Zhvillimi Romak Kreu 1

muhamed-psh

Antar Aktiv
Zhvillimi Romak Kreu 1


Arangio – Ruiz 5 Perjudha
1) Perjudha Arkaike – Krijimi i romes – Shek II P.e.s
2) Perjudha Republikane – Gjysma e dyt e shek II P.E.S – 31 E.s
3) Perjudha klasike perandora - Deri shek IV e.s
4) Perjudha Post-Klasike – Monarki Absolute Dioklezani – Justiniani
5) Perjudha e Justinianit
Bonfante 3 Perjudha
1) Kriza e shek II P.e.s ( Monarkia Republikane. )
2) Kriza e shek III E.s Kriza e zhvillimit te kushtetutes Republikane.
3) Monarkia helene Orjentale Para justiniani – Justiniani.
Guarino: 4 Perjudha 1+3 Bonfante
1) kalimi i perjudhes arkaike shek V p.e.s - Shek IV E.s
Ivo Puhan 3 perjudha
1) Perjudha e shtetit te lashte Romak Patriciano – Plebejas ( Ius civile e drejta civile )
2) Perjudha e shtetit klasik dhe e se drejtes honorare dhe klasike
3) Perjudha e shtetit centralist burokratik dhe absolut si dhe e se drejtes unike perandorake romake apo e se drejtes post klasike.
Perjudha e pare e shtetit dhe se drejtes romake ndahet ne dy faza:

* Faza e pare. Eshte ajo e rregullave te pashkruara te se drejtes °ius non scriptium.°
* Faza e dyte eshte ajo e se drejtes se shkruar °ius scriptium.°

Ligji i 12 tabelave eshte monumenti me i vjeter i se drejtes romake njohur prej nesh doli ne vitin 451 p.e.s mbi bazen e kerkeses se plebenjeve luftuar kunder patriceve.
Epoka republikane:
Filimi i luftes se dyte punike nis ekspansioni romak ne mesdhe ky ekspansion shkaktoj transformimin e shoq romake nga nje shoqeri kryesisht buqesore ne nje shoq Tregtare dhe shndrimin e shtetit. Nga nje shtet me aspirata nacionalise ne nje shtet me tendenca imperjaliste. Juristet ishin intepretus te se drejtes.
Epoka klasike
Kjo perjkudh sipas klasifikimit perkon me perjudhen e principatit edhe me te vertet eshte perjudha e zhvillimit max. Dhe mberrin deri ne piken e dhenies te shtetsis romake. Te gjithe banorve te romes perms konstitutio Antoninjana.
Epoka post – Klasike
Perkon ne perjudhen e monarkis absolute edhe fillon me ardhjen e dioklezianit deri tek justiniani. Karakteristike e evulucionit juridik i kesaj perjudhe ishte konceptimi i organizimit te ri te shtetit i drejtuar per shkak te ndikimit orjental si shtet patrimonial i konsideruar ne kete menyre si nje domen absolut i perandorit.
Kuptimi i se drejtes Kreu 2

E drejta perbehet nga dy aspekte
1) objektive
2) subjektive
Faktet juridike ndahen ne dy kategori
1) Ne ngjarje natyrore
2) Veprimet e njerzve ( Ato qe kan rendesi jan; 1)Marvjeshje juridike 2)Veprime te pa ligjeshme. )

E drejta pronesore Dhe Jo pronsore.
E drejta pronsore eshte ajo e drejt qe mbron interesat ekonomike te subjekteve.
Jo pronsore kur ajo e drejt qe realizon interesat te karakterit m oral .
E drejta e trensmetushme dhe jo e transmetushme.
Eshte e transmetushme kur ajo e drejt kalohet normalisht tek te tjeret.
Eshte e pa transmetueshme kur e drejta nuk transferohet tek persona te tjere.
E drejt reale edhe e drejt detyrimore.
Jan te drejta reale ato qe japin te gjitha fakultetit nje subjekti per te vepruar sipas interesit te tij.
Te drejtat detyrimore qe japin te drejta relative dhe japin pushtet titullarit vetem ne raport me nje ose disa persona te percaktuar te cileve u kerkohet nje sjellje e caktuar.
Jus civile edhe jus honorarium
Jus civile eshte e drejta qe aplikohet per qytetar romak ose ( Cives romani )
Jus honorarium formohet nga teresi normash qe krijoheshin her pas here por gjithmon duke ju referuar rasteve konkrete. Dhje qe nuk rregulloheshin nga e drejta civile.

Padite: Utile ( Te dobishme ) me te cilet zgjerohej fusha e e zbatimit te padive civile ne rrethana te tjera ne analoge.
Padite fiktive ne te cilet konsiderohet ekzistenca e nje lidhje apo rituali perjodik edhe pse keto nuk ekzistojn efektivisht.
Paditet e faktit te bazuara mbi faktin

Jus Novum ( e drejte e re ) lind nga kushtetuta perandorake. Constitutio principii
Ius civile ius gentium ius natyrale
Ius gentium eshte nje e drejte qe vlen per te gjithe popujt kjo e drejte I referohet te drejtes me te perdorshme te qarkullimit civil ne sferen pronesore ( Shitblerejt qerat shoqerit etj. )
Ius natyrale e drejta natyrore institute te lindura nga arsya natyrore formojn ius natyrale. Ius publicium ius privatum e drejte publike e drejt private. Eshte publike ajo e drejt qe I perket shtetit romak dhe e drejt private ajo qe I perket dobishmerise individeve.
Ius commune: ius singulare dhe privilegium.
Ius commune eshte e drejta e cila zbatohej pa dallim
Ius singulare ishte nje norm e vecant perjashtimore.
Privilegium eshte dispozita speciale qe i referohet nje privati.

Burimet e se drejtes romake, Lex ( Ligji ) Pelbicitium, senatusconsultus, constitutio principis, edictium, respons prudentium. Faq 80 - 84
E drejta private
Ne te drejten private benin pjese mardheniet absolute te cilet ne baz te objektit te tyre ndaheshin ne tre grupe me
1) Mardheniet familjare qe I jepnin pata familjas atoritetin mbi antaret e lire te familjes te vet
2) Mardheniet parafamiljare te krijuara si rrjelloj e efekteve mbrojtse mbi subjekte te cilet per shkak te moshesh apo arsye te tjera nuk kishte zotesi per te vepruar dhe vendoseshin nen tutori ose kujdestari.
Dy format e teknikes juridike ne jurispundencen antike jan
1) metoda analitike e cila vepron mbi aktet dhe mardheniet juridike dhe mbi proceduren.
2) Ligji i logjikes ekonomike konsiston ne tendencen jurisiprundenciale per te mos krijuar mjete dhe procedura te reja per te prodhuar llogjikisht ateher kur nuk veprojn me mjete te disponueshme..
Kreu 5 E drejta reale
E drejta reale ka disa karakteristika te cilat i dallojm prej te drejtave te tjera.
1) Karakterin bsolut
2) Karakterin e drejtperdrejt
3) Dhe karakterin tipik
Te drejtat reale te gezimit: ne kete kategori hyjn.
1) Superficie
2) Emfiteoza
3) Uzufrukti
4) Usus dhe abitatio
5) Servitus
Te drejtat reale te garancise.
1) Kapari
2) Pengu
3) Hipoteka
E drejta pronesore permes pronesis shpreh edhe lindin ato mardhenie ekonomike shoqerore te cilet quhen mardhenie pronesore.
Karakteristikat e se drejtes pronesore.
1) e drejte e plote ose teresore per sa i lejon titullarit cdo pushtet legjitim mbi perdorimin e sendit
2) E drejt elastike kjo e drejt kufizon pushtet e pronarit per shkak te nje te drejte tjeter reale te kufizuar mbi sendin.
3) E drejta autonome edhe e pamvarur sepse nuk ekziston per shkak te qenies se nje te drejte tjeter paralele me rendesin me te madhe por e perjashton ate.
4) E drejta absolute
5) E drejt e perjetshme
Sende dhe °te mirat°
Ne baz te kesaj doktrine eshte perpunuar nje klasifikim i dyfishte.
1) Midis res inpatrimonio dhe res extra patrimonium
2) Midis res incormecio ( Sende ne qarkullim ) dhe extra comerciom (Jasht Qarkullimit. )
.
Res impatrimonium ishin ato sende qe benin pjes ne pronsin e nje personi
Res extrapatrimonium ishin ato sende qe nuk i perkisnin askujt.
Res mancipi ishin tegjithe ato sende per te cilat qarkullimi civil behej ne forma soleme nga qytetaret romak. Lista e res mancipi ishte e percaktuar edhe perfshinte.
1) Tokat qe gjendeshin ne tokat italike
2) Servitutet fshatare me te vjetra
3) Skelleverit
4) Kafshet e barres dge te terheqjes ( Buajt kuajt Gomeret )
Res nec macipi ishin sendet e gatshme per qarkullimin civil qarkullimin juridik I te cilave behej ne forma me pak soleme edhe te perbashketa si per qytetaret romak dhe per banoret e tjere te lire. Ne te bonin pjes te gjitha tokat provinciale edhe te gjitha sendet e lujtshme



Sendet e thjeshta sendet e perbera dhe sendet homogjene.
Me sendet e thjeshta kuptoheshin ato objekte qe nga natyra ishin unike.
Sendet e perbera ishin ato qe perfitoheshin nga bashkimi i disa sendeve ne menyre te tille qe formonin nje teresi unike. Por nuk humbiste individualitetin e vet ( Ndertes anije... etj )
Sende homogjene ishin ato qe ishin bashkuar me njeratjetren ne menyre jo materjale po ndermjet te cilave kishte lidhje ideale. ( Kopeja bagtite )
Sendet e pjestueshme edhe te pa pjestueshme.
Sendet e pjestueshme jan ato sende qe ndahen ne pjes perberese pa zvogluar vleren pronesore te sendit.
Te pa pjestueshme ishin ato sende qe kur ndaheshin ne pjese perberese vlera e sendit ne teresi zvoglohej.
Sendet e lujtshme edhe te pa lujtshme.
Sendet e lujtshme ishin ato qe mund ta nderronin pozicionin pa ndryshuar vleren edhe pa ndryshuar natyren e tyre. ( Sklleverit edhe kafshet )
Sendet e pa lujtshme Ishin ato qe nuk mund te ndryshonin pozicionin pa e ndryshuar natyren ( Tokat Ndertimet te mbjellat punet etj )
Sendet e zevendesueshme edhe te pa zevendesueshme
Te zevendesueshme do te konsiderohen sendet e percaktuara ne gjini ndersa ato te percaktuara individualisht do te konsiderohen si te pa zevendesueshme


Sendet kryesire edhe aksesore.
Si send kryesor konsiderohet ajo pjes e sendit qe permbante ne vetvete karakterestikat e tij
Si aksesore konsideroheshin pjeset perberese pa te cilat sendi kryesor zdo te ishte ai qe eshte ne te vertete.
Sendet frytdhenese dhe frytet
Frytet ndaheshin ne fryte te pa ndara, Te mbledhura te shpenzuara Te pa shpenzuara dhe ne fryte qe duheshin mbledhur dhe frytet civile ku benin pjese kamata qiraja renta dhe dhenia e tokes.
Llojet e prones:

* Prone private
* Prone Kolektive
* Prone Personale

Llojet e prones private
Kritere te ndarjes se prones ne lloje te ndryshme ishin :

* Ne baze te cilesive te titullareve te prones
* Ne baz te mynyrave te fitimit te prones
* Ne baz te vendin ku ndollej objekti i prones

Sipas cilesive te titullareve te prones, Prona private ndahej ne prone romake dhe pelegrine.
Sipas menyreve te fitimit prona private ndahej ne prone kuirite ne porne bonitare nudumiusquiritum
Sipas vendit ku gjendej objekti i prones kur ishte fjala per toka. Prona privatej ndahj ne dominium mbi tokat italike dhe ne posesio mbi tokat ne provinca.
Prona privatej ndahej:

* Prona bonitare
* Prona provinciale
* Prona civile ose quiritare

Permbajtja e pronesise
Pronaret fitonin tri grupe autorizimesh. Mbi objektet e pronesise.

* Ius utendi e drejta e posedimit dhje perdorimit te sendit te tyre
* Ius frendi e drejta per te mbledhur frytet natyrale dhe civile te sendit
* Ius abutendi e drejta azgjesimit te sendit ose tjetersimit te tij duke kushtezuar ndo nje te drejt reale ne interes te personave te tjere.

Kufizime ligjor te pronesis

* Kufizime per arsye religjoze
* Kufizime per arsye ndertimi
* Per arsye kalimi
* Kufizime per shfrytesimin e minierave.

Bashkpronesia
Kur disa persona jan pronar te te njejtit send midis tyre vertetohet nje gjendje bashkpronesie. Ekzistenca e bashkpronareve mund te jet e vullnetshme ose e rastesishme.
Menyra e fitimit te pronesise.

* Sipas dizpozites te se drejtes
* Sipas objektit
* Sipas kohes se veprimit
* Ndarja ne m,enyre derivative dhe origjinale.

Pushtimi 249 – 254 Thesari 255
Shtimi
Rastet e shtimit ndaheshin ne tre grupe.

* Bashkimi i sendeve te pa luajtshme me njeri tjetrin
* Bashkimi i sendeve te pa luajtshme me sende qe nga natyra ishin te luajtshme
* Bashkimi i sendeve te luajtshme me njeri tjetrin

Shtimi i sendeve te luajtshme edhe te pa luajtshme

* Ferruminatio bashkimi i nje sendi me nje tjeter te te njejtit metal. Pronari i sendit kryesor fitonte pronesine dhe mbi sendin aksesore.
* Textura nenkupton endjen e fijeve qe bashkohen me stofin e tjetrit.
* Scriptura pronari materjalit te shkruar fitonte pronesine mbi shkrimin e bere prej dikujt tjeter.
* Pictura ne epoken klasike diskutohej ne ajo cka pikturohej i perkiste piktorit apo pronarit te telajos.

Fitimi

* Satio Ne baze te mbjellave te bera mbi te tjeret pronari i tokes fiton edhe pronesine mbi te mbjellat.
* Implantatio qe lidhej me fitimin e nje peme te mbjelle prej te tjereve nga ana e pronarit te tokes por kjo te kishte hedhur e leshuar rrenje mire ne toke.
* Inaedificatio kur dikush kishte ndertuar ne pronen e nje tjetri me materjalet e veta pronari i truallit fitonte edhe pronesine mbi ate qe ishte ndertuar. Por nuk fitonte pronesin mbi materjalet.

Parashkrimi fitues.

* E drejta klasike parashikonte tri raste te parashkrimit fitues.
* Parashkrimi i lejohet cdo qytetari edhe pse nuk kishte statusin e trashgimtarit
* Parashkrimi lejohej mbi sendet te cilat pronari i me parshem ja linte ne ruajtje edhe kur ato i kishte mare ne menyre te pa ndergjegjshme.
* Lejohet parashkrimi mbi toke qe vertet ishte shitur ne ankant publik por kishte ngelur ne posedim te pronarit te me parshem.

Menyret e fitimi te prones sipas dispozites te se drejtes civile jane:

* Zotesia e subjekteve
* Sendi te ishte I pershtatshem dmth te ishte vetem res mancipi
* Te respektohej forma e caktuar juridike.

Mbrojtja e se drejtes pronesore Mjete per mbrojtjen e pronarit kuirit.
Dy ishin mjetet kryesore per mbrojtjen e pronarit
1-Rei vindiciatio, Ishte padia e pronareve quirit te cileve i ishte mar posejdimi i sendeve. Paditesei duhet te vertetonte keto dy pika.

* Qe i padituri kishte ne posedim sendin e paditesit
* Qe objekti ishte me te vertete prone kuirite e paditesit.

2-Actio Negatoria Ishte padia qe ngrihej prej pronarit kur dilnin pengesa per te gezuar te drejten e pronesise.
Vendimet e denimit te gjygjtarit kishin keto pasoja.

* Deklaronte sendin te cliruar prej te drejtave qe pretendohen.
* Te vendoste sendin ne gjendjen qe ekzistonete perpara shqetesimeve te kryera prej pretenduesit.
* Te merte masa parandaluse si garanci per te mos pasur shqetesime te ardhshme.

Padi te tjera te pronarit
Padia mbron ate qe ka marr nje send permes traditio dhe e humbet posejdimin para se te plotesojh perjudhen kohore te domosdoshme per parashkrim.
Padia publiciana qe i eshte njohur pronarit bonitar kunder kujdo qe posejdon ka pasoja te ndryshme sipas kushteve te te paditurit.

* Nese ky pronar i vertet civil mund ta prapesoj padine permes nje perjashtimi te pronesis.
* Nese behet fjale per nje posedues, ne rast kur paditesi ka bler prej ati qe ne ate kohe kur ishte pronar e ngre padin kunder tij.

Humbja dhe mbarimi i se drejtes pronesore
E drejta pronesore shuhej

* Kur zhdukej objekti i prones ( Kur largoheshin sklleverit nga territori i ptones )
* Sipas vullnetit te pronarit me zhdukjen fizike te sendeit, Ne dorezimin e sendi ne prona te shenjta ose me kalimin e prones me dobi te nje personi tjeter.
* Ne vendim te organeve kopetente shteterore, psh ne rastin e konfiskimit.


Kreu 6 Kuptimi dhe llojet e posejdimit.
Juristet klasik Dallonin qarte posejdimin prej pronesise dhe trajtonin tre raste:
Ate te posejduesit qe eshte ne te njejten kohe vetpronari
Ate te posejduesit qe nuk eshte pronari
Ate te pronarit qe nuk eshte posejdues.
Elementet e posejdimit jane:

* Corpus qe nenkupton elementin materjal ose objektiv.
* Animus ose elementi subjektiv qe konsistonte ne qellimin ose vullnetin nga ana e posejduesit per te ushtruar mbi sendin pushtet e pronarit ose te titullarit te te drejtave te tjera reale ky ndan poseduesin nga mbajtesi.

Pasojat apo efektet e posejdimit jane:
Marrja perfitimi i fryteve te sendit ne posedim me perjashtim te rastit kur poseduesi e ushtron kete te drejte me keqbesim. Mala fede.
Fitimi i te drejtave reale koresponduese me pushtetin e ushtruar ne fajt mbi sendin per shkak te kalimit te kohes.
Mundesia per te pasur nje mbrojtje te shpejt dhe efektive ndonese te perkoheshme permes padive posedimore.
Llojet e posedimit

* Posedimi natyror
* Posedimi posessio
* Posedimi civil

Ndarja e posedimit
I drejt dhe i pa drejt
Posedimi i drejt ndah ne posedim i ndergjegjshem dhe posedim i pa ndergjegjshem.
Mbrojtja e posedimit
Interdiktet jan mjete juridike te rendesishme te cilat propozohen permes edikteve qe klasifikohen ne disa kategori.

* Per te mjatur posedimin per te ndaluar veprimet e atit qe demton ose shqeteson ushtrimin e posedimit.
* Per ti rikthyr posedimin personit qe eshte zhveshur nga kjo e drejte.
* Per te fituar posedimin mbi nje send.

Kreu 7 TE drejtat reale te gezimit dhe te garancise
Iura in re aliena
Bejne pjese te drejtat me poshtme
1-Te drejtat reale te gezimit te cilat kufizojn pushtetin apo te drejten per te gezuar sendin nga ana e pronarit.

* Superfice
* Emfiteoza
* Uzufrukti
* Usus dhe abitatio
* Servitus

2-Te drejtat reale te garancise te cilat atribojn fakultete me qellim sigurimin e permbushjes se nje detyrimi te caktuar.

* Kapari
* Pengu
* Hipoteka

Kontrata afatgjata
ius perpetum ishte e drejta e perhershme e shfrytezimit te tokes te huaj ne interes te qerra marsit me kusht qe te paguante qerane. Kjo e drejt ishte e perhershme e transmetueshme dhe vlente deri sa te paguhej qeraja.
Emphyteusis eshte nje insitut qe e ka origjinen tek e drejta greke dmth te besh plantacione.
Superfice
Ishjte kontrata afat gjate mbi parcelat ndertimorene baz te saj qiramarsi I tokes fitonte te drejten e perhershme trashgimore dhe te tjetersueshme qe ne token e huaj te ndertonte shtepine dhe qe shtepin bashk me token ti perdorte ne dobi te tij deri sa pronari te tokes ti paguante qirane.
Llojet e Servitus
Iter konsiston ne te drejten per te kaluar ne pronen e dikujt te nje njeriu te pa shoqeruar nga kafshe.
Actus eshte e drejta per te kaluar me kafsh edhe vegla pune.
Via konsiston ne te drejten per te kaluar dhe perfshin si iter ashtu edhe actus.
Aquaeductus eshte e drejta per te lejuar rrjedhjen e ujit per mes tokes se huj
Servitute te tokes fshatare ishin: servitute te Kalimi, te ujit dhe servitute buqesore
Servitute te tokes qytetare ishin: servitute per mbeshtetjen e traheve, te shtrirjes, pamjes, rrjedhjes.



Karakter uzufruktit
Ka karakter ngushtesisht personal dhe eshte pra thelbesisht i perkoheshm. Per kete arsye cdo rast pushon me vdekjen e titullarit. Ose me permbushjen e afatit ose me vertetimin e kushtit.
Objekt i uzufruktit
Mendohet qe objekte te uzufruktit te jen sende te trupezuara dhe te pakonsumueshme. Por jan perfshir edhe ato demtueshme.
Uzufrukti shuhej ne keto arsye

* Vdekja e uzufruktuesit kur ishte fjala per nje person juridik.
* Forcimi i te drejtave te pronesis boshe.
* Heqa dore nga e drejta e uzufruktit ose me gjykat ose me ane te nje deklarimi.
* Zhdukja ose shkaterrimi i sendit objekt i uzufrutit
* Mos perdorimi gjate afateve te parashikrimit fitues dhe parashkrim te gjate.

Te drejtat reale te garancise: pengut dhe hipoteka.
Pengu dhe hipoteka kane disa karakteristika te perbashketa.

* Karakteristik kryesore kjo do te thote qe nese nuk ekziston ose shuhet detyrimi garantuar pushon ose shuhet dhe garancia.
* Karakteristike e vecante Kjo do te thote qe pengu dhe hipoteka krijohen vetem mbi sende te caktuara.
* Individualiteti. E drejta e pengut dhe hipotekes shtrihet mbi te gjithe sendin qe eshte objekt dhe mbi pjeset e tij, si nje garanci e te gjithe kredise dhe e cdo pjese te saj.
* Karakteri plotesues. Kjo do te thote qe nese sendi i dhene si garanci humb ose demtohet kreditori mund te kerkoj qe ti jepet garanci me sende te tjera. Ne munges ka te drejt te kerkoj pagimin e menjehershem.
* Ndalimi i klauzoles. Kjo do te thote qe eshte e ndaluar pakti qe vendos qe nese debitori nuk permbush detyrimin pronesia mbi sendin ti kaloj kreditorit.

Ndryshimi midis pengut dhe hipotekes.
Ne rastin e pengut posedimi kalon tek kreditori ndersa ne hipotek posedimi mbetet tek debitori.
Pengu èer objekt sende te lujtshme. Hipoteka sende te pa lujtshme, te drejta reale te pa lujtshme ose te mira te luajtshme te rregjistrruara.
Pengu konsistonte ne dorezimin e drejtperdrejte te nje sendi te me qellim garantimin.
Hipoteka ishte nje marrveshje e paster qe konsestonte ne transferimin e posedimit te sendit.
Pengu ne te drejten romake.
Garantimi mund te ishte personal ose real. Garantimi personal ekzistonte atehere kur pervec debitorit edhe disa persona te tjere zotoheshin se do ti paguanin borxhet kreditorit. Garantimi real ekzistonte atehere kur kerkonin qe debitoret tu linin ne dispozicion disa vlera qe do tu sherbenin si garanci per mbushjen e detyrimit.
E drejta romake ka njohur dy lloj kontratash pengu
Kontrata me e lashte ishte ajo qe lidhej me formen in iure cessio midis kreditorit dhe debitorit.
Pengu i dores ishte nje lloj tjeter kontrate pengu me ane te te cilit debitori linte kreditorit nje send i lujtshem dhe te pa zevendesueshem duke e autorizuar ate qe ta posejdoje.
Te drejtat e kreditorit peng marres.
1-Ius possidendi: Kreditori kishte te drejte qe te posedonte menjehere sendin nese ishte fjala per pengun. Dhe per rrjelloje ai mund te ushtronte te gjitha interdiktet ne mbrojtje te posejdimit.

* Posedimi prej kreditori kishte keto rregulla.
* Nuk kishe vlera lidhur me afatet e parashikimit
* Nuk jepte te drejten e èerdorimit te sendit
* Lejonte perceptimin eventual te fryteeve te sendit si nje interes te kredis nese per nje gje te tille ishin marre vesht paraprakisht kreditori dhe debitori.

2- ius distrahendi nese e drejta e posedimit qe kishte funksione garancie nuk sillte realizimin e kredise kete realizonte ius distrahendi.
Ipoteka ne te drejten romake
Dokument privat qe kishin fuqi provuese duhet te firmoseshin nga tri deshmitar.
Ne baze te kesaj te ndarje ekziton hipoteka te privilegjuara si: hipoteka e gruas mbi pasurine e burrit per sig e pajes.
Ne te drejten klasike objekti i hipotekave ishin vetem sendet e trupezuara ndersa ne ato post klasike objekt u ben edhe sendet e pa trupezuara.
Kreditore hipotekare nuk kishin te drejte te vendosnin pronen mbi objektin e hipotekes sepse kjo do te ishte ne kundershtim me vet permbajtjen e hipotekes.
Kreditoret mbronin te drejtat e tyre me interdikte per fitimin e posedimit kur vonoheshin te drejtat e kreditori kishte ndaj debitorit.
Hipoteka si e drejte aksesore shuhej me shuarjen e detyrimit primar.
Shuarja e pengut dhe e hipotekes.

* Per shkak te shuarjes se detyrimit.
* Per shakak te humbjes se sendit objekt pengut ose hipotekes.
* Per shkak te konfuzionit kjo verifikohej kur kreditori behej pronar sendi te lene peng ose ne hipoteke percfaredo arsye
* Per shkak te heqes dore prej titullari,
* per shkak te perfitimit me parashikim te sendit nga nje i trete qe me mirebesim injoron ekzistencen e nje te drejte reale te garancise.
* Per shkak te vertetimit te nje lex commissoria si rrjedhoje e ius distrahendi.

E drejta detyrimeve (iura in ppersonam)
Subjektet e mardhenieve te detyrimeve :te cilat ndahen ne 1- pasive 2- aktive.
Aktive jane ato persona ne dobi te te cileve vendoseshin detyrimet .
Pasive jane personat ku mbi te cilet binin ose rendonin detyrimet.
E drejta romake njihte dhe institutet e nderrimit te subjekteve ne meardheniet e detyrimeve duke realizuar ne kete menyre transmetimitn e detyrimeve qe njihej si cedim (kalim) i obligatoreve.
Cedim aktiv ishte nderrimi i kreditoreve te detyrimit. Kreditori i deri atehershem , ceduesi i transmetonte aktivin kreditorit te ri cesionarit duke detyruar debitorin te shlyente detyrimet ne favor te kreditorit te ri.
Cedim pasiv ishte kontrate midis debitorit te vjeter dhe ndonje personi qe kishte pranuar ti detyrohej kreditorit dhe te ishte ne vend te debitorit te meparshem.
Veprimi obligator.
Panvarsisht nga lloji cdo veprim obligator duhej te plotesonte disa kushte:
1-veprimi obligator duhej te ishte i mundeshem. Si i tille konsiderohej ai qe nuk ishte ne kundershtim me ligjet e fizike te natyres.
2-ai nuk duhej te ishte ne kundershtim me moralin ose zakonet e mira.
3-ai nuk duhej te ishte antiligjor ose i ndaluar juridikisht , perndryshe ai konsiderohej si i pa qene ose nule.
4-ai duhet te ishte i caktuar ose i caktueshem
5-ai duhej te ishte i vleresuar ne te holla.
Sipas te drejtes romake ekzistojne disa lloje detyrimesh:
prestimi obligator ishte I ndashem apo I pandashem , detyrimet ndaheshin ne divisibles apo indivisibles.
Objekti I detyrimit ishte nje send individualisht I percaktuar ose nje send I percaktuar ne gjini dhe detyrimet ndaheshin ne in specie ose in genere.
Lloj tjeter detyrimesh ishin ato momentale dhe te perhershme. Momentale ishin ato detyrime kur prestimi duhej te kryhej me nje dhenie .
Detyrimet ndaheshin dhe ne alternative dhe jo alternative. Alternative ishin ato detyrime kur palet qe me lidhjen e detyrimit caktonin dy ose me shume prestime prej te cilave duhej te kryenin vetem njerin.
Burimet e detyrimeve:
Veprimet e njerezve si burim i se detyrimit ndaheshin:
ne te lejueshme
te palejueshme
ne veprime juridike qe krijonin detyronin vetem ne baze te vullnetit te nje personi.
ne veprime juridike qe per te sjelle si pasoje lindjen e detyrimit.
ne delikte publike
ne private .
Elementet esenciale te kontrates.
te lidhej mes subjekteve me zotesi juridike dhe zotesi per te vepruar.
te shprehej marveshja e subjekteve te kontrates.
te ekzistoje objekti I pershtatshem per veprim te detyrueshem .
te permbushej forma e caktuar juridike per shpehjen e perlqimit te subjekteve.
Pavlefshmeria e kontrates.
Ato ndahen :1- jo ekzistuese 2- ne kontrata absulutishte nule 3- ne relativisht nule.
Kontrata te jo ekzistuese te gjith ato kontrata qe nuk respektonin formen, ato nuk prodhonin efekt juridik
absolutisht nule ato kontara te lidhura nga persona te paafte.
relativisht nule ishin ato kontrata te lidhura me mashtrim .
Klasifikimi i kontratave :
sipas te drejtave dhe detyrimeve qe rridhnin nga kontratat ato ndahen ne te njeaneshme , dyaneshme dhe jo te barabarta dhe te dyaneshme.
nisur nga fakti se ne dobi te kujt ishin lidhur kontratat ato ndaheshin lukrative dhe ne aneroze.
nisur nga fakti se qellimi i lidhjes se kontrates evitohej apo jo ne kontrate , ato ndaheshin ne abstrakte dhe kauzale.
sipas menyrave te mrojtjes kontratat ishin stricti iuris dhe bonafidei.
sipas formes kontrata ndahen ne:

formale
verbale
literale
konsensuale
reale.
1-kontrata formale ishte ajo kontrate qe duhej te manifestohej publikisht me fjale soleme dhe veprime simbolike e cila ndahej :
- mancipitio ishte kontrate qe vlente per shkembime ekuivalntesh . kontrate shitblerjeje vetem.
- nexum sishte nje lloj kontrate formale qe sherbente per lidhjen e marrdhenieve primitive kreditore.
- fiducia ishte kontrate formale qe sherbente per sigurimin e kreditoreve ose per dorezimin e sendit te vet dikujt tjeter per ta ruajtur.
2- kontrata verbale krijohej me pyetjet soleme te kreditorit e me pergjigjen soleme te drejt per drejt te debitorit.
3- kontrata reale , dorezimi ishte forme e kontrates e lidhjes se kontrates reale kur behej mbi bazen e huas , te huaperdorjes , te depozites dhe te pengut.
4- kontrata literale ishte shprehje e perputhjes se vullnetit te paleve ne ndonje dokument shkresor.
Nomina transcripta ishin kontrata me e lashte literale qe lindi me ane te rregjistrimit qe paterfamilias i bente ne librat monetare.
Chiro graphae ishin kontrata literale qe krijoheshin me perpilimin dhe nenshkrimin e defteses se ngarkimit nga e debitorit dhe me dorezimin e kesaj deftese ngrakimi kreditorit.
Syngraphae ishin kontrata literale qe lindin me ane te deftese ngarkimit te perpiluar nga noteret publike ne pranine e deshmitareve qe duhet te nenshkruanin dokumentin .
Shitblerja permban dy detyrime ate te shitesit per ti dorezuar mallin ne posedim bleresit dhe ate te bleresit per ti dorezuar cmimin shitesit.
Kontrata e qirase karakteristikat :
eshte kontrate konsensule e cila nuk lidhet ndryshe pervec se me konsensus , sikurse shitblerja.
ajo konsiston ne vendosjen perkohesisht te nje sendi ose te nje pune dhe ne marrjen ne kembim te nje qeraje apo pagese.
permbushja e qirase eshte shume e ndryshueshme dhe lidhur me kete kemi disa lloje kontratash qiraje
kontra e qirase mbi sendin
kontrata e qirase mbi vepren
kontrata e qirase mbi fuqine punetore.
Rastetet e shuarjes se kontrates.
nese eshte vendosur nje afat. Pra nqs lidhej me afate te percaktuara qarte kjo eshte e perkohshme .
nese nuk eshte vendosur nje afat :
per shkak te dorheqjes se qiradhenesit ose te qiramarresit. Kur palet nuk kishin marre vesh per kohen vazhdimin e kontrates , secila pale mund ta nderpriste kontraten pa e demtuar palen tjeter.
Shuarja e prokures:
kur nuk ka filluar akoma drejtimi i punes
nese ka filluar realizimi i urdherit
per shkak te vdekjes se prokure dhenesit ose prokuremarresit
kur kishte kaluar afati i vazhdimit te kontrates
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top