Zyrtare: Bayern München zgjedh trajnerin e ri

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
Bayern-München-zgjedh-trajnerin-e-ri-1100x620.jpg
Bayern München ka emëruar Julian Nagelsmann si trajnerin e ri të skuadrës. 33-vjeçari, i lindur në Bavari, do të lërë skuadrën e tij aktuale, Leipzig, në 1 korrik të këtij viti, pasi ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me kampionët e Gjermanisë, deri në 30 qershor 2026.

Në njoftimin zyrtar, Bayern thotë se ka rënë dakord me kërkesën e bërë nga trajneri aktual, Hansi Flick, për të mbyllur kontratën me Bayern më 30 qershor 2021, 2 vite para afatit zyrtar.GettyImages-1205070263-1100x620.jpg

Flick e bëri këtë kërkesë pas eliminimit nga Champions League në fazën çerekfinale. Vitin e kaluar, nën drejtimin e tij, Bayern fitoi turneun europian, por këtë sezon u eliminua para kohe edhe nga Kupa e Gjermanisë, ndërsa është 3 pikë larg fitores së titullit kampion.

A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top