Zidane dhe Ronaldo “shukatin” të gjithë në Camp Nou

Kresha

A pretty face can never trick me


El Clasico numër 232, ishte në shenjë të të ndjerit dhe të paharrueshmit Jogan Cruyff i cili para pak ditësh ndërroi jetë, andaj tërë stadiumi dhe me një minutë heshtje kujtuan të madhin, arkitektin dhe njohësin më të madh të futbollit edhe me një koreografi gjigante siç dinë ta bëjnë gjithmonë tifozët blaugran.

Pritshmëritë e këtij derbi të madh botëror ishin të mëdha, pasi të dyja klubet laujtën me formacionet më të mira të mundshme, mirëpo pjesa e parë ishte ndoshta më e zbehta në këta dy dekada të fundit, pasi vetëm një rast u pa për 45 minuta lojë dhe atë nga emsfushori kroat Ivan Rakitic, goditjen e të cilit e ndali pa problem Keyllor Navas.



Dhe, si zakonisht kur një pjesë e parë e tillë nuk jep po thuajse asgjë për të diskutuar, e dyta ishte spektakolare si me raste ashtu edhe me gola. Në momnetet kur Reali e mori vetën dhe nisi të sulmonte, erdhi dënimi nga Gerard Pique i cili shënoi me kokë pas harkimit nga këndi. Mirëpo, pikërisht atëherë Reali u shtrëngua edhe më shumë dhe ia doli të fitonte krejt ndeshjen dhe atë me plot meritë pas rasteve të krijuara.

Fillimisht Karim Benzema e barazoi rezultatin me një gol shumë të bukur, për t’i dhënë zëmer edhe më shumë lojtarëve të tij. Vjen momenti kur anolohet goli i Gareth Bale (ndoshta pa të drejtë), më pas shtylla e Ronaldos, dhe kur mbrojtësi Sergio Ramos u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, u mendua se Barcelona do ta ketë më të lëhte, por pikërisht 120 sekonda më vonë, Cristiano Ronaldo me një goil të realizuar “shukati” të gjithë në Camp Nou duke ia dhënë fitoren skuadrës së tij që tash është -7 nga Barcelona, dhe lufta për titull vazhdon.

//korneri
 
Titulli: Zidane dhe Ronaldo “shukatin” të gjithë në Camp Nou

Reali e meritoi fitoren.
Barca ishte shume e paqarte ne sulm dhe ne mesfushe. Trio MSN ishte ne nje nate per tu harruar. Ne pergjithesi ndeshje e merzitcme me nje loje qe nuk shifej me sy. El Classico me i dobet qe kam pare ne 10 vjecarin e fundit.
 
Titulli: Zidane dhe Ronaldo “shukatin” të gjithë në Camp Nou

Reali u desht 4-1 t'ja beje. Ai goli i anuluar i Bale, m'u duk i gabueshem vendimi i referit.
 
Titulli: Zidane dhe Ronaldo “shukatin” të gjithë në Camp Nou

ka qen real ne forme shum te mire
 
Titulli: Zidane dhe Ronaldo “shukatin” të gjithë në Camp Nou

Nese quhet shukatje 1-2 ..ça quhet 0-4 ? ..po 5-0? :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top