Zyrtarisht, pandemia i la pa martuar shqiptarët!

D.

.
3DAC2BF8-D2E0-4854-86D2-35A3BD52831D.jpeg

Të gjithë e dimë sa plane, ëndrra apo organizime anulloi pandemia që pushtoi vendin dhe gjthë botën. Sot, thuajse 1 vit më vonë, pasojat e saj shfaqen në shumë aspekte të jetës së përditshme dhe një prej tyre ka qenë numri i ulët i martesave.

Një pjesë e mirë e çifteve kanë hequr dorë nga celebrimi në kohë pandemie, duke bërë kështu që numri i martesave të reduktohet ndjeshëm gjatë 2020-ës. Sipas të dhënave publikuar në një artikull të Monitor.al vitin që lamë pas pati rreth 17.5 mijë akte martese në vend ose thënë ndryshe- viti me numrin më të vogël të martesave që nga 1990-ta.

Nëse do ta krahasonim me vitin e mëparshëm, celebrimet kanë rënë me 22%. Kërkesat për t'u celebruar duket se kanë rënë ndjeshëm që pas muajit mars, kur vendi hyri në shtetrrethim dhe gjëja e fundit që mund të bënin çiftet ishin të martoheshin.


Në mars pati vetëm 640 akte martese, nga gati 1,700 në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në prill, në kulmin e karantinës u realizuan vetëm 71 akte martese, me tkurrje prej 96% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. Muaji me numrin më të lartë të martesave gjatë këtij viti mbetet gushti, por gjithsesi nëse do ta krahasonim me gushtin e një viti më parë reduktimi është i ndjeshëm.

Sidoqoftë, përtej pandemisë, numri i martesave në vend kishte nisur të binte prej vitesh, fenomen që nxjerr në pah probleme të tjera demografike si plakja e popullsisë, emigracioni i lartë, ndryshimi në stilin e jetës apo rritja e moshës së martesës.

Përveç planeve të çifteve për t'u martuar e për të nisur një etapë të re, mungesa e dasmave ka sjellë pasoja zinxhir në shumë hallka biznesesh duke nisur nga kompanitë e organizimit të eventeve, restorantet, studiot e make up-it, e deri tek dyqanet e fustaneve.

anabelmagazine.com
 
Budallej 2 vet 200 tërbohen martohuni pa shpenzime ma mir
 
E ne Instagram ca me postu pastaj? :pKalamajve ca me i thene? Babaj jot me detyroj te bejme dasem ne pandemi mos kemi shume te ftuar e shume shpenzime :lol:
Ti ske as instagram ?
 
Me mire,se kane pas filluar sapo martoheshin, ndaheshin keto vitet e fundit. :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top