Zyrtarizohet ne Gjermani policia e sharise?

Lauri

Anunnak
Grupe të vogla të myslimanëve salafistë kanë nisur të patrullojnë rrugëve të një qyteti të Gjermanisë me shpresën se “do të ndikojnë dhe rekrutojnë të rinj”, thotë policia e Mainz.
Këto grupe janë parë në qytetin perëndimor të Wuppertalit me jelekë portokalli reflektues me mbishkrimin “Shariah Police” (Policia e Sheriatit).

shariah_zpsm0tmkuid.png

“Kjo bie ndesh me ligjet publike komunale të Gjermanisë dhe janë ngritur padi”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Andre Schwanicke për “NBC News”, transmeton Koha.net. zyrtarët thonë se kanë shtuar prezencën policore në qytet.
Në ndërkohë, një video propaganduese e postuar në YouTube nga grupi i Salafistëve gjermanë, paraqet një poster me mbishkrimin në gjuhën angleze “Zonë e Kontrolluar nga Sheriati”, e përcjellë me fotografi të Salafistëve duke rekrutuar të rinj e fotografi tjera, transmeton Koha.net.

“Videoja është një provokim dhe është pjesë e propagandës salafiste, që tregon se ky grup nuk e njeh sundimin e ligjit gjerman”, ka thënë Joerg Rademacher, zëdhënës i ministrisë gjermane të mbrojtjes.
Zyrtarë në Northrhein-Westphalia thonë se grupi salafist në qytetin më të populluar gjerman përbëhet nga rreth 1,800 persona, nga të cilët 10 për qind konsiderohet të jenë ekstremistë të dhunshëm.

“Nuk ka legjitimitet për këtë “Polici të Sheriatit””, ka thënë Birgitta Radermacher, shefe e policisë në Wuppertal.
/Koha net.

Ky eshte nje lajmi i vitit te kaluar, por pasi ky akt ka kaluar ne gjykaten gjermane ju ka dhene te drejte pasi keta nuk perbejne nje rrezik dhe nuk obligojne asnjeri. Per kete ata mund te aktivizohen derisa nuk perbejne problem te qetseise publike.
/sipas Tema.

shari_zpsv9vlk31o.png

Paska te drejte ky miku qe thote se Europa i takon myslimanve..;)

allahu1_zpsl8ido7c7.png
 
Back
Top