Zgjimi herët në mëngjes, ndikon në lumturi

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Zgjimi herët në mëngjes, ndikon në lumturi



Sipas një studimi të fundit të kryer në Kanada, njerëzit që zgjohen herët në mëngjes janë më të lumtur se sa ata që zgjohen vonë. Kjo, për një arsye shumë të thjeshtë:

Mëngjesi jep mjaft energji pozitive dhe njerëzit janë më të lumtur në këtë periudhë të ditës.



Studiuesit e Universitetit të Torontos kanë arritur në përfundimin se kush zgjohet herët, ka më shumë mundësi mirëqenieje. Ndryshe ndodh me grupin që zgjohet vonë, që janë kryesisht të rinjtë. Ata që e kanë të vështirë të ngrihen nga krevati në mëngjes janë dembelët që e nisin ditën vonë dhe pa ritëm.

Gjatë anketës, në të cilën morën pjesë një grup prej 450 personash (mosha 18 deri 38 vjeç) dhe një grup tjetër prej 300 personash (mosha 59 deri 79 vjeç), ka rezultuar se grupi me në moshë kishte tendencën të zgjoheshin herët në mëngjes, kurse ato më të rinjtë flinin vonë në darkë dhe, si rrjedhojë, zgjoheshin vonë edhe në mëngjes.

Nga personat e grupmoshës rreth të 60-ve, vetëm 7 për qind flinin vonë,
ndërsa nga grupi i të rinjve, vetëm 7 për qind kishin një jetë me ritëm në mëngjes.

Personat më të vjetër në moshë janë ata që japin më shumë energji pozitive se sa të rinjtë dhe ata zgjoheshin më herët në mëngjes sesa të rinjtë, deklarojnë studiuesit. Dhe përfitimet janë disa, që i referohen më së shumti kohës dhe qetësisë:

- Koha për të ngrënë mëngjesin
- Koha për aktivitet sportiv
- Koha për t’u përgatitur për punë
- Koha në Trafik


Të zgjohesh herët në mëngjes ndikon në mirëqenien emocionale. Njerëzit e përfshirë do të ndihen të shëndetshëm, sepse ata flenë mirë. Një gjumë me cilësi ka efekt pozitiv në sistemin imunitar. Ndoshta për shkak se kjo normë përputhet më shumë me organizimin e shoqërisë.




Life style
 
Tybe hiq keq se ki oj Violete :)

Me mujt me u qu kur t'ban za gjeli e me ba naj detyre

Bukur mire te ec dita, kfillesh :):)
 
Un zgjohem heret ne mengjes,por sjam aspak e lumtur.
Studimet tregojn te kunderten e realitetit.
Jan thjesht sa per te te dhen shpres.
 
Dihet qe kafia bashke me shijen e dites qe nis eshte dashuri! Per mua flas.
Megjithe se veres e thyej rregullin sa here qe me jepet mundesia flej deri 9:30 ka raste dhe deri ne 10" ahhahahaha.
 
andej nga fundjava flasim per zgjim heret .....pa shku ora 10-11 nuk i cel qepenat.....as me bi menja e lumtur apo jo :p
 
Ka diçka te vërtetë kjo tema.

Ndikon ne lumturi kur ti zgjohesh heret, ben dush me dua lipen ne sfond, ha mengjes, lexon niçen dhe kuptimin e ëndrrave me kafen perpara. Dhe pastaj ja fut prap gjumit.

Po kur zgjohesh heret se duhet te zgjohesh heret dhe te duhet te socializosh me lloj-lloj, sjam shumë e sigurt.
 
Jo edhe aq por nejse me pjesen qe e nis diten me energji jam shume dakord. :D
 
sidomos kur te shkruaj une ne 2 te mengjesit lol

E pra ec e sqaroi cupat e botes puth eshte gjyshja nga Shqiperia… lol lol
 
Po ti thuaj te pakten halla....gjyshja??? e hane mo te shkretat e hane ? :p

Ato e kane honger deri atehere por zamet se ikin pa u gdhire mire dhe nuk telefonojne me.... lol lol
 
po prisja shen pogollin lol

Gabim eshte Shen Pollogu por ky I fundit perdoret per raste ekstreme dhe te paperseritshme… lol lol
 
me pelqen zgjimi i hershëm ne mengjes.... me perjashtim kur eshte ngricë e ftohte...

po ata qe rrijn deri vone naten, ata nuk mund te ngriten heret.
 
Si besoj hic...kur zgjohem ne mengjes , e urrej lumturine
Kur zgjohem nga dreka ohhhhh ahhhh uhhhh e bej lumturine te lumtur
 
Kam nje jete te tere qe zgjohem heret, 5 ose 5 e gjys maksimumi, zgjohem pa zile,me ore biologjike?

Dhe...?
Jam une ketu?
Eshte lumturia aty?
Une rri ketu, lumturia atje ku eshte?
 
  • Haha
Reactions: D.
Po une qe e pres lindjen e diellit zgjuar :p ?
 
Eshte kenaqesi me vete te zgjohesh heret dhe te shijosh ate kohen pa dale dielli.Pastaj thone qe te zgjohesh heret te ec mbare gjithe dita ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top