Zoti vendos me shume ne prove njerezit e mire sesa te keqinj!

Nuk eshte abstrakte jo. Ke te drejte nuk e shtjellova sic duhet titullin per arsye kohe.

Ideja eshte tek drejtesia hyjnore sic e quajne disa ose tek karma qe e quajne disa te tjere. Pra nese ben mire te vijne te mira dhe nese bejne te keqija te vijne te keqija. Deri ketu eshte e kuptueshme besoj. Ate qe une nuk e kuptoja dikur dhe qe ja beja shpesh vetes si pyetje ishte pse Zoti peeball me sfida te veshtira disa njerez qe e kane zemren flori dhe pse disa te tjere qe jane katran me boje jua ben jeten shume te thjeshte.

Juve cfare pergjigje keni?
Jo e kisha fjalën që përtoja të lexoja dhe përgjigjen ta dhash vetëm për titullin .Për sa i përket pyetjes që ke parashtruar mendoj se në këtë jet druri i shtrembër e ka jetën më të drejt ,sepse i shpëton paragjykimeve pasi njerëzve në sy u bije më shumë druri i drejt dhe bëjn çmos për ta shtrembëruar ,pra nuk lidh asgjë me zotin por me vet njeriun .
 
Ne pergjithesi njerezit jane te prirur te besojne kur dicka nuk u ecen mire, e shohin si gurin e fundit dhe fundja mire bejne se nuk ka asgje te keqe te besosh, por une them qe njeriu pike se pari duhet te besoje tek forca e tij.

Sa per kte psikollogjine njerezore qe lidh veprat e njerezimit me zotin nuk e kuptoj se ca eshte me thene te drejten.
E thjesht,pjesa e njerzve qe cdo gje ne kete bote ,e lidhin sepse keshtu eshte vullneti i zotit. pak shume
 
Unë e mirëkuptoj të Madhin Zot që ka nji tufë planetesh në Univers per të administruar, por të vetmit që i kryqëzuan të Birin jemi vetëm neve të planetit Tokë.
Mos ndoshta osht kjo arsyeja që po na ven ne prove sa t'na plasi tomthi venit ???
 
Unë e mirëkuptoj të Madhin Zot që ka nji tufë planetesh në Univers per të administruar, por të vetmit që i kryqëzuan të Birin jemi vetëm neve të planetit Tokë.
Mos ndoshta osht kjo arsyeja që po na ven ne prove sa t'na plasi tomthi venit ???
Je gjithmon kaq shum pozitiv? ?
 
Shpjegimi i kësaj hipoteze në aspektin social ndërlidhet edhe me një shpjegim psikologjik. E mira dhe e keqja nuk janë të ndarë sikur me thikë, por deri diku janë relative. Edhe pse unë jam kundër relativizimit të gjithçkaje, por kjo deri diku është relative. Prandaj them se situata në vetvete mund të ketë nuanca të së mirës dhe të së keqes, por ajo çfarë i jep kuptim të plotë është përjetimi ynë, apo përshtypja jonë për një situatë të caktuar. Kështu thënë më ndryshe nëse, larg qoftë, na vdes ndonjë familjar, atëherë përjetimi i kësaj vdekje të këtij familjari nga ana jonë i jep vlerë kësaj tragjedie, apo edhe bekimi për dikë!

Nëse personi që ka vdek në familja ishte dikush shumë i dashur kjo përjetohet si tragjedi dhe dhimbje e madhe shpirtërore, përderisa për dikë që është i ftohtë nga natyra, apo me këtë person të caktuar edhe pse familjar nuk kishte ndonjë lidhje të veçantë, këtë vdekje nuk e përjeton si diçka të rënd dhe tragjike... ajo që po përpiqem të shpjegoj është se më e rëndësishme se vet ngjarja, apo eventi, është përjetimi ynë dhe reflektimi ynë mbi të.

Nëse kuptohet kjo, kuptohet një pjesë se pse njerëzve të mirë, ndodh, tu ndodhin gjëra të këqija. Pra, sepse ata janë më të ndjeshëm, më të mirë, dhe i përjetojnë më rënd situata tragjike. Në anën tjetër njerëz të këqinjë, janë më të ftohtë, më të pandjeshëm, pa dhembshuri... dhe nuk i përjetojnë rënd situatat tragjike. Kjo e shpjegon vetëm një pjesë të pyetjes, pjesa tjetër shpjegohet duke marr parasysh edhe faktet rrethanore individuale për secilin rast. Pra, nuk mund të konstatohet se secili njeri i mirë, shpirtmirë dhe zemërbardh, e ka jetën skëterrë, por e kanë disa, dhe shpesh si pasoj e veprimeve të veta. Gjithashtu nuk është e vërtetë, dhe askush s'mund të pretendojë që secili i keq ia del t'i shmanget pasojave të keqbërjes së tij... kjo është version shumë i shkurtuar i shpjegimit jofetar për këtë hipotez se pse të mirëve u ndodhin gjërat e këqija dhe pse të këqinjëve nuk u ndodhin të këqija...

po ju a pajtoheni me këto?
 
Ndoshta sepse Zoti i njeh me mire se c' njerez jane te mire apo te keqinj, besoj une?
 
  • Më pëlqen
Reactions: A2.
Kurse une mendoj se Zoti ve ne sprove njerezit e forte , sepse e di qe nuk do tundohen te thyhen edhe ne momentet me te veshtira
 
Mund te ma therrisnin pak zotin ,se kam nja dy fjale me te?!
Per pytjen e fundit;
Mendoj qe bota njerzore eshte nje `ekosistem` i mbyllur,ben nje qarkullim gjometrikisht te rregullt,por ne reaksionet per te perfituar perfundimin ka gjithnje bashkeveprim substancash.
Varet ne cilin cilinder reaksioni ndodhesh,ne kete segment te shkurter kohor ,te quajtur jete.
Nev, Zoti eshte gjithkund. Ti fliti cfare te ndjeje zemra jote, thirre, kerkoje, germo dhe do ta gjesh brenda vetes nese deshiron ta njohesh Ate vertet. Shpresoj shume qe nje dite te arrish ta njohesh! :)
 
po ca ti testosh robit keq :p

Robit mire pra, qe sa here testohet ai duron dhe fiton shperblime. I keqi, i keq eshte. i bie te zhytet akoma me shume
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top