Fondation Abraham Linkoln, Tiranë, 2000.

16. KONDA Spiro – Shqiptarët dhe problemi pellazgjik ( Les Albanais et le problème pélasgique), Tirana, 1964.

17. KORKUTI Muzafer - Parailiret - Iliret – Arberit (Les proto-Illyriens – les Illyriens – les Arber), ةd. Toena, Tiranë, 2003.

18. LINS Joseph – Illyria, dans : The Catholic Encyclopedia, Vol VII, Copyright © 1910 by Robert Appleton Compagny.

19. METAIS Serge. – Histoire des Abanais : des Illyriens à l’indépendance du Kosovo. Ed. Fayard, Paris 2006.

20. POLLO Stefanaq, PUTO Arben - Histoire de l’Albanie: des origines à nos jours. ةditions Horvath 1974.

21. ZAVALANI Tajar – Historia e Shqipnisë – që nga koha e Ilirëve der në ditët e sotme (Histoire de l’Albanie – dès Illyriens à nos jours). Tirana 1998.

22. DERENS Jean – Arnault – Christianisme et identité albanaise, Religioscope, ةtudes et analyses nr. 12, mai 2007. Dans : Religioscope: www.religion.info.

23. LAKSHMAN-LEPAIN Rajwantee - Catholics of Albania, MINORITIES IN SOUTHEAST EUROPE, Center for Documentation and Information on Minorities in Europe - Southeast Europe (CEDIME-SE), septembre 2000.

24. McCLEAR Susan A. - Albanians and Their Culture: A Study of Their Defining Character And Uniqueness. Thesis of Faculty of California State University Dominguez Hills, December, 2001

25. ANAMALI Skender– Le problème de la formation du peuple albanais à la lumière des données archéologiques. Dans : L’ethnogenèse du peuple albanais, - Les rapports, Académie des Sciences de la RPSA, Tirana, 1982.

26. BURY John Bagnall - History of the Later Roman Empire, Ed. Macmillan & Co Ltd, London 1923.

27. CASTELLAN Georges - Histoire des Balkans (XV – XX siècle), ةditions Fayard 1991.

28. KAZANSKI Michel - Les Slaves. Les origines (Ier-VIIe siècle après J.-C.), Collection des Hesperides, Errance, Paris, 1999.

29. NORWICH John Julius – Histoire de Byzance (330 – 1453), Librairie Académique Perrin, 1999.

30. OSTROGORSKY Georges - Histoire de l’Etat byzantin. Editions Payot & Rivages 1996.

31. USPENSKIJ F.I. - Istorija Vizantinskoj imperii, VI – IX vek – Izd. Misl, Moscou 1996.

32. VLASTO Alexis P. - Entry of the Slavs into Christendom: An Introduction to the Medieval History of the Slavs , Cambridge, 1970.

33. BRAUDEL Fernand – ةcrits sur l’histoire, ةd. Seuil, Paris 2001.

34. CABANNES Pierre– Histoire de l’Adriatique, ةd. Flammarion, Paris 1977.

35. CAVALLI-SFORZA L. L. - Gènes, peuples et langues, ةd. Odile Jacob, Paris, 1996.

36. JONES, A. H. M - Le déclin du monde antique 284-610. Paris, ةditions Sirey, 1970. Coll. « Histoire de l’Europe ». Tome I.

37. MALLORY J. P. – A la recherche des indo-européens, ةd. Seuil, 1997.

38. RENFREW Colin - L’énigme indo-européenne : Archéologie et langage, ةd. Histoires/Flammarion, 1992.

39. SERGENT Bernard – les Indo-Européens, Histoire, langue mythes, ةd. Payot, 1995.
 
"E vërteta historike" nga Sami Frasheri

"E vërteta historike" nga Sami Frasheri
Botuar me 1878 nga e perditshmja Telegraf



"Krahina e Toskërisë që quhet Epir, që nga kohët e vjetra ka qenë Shqipëri dhe se Pirroja, Aleksandri i Madh dhe Aristoteli do t’i kenë takuar racës shqiptare. Epir, në gjuhën greke do të thotë stere, vendasit nuk e quanin me këtë emër. Grekët e vjetër këtë krahinë nuk e kanë numëruar Greqi, por e patën parë me pamje si “varvaros”, barbarë, domethënë si tokë e huaj. Përderisa historianët grekë, çdo pëllëmbë të tokës së Greqisë e kanë përshkruar me detaje dhe gjerë e gjatë, Epiri për shumë kohë ishte i panjohur për historinë.
Kjo dëshmon se kjo krahinë konsiderohej si një tokë jashtë Greqisë. Përzierjet e gjuhëve dhe kulturave në zonat kufitare, sidomos në krahinën greke të Eolisë, u bënë mbi shtresën e pare, mbi gjuhën pellazgjike, të cilët kanë qenë para grekëve. Me ardhjen më vonë të helenëve pellazgët u shtynë në Thesali dhe prej andej në Epir. Kurse disa prej tyre kishin shkuar në Itali. Meqënëse në kohën e dyndjes së tyre në Evropë, helenët ndodheshin në gjendjen e barbarisë, kishin pranuar besimin e pellazgëve dhe kishin marrë shumë gjëra nga gjuha e tyre.
Nga përzierja e gjuhës së tyre lindi në Greqi një gjuhë, e cila me kalimin e kohës u nda nga pellazgjishtja. Këtu gjen mbështetjen shkaku pse gjuha e poetit Omer të “Iliadës dhe Odisesë” shihet si më e afërt me pellazgjishten, si gjuha e filozofit Platon. Emrat e perëndive greke, pothuaj të gjithë janë pellazgjisht, ndaj gjuha e vjetër e Epirit nuk ka qenë greqishtja, por ka qenë pellazgjishtja. Historishkruesi i Greqisë së vjetër, Pintarku dhe gjeografi Straboni e thonë qartë se Epiri përdorte një gjuhë të veçantë, se edhe në Maqedoni nuk flitej gjuhë veç kësaj. Straboni në gjeografinë e vet, Epirin nuk e përmend në pjesën që i kushtohet Greqisë, kurse Ilirinë dhe Maqedoninë i ka trajtuar së bashku.
E si të mos themi me bindje të plotë se këta janë stërnipat e pellagëve? Pra, mendoj se kemi mundur të dëshmojmë që banorët e Epirit (si ata të Maqedonisë) kanë qenë pellazgët, se pellazgë do të thotë shqiptar, dhe se për këtë arsye Epiri që nga kohët e lashta ka qenë tokë shqiptare. Edhe gjeografi i shquar Malte Bron vërteton këtë tezën tonë dhe e provon me fakte të pakundërshtueshme. Ndërsa, përsa u përket Pirros, Aleksandrit dhe Aristotelit, deri sa i pari është bir i tokës së Epirit dhe dy të tjerët janë bij të tokës së Maqedonisë, pse të mos pranojmë se ata kanë qenë shqiptarë? Dihet se edhe vetë grekët i quanin “varvaros”, d.m.th të huaj.
Ligjëratat që ka mbajtur Demosteni kundër Filipit, atit të Aleksandrit, ekzistojnë edhe sot e kësaj dite. Kur ndodhej në Azi Aleksandri i pati folur njërit prej gjeneralëve të tij me një gjuhë që flitej vetëm në vendin e vet. Që të ketë qenë bullgarisht, thotë ai, dihet që bullgarët kanë ardhur vonë në Evropë.

Nga Plutarku e Straboni kemi mësuar se Maqedonia dhe Epiri kishin një gjuhë të përbashkët. Prandaj, gjuha e veçantë që ka folur Aleksandri, natyrisht do të ketë qenë pellazgjishtja, dmth, shqipja. Dhe vetë ai dhe mësuesi i tij, Zoti e di mirë, kanë qenë shqiptarë. Sa për përkatësinë shqiptare të Skëndërbeut është e kotë t’i hyjmë punës për të dëshmuar një gjë të tillë."
 

Attachments

  • samiu.jpg
    samiu.jpg
    1.4 KB · Shikime: 20
Disa libra me vlere historike dhe nga historiane te njohur, qe trajtojne historine e Greqise duke u bazuar mbi zbulimet arkeologjike dhe shkrimtaret antike greke, sqarojne fakte historike te pakundershtueshme.


Keshtu psh., Mark P.O. Morford dhe Robert J. Lenardon me librin e tyre ”Classical Mythology” ku japin te dhena te sakta historike per banimin e kesaj zone.
(faqja 16)
Per shume kohe eshte besuar se territori i Greqise nuk ka qene i banuar perpara periudhes se Neolitit. Por ne ditet e sotme, ne dime se ai vend ka qene i banuar qe ne kohen e Paleolitit ( mbi 70000 shtatedhjete mije vjet p.e.s.). Germimet dhe studimet e fundit arkeologjike kane zbuluar se keta banore te hershem nuk kane asgje te perbashket me popullsine e mevonshme Greke. Te dhenat per periudhen e Neolitit (vitet 6000 - 3000 p.e.s.) jane me te shumta. Arkeologet kane zbuluar vend-ndodhje komunitetesh bujqesore (konture te shtepive, ene balte, vegla pune dhe varre). Mendohet se banoret e kohes se Neolitit erdhen ne kete zone nga Lindja dhe Veriu. Ekziston nje ngjashmeri e dukshme fetare e kesaj popullsie dhe asaj jo-greke (Minoane) te ardhur ne fund te kesaj periudhe. Treguesi me domethenes i ketij fakti jane idhujt e prezantuar ne statuja te vogla grash te shendetshme, me gjinj dhe vithe te beshme. Jane gjetur gjithashtu figura burrash, por gjithsesi ne nje numer shume me te vogel. Ne kete periudhe vihet re nje adhurim dhe respekt per nenen-zot (perendeshen) qe me ane te pjellorise siguronte ekzistencen. Por nuk dihet ne se kishte nje burre qe e shoqeronte kete nene-zot.
Fundi i Epokes se Gurit dhe fillimi i Epokes se Bronxit pasoi ne Greqi, Krete dhe Ishuj me pushtimin nga Lindja (kjo popullsi qe vinte nga Azia e Vogel, vazhdoi ne Aegean (deti Egje; shen. i perkth.) ne jug te Peloponezit dhe arriti deri brenda territorit te Greqise se sotme. Kjo popullsi kishte meriten per ndertimin e qyteterimit te madh Minoan te Kretes. Epoka e Bronxit ndahet ne tre periudha te medha: e Hershme, e Mesme dhe e Vone. Epoka e Bronxit ne Krete quhet ndryshe Epoka Minoane (sipas gojedhenes se Mbretit Minos); per Ishujt termi eshte Cycladic (Cyclades jane ishujt qe rrethojne ishullin Delos); ne Greqi kjo quhet Helladike (Hellas e quajne greket vendin e tyre). Epoka e Bronxit te Vone (1600 - 1100 p.e.s.) ne Greqi quhet ndryshe Epoka Mycenaeane, prej qytet-keshtjelles se fuqishme (Mycenea) qe ishte dominuese ne Greqine e kesaj periudhe.
Koha dhe terminologjia e periudhes se Bronxit eshte si vijon:

Epoka e Bronxit te Hershem, vitet 3000 - 2000 p.e.s.
E Hershme Minoane,
Cycladic,
Helladic.

Epoka e Bronxit te Mesem, vitet 2000 - 1600 p.e.s.
E Mesme Minoane,
Cycladic,
Helladic.

Epoka e Bronxit te Vone, vitet 1600 - 1100 p.e.s.
E Vona Minoane,
Cycladic,
Helladic,
quhet gjithashtu edhe Epoka Mycenaeane.

Civilizimi Minoan u zhvillua shume ne Epoken e Bronxit te Mesem dhe arriti kulmin ne periudhen pasuese (1600 - 1400). Pallati ne Cnossus ishte nje shkelqim i vertete (gjithsesi, nje tjeter ne Phaestus ishte gjithashtu mbrese-lenes). Germimet konfirmojne se Cnossus ishte kryeqyteti i Kretes dhe se fuqia e Minoaneve u zgjerua edhe mbi ishujt e Egjeut dhe deri ne pjesen qendrore te Greqise se sotme. Plani kompleks i pallatit ne Cnossus vlen si baze historike per legjenden e Minotaurit. Fakti qe qyteti Cnossus nuk kishte mure rrethues (ndryshe nga qytetet keshtjella te Greqise) tregon se mbrojtja e tij bazohej ne floten detare. Sofistikimi i artit dhe arkitektures Minoane tregon qarte shkallen e civilizimit, por me saktesisht pikturat dhe faktet artistike reflektojne zhvillimin e madh ne sensin fetar, p.sh. rendesia e buallit ne ritualet fetare, roli dominant i gjarperit-zot dhe kuptimi i shenjte i sopates me dy tehe. Gjithashtu duket shume qarte se nderimi i nenes-zot ishte baze e fese se Minoaneve.
Rreth viteve 1400 p.e.s., fuqia e Kretes eklipsohet (arkeologet kane zbuluar shenja zjarresh dhe shkaterrimesh qe i perkasin asaj periudhe) dhe perqendrimi i civilizimit kaloi ne pjesen kryesore te territorit te sotem grek. Ishin valle greket ata qe shkaterruan Cnossus dhe pushtuan ishullin Minoan? Ishte vetem nje termet pergjegjes per eklipsimin e forces se ketij ishulli? Teorite jane te shumta por nuk ekziston nje mendim i perbashket pervec faktit se studiuesit jane te ndare ne dy grupe: njeri grup thekson thekson influencen dominuese te Minoaneve mbi te gjithe territorin e Greqise, por kundershtojne renien e Kretes nga pushtimi Grek; ndersa grupi tjeter ngulmon ne shkaterrimin e Kretes prej pushtimit te grekeve te cilet fituan keshtu kontrollin mbi ishullin.
Germimet e fundit ne ishullin Thera (Santorini i sotem, rreth 70 milje ne veri-perendim te Kretes) kane treguar shenja shkaterrimi nga termetet ne periudhen Minoano-Mycenaeane; por nuk eshte provuar ne se termete te tilla ishin pergjegjese per shkaterrimin edhe te ishullit te Kretes. Zbulimi ne vitin 1960 e.s. i nje pallati ne Zakros, qytet ne Kreten lindore, trgon se ndoshta ai eshte shkaterruar ne te njejten kohe me ishullin Thera.
Ne territorin e Greqise se sotme, Epoka e Bronxit te Mesem (2000-1600 p.e.s. ose periudha e mesme Helladike) u shoqerua me pushtim nga Veriu dhe ndoshta Lindja. Keta Indo-Europiane Veriore jane Greket e pare (ata flisnin greqisht) qe hyne ne kete gadishull; gradualisht ata krijuan nje civilizim (zakonisht te quajtur Mycenaean) i cili arriti kulmin e tij ne periudhen e Vone Helladike (1600-1100 p.e.s.). Ata mesuan shume prej Minoaneve; pikturat, pallatet dhe enet prej balte kane ngjashmeri te dukshme, por edhe disa ndryshime.
Ne besimin fetar kishte nje ndryshim te dukshem midis Minoaneve dhe Mycenaeaneve. Pushtuasit veriore te pas viteve 2000 p.e.s. (Mycenaeanet ose greket) adhuronin kryesisht nje zot qiellor, Zeusin, dhe ne pergjithesi qendrimet e tyre fetare nuk ishin te ndryshme nga ato te pasqyruara ne boten e Olimpit qiellor te Homerit. Sa e ndryshme kjo nga atmosfera shpirterore e Minoaneve te dominuar nga koncepti i nenes-zot, me ose pa nje burre qe t’i korespondoje! Ne cdo kendveshtrim, mitologjia greke duket se ka adoptuar dhe pastaj reflektuar te dyja keto kultura.
...Plaka argjili me mbishkrime jane gjetur ne territorin kryesor (sidomos nje koleksion i pasur eshte gjetur ne Pylos). Keto pllaka ishin mbipjekur prej zjarrit qe shkaterroi keto fortesa, perpara se te sulmoheshin nga pushtuesit. Celsi i deshifrimit te pllakave Linear B u zbulua ne vitin 1952 nga Michael Ventris, i cili u vra ne nje aksident automobilistik ne 1956.
Pllakat Linear A (derivat i te cilave jane Linear B) jane gjetur ne Krete por akoma nuk jane deshifruar; eshte e kuptueshme qe pllakat Minoane Linear A nuk jane Greke. Pllakat Linear B ( te cilat ne e dime qe jane shkruar ne Greqishten e vjeter) jane gjetur gjithashtu ne Cnosus ne menyre provokative per rindertimin e historise.

Mburrja Greke e koheve moderne per literaturen antike e cila e ka bere ate vend te njohur ne te gjithe boten, eshte nje e vertete e pamohueshme. Por nga shume dihet dhe nga pak thuhet se:

...Greket huazuan simbolet e shkrimit fenikas per te krijuar nje alfabet te tyrin. (”Classical Mythology”, faqja 22)

Greket huazuan kete alfabet nga Fenikasit, mbret i te cileve ishte babai i Kadmus (Cadmus) dhe ky i fundit, pas nje mbreterimi te gjate ne Tebe u be mbret i Ilireve me ne veri. Besoj se eshte e pamohueshme qe baba e bir flisnin te njejten gjuhe, ashtu si edhe nipi i tyre mbreti Minos ne Krete. Prej ketu mund te nxirret nje konkluzion natyral edhe mbi shkrimin e pllakave Linear A dhe B te gjetura ne Krete, si dhe pse ato Linear A nuk mund te deshifrohen. Pas pushtimit te ketyre territoreve dhe shkaterrimit te vlerave kulturore te kesaj popullsie eshte me se normale mos deshifrimi i ketyre shkrimeve. Por kush ishte Kadmus dhe Teba?
Qyteti keshtjelle i Thebes ishte Kadmea (Cadmeia), qe e mori kete emer per nder te themeluesit legjendar te tij Kadmus. Ai ishte biri i Agenorit, mbret i Tyre, dhe vella i Europes. Babai e dergoi Kadmus per te gjetur motren e tij; ajo ishte rrembyer ne Krete prej Zeusit, nga i cili ajo u be nene e Minos (mbreti i Minoaneve ne Krete, nga i cili mori emrin edhe periudha,”Epoka Minoane”, 3000-1600 p.e.s.; shen. i perkth.) (”Classical Mythology”, faqja 298-302)
.
.....
Pas fatkeqsive me vajzat e tyre, Kadmus dhe Harmonia mbreteruan ne Theba per nje kohe te gjate, duke e civilizuar popullin e tyre, dhe kryesisht u mesonin njerezve te shkruanin. Se fundi ata u larguan ne drejtim te veri-perendimit ku Kadmus u be mbret i Ilirjaneve; ne fund te jetes se tyre te dy ata u kthyen ne gjarperinj (sic eshte trajtuar me siper Gjarperi ishte nje figure qe simbolizonte rendin kozmik dhe besimin fetar tek pellasget; shen. i perkth.) krejt te pademshem (kjo histori eshte treguar nga Euripidi dhe Ovidi) ose u derguan ne Elysium nga Zeusi. Si gjarperinj ose si banore te Elysium ata ishin paraardhes te respektuar prej pasardhesve te tyre, dhe largimi i tyre nga Kadmeia (Theba) nuk u be prej ndonje humbje beteje ose mjerimi, por si simbol i ndryshimit te tyre nga te vdekshem ne heronj ose status qiellor.

Eshte me se e kuptueshme, se dy popullsite e ardhura ne kete territor perpara grekeve, ajo e kohes se Neolitit (70000 vjet p.e.s.) dhe ajo Minoane (3000 vjet p.e.s.) kane te njejten prejardhje, fe dhe zakone. Por, kush ishin Minoanet? Sic u parashtrua me lart popullsia dhe epoka u quajten Minoane prej emrit te Minos, mbretit te Kretes dhe i biri i Europes e cila ishte motra e Kadmus mbretit te Tebes (Thebe). Sipas shkrimtareve antike greke, Kadmus pas mbreterimit ne Tebe shkoi me ne veri dhe u be mbret i Ilirjaneve (nga nje llogaritje e thjeshte e kohes kur jetoi Minos nipi i Kadmus, del se Ilirjanet ndodheshin ne trojet e tyre edhe aty ku sot quhet Greqi te pakten 1000 ne mos 70000 vjet perpara grekeve). Kuptohet se as antikasve greke nuk u pelqente te permendnin faktin se keta Iliro-Pellasgiane ne ate kohe banonin edhe ne territorin e Greqise se sotme. Por Joseph Campbell ne librin ”Primitive Mythology” jep te dhena studimore qe e vertetojne kete fakt si dhe per manipulimin Grek te historise duke futur thuajse kudo prezencen e Zeusit, megjithse ne ate kohe keta zota nuk kishin ”mberritur” ne keto territore:
(faqja 184)
Festivali Grek i quajtur Thesmophoria, ishte ekskluzivisht per grate, dhe, sic ka demonstruar Jane Harison ne Prolegomena ne Studimin e Fese Greke, te tilla rite ne territorin e Greqise ekzistonin vetem ne kohen para-Homerike; qe do te thote se keto rite kishin mbijetuar, nga e ashtu-quajtura periudhe Pellazgiane, ne epoken e bronxit te hershem kur qyteterimet e Kretes dhe Trojes ishin ne lulezim te plote dhe zotat luftarake, Zeusi dhe Apolloni, te Grekeve te mevonshem patriarkale nuk kishin mberritur ende ne kete zone qe te zvogelonin forcen e nenes, perendeshes se madhe.

Dihet gjithashtu, sipas pemes familiare te Kadmus te dhene me poshte, se e bija e stergjyshit te Kadmus (lumit-zot) Inachus i cili ndodhej ne Argos, ishte Io, nena e Epaphus themeluesit te familjes mbreterore te Egjiptit dhe Argosit. Epaphus, ishte babai i Lybias (Libise) dhe Agenorit qe ishte mbreti i Fenikasve (nga te cilet greket, sic e permendem edhe me lart, huazuan alfabetin) dhe babai i Kadmus. Pra e perseritur ne menyre te merzitshme, greket huazuan alfabetin nga Fenikasit, mbreti i te cileve ishte babai i mbretit te Ilireve Kadmus. Dhe mua me vinte per te qare dhe per te qeshur kur ne nje nga seancat e parlamentit grek, nje deputet (nuk di se i kujt) i beri te gjithe greket deputete te duartrokisnin ”pa dallim feje krahine dhe ideje”, duke thene, ”Duhet ta kemi te qarte zonja dhe zoterinj se kur themi Veriu i Epirit kemi thene Veriu i Greqise”. Keta lloj qeniesh njerezore ne se do te shihnin fjalorin dhe hartat per ate kohe, do te kuptonin dy gjera: se pari, Epir perkthehet ”territor kryesor” (Main Land); dhe se dyti, ky territor ne cdo harte te asaj kohe eshte i ndare nga Greqia, ndersa vete shkrimtaret antike greke kane shkruar se ai banohet nga nje popullsi e huaj jo greke. Por le t’i kthehemi fakteve dhe studimeve historike, qe tregojne vendndodhjen e paraardhesve te Kadmus bazuar ne legjendat e vete grekeve ku sipas librit ”Classical Mythology”:
...Ne historine e Argive i pari i njerezve ishte Phoroneus, i cili themeloi mbreterine e Argos dhe vendosi, ne ndeshjen per territore midis Poseidonit dhe Heras, ne favor te Heras. I inatosur, Poseidoni i thau lumenjte Argive, nje nga te cilet ishte Inachus, babai i Phoroneus. (Faqja 368. Perseus dhe Legjendat e Argos)

Nepermjet Epaphus, Io kishte themeluar familjet mbreterore te Egjiptit dhe Argosit, si dhe Phoenicia (mbreterine e Fenikasve; shen i perkth.), te Tebes dhe Kretes. Vete Epaphus, thuhet se ka themeluar shume qytete ne Egjipt, duke perfshire edhe qytetin mbreteror te Memphis. Vajza e tij Libya (Libia), e cila i dha emrin e saj nje pjese te Afrikes veriore; kishte dy djem binjake, Agenor dhe Belus, nga te cilet Agenor u be mbret i Phoenician (Fenikasve; shen i perkth.), dhe ishte babai i Kadmus (themeluesit te Tebes dhe me vone mbret i Ilireve, faqja 302; shen i perkth.) dhe i Europes (nena e mbretit te Kretes Minos). Belus qendroi ne Egjipt dhe u be babai i dy djemve binjake, Aegyptus (Egjiptit; shen i perkth.) dhe Danaus. (faqja 37

Inachus


Io m. Zeus Phoroneus
I I
Epaphus Niobe m. Zeus Apis (Serapis)
I
Libya
I I
Belus Agenor

Aegyptus Danaus Kadmus Europa
I I (Mbreti i Ilirjaneve) I
49 djem Lynceus m. Hypermnestra 49 vajza Minos
I (Mbreti i Kretes)
Abas

Proetus Acrisius
I
Danae m. Zeus
I
Perseus m. Andromeda

Pema familiare e Kadmus


Fakti i nje perkatesie fetare jo-greke por i fese me te lashte te njohur, asaj Indiane, te banoreve te Epirit verteton edhe njehere perkatesine etnike jo-greke te kesaj treve Ilire. Kjo mund te shihet ne librin ”OCCIDENTAL MYTHOLOGY The Masks of God” dhe ne librin ”Primitive Mythology” nga Joseph Campbell, ku jepen te dhena te vlefshme mbi besimin e vjeter fetar te Epirit, si dhe ngjashmerine e ketij besimi me ate te qyteterimit te hershem Indian.

Ne librin ”Mbi Kafshet e Natyres”, Aelian, nje autor Romak (222 e.s.), pershkruan nje gjrper te shenjte ne Epirus, qe thuhej se i perkiste Apollonit, por qe ne te vertete ishte nje nga gjurmet e mbijeteses se mitologjise para-Helenike. (faqja 20)


Ne territorin e Greqise ne kohen e Pellasgianeve dhe ne Indi ne kohen e Dravidianeve, demonet simbolizonin formalisht forcen e rendit kozmik, e tille ishte forca e gjarperit te pavdekshem.
.....
Perandoria Minoane e Kretes u shperbe ashtu si dhe qytetet binjake, Harappa dhe Mohenjodaro te civilizimit Dravidian te Indise. Ne Indi mitologjia e vjeter e forces se gjarperit vazhdoi deri ne gjysmen e mileniumit te pare para eres sone, ajo ka absorbuar te gjithe panteonin dhe shpirtin e zotave te Vedikut: - Indra, Mitra, Vayu etj.

...Kjo fitore e principit te deshires se lire, sebashku me moralin e pergjegjsise individuale, treguan dallimet e para karakteristike te miteve Oksidentale; dhe ketu e kam fjalen jo vetem per mitet Arjano-Evropiane (Greket, Romaket, Keltet dhe Gjermanet), por gjithashtu edhe per ato te Semitike dhe Arjane te Levantit (Semitike: Akadianet, Babilonasit, Fenikasit, Hebrejte, dhe Arabet; Arjane: Persianet, Armenasit, Frygianet, Thrako-Ilirjanet, dhe Sllavet) (faqja 24).


Ne librin ”PRIMITIVE MYTHOLOGY THE MASKS OF God” nga Joseph Campbell, shihet qarte ne baze te renditjes lashtesia e gjuhes shqipe:
Franz Bopp (1791-1867), ka publikuar ne 1816 nje studim krahasues i sistemeve te zgjedhimit te Sanskrites, Greqishtes, Latinishtes, Persishtes dhe Germanishtes, duke bere te mundur me se fundi qe ne mes te shekullit te qartesohej nje shperndarje e afert e gjuheve te lidhura midis tyre duke i identifikuar ato ne pjeset me te medha te botes se civilizuar: kjo shperndarje e gjere e familjeve gjuhesore e ka prejardhjen nga nje burim i vetem dhe perfshin: (I) pas Sanskrites dhe Palit (gjuha e skripturave Budiste), shume nga gjuhet e Indise veriore, Singalezen (gjuha e Ceylon), Persishten, Armenishten, Shqipen dhe Bullgarishten; (II) Polonisht, Rusisht, dhe gjuhet e tjera Sllave; (III) Greqisht, Latinisht dhe te gjithe gjuhet e Evropes pervec Estonishtes, Finlandishtes, Hungarishtes, dhe gjuhes Baske. (faqja 9)


THUCYDIDES, nje gjeneral athinas, shkroi librin, ”History of Peloponnesian War”, ku vertetohet edhe nje here banimi nga Pellasget i territorit te sotem Grek; te dhena mbi Iliret dhe aftesite e tyre luftarake qe i benin edhe gjeneralet Spartane te terhiqen, si dhe mbi Durresin te cilin greket donin ta kolonizonin me banoret e tyre. Keshtu ai sqaron se:
...Para kohes se Hellenit, birit te Deucalionit, dhe para Luftes se Trojes territori i Greqise se sotme nuk quhej Hellas. Pjese te ndryshme te ketij territori njiheshin nga emrat e fiseve perberese te tij, pra emra Pellasgiane. (faqja 36 ”Parathenie”)

Nje nga qytetet e lashta Ilire ishte Durresi per te cilin gjenerali athinas shkroi:
Qyteti i Epidamnusit (Durresi i sotem; shen. i perkth) ndodhet ne te djathte te Gjirit Ionik. Ai eshte nje territor i huaj qe banohet nga nje rrace Ilirjane e quajtur Taulantian. (faqja 49, ”Grindja per Epidamnusin”, vitet 446-433)

Ambicjet ndermjet Athinasve, Spartaneve, dhe aleateve te tyre bene qe Durresi te kthehej ne nje arene perleshjesh ne te cilen humbesi me i madh ishte populli Ilir.
...E gjithe kjo shkaktoi nje ndjenje te keqe, dhe keshtu Korinthasit ishin teper te gatshem qe te dergonin forca ne Epidamnus. Ata kerkuan vullnetare per t’i derguar atje, dhe krijuan nje force qe perbehej nga Ambraciote, Leucadiane, si dhe vete qytetaret e tyre korinthas. Kjo force marshoi nga toka per ne Apolloni (ne rrethin e Fierit te sotem; shen. i perkth), qe ishte koloni e Korinthit, duke e shmangur keshtu rrugen detare nga frika se mos diktoheshin nga Kerkyrasit (Korfuzasit; shen i perkth.). (faqja 50)

Mesazheret mberriten ne Korinth me lajmin se Epidamnusi ishte i rrethuar, dhe Korinthasit filluan te pregatisnin nje force cliruese. Ne te njejten kohe ata benin oferta per vullnetare qe te krijonin nje koloni Korinthase ne Epidamnus. Ata qe nuk shkonin per momentin, do te kishin te njejtat te drejta per toke si dhe ata qe shkonin te paret. Per kete arsye Korinthi e uli cmimin e tokes deri ne 50 dhrahmi korinthase. (faqja 51)

Disa vjet me vone kur ish-luftetaret Athinas ktheheshin nga ekspeditat ushtarake per te rifilluar dhe ndertuar jeten civile, nje arsye e vecante nuk i lejonte ata te ndertonin shtepite e tyre perreth Akropolit, qendres se tyre shpirterore dhe fetare.
...Nen Akropolin ndodhet nje territor i quajtur ”toka Pellasgiane”, e cila ishte e mallkuar dhe nuk duhet te banohej; aty ndodhej gjithashtu nje fragment nga orakulli Pythian ku thuhej: ”Eshte me mire per Athinen ta lere te qete territorin Pellasgian”. (faqja 135, ”Nderprerja e Luftes”, viti 431 p.e.s.)
Kjo nuk ishte dicka e re per Greket e mesuar te pushtonin territoret e tjereve, por ne kete rast atakishin te benin me nje qender te vertete shpirterore Pellasge, nga e cila ndiheshin te terrorizuar.
Megjithse ne shume literatura artistike, historike, apo ushtarake shkruhet me admirim per luftetaret dhe jeten e Spartaneve, nuk e ka marre mundimin njeri te pohoje se:
...Ilirjanet jane nje rrace luftetaresh, dhe frika prej tyre beri qe te dy komandantet Spartane te binin dakort per t’u terhequr. (faqja 340, ”Fundi i Vitit te Nente te Luftes”, viti 423 p.e.s.)

Rrenja e Dardaneve sipas mitologjise greke:
Elektra, e bija e Atlasit, kishte dy djem prej Zeusit, Iasion dhe Dardanus. Pas vdekjes se Iasion (qe mendohet te kete ndodhur ne Samothrace), Dardanus lundroi per ne Troad, ku ishte mbret Teucer, i biri i lumit-zot Scamander. Atje Dardani u martua me vajzen e mbretit dhe ndertoi nje qytet te cilit i vuri emrin e tij. Pas vdekjes se Teucer, territori u quajt FV dhe banoret e saj (sipas Homerit) Dardane. Prej Dardaneve ka rrjedhur edhe familja mbreterore e Trojes. (faqja 458,”Azia e Vogel”)

Perseri sipas te vjeterve te grekeve dhe mitologjise se tyre, origjina e Dardanus lidhet me vete KRIJIMIN.
...Titanet, bijte dhe bijat e Uranus dhe Ge (sipas mitollogjise greke, Ge ishte perendeshe dhe e bija e krijuesit te tokes Chaos; shen. i perkth.), jane dymbedhjete ne numer: Oceanus, Coeus, Crius, Hyperion, Iapetus (qe ishte babai i Atlasit, gjyshi i Elektres dhe stergjyshi i Dardanus, shume e shume vjet para ardhjes se grekeve; shen. i perkth.), Theia, Rhea, Themis, Mnemosyne, Phobe, Tethys, dhe i linduri i fundit Cronus ( i cili ishte babai i Zeusit; shen. i perkth). (faqja 33. Mitet e Krijimit)

Prej Dardanus e kishte prejardhjen familja mbreterore e Trojes dhe kjo rrace shquhej nga te tjerat per bukurine dhe trimerine.
...Te tjeret kercenin dhe kendonin ne kor ndersa prifti Thracian, Orfeus, i shoqeronte ata me harpen e tij. Ketu eshte nje linje e vjeter Trojane e mbretit Teucher, e Ilus dhe Assaracus themeluesve te Trojes dhe bij te Dardanus, nje nder rracat me te bukura me heronj shpirt-medhenj dhe te nje kohe me te mire. (faqja 272-273.)

Virgjili ishte nje shkrimtar Romak, dhe fjalet e tij mbi paraardhesit e familjes mbreterore te Romes me bejne te gjykoj se anti-Shqiptaret si Ministri i Jashtem Italian Dini, duhet te pakten te shprehin respekt ne se nuk e perkrahin kombin prej te cilit e kane prejardhjen:
...Prologu i Vergilit ne historine e tij per Aeneas (Enean e Trojes; shen. i perkth.), tregon lidhjen e historise Romake me Epiken Homerike, dhe portretizon Aeneas, si te mbijetuarin nga renia e Trojes dhe para-ardhes te udheheqesve te Romes (Aeneid 1. 1-7): Prej tij (Eneas; shen. i perkth.) e kane prejardhjen populli Latin, te vjetrit e Albas, dhe muret e Romes se madhe.
Sipas Virgilit, Aeneas (pas renies se Trojes ne 1228 p.e.s..; shen. i perkth.) lundroi per ne Thrace, Delos dhe deri ne Krete, ku ai qendroi nje vit, duke besuar se ky ishte vendi nga ku kishte ardhur Dardanus. Nje epidemi dhe nje vizion i Penates e bene ate te lundronte perseri ne kerkim te Italise, e cila duhej te ishte shtepia origjinale e Dardanus, por me pare ai shkoi ne Epirus... (faqja 489. Mitologjia Romake..



Chaos
I
Ge m. Uranus
I
Iapetus m. Clymene
I
Atlas
I
Elektra
I
Dardanus
I
Tros

Ilus Assaracus Ganymede
I I
Laomedon Capys
I
Telamon m.Hesione Priam m. Hecuba Anchises m. Aphrodite
I I
Hector, Paris, Helenus, Cassandra, Aeneas m. Creusa
Polyxena dhe shume te tjere. I
Ascanius (Iulus)

Pema familiare e Dardanus.



Ne baze te ketyre te dhenave apo atyre arkeologjike qe percaktojne ne baze te objekteve te gjetura se mbreteria Dardane eshte krijuar rreth shekullit 18-te p.e.s dhe skemes se mesiperme te pemes familiare te Dardanus, shihet qarte lashtesia e emrit, tokes dhe popullit Dardan, per te cilin megjithse shume historiane e dine qe u shkaktoi humbje dhe veshtiresi pushtuesve Romake, ne literaturen shkollore te historise se Italise as qe permendet. Per te mos permendur qe shtete si Serbia (popullsia e te ciles ka filluar levizjen drejt jugut ne shekujt 6-8 te eres sone) pretendojne se kjo toke e hershme Ilire duhet t’u perkase atyre.
Le te shpresojme se se afermi Akademia e Shkencave Shqiptare, meqenese ka perfunduar epoka kur duhej te merreshin me trimerite e Brigadave ”S” partizane, tani do te mund te merren seriozisht, ne se e kane ate deshire, me ceshtjen kombetare, duke mos lene burimet greke dhe serbe te manipulojne historine. Gjithashtu le te shpresojme se mediat Shqiptare (brenda dhe jashte territorit Shqip-foles), do ta beje popullin Shqiptar me te vetedijshem dhe krenar per prejardhjen e tij ne vend te ofrimit te thashethemeve banale te politikes.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top