Wilde: Kosova mund të ekzistojë si shtet

Ado

FISEBILIL-LAH
Profesori i të drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Londrës UCL, Ralph Wilde i ka thënë BBC-së se falë njohjes nga shumë shtete, përfshirë disa fuqi botërore, Kosova mund të ekzistojë si shtet edhe pse deklarata e shpalljes së pavarësisë dhe e njohjes së saj, sipas tij, nuk bazohet në ligjet ndërkombëtare.

Duke u përgjigjur rreth nismës së Serbisë për t'i kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të deklarohet për legalitetin e pavarësisë së Kosovës dhe nëse është i mundshëm legalizimi i pavarësisë së Kosovës mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare, dr. Wilde ka vlerësuar nuk ka pasur bazë ligjore për krijimin e shtetit të ri, mirëpo ka shtuar se marrëdhëniet që i ka vënë Kosova me shtetet që e kanë njohur i jepi asaj të drejtën për të qenë shtet.

"Kjo varet nga ligjshmëria e krijimit të shtetit të Kosovës dhe ajo është e dyshimtë. Pra duket se nuk kishte një bazë ligjore për krijimin e shtetit të ri. Kjo do të thotë se edhe njohja e Kosovës përmes deklaratave që kanë bërë një numër shtetesh është e paligjshme, sepse sipas së drejtës ndërkombëtare, këto vende po i mohojnë Serbisë që të përcaktojë kufijtë e saj. Për sa i takon Kosovës, vetë marrëdhëniet me shtetet që e kanë njohur atë në kuptimin praktik të fjalës, i japin asaj të drejtën për të qenë shtet. Por, për shtetet e tjera, qasja ndaj Kosovës do të jetë më e vështirë", ka thënë ai.

Nisma e Serbisë për t'i kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të deklarohet për legalitetin e pavarësisë së Kosovës, ka nxitur reagime edhe në qarqet ndërkombëtare. Britania e Madhe dhe Franca e kanë kundërshtuar këtë iniciativë. Ndërkaq, pak ditë më parë, ambasadori britanik në Beograd, Steven Woodsworth, ka thënë se kjo nismë është e gabuar. Ai tha se ajo i ngjan një provokimi të drejtpërdrejtë që vetëm sa do të vështirësojë bashkëpunimin dhe integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian". /bbc/telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top