Zvicër: Minarja e xhamisë, me ngjyra të ylberit

Sweetie

Anëtar i Respektuar
2zp2sko.jpg

Duke parakaluar në rrugën "Forchstrasse" të Cyrihut kemi vërejtur diçka të pazakonshme në minaren e xhamisë, e cila ishte mbështjellë në petkun e shumë ngjyrave. Që ngjasonte në ngjyrat e ylberit.

Nuk ishte ndonjë aksion i ndonjë organizate të të gjelbërve, e as për Halloween, por përkundrazi e kishin bërë vetë udhëheqësit e xhamisë duke e veshur minaren me shumë ngjyra.

"Ne kemi dashur të tregojmë shenjat e paqes", thotë Imam Ahmed Sadaqat. Në mënyrë të veçantë është bërë përkitazi me javën e religjioneve që nisi prej 2 nëntor e zgjat deri më 9 nëntor, transmeton albinfo.

Përveç kësaj, këtë vit xhamia e parë në Zvicër është duke festuar 50 vjetorin e saj.

"Në një kohë të përçarjes që mbizotëron mes religjioneve dëshirojmë të thërrasim në dialog dhe të inkurajojmë komunikimin ndërkulturor", thonë organizatorët.

Motoja e komunitetit mysliman është: "Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd".

Përkitazi me javën e religjioneve do të organizohen ngjarje të ndryshme në gjithë Zvicrën. /zhurnal.mk
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Zvicër: Minarja e xhamisë, me ngjyra të ylberit

Hera e par se shikoj dhe nuk duket bukur aspak.ndoshta ngaqe nuk jemi mesu te shikojm gjera tilla ne xhamit tjera.
 
Titulli: Zvicër: Minarja e xhamisë, me ngjyra të ylberit

interesante :)
 
Back
Top