Mirë që na shplajnë trutë me propagandë nga mëngjesi në darkë, por na trullosin edhe me paratë tona!
Kjo është e bukura!
Televizionet i paguajmë ne, nëpunësit i paguajnë ne, paratë që bëjnë gjoja lobime duke dalë nëpër foto, i marrin nga ne, vizitat jashtë shtetit me lekët tona, kompanitë e huaja të fushatës elektorale i paguajnë përsëri nga lekët tona, edhe financimi nga pasanikët del nga çmimet e kripura që këta na venë neve! Edhe fushatat elektorale mashtruese i bëjnë me paratë e buxhetit që mbushet nga taksat tona, edhe ekipet e propagandës që punësohen nëpër ndërmarrje publike, paguhen me lekë incineratorësh, etj., apo janë gjoja si këshilltarë, paguhen me taksat tona! Edhe ca media propagande ushqehen me reklama që reklamuesit na bëjnë ne konsumatorëve t'i paguajmë sepse rrisin çmimet e produkteve!
Kesaj e dini si i thonë : Ta blesh belanë me parà!
E dini si është kjo: Si të shkosh në një farmaci dhe të blesh gjithë pagën a pensionin ilaçe gjumi! Si të blesh domate të prishura, këpurdha të helmatisura, bar miu, ose koçifos!
Pupupu me lekët e tua!
A.Fuga.