Zgjerimi i BE-se

fcbesia

Anëtar i Respektuar
UE i zgjëruar në 25 shtete dhe me 454 milionë popullsi, do të zgjërohet edhe më tutje në vitin 2007, kur do t’i bashkangjiten Bullgaria dhe Rumunia, nëse çdo gjë rrjedh sipas planeve të përcaktuara në Kopenhagë. Në po të njëjtën mbledhje, Këshilli Evropian poashtu dha pajtim që në dhjetor të vitit 2004 mund të fillojë bisedat për pranim me Turqinë, nëse raporti i Komisionit Evropian rekomandon këtë. Negociatat me një shtet kandidat mund të fillojë atëherë kur shteti kandidat i plotëson kriteriet politike dhe ekonomike të UE.
Që në vitin 1999 në Helsinki, Këshilli Evropian kishte vendosur se “Turqia është shtet kandidat, e thënë t’i bashkangjitet Unionit në bazë të kriteriumeve të njëjta që iu parashtruan shteteve tjera kandidate”. Turqia është kandidate e NATO-s dhe e Këshillit të Evropës. Ajo ka pasur marrëveshje asocimi me UE që nga viti 1964 dhe aplikon për anëtarësi në UE që nga viti 1987. Por, Turqia shtrihet mu në skaj të kontinentit evropian dhe mundësia e bashkangjitjes së saj në UE shtron pyetjen se ku të caktohen kufijtë përfundimtarë të Unionit Evropian. A mundet çdo shtet nga secila pjesë të aplikojë për anëtarësi në UE dhe të fillojë negociata nëse plotëson kriteriumet politike dhe ekonomike të parapara në Kopenhagë? Natyrisht, shtetet e Ballkanit Perëndimor, siç janë Shqipëria, Bosnja- Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Sërbia mund të aplikojnë atëherë kur do të kenë arritur stabilitet politik dhe kur do t’i kenë plotësuar kriteriumet nga Kopenhaga. Vërtetë, është në interes të UE që të promovojë stabilitet në rajonet që shtrihen në pragun e vet. Zgjërimi i çon më tutje dhe i zmadhon kufijtë e Unionit. Në vitin 2004 UE fqinj të parë do ta ketë Bellorusinë, Rusinë dhe Ukrainën. Prandaj UE do të duhet të përshpejtojë bashkëpunimin ndërkufitar me këto shtete, sidomos për çështjet e transportit dhe mjedisit, si dhe për çështjet siç është siguria e brendshme dhe lufta kundër trafikut me njerëz, por edhe për format tjera të krimit ndërkombëtar. Nëse kjo do të ishte e suksesshme, a do të mundej që strategjia e njëjtë të zbatohet në marrëdhëniet e UE me shtetet ne bregun jugor të Mediteranit? Pyetjet e këtilla hapin një debatë të tërë për atë se çfarë do të thotë të jesh evropian, cili është qëllimi përfundimtar i integrimit evropian dhe cilat janë interesat e UE në botë në përgjithësi. ثshtë koha që të ridefinohen dhe mbështeten marrëveshjet preferenciale të UE me fqinjët e tij më të afërt dhe kjo të bëhet në bazë të termeve më gjithpërfshirëse të mundshme.
 
Redaktimi i fundit:
Fazat kryesore të zgjërimit të pestë të UE

19 dhjetor, 1989: UE formon një program të njohur si Phare, për të siguruar asistencë financiare
dhe teknike për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

3 korrik dhe 16 korrik, 1990: Qiproja dhe Malta aplikojnë për anëtarësi në UE.

22 qershor, 1993: Këshilli Evropian në Kopenhagë përcakton kriteriumet për anëtarësim në
Unionin Evropian.

31 mars dhe 5 prill, 1994: Hungaria dhe Polonia aplikojnë për anëtarësi në UE.

1995: Pranohen aplikacione nga Sllovakia (21 qershor), Rumunia (22 qershor), Letonia (13 tetor), Estonia (24 nëntor), Lituania (8 dhjetor) dhe nga Bullgaria (14 dhjetor).

1996: Pranohen aplikacione nga Republika اeke (17 janar) dhe nga Sllovenia (10 qershor).

12-13 dhjetor, 1997: Këshilli Evropian në Luksemburg vendos të fillojë me procesin e zgjërimit.

10-11 dhjetor, 1999: Këshilli Evropian në Helsinki konfirmon se bisedat për pranim do të fillojnë me 12 shtete kandidate. Turqia konsiderohet si shtete kandidate “e thënë për t’iu bashkangjitur Unionit”.

13 dhjetor, 2002: UE arrin marrëveshje me dhjetë shtete kandidate që ato të bashkohen më

16 prill, 2003: Në Athinë nënshkruhen 10 traktatet për pranim.

1 maj, 2004: 10 shtetet e reja anëtare anëtarësohen në UE.

dhjetor, 2004: Do të vendoset se a duhet filluar me Turqinë bisedat për pranim.

2007: Viti i caktuar nga Këshilli Evropian në Kopenhagë për pranim të Bullgarisë dhe Rumunisë në UE.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top