Historia e Sonilës: Kam shitur drogë që 17 vjeç për të shpëtuar nënën

Malsi

Anëtar i Nderuar
10455052_1434231143506469_3451371830130760445_n_0.jpg

Jashte lajmit ,pyetje e imja (Malsi) . Ne kete rast ,veprimi dhe zgjedhja qe ka bere goca duke shitur droge per te shpetuar jeten e mamase se saj , eshte nje veprim i mire ,i keq ? Dhe nese kjo do kishte zgjedhur te shiste trupin per te siguruar mbijetesen e mamase se vet , si do ta gjykonim ?

Sonila Dinoshi, njëra prej dy vajzave të arrestuara në operacionin antidrogë, “Epilog”, ka pranuar se ishte pjesë e rrjetit që në moshën 17 –vjeçare. Sot ajo është 31 vjeç, nënë e një djali dhe e divorcuar. Sonila e ka pranuar më parë publikisht se ishte shpërndarëse heroine e madje edhe përdoruese e saj. Në janar të vitit 2012, në një intervistë për GSH ajo tregoi për herë të parë se ishte detyruar të shiste drogë për të shpëtuar nënën e saj të prekur nga kanceri.

“Arrita të shisja drogë për dy vjet rresht. Atëherë u transformova. Nga një vajzë me një trup shumë të bukur, që mund të vishej bukur e të ekspozohej, fillova të vishesha si çun, sepse, duke marrë parasysh punën që po bëja, të mos i lija asnjeriu përshtypjen se unë isha një vajzë e lehtë për t’u përdorur. E bëja vetëm për mamin. Të paktën ato që i kishin munguar gjatë gjithë viteve t’i kishte në ato pak ditë jetë që i kishin ngelur. U mundova të mos i mungonte asgjë, dhe thjesht nga ilaçet që i bleva arriti të mbijetonte edhe 10 muaj të tjerë. Kur fillova të shisja drogë, fillova edhe të pija. Kur e kam parë mamin tim pas operacionit, u shokova dhe nuk dua ta kujtoj tani. Atëherë kam pirë për herë të parë. Kam pirë shtatë muaj rresht, e lashë, u kurova me metadon më pak se një vit. Kur dola nga burgu e fillova prapë, por u bëra pishman shumë shpejt. E kuptova që ishte diçka që nuk ia vlente të vazhdohej më tej…”

Policia e kishte të skeduar si përdoruese dhe shpërndarëse droge. Vetë ajo ka rrëfyer se si u arresua në 2012.

“Mami vdiq më 5 tetor, unë jam arrestuar në 15 tetor, vetëm 10 ditë pas vdekjes së saj. U dënova 7 vjet e gjysmë, ndërkohë që kisha 1 muaj që isha shkëputur nga shitja e drogës dhe ditën që më kanë kapur rastisa në kohën e gabuar, në vendin e gabuar. Kur rashë në burg, nuk kishte kaluar shumë kohë nga vdekja e mamit dhe ende nuk isha mësuar me idenë që mami kishte vdekur. Kur u ktheva në shtëpi, e gjej shtëpinë të mbushur me fotografitë e mamit, gjë që nuk më bëri mirë. Familjarët e mi ndoshta menduan që do ta ngrohnin shtëpinë po të ishte ashtu, por unë u shokova shumë. Mund të them që ishte një traumë e tretë për mua: e para ishte vdekja e mamit, e dyta ishte futja në burg, që ishte asgjë para vdekjes së mamit, dhe kjo e treta, që nuk po përjetoja dot mirë as daljen nga burgu”.

Sonila Dinosha u kap bashkë me 24 persona të tjerë në një operacion antidrogë të policisë së Tiranës, nën akuzën për shpërndarje të lëndëve narkotike.

/ Lapsi.al
 
Titulli: Historia e Sonilës: Kam shitur drogë që 17 vjeç për të shpëtuar nënën

Hem,mosha qe kane mplekse teper heret,vetem 17 vjece,femije.
Kinge femer qenka ,gjynah.
Sa per nene e saj,ama eshte e vertet ajo qe ka deshmuar,nuk e fajsoj.
Ne momente shendeti,qe luhet momenti ,jete apo vdjekje, njeriu per njeriun e vet bene cdo gje.
Tani kjo e shkret ama ju ka dasht ne moshen 17 vjecare te perballet me pergjegjsi te tilla,cpret qe te bej ne jete me tej.
Pastaj rrjeti ku mpleksesh ku te lene te dalesh me lehte,qe andej.
 
Titulli: Historia e Sonilës: Kam shitur drogë që 17 vjeç për të shpëtuar nënën

as njera as tjetra nuk jane zgjidhje por nuk justifikohet ky veprim me semundje nenes.
Mendo qe kjo u ka shit Droge se fundmi ca gjimnazjastve, ndoshta edhe me te vegjel.
Pra ka marr parasysh te demtoje dike per te shpetuar nenen.
Kurse moralisht do kisha me keqardhje nese do kishte ber prostitucion sepse eshte shfrytezuar.
Po te isha ne vendin e nenes se saj, do kisha kerku vdekjen me mire sesa femija im te marre ne qafe femije te tjere.
 
Titulli: Historia e Sonilës: Kam shitur drogë që 17 vjeç për të shpëtuar nënën

Puna e droges eshte qe ai qe ka vendos ta konsumoj, do e gjej me patjeter...po se bleu tek kjo, do e blej tek dikush tjeter kshu qe njerezit marrin m'qaf veten e tyre vet, s'ja u ka fajin askush tjeter.
 
Titulli: Historia e Sonilës: Kam shitur drogë që 17 vjeç për të shpëtuar nënën

Ok.... uroj qe femija im Te mos bjer ne asnje nga keto situata se nuk e kam problem ta vras nje qe mi shet drog nje femije 11,12,13 vjec e ky eshte femija im.
Se mar parasysh fare cfare halli ka.
 
Titulli: Historia e Sonilës: Kam shitur drogë që 17 vjeç për të shpëtuar nënën

I gjithe problemi eshte tek raporti qe krijon femija me nenen. Une psh per nenen time do shisja gjithe pasurine qe ta shpetoje ,do shisja dhe ndonje veshke po ishte nevoja dhe nese do duheshin akoma me shume para per shpetimin e saj sigurisht qe do shisja dhe droge ,do thyeja dhe ndonje banke ,por gjithmone si alternative te fundit. Kjo femra me duket sikur smundjen e nenes e perdor me shume si justifikim per ti shpetuar burgut ,por nuk besoj se eshte shkaku i vertete i perfshirjes se saj ne trafikun e droges.
 
Titulli: Historia e Sonilës: Kam shitur drogë që 17 vjeç për të shpëtuar nënën

pikerisht !!!!
 
Titulli: Historia e Sonilës: Kam shitur drogë që 17 vjeç për të shpëtuar nënën

Duhet te kapet koka, jo vetem keto cucat apo stershitesit tjere. Keta zevendesohen menjehere me tjere dhe nuk eshte ndonje problem i madh per klanet.

Por koka eshte problem te kapet, sepse mund te del ne paralament apo ne qeveri. Nuk e di te jete arrestu ndonje narkobos ne Shqiperi. Gjithmone kapen disa transporter apo stershites, te cilet zevendesohen nga te tjere menjehere.
 
ahhahahaha normal ne parlament ke te gjithe drogaxhinjet e vertet :p

Edhe Tosi kur ishte pushtet ,vinte neper buzuqe ketej ,zhdepej,deri sa njohu Xhoin,qe kthej ne rruge te drejte :p
 
Nuk i arreston ministri, se mbetet pa asnje kusheri ne liri. Lol
 
Titulli: Historia e Sonilës: Kam shitur drogë që 17 vjeç për të shpëtuar nënën

sa bukur per te shpetuare nenen paska vrare shume te tjere e ka shkaterruare shume familje
 
Titulli: Historia e Sonilës: Kam shitur drogë që 17 vjeç për të shpëtuar nënën

Artikulli nuk eshte shume I qarte , nese llogarisim kur e ka nisur sa vjece eshte tani etj etj .... Por nga historia ngjaka me shume si nje kontrabandiste se nje vajze qe ka rrezikuar jeten e saj per mamane e saj .

Drogaxhija/barbonja.

Ps ... A do e beja une , do e beja per mamane time .. Por ne momentin qe e vazhdoj ta thith edhe vete ... Ndihma per mamane dhe pretendimet qe po e bej per mamane bien Poshte , nuk ka me vlere .
 
Titulli: Historia e Sonilës: Kam shitur drogë që 17 vjeç për të shpëtuar nënën

Mos te rente halli thuaj se kshu jashte valles flasim bukur te gjithe...!
Seshte as e para as e fundit se ka studente plot qe shesin trupin edhe droge per te ndihmuar familjet e tyre apo per te mbijetuar vete dhe familja e di qe jane me studime! Ne rastin e kesaj me mire kish shit ndonje veshke e kshu sdo shiste trupin as do merte ne qafe njerez te tjere si psh femije edhe pse sic tha Legaly me siper ata qe duan te marrin nese smarrin nga kjo do marrin nga dikush tjeter!
 
Titulli: Historia e Sonilës: Kam shitur drogë që 17 vjeç për të shpëtuar nënën

Eshte veti e narkotikve,bixhozgjive dhe pijanecve,te justifikojne veprimet e tyre ,me arsye sentimentale dhe emocionale.
POr ama eshte nje e vertete,qe cdo ves ,ose varsi ka si sintome fillimi,nje tronditje emocionale apo situate qe ka te beje me tronditjen e botes se personalitetit brenda tyre.
 
Titulli: Historia e Sonilës: Kam shitur drogë që 17 vjeç për të shpëtuar nënën

Po pra ra ky hall e u pame!!
Dmth halli na shtyka ne kto lloj zgjedhjesh.
A mendoi kjo vajze se kujt po ia shiste drogen?
Donte te lehtesonte dhimbjet e se emes duke helmuar mijra zemra nenash te tjera?
Ska gje qe e justifikon veprimin e saj. Cdo veprim eshte bere per veten e saj dhe kaq!
Kto lloj mostrash per mua jane njesoj si kta terroristet....se nese ai i pari te shpie per lesh me nje goditje,kjo ka shpene plote femije per lesh avash avash....duke i prere endrrat feminore pergjysem
 
Titulli: Historia e Sonilës: Kam shitur drogë që 17 vjeç për të shpëtuar nënën

A e justifikon qelimi mjetin? Une them Jo.
 
Titulli: Historia e Sonilës: Kam shitur drogë që 17 vjeç për të shpëtuar nënën

Jo mi soul jo....asigjo nuk justifikon
Tashi me dhimbje te tilla te gjithe jemi perplas ,po sjemi bo as drogaxhij,as prosti, as trafikant....behesh kur te pelqen ta besh nje gje!
 
Sh e vertet. Po te ish ashtu i bie te toleronin e justifikonim cdo gje te gabuar. Se dhe ai qe vjedh psh, vjedh se s'ka e perto me punu, Lol..
 
Titulli: Historia e Sonilës: Kam shitur drogë që 17 vjeç për të shpëtuar nënën

Se di ....

Zot mos na s'provo me çdo gjo ...
 
Titulli: Historia e Sonilës: Kam shitur drogë që 17 vjeç për të shpëtuar nënën

Mals ate pytjen mund ta beje ne fillim e ta lexonim artikullin me endje te pakten.
Baaaahhh
 
Titulli: Historia e Sonilës: Kam shitur drogë që 17 vjeç për të shpëtuar nënën

Puna eshte qe shitja e droges eshte menyra me e keqe me bo lek pasi nuk te ecen.
 
Titulli: Historia e Sonilës: Kam shitur drogë që 17 vjeç për të shpëtuar nënën

O Gerto ,si sna ec fare mo burre . Edhe njehere qe gjetem nja 10 thase me droge andej nga stadiumi kur ishim femije ,kujtuam se ishin barrishte dhe i vume flaken . Te pakten ti shisnim si spinaq me bo noi lek :p
 
Titulli: Historia e Sonilës: Kam shitur drogë që 17 vjeç për të shpëtuar nënën

Goxha kapacitet kjo Sonila, mund te fitonte lek dhe ne menyra te tjera
 
Titulli: Historia e Sonilës: Kam shitur drogë që 17 vjeç për të shpëtuar nënën

O Gerto ,si sna ec fare mo burre . Edhe njehere qe gjetem nja 10 thase me droge andej nga stadiumi kur ishim femije ,kujtuam se ishin barrishte dhe i vume flaken . Te pakten ti shisnim si spinaq me bo noi lek :p

Prandaj je kshuu tii si i perhumbur :p

Per sa i perket temes : Po te kishte ditur ti jepte fund ne momentin e duhur ndoshta do ja kishte vlejtur
 
Titulli: Historia e Sonilës: Kam shitur drogë që 17 vjeç për të shpëtuar nënën

Prandaj je kshuu tii si i perhumbur :p

Per sa i perket temes : Po te kishte ditur ti jepte fund ne momentin e duhur ndoshta do ja kishte vlejtur

Po si do i jepte fund ajo kur po shijonte lekun qe fitonte ? Apo kshu mend di me dhone shum mire ti . pffffffff
 
Titulli: Historia e Sonilës: Kam shitur drogë që 17 vjeç për të shpëtuar nënën

Po si do i jepte fund ajo kur po shijonte lekun qe fitonte ? Apo kshu mend di me dhone shum mire ti . pffffffff

po se robi me llogjik kur i futet nje pune me nje qellim pasi mbaron ai qellim del se pastaj rriten pasojat sic ne rastin konkret qe ajo filloj dhe ta pi vet dhe ja ku ra ne burg pastaj
pooor thash njerezit me llogjik, spres ta kuptosh ti :)
 
Titulli: Historia e Sonilës: Kam shitur drogë që 17 vjeç për të shpëtuar nënën

po se robi me llogjik kur i futet nje pune me nje qellim pasi mbaron ai qellim del se pastaj rriten pasojat sic ne rastin konkret qe ajo filloj dhe ta pi vet dhe ja ku ra ne burg pastaj
pooor thash njerezit me llogjik, spres ta kuptosh ti :)

Shif pak avatarin tend , mos i je pershtatur ndonje momenti personal tendit ? Se njeriu pasqyron ate qe fsheh brenda ndonjeher :p Por nga ty edhe mund ta pres qe ta kesh vene kot ,se normal kot ben cdo gje ti .

Ajo goca per mua meriton lirine
 
Titulli: Historia e Sonilës: Kam shitur drogë që 17 vjeç për të shpëtuar nënën

Shif pak avatarin tend , mos i je pershtatur ndonje momenti personal tendit ? Se njeriu pasqyron ate qe fsheh brenda ndonjeher :p Por nga ty edhe mund ta pres qe ta kesh vene kot ,se normal kot ben cdo gje ti .

Ajo goca per mua meriton lirine

po pasqyron dr housen , njeri me llogjik te shendosh dhe qe ja shpifin njerezit skutha si puna jote :p
shko mals vizitoje ne burg , jepi forc
ps: coji dhe dozen e dites se si dihet
 
Titulli: Historia e Sonilës: Kam shitur drogë që 17 vjeç për të shpëtuar nënën

Tani ajo kerkon te dale nga burgu per arsye se ka mbet serish shtatzene brenda ne burg!?

Hej po ne burg lejohet seksi lol
 
Titulli: Historia e Sonilës: Kam shitur drogë që 17 vjeç për të shpëtuar nënën

Tani ajo kerkon te dale nga burgu per arsye se ka mbet serish shtatzene brenda ne burg!?

Hej po ne burg lejohet seksi lol

Lejohet the?
Ne burgjet Shqiptare jo vetem qe lejohet seksi ,por burgaxhit bejne dhe tutorin duke i cu noi bjonde dhe drejtorit lol
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top