Zbardhen debatet, Topalli përplaset me Metën

cent

...Lontano
Debat midis kryetarit aktual Ilir Meta dhe ish-kryetares Jozefna Topalli. Gjithçka nisi me ndërhyrjen e ish-kryetares së parlamentit, Jozefina Topalli , e cila kërkoi tërheqjen e aktit normativ për buxhetin, me pretendimin se është në thyerje të rregullores së kuvendit dhe rregullores për pr/buxhetin. Duke sulmuar kryetarin e parlamentit Meta, Topalli tha se “mazhoranca po kalon sot në kuvend një akt terrorist”. Në përgjigje të akuzave të Topallit, kryetari i parlamentit Meta tha se aktet normative hyjnë automatikisht në rendin e ditës.
sgsjnm.jpg
“Së pari, mirëmëngjes njëherë, se ju erdhët tani. E vetmja shkelje e rregullores që unë kam bërë deri tani është që jua jap juve fjalën vazhdimisht. Ju e dini shumë mirë që aktet normative hyjnë automatikisht në rendin e ditës dhe kryetari nuk mund ta nxjerrë jashtë rendit të ditës,” deklaroi Meta. Por, kryetarja e Kuvendit replikoi sërish me deputetët e majtë. Në fjalën e saj në Kuvend, ish-kryeparlamentarja e konsideroi si një akt krize, si një greminë për ekonominë shqiptare. “Ky akt normativ i Rama-Metës është tërësisht i paligjshëm, njësoj si akti normativ për nëpunësin civil. Tani nuk ka më ligje, nuk ka më as tender me Rilindjen. Nuk mund të ndodh që me një letër ju të merrni 240 milionë dollarë vetëm për qejfe, imagjinoni, çdo të bëhet me 4 vite. Mbajeni mend shqiptarë, se vendi do lëngojë, papunësia do rritet, çmimet do rriten, rrogat e pensionet do të ulen”, paralajmëroi Jozefina Topalli. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i nënkryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, duke dhënë argumente se si qeveria “Berisha” shpenzoi paratë gjatë fushatës elektorale të 23 qershorit.“Zonja Topalli të ka ardhur koha të rrish në shtëpi. Ka bërë aq shumë milje me avion sa duhet ti biesh 72 herë rreth e rrotull tokës me avion që të plotësosh miljet e saj. Jeni mësuar me zarfe, tetë vjet rresht, nga anash, para, lart poshtë. Mjafton ky fakt që ju të bëheni të ndërgjegjshëm. Ne nuk po bëjmë gjë tjetër, veç se këta nuk kanë lënë asnjë lek në buxhet, por po miratojmë lekët për të paguar pagat, pensionet dhe vazhdimin e investimeve”, tha Balla. L.Tanushi

Replikat

Edi Rama: Në kulmin e krizës dhe në kulmin e njohjes për krizën, në ministrinë e llogarive të këtij vendi janë tenderuar 900 mijë dollarë. 900 mijë! E këto 900 mijë jo nga kontribute apo donacione, por nga buxheti i këtij shteti për të bërë, nuk e di për të satën herë, suvatime dhe mobilime të ministrisë së llogarive të shtetit. 900 mijë! Më e bukura fare është që 370 mijë të tilla janë bërë për ndërtime pa leje. Normal, ndërtim pa leje ju e keni në AND-në tuaj dhe nuk bëni dot pa ndërtimet pa leje, prandaj edhe e mbushët Shqipërinë me ndërtime pa leje.

Jozefina Topalli: “Pse nuk ja prish Koços?

Taulant Balla” Manushaqe, qepe moj se na çmende.

Edi Rama: Por sot, 30 ditë, numërojini, numërojini, më vjen shumë mirë që i numëroni, sepse në 4 vite do të duhet të numëroni shumë ditë dhe këtë punë keni.

Jozefina Topalli: Tek të 40-at?

Taulant Balla: Tek të 40-at e Salës.

Gent Strazimiri: U prefshi në paqe

Edi Rama: Në Partinë Demokratike ka problem mes kalifit të madh dhe princit të kurorës, ne jemi të qartë, dhe i dimë përgjegjësitë. Qeveria me dy kate nuk ka kat pa leje, por ju keni problem me dëgjimin, se keni 8 vite që s’doni të dëgjoni. Jua thashë se qeveria jonë do të kushtojë më pak se qeveria e para 23 qeshorit. Ju e kishit qeverinë me një kat, dhe në katin e dytë pa leje bënit zullume.

Ridvan Bode: Dua replikë.

Ilir Meta: Por juve nuk ju përmend emri.

Jozefina Topalli-Metës: Më konstruktivitet me opozitën.

Ridvan Bode: Ti demagogjinë di ta bësh mirë. Ti ke ardhur me huqet e kalifit të madh dhe shndërron Shqipërinë në një kalifat, ti ke ardhur me sjelljen e triumfatorit që nuk pyet për ligj. Prandaj je arrogant, je prepotent.

Tom Doshi-Bodes: Ti Zamirit i ke dhënë licenca, koncensione. Kush ia dha? Hajdut. Se me urdhrin tënd…
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top