Zannier-Acda, përplasen për dogana

Ado

FISEBILIL-LAH
Pas pushimeve të verës, sipas gazetës Express, UNMIK-un dhe EULEX-in i presin ditë edhe më të nxehta. Sipas kësaj gazete ka disa javë që Lamberto Zannier dhe Paul Acda janë përplasur ndërmjet vete për shkak të doganave. Zannier thuhet t’i ketë kërkuar Acdas formimin e doganës paralele, kursi britaniku këtë nuk e pranon. Madje, thuhet se Acda ka kërcënuar se do të largohet fare nga Kosova nëse nuk do të ketë rrugë tjetër.

Burime brenda administratës së UNMIK-ut - të cilat kjo gazetë i potencon si shumë të besueshme - kanë bërë të ditur se një luftë e ndrydhur ka javë që ka nisur ndërmjet shefit të UNMIK-ut, Lamberti Zannier, dhe atij të doganave të EULEX-it, Paul Acda. Shkas për këtë betejë duket të jetë këmbëngulja e Acdas, i cili ka vite që shërben në UNMIK – e që refuzon t’i shndërrojë Doganat e Kosovës në një sistem të ngjashëm me atë të Hong Kongut.

“Ai thjesht nuk dëshiron të jetë personi që doganat t’i shndërrojë në serbe dhe shqiptare, pasi në këtë mënyrë kurrë nuk do të funksiononte. Përveç kësaj, emri i tij lidhje me këtë ngjarje që praktikisht pas perdes kjo do të bëhej nga Zannier, por do t’i atribuohej atij (Acdas)”, ka thënë një zyrtar i UNMIK-ut për Express.

Sidoqoftë, duket se në vend të zgjidhjeve të çështjeve të vështira në Kosovë, shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, së bashku me rrobat në valixhen e tij, ka sjellë edhe shumë probleme në Prishtinë, konstaton gazeta. Momentalisht Zannier ndodhet në pushim, dhe vartësit janë shprehur të painformuar për këtë përplasje, ndërsa Acda pos si shef i doganave në kuadër të EULEX-it, në të njëjtën kohë është edhe shef i Shtyllës IV të UNMIK-ut, e cila merret me çështje ekonomike. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top