Vjen nipi dhe më thotë: Gjysh i urrej shqiptarët, desh u alivanosa

Aver

.
V.I.P
Vjen nipi dhe më thotë: Gjysh i urrej shqiptarët, desh u alivanosa

fgvsdz.jpg

Para disa ditëve nipi im i vogël (klasa e tretë) vjen nga shkolla dhe më kumton një lajm të rëndësishëm: ”I urrej shqiptarët”. Mezi u mbajta në karrige dhe gati sa u alivanosa, sepse ky konstatim nuk vjen nga shtëpia jonë, transmeton INA shkrimin e Nikolla Pisarev
Shkolla e tij është në komunën më VMRO-iste të qytetit, e mbushur me ikonografi adekuate. Mbahem në karrige dhe më bie ndërmend se të premte është dita e Xhumasë, ditë kur zakonisht dal edhe në اarshi.

Pa sulme dhe histeri e binda nipin tim të shkojmë deri në Carshi për ti vizituar zanatlinjtë: Vlatkon, Xhelën, Asllanin, pastaj të blejmë fara për majdanoz të xhaxhi Shaban, te çajtorja ta takojmë hoxhë Ramadanin dhe të bëjmë muhabet. Dhe në fund te Destani për qebapë.

Po shkonim me nipin në vizitat e planifikuara, pastaj,, Mirëdita, dhe si je, si shkon puna, të gjitha po i them në gjuhën shqipe…. E pyesë nipin për secilin nga personazhet, para tyre se a i urren këtë zotërinj….

Fëmija i habitur më shikon dhe thotë, Jo gjysh, përse.

Po, më parë kur erdhe nga shkolla më the se i urren shqiptarët. Ja shqiptarët janë këta miqtë e mi, ai urren tash. Fëmija u skuq dhe në mënyrë naive m’u përgjigj, gjysh, por kështu thonë të gjithë në shkollë.

Të pshurrsha në shkollë i thashë. Ju them të gjithë maqedonasve t’i dërgojnë më shpesh fëmijët në اarshi ta mësojnë shkollën e jetës, përndryshe gjithë jetën do mbesin VMRO-istë, humbje e madhe/gazetaexpress.com
 
Titulli: Vjen nipi dhe më thotë: Gjysh i urrej shqiptarët, desh u alivanosa

Keshtu eshte Aver, gjithkund ku nacionalistet fusin hundet, sepse derisa ne flejme edhe diten, armiqet tane nuk flejne as naten duke punuar kunder neve Shqiptareve, me shume se sa qe punojme ne vet kunder vetvehtes.
 
Titulli: Vjen nipi dhe më thotë: Gjysh i urrej shqiptarët, desh u alivanosa

E mo mire, ia dhe une i urrej, u beme 2
 
Titulli: Vjen nipi dhe më thotë: Gjysh i urrej shqiptarët, desh u alivanosa

E mo mire, ia dhe une i urrej, u beme 2

E keni edhe nje te perbashket tjeter. Te dy jeni ne klase te trete :p
 
Titulli: Vjen nipi dhe më thotë: Gjysh i urrej shqiptarët, desh u alivanosa

Tash kjo munde te jete edhe nje perralle e bukur e nonje gjyshi ama qe ta dijme te gjithe dhe realiteti eshte i paster si loti se Ballkanasit (perfshi dhe neve shqipeve ketu) konsumojme me shume nacionalizem dhe patriotizeem se sa munde te pjerdhim. Pra e hajme buken me nacionalizem dhe pastaj nuk munde ta tretim dhe na ze kapslleku :jupi:
 
Titulli: Vjen nipi dhe më thotë: Gjysh i urrej shqiptarët, desh u alivanosa

kitrra123 :D

Nuk e kuptova ... se Ku ndodhet kjo shkolla, eshte shkolle Shqipe apo e huaj ?
 
Titulli: Vjen nipi dhe më thotë: Gjysh i urrej shqiptarët, desh u alivanosa

kitrra123 :D

Nuk e kuptova ... se Ku ndodhet kjo shkolla, eshte shkolle Shqipe apo e huaj ?

Ne fakt kjo shkolla dhe situata ndodhet ne Maqedoni dhe ne ate shkolle mesojne nxenesit Maqedonas por ne kete sensin nacionalist te paartikuluar paksa dallojme ne Ballkanasit.
 
Titulli: Vjen nipi dhe më thotë: Gjysh i urrej shqiptarët, desh u alivanosa

Ne fakt kjo shkolla dhe situata ndodhet ne Maqedoni dhe ne ate shkolle mesojne nxenesit Maqedonas por ne kete sensin nacionalist te paartikuluar paksa dallojme ne Ballkanasit.

Djaloshi i vogel paska qene ne rregull atehere... raste te tilla, ndikojne ne mase tek femijet , duke marre parasysh nga c'fare rrethohet dhe moshen.
 
Titulli: Vjen nipi dhe më thotë: Gjysh i urrej shqiptarët, desh u alivanosa

a kan te drejt te mesojn shqip ne shkolla , ne maqedoni ?
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Vjen nipi dhe më thotë: Gjysh i urrej shqiptarët, desh u alivanosa

He se dhe ky maqedosni qe e ka cu medemek tek miqt e tij Shqiptar pak ti shkelesh ne kallo do filloje me ubi ubi siptari. Nje prerje jane t'gjithe kto ,leje c'hiqen.
 
Titulli: Vjen nipi dhe më thotë: Gjysh i urrej shqiptarët, desh u alivanosa

a kan te drejt te mesojn shqip ne shkolla , ne maqedoni ?

Ku jeton ti, qe nuk din se ne Maqedoni a kemi te drejt te mesojm shqip..
Ather jo qe mesojm shqip, por jemi gjysma e popullates qe e perbejm Maqedonin, dhe pak a shume ne thojza te drejtat i kemi te njejta, po ku u konvenon Maqedoneve..
 
Titulli: Vjen nipi dhe më thotë: Gjysh i urrej shqiptarët, desh u alivanosa

Popujt e balkkanit e pranojne njeri tijetrin permes armiqesise. Gjithmone ka qene nje zone e zjarrte. Shekulli i XX filloi me luftrat ballkanike dhe perfundoi me luften e fundit gjate shperberjes se Jugosllavise.

Ketu urejtja eshte ushqimi i preferuar shpirterore. Dhe sot zerat e larte politike, si tregues te politikes se masave rrevolucionare, jane te gateshme te cenojne demokracine dhe paqen ne rajon.

hajduti
 
edhe dicka me shume, ne vazhdim te postimit me lart...

Kendveshtrimi i tyre eshte subjektiv, dashuria dhe urrejtja ( armiqesia) jane shume personale pra nuk mund ne t'u tregojme se cilin te duan si mik dhe cilin si armik. Per dallim nga ne, ata kane vizion te qarte dhe e dine se shtetin dhe kombin e tyre artificial e kane ndertuar mbi trojet shqiptare, me nje pjese te popullates te asimiluar shqiptare (Ortodokset e Krahines Rekes dhe me gjere, maqedonet muslimane ne krahina te Maqedonise Perendimore) , dhe mbi kufomat shqiptare ne perpjekjen per te na zhdukur sidomos keto 100 vjetet e fundit.

Ndersa ne jemi armiq te vetvetes dhe miq te popujve-vendeve fqinje, le qe na kane marre me shume se gjysmen e Shqiperise por, na quajne armiq dhe perpiqen te na porteretizojne zi e me zi ne sy te botes. Fqinjet qe perjetesisht na luftojne qe te na zhdukin. Ne i njohim pa kushte, ne i duam pa kushte dhe ne budallenjte e Ballkanit (budallai fal dhe harron) harrojme historine qe perjetojme dhe nuk e mesojme historine tone te kaluar.

Do merzitemi akoma se na quajne armiq keta bishat pa idenditet, ne qe jemi 100 here me te forte si komb se ata !

hajduti
 
Titulli: Vjen nipi dhe më thotë: Gjysh i urrej shqiptarët, desh u alivanosa

Eshte shume e ashper te thuash "I urrej gjith Shqiptaret".
Me elokuente do ishte "I urrej gjith Shqiptaret qe fusin hundet kot".
 
Nese do flasim per kete target grupin e "fusjes se hundes te gjella tjetrit" , kete edhe brenda llojit e urrejme.
Situata paraqitet shume dramatike ti Gerti2, se kur mendon qe te urrejne Maqedonesit, Grekerqit dhe Serberqit .....eshte nje kafshate qe nuk shkon poshte!
 
Se mos eshte hera par qe na kan urry. Pastaj ne jemi dhe pak komb i perdhunum nga shume vende (Turku) por ca iku iku thuj.
Po ne tani thuj? Ne ca do bejm me te ardhmen tone? Ne qe nuk na japin asnji pun te hajrit.
 
ti ke bo ca pytje te veshtira dhe une si sapiente qe jam po marr kohen ne dispozicion te mendohem e reflektoj mbi pergjigjen dhe mbi action plan...

tani ti e kupton pse ste marrin ne pune ty ,por ca si ne???...ta bera shume evidente
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top