Zbythja e ‘hipokrizisë’…

LeVoyageur

Once upon a time...
Ermir Hoxha

Ende pa u tharë gjaku i viktimave më 21 janar, mazhoranca e atëhershme, në një strategji të gatuar fët e fët, tentoi dhe realizimin e një simetrie politike si përgjegjësi përballë ‘kob’-it të ndodhur: ata vërtet u vranë (nuk e thonin, por e linin të nënkuptuar se kush: shteti, pushteti, garda…), ama ishte Rama që i çoi atje!!! E pompuan fort këtë frazë, derisa arritën një pikë të kënaqshme manipulimi të opinionit, sipas “rregullit” të futjes me të rrasur të truve të gomarit, çdo kokëboshi kësaj ane. Ama, kur vjen rasti për ta përkujtuar këtë datë e ditë, kjo simetri nuk funksionon. Eshtë pikërisht kjo pikë e ky moment, ku “loja” ngec e nuk luhet dot më. Përndryshe, e djeshmja do ishte cytaz dhe mesazhe të ardhura nga lidershipi i opozitës, dje në maxhorancë, të tipit: Nderim e keqardhje për viktimat e Rams! Fakti që nuk e artikulojnë dot, nuk është vetëm një domethënie e thellë, por dhe provë e kulluar autorësie. Shyqyr që hipokrizia ka një pushtet gjithsesi të kufizuar, që nuk mundet dot ta mbysë përfundimisht të vërtetën. Kjo është hipokrizia e zbythur e vrasësve, një lloj leksioni për mazhorancën aktuale që mos të bjerë në kthetrat e saj, derisa ta turpërojë veten paq një ditë, përballë 21 ‘janarit’!
dita
 
Back
Top