• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

What's on your mind

Status
E mbyllur për postime të tjera.
Titulli: What's on your mind

Pse nuk me besojne njerezit kur u them qe nuk kam asnje llogari personale neper rrjete sociale?Cudi sepse keshtu si person ngjall besim te te tjeret :)
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: What's on your mind

NE EDHE MUND TE PUTHEMI BASHKE…(nga libri "Mekatari")
po,
ne edhe mund të puthemi bashkë
dhe askush nuk do të vdesë, grua e panjohur,
përderisa askush nuk u ringjall për sa kohë që s’u puthëm…
po,
ne edhe mund të puthemi bashkë
dhe askush s’do të vuajë, grua e panjohur,
përderisa askush s’u lumturua për sa kohë që s’u puthëm…
po,
ne edhe mund të puthemi bashkë
dhe askush s'do të na keqkuptojë, grua e panjohur,
përderisa askush nuk na kuptoi për sa kohë që s’u puthëm…
© Artan Gjyzel Hasani
 

Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
Titulli: What's on your mind

Kujtesa është një përbindësh; ti e harron, ajo jo. I ruan gjërat, kjo është e gjitha. I ruan për ty ose t'i fsheh e i thërret për t'i kujtuar, me vullnetin e saj. Mendon se zotëron një kujtesë, por është kujtesa që të zotëron ty.
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: What's on your mind

" Në qoftë se një njeri ka një të qeshur të bukur, s'mund të ketë kurrë një shpirt të lig."

| Marilyn Monroe |

Kete e besoj dhe une... e perher e shoh me vemendje buzeqeshjen e njerezve...
 
Titulli: What's on your mind

Po mendoja sa shume dashuri ka ne zemren time, sidomos per ata persona qe per nje arsye ose nje tjeter nuk me duan, me kontestojne , pse jo ndoshta edhe me urrejne.Keta njerez i dua mbi gjithcka, jane nje nga qellimet madhore te jetes sime.Persona te tille kane nevoje per dashurine time, ata nuk mund ta shprehin qarte e hapur qe kane nevoje per dashurine time por une e di qe veprimet e tyre ne menyre te pandergjegjshme jane nje thirrje per mua qe ti dua, thjeshte jane teper te zene e te kompleksuar per ta pranuar boterisht nje gje te tille.
Jua dua te gjitheve ju qe per nje arsye ose nje tjeter nuk me doni :botadashuri::botadashuri::botadashuri:

PS1-Do thoni ju-Ti dashke kaq shume ata qe s`te duan, po ata qe te duan sa i do??? :p
Eh, kjo eshte tjeter histori.... lol


PS2-Me ndihmen e dikujt qe me do zbulova qe paskam prirje megalomane meqe kam perdor shume UNE, TIME etj :D
Ndoshta ka te drejte, nobody is perfect, as une madje lol lol lol
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top