Zbuloni arsyen përse sëmuremi më lehtë kur jemi të stresuar?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Zbuloni arsyen përse sëmuremi më lehtë kur jemi të stresuar?​

1604671295481.png
Stresi afat-gjatë ka një ndikim mjaft negativ në shëndetin mendor por edhe fizik. Kur njeriu përballet me stresin, trupi aktivizon mekanizmin e njohur si ‘lufto ose ik”. Ky mekanizëm ka si qëllim që të ndihmojë organizmin t’i mbijetojë një situate potencialisht të rrezikshme.





Ai nxit çlirimin e disa hormoneve, të cilat mund të ngadalësojnë funksionet e sistemit imunitar, rrisin tensionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës. Në momentin që organizmi percepton që rreziku është larguar, njeriu është në gjendje të qetësohet dhe funksionet rikthehen në normalitet. Megjithatë, nëse stresi është i vazhdueshëm, mekanizmi “lufto ose ik”është gjithë kohës aktiv dhe çliron hormone të panumërta që nënshtrojnë sistemin imunitar. Kësisoj, njeriu është më i brishtë ndaj sëmundjeve.

Si Të Përballeni Me Stresin?
Në ditët e sotme, stresi është thjesht i pashmangshëm. Njeriu sot stresohet që në mëngjes kur humb autobuzin dhe vonohet për në punë. Në ambientet e punës angazhimet ditore janë po aq stresuese e kështu me radhë deri në përfundim të ditës. Ekspertët e AgroWeb.org japin këshillat e mëposhtme për tu përballur më lehtë me stresin dhe pasojat shkatërrimtare të tij.

• Hiqni dorë nga teknologjia për disa orë në ditë dhe kaloni më shumë kohë në natyrë. 10 minuta në natyrë kanë një ndikim zbutës të stresit.
• Lexoni një libër.
• Bëni joga.
• Kryeni të paktën 30 minuta aktivitet fizik.
• Gatuani një vakt të shëndetshëm për veten dhe familjen.
• Mbani ditar për ngjarjet e ditës.
• Flisni me një shok/shoqe, të afërm ose dikë që e doni dhe ju përkrah.
• Instaloni aplikacione që ndihmojnë në qetësim ose kundër stresit. Këto aplikacione në telefonin tuaj ju ndihmojnë dhe ju tregojnë si të meditoni, merrni frymë dhe shkëputeni nga situatat stresuese.
• Një njeri i stresuar është konfuz dhe i paqartë në mendime dhe flet shumë shpejt. Praktikoni tëe folurën e ngadaltë duke u përqendruar tek fjalët, mendimet dhe reagimet.
• Pini ujë, sepse dehidratimi ka tendencën të shtojë ankthin. /AgroWeb



Top Channel
 
  • Më pëlqen
Reactions: D.
Stresi eshte mos te them shkaktari kryesor i semundjeve te shumta
 
Psiqika lot rrol ne cdo gje tek ne.. ke degjuar qe te dashuruarit jetojne vetem nga uji dhe ajri .. ndersa ne te tjeret .. ehhh e u uhh ??
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top