Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

Arfenilla

Themelues i Forumit
n-v.jpg
Paraqitja e këngëtarit serb Zdravko Colic para publikut shqiptar Tiranë është komentuar edhe në shtypin serb. Sipas “Vecernje Novosti”, Colic është pritur në Shqipëri sikur një mbret. Bëhet e ditur se Colic atje ka takuar edhe ish -Presidentin Bamir Topi. Ndërsa tani po bëhen përgatitjet edhe për koncertet që do ti mbajë gjatë verës, një në Tiranë e një ndoshta edhe në Shkodër.
Prezantimi i këngëtarit të njohur serb Zdravko Colic në Tiranë është pasqyruar edhe në mediat serbe.

Sipas tyre Colic është pritur atje si një mbret ndërsa Colic ka treguar se në Shqipëri ka qenë edhe më parë por jo në Tiranë.

Sipas tij, organizatorët do të merren edhe me përgatitjen e koncertit që ende nuk është vendosur se ku do të mbahet.

Madje Colic ka thënë se ai do të mund të këndojë edhe në Shkodër, ku gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri edhe ka drekuar.

“Kam qenë në Shqipëri edhe më herët, por kurrrë në Tiranë, që është një qytet shumë i bukur: ka thënë Colic për Novosti
.

“Kanë rini të mrekullueshme dhe jam pritur si mbret. Kam ndjerë dashurin në cdo hap. Kam dhënë intervistë për televizionin më të shikuar të tyre. Nuk e kemi përmendur politikën. Kam marrë pjesë në Iks Faktor ku kanë garuar 7 këngëtarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqeodonia” ka treguar Colic.


Sido që të jetë paraqitja e Colic në Shqipëri ka nxitur shumë reagime në Kosovë, sidomos në rrjetet sociale. Madje një këngëtar kosovar që ka qenë i ftuar nga Klan ka anuluar pjesëmarrjen…/express
 
Pe: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

Un tani e mora veshe se shqiptaret nga shqiperia e njohin mir gjuhen serbe.
 
Pe: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

Ja edhe nje artikull ne lidhje me kete t'mallkumin:

Kur kemi artistë shqiptarë, pse t’u jepet mundësia atyre serbë


Këngëtari Vedat Ademi ka kritikuar organizatorët e festivalit “Kënga ime” për ftesën speciale që i kanë bërë këngëtarit serb, Zdravko Colic.

“Nuk më ka pëlqyer ideja që e kanë ftuar këngëtarin Zdravko Colic. ثshtë dashur të merret mësim nga vizita në Shqipëri e Goran Bregovicit, ku pati shumë njerëz që ishin kundër asaj vizite, prandaj nuk është dashur të bëhet ky provokim përsëri.”

“Nuk duhet t’u jepen mundësi këngëtarëve serbë të marrin pjesë në emisione të tilla, ka mjaft artistë që mund ta përfaqësojnë muzikën tonë, qoftë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia apo Mali i Zi”, ka thënë Vedati në emisionin Prite të Gjelbrën në Radio 21.
“Derisa në Rashkë po nxirren eshtrat e shqiptarëve, në Tiranë ftojnë një këngëtar serb”

Pjesëmarrja e Zdravko Colicit në festivalin “Kënga ime” e ka irrituar edhe këngëtarin tjetër nga Kosova, Visar Peja, i cili ka vendosur të që të mos jetë pjesë e këtij spektakli.
Ai ka thënë se me ftesën që iu bë këngëtarit serb, organizatorët e festivalit në fjalë treguan se nuk kanë lidhje me përjetimet e popullit të Kosovës.

“Sigurisht që nuk do të jem pjesë e këtij festivali. Atë çfarë bënë definitivisht treguan që nuk kanë lidhje me përjetimet tona. Kur në Rashkë të Serbisë akoma po nxirren eshtrat e shqiptarëve, ata ftojnë një këngëtar serb të jetë pjesë e këtij festivali. Po le të ju mbetet në përgjegjësi dhe fytyrë të tyre”, ka deklaruar Visari për KultPlus.
Më tej, këngëtari ka theksuar se nuk e ka të qartë pse do të duhej të ftohej një këngëtar serb në një festival ku prezantohen vlerat e muzikës shqiptare./Telegrafi/
 
Pe: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

Ne sduam miqesi me juve, edhe nese na lavdoni....

Eshte vone edhe per të kerkuar falje...


Bashkepunimi ynë me juve quhet: tradheti e popullit, tradheti e deshmorëve.... Pra, larg jush !!!!
 
Pe: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

Nuk është befasi, muzika greke e serbe vlon në bregdet edhe gjatë verës. ثshtë një dashuri e pashpjegueshme ndaj armikut që e kanë vellëzërit tanë andej kurifit.
 
Pe: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

Këngëtari i mirënjohur Ramadan Krasniqi–Dani, nëpërmjet një komunikate ka rikonfirmuar qëndrimin e së dielës, për anulim të pjesëmarrjes së tij në spektaklin ‘Kënga ime’ në Shqipëri.
dani-620x330.jpg

Sipas Krasniqit, “nëse muzika nuk ka gjuhë, ose është gjuhë unikale botërore, Zdravko اoliç e asnjë artist tjetër serb deri sot, nuk patën guximin njerëzor, të paktën të kërkonin falje për krimet që shteti i tyre i ka bërë në Kosovë”.

Dani ka bërë të ditur se shkak i këtij vendimi, është pjesëmarrja në këtë skenë, gjatë fundjavës së shkuar, e këngëtarit serb, Zdravko اoliç.

“Duke ruajtur respektin profesional për të gjithë bashkëpunëtorët e mi në Tiranë, nga të cilët kisha nderin të përfaqësojë Kosovën në këtë program edhe në vitin 2010, unë sot ndjehem thellë i prekur nga hapësira që iu nda اoliçit, nga ana e organizatorit”, ka potencuar këngëtari Ramadan Krasniqi.

Megjithatë, duke shpresuar se ka qenë një gabim pa dashje nga ana e organizatorit, ka shtuar se nuk e sheh vetën në një skenë të Tiranës me Zdravko اoliç.

“Zdravko اoliç dhe unë njihemi mirë në profesion. Ja kemi përcjellë karrierën njëri-tjetrit. Nuk do të më pengonte aspak që t’a konkurroja Zdravkon, në ndonjë festival ndërkombëtar, ku Kosova ende nuk pranohet si pasojë e shtetit të tij serb. Muzika nuk ka gjuhë, ose është gjuhë unikale botërore, dhe aty flet arti, por unë mbetem i bindur thellë se hitet e Zdravko اoliq që i takojnë viteve të 70-ta, 80-ta dhe 90-ta, tashmë kanë vdekur, e bashkë me to edhe Jugosllavia. Andaj ftesa që i bëhet atij pos që është e hershme, është edhe shumë e panevojshme”, ka vlerësuar Dani.

Sipas Ramadan Krasniqit, “nëse muzika nuk ka gjuhë, ose është gjuhë unikale botërore, Zdravko اoliq, e asnjë artist tjetër serb deri sot, nuk patën guximin njerëzor me të cilin, tek e fundit i obligon edhe arti që mundohen ta shesin, të paktën të kërkonin falje për krimet që shteti i tyre i ka bërë në Kosovë”.lajmi..
 
Pe: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

Jemi te mesuar ne fakt te respektojme te huajin e te shkelim tonin.
 
Pe: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

Une nuk e di ndonjehere qe shkit kur kan pas naj festival te tyre kan ftu ne koncerte Arif Vladin apo ndonje kengtare tjeter !!...
 
Pe: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

Pas Hysni Klinakut, Visar Pejës dhe Danit, edhe këngëtari nga Gjakova, Artan Bakija, ka vendosur që të mos paraqitet në festivalin e këngës shqipe që po mbahet në televizionin Klan.

Vendimi i Artan Bakijës është i njëjtë me këngëtarët tjerë të lartpërmendur. Performanca e këngëtarit serb, Zdravko اoliq, ishte e papranueshme, aq sa edhe Artan Bakija me një njoftim për media ka konfirmuar largimin nga festivali i këngës në Klan.

Letra e Bakisë

"Po ju njoftoj sot publikisht për një vendim timin të para disa ditëve për tërheqjen nga festivali "Kënga Ime" në Klan. Arsyet e tërheqjes janë personale dhe morale të lidhura me pjesëmarrjen e këngëtarit serb Zdravkok اoliq në këtë festival".

"Ky festival ishte i menduar si festival i muzikës shqipe dhe moralisht mendoj se është e pandershme që Zdravko اoliq të jetë pjesë e një festivali të tillë. Ne jemi muzikantë dhe nuk merremi me politikë. Muzika dhe politika duhet të jenë të ndara nga njëra-tjetra. Zdravko اoliq ishte këngëtar politik gjatë luftës së Kosovës. Këndimi itij në këtë festival vetëm sa na kujtoi qëndrimet e në këngët e tij politike".
"Duke qenë se jam nga Gjakova, që ka vuajtur shumë nga lufta, mospajtimet e mia serioze me prezencën e tij në këtë festival ishin aq të mëdha moralisht dhe profesionalisht, sa që tërheqja ime nga ky festival ishte e menjëhershme", theksoi këngëtari Bakija në komunikatën dërguar për media.

Zdravko اoliq performoi kohë më parë në skenën e festivalit "Kënga Ime" në Klan, duke ngritur një valë të madhe kritikash dhe polemimkash për performancën e tij në këtë festival, e me ç'rast ka nxitur edhe tërheqjen e shumë këngëtarëve tjerë shqiptar nga ky manifestim muzikor. /Indeksonline/
 
Pe: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

Normal qe e presin si mbret , sepse asnje antar te familjes nuk ja kane masakruar shkiet ketyre
 
Last edited by a moderator:
Pe: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

Tani une kete tipin as e njof fare dhe as nuk eshte se kam ndonje pelqim per muziken serbe, mgjate doja te thoja qe muzika eshte tinguj nota dhe jo perkatesi race urrejtje etnike a ku di une.

Por ju kuptoj shume mire dhimbjen tuaj kur thoni qe bashkekombasit e ketij kengetari ju kane vra familjaret e me vjen shume keq. Ne Kosove pervec shqipes te gjithe dine te flasin serbisht dhe turqisht kurse shqiptaret e shqiperise jo.

Por kisha e 1 koment pa dash tju merzis, dhe turku na ka vra e pre e asimilu per 500 vjet por ama kur vjen puna muziken e kulturen turke e has shume kur vij ne Kosove.

Tju thuash shqiptareve "pseudoshqiptare" sepse shijojne muziken mua me duket non sens, muzika/arti eshte kulture dhe jo nacionalizem (ne tjeter vend duket nacionalizmi dhe patriotizmi), dhe kete shqiptaret e shqiperise e treguan ne 1999 kur hapem dyert e ju pritem ne shtepi me gjithe zemer.
 
Titulli: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

Mos i politizoni gjerat se lat nam ! Mos nxisni urrejtje per muziken dhe artin . Vedati le te merzitet ose te vrasi veten po te doje nese se pelqen pjesmarrjen e COLIC ne Shqiperi . Ka plot te tjere qe e duan muziken Serbe sic duan edhe ata muziken tone . Clidhje ka arti me politiken per cdo gje serbia kshu greqia kshu lat nam . Pse kur erdhi Vasilis Karas apo Makropulos shkuan te gjithe ta blinin bileten edhe 100 mij leke apo se kenget greke jane ndryshe nga ato serbe ? ! Pffff
 
Pe: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

E kuptoni qe ke te beni me njerez te pagdhendur, kur edhe artin e artistet i shohin me syze politike apo syzet anadollake te nacionalizmit. Arti dhe artistet nuk njohin kufij dhe nuk duhet tu ngrihen barriera por duhet tu hapen dyert, pasi jane ata qe bejne te mundur ate qe nuk e ben dot te mundur politika, komunikimin midis popujve me fuqine e bukurine e artit te tyre.

Mbase nuk duhet te lexojme veprat e Ismail Kadarese se ai dikur shkruante edhe poezi diktatorit. Mbase nuk duhet ti degjojme zerin Vace Zeles dhe te vellait te saj, pasi dikur keta i kendonin edhe diktatorit e Partise. Mbase nuk duhet te degjojme San Remon se dikur Italia fashiste na pushtoi vendin. Mbase nuk duhet te degjojme muziken greke pasi dikur greket na debuan camet... Mbase do te ishte me mire te mbylleshim ne nje shpelle e te jetonim si shpellare "me nder e me lavdi".

Edhe pse jetoni ne mes te metropoleve te botes, te rrethuar nga te gjitha rracat e te gjitha kulturat e botes, vazhdoni te mbeteni pengje te injorances dhe prapambetjes tuaj.

Hajduti
 
Pe: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

Nuk është befasi, muzika greke e serbe vlon në bregdet edhe gjatë verës. ثshtë një dashuri e pashpjegueshme ndaj armikut që e kanë vellëzërit tanë andej kurifit.

Mos harroni edhe turke :)
 
Pe: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

ajo turke eshte shum larg ne krahasim me ate greke dhe serbe....

Mos harroni edhe turke :)
 
Pe: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

Muzika e bukur, o o' o s'o ( o esht ebukur ose nuk eshte e bukur dmth:p) .. Muzika turke serbe greke jane sh te bukura. Pik...
 
Pe: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

degjoje.... askush ste ndalon.... punë per ty... por mos na hjesho neve...Pik

Muzika e bukur, o o' o s'o ( o esht e nuk eshte e bukur dmth:p) .. Muzika turke serbe greke jane sh te bukura. Pik...
 
Pe: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

degjoje.... askush ste ndalon.... punë per ty... por mos na hjesho neve...Pik

Haha sa e madhe.. po une mendimin tim do e them, dhe spo te them ty degjoje, thjesht po them qe keto 3 muzika jane sh te bukura... dihen boterisht.. :D.. Pikecuditse nfund, Lol
 
Pe: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

o ti Hajduti

ti mir e ke deri dikund, porse neve shqiptareve te Kosovës zemra nuk na i do ata njerez... sepse e kan ber me punen e vet serbet...

E kuptoni qe ke te beni me njerez te pagdhendur, kur edhe artin e artistet i shohin me syze politike apo syzet anadollake te nacionalizmit. Arti dhe artistet nuk njohin kufij dhe nuk duhet tu ngrihen barriera por duhet tu hapen dyert, pasi jane ata qe bejne te mundur ate qe nuk e ben dot te mundur politika, komunikimin midis popujve me fuqine e bukurine e artit te tyre.

Mbase nuk duhet te lexojme veprat e Ismail Kadarese se ai dikur shkruante edhe poezi diktatorit. Mbase nuk duhet ti degjojme zerin Vace Zeles dhe te vellait te saj, pasi dikur keta i kendonin edhe diktatorit e Partise. Mbase nuk duhet te degjojme San Remon se dikur Italia fashiste na pushtoi vendin. Mbase nuk duhet te degjojme muziken greke pasi dikur greket na debuan camet... Mbase do te ishte me mire te mbylleshim ne nje shpelle e te jetonim si shpellare "me nder e me lavdi".

Edhe pse jetoni ne mes te metropoleve te botes, te rrethuar nga te gjitha rracat e te gjitha kulturat e botes, vazhdoni te mbeteni pengje te injorances dhe prapambetjes tuaj.

Hajduti


Nuk eshte njerezi tek ne jane vrarë njerezit, e tek ju ne Shqiperi perqafoheni, beheni miq, e bashkepunoni me ata...

Tju vie turp te tillëve, veq... Skam cte shtoj tjeter.
 
Pe: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

Pajtohem me mendimet e Marla & DM.
 
Pe: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

Mos harroni edhe turke :)

Sigurisht që po, ne po harrojmë ato që ndodhen para 15 viteve, e jo ato që ndodhen ne periudhë me të gjatë kohore apo jo?

Për të gjithë ju ne e dijmë që jemi vertet të pagdhendur, harrojmë historinë tonë për hirë të emancipimit, zhvillimit , perparimit dhe bejmë sikur jemi dikush tjetër duke mos vleresuar ato që kemi, dhe me saktë është njejt sikur të i thuash një çamit që muzika greke është perparim, dhe edhe me keq një kosovarit se muzika serbe është perparim.
Mendoj se ne "kosovaret" duhet të mesojmë me shumë nga "shqiptaret" për vlerat perendimore që të e gdhendim trurin mirë e mirë dhe të mos vuajmë nga nacionalizmi e patriotizmi e gjera të tilla. Jemi të papermisueshëm do të thoja, por po mesojmë shumë dhe nga forumi , po na deshmoni vertet vlera të mëdha, e që besa po na bani që me u pendue për disa gjëra.

Hajt shnet e jetë .
 
Pe: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

Do te rrijm ta ndara si Rusia dhe Ukraina....

e bajshi me shendet ndarjen, derisa kemi idetë ndryshe në bashkpunim me armikun.
 
Pe: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

Pat than nje hoxh i njohur qe ka vdek ka qene i fort ne aspektin kombetare pra ka mbrojt vendin pat than " shkije te veshun shqiptarce" nje pjese e thanjes se tije.. pra edhe ne rruge edhe ne qeveri po edhe ne forum kemi shkije te veshun shqiptarce... te mundohen ta "zbusin" jo muzika arti jo m...i e ai e kjo .. so politik blla blla.... ky kengtari ne fjale , gjat luftes kur masakroheshin shqiptaret ne kosove i kendonte atyre ushtareve qe masakronin... nejse te pa provuar disa ketu , apo sic e ceka SHKIJE TE VESHUN SHQIPTARCE... edhe arsyetimi banal ndegjojm na knej kang turke ! hahaha .... po nese ai kengtari turk nuk ka kendu asgje kunder neve pse te mos ndegjohet ! ani pse shum pak mos te them HIQ nuk ndegjohet muzika turke... pastaj eshte vet ardit xhebrea qe pat ftu nje artiste turke ! te serialeve.... te mundosh me mbulu m..n me sh..rr eshte shum palidhje !! duke than qe ju po ndegjoni turqisht na po ndegjojm greqisht apo serbisht... sidoqoft s'eshte hera e pare qe ndodh nje gje e tille...sepse edhe qelsa kryeministri i shqiperis i tashem kur ishte kryetar i tiranes ju jepte shkive qelsat e tiranes...sidoqoft.. e kam than ne nje koment ketu pse shkiet nuk ftojn Arif Vladin... pasi qe Arifi njihet qe ka kendu keng per UCK-n gjat luftes......pse shkiet nuk e ftojne kur kan ndonje festival te leshit si kjo i klanit ... pastaj me banalja FESTIVALI I MUZIKES SHQIPE ! po quhet me sa duket? :D

nejse e mira eshte qe shkijet ju shajn me te gjitha dhe ju dojn te vdekur ju ndegjoni muziken e tyre :D
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

Jetesa normal te ndare perderisa ju keni flamur tjeter !
 
Pe: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

Ne fakt une se njoh hic ket kengtar, sdi ca ka kenduar, por perseris qe ska gje te keqe te degjojme muziken e grekve turqve serbve e tgjithve...muzik esht ajo, me sh per te kercy perdoret, Lol.... (ama nqs eshte sic po thote Ado qe ky nepermjet kenges ka nxitur e ka ngrit lart luften ne kosove) ateher ai sduhej te ftohej. Sa i perket ktyre qe shani lart e poshte, jo shqiptart shajn turq kosovaret, e kosovaret grek e serb shqiptaret, s'tregoni asgje vecse sa te percare jemi dhe sa ja duam te miren njeri tjetrit. SH GABIM, (per te mos thene turp) :(...
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

o ti Hajduti

ti mir e ke deri dikund, porse neve shqiptareve te Kosovës zemra nuk na i do ata njerez... sepse e kan ber me punen e vet serbet...




Nuk eshte njerezi tek ne jane vrarë njerezit, e tek ju ne Shqiperi perqafoheni, beheni miq, e bashkepunoni me ata...

Tju vie turp te tillëve, veq... Skam cte shtoj tjeter.

Nuk kuptoj pse duhet perzire muzika me politiken?

Nuk ka pse te mari muzika nota politike, muzika eshte shume here me siper se politika prandaj eshte mire mos te perzihen bashke!

Ardian Gaxha, para disa kohesh mbajti koncert ne Beograd, dhe kishin shkuar me mijera shikues serbe per ta degjuar. Jo vetem qe nuk e ngacmoi kush, por edhe shtypi serb atje, e kishte vene ne faqen e pare. Muzika eshte produkt ekonomik dhe si e tille edhe biznes.

Sikurse, te degjosh dhe pelqesh muziken e nje kengetari serb, nuk do te thote qe je duke perkrahur Serbine!

Hajduti
 
Pe: Titulli: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

Per flamur shko pyete Hashim Thaqin. Ai me mendjen e vet ne bisedë me evropiante e ka nderru flamuirn, pa marreveshjen e popullit.

neve popullates mos na thuani diq mbi flamurin, sepse eshte nderru pa pelqimin tonë. Dhe tani le te rrije deri ne ndryshimin tjeter.

Jetesa normal te ndare perderisa ju keni flamur tjeter !
 
Pe: Titulli: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

Jetesa normal te ndare perderisa ju keni flamur tjeter !

Po flet si irlandez ose si shqiptar ?
 
Pe: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

Vetem kend e pelqen, ani i degjon kenget e tija... bashkepunon me te, rri me të, dhe nfund behet njeriu edhe vet si ai...



Nuk kuptoj pse duhet perzire muzika me politiken?

Nuk ka pse te mari muzika nota politike, muzika eshte shume here me siper se politika prandaj eshte mire mos te perzihen bashke!

Ardian Gaxha, para disa kohesh mbajti koncert ne Beograd, dhe kishin shkuar me mijera shikues serbe per ta degjuar. Jo vetem qe nuk e ngacmoi kush, por edhe shtypi serb atje, e kishte vene ne faqen e pare. Muzika eshte produkt ekonomik dhe si e tille edhe biznes.

Sikurse, te degjosh dhe pelqesh muziken e nje kengetari serb, nuk do te thote qe je duke perkrahur Serbine!

Hajduti
 
Titulli: Pe: Titulli: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në

Po flet si irlandez ose si shqiptar ?
Veton perderisa ne kaq shekuj nuk u bashkuan nuk ka per te ndodhur me asnjehere ! Flas si SHQIPTAR :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top