Zonja BioNTech, “nëna e vaksinës”: Në verë i rikthehemi jetës normale

Screenshot-2020-12-29-at-9.42.14-AM.jpg

Një grua e lindur në një qytet të vogël hungarez, e cila u rrit e lumtur në një shtëpi pa ujë të rrjedhshëm dhe pa energji elektrike, është sot një nga shkencëtaret më me ndikim në botë. Gjetjet e saj kanë qenë të dobishme për të bërë të mundur prodhimin e dy vaksinave kryesore, që mund të na nxjerrin nga kjo pandemi. “Isha një fëmijë i lumtur. Babai im ishte kasap dhe më pëlqente ta shikoja duke punuar, të vëzhgoja kafshët, zemrat e kafshëve, mbase aty lindi thirrja ime shkencore”, thotë Katalin Karikó, nga shtëpia e saj në periferi të Filadelfias.
Pas studimeve për biologji në Hungari, Karikó shkoi në SHBA për të marrë doktoratën në vitin 1985, dhe nuk është kthyer më. Në vitet 1990, askush nuk e mbështeti idenë e Karikós: të zhvillonte terapi dhe vaksina të bazuara në molekulën e ARN-së. “Kam marrë një letër refuzimi pas tjetrës nga institucionet dhe kompanitë farmaceutike, kur u kërkova parà për të zhvilluar këtë ide”, shpjegon biokimistja, e lindur në Kisújszállás, rreth 100 kilometra nga Budapesti, 65 vjet më parë. Tani Moderna dhe BioNTech kanë marrë qindra-miliona euro për të zhvilluar vaksinat e tyre, që përdorin ARN mesazhere.
Ideja ishte e mirë, por nuk ishte në modë. Ata donin të përdornin një molekulë të brishtë dhe efemere për të kuruar sëmundjen, ose për të parandaluar infeksionet përgjithmonë. ARN është një molekulë që ka për detyrë të hyjë në bërthamën e qelizave tona, të lexojë ADN-në dhe të marrë “recetën”, për të prodhuar proteinat që na duhen. Karikó dëshironte të përdorte qelizat e pacientit për të bërë proteina, që do t’i kuronte duke injektuar një ARN të vogël mesazhere. “Tani të gjithë e kuptojnë, por atëherë jo”, thotë shkencëtarja. Në ato vite, triumfoi terapia e gjeneve, bazuar në modifikimin e përhershëm të ADN-së, për të korrigjuar sëmundjet. Kjo pikëpamje filloi të relativizohej kur u tregua se modifikimi i ADN-së mund të gjenerojë mutacione vdekjeprurëse dhe disa pacientë vdiqën në testet klinike.
Vaksinat e bazuara në ARN paraqisnin dy probleme. Nga njëra anë, nuk mund të bënin mjaftueshëm proteina. Nga ana tjetër, ARN mesazhere mund të gjenerojë një inflamacion të fortë, të shkaktuar nga sistemi imunitar. Në fillimin e viteve 2000, si studiuese në Universitetin e Pensilvanisë, Karikó vazhdoi të koleksionojë refuzime. Një ditë u takua me Drew Weissman, një shkencëtar i sapoardhur nga ekipi i Anthony Faucit. Weissman dëshironte të gjente vaksinën e AIDS-it dhe e mirëpriti Karikón, në laboratorin e tij për ta provuar me ARN mesazhere. Në vitin 2005, ata zbuluan se modifikimi i një shkronje të vetme në sekuencën gjenetike të ARN-së, e parandalonte shkaktimn e inflamacionit. Të dy shkencëtarët patentuan teknikat e tyre për krijimin e ARN-së së modifikuar, por Universiteti i Pensilvanisë vendosi t’i shiste ato te kompania Cellscript, për 300,000 dollarë.
Në vitin 2010, Moderna e sapokrijuar fitoi të drejtat e patentës së Karikó dhe Weissman. Brenda disa viteve, ajo mori qindra-miliona dollarë kapital privat, përfshirë 420 milion nga Astrazeneca. Kompania premtoi se do të jetë në gjendje të trajtojë sëmundjet infektive me ARN mesazhere. Një kompani tjetër e vogël gjermane, BioN-Tech, bleu disa patenta nga Karikó dhe Weissman për ARN e modifikuar, për të zhvilluar vaksinat e kancerit. Në vitin 2013, Karikó u punësua nga BioNTech, sot ajo është zëvendës presidente. Disa ditë më parë, Karikó dhe Weissman u takuan përsëri për të marrë dozën e parë të vaksinës BioNTech. “Nuk më tremb”, thotë shkencëtarja. “Vaksina mbron vetëm 10 ditë pas dozës së parë, kur mbrojtja është 88.9%. Me dozën e dytë rritet në 95%. Ne morëm mostrën e gjakut nga të vaksinuarit në testet klinike dhe krijuam kopje të të gjitha varianteve ekzistuese të koronavirusit. Gjaku i këtyre pacientëve, i cili përmban antitrupa, ishte në gjendje të neutralizonte 20 variante të virusit”.
“Këto vaksina do të na nxjerrin nga pandemia. Në verë ndoshta do të jemi në gjendje të kthehemi në plazh, në jetën normale. Dhe me më shumë se 3,000 vdekje në ditë SHBA, nuk kam dyshim se njerëzit do të vaksinohen. Sidomos të moshuarit”, thotë ajo. Karikó e kupton që ka njerëz që kanë dyshime për këto vaksina, “sepse një vaksinë e bazuar në ARN nuk u miratua kurrë. Por prototipat e përdorur për më shumë se 10 vjet janë provuar se janë të sigurt. Ajo që ne përdorim ka të njëjtën përbërje si ajo që ju bëni, në qelizat tuaja ”, thekson ajo.
Disa javë më parë Derrick Rossi, një nga themeluesit e Moderna, tha se Kariko dhe Weissman duhet të merrnin Çmimin Nobel në Kimi. Karikó refuzon. “Në 40 vitet e kaluara nuk kam pasur asnjë shpërblim të vetëm për punën time. Nuk kam nevojë. Unë e di se çfarë bëj. Dhe unë jam shumë e moshuar për të ndryshuar”, thotë ajo. Kur ishte një shkencëtare e re dhe ende jetonte në Hungari, nëna i tha se një ditë ajo do të fitonte çmimin Nobel. “Dhe unë iu përgjigja: “Por nëse nuk mund të marr as një bursë studimesh, nuk mund të kem as një punë të përhershme në universitet!'”. / La Repubblica – Bota.al
 
Attachments

  • Screenshot-2020-12-29-at-9.42.14-AM.jpg
    Screenshot-2020-12-29-at-9.42.14-AM.jpg
    498.4 KB · Shikime: 0
  • Screenshot-2020-12-29-at-9.42.14-AM.jpg
    Screenshot-2020-12-29-at-9.42.14-AM.jpg
    498.4 KB · Shikime: 0
Meqe jemi ke vaksina nje 41 vjecare e shendetit publik ne Portugali kishte vdek 2 dit mbasi ishte vaksinu, pa asnje semundje shoqeruese. ?
Te kujt ber ajo? Se jane 3 ne qarkullim

E more vesh ca tha PM i anglise vetem 1 shot vaksine ska nevoje per 2 lool bullshit spo merret vesh cpo bejne
 
Po me tregonin nga USA qe udhezimet e vaksines thuhet: nuk u rekomandohet vajzave dhe grave qe te vaksinohen nese deshirojne te ngelen shtatzane ne 2-3 muajt e ardhshem pas vaksinimit ?!
 
Po me tregonin nga USA qe udhezimet e vaksines thuhet: nuk u rekomandohet vajzave dhe grave qe te vaksinohen nese deshirojne te ngelen shtatzane ne 2-3 muajt e ardhshem pas vaksinimit ?!
Po sepse eshte virus normale eshte ai udhezim.
 
Sepse nderhyn ne kodin gjenetik.
Smarr vesh shume sepse skam info per ket rast por aq sa di mire eshte mos jesh semure ne ate proces. Fakti qe vaksina eshte virus i dobesuar ne organizem do te thote qe mund te kalosh covid me simptoma te lehta dhe i bie qe imuniteti i trupit eshte i dobesuar keshtu qe mund te ndikoje ne ate qe ti quan kod gjenetik te embrionit sipas logjikes se thjeshte.
 
Gjithsesi ne mendimin tim nje individ qe nuk ka semundje kronike edhe eshte nen 60 vjeç, nuk ka perse ta beje vaksinen.
 
Te kujt ber ajo? Se jane 3 ne qarkullim

E more vesh ca tha PM i anglise vetem 1 shot vaksine ska nevoje per 2 lool bullshit spo merret vesh cpo bejne

Po pra.
Por me e frikshmja eshte me mutacionin e ri qe ka psu Covid i ka nxjerr jashte funksionit te gjitha vaksinat, por kjo pranohet nen ze, sepse ta pranojne hapur mund ti hedhin nga kati 7 si puna atij shkenctarit rus qe shpiku sputnikun.
Jane miliarda dollar ne qarkullim qe sguxon njeri t'hape goje.
 
Cna gjeti thuj. Lol

Ata qe e krijuan normal kane dhe antivepruesin pra vaksinen apo kuren. Shpresoj qe mos zgjase shume kjo puna e izolimit dhe mbylljet w kufijve se na mori dreqi me te birin pa semundje ka pas e do kete.

Ne Tirane mendoj se e kane kaluar te gjithe pjesa me e madhe.
 
Miqt e mi mjek, nuk ma rekomanduan nese nuk punoj ne mjekesi edhe nese nuk vuaj nga ndonje semundje kronike. Secili nga ne duhet te peshoje rrezikun dhe te mirat e vaksinimit, bazuar ne moshen dhe gjendjen e shendetit.
 
Po pra.
Por me e frikshmja eshte me mutacionin e ri qe ka psu Covid i ka nxjerr jashte funksionit te gjitha vaksinat, por kjo pranohet nen ze, sepse ta pranojne hapur mund ti hedhin nga kati 7 si puna atij shkenctarit rus qe shpiku sputnikun.
Jane miliarda dollar ne qarkullim qe sguxon njeri t'hape goje.
U testua? dmth qe vaksina nuk ishte funksionale mbi mutacionin e ri?
Se dyshimet u bene te ditura
 
Miqt e mi mjek, nuk ma rekomanduan nese nuk punoj ne mjekesi edhe nese nuk vuaj nga ndonje semundje kronike. Secili nga ne duhet te peshoje rrezikun dhe te mirat e vaksinimit, bazuar ne moshen dhe gjendjen e shendetit.
Aman kush pipero? Lol

Tani nese e thone doktoret ne bote nese w aprovon OBSH nese perqindja e dobise qe ka vaksina eshte shume here me e madhe se rastet sporadike te deshtimit te saj une jam pro. Sic kemi bere vaksina te vegjel edhe SARS eshte virus me 1 game te gjere virusesh ne familjen e saj mire eshte te kete 1 vaksine ne paketen e vaksinave ne te ardhmen kur te jete testuar dhe kur te jene te bindur 100 % per efikasshmerine e saj.
 
U testua? dmth qe vaksina nuk ishte funksionale mbi mutacionin e ri?
Se dyshimet u bene te ditura

Hapur askush se pranon, sepse eshte industri miliarda dollarshe qe kontrollohet nga bill gates, por dyshimet jane qe mutacioni ri afrikan i ka nxjerre jashte funksionit, pranaj dhe anglia ka ndalu marrjen e dozes se dyte me preteksin qe do jemi ne full lockdown dhe dozat e dyta per ato qe kane bere t'paren do i bejme mbas 5-6 javesh, kur si rregull ishte te beheshin 1 jave mbas dozes se pare.
 
Tani nese lajmi qarkullon ne media , une mendoj se i hapur eshte
Thjesht mutacioni ende eshte i panjohur ,sic ishte covidi ne fillimet e tija
Mendimi im ky
 
Marla prandaj e thash edhe me lart, eshte vendim personal. Nuk po tentoj te ndryshoj mendimin tend. Nuk do te isha aspak dakort nese do tme deryronin ta beja, kaq.
 
Un mezi po pres te vaksinohem.
Besoj te mjeket dhe kush ka punuar non stop deri tani per te miren tone...
dhe mos mbushni trurin me fake news ju lutem.
 
Un mezi po pres te vaksinohem.
Besoj te mjeket dhe kush ka punuar non stop deri tani per te miren tone...
dhe mos mbushni trurin me fake news ju lutem.
Pertej qe eshte e drejta jote ne berjen ose jo, por nuk eshte Fake News nese une kam arsye qe kjo vaksine mund te jete e demshme.
Ajo u prodhua ne nje kohe rekord, pa pritur testimet e shtrira ne kohe per te mesuar efektet negative. Nuk eshte se eshte nje vaksine e vetme. Amerika ka te sajat, Kina te veten po ashtu edhe Rusia. Si ka mundesi vaksina te ndryshme per nje virus ??
Kjo vaksine si asnje vaksine tjeter me perpara, ajo nderhyn ne kodin gjenetik, etj.
 
Ti kur ke dhimbje koke besoj perdor te njejten ilac qe perdor gjithmon... por din qe ka dhe alternativa te tjera.
Mendje te ndryshme, sjellin opcione te ndryshme me te njejtin efekt.
 
A din gja kush e shikojm detin kyt vit apo jo ?
 
Ti kur ke dhimbje koke besoj perdor te njejten ilac qe perdor gjithmon... por din qe ka dhe alternativa te tjera.
Mendje te ndryshme, sjellin opcione te ndryshme me te njejtin efekt.
Nuk jam mjek, por nuk mund te krahasosh paracetamolin me vaksinen. Si e para ka disa motra e vellezer qe te ndihmojne per zbutjen e dhimbjes se kokes, por vaksina nje eshte.
psh ato qe ju behen femijeve kur jane te vegjel, ne te gjithe boten ato kater vaksina behen.
 
As un nuk jam mjek por me gjakonit veshet kur degjoja vite me para qe vaksinat i bonin femijet autik
 
Qofsha gabim, por mendoj se Cmimi Nobel nuk eshte ne keto kohe nje kriter vleresimi. Eshte zhvlersuar dhe ka pasur goxha kontestime vitet e fundit. Per parate si cte them, ndoshta duhet ti marre, tja jape dikujt per burse, meqe vete se ka pasur fatin te marre.:)
 
Ata e plotesuan normen, vazhdoi versioni 2.1 me Ukrahinen dhe tani jemi te Climate Change qe i bie te jete V3.0.
2030 eshte akoma larg ndaj...
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top