Zgjedhjet, Mbyllet votimi në Gjirokastër e Tepelenë votohet ende në Tiranë

MasteR

I'm offline
43002.jpg

tabela e % sipas rretheve
TIRANE- Në Shqipëri procesi i votimit për drejtuesit vendorë dhe anëtarët në këshillat bashkiakë dhe komunarë, për 4 vitet e ardhshme ka nisur i qetë por me disa probleme teknike që janë raportuar në disa qendra votimi në Tiranë por edhe në qytete të tjera, si Durrës, Korcë, Shkodër, Mirditë. Janë 3. 164.859 votues të regjistruar në listat e zgjedhësve, për të votuar në 4932 qendra votimi te cilat do mbyllen ne oren 19:00.

MBYLLET VOTIMI Nث GJIROKASTثR E TEPELENث
ORA 19:58- ثshtë mbyllur përfundimisht procesi i votimit në Gjirokastër e Tepelenë, ndërkohë që pritet transportimi i kutive në KZAZ.
Në Tepelenë pjesëmarrja në zgjedhje ka qënë 58 %, më e lartë kjo se në vitin 2009. Edhe në Lezhë ka përfunduar votimi në 3 qendra, ndërsa kutitë kanë arritur në KZAZ nr. 37.
Ndërsa në kryeqytet votohet ende.

SUBASHI: MU FSHI NGA GISHTI BOJA MATRIKULUESE: TE NISE MBYLLJA E VOTIMIT
Ora 19:20-Nënkryetarja e KQZ, Dëshira Subashi kërkoi që pas orës 19:00 komisionerët në cdo qëndër votimi të nisin procedurat e mbylljes së procesit të votimit.
Subashi theksoi që të vijojë puna vetëm për ata persona që kanë dorëzuar dokumentat e identifikimit tek komisionerët kurse të tjerë qytetarë që mund të vijnë në qëndrat e votimit pas kësaj ore nuk mund të votojnë.
“Sipas ligjit në orën 19:00 përfundon procesi i votimit, besoj se komisionet e qëndrave të votimit aty ku nuk ka votues do kenë filluar procedurën e mbylljes së votimit, por në qëndrat e votimit ku në orën 19:00 ka patur zgjedhës që ishin në radhë për të votuar, Komisioni ka patur detyrimin të marrin dokumentat e identifikimit që presin për të votuar dhe përtej këtyre dokumentave, votues të tjerë nuk mund të votojnë dhe besoj se kjo mund të jetë procedura që do të ndiqet. Shpresoj që së shpejti të nisë numërimi i votave”.

Subashi konfirmoi se i ka rezultuar i vërtetë fakti që ka denoncuar PS gjatë ditës për bojën matrikuluese.

“Boja matrikuluese, KQZ nuk i dha vëmendjen e duhur dhe nga eksperienca, përvoja, por edhe nga cështja praktike që unë e provova vetë ditën e votimit unë e bëra prezent faktin në mbledhjen e KQZ. Pasi votova, pasi kreva gjithë procedurën për 3-4 min dola nga qëndra e votimit me një letër të lagur të zakonshme unë e verifikova këtë fakt që denoncoi PS, më rezultoi i vërtet boja matrikuluese u fshi”.

RISTANI: VOTIMI PثR Tث PARABURGOSURIT, I PثRCAKTUAR Nث LIGJ
Ora 19:10- Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, tha të dielën pasdite se procesi i votimit për personat në paraburgim parashikohet qartësisht në kodin zgjedhor.
Para mbylljes së procesit të votimit për zgjedhjet vendore, kryetari i KQZ-së në një prononcim televiziv iu përgjigj pretendimeve të opozitës se në një qendër votimi në Tiranë kanë votuar të burgosur, të shoqëruar nga punonjës të policisë së burgjeve, duke vepruar kështu në shkelje të ligjit.
Ristani sqaroi se "ligji parashikon që në institucionet e posaçme të ngrihen qendra votimi, kur në to ka minimalisht 15 persona të paraburgosur. Në rast se janë më pak se kjo shifër atëhere qendra e posaçme e votimit nuk mund të ngrihet".
Por, vijoi ai, kjo nuk mund t'i heqë të drejtën e votimit të paraburgosurve, që nuk janë dënuar ende me vendim gjykate dhe si të tillë kanë të drejtë ligjore të marrin pjesë në votime. "E rëndësishme është që të kenë emrin në listën e votuesve dhe ata mund të votojnë normalisht", tha Ristani.
Më herët, zëdhënësja e PS-së, Mimi Kodheli, tha se "ekzistojnë informacione që të burgosur, të shoqëruar nga punonjës të policisë së burgjeve, kanë votuar në disa qëndra votimi në kryeqytet. "Këto veprime të Policisë së Burgjeve janë krejtësisht të jashtëligjshme", shtoi ajo.

RISTANI: Tث VAZHDOJث VOTIMI, KU KA RADHث ME QYTETARث
Ora 19.00-Kreu i KQZ, Arben Ristani bëri të ditur pak minuta para orës 19:00 se të gjithë shtetasit që ndodhen në qëndrat e votimit do të lejohen të votojnë edhe pse mund të kalojë orari zyrtar I mbylljes së procesit zgjedhore, ora 19:00.

Ristani bëri thirrje në një deklaratë për shtyp sndaj komisionerëve që ndodhen në qëndrat e votimit që të lejojnë cdo qytetar që ndodhet në radhe dhe të mbyllin qëndrën e votimit derisa të mos mbetet me asnjë qytetar pa votuar.
“Të votojnë të gjithë ata që janë duke pritur për të votuar. Shpresoj që komisionerët të jenë të ndërgjegjshëm për të lënë të votuar ata që presin radhë. Qytetarët të presin të qetë për të mundësuar votimin. Në rast se do të ketë kundravajtje, do të përballen me bordin e ligjit dhe do vihet para ligjit cdokënd që i mohon të drejtën qytetarit për të votuar. Shtetasit të votojnë dhe të mbyllin me sukses këtë ditë votimi”, tha Ristani ndërsa shtoi se do të bëhet menjëherë shifrën e pjesmarrjes në votim menjëherë sapo të mbyllet procesi i votimit.

VثZHGUESIT VENDORث: DERI Nث ORثN 14:00 VOTUAN 36,8%; PATI DISA PARREGULLSI
ORA 18:50- Kryetarja e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë Greta Meta në një konferencë për shtyp të orës 18:00 raporton se ne zgjedhjet vendore të 8 Majit ka pasur një pjesëmarrje të ulët, ndërsa procesi në tërësi raportohet i qetë dhe me disa probleme teknike.

“Proces në tërësi normal por me disa probleme teknike, apo edhe disa incidente. Karakteristike pjesëmarrja e ulët në orët e para të ditës. Shifra e pjesëmarrjes rreth orës 14:00 ka qënë 36,8% e qytetarëve. ثshtë një rast shumë i mirë për të apeluar që qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese”, tha Meta.

Ndërsa Përfaqësuesi i Koalicionit të Vëzhguesve vendorë Premta Goga raportoi disa prej problemeve teknike të hasura gjatë procesit të votimit.

“Koalicioni vuri re sot se në mënyrë të pajustifikueshme ka ngatërresa me emrat dhe siglat e kandidatëve. Probleme në Papër dhe në Mollas të Elbasanit. Qytetarët janë privuar nga e drejta që të votojnë, sic është rasti në Novoselë. Kandidatët kanë bërë një marrëveshje noteriale, pas ngatërrimit të vendeve të tyre në fletën e votimit. Në të gjithë Tiranën në njësitë 3 dhe 4 kutitë e votimit nuk kishin fletët sipër. Këto fletë votimi do shpallen të pavlefshme”, theksoi Goga.


NE OREN 19:00 MBYLLEN QENDRAT E VOTIMIT
Ora 18:30- Kane mbetur vetem 30 minuta nga mbyllja e qendrave te votimit. vihen re radhe te gjata me njerez ne qendra te shumta te votimit te cilet presin te votojne.

VOTIMI I Tث BURGOSURVE Nث NJثSINث NR. 7
ORA 18:10- Gazetari i NEWS24 Spartak Koka raporton se edhe në njësinë nr.7 kanë votuar deri tani 4 të burgosur, nën shoqërimin e forcave të policisë. Sipas tij, votimi i tyre është i ligjshëm pasi edhe vetë neni 59 sqaron se nuk mund të hapen qendra votimi në burg, nëse nuk plotësohet korumi prej 15 të burgosurish. Pra sic tha edhe Koka, të burgosurit që nuk kanë mundur të votojnë në burg, janë transportuar drejt qendrave të tytre të banimit.
“Ndodhem tek shkolla “Dhora Leka”, 4 persona sipas policisë kanë votuar në disa prej qendrave të votimit, pasi në këtë shkollë ndodhen 5 qendra votimi. Kanë votuar të gjithë të burgosurit dhe paraburgosurit nuk kanë arritur korumin e 15 personave. Transportimi i 68 të burgosurve, Sipas drejtorisë së burgjeve është e ligjshme”, u shpreh Koka.
417 veta të burgosur dhe të paraburgosur kanë votuar brenda ambienteve të burgut kur është plotësuar korumi prej 15 personash dhe jashtë ambienteve të tij në rastin kur nuk plotësohej numri.

BERAT Nث RANG QARKU ORA 17:00, PJESMARRJA 35%
16:55 Në Berat në 324 qendra votimi procesi ka vijuar normalisht. Në 2 qendra votimi ka filluar me vonesë për shkak të mungesës së vulës por procesi ka vijuar normalisht dhe nuk ka pasur asnjë incident përvec disa parregullsie në lidhje me ngjyrën e bojës që hiqeej me lehtësi.´p jesmarrja në niel qyrku rret 30%. Në komunën Lapardha 2 rreth 350 fletë votimi të kandidatëve mungojnë, por procesi vijon normalisht.

KRUJث, ORA 17:00, PJESMARRJA 35, 6 %
Ora 17:00 Në Krujë, procesi ka vijuar i qetë. Pjesmarrja në Krujë ka qënë 35, 6 %, ndërsa në Fushë Krujë votuan 37.2%. Në komunën e Thumanës mungojnë 200 fletë votimi por procesi voton, por një % e madhe nuk voton dot. Fluksi normal.

SARANDث, ORA 16:00, PJESMARRJA 32%
Ora 17:55 Sarandë probleme nuk janë vërejtur gjatë procesit zgjedhor . Në orën 16:00 në Sarandë pjesmarrja shënohet 30 %, në Delvinë pjesmarrja 32 %. Ndërkohë që kanë votuar edhe emigrantët.

KQZ Pjesemarrja 35 % e votuesve deri ne 16: 00
Ora 17:00 Komisioni Qendror Zgjedhor bën publike të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve deri në orën 17:00. Kur kanë mbetur vetëm dy orë nga mbyllja zyrtare e qendrave të votimit, vetëm 35 % e votuesve kanë hedhur votën e tyre deri në këtë orë. Ne Kuçovë 33.19 %, Corovodë 56.83 %, Peshkopi 39.59 %, Burrel 37.63 %, Bulqize 40.73 %, Durrës 22 %, Krujë 35.81 %, Elbasan 31 %, Gramsh 41 %, Peqin 49.76 %, Librazhd 41.3%, Fier 23 %, Lushnjë 38.4 %, Ballsh 35.9 %, Gjirokastër 32.16 %, Tepelenë 52 %, Permet 18.39 %
Korçë 27 %, Ersekë 44.57 %, Pogradec 32.9 %, Bilisht 43 %, Kukës 50 %, Krujë 60 %, B.Curri 41.76 %
Lezhë 27.5 %, Rreshen 33.2 %, Laç 21.71 %, Shkodër 20.9 %, Pukë 57 %, Koplik 24.5 %, Tiranë 34 %
Kamez 22.5 %, Kavajë 38 %, Vlorë 17.8 %, Sarandë 22.34 %, Delvinë 30.3 %,

VOTIMI I Tث BURGOSURVE Nث NJثSINث NR. 3, REAGON PS
Ora 16:30 Partia Socialiste ka reagur në lidhje me skandalin e shoqërimit të burgosurve nga focat e policisë në njësinë 3 përkatësisht në shkollë ‘Xhezmi Delli’.Sipas dhënëses elektorale të PS Mimi Kodheli një furgon policie me targa P19N ka shoqëruar në ambienete e njësisë numër 3 të burgosur për të votuar. Sipas Kodhelit Partia Socialiste ka fakte të cilat vërtetojnë pjesmarrjen e të burgosurve në procesin zgjedhor dhe për këtë PS do të bëjë denoncimin në instancat përkatësë.

“Në shkollën ‘Xhazmi Delli’ kanë votuar të burgosur të cilët janë shoqëruar me furongon të policisë së burgjeve me targa P19N të cilët në shkëelje të hapur kanë shoqëruar të burgosurv në këtë qendër votimi. Kemi paralajmërime që ka dhe votime në qendra të tjera. Këto veprime janë të jashtëligjme ne kemi të të dhëna dhe do denoncohen. Kjo situatë është e patolerueshme pasi kemi implikim të forvacve të shtetit që shoqërojnë të burgosurit”,- ka denoncuar Kodheli.

Ndërkohë zëdhënësja elektorale e PS I ka bërë thirrje votuesve që të mos I braktisin qendrat e votimit. “Ne ju bëjmë thirrje qytetarëve që të votojnë sa më shpejt dhe të tregojne durim edhe nëse ka radhë pasi ushtrimi i të drejtës juridike të votës tregon se pjesmarrja juaj e lartë është garancia më e mirë e këtyre zgjedhjeve”,- theksoi Kodheli.

LIBRAZHD, PS DENONCON VOTIMET NE GRUP, PEZULLOHET VOTIMI NE XIBRAKE
Ora 16: 26 Në Librazhd PS denononcon tentativat për votimin në grup në qendrat e votimit në komunën Hotolisht, në fshatin Cercan, dhe Hotolisht fshat. Në Xibrakë në komuën Shalës të Elbasanit një gurp simpatizantësh të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” kanë tentuar të votojnë në grup dhe kur janë penguar nga komisionerët PS kanë thyer kutitë e votimit. Menjëherë është pezulluar votimi, raportohet në orën 16:00. ثshtë kërkuar ndihma e KZAZ nr13 si dhe është raportuar në KQZ. Ndërkohë që në qendrat e tjera të votimit në qarkun e Elbasanit procesi ka ecur normalisht.

DEVOLL, NUK LEJON VOTIMIN NE GRUP, KOMISIONERI PS RRIHET NGA MILITANTI PD
Ora 16: 00 Një incident është shënuar në qendrën e votimit nr 3998 në fshatin Fitore të komunës Miras të Devollit ku një militant i PD-së ka dashur të votojë në grup por është penguar nga komisioneri socialist. Nga sa raportohet nga NEWS24 militanti i PD-së Vilson Seto, kur ka hasur në pengesën e komisionerit të PS-së, Edison Lipe, për të mos lejuar të votonte në grup ka ushtruar dhnë ndaj tij. Procesi i votimit u ndërpre për 20 minuta dhe më pas ka nisur normalisht.

PUKث, DENONCOHET VOTIMI FAMILJAR
Ora 15: 58 Kreu i PS në Pukë Pjetër Marku ka denoncuar votmin familjar në qendrën 0388 në fshatin Berishë e vogël. Ndërkohë që sipas tij ka presione mbi votuesit nëpërmjet filmimit të votës.“Në qendrën 0388 kryhet votim familjar, ndërkohë vijojnë presionet duke filmuar me celularë votat si pasojë e presioneve të kandidatëve të djathtë mbi votuesit”,- ka denoncuar kreu i PS në Pukë Pjetër Marku.

DEPUTETI I PS: TEK NJثSIA 3 PD-LSI PRESION NDAJ VOTUESVE
Ora 15:40 Deputetiv I PS Ilir Gjoni nga njësia numër 3 në kryeqytet e cila ndodhet në ambientet e shkollës ‘Xhezmi Delli’ ka denoncuar problemet në këtë qendër përsa i përket shoqërimit nga ana e policisë së personave të burgosur të cilët kanë otuar në mënyrë të dyshimtë në këtë qendër votimi. Ndërkohë që ka shprehur dhe një sërë problematikash në këtë njësi.
“Një furgon policie burgu ka sjellë të burgosur në këtë qëndër votimi. Nuk jam në gjendje të jap numër total por vetëm 2 persona me emër të burogsur mund ti identifikoj . Në këtë shkollë që në mëngjes përkrahës të PD dhe LSI po ushtrojnë presion dhe përpiqen që të diktojnë moshat e thyara se për kë të votojnë si dhe po përdorin mjete të shumta presioni tek votuesit. ثshtë një pikë ketu pranë që grumbullohen njerëz që marrin disa karta por që nuk mund të verifikojmë nëse janë karta identiteti apo para për votues”,- ka deklaruar deputeti socialist Ilir Gjoni.

SUBASHI: SHQETESIMI I PS PER BOJEN MATRIKULUESE I DREJTE
Ora 15: 30- Nënkryetarja e KQZ, e zgjedhur nga PS-së, Deshira Subashi konfirmon se “shqetësimi i PS sa i përket bojës matrikuluese ishte i drejtë”. Në orën 13.30 minuta vajta të votoja dhe boja në gishtin tim u hoq me një letër të lagur, sapo dola nga qendra e votimit, ndërsa bashkëshortit tim i cili nuk fshiu gishtin në momentin e daljes nga qendra e votimit, por në një kohë të mënovshme,kur kishte tentuar te fshinte bojen, nuk kishte ndodhur. Duke treguar eksperiencën e vet, znj Subashi tha se cështja e bojës ka të bëjë me momentin e ngrirjes. Në replikë Ristani u përgjigj se “është e njëjta deklaratë që ti ke bere edhe në zgjedhjet e 2009." Ndërsa Subashi në një prononcim të mëvonshëm për NEWS24 tha se “drejtuesit e KQZ e përcollën me indiferencë këtë shqetësimi”

VثZHGUESIT VENDOR: KA INCIDENTE GJATث PROCESIT ZGJEDHOR
Ora 15:00 Koalicioni i vëzhguesve vendorë nëpërmjet një konference për shtyp në ambientet e hotel Tirana mesditen e sotme ka vërejtur një sërë problemesh të cilat po shoqërojnë procesin e votimit në një sërë qendrash në rang vendi. Ndërkohë që zëdhënësja për shtyp e vëzhguesve vendor ka deklaruar se vëzhguesit po hasin vështirësi gjatë monitorimit në terren pasi nuk kanë përkrahjen e anëtarëve të komisioneve në qendra të ndryshme të vendit ndërkohë që ka evidentuar problematikën në rang vendi përsa i përket votimit familjar, presioneve ndaj votuesve, materiale propagandistike pranë kutive të votimit, dhomën e fshehtë të votimit me probleme që nuk sigurojnë fshehetësinë e votës, probleme me bojë shënjuesin.

VLORث, TENTOHET Tث VOTOHET ME KARTثN E DIKUJT TJETثR
Ora 14.30 Pamje filmike ekskluzive nga NEWS24 bëjnë publike një rast flagrant ku një zonjë ka tentuar të votojë me një kartë identiteti e cila nuk ishte në emër të saj. Ngjarja ka ndodhur në një qendër votimi në Nartë të Vlorës ku një zonjë ka tentuar ta votojë me një kartë identiteti e cila nuk ishte e saj. Komisionerët kanë pikasur kartën e cila nuk kishte lidhje me identitetin e vërtetë të zonjës dhe kanë qënë pikërisht ato që kanë bërë publike këtë abuzim në media ndërkohë që zonja ka deklaruar se kishte bërë një ngatërresë me kartën e identitetin.Ajo që ngjall hije dyshimi është fshehja e kartës së zonjës nga një komisioner i cili nuk dihet ende se cilës palë i përket, por ajo që dihet është se komisionerët që kanë bërë publik shkeljen janë komisionerë socialist.

KQZ: DERI NE 14:00 VOTUAN 30 %,RISTANI, INCIDENTET TE VOGLA
Ora14:00 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporton se deri në orën 14.00 në mbarë vendin kanë votuar gati 30 % e votuesve.
Në një konferencë për shtyp të parën për 8 majin kreu i KQZ-së Arben Ristani e quajti procesin zgjedhor të qetë ndërsa problemet në disa qendra votimi, tha se kanë ndodhru në gati 01% të të gjitha qendrave të votimit.
Ristani informoi se procesi i numërimit do të mund të ndiqet nga gazetarët direkt nëpërmjet ekraneve gjigande që KQZ ka vendosur në ambientet e saj. Rezultatet do të jenë të mundura nëpërmjet grafikave.
Sa i përket bojës matrikuluese e cila nga ana e PS-së denoncon se ka probleme në disa qendra votimi Ristani tha se është prodhuar nga një kompani gjermane e cila është bërë dhe më parë, dhe se është cilësore. “Unë vetë kam votuar herët në mëngjes, dhe mund të shikoni dhe ju që boja në gisht ende nuk më ka ikur”- tha Ristani.
Nga një grafikë e hedhur onlinë në faqen zyrtare të KQZ raportohet se pjesëmarrja në votim deri në orën 14:00 është e tillë në Qarkun Berat 23. 21 %, votues, në qarkun Dibër 23.73% në Qarkun Durrës 18. 5 %, në qarkun Elbasan 25. 29 % në qarkun Fier 13. 79% , në qarkun Gjirokastër 25. 34 % në qarkun e Korcës 23. 6% Në Kukës 28. 39 % , në qarkun Lezhë 23 68%, në qarkun Shkodër 23. 07 %, në Tiranë 17. 57 % , në Vlorë 16 . 34 %

DHUNOHET KRYEPLAKU I NJثSISث 6
Ora 13:50 Në Kombinat, në afërsi të shkollës “Myslym Keta” në Tiranë, janë konfliktuar me njëri tjerin tre shtetas. Menjëherë, pas marrjes së këtij njoftimi, shërbimet e paradalimit të krimit të Komisariatit të Policisë Nr.6 Tiranë, bënë të mundur shoqërimin e të tre shtetasve të përfshirë në këtë konflikt. Mësohet se motivi i grindjes së shtetasve Vladimir Hysi, 53 vjeç, kryeplak për njësinë Nr.6 Tiranë, Gildian Koraqi, 51-vjec dhe Bujar Karaj, 32-vjec, ka qënë për mbajtjen e rradhës për të votuar. Në oborrin e shkollës “Myslym Keta”, autorët e dyshuar Koraqi dhe Karaj, kanë debatuar dhe më pas kanë goditur dhe dhunuar 53- vjecarin Vladimir Hysi.

DHUNOHET KAMERAMANI I NJE TV
Ora 13:41 Në njësinë numër 2 e cila ndodhet në qytetin studenti ka ndodhur një incident me operatorin e dhe gazetarin e TCH të cilët po filmonin se si po procedohej procesi zgjedhor në këtë zonë, ndrëkohë që papritur janë sulmuar nga persona të cilat kanë marrë me dhunë kameran më të cilën operatori po filmonte. Sipas të dhënave paraprake që raportohen nga korrespondenti i NEWS24 burimet e forcave të komisariatit numër 1 është bërë e mundur gjetja e kamërës si dhe është identifikuar njëri nga personat i cili ka dhunuar grupin e xhirimit.

INCIDENTE TEK NJثSIA NUMثR 7, DHUNOHET PثRFAQثSUESI I PS
Ora 13:25 Në njësinë bashike numër 7 e instaluar në shkollën ‘Naim Frashëri’ përfaqësuesi i PS Gjovalin Guraj ka deklaruar se është dhunuar për shkaqe banale nga persona të panjohur. Sipas korrespondentes së NEWS24, e cila ka kontaktuar dhe me deputetin socialist Bersnik Bare i cili ndodhet në njësinë nr. 7 ka raportuar edhe për incidente në qendra të tjera votimi në kryeqytet.

KORCE, U TENTUA TE VOTOHET NE GRUP ME SHUME SE NJE HERE
Ora 13.00 Koalicioni i vëzhguesve vendorë raporton për tentative të votimit në grup të më shumë se një herë i disa personave në qendrën e votimit me nr. 37 93, rreth ores 10: 55 minuta.
Madje ka pasur dhe ndërhyrje të forcave të rendit. Ndërkohë që koalicioni raporton se në Bubullimas të Lushnjes fletët e votimit janë konsatuar të njoma. Në njësinë 6 në Tiranë ka pasur diskutime për saktësinë e cilësisë së bojës por më pas është rregullua

ballkan web
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top