Zyrtare: Valon Behrami nënshkruan me West Ham

alfonci

Veri investigatio
Mesfushori kosovar, premiershipi, ëndërr që u realizua.
Valon Behrami Shiko fotografinë 501


është zyrtarisht futbollist i Uest Hemit. Mesfushori kosovar, i natyralizuar si zviceran, do të luajë në kampionatin anglez për pesë sezonet e ardhshme. Lajmi u konfirmua edhe nga faqja zyrtare në internet e klubit, që saktësoi se Behrami ka kaluar vizitat mjekësore dhe firmosi kontratën 5-vjeçare. Për të siguruar shërbimet e mesfushorit që kërkohej edhe nga shumë klube evropiane, mes të cilave Totenhem, Sevilja e Bajern i Mynihut, Uest Hemi i ka paguar Lacios rreth 6.3 milionë euro. Drejtuesit e skuadrës italiane pretendonin të paktën 20 milionë euro për kartonin e tij, por ulja drastike e çmimit ka ardhur pasi lojtari mund të shfrytëzonte nenin 17 të FIFA-s për t‘u larguar (ai nuk e pranoi ofertën për rinovim me Lacion). "Jam shumë i lumtur që firmosa për Uest Hemin", ishin fjalët e para të Behramit, që me Zvicrën luajti edhe në Euro 2008. "Për mua, të luaj në Premierligë është një ëndërr që realizohet. Po pres me padurim momentin që do të bëhem pjesë e kësaj skuadre". (GAZETA SHQIP)
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top