Xhamia e madhe apo hija e neootomanizmit në Tiranë

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: Kastriot Frashëri
kastriot-frasheri.jpg


Me shumë bujë u shpall shou i radhës nga kryeministri për ndërtimin e Xhamisë së Madhe, në lulishten e Parlamentit, duke e quajtur këtë një ditë historike për besimtarët myslimanë shqiptarë. Në prani të më shumë bodigardëve dhe kamerave televizive se sa besimtarëve, Berisha dhe beniaminët e tij, më shumë se një nisje fantazmë të inaugurimit të ndërtimit të një xhamie, trumbetuan patologjinë elektorale, rreth të cilës vërtitet tash sa kohë.

Pa hyrë në analiza politologjike, të cilat nuk kanë vend në këtë shkrim, ne do të merremi me fakte që hedhin dritë mbi absurditetin e një sipërmarrje të tillë, e cila nuk i shërben askujt, aq më pak një shteti laik, si Shqipëria.

Kryeministri Sali Berisha, që nuk nguroi edhe këtë herë t’i japë ngjyra elektorale edhe kësaj ngjarje, urdhëroi me urgjencë dy ditë më parë vartësit e tij që të mblidhnin një duzinë dishepujsh, që duartrokasin në mënyrë frenetike, duke thënë me tone emfatike se demokratët janë zotuar se kudo ku ka katër myslimanë të ketë një xhami. Me sa duket, Berisha me këto deklarata kërkon që t’ua kalojë dhe liderëve të vendeve që zbatojnë ligjet islame, duke u bërë një shembull dhe burim frymëzimi edhe për Xhihadin!

Për të kulmuar në këtë hipnozë, ai, madje, është shprehur se ka vlerësuar durimin që kanë treguar myslimanët për të pritur ndërtimin e kësaj xhamie. Një deklaratë e tillë - ashtu si dhe notat nacionaliste të pak muajve më parë, nuk mund të mos kalojë në heshtje pa shqetësimin që mbart, po t’i shtosh edhe thirrjen drejtuar nga një tribunë islame të zgjedhurve të tij vendorë, kryetarë të komunave dhe bashkive për të ndërtuar më shumë xhami - ka tronditur këto ditë jo vetëm ekuilibrin social të shoqërisë, por edhe shqetësuar shumë intelektualë, analistë dhe qendra kërkimore e strategjike të huaja që merren me problemet e Shqipërisë.

ثshtë e vështirë të hyjmë në detaje se ku duhet të ndërtohet xhamia dhe e kujt është toka, por, sigurisht, të drejtën për të kërkuar një projekt modern për Xhaminë e Madhe nuk mund t’ia mohosh askujt. Tirana e shekullit XXI, dhe Shqipëria që synon të bëhet një vend evropian, nuk ka pse zgjedh mes një projekti modern e perëndimor dhe një mbetje otomane si kjo e fundit.

Natyrisht, nuk jemi kundër ndërtimit të objekteve të kulteve fetare, qofshin këto kisha, xhamia apo teqe, por ajo që është shqetësuese është zhurma e madhe që bëhet periodikisht në favor të komunitetit mysliman dhe, tani së fundi, në pikun e fushatës elektorale, e cila do të pasohet me tingujt e çjerrë të minareve, sipas stilit arabesk, duke prishur qetësinë dhe paqen e qytetarëve të gjithë besimeve, aq më tepër shumicës ateiste të këtij vendi!…

ثshtë detyrë e kryeministrit të bëjë transparencën e një sipërmarrje të tillë, pasi prapa maketit të Xhamisë së zbuluar në të cilën pozojnë ai së bashku me Bashën dhe Muçën, ka një plan të fshehtë: për të ndërtuar një Qendër Biznesi nga klientela e kryetarit të Bashkisë, të cilëve meqë ata paskan vënë dorën në zemër për t’i “dhuruar” dy mijë metra katror tokë Komunitetit Mysliman, për këtë xhami, t’iu jepet në këmbim Leja e Ndërtimit për të ndërtuar këtë qendër biznesi - një ndërtesë mbi 10 kate, përafërsisht me 10 mijë metra katrorë sipërfaqe ndërtimi! Nuk kam parë askund, në asnjë vend të botës perëndimore që kam vizituar, të ekzistojë një Parlament pa një lulishte, ku mund të shëtitin të lirë jo vetëm qytetarët, por edhe vizitorët e atij vendi.

Në një sistem demokratik me demokraci funksionale është e papranueshme ajo që deklaroi dje kryeministri, se ne ndahemi nga qëndrimet paragjykuese, të inspiruara nga ateizmi dhe ideologjitë e tij, të cilat penguan për 20 vjet ndërtimin e kësaj xhamie kaq shumë të domosdoshme për besimtarët myslimanë në Tiranë, por edhe si një detyrim i madh për të rivendosur të drejta të shkelmuara në vendin që meritojnë. ثshtë e tmerrshme kjo thirrje e Berishës për të detyruar njerëzit të transformohen në besimtarë. Kryeministri harron se ne shqiptarët vijmë nga paganizmi dhe sot jemi në shumicë ateistë. Te Evropa e Bashkuar ku inspirojmë të anëtarësohemi tash sa kohë - jo vetëm shpirtërisht, por dhe juridikisht - ne do të jemi qytetarë të lirë.

Nga ana tjetër, Berisha flet ditë e natë për tregun e lirë dhe pronat në këtë vend, harron se ndërtimi i kësaj xhamie cenon një pronë private, me pronarët e të cilës nga informacionet që kemi nuk ekziston asnjë marrëveshje ligjore (përveç premtimit verbal të fshehtë të kryebashkiakut , athua se jemi në pazarin e kuajve te Roskovecit). Po pse duhet që ne taksapaguesit e këtij vendi të paguajmë faturat e kripura të kësaj marrëveshje? Përveç këtyre, siç ka thënë dhe misionarja e madhe e shqiptarizmës, Edith Durham, objektet dhe komunitetet fetare nuk duhet të financohen e të ndërtohen nga të huajt, pasi ata do të vihen në shërbim të tyre!…

Edhe pse kjo maskaradë - po të shohësh forumet online apo organet e mediave - është shoqëruar me reagime dhe komente të shumta si nga intelektualët, analistë të ndryshëm ashtu edhe nga qytetarë të ndryshëm, atyre për çudi nuk iu dëgjohet zëri dhe nuk merret parasysh vullneti i tyre nga institucionet vendimmarrëse. Thelbi i këtyre shqetësimeve është: përse po zihen hapësira të tilla të gjelbra?! Ka plot qytetarë jobesimtarë që tashmë nuk kanë ku të nxjerrin fëmijët shëtitje dhe sikur të mos mjaftonte kjo dhe gjithë hallet e shumta që kanë në këtë përditshmëri të sëmurë nga mungesa e standardeve elementare, janë të detyruar të dëgjojnë çdo ditë minaret që ulërijnë dhunshëm dhe nuk paskan të sosur në këtë vend. Këtu flitet vetëm për të drejtat e besimtarëve, por lind pyetja: ku janë të drejtat e ateistëve?!

Ajo që ndoshta i ka shpëtuar “vigjilencës” së Kryeministrit është fakti se një ndërtesë e tillë e stilit arabesk dhe otoman, copy-paste e një xhamie në Turqi, do të cenojë rëndë jo vetëm sigurinë, por edhe imazhin e institucionit të Kuvendit të Shqipërisë, kësaj ndërtese legjitime që shpreh dhe mbart vetë thelbin e sistemit juridik të Republikës sonë parlamentare.

Sipërmarrje të tilla nuk mund të bëhen për shou elektoral apo për të joshur votues të këtij besimi, por duhet të kenë një bazë të thellë legjitimiteti dhe kjo nuk mund të bëhet ndryshe vetëm se me rrugë referendare, si shprehje e drejtpërdrejtë e vullnetit të qytetarëve. Themi se duhet referendum për xhaminë, sepse konstatohet se në këtë vend ka shumë pak ushtrues/praktikantë të besimit dhe kjo mund të vërtetohet shumë lehtë: mjafton të soditësh objektet e kultit të ndërtuara të gjitha besimeve që ushtrohen në Shqipëri. Nga ana tjetër, ky veprim cenon rëndë identitetin kombëtar dhe trashëgiminë kombëtare dhe do të ishte një hap që do të na largonte më shumë nga Evropa dhe do të na traumatizonte si shoqëri. ثshtë vendi të informoj lexuesin se para 2-3 muajve edhe komisioni i ekspertëve për Vlerësimin Strategjik Mjedisor të Tiranës në zonën ku kryeministri kërkon të ndërtojë Xhaminë e Madhe, e ka përcaktuar si zonë të gjelbër!

Ata që kanë ndjekur shoun televiziv në fjalë nuk mund të mos kuptojnë absurditetin e medias, si pjesë e katrahurës publicitare dhe shërbëtore të biznes-politikës dhe gënjeshtrave të tyre. اuditem përse kjo media nxjerr vetëm imazhet e Saliut dhe nuk nxjerr ata pak njerëz që e dëgjonin dhe aq më shumë ata që ishin përzënë me dhunë nga lulishtja dhe nuk dinin nga të shkonin, në pritje të largimit të komedianëve! A nuk mundet vallë që për të mos iu fryrë ndasive fetare redaksitë të botojnë një foto më reale dhe më të natyrshme të kësaj audience dhe të mos manipulojnë opinionin publik me fantazmën e vendosjes së gurit të themelit dhe ekzistencës së kantierit të ndërtimit në timon të së cilit gjendet përherë kryeministri?!…

Shqiptarët e dinë prej rilindësve të tyre, atyre që i paraprinë zgjimit kombëtar, se me ndihmën e ish-Perandorisë Osmane nuk mund të shkohet as në Anadoll e jo më në Bruksel! Erdhi koha e zgjedhjeve për të bindur tiranasit që të rivotojnë për të tretën herë Kryeministrin, por tiranasit e njohin tashmë se ç’aktor kanë përpara, se çfarë feje predikon dhe sa është i zoti të bëjë, për të qëndruar gjithmonë në pushtet. Kjo xhami me katër minare nga 50 metra të larta tregon se Turqia e bëri misionin e saj, se vendi kandidat për në dyert e BE-së vazhdon të prodhojë sindromën e mbetjeve të Al Kaedës! Pra, le të nguten të mësojnë arabishten pas turqishtes nga kolegjet dhe universitetet, se ekonominë ua kanë dhuruar, e të bëhen kamikazë a muhaxhedinë…

Thënë ndryshe: ndërtimi i saj do të cenojë rëndë sigurinë kombëtare. Ajo do të eklipsojë institucionin e Parlamentit si burimin e të gjitha pushteteve dhe institucioneve të tjera të shtetit. Nga ana tjetër, kjo arkitekturë përbën një kontrast të madh urban, një model për vende ku feja identifikohet me shtetin. Ndaj, kryeministri ynë 4katërminaret e saj nuk mund t’ua shesë shqiptarëve në këtë përpjekje të fundit për Eiffel Tower, Tower Bridge apo Fernsehturm Berlin!

Evropa nuk do të donte të kishte kurrë një Arabi Saudite në zemër të Ballkanit. Ne shqiptarët që jemi në zemër dhe në shpirt të kontinentit të vjetër, duhet të vështrojmë ashtu siç na kanë lënë amanet rilindësit tanë andej nga perëndon, andej nga kemi lënë gjurmë në kohëra të lavdishme dhe kjo nuk mund të zhbëhet nga disa politikanë që kanë marrë peng të ardhmen tonë.

Për fat të keq, opozita, që nuk lë rast pa kritikuar qeverinë, vazhdon të heshtë për këtë akt agresiv të Kryeministrit, i cili cenon rëndë laicitetin e shtetit të sanksionuar në Kushtetutë dhe të garantuar prej saj!

A mund të bëjë Tirana pa këtë xhami?! Tirana ka bërë pa xhami të madhe me shekuj, tani le ta shohë të udhës Komuniteti Mysliman Shqiptar se çfarë mund të bëjë, por nuk ka detyrim shoqëria dhe shteti të përzihet në këtë histori, aq më shumë duke marrë flamurin e protagonizmit, në një kohë kur komuniteteve fetare sipas ligjit iu janë kthyer pronat e tyre. Edhe nëse kjo xhami do të ndërtohet nëpërmjet këtyre procedurave mafioze, ajo nuk do të gëzojë kurrë respektin e qytetarëve. Si rrjedhim, do të ketë emrin e një qendre të ngritur nga bota e krimit dhe nuk do të ketë reputacionin e domosdoshëm të një qendre religjioze.

Mund të bëhet e mundur që besimtarët myslimanë të kenë një xhami më shumë, le të zgjerojnë hapësirat në ndonjë nga xhamitë ekzistuese për nevojat e tyre, por jo një poster elektoral që kërkon të emocionojë ndonjë mendje të mykur osmane me arabeskat e një projekti demode dhe të padobishëm për portretin e Shqipërisë në shekullin e XXI.

(Autori është drejtor i organizatës "Instituti i اështjeve Kombëtare")
 
Titulli: Xhamia e madhe apo hija e neootomanizmit në Tiranë

Disa pseudo analist si puna e ketij qe i thote vetes kombetar i kisha lidh prapa kerrit neper autostraden e kombit deri ne prishtin.Ky tipi me shume e paska pas kete shkrim kunder berishes se sa paska pa dasht me shkru diqka .

udha e mbare per bruksel o i mjere se vendet qe paskan xhamija skokan ne bruksel dil more race injoranti shih boten me sy e fol pastaj .
 
Titulli: Xhamia e madhe apo hija e neootomanizmit në Tiranë

love punon me internet explorer sepe ka koh ky shkrim hahah :D sidoqoft shum me padurim po e pres kete xhamin e madhe ne tiran te perfundoj dhe ne kosove qe dreken ta fali ne prishtine e ikendin ne tirane :D a ka me mire :D
 
Titulli: Xhamia e madhe apo hija e neootomanizmit në Tiranë

Ky qe nga surrati i ngjan berishes, kokrra malokut..., e kam frike nga qe ra nga pushteti po fillon tani ti bej bisht puneve te tij :p Apo eshte ajo puna e explorerit qe thua ti Ado, Lol
 
Titulli: Xhamia e madhe apo hija e neootomanizmit në Tiranë

neootomanizmit -yy sa fjale e veshtire :D
 
Titulli: Xhamia e madhe apo hija e neootomanizmit në Tiranë

Pse mos te behet per cdo 4 banore nje xhami apo per kishat lejohet te behen 1 banore 1 kish sic jane bere,muslimanet nuk u lejokan...O shoku Kastriot ik e tkeqen puno me sapunin mos na shit dengla sikur je ndonje analist i zoti ti.
 
Titulli: Xhamia e madhe apo hija e neootomanizmit në Tiranë

love punon me internet explorer sepe ka koh ky shkrim hahah :D sidoqoft shum me padurim po e pres kete xhamin e madhe ne tiran te perfundoj dhe ne kosove qe dreken ta fali ne prishtine e ikendin ne tirane :D a ka me mire :D

Hahahah, lajmet e muajit Prrill tek ateistet.org, i poston ne korrik tek na :p


Per mua, le te ndertohet xhamia aty ku ka nevoje per xhami, le te ndertohet kisha aty ku ka nevoje per kishe, e keshtu me rradhe !
 
Titulli: Xhamia e madhe apo hija e neootomanizmit në Tiranë

Hahahah, lajmet e muajit Prrill tek ateistet.org, i poston ne korrik tek na :p


Per mua, le te ndertohet xhamia aty ku ka nevoje per xhami, le te ndertohet kisha aty ku ka nevoje per kishe, e keshtu me rradhe !

E di sa patetik jeni bërë.. kur lajmi nuk është postuar këtu kur ka dalë, clidhje ka muaji?
Ti mo djalosh, në do komento për temën, në jo rri askush spo të detyron, lëri ata që duan ti lexojnë shkrimet e të tjerëve dhe të komentojnë si duhet për cfarë ka shkruar ky person ;)..

Asgjë spo shikojmë për këtë shkrim veç bla bla të kota :pijegirl: ..
 
Titulli: Xhamia e madhe apo hija e neootomanizmit në Tiranë

Love nese ky shkrim vlen per naj send e ka vendin ne recycle bin aty i shtohet vlera,nuk po shoh asgje veq ndjellje te urrejtjes nga autori kurqo tjeter nuk ka ketu .Te kishi protestu kaq shume kur u be kisha greke midis Tirane ndoshta me mire do i kishim punet si komb por pseudoanalistat mundohen te ja marrin nje kombi te drejten e besimit te drejten e objekteve fetare.

Nuk me ka ra rasti te takoj ndonje musliman te jete kunder objekteve fetare qofshin edhe ato te armikut siq jan kishat e serbit ndersa ju mendoni me maru qdo 500metra nje kish e njerezit e besimit musliman me dal me kry ritet e tyre naper tortuar ..
Une skam problem qe marohen kisha se ato tregojne tolerancen e shqiptareve musliman ne shqiperi sepse nje pakice me 10% ne nuk ja zeme frymen se ne kem mesu ne shkolla se e drejta e besimit eshte e secilit.
Une e di qfare muslimaneve pelqeni ju : ata musliman qe nuk falen qe nuk shkojne ne xhami qe pine raki sepse ndihi me komod te na tregoni historin si ju komvenon juve edhe ketij fare pseudo analisti.
 
Titulli: Xhamia e madhe apo hija e neootomanizmit në Tiranë

Te ndryshohet projekti i xhamise dhe te behet shume me e madhe qe te mos falen njerzit neper trotuar dhe lulishte sa qe nuk te lene as te kalosh rruges, dhe me shpenzimet shtetit shqiptar.
 
Titulli: Xhamia e madhe apo hija e neootomanizmit në Tiranë

E di sa patetik jeni bërë.. kur lajmi nuk është postuar këtu kur ka dalë, clidhje ka muaji?
Ti mo djalosh, në do komento për temën, në jo rri askush spo të detyron, lëri ata që duan ti lexojnë shkrimet e të tjerëve dhe të komentojnë si duhet për cfarë ka shkruar ky person ;)..

Asgjë spo shikojmë për këtë shkrim veç bla bla të kota :pijegirl: ..

Eh po, ne radhe te pare keshilloje vetveten, sepse edhe une kur po hapi tema, nuk po shkruan rreth temes po rreth meje, qofte drejtperdrejt, qofte ne menyre te terthorte. Ti duhet t'jesh shembull per te tjeret, nqfs deshiron qe t'shitet fjala juaj.

Mos me detyro t'i postoje ketu t'gjitha postimet e tua jashte teme, ne temat qe kam hapur une :plazh:
 
Titulli: Xhamia e madhe apo hija e neootomanizmit në Tiranë

ahahahahahhahahahahhaha o sa kam qesh o sa kam qesh :p
 
Titulli: Xhamia e madhe apo hija e neootomanizmit në Tiranë

E para, shkrimi ska problem pse eshte i prillit apo i shkurtit apo i korrikut.. u soll ne e diskutojme si te duam :)....

E dyta, autori me pelqen qe eshte munduar te bej dhe analistin, dhe politikanin, dhe qytetarin dhe arkitektin dhe planifikuesin urbanistik, por fatkqesisht paska deshtuar ne te gjitha pikat.

E treta, nqs do te fliste per qellimet elektorale apo te berishes vete le ti kushtohej vetem atij pa u fut ne elemente te tjere. Gje te cilen une spo e analizoj pasi sme intereson shume.

E katerta, sa i perket urbanistikes, ka nje rregullore atje dhe nqs ajo nuk eshte thyer ta qepi gojen me mire.

E pesta, sa i perket pronesise, ka zyra ligjore qe meren me ket pune, dhe bashkija, me lejet e ndertimit kshuqe as ky s'eshte hall i tij.

E gjashta, sa i perket qytetarve, shumice ateistesh nuk ke ne Shqiperi kshuqe dhe ktu deshtoi.Por dhe po te kishte secili ka pjesen e vet.

E shtata, Shtimin e xhamive eksistuese apo jo, sngeli tna e tregoj ky se jo per gje po vetem te shkoj e te shoh xhamine dine e hoxha, mund te behet shtese 10 mij metra katroresh atje? apo te meret ptoruari. Pra dhe ktu tregon injorance se sbehen shtimet sipas qefeve...

E teta, ne lidhje me stilin (edhe pse s'eshte ne shijet e mia personale), projekti ka nje klient, nje rregullore urbanistike dhe nje studjo urbanistike. PErderisa rregullorja nuk shkruan c'stil duhet te kene ndertesat religjioze ne nje vend te caktuar ateher ajo behet sipas kokrres se qefit te klientit. KMSH dhe Muslimanet ate duan dhe ajo do behet. PIKE! Ne shume vende te botes edhe sot ke ndertesa te epokave te ndryshme apo stileve te ndryshme, psh ne vende aziatike do gjesh dhe ndertesa te silit francez tradicjonal, modern, lindor etj.. kshuqe te hape syte me shume zoteria.

E nenta, nje shkrim mbeturine qe ka bere turli, me turqine, me brukselin me Al-kaeden dhe Arabine Saudite!

dhe e dhjeta, :p... shkrimtari le te gezoj se Saliu nuk e fitoi, kshuqe nje merak i tiji qe kishte ne gjith ket katrahur u zgjidh me ne fund! :D...
 
Titulli: Xhamia e madhe apo hija e neootomanizmit në Tiranë

Ndertimi i xhamis ne fjale ka me shume se 20 vite qe shkakton polemika , biles atehere personalisht
kam qene kundershtar i flakt i ketij projekti , por sot kur nje kishe katolike e madhe , shume e madhe per Tiranen ,
eshte ndertuar ne bregun verior te Lanes , aty ku historikisht qene pike strategjike e kryeqytetit dhe kurr ska pasur kishe ,
dhe nje tjeter kishe ortodokse kjo , teper megales ; egzagjerisht e madhe eshte ndrtuar mu ne zemer te Tiranes , ne mes
ministrise se mbrojtjes dhe selise se Partise Socialiste , apo bankes kombtare me mire , atehere edhe une ateisti me i madh ne Shqiperi ,
nuk shoh asnje arsye pse te mos ndrtohet nje xhami madheshtore , ndoshta me e madhja ne Evrope , mu ne kopshtin e Parlamentit shqiptar ,
aq me teper qe ky kopsht eshte nje prone qe shteti i grabiti komunitet mysliman shqiptar .
Pastaj une nuk kam degjuar ndonjehere qe muslimant e Shqiperis jan perzier me qarqet teroriste nderkombtare .
Te themi per muslimant e Kosoves , ndryshon puna .
Edhe ketu ne Forum duket qarte nje ndryshim mentaliteti ne mes Soul dhe Lovertit psh .
 
Back
Top