Zgjedhjet do të monitorohen nga 5351 vëzhgues vendas dhe të huaj

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Zgjedhjet do të monitorohen nga 5351 vëzhgues vendas dhe të huaj
auto_shqiperi-votimi1434890581.jpg



Zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit janë të nëntat që mbahen në historinë e demokracisë shqiptare që pas rrëzimit të diktaturës në 1991. Për këto zgjedhje do të angazhohen më shumë se 40 mije komisionerë të caktuar nga 5 partitë kryesore, PS, PD, LSI, PR dhe PDIU.

Trupës se komisionerëve do t’i bashkohen edhe 5351 vëzhguesit e procesit zgjedhor, vëzhguesit afatshkurtër të cilët do të monitorojnë ditën e votimit dhe ata afatgjate të cilët monitorojnë edhe procesin e numërimit se bashku me ankimimet e mundshme të partive në Kolegjin Zgjedhor.

Një numër i konsiderueshëm vëzhguesish janë akredituar nga partnerët ndërkombëtarë, OSBE/ODIHR dhe Ambasadat e vendeve te Bashkimit Europian. Në total numri i tyre shkon nq 896 vëzhgues, rreth 100 më shumë se zgjedhjet e 4 viteve më parë.

Vëzhguesit afatgjate qe do te monitorojnë procesin qe ne fillimet e tij deri sa te shpallet rezultati perfundimtar i certifikuar nga KQZ do te jene 910 persona ndërsa ata qe do te monitorojnë vetëm ditën e votimit, janë 3362 persona.

Zgjedhjeve parlamentare i është kushtuar një vëmendje e konsiderueshme edhe nga mediat, me 752 reporterë të akredituar.

Për t’u theksuar është fakti se ne zgjedhjet e 25 qershorit janë akredituar rreth 3000 vëzhgues më pak se 4 vite më parë në 23 qershor 2013, kohë kur zgjedhjet i monitoronin një trupë prej më shumë se 8000 vëzhguesish.

Zonat ku janë përqendruar më shumë vëzhgues janë qarqet me te mëdha me numrin me te larte te votuesve ku përcaktohet dhe fati i këtyre zgjedhjeve, si Tirana, Vlora, Fieri dhe Shkodra.


(gazeta-Shqip.com)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top